Lajme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme

Post by Ledi1920 » Thu, 20 Oct 2011 , 13:30

Mjep nje rast kur eshte ofendu Zj. Topalli??? vetem nji???

Gegnishtja dhe cdo gjuhe e cdo krahine eshte shqip...por jo shqipe letrare. As nji kod civil, penal, kushtetute, ligj,udhezim,nen nuk eshte as ne dialekt tironas, as gegenish as toskerisht, eshte shqipe letrare.

Une nuk ndjehem i fyer edhe sikur te shajn dialektin tironas, sespe ai qe e bon bie me poshte se une, madje me kolektivin e punes shpesh here bejm dhe humor me dialektin e tirones, elbasanit,gjirokastres, shkodres etj etj. Institucionet dhe njerezit qe perfaqesojn shtetin dhe institucionet si ne parlament si jashte saj duhet te flasin shqipe letrare as gegerisht as toskerisht. Gjuha shqipe mesohet ne ciklin tetevjecar (ku te gjithe jane te detyruar te kene arsimimin tetevjecar). Ne rruge, mes miqsh,shpi etj etj flasim si te dum kur perfaqesojm dike me lart se veten duhet me pas kujdes. Kaq e thjesht eshte. bamiri i eshte drejtu topallit dhe jo publikut te gjere shkodran. Dhe aq me teper ne presidence ka shume vajza dhe djem shkodran, pse nuk jane fyer ata valle.

Percamja nuk ka ardh, por po filloi media vizive edhe e shkruar me i mshu fort ktij debati, mos te duket cudi qe mund te vi. Dikush me rojt njonen pale dikush i tjeter.
Image

blun
Antar
Antar
Posts: 13
Joined: Mon, 11 Jul 2011 , 13:15
Skuadra: flamurtari

Re: Lajme

Post by blun » Thu, 20 Oct 2011 , 13:47

te nderuar komentues, askush ne shqiperi nuk ofendon dialektin e tjetrit ! Pervec ne rastet kur te GJITHE BEJM HUMOR, me karakteristika dalluse te zonave si laberia , lalucet, korcaret,shqiperia mesme, apo shkodra, apo malsia, asnje prej nesh nuk perbuz dialektet por i quajm si pasuri kulturore shprehje te zonave te ndryshme ! Presidenti me shprehjen meso te shprehesh korrekt shqip, ka dash te thote : mos tejkalo etiken ne komunikimet per presidencen, mos u shpreh duke ofenduar personalisht kur behet fjale per qendrim zyrtar, mos dil nga korrnizat e postit dhe figures qe perfaqson, me pak fjal bej korrekt detyren ! Mendoj se te gjith ne nga jugu ne veri duhet te mos pranojme qe figurat politike te na behen shenjtore pasi askush prej tyre nuk hyri e doli ne politike si Nen Tereza, po ne antiteze populli po behet Nen Tereze per ta !

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Thu, 20 Oct 2011 , 21:45

Ledi1920 wrote:Mjep nje rast kur eshte ofendu Zj. Topalli??? vetem nji???
Jo vetem e kan ofendu me shamjet ma te ndyta, por edhe i jane sul me i ra. mrend ne parlament.
shife videon



a ke ndigju indinjim te shkodres ne ket rast? jo, se ndryshe prej kesah here ofendimet i drejtoheshin personit.
Gegnishtja dhe cdo gjuhe e cdo krahine eshte shqip...por jo shqipe letrare. As nji kod civil, penal, kushtetute, ligj,udhezim,nen nuk eshte as ne dialekt tironas, as gegenish as toskerisht, eshte shqipe letrare.
oo ma n'fund po fillojme me u kuptu. shqipe letrare. pra ate qe jam tu perserite une tash sa here. gegnishtja nuk asht gjuhe letrare (dmth simas letrares se standardit enverist te 72-shit) por asht shqip.
topi nuk permend letrare, thote shqipe korrekte, qi asht tjeter gja. pra, ma e pakta asht shpreh ne mnyre jo korrekte, ose asht injorant ne materie e nuk din me e ba dallimin. kshtuqi leksione nuk mundet me dhane.
Une nuk ndjehem i fyer edhe sikur te shajn dialektin tironas, sespe ai qe e bon bie me poshte se une, madje me kolektivin e punes shpesh here bejm dhe humor me dialektin e tirones, elbasanit,gjirokastres, shkodres etj etj. Institucionet dhe njerezit qe perfaqesojn shtetin dhe institucionet si ne parlament si jashte saj duhet te flasin shqipe letrare as gegerisht as toskerisht. Gjuha shqipe mesohet ne ciklin tetevjecar (ku te gjithe jane te detyruar te kene arsimimin tetevjecar). Ne rruge, mes miqsh,shpi etj etj flasim si te dum kur perfaqesojm dike me lart se veten duhet me pas kujdes. Kaq e thjesht eshte. bamiri i eshte drejtu topallit dhe jo publikut te gjere shkodran.
Per ket u pergjigja siper.
Dhe aq me teper ne presidence ka shume vajza dhe djem shkodran, pse nuk jane fyer ata valle.
Se dojn me rujt vendin e punes. Biles i dolen Topit edhe ne mbrojte neper gazeta, si Mimoza Kociu.
Percamja nuk ka ardh, por po filloi media vizive edhe e shkruar me i mshu fort ktij debati, mos te duket cudi qe mund te vi. Dikush me rojt njonen pale dikush i tjeter.
Po cpune kan tiranasit ktu? Nuk foli per Tiranen asnji personalitet shkodran. Po themi qe Topi e Topalli nuk perfaqsosjne qytetet apo jo? E persris, shkodranet u indinjun jo se u fye nji shkodrane, por dialekti.
Edhe kjo e diskriminimit te gegnishtes asht plage e vjeter qi hapet sapo e ven gishtin dikush. Shkodranet tu pase nji identitet te forte lokal me sa duket e ndjejn ma shume se te tjeret ket padrejtsi.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Fri, 21 Oct 2011 , 10:14

Kjo gjuha letrare qe kena aktualisht esht gjuha qe komunizmi ka vu si gjuh zyrtare ne kongresin e drejtshkrimit ne vitin 1972 u vendos si gjuh letrare pa u konsultu me gjuhtar apo albanolog pra ky sandart u vendos me forcen e hunit e te litarit , nuk deshta me diskutu ket por me qe Ledi po e persrit disa her kjo nuk asht gjuha komtare natyrale se gegnisht flitet prej ne shkumbin e deri ne preshev rreth 5 milion shqiptar flasin gegnisht e rreth 1 milion flasin ket gjuhen demek letrare .

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme

Post by Ledi1920 » Fri, 21 Oct 2011 , 14:00

Ne Kushtetute thuhet ne Republiken Parlamentare Shqiptare gjuha kombetare eshte ajo letrare shqiptare.

As Ledi nuk flet gjuhen kombetare qe eshte ne Kushtetute, se kom dialekt tjeter, por thjesht respektoj ate qe eshte ne kushtetute ne moment qe perfaqesoj shtetin apo institucionin ku punoj. Jashte kornizave te punes flas me zhargon rruge sic bejn te gjithe. Po te ishte ne Kushtetute gjuha komtare natyrale qe e flasin 5 milion shqiptar ate do flisja dhe une nese do me duhej te perfaqesoja shtetin. Meqe komunizmi e ka imponu me dhune ket gjuhe letrare le te vijne demokratet e ta heqin,per mu ska kurfare problemi.
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Fri, 21 Oct 2011 , 16:17

Ai qi nuk flet shqip asht Topi, me morine e fjalve te huja qi perdor. Po ne Shqipnine tone ma mire me fol me barbarizma se ne gegnisht. Ma pak ia vret veshin "çedoi" se "falemnders". Fatkeqsisht edhe per geget pa b*** me Topin ne krye per t'cilet flet artikulli




Presidenti Topi, me një Shqipe si të Zonës së parë Operative

Hapni dhe shihni fjalime dhe intervista të Topit, aty do gjeni me shumicë fjalë të tilla, si: “vëndi”, “kuvëndi”, “brënda”, etj, që jo vetëm nuk i takojnë shqipes letrare, por nuk i përkasin as të folurës së vendlindjes së tij

Gjatë diktaturës komuniste administrata e lartë e shtetit, si dhe ajo e Partisë së Punës mbizotëroheshin nga kuadro të ardhura nga një zonë e caktuar e Shqipërisë. Do gabonim të thoshim nga jugu, pasi origjina e kuadrove ishte nga një zonë e caktuar e kësaj pjese të Shqipërisë. Mbizotërimi i kuadrove vinte nga ajo zonë që Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi e kishin quajtur zona e parë operative e lokalizuar midis fshatrave të Gjirokastrës dhe Vlorës. Në radhë të parë, popullsia jokomuniste e jugut të vendit vuajti nga prodhimi i drejtuesve të dalë nga kjo fabrikë famëkeqe kuadrosh. Pasi eksperimentin vrastar të zonës së parë operative e provoi kjo pjesë e Shqipërisë, ajo rëndoi edhe mbi pjesën tjetër të vendit. Pas lufte zona e parë operative u bë mbizotëruesja e çdo gjëje në Shqipëri. Të gjithë kuadrot, në shumicë vinin nga andej. Atje kishin lindur oficerë pa fund, nënoficerë që nuk mbaronin kurrë, sekretarë partie gjithandej, nëpunës të rangjeve të ndryshëm, ambasadorë e lloj – lloj drejtuesish. Numri i kuadrove nga pjesa tjetër e vendit, nga jugu apo nga veriu ishte i vogël i krahasuar me këtë zonë. Sidomos nga veriu ishte më i vogël, pasi në regjimin e E. Hoxhës, akuza më e fortë e përdorur ishte se “veriu ishte lidhur me reaksionin”. Mirëpo u bë karakteristikë një gjest servil, deri edhe karagjoz i disa kuadrove me origjinë nga veriu, të cilët për të pasur sukses në politikë, flisnin thellësisht me dialektin e zonës së parë operative, bile edhe më shumë se vetë kuadrot që rridhnin nga ajo zonë. Kështu i ndodhi Ramiz Alisë, i cili po të mos ta njihje, nuk mund ta kuptoje se ishte nga Shkodra.
Ishte bërë e udhës që fjalë të tilla si “pllani” përdoreshin aq shpesh dhe aq keq, saqë populli i kishte përthithur si pjesë të humorit të tij. E megjithatë, një kuptim e kishin të gjitha, përdoreshin si formë servilizmi ndaj Enver Hoxhës.
Edhe vetë Nexhmije Hoxha, e njohur si me origjinë nga Dibra, kishte përshtatur e folur një gjuhë të tillë, që ishte më e mundshme të flitej në Kuç apo diku afër këtij fshati.
Kjo e folur nuk ishte brenda standardeve të gjuhës shqipe të miratuar në kongresin e vitit 1972, por brenda standardeve natyrore të zonës së parë operative.
Një model të tillë ka përqafuar politikani i ri i PS-së, Ditmir Bushati, të cilit si shkodran me gjuhën nga zona e parë operative, mund t’i gjesh edhe fjalë të tilla si “Dinamua”, “Natua”, etj. Është e çuditshme pasi zoti Bushati është rritur dhe burrëruar në një kohë tjetër, pavarësisht se origjina e së kaluarës bën gjithnjë të vetën.
Për të ardhur keq, ky krahasim vazhdon me presidentin e republikës z.Bamir Topi. Ndonëse njihet si “tirons”, z.Topi, me kohë e ka mësuar gjuhën operative të zonës së parë Vlorë – Gjirokastër. Sikur z.Topi të fliste gjuhën letrare, do ishte krejt normale për një individ apo edhe për një kryetar shteti pa u ndikuar nga dialektizmat e krahinarizmat. Por një studim gjithsesi jo i thellë dhe jo i plotë rreth fjalëve të artikuluara prej presidentit na tregon se kreu i shtetit flet me pasion dialektin e zonës së parë operative. Natyrisht nuk dihet prej sa vitesh e ushtron zoti Topi këtë dialektizëm servil. E ushtron prej vitit 1987, e ushtron vetëm në publik, etj, këto janë pyetje që duan një përgjigje nga zoti president. Në asnjë fjalim të presidentit nuk mund të mungojë fjala “vëndi”. E pra, as shqipja e 1972-n nuk e ka këtë fjalë dhe as dialekti tiranas nuk e njeh. Atëherë si ta marrim këtë fjalë. Si zakon i mbetur nga e kaluara, apo si nxjerrje zanoresh në përshtatje me frymën e nxjerrë? I drejtohet pastaj Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Merrni shihni mesazhet e folura (se të shkruarat janë të korrektuara). Do shihni se presidenti ynë thotë gjithnjë “Kuvëndi”.
Për të ardhur keq. Mund të bëhet një krahasim me qindra oficerë të ish Ministrisë së Punëve të Brendshme të ardhur sigurisht nga zona e parë, të cilët gjithmonë thoshin “Ministri e Punëve të Brëndëshme jemi na”. Ata të paktën si injorantë dhe dialektorë të përjetshëm e kishin të përligjur, po të tjerët çfarë kishin?
Në fund fare presidenti Topi flet një shqipe të mbushur me fjalë të huaja. Natyrisht vetëm dituri nuk tregon përdorimi i këtyre fjalëve. Këto janë pjesa që nuk dalin nga zona e parë operative, e megjithatë shërbejnë për ta bërë fjalorin e presidentit më të neveritshëm.
Vëreni vetëm disa fjalë, për të cilat po shkruajmë disa nga kuptimet: “Prevalon” (mbizotëron), “Definicion” (përcaktim), “Implementim” (zbatim), e duke vazhduar me fjalët e tjera si “Interlokutor” (bashkëbisedues), “Kompatibël” (i pajtueshëm), “Supervizues” (mbikëqyrës), “Predispozicion” (gatishmëri), “Interferuar” (ndërhyrë), “Konvertues” (shndërrues), , “Performancë” (ekzekutim, interpretim), “Preokupacion” (shqetësim), “Impas” (rrugë qorre), “Hendikap” (disavantazh), “Nominuar” (kandiduar), etj. Mund t’i gjeni këto fjalë në intervistën e presidentit dhënë një televizioni më 13 shkurt 2008. E zgjodhëm këtë datë, për të mos qenë të ndikuar nga ngjarjet e fundit.
Nëse vazhdojmë të mbajmë shënim fjalimet e presidentit, do na rriten fjalët e huaja me “evente” (ngjarje) të tjera, e kushedi sa shpikje që nuk i takojnë vetëm fjalorit zoologjik të dietologjisë apo parazitologjisë.
Njeriu që përdor fjalë të huaja, i ngjan asaj laraskës që për t’u dukur origjinale, mori nga kafshët e shpendët e tjera ato gjëra që natyra nuk ia kishte dhënë. Mori diku bishtin, diku pendët e diku gëzofin për t’u dukur e rrallë. U shëmtua aq shumë, sa askush nuk e njohu cila ishte.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Fri, 21 Oct 2011 , 21:12

Ledi1920 wrote:Ne Kushtetute thuhet ne Republiken Parlamentare Shqiptare gjuha kombetare eshte ajo letrare shqiptare.

As Ledi nuk flet gjuhen kombetare qe eshte ne Kushtetute, se kom dialekt tjeter, por thjesht respektoj ate qe eshte ne kushtetute ne moment qe perfaqesoj shtetin apo institucionin ku punoj. Jashte kornizave te punes flas me zhargon rruge sic bejn te gjithe. Po te ishte ne Kushtetute gjuha komtare natyrale qe e flasin 5 milion shqiptar ate do flisja dhe une nese do me duhej te perfaqesoja shtetin. Meqe komunizmi e ka imponu me dhune ket gjuhe letrare le te vijne demokratet e ta heqin,per mu ska kurfare problemi.
Jo jo Ledi nji vend demokratik si predendojm se edhe ne jemi sandartet e gjuhs nuk mund ti ndryshoj pala qe qeveris as opozita as presidenti,ndryshimet mund te bahen vetem nga profesionist gjuhsor pra ne ket rast nga albanolog
qe nuk percaktoj ne baza politike apo krahinore por duke studiuar mir neper arkivat ne shqipri dhe jasht saj dhe kjo dihet se cila gjuh del e vertet autoktone shqipe.
Ne ata 3o rreshta fjalime te topit qe i kishte publiku skodrino ma nelt shifet cfar bastardhimit i ka ba topi shqipes qe nuk ka gjuhtar qe e kupton cfar gjuhe asht.

Kape per zhelesh e nxjerre jasht asht shqip por agresive

ka pe per robash e nxjerre jasht nuk asht shqip se roba asht italisht
prap kjo shprehja e jozefins del ma shqip se kjo tjetra dakort jam se asht nji shprehje qe nuk duhet te perdoret do ku do por ama asht shqip zhele don me tha tesha te vjetra kush e di noshta ai deputeti ka pas naj jak te shkyme e jozi e kavu re.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Sat, 22 Oct 2011 , 13:27

Kena hy ne nji debat pa fund, po hajt meqe e nisme po shkruj edhe une prape, megjithese per mendimin tem jena tu ngaterru nji konflikt personal politik me nji debat linguistik.

Ujku ceshtjen e gjuhes duhet ta zgjidhin ashtu sic thu ti gjuhetaret, kurse politikanet duhet te respektojne vendimet e gjuhetareve. Ne rastin konkret nuk po respektohet vendimi i gjuhetareve qe kan vendos nji version te caktume te shqipes zyrtare. Dakord kjo u vendos ne kohen e komunizmit dhe une jam dakord qe cdo vendim i asaj kohe diktature duhet te rishqyrtohet, por nuk ia pati kush fajin elites shkodrane e gjuhetareve gege qe nuk u ban te gjalle per me rishqyrtu kyt ceshtje. Kush i pengoi ata ne keto 20 vjet "demokraci" (klientelokrati) ?!

Une do te gzohesha nqs mblidhet nji kongres i ri dhe vendos rregulla ma te drejta per shqipen zyrtare duke integru edhe shume aspekte te gegnishtes qe jan lan jashte ne kongresin komunist, por deri sa gjuhetaret ta vendosin kyt, duhet qe ne fjalime zyrtare te rrespektohet ky version qe eshte ne fuqi, se boll jena te percam e po lam nam, edhe pretendojme se jena patriote bile :evil:


nfund edhe nji link, qe permendimin tem i permbledh gjanat ne menyre shume realiste:

Teatri “Migjeni”, gjuha shqipe dhe Jozefina

http://www.panorama.com.al/opinion/teat ... e-jozefina

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Sat, 22 Oct 2011 , 16:10

Main nuk asht puna se po bajm si patriota po edhe me ba nuk asht gja per marre se na gjuh nan njat gjuh kena
e Topi e ka sha ne menyr cinike e kupton racist i holl esht tregu ne ket rast gjithsesi un shprehi at qe nij ma grup e se ti e mer se po bana si patriot asht problem i joti e merre si te shkojn por ehde un me ca po kuptoj te ti po dan me ba globalistin komtar ose te intereson ma shum simpatia politike se tradita e gjuha shkodrane un po e mby diskutimin per ket tem se me taman u ba si prradha e mushkajs.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Thu, 27 Oct 2011 , 17:53

ca mendimit keni per kete kryeveper


http://www.youtube.com/watch?v=lVL_FAY1P1s
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Thu, 27 Oct 2011 , 20:48

Poezia e perkryme per kta te kravatave te politiks shqiptare,montazhi edhe ma perfekt sidomos ai pisi lakuriq
vetem dica mungote ne montazh Gramoz Ruci ai pleh qe ne 91 pati than ne parlament do ju shtypin kokat malokve
ne kohen e demostratave per rrezimin komunizmit ne SHkoder.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Fri, 28 Oct 2011 , 13:36

E njoh kyt video, me te vertet kryeveper!!!!

tifozi1206
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 5
Joined: Sat, 06 Jun 2009 , 22:11
Skuadra: vllaznia

Re:

Post by tifozi1206 » Fri, 02 Dec 2011 , 12:21

Miri wrote:pash zoten se mas na e nxirrni edhe kyt Kevin Kuranji shiptar,kush i dihet e ka tradhtu shipnin edhe ky si te gjith kto rrebelat tjer :lol:

E paske tradhtue edhe ti Shqiperine naqe!atehere mos e thirr edhe veten tane rrebel :D :D :D

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Thu, 19 Jan 2012 , 22:34

http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2012 ... erben.html

Zvicër: Adelina nxjerr jashtë serben

Adelina Ismaili është një prej këngëtareve të para shqiptare të Kosovës e cila doli hapur kundër regjimit serb në Kosovë. Ajo ka kënduar këngën, “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, kur liria në Kosovë dukej si një ide utopike.

Me sa duket Adelina e vazhdon luftën e saj personale kundër fenomeneve shoviniste serbe. Këtë e ka treguar edhe gjatë një koncerti të saj në Zvicër ku një rastësi fatale e detyroi të këndonte në të njëjtin night club ku më vonë do të luante një dj serbe. Dy femrat kanë pasur një përplasje me fjalë.

Në këtë ballafaqim mes Adelinës dhe dj serbe, fitoi Adelina, duke nxjerr jashtë dj serbe.


Sa lajm primitiv!!!

1. e shkrume me nji gjuhe primitive, sikur po tregon nji perralle: Fitoi Adelina, pralla per lesh, e mira prej nesh...etj.
2. Ky lajm ma merr mendja asht krejt rrene e rendomte.
3. Me cfare marrinash merrena na!!! Spo lajn pasarele pa kalu modelet serbe, futbollistat serb po lujn ne klubet ma te mira europiane, Gjokovici po koleksion titujt si klubet shqiptare humbjet turpnuse ne Europe - atehere na ka mbete vec me u krenu se ka xjerr Adelina jasht dj serbe.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme

Post by Ledi1920 » Mon, 23 Jan 2012 , 11:42

NQs do merremi me politike apo em propaganden politike serbe eshte me i shajt nga motrat e robt. Po ktu nuk futen gjith serbet. Se duke pa politikanet tone ne i bie me qen kaubojsa.

Nuk mund te pergjithsohet gjithcka vetem nga politika.

Per mu politika duhet me qen jashte artit dhe sportit. Dhe me fol per serbet ne jena vite mrapa. Me histori sportive dhe kulture. Kane fitu champions dhe kane qit lojtar te klasit boteror. Per vec futbollit kane nivele maksimale basketbollin. Ne tenis perfaqesohen maksimalisht si ne meshkujt dhe tek femrat.

Sa per lajmin, nqs ne shajm serbet per propagnden qe bojn karshi nesh, me kto lloj artikujsh ne me shume i ulim pike vetes dhe bim ne rangun e tyne.
Nuk jom pro serb por dhe i fare intelekti duhet me pas robi. Ne sna e ka fajin serbi ne greku por i kena fajet vete. Shiperine po e bom do e bojm shqiptaret dhe asnji tjeter.
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Wed, 25 Jan 2012 , 00:27

artikulli ka harru dhe nje detaj interesant
nese ju kujtohet filmi zoro qe i bente z kundershtareve
dhe adelina me shputen e saj qe i ra ja beri flamurin kuq e zi ne gjoks dj serbes
popull fallco qe jemi o zot sa turp
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Mon, 30 Jan 2012 , 21:52

Sporti e arti kultura e muzika nuk asht e mir me u perdor per keq
por ju kujtoj se serbt e mutit po e bdhokojn kosoven ne cdo fush ne aktivitete sportive e kulturore
talentat e kosovs po lujn si jetim per shtete tjera pra ktu dihet se kush i bllokon edhe ne eurovizion po na perfaqson nje vajz prej kosovet se nuk mund te kontribojn per kosoven edhe ket serbia e bllokon
serbt nuk na dun neve si rrac un kam faktet konkrete pikrisht per sportin basketbollin qe lun djali im nuk kan lan gja pa lujt per keq por ne fund i rrunen leshin pra deshta me than qe ata ne nuk na dun e na ather pse me i dash ca pa me rruhet mu se ai tenisti i tyne asht bravo

ne se ju kujtohet kur u majt festivali evropian ne beograd serbet fishdhuan kur olta boka doli ne sken
ather lind pytja pse ne duhet me i dasht e me i duartrokit

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Lajme

Post by ultraskuqeblu1 » Tue, 31 Jan 2012 , 03:10

Ujku wrote:Sporti e arti kultura e muzika nuk asht e mir me u perdor per keq
por ju kujtoj se serbt e mutit po e bdhokojn kosoven ne cdo fush ne aktivitete sportive e kulturore
talentat e kosovs po lujn si jetim per shtete tjera pra ktu dihet se kush i bllokon edhe ne eurovizion po na perfaqson nje vajz prej kosovet se nuk mund te kontribojn per kosoven edhe ket serbia e bllokon
serbt nuk na dun neve si rrac un kam faktet konkrete pikrisht per sportin basketbollin qe lun djali im nuk kan lan gja pa lujt per keq por ne fund i rrunen leshin pra deshta me than qe ata ne nuk na dun e na ather pse me i dash ca pa me rruhet mu se ai tenisti i tyne asht bravo

ne se ju kujtohet kur u majt festivali evropian ne beograd serbet fishdhuan kur olta boka doli ne sken
ather lind pytja pse ne duhet me i dasht e me i duartrokit
Shum mire qe si harron ato qe na kan ba dhe vazhdojn t'na e bajn serbt... Nji popull qe harron tmerret e te shkumes rrezikon me e perserit prep sot, e shume Shqiptar sot e kane harru luften e jane tu fluturu me presh n'b... Sot serbia ka fillu 1 lufte tjeter ne Shqipnin Verilindore, per me pushtu ekonomikisht, e kur pushtohesh ekonomikisht nga 1 vend i huaj, qe ke ken ne lufte me te, ke mbaru me tana... Krejt ekonomia jote bahet zero, vende pune s'ka per popullin, e krejt ato lek qe fiton serbia shkojn per financimin e strukturave paralele serbe ne Mitrovic. Vet qeveria serbe subvencionon bizneset e veta qe bijn madhra ne Kosove, 1 Coca;Cola te prodhume ne beograd, ne Kosove mundesh me e gjet shume ma lire sesa ne serbi. Dhe Sala me Hashimin dalin pa pik turpit, gjoja per me ba Bashkimin me vlleznit tone ne BE. A thu ishin pa terezi Gjermant qe nuk e banen bashkimin ne BE??? Apo ne jena ma t'avancum?!
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Tue, 31 Jan 2012 , 12:12

Ultraskuqeblu1 un komentava at qe po diskotashin tjert para pra e kisha te ajo qe mos te perzihet sporti arti e kultura
te politika megjithse dashje pa dashje ato lidhen bashk, sa per politiken tregtare qe po ndjek serbia ne kosov ktu fain e ka populli i kosovs qenuk i bojkoton mallnat serbe se ne ket koh esht e mundur me gjet nji zgjidhje tjeter pra me mush tregun prej vendeve tjera gjithsesi ktu sdu me hy se esht zgjedhja e popullit te kosovs ndoshta eksiston ajo nastologjia e dikurshme e jugosthavis, mirpo ata duhet te kujtojn popullin hebre qe kan kalu shum vite nga lufta e dyt botnore dhe hebrejt bojkotojn totalisht madhnat gjermane kuptohet qe ato madhna jan te cilsis shum te mir pra hebrejt gjejn zgjedhje me madhna tjera e perbuzin ato gjermane ky esht vetem nji shembull .
Kurse per ata qe kan ne zemer sportin e kulturen sebe deshta me ju kujtu nji rast te fresket ndeshjen ne g enoa ITALI-SERBIvitin e kalum e cila u anallu per arsye te vandalve cetnik serb cfar lidhjet kishte djegja e flamurit shqiptar ne at stadium.
Ne si shkodran e si malcor e dim kush jan shkijet shum mir shkja i ri e shkja i vjeter nji mut jan
por di edhe tjetren se ne shkoder kena shum shkie se shkodrani e malcori nuk besoj se simpatizon kulturen e ati kombi qe disa her ja ka maskru te paret e vet e i ka djeg e shkatrru gjithca meqense jemi ne shekullin e 21 cdo mendim pranohet por kur kundershtimet jan te pastra mundet qe edhe te urrehet si ide diskutimi.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Tue, 31 Jan 2012 , 18:48

Nuk e di ku e kishte fjalen Ledi por une artikullin e pruna krejt me qellim tjeter:
Serbt kan sukses, po kan modele, kangtare, sportista, biznesmena etj etj qe po e bajne popullin serb me kene krenar....kurse ne na ka mbet me u krenu me historina absurde si kjo e masipermja. Me u perkthy ky artikull ne serbisht xjerrin kujin serbt me ne qe me ju dhimbt gurit e drunit- po ca asht kjo marri, adelina e sfidoi dhe e mundi serben??? Kto jan prralla nlesh!

Na si popull e bajm vedin gjithkund tparin: 50 vjet kena ndertu sozializmin ma tmire nbote, kurse sot ekonomia shqiptare ban perparime si ajo gjermane....Mira kishte ken me e pa dikur realitetin ne sy, se jena te fundit ne te gjitha drejtimet. ndoshta ateher me iu shtru punes do kishim ba nai perparim, se metme vec tu lan nam.

Post Reply