Page 15 of 160

Posted: Tue, 18 Jul 2006 , 19:07
by GOLDIAN
Tash qe u eleminu elbasani a po na i ban realitet ky presidenti keta blemjet?DEDE BEJZADE OSJA KACI SUKAJ?

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 13:15
by vllaznia1919
Vetem koha tesh po na e difton naqe.

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 13:18
by vllaznia1919
Abilio, pranë rikthimit te Vllaznia

Lajme të mira mbërrijnë për Vllazninë. Presidenti i saj Valter Fushaj, në kuadrin e përpjekjeve të tij për të krijuar një ekip të madh, ka bërë të ditur se janë shtuar shanset që me skuadrën të bashkohet edhe sulmuesi brazilian Abilio. Një fakt i tillë konfirmohet pas bisedës që, me sa duket, numri 1 i klubit shkodran ka pasur përmes telefonit me një nga futbollistët më të mirë të huaj që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin shqiptar. Për rrjedhojë, Abilio pritet t'u bashkohet kuqebluve në stërvitje gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani. "Kam biseduar me Abilion dhe gjërat duken në rrugë të mbarë. Ai do të bashkohet me ekipin në stërvitje në Gjermani dhe me 90 për qind them që do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri. Të paktën kështu e kemi lënë me futbollistin dhe besoj se ai ka për t'u kthyer sërish në Shkodër," ka thënë ai. Në këtë mënyrë, duket se po shkon drejt realizimit një nga premtimet e para të presidentit Fushaj pas marrjes së kësaj detyre, kur i pati premtuar tifozërisë shkodrane risjelljen në skuadër të dy brazilianëve, Abilio dhe Leandro. Por nëse me të parin gjërat duken në rrugë të mbarë, nuk mund të thuhet plotësisht e njëjta gjë për mesfushorin. Kjo sepse në ditët e fundit, Leandro ka bërë të ditur se e ngacmon shumë oferta e Partizanit. Por ndërkohë gjërat janë ngatërruar shumë në këtë mes, ngaqë Vllaznia nuk ka dëshirë ta lërë të lirë lojtarin. Kjo edhe ngaqë ajo e ka nën kontratë ende 28-vjeçarin, kontratë që skadon në fund të tetorit të këtij viti. Duke qenë kështu, bëhet e ditur se drejtuesit e klubit shkodran janë duke bërë gati një kërkesë në FSHF për moslejimin e aktivizimi të këtij lojtari me Partizanin. Leandro pati ardhur te Vllaznia vitin e kaluar në tetor në momentin e rihapjes së merkatos nga federata dhe firmosi me kuqeblutë një kontratë njëvjeçare. Në bazë të kësaj kontrate, natyrisht që ai nuk mund të luajë me asnjë skuadër tjetër. Këtë e ka bërë të ditur dje edhe vetë presidenti Fushaj, i cili ka shtuar: "Me Leandron jemi ende në fazën e bisedimeve. Nuk kemi përfunduar asgjë me të, por do të tentojmë deri në fund për t'i mbushur mendjen të kthehet te Vllaznia. Sa i takon dëshirës së klubeve të tjera për ta bërë të vetin këtë futbollist, dua t'u them atyre se me Leandron mund të flasin vetëm pas tetorit, periudhë kur dhe i përfundon kontrata me Vllazninë. Pas kësaj periudhe, ai është i lirë të luajë ku të dojë." Në këtë mënyrë, shkodranët kësisoj presin të kenë edhe këta dy futbollistë në radhët e tyre. Nëse kjo realizohet, atëherë kompletimi i kuqebluve duket edhe më i plotë, teksa po arrihet gradualisht edhe plotësimi i reparteve të mesfushës dhe sulmit, ku skuadra ka pasur më tepër nevojë. Më ndryshe qëndron puna me repartin e mbrojtjes dhe portën, të cilat përgjithësisht duken të kompletuara. Megjithatë, nëse Abilio i thotë "po" Vllaznisë, gjërat duken edhe më mirë.

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 13:19
by vllaznia1919
Sulmi, me Abilio Ziambo?!
Interesimit te presidentit Fushaj per plotesimin e vijes sulmese, duket se nuk ka vonuar t’i jape pergjigje pozitive dyshja qe jo shume larg ka luajtur per kuqeblute. Pa kaluar 24 ore nga deklarimi i tij se, “Vllaznia eshte ne kerkim te dy sulmuesve dhe te nje mesfushori”, kane dale ne skene edhe kandidaturat e para per formacionin kuqeblu. Dhe emrat e tyre nuk jane dosido, por te dores se pare! Behet fjale per brazilianin Abilio dhe afrikanin Ziambo, te cilet mendohen si teper te pershtashem per te luajtur ne sulmin shkodran. Nje dyshe e tille ka funksionuar edhe me pare tek Vllaznia e cila, ndonese nuk kishte jetegjatesi te kuqeblute, la mbresa te vecanta. Emrat e tyre jane lakuar gjate gjithe paradites se djeshme ne opinionin sportiv shkodran, por dhe jane konfirmuar nga burime brenda stafit te Vllaznise.

Behet e ditur se ata nuk pritet qe te bashkohen me skuadren keto dite, por nje gje te tille do ta bejne ne momentin kur Vllaznia do te zhvendoset ne kampingun gjerman per te kryer fazen pergatitore. Sidoqofte, ne dispozicion te teknikut gjerman Shulz per pergatitoren ne Gjermani, jane ne liste edhe emra te tjere futbollistesh, qe vijne nga shtete perendimore me futboll te zhvilluar. Kesisoj, duke ptur parasysh edhe ardhjet e pak diteve me pare, si dhe me ato qe priten te behen realitet nga projektet e presidentit Fushaj, kuqeblute po japin shpresen per nje formimin e nje skuadre pretendente ne sezonin e ri futbollistik. Cka do te thote se Vllaznia do te futet ne kampionat per te marre nje vend ne krye, duke qene patjeter ne Kupat e Europes.

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 13:45
by GOLDIAN
Per mu as abiluo e as ziambo sna duhen gja?te tan e dime se si iku abilio prej nesh e sot done me ju lut per me ardh sa vjec ash iher ky abilio?ziambo ishte ne fier edhe fieri idha rrugat se ishte i semure shkoi ne durres ca bani atje?Per mendimin tem asht turp me i pa vesh me fanellen e vllaznise.FJODOR XHAFAJ BEJZADE RIZVANOLLI DANIEL XHAFAJ
2 prej tyne na duhen.

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 15:55
by vvvllaznia
Mas me pa pas problemet e qershorit sulmi i jon kishte ken Salihi e Sinani,jo keq kisha than

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 21:43
by Admin
Pershendetje !

Me ardh Abilio e Ziambo nuk kishte ken keq, Abilio per mendimin tem ka shume vlera edhe i ban pune Vllaznise.

Posted: Wed, 19 Jul 2006 , 23:35
by vvvllaznia
GOLDIAN wrote:Per mu as abiluo e as ziambo sna duhen gja?te tan e dime se si iku abilio prej nesh e sot done me ju lut per me ardh sa vjec ash iher ky abilio?ziambo ishte ne fier edhe fieri idha rrugat se ishte i semure shkoi ne durres ca bani atje?Per mendimin tem asht turp me i pa vesh me fanellen e vllaznise.FJODOR XHAFAJ BEJZADE RIZVANOLLI DANIEL XHAFAJ
2 prej tyne na duhen.
Un per vedi jam dakort me Goldian as Ziambon e as Abilion i takan me u kthy 3 vjet mbrapsh e tham qe ne duhet me pa perpara.Un i kisha hedh syt tek kampionati kosovar e tek skuadrat shqiptare te Maqedonis.Tan thojn qe esht kampionat i dobet por lojtaret qe i kan marr skuadrat shqiptare jan tan te mir dhe mos harroni qe para dy vitesh nje Shpetim Hasani qe esht duke ba namin ne kampionatin suedez lute ne Kosov.Mandej si menagjer kena Rudi Vaten e me tranjer Gjerman tham qe dy sulmusa te mir i gjejn nqs dojn me hargju da lek

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 01:01
by Admin
Tytjeta !

Nuk asht puna me u kthy mrapa, problemi asht me gjet lojtare cilsore, dhe Abilio asht nje nder lojtaret te huj me te mire qe ka ardh ne Shqipni.
Ne pozicionin qe asht Vllaznia na nevojitet nje lojtar i tille qe njeh pak a shum skuadren e Vllaznise, njeh shume mire mentalitetin si edhe kampionatin shqiptar dhe aja qe asht me e rendsishme asht nuhats i mire i portes si edh elun per ekipin. Largimi i tij prej Vllaznise asht ba per arsy financiare , pasi presidenti Cela nuk e ka pagu ashtu sic duhej.
Bejzade, Abilio, Kaçi , asht sulmi i duhun per Vllaznine.
Edhe Rizvanolli asht nji lojtar qe ka shume vlera dhe do te ishte shume gja e mire nqs aj i bashkohet Vllaznise.
Sa i takon Dabulles, per t'cilin po flitet kaq shume, mu personalisht nuk me pelqen.

Kurse i riu Tafili asht bashku prep me Vllaznine, por ka shume mundesi qe i riu tjeter Nevian Cani s'do te jete pjese e Vllaznise.

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 13:41
by vllaznia1919
Djema un mendoj ai mendo ata mendojne.Tane kta muhabete duhen ba kur te fillojne kampionati e te shofim lojtart qe kena ne ekip se qa jane te zot me ba.

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 13:42
by vllaznia1919
Megjithate edhe un jam me mendimin e Adminit qe Abilio e Ziambo jane lojtar te mire,sidomos Abilio.

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 13:45
by vllaznia1919
Afrikani është vënë dje nën urdhërat e trajnerit Shulze, ndërkohë që sot priten Leandro, Osja, Dabulla e Bejzade, pas tyre edhe Abilio

Ashtu siç ishte paralajmëruar në numrin e djeshëm të gazetës sonë, afrikani Ziambo është paraqitur në Shkodër, ku është pritur si në shtëpinë e tij. Në veçanti, për të janë kujdesur në hotel “Favoriti”, aty ku ai qëndroi për gjysmë sezoni, kur luajti pak kohë më parë në përbërje të kuqebluve. Gjermanit Shulze i është paraqitur një “kurrikulum” i aktivizimit të Ziambos me Vllazninë, si për vlerat që ai ka treguar, ashtu dhe për shpërdorimet e rasteve për gol. Shulze nuk është shqetësuar fort për këtë të dytën, duke thënë se është diçka që rregullohet, ndërkohë që ka vlerësuar elementët e tjerë të lojës së afrikanit. Menjëherë gjermani ka nisur punën me këtë futbollist, që për momentin duket një alternativë serioze për vijën e parë të skuadrës shkodrane. Gjithsesi, shenjat e para janë dukur premtuese, kur afrikani Ziambo është paraqitur i pranueshëm në seancën e parë stërvitore me Vllazninë. Paradite ai i është nënshtruar seancës në kompleksin sportiv, që duhet pranuar se, jo vetëm për Ziambon, por për tërë lojtarët ka qenë e lodhshme. I detyruar dhe nga nga koha e humbur në nisjen e përgatitores, Shulze po tregohet i “pamërshirshëm” me lojtarët, duke u dhënë ngarkesa maksimale. Në seancën e pasdites, që ka qenë një ndeshje kontrolli në stadiumin “Loro Boriçi”, ai është aktivizuar në të dy pjesët e saj, duke marrë vlerësimet e para. Megjithatë, sipas drejtuesve të Vllaznisë, ai do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të trajnerit gjerman dhe vetëm fjala e tij mund t’i japë “notë kaluese”. Vetë Ziambo duket entuziast për një hap të tillë, kur, përmes një shqipeje të kuptueshme, ka theksuar se “jam i kënaqur që kam ardhur në Shkodër”. “Dëshira e ime është të vazhdoj edhe më tej, duke dashur të plotësoj atë që lashë përgjysmë në kohën e teknikut Bici. E ndiej se kam shumë për t’i dhënë Vllaznisë dhe, nëse do të marr votbesimin e trajnerit Shulze, kam besim se do t’ia shpërblej, atij dhe Vllaznisë, me lojëra shumë të mira”, është shprehur Ziambo për “Sport Ekspres”, duke shtuar se për të do të ishte në kënaqësi edhe më e madhe, nëse do të vinte edhe Abilio, për të përsëritur atë dyshe perfekte, që patën krijuar në përbërje të kuqebluve.

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 13:47
by vllaznia1919
Sot, radha e Leandros

Sipas të gjitha informacioneve, braziliani Leandro mbërrin sot në Shqipëri dhe po sot pritet të jetë në Shkodër, për t’u bashkuar me kuqeblutë. Bashkëjetesa mes tij dhe skuadrës shkodrane u prish në përfundimin e sezonit të kaluar, pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia Tirana. Ka qenë një ndarje aspak e mirë, megjithatë, sikurse i thonë “të shkuara të harruara”. Tani, të gjithë e presin në Shkodër, jo vetëm se ai ka një kontratë me Vllazninë, deri në fund të tetorit, por edhe sepse nga Shulze, që e ka parë dhe studiuar mirë në kasetat filimike, Leandro është në planet e Vllaznisë për sezonin e ri. Përmes linjës telefonike, braziliani e ka lënë të hapur mundësinë e aktivizimit me Vllazninë, edhe pse ka shumë skuadra që e kërkojnë për ta bërë të tyrin. Gjithçka do të vendoset sot, kur ai pritet të jetë në Shkodër për të biseduar “kokë më kokë” me presidentin Fushaj dhe teknikun gjerman. Në të njëjtën kohë, në pritje të ardhjes në Shkodër janë edhe shkodrani Osja, lushnjari i bardhebluve, Dabulla, dhe tiranasi i Elbasanit, Bejzade, që të tre futbollistë të lirë dhe të mundshëm për të lëvizur nga klubet ku ata kanë luajtur deri tani. Burimet theksojnë se bisedimet e tyre me drejtuesit shkodranë kanë qenë pozitive, ndërkohë që pritet vetem zyrtarizimi i bashkimit me Vllazninë. Ndërsa, për Abilion, brazilianin tjetër tepër të lakuar, thuhet se bashkimi i tij me Vllazninë do të jetë në Gjermani, kur skuadra të shkojë atje për të vazhduar fazën përgatitore.

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 14:07
by GOLDIAN
nuk besoj se abilio e njeh skuadren e vllaznise sepse qe nga koha qe asht largu abilio i kan ike vllaznise nja 20 lojtare.une jam dakort qe ai asht nje nder futbollistat e huaj ma te mire te ardhun ne shqipni por sbesoj se ka ma force me i ba pune vllaznise.sa per ziambon e kam thane edhe ma perpara e hoqi apolonia dhe po e merr vllaznia?
vvvllaznia ka te drejte ta shofim besen thuajse te gjithe lojtaret kosovare i kan dale shume te forte prandaj sdo kishte ken keq me i hedh syte ka kosova.nese do bahej realitet afrimi i te gjithe ketyre lojtareve qe jane kontaktu atehere do kishim nje ekip vertet pretendent.shpresojme.....

Posted: Thu, 20 Jul 2006 , 18:24
by vvvllaznia
Per mendimin tim nuk duhet me u ngut e me marr lojtar kot si puna e Ziambos dhe as Abilio nuk me ka pelqy kurr.Kampionati fillon pas nje muaji kena menagjerin me te mir te Shqiperis ne dispozicion dhe edhe nje her e tham nqs dojn me hargju lek lojtaret e mir i gjejn.Nuk duhet me ba si gjithmon me ba revolucion per çdo vjet e pastaj mos me fitu asgje.Ekipi duhet kriju brenda dy tre vjetesh por kjo ne Shqiperi nuk ndodh.Un per vedi ça jan malazez e kta brazilian nuk i kisha marr,Rizvanolli nuk esht keq,Ardian Nuhiu qe let me nje skader maqedonase do te kishte ken shum mir

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 10:57
by forri
Për mendimin tim,n.q.s. Ziambo do jetë në formë,siç ishte në sezonin e kaluar me Teutën,them se do jetë një blerje me mënd.Unë kam patur fatin t'a shikoj në shumë ndeshje dhe më ka pëlqyer shumë performanca e tij,pra mendoj se ai është rritur shum si lojtar.
Edhe Daniel Xhafa do ishte një mundësi shumë e mirë.E pashë në ndeshjen e luajtur në Elbasan kundër Ekranias dhe m'u duk se tregoi që ishte në formë shumë të mirë.
Ndërsa përsa i përket Skerdi Bejzades,nuk do isha shumë optimist,sepse kohët e fundit ka rënë nga ana fizike dhe për më tepër,unë personalisht,si tifoz i
Vllaznisë,ndjehem shumë i ofenduar prej tij sepse në dy momente ku ai ka pas mundësinë për të zgjedhur midis dy skuadrave,ka zgjedhur në të dyja rastet Elbasanin duke komentuar se ndjehet më mirë në Elbasan se sa në Shkodër.Në ndeshjen kundër Ekranias nuk e futën në lojë sepse pati grindje me drejtuesit e klubit.
Pra dua të them që edhe po erdhi tek ne,vjen se nuk i ka punët mirë tek Elbasani dhe jo se ja ndjen shumë për ne dhe kjo më irriton shumë sepse mëduket sikur e përdor skuadrën tonë si kosh plehrash.

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 11:45
by Admin
Dabulla, balotazh me Telin

Ndersa deri dje thuhej se lushnjari i Tiranes, Rezart Dabulla, po behej gati te vinte ne Shkoder, duket se kane ndryshuar disi planet, qofte te presidences, por te shoqeruara edhe me konsulencen e trajnerit gjerman Shulze. Nje gje te tille e ka bere publike vete presidenti Fushaj, kur eshte pyetur per kete problem ne perfundimin e seances stervitore se djeshme, te cilen e ka ndjekur nen shoqerine e kreut te pankines shqiptare, kroatit Oto Baric. "Dabulla eshte ne balotazh me shkodranin Teli", eshte shprehur presidenti shkodran, ne lidhje me te lakuarin Dabulla, i cili pritej qe dje te ishte ne dispozicion te gjermanit Shulze per stervitjen e pasdites. Kete gje gje e ka pritur edhe nje publik i madh, ne numer qe ka ndjekur stervitjen e Vllaznise ne kompleksin sportiv "Zmijani". Burimet thone se ne mes presidentit Fushaj dhe Dabulles jane shkembyer mesazhe telefonike, duke perfshire edhe shifrat dhe kushtet e kontrates, per te cilat thuhet se kane qene dakord. Sidoqofte, mes tyre eshte lene nje takim, qe mund te ishte zhvilluar dhe dje ne mbremje, mbase mund te kryhet edhe sot, per te vene pikat mbi "i". Por, per te njejtin rol ka dite qe lakohet edhe shtatlarti i kombetares shqiptare, Admir Teli, i cili aktualisht vazhdon te jete pjese e bardhebluve te Tiranes. Megjithese vete Teli nuk eshte ndiere fort per kete problem, nga burimet prane tij thuhet se ka deshire qe te rikthehet te Vllaznia, menjehere pas perfundimit te ndeshjeve te Kupes UEFA. Nderkohe, kete gje e perforcon edhe presidenti Fushaj, kur per "Sport Ekspres", balotazhit Dabulla Teli i shton edhe shifrat ne perqindje. "Mundesia e Dabulles eshte afer 50-perqindeshit, ndersa per Telin, mbi 50 per qind", ka perfunduar presidenti i kuqebluve komentin e tij rreth rreth kesaj enigme, qe mund te zgjidhet shume shpejt.

GASPER MARKU

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 11:48
by Admin
Osja gati, Dabulla "enigme"

Megjithese e shoqeruar me shume probleme, skuadra shkodrane duket se po shkon drejt konsolidimit. Kete e tregojne edhe hapat konkrete, te cilat po hidhen nga dita ne dite. Ne kete kendveshtrim, edhe dita e djeshme ka patur te rejat e saj, te cilat vertiten rreth ardhjesne skuader te titullareve te premtuar. Keshtu, dje, presidenti Fushaj eshte takuar me dy shkodranet, qe kane luajtur me fanellen verdheblu, per te cilet ishte thene se fati i tyre do te percaktohej pas perfundimit te ndeshjeve te Liges se Kampioneve. Takimi me Osjen ka kaluar ne mirekuptim, kur te dy palet jane pare te ndahen duke shtrenguar duart, gje qe nenkuptonte edhe arritjen e marreveshjes, qe mesfushori te rikthehej ne skuadren kuqeblu. Sipas asaj qe mesohet nga vete Osja, cdo gje ka perfunduar ne kahun pozitiv mes tyre. Dhe, nese nuk ka arritur te dale dje ne stervitje me skuadren, kjo lidhet me faktin e nje problemi familjar qe ka patur ai, duke e lene per sot te jete pjese e skuadres, ndersa perpara seances se paradites do te firmose zyrtarisht ne zyren e presidentit Fushaj. Nje gje te tille e pohon edhe vete Fushaj, duke u shprehur i kenaqur qe arriti ta riktheje ne Shkoder Safet Osjen, per te cilin, fale aftesive individuale qe disponon, shpreson se do t'i jape shume skuadres. Me kete ka qene dakord edhe vete tekniku gjerman Shulze, i cili e kishte ndjekur ne kasetat filmike lojen e Osjes.

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 11:49
by Admin
Kaci,sot takimi "final"

Por, nese me Osjen punet kane shkuar per se mbari, me Albert Kacin, edhe pse ne parim shume gjera jane zgjidhur, duke lene te shpresohet se gjithcka ka perfunduar, vete Fushaj deklaron se "nuk e kemi mbyllur akoma punen me te". Sipas tij, do te kete edhe nje takim tjeter sot, ku do te vendoset, nese Kacido te firmose, apo jo me Vllaznine. Megjithate, edhe pse nuk behet per momentin zyrtare, thuhet se nje gje e tille do te jete e mundur sot dhe Kaci do ta hedhe firmen prane Osjes, ndoshta edhe ne te njjejten ore, per te patur kohe qe te bashkohet me ekipin ne seancen stervitore. Duke vijuar me titullaret e premtuar, Fushaj e quan te mbaruar punen me brazilianin Abilio, bashkimi i te cilit me skuadren thuhet se do te realizohet kur skuadra te mberrije ne Gjermani. Nje gje e tille thuhet edhe per tiranasin e Elbasanit, Skerdi Bejzade, qe mesa duket gjasat jane qe edhe ai te firmose per Vllaznine.

Posted: Fri, 21 Jul 2006 , 13:43
by vllaznia1919
Edhe Kaci na ishte dashte fort per mendimin tem.