Page 15 of 28

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 23:58
by fpjalmi
Hamdi Salihi debuton me gol te Rapidi i Vjenës


Autori: editor
Data: 13/09/2009
Version Print


“Ka shkelur vërtet gazin”, sikurse thoshte në një prononcim për shtypin austriak para ndeshjes me Salzburgun. Ka debutuar me gol tek ekipi i njohur austriak, Rapidi i Vjenës, duke i dhënë barazimin ekipit të tij të ri, teksa ka barazuar 2-2 në minutën e 83-të të ndeshjes. Vendasit e Salzburgut kishin siguruar epërsinë 2-0, por miqtë nga kryeqyteti austriak kanë arritur të barazojnë, falë edhe goleadorit shqiptar, Hamdi Salihi. Nuk ka ku të shkojë më mirë për një futbollist, i cili arrin të bëjë “hapin e madh” në karrierë, duke kaluar nga Riedi, ku luante prej dy vitesh, tek Rapidi i Vjenës, skuadra kryesore në Bundesligën austriake. Vec kësaj, ai ka arritur të luajë si titullar që në ndeshjen e parë me fanellën e ekipit të ri, madje edhe duke shënuar golin e barazimit për Rapidin, që përkthehet në një pikë të vlefshme në transfertë. Kësisoji, sulmuesi shkodran, pasi ka dhënë kontributin e tij të madh me kombëtaren, në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës, si pjesëmarrës aktiv në golin e Bogdanit, shndërrohet në pikë referimi edhe tek Rapidi i Vjenës, ku ka kryer edhe debutimin më të suksesshëm të mundshëm. Kujtojmë se Salihi ka vetëm një javë që i është bashkuar Rapidit të Vjenës.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 03:36
by Miri
goli salihit
http://www.tvgolo.com/football.php?suba ... m=&ucat=59&

Edhe rat nuk durzohet Hamdushi.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Tue, 15 Sep 2009 , 18:38
by Admin
Hallall Hamdise, ppapapa ku e futi kamen edhe e covi topin nelt .....
Ishalla vazhdon kshu se asht tu na nderu :)

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 08:16
by Ledi1920
Admin wrote:Hallall Hamdise, ppapapa ku e futi kamen edhe e covi topin nelt .....
Ishalla vazhdon kshu se asht tu na nderu :)

une spo e gjej dot me e pa...

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Wed, 16 Sep 2009 , 11:02
by Skodrinon
Ledi1920 wrote:
Admin wrote:Hallall Hamdise, ppapapa ku e futi kamen edhe e covi topin nelt .....
Ishalla vazhdon kshu se asht tu na nderu :)

une spo e gjej dot me e pa...
video e mondit
http://www.youtube.com/watch?v=GEIxdw9m ... ture=email

i paska ra edhe shtylles hamdia n'fund t'ndeshjes

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 23:42
by vllaznia1919
A po shkon me e pa hamdin ma Gold????

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 19 Sep 2009 , 00:35
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:A po shkon me e pa hamdin ma Gold????
ja ma vlla se jam prish me te
man in redblue ka mundesi qe vjen ne autobuz me te

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 19:55
by vllaznia1919
Hahahahahaha.
E rrasi edhe sot i petull.

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 20 Sep 2009 , 21:52
by Skodrinon
vllaznia1919 wrote:Hahahahahaha.
E rrasi edhe sot i petull.
i madh asht
na e gjeni videon nqs mundeni

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Mon, 21 Sep 2009 , 00:41
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Hahahahahaha.
E rrasi edhe sot i petull.
mjaft mire

un mendoj se salihi shum shpejt do gjejn nji skuader te madhe

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 19:01
by GOLDIAN
serish gol salihi
1-1 pjesa e pare

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 19:16
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:serish gol salihi
1-1 pjesa e pare
shyqyr qi e paska fut titullar ket here traineri. ishalla nuk e lshon ma vendin ne formacion

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 19:57
by GOLDIAN
edhe nje gol e bani ne pjese te dyte

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 19:58
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:edhe nje gol e bani ne pjese te dyte
i madh

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sat, 26 Sep 2009 , 22:05
by Edmond-Cela
po me bahet qefi. asht 1sh e pik

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 03:03
by fpjalmi
salihi ma mundesi ka me dal ne nje skuader te madhe sepse asht ne nje skuader te madhe qe mesfushoret i japin topa ma shum se me ridin se jan ma te mire.

ishalla ne kampionat italian e shifsha

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 11:19
by vllaznia1919
I lumt se po na krenon ne tan europen.Sna ka met tjeter veq se me fillu me ba tifozllek per rapidin. :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 22:08
by fpjalmi
Rapidi i Vjenes, shperthen Salihi me dy gola
27/09/2009 09:10

Ka luajtur ndeshjen e tij te pare si titullar ne kampionat me Rapidin e Vjenes dhe e ka justifikuar plotesisht besimin e trajnerit Pakult.

Hamdi Salihi vazhdon te paraqitet ne menyre te shkelqyer ne kampionatin austriak, duke shenuar dy gola te tjere ne fitoren 3:1 qe skuadra e tij arriti ne derbin vjenez perballe Viener Neustadt. Miqte kaluan te paret ne avantazh, ne te 25-n me Kurtisin, por festa e tyre zgjati pak, pasi ne podium u ngrit sulmuesi kuqezi, i cili barazoi rezultatin vetem 60 sekonda me pas.

Salihi shenoi edhe ne minuten e 88, kur rezultati ishte 2:1 per te besuarit e Pakult, qe pak çaste me pare kishin kaluar ne avantazh me Soman. Shkodrani ngjitet ne kuoten e pese golave ne “tipp3-Bundesliga”, pas nente javeve te luajtura. Aktualisht, 25-vjeçari eshte golashenuesi me i mire i Rapidit, perpara Hofman (4) e Trimel (3).

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 22:09
by fpjalmi
mendoj se hamdi salihi asht duke kap legjendat e futbollit shqiptare dhe nuk asht qudi dhe te bahet legjenda e shqiprise

Re: Hamdi Salihi:

Posted: Mon, 28 Sep 2009 , 08:43
by Ledi1920
na i sillni me i pa golat

nejse hallall ja bofte zoti...edhe me shume shenofte