Page 140 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 17:57
by Skodrinon
Lici mban pezull Vllazninë: Nuk kam vendosur ende

Veterani shkodran: S’e di nëse do të vazhdoj, do ta mendoj mirë…!


Afrimi i ditës së firmosjes së kontratave nga titullarët kuqeblu ka filluar ta bëjë edhe më emocionuese atmosferen në kampin kuqeblu. Ajo që të bën përshtypje është se asnjë nga pjesëtarët e bordit të klubit Vllaznia, nuk merr përsipër të flasë me emra konkretë kush cili futbollist do të qëndrojë dhe cili do të lërë skuadrën. Pjesë e këtyre komenteve është edhe veterani i Vllaznisë, Suad Lici. Duke qënë se i ka kaluar të 30-at, ka pasur zëra që ai dhe të tjerë bashkëmoshatarë të tij, pjesëtarë të skuadrës kuqeblu, të mbyllnin karerierën duke ia dorëzuar fanelën brezit të rinj. Por përpos kësaj, problemet e fundit të bëra publike në media për një borxh të vjetër që Vllaznia i ka Licit, krijuan përshtypjen se ai ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij sportive. Në bisedë me vetë Suadin shihet qartë se një problem i tillë atë personalisht nuk e shqetëson fare. Kur themi kështu, e kemi fjalën për vetë faktin, se nëse është ndokush që sportin e bën vetëm për sport, shembulli më i mirë është pikërisht Suad Lici. Kjo pasi falë një tradite të hershme familjare dhe që edhe ai vetë po e çon edhe më tej, familja e tij ka një aktivitet privat mjaft komod. Megjithatë ka qeënë gjithmonë pasioni që ai ka pasur për futbollin dhe në të njëjtën kohë edhe vlerësimet e vazhdueshme për atë çka ka dhënë në fushën e lojës, që kanë ndikuar që ai të jetë pothuajse gjithmonë titullarë. Në këtë këndvështrim, pati një tendencë që edhe vitin e kaluar ta bënte realitet një gjë të tillë, por edhe pse i rezistoi javëve të para të sezonit, këmbëngulja që presidenti Fushaj bëri që ta rikthente në skuadër, madje me mjaft dinjitet, gjë për të cilën flasin edhe vlerësimet maksimale që janë përcjellë në adresë të tij. E njëjta situatë duket se është shfaqur edhe këtë prag-sezoni, kur ndërsa lakohet ndërtimi i skuadrës së re, përmendet edhe emri i veteranit Lici. “Kam dëgjuar të flitet në shtyp se veteranët e Vllaznisë janë shumë në ankth, për problemin e kontratave të reja që do të firmosin me presidentin Fushaj, por unë ju siguroj që muk jam i përfshirë fare në ato që është shkruar, pasi nuk shoh ndonjë shqetësim, nëse jam, apo jo”, thotë Lici. Dhe duke përfunduar, futbollisti shkodran deklaron se është duke e menduar mirë, nëse do të vazhdoj edhe në sezonin e ardhshëm. Ende nuk e kam vendosur, por shumë shpejt do ta preçizoj një gjë të tillë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 04 Jun 2009 , 23:36
by Edmond-Cela
Artan bushati flet per suksesin e vllaznias http://www.youtube.com/watch?v=nn65F4jFm5A

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:48
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Lici mban pezull Vllazninë: Nuk kam vendosur ende

Veterani shkodran: S’e di nëse do të vazhdoj, do ta mendoj mirë…!


Afrimi i ditës së firmosjes së kontratave nga titullarët kuqeblu ka filluar ta bëjë edhe më emocionuese atmosferen në kampin kuqeblu. Ajo që të bën përshtypje është se asnjë nga pjesëtarët e bordit të klubit Vllaznia, nuk merr përsipër të flasë me emra konkretë kush cili futbollist do të qëndrojë dhe cili do të lërë skuadrën. Pjesë e këtyre komenteve është edhe veterani i Vllaznisë, Suad Lici. Duke qënë se i ka kaluar të 30-at, ka pasur zëra që ai dhe të tjerë bashkëmoshatarë të tij, pjesëtarë të skuadrës kuqeblu, të mbyllnin karerierën duke ia dorëzuar fanelën brezit të rinj. Por përpos kësaj, problemet e fundit të bëra publike në media për një borxh të vjetër që Vllaznia i ka Licit, krijuan përshtypjen se ai ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij sportive. Në bisedë me vetë Suadin shihet qartë se një problem i tillë atë personalisht nuk e shqetëson fare. Kur themi kështu, e kemi fjalën për vetë faktin, se nëse është ndokush që sportin e bën vetëm për sport, shembulli më i mirë është pikërisht Suad Lici. Kjo pasi falë një tradite të hershme familjare dhe që edhe ai vetë po e çon edhe më tej, familja e tij ka një aktivitet privat mjaft komod. Megjithatë ka qeënë gjithmonë pasioni që ai ka pasur për futbollin dhe në të njëjtën kohë edhe vlerësimet e vazhdueshme për atë çka ka dhënë në fushën e lojës, që kanë ndikuar që ai të jetë pothuajse gjithmonë titullarë. Në këtë këndvështrim, pati një tendencë që edhe vitin e kaluar ta bënte realitet një gjë të tillë, por edhe pse i rezistoi javëve të para të sezonit, këmbëngulja që presidenti Fushaj bëri që ta rikthente në skuadër, madje me mjaft dinjitet, gjë për të cilën flasin edhe vlerësimet maksimale që janë përcjellë në adresë të tij. E njëjta situatë duket se është shfaqur edhe këtë prag-sezoni, kur ndërsa lakohet ndërtimi i skuadrës së re, përmendet edhe emri i veteranit Lici. “Kam dëgjuar të flitet në shtyp se veteranët e Vllaznisë janë shumë në ankth, për problemin e kontratave të reja që do të firmosin me presidentin Fushaj, por unë ju siguroj që muk jam i përfshirë fare në ato që është shkruar, pasi nuk shoh ndonjë shqetësim, nëse jam, apo jo”, thotë Lici. Dhe duke përfunduar, futbollisti shkodran deklaron se është duke e menduar mirë, nëse do të vazhdoj edhe në sezonin e ardhshëm. Ende nuk e kam vendosur, por shumë shpejt do ta preçizoj një gjë të tillë.
mendoj se liqi nuk ban ma.duhet me e falenderu qa ka ba per vllaznine

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:51
by fpjalmi
Edmond-Cela wrote:Artan bushati flet per suksesin e vllaznias http://www.youtube.com/watch?v=nn65F4jFm5A

mendoj qe bushati ka shum te drejte.

na duhet nji tranier shkodran .

atehere pse nuk vjen bushati vete.

un mendoj qe ne te ardhmen do ta kena bushatin si tranier

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:54
by fpjalmi
Skodrinon wrote:
Edmond-Cela wrote:pergjigjet klubi akozave te licit

http://www.youtube.com/watch?v=sc78wEwE9U4
ktu thojne qi lici i ka pase me presidencen e kalume kta probleme
edhe me i pas pas me presidentin e kalum,asht vllaznia qe i detyrohet

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 01:55
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Vllaznia, gati kontrat e para

Të enjten do të nisin firmat e lojtarëve. Kontrata e re ka shumë risi


Vllaznia, duket se është gati për fillimin e akivitetit të sezonit të ri futbollistik. Ndonëse, një ditë më parë u tha se presidenti Fushaj është larguar për pushime jashtë vendit, gjatë bisedës me juristin e Vllaznisë Apollon Haxhi mësohet se situata është krejt ndryshe. Sipas tij, gjatë këtyre ditëve, ai me presidentin Fushaj dhe pjesëtarët e tjerë të bordit të Vllaznisë kanë arritur të përpilojnë një kontratë krejt të re nga ajo që ka funksionuar sezonin e kaluar, e cila pritet të jetë shumë më funksionale në lidhje me ecurinë e klubit, dhe sidomos në marrëdhëniet sportist-staf-teknik-presidencë. Haxhi thotë se për të përpiluar këtë kontratë ato janë bazuar në funksionimin dhe përvojën e klubeve bashkëkohore perëndimore. Por, përveç kësaj, juristi Haxhi, bën të ditur se stafi i tyre ka hartuar edhe një tip tjetër kontratash, të cilat janë planifikuar të vihen në jetë për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. “Duke parë përbërjen dhe ecurinë mjaft të mirë të këtyre ekipeve, sidomos të ekipit U-17, që përpos shpalljes dy sezone radhazi kampion i Shqipërisë, në përbërjen e tij ka elementë shumë të perspektivës, presidenti Fushaj ka vendosur që në këtë sezon t’i kushtojë një vemendje shumë të veçantë elementit të ri, ku duke filluar që nga ky sezon, për një kategori sportistësh që vlerësohen nga specialistët si më të mirët do të lidhen kontrata personale duke i ofruar ato që të jenë sa më afër klubit, qoftë me stërvitje profesionale, por edhe me një trajtim financiar inkurajues”, thotë Haxhi.

Titullarët- Mjaft optimist shfaqet juristi Haxhi edhe në lidhje me ndërtimin e skuadrës së re. Gjithnjë duke iu referuar punës në grup me presidentin Fushaj, Haxhi thotë se emrat e atyre që do të jenë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik thuajse janë skicuar nga ana e pjesëtarëve të bordit të klubit shkodran. Sipas tij, në skuadrën e re do të vazhdojnë aktivitetin, një pjesë e mirë e atyre emrave që mbyllën sezonin e kaluar. Një farë rezerve e shfaq në lidhje numrin e madh të veteranëve që ekzistojnë aktualisht tek Vllaznia, por që Haxhi nuk jep emra konkretë se kush mund të jenë të larguarit e parë. Po kështu, edhe për të ardhurit, apo jabanxhinjtë siç quhen zakonisht, Haxhi, i cili gjithnjë duket se sjell në një farë mase edhe opinionin brenda kampit kuqeblu, thotë, se edhe ato nuk e kanë luajtur rolin e tyre që pritej, duke cituar këtu emrat e kroatit Mirco Plantiç, i cili në fakt është i pari që është larguar, ndërkohë që në të njëjtën pozitë duket se është edhe ganezi Xhejms Boadu, dhe në një farë mase, edhe pse ka qënë më mirë se dy të mëparshmit, edhe korçari Paulin Dhëmbi.


S.Ekpres
shum gabim me u largu dhembi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 02:01
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Fushaj sqaron: Çështja “Lici” nuk më përket mua

Një lajm i botuar dje në një media sportive, nuk është pritur mirë nga ana e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Ndonëse ai nuk ndodhet në Shqipëri, është lajmëruar për atë çfarë është shkruar dhe pasdite, përmes zyrës së tij, ka reaguar me një komunikatë për shtyp.

“Kërkojmë të sqarojë pikësëpari mediat e shkruara dhe ato vizive dhe përmes tyre gjithë opinionin sportiv se lajmi që ka qarkulluar sot në media në lidhje me padinë e futbollistit Suad Lici në adresë të klubit “Vllaznia”, nuk është plotësisht i saktë.

Sa më poshtë sqarojmë se: Vërtet ka një padi të këtij sportisti në adresë të klubit, por nga ana tjetër duhet theksuar fakti se çështja mes palëve nuk ka të bëjë aspak me periudhën që Valter Fushaj mban postin honorifik të presidentit të klubit “Vllaznia”, ose më saktë atë të donatorit të tij.

Kjo nuk trajtohet aspak në shkrimin në fjalë, përkundrazi, lihet të kuptohet se detyrimi ndaj futbollistit është për sezonin e fundit. Për këtë arsye, sqarojmë se kjo çështje i takon një periudhe të para tri sezoneve dhe prandaj nuk ka pse të krijohet një imazh i tillë në lidhje me moskorrektesën e klubit për këtë periudhë, që drejtohet dhe sponsorizohet nga presidenti aktual i tij, sepse gjatë kësaj periudhe trevjeçare nuk ka pasur asnjë problem të tillë financiar.

E japim këtë sqarim për të dalë e vërteta në lidhje me çështjen në fjalë dhe njëkohësisht kërkojmë nga ana e mediave të jenë më të sakta në pasqyrimin e të tilla lajmeve,” ? thuhet në komunikatën e dalë dje nga zyra e presidentit Fushaj.

S.SH
un mendoj se fushaj i detyrohet nee i ka borxh.

vllaznia i ka borxh ,keshtu fushaj asht president i tij.

asht njisoj si kur shqipnia me i pas gjermanise borxhe ne kohen e enverit dhe sikur me i than sala i ke pas ne kohen e enverit.

ja mar ja.

shqipnia duhet me i la borxhin dhe nuk pytet kush president ka ke,.

keshtu asht edhe puna e vllaznise me fushajn

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 02:02
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:na hekni deden o valter

ai nuk asht i marr me harxhu pare naqe :D :D :D :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 23:52
by fpjalmi
Gjithçka për klubet e kampionatit shqiptar të futbollit

Vllaznia: Qendrojne tre, ikin… tre
6 Qershor Klubi u ka propozuar rinovimin e kontrates Sinanit, Belishes dhe Grimes. Do te largohen Dhembi, Boadu Sukaj





Ashtu siç ishte paralajmëruar në fillim të javës, dita e enjte ka filluar me një ditë pune shumë intensive ne klubin e futbollit Vllaznia. Me rikthimin e presidentit Fushaj në Shkodër, pas një periudhe të shkurtër pushimi jashtë vendit, bordi i klubit kuqeblu ka nisur punën për fomimin e skuadrës së re, projekt që në fakt ishte hartuar gjatë javës së kaluar, por që në fakt ishtë lënë që zbatimin i tij të fillonte me rikthimin në Shkodër të Fushajt. Burime nga ky klub bëjnë të ditur se pas mbledhjes së bordit drejtues, qe ka vazhduar deri në orët e pasdites, kanë dalë edhe vendimet e para rreth emrave që do të përbëjnë Vllazninë e re të këtij szoni. Dhe lista ka nisur me tre prej emrave më të spikatur të skuadrës kuqeblu, kapitenit Vioresin Sinani, mesfushorit Amarildo Belisha dhe portjerit Armir Grima. Për të tre këta futbollistë, kontratat e të cilëve u përfundojnë nesër, pra me datë 6 qershor, bordi kishte përgatitur ofertën financiare, shifra e së cilës nuk bëhet e ditur dhe për ta propozuar konkretisht ka kërkuar takim me secilin prej tyre. Kësisoj, të tre futbollistët janë parë të futen në orët e pasdites së djeshme njëri pas tjetrit dhe pasi kanë marrë në tavolinë ofertën financiare janë larguar pa dhene asnje prononcim. Momentalisht nuk bëhet e qartë se si ka qene qëndrimi i tyre, por ajo që mësohet në këtë rast është se bordi drejtues me në krye presidentin Valter Fushaj, i ka dhënë një afat dy-tre ditor, që do të thotë se deri të shtunën në darkë, përgjigjet duhet të jenë bere te ditura, qoftë për të pohuar vazhdimin e aktivizimit me Vllazninë, gjë e cila do të shoqërohet me nënshkrimin e kontratave të reja, apo në të kundërt, nëse përgjigja do të jetë mohuese.

Largimet- Dhëmbi, Boadu dhe Sukaj jashtë planeve të Vllaznisë

Krahas evidentimit të tre emrave të titullarëve kuqeblu, Sinanin, Belisha e Grima, të cilëve u është bërë oferta për të qënë sërishmi pjesë e Vllaznisë, mbledhja e djeshme e bordit drejtues të klubit Vllaznia, pasi ka analizuar pozicionin e korçarit Paulin Dhëmbi, ganezit Xhejms Boadu dhe shkodranit Xhevahir Sukaj ka vendosur që ata të jenë të lirë, pasi kontrata e tyre me Vllaznië ka mbaruar. Në lidhje me dyshen e ardhur nga Turqia, Boadunë dhe Sukajn, drejtuesit shkodranë sqarojnë se ata kanë qënë të huazuar, ndaj duhet të rikthehen në skuadrat e tyre. Ndërsa për mesfushorin-sulmues Paulin Dhëmbi, mesa bëhet e qartë, nga diskutimi që është bërë në mbledhjen e bordit, për momentin nuk është parë e nevojshme që t’i kërkohet rinovimi iI kontratës për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Të tjerët - Sipas pjesëtarëve të bordit drejtues të Vllaznisë, në mbledhjen e tyre është vendosur edhe për emra të tjerë, të cilët për momentin nuk bëhen të ditur, por që ditë pas dite do të kërkohen të jenë në takim me bordin dhe presidencën, duke marrë kësisoj edhe ata ofertat, për nënshkrimin e kontratës në sezonin e ri futbollistik. Pjesëtare të stafit kuqeblu konfirmojnë zyrtarisht, se nisur nga prania e kontratave që ata kanë lidhur me Vllaznisë, pjesë e këtij klubi janë edhe një listë futbollistësh, duke nisur me Elvin Beqirin, kroatin Marko Bashiç, kosovarin Ilir Nalbani, lezhjanin Dritan Smajli, mesfushorin Ndriçim Shtupina, si dhe më të rinjtë, Bala, Hasani, Vucaj, Rraboshta, Dibra, Myrtja, të cilët konsiderohen një pjesë shumë e rëndësishme e së ardhmes së Vllaznisë. Gjithsesi kësaj liste, pritet t’i shtohen edhe emra të tjerë, konfirmimi i të cilëve pritet të bëhet publik deri në fundjavë, pasi sipas projektit të deklaruar më parë, ditën e hënë të javës së ardhshme, Vllaznia duhet të startojë nga seancat stervitore në përgatitje të ndeshjeve ndërkombëtare, me të cilat do të përballet që ne fillimin e muajit të ardhshëm. Pjesë e listës së re, mund të jenë emra të tjerë nga kontigjenti i Vllaznisë së sezonit të kaluar, por edhe futbollistë cilësor nga kampionati shqiptar, apo edhe nga jashtë vendit.

Gjoba - Pjesë e mbledhjes së djeshme të bordit drejtues të klubit Vllaznia, ka qënë edhe një vendim i marrë nga kryesia, për penalizimin e skuadrës me pagën e fundit që ka për të marrë, e cila është një rrogë mujore, apo ndoshta më shumë, gjë e cila mbështetet në nenet e kontratës, për mosplotësim të objekivit të fitimit të titullit kampion dhe për mosimpenjim në ndeshjet e fundit të kampionatit, të cilat sollën edhe dështimin në rezultate.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 23:53
by fpjalmi
per mendimin tem shum gabim me ik boadu dhe dhembi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 00:23
by fpjalmi
Vllaznia kopjon Milanin: Ul pagat
Drejtuesit e klubit po mendojnë që të ofrojnë shuma më të vogla se sezoni i fundit
Lojtarët kuqeblu duhet t’i harrojnë ofertat e majme nga presidenti Valter Fushaj

Kontratat e reja të
kuqebluve, me
shumë mundësi
do të jenë me paga edhe më
të ulëta, në krahasim me sezonin
e fundit. Ashtu si klubi
i madh italian i Milanit,
edhe Vllaznia po mendon të
ofrojë më pak për lojtarët në
sezonin e ardhshëm. Kështu,
kuqebltuë duhet t’i harrojnë
shifrat e mëdha, të vëna
në dispozicion nga presidenti
Valter Fushaj. Duke
parë edhe rendimentin e
lojtarëve, drejtuesit e klubit
nuk kanë ndërmend që të
ofrojnë më shumë, nga çfarë
kanë dhënë deri më tani. Ky
lajm bëhet i ditur për ”Panorama
Sport”, nga burime të
sigurta pranë presidentit
Valter Fushaj. Ndërkohë, ky
i fundit ka mbërritur dje në
Shkodër, pas disa ditëve
pune jashtë vendit. Tashmë
pritet që gjërat të bëhen
konkrete, teksa të gjithë (sipas
drejtuesve të klubit)
lojtarët janë nën kontratë
deri në fund të takimeve
ndërkombëtare për Ligën e
Evropës. Ndoshta ky fakt ka
bërë që drejtuesit e klubit të
mos nguten në bisedimet
mes tyre, e aq më tepër që
një pjesë e mirë e kuqebluve
kanë shfrytëzuar këto pak
ditë, për të pushuar me
familjet e tyre.
Ofertat
Nga ajo që mësohet nga
burime pranë presidentit
Fushaj, për të gjithë lojtarët,
pa përjashtim, nuk pritet asnjë
ofertë më e lartë. Kontributi
i tyre nuk ka qenë siç pritej,
prandaj oferta për rinovimin
e kontratës mund të jetë edhe
më e vogël. Një gjë të tillë,
presidenti Fushaj e ka lënë të
nënkuptohet në prononcimin
e tij pas përfundimit të
sezonit, që e cilësoi si të dështuar,
e sidomos në aspektin
financiar. Megjithatë, kjo është
e drejtë vetëm e numrit një
të klubit, i cili është një nga
presidentët më korrektë për
gjithçka. Shpeshherë, gjatë
luhatjeve të ekipit të tij në sezonin
e fundit, presidenti
Fushaj ka ditur të falë dhe
nuk ka aplikuar asnjë masë
ndëshkimore financiare me
lojtarët e tij. Ndoshta gjithë
kjo zemërgjerësi dhe dështimi
i objektivave, e sidomos
për kampionatin, e ka
detyruar Fushajn që në kontratat
e këtij viti futbollistik të
shikojë mirë atë që ka marrë
nga çdo lojtar. Vetë presidenti
mësohet të jetë shprehur se
të gjithë futbollistët do të thirren
për të marrë ofertën e tij.
Ndërsa po nga të njëjtat
burime, bëhet e ditur se asnjëri
prej kuqebluve nuk do të
pritet më shumë se dy-tri ditë,
për të kthyer një përgjigje.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 00:24
by fpjalmi
Rinovimi i kontratave
Grima mbetet te kuqeblutë,
në dilemë Sinani dhe Belisha
Kthimi në Shkodër i presidentit Valter Fushaj ka dhënë efektet e
para për sa i përket merkatos së kuqebluve. Dje gjatë pasdites,
numri një i klubit është takuar me tre lojtarë titullarë, për të biseduar
me ta rreth rinovimit të kontratës. Të parët që kanë marrë ofertën e
Fushajt janë portieri Armir Grima, mesfushori Amarildo Belisha dhe
sulmuesi Vioresin Sinani. Takimi ka qenë i shkurtër dhe nga ajo që
mësohet, Grima e ka pranuar ofertën e presidentit të Vllaznisë, i
cili u ka lënë lojtarëve si afat ditën e shtunë, për të kthyer një
përgjigje përfundimtare. Ofertat për tre titullarët kanë qenë në
parametrat e sezonit të kaluar, duke mos pasur rritje page. Kjo
duket se ka lënë të pakënaqur Sinanin dhe Belishën, që duket se
janë në një dilemë të vërtetë për të ardhmen. Gjasat janë që ata ta
pranojnë ofertën për rinovimin edhe për një vit të kontratës, por
gjithsesi duhet pritur e shtuna. Ndërkohë, sot radhën për të biseduar
me kreun e klubit, do ta kenë disa lojtarë të tjerë, të cilët kanë
qenë pjesë e rëndësishme e shkodranëve. A.Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 00:32
by futbollist
sinani e grimen i kisha nise ose per stol,belisha na duhet,ishalla po kthehet edhe kraja prej ukrahinet sikur po u bate fjale.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 11:43
by GOLDIAN
futbollist wrote:sinani e grimen i kisha nise ose per stol,belisha na duhet,ishalla po kthehet edhe kraja prej ukrahinet sikur po u bate fjale.
per ca me e majt sinanin ne stol me e nis te tirana
ai asht lojtari ma i pagum si lujti si nuk lujti a gjynah ato lek ma mire me ju dhan treshes
vucaj bala rraboshta
mendoj une

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 16:46
by Skodrinon
un tham se nuk duhet me u ngute me sinanin. simjet ka pase shum damtime e megjithate ka ba 14 gola. mendoj se edhe nji vit duhet me e provu. nuk ksha pase qejf me e pa tu ba 25 gola me nji ekip tjeter

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:24
by fpjalmi
Skodrinon wrote:un tham se nuk duhet me u ngute me sinanin. simjet ka pase shum damtime e megjithate ka ba 14 gola. mendoj se edhe nji vit duhet me e provu. nuk ksha pase qejf me e pa tu ba 25 gola me nji ekip tjeter
nuk ma mush synin ma sinani.

sma merrte mendja se ka me ken kaq dobet.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:25
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:
futbollist wrote:sinani e grimen i kisha nise ose per stol,belisha na duhet,ishalla po kthehet edhe kraja prej ukrahinet sikur po u bate fjale.
per ca me e majt sinanin ne stol me e nis te tirana
ai asht lojtari ma i pagum si lujti si nuk lujti a gjynah ato lek ma mire me ju dhan treshes
vucaj bala rraboshta
mendoj une
nuk ma han mendja se e merr ma sinanin tirana.

ndoshta nej ekip si vlona edhe po

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:30
by fpjalmi
Fushaj “braktis” të huajt,
tani do një ekip vendës
Lici është në gjyq, por përsëri kërkohet nga klubi shkodran
Vllaznia/Presidenti vijon bisedimet me Osjen dhe Kaçin


Gjatë këtyre ditëve,
ashtu siç edhe ish
te pritur, presidenti
i Vllaznisë, Valter
Fushaj, ka vijuar bisedimet
me lojtarët e tij. Ditën e
djeshme, numri një i presidencës
shkodrane ka pritur
në zyrën e tij edhe dy nga
futbollistët e tjerë të ekipit,
Albert Kaçin dhe mesfushorin
veteran, Safet Osja.
Kreu më i lartë i klubit u ka
ofruar atyre kontratat e reja,
e tani është në pritje të
përgjigjes së tyre. Për sa i
përket mesfushorit Kaçi, ai
nuk ka kaluar një sezon të
mirë me Vllazninë. Në 33
takimet e zhvilluara, ka
mundur të aktivizohet vetëm
në 18 prej tyre, për arsye
dëmtimi. Ndërsa veterani
Osja nga 33 ndeshje, është
aktivizuar në 31 prej tyre,
dhe ka qenë gjithashtu autori
i një goli për ekipin e tij.
Nga burime pranë klubit
mësojmë se me këta të dy,
Fushaj ka biseduar shumë pak,
dhe ashtu si paraardhësve,
Grimës, Sinanit e Belishës, u
ka kërkuar që përgjigjja të jetë
maksimumi deri të hënën.
Sa për anën financiare nuk
dihen shumë hollësi. Gjithashtu
po dje është pritur nga
Fushaj edhe Doçi, i cili në
këtë sezon ka qenë një nga
pikat e forta të Vllaznisë,
deri para dëmtimit në përballjen
e kuqebluve me Elbasanin.
Doçi ka luajtur në
këtë sezon 21 ndeshje dhe ka
realizuar edhe një gol.
ADMIR URUÇI
Lici
Një nga lojtarët shkodranë,
që këto ditë pritet të jetë në
bisedime me presidentin
Valter Fushaj, është edhe
mbrojtësi veteran, Suad Lici.
Një nga pikat më të forta të Vllaznisë
në repartin e mbrojtjes
dhe një gjuajtësit e saktë nga
pika e bardhë e 11-metrave,
nga ku ka arritur që në këtë
sezon të shënojë 4 gola. Mosulja
deri tani në tavolinën e
bisedimeve me mbrojtësin shkodran,
ka ardhur si efekt i gjyqit
të hapur nga lojtari me klubin,
për arsye të një borxhi që
drejtuesit i kanë që para tri sezonesh.
Nga sa flitet, numri një
i presidencës shkodrane, gjatë
periudhës së hapjes së kësaj
çështjeje ka qenë jashtë Shqipërisë,
prandaj ka kërkuar
më tepër kohë për të marrë një
informacion të saktë nga ajo që
kërkon Lici. Nga burime
pranë numrit një të klubit mësohet
se, me lojtarin në fjalë do
të ketë një takim të veçantë, pavarësisht
se si Lici edhe Fushaj
i kanë saktësuar mirë problemet,
se hapja e kësaj padie
nuk ka të bëjë fare me stafin
dhe vetë presidentin. Nga sa
bëhet e ditur, si Grima edhe
Lici, pavarësish moshës së
tyre, do të kontribuojnë edhe
në këtë sezon për Vllazninë.
Vetëm se ndryshe nga vitet e
tjera, duket se puna për
ndërtimin e ekipit, qoftë për
rinovimin e kontratave, qoftë
për përforcimin e tij, po kryhet
në heshtje të plotë, duke u mbajtur
çdo gjë larg syve të medias

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:31
by fpjalmi
Presidenti Fushaj dhe tekniku Haxhiosmanoviç
edhe pse janë janë
ulur për të biseduar para pak ditësh,
ende vazhdon të jetë e pazgjidhur
nëse tekniku do të jetë apo jo pjesë
e shkodranëve dhe sezonin e
ardhshëm. Megjithëse burimet
pranë presidentit theksojnë faktin
se me shumë mundësi “Dedës” do
t’i besohet edhe një herë tjetër
pankina kuqeblu. Por nuk dihet nëse
do të jetë për të gjithë sezonin e
ardhshëm, apo vetëm për takimet e
Ligës së Evropës, që ekipi shkodran
do t’i fillojë me 2 korrik.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 06 Jun 2009 , 17:46
by fpjalmi
Fushaj, mendjen te talentet
7 Qershor 28 futbollistë nga ekipet e qytetit po vëzhgohen nga një staf i specializuar, me në krye Ramazan Rragamin



Ka më se një javë që në fushën sportive të Shtojit, një grup prej 28 futbollitësh të rinj, që i përket ekipeve të ndryshme të futbollit, pjesë e aktivitetit futbollistik, profesionist dhe amator në Shkodër, po i nënshtrohen seancave stervitore nën drejtimin e specialistëve të futbollit pranë klubit kuqeblu. Kishte kohë që flitej për një gjë të tillë, pasi në projektet e klubit Vllaznia ishte vënë si prioritet kryesor vëzhgimi nga afër e elementit të ri me perspective dhe afrimi i tij në skuadër dhe tani me sa duket një gjë e tillë po bëhet realitet. 28 futbollistët e rinj që janë përzgjedhur nga ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, Adës së Velipojës së kategorisë së parë, por edhe të ekipeve U-19, duke pwrfshirw kwtu edhe ekipet private, po vëzhgohen çdo ditw nga një grup specialistësh të futbollit shkodran, të cilët janë angazhuar posaçërisht nga klubi Vllaznia, për të ndjekur me shumë vemendje kwtw kontigjent. Grupi që kryesohet nga Mjeshtri i Merituar i Sportit, Ramazan Rragami ka në përbërje specialistw qw punojnw pranw klubit Vllaznia, si Agim Medja, Armando Cungu, Kujtim Shaba, Elvis Plori dhe Arben Përmeza. Rëndësinë që ka testimi i këtyre futbollistëve të rinj për klubin Vllaznia e ka treguar më së miri edhe interesimi mjaft i madh që po shfaq për të presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj, i cili menjëherë pas kthimit nga pushimet e shkurtra jashtë vendit, për të dytën ditë me radhë është parë të jetë prezent në fushën sportive të Shtojit, duke ndjekur seancat stervitore të pasdites. “Nuk kam pse ta fsheh, për mendimin tim ky elememt i ri duhet të jetë patjetër e ardhmja e futbollist shkodran dhe më gjërë, prandaj unë jam shumë i angazhuar dhe i përqëndruar ndaj këtij grupi, me dëshirën dhe qëllimin e mirë që nga kjo përbërje të dalë një kontigjent jo i vogël talentesh, që do të angazhohen me kontrata pranë ekipit të parë të Vllaznisë, apo në të kundërt, për pjesën tjetër që për momentin nuk do ta ketë këtë mundësi, pas lidhjes së kontratave me klubin Vllaznia, ky i fundit do të interesohet për huazime në skuadra të tjera të kampionat të superligës, apo edhe në të parën, gjithnjë duke parë mundësinë e kthimit tw tyre pranë kampit kuqeblu”, thotë për gazetwn presidenti Fushaj.