Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 28 May 2009 , 03:20

Skodrinon wrote:crvna zvezda asht ylli kuq pjalmi
nuk vijne ma ata kohna mar burre

smajli le t'shkojne nqs don se nuk po maron vllaznia pa te. nuk asht cafu. mire asht paraqite kyt vit po ma shum ka grinte se teknike.
skodrinon.

ke te drejte,
.

ASHT crvna zvezda

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 17:49

“Titullin e humbëm në Shkodër”
“Radiografia” e zv.trajnerit Cungu: Ndikuan ndeshjet në “Loro Borici”, lamë shumë pikë aty


Zëvendësi që përcolli tre sezone në drejtimin e Vllaznisë, fillimisht me Josën, pastaj me Haxhiosmanoviçin, më pas me Canajn dhe sërishmi me Dedën, ka komentuar tre ish trajnerët që kanë drejtuar kuqblutë në këto 3 sezonet e fundit. Ai vetë po përfundon kursin e liçensës “A” për trajner është në pritje të vazhdimit të një pune edhe më serioze dhe pse jo për ta filluar që në përballjet europiane të Vllaznisë në kupat e europës.

Është vetëm 36 vjeç, dhe në vitet e fundit si pjesë e stafit teknik të Vllaznisë ka fituar eksperiencën e duhur dhe përpos kësaj roli i tij si mesfushor në kohën që luante si futbollist mund ta ndihmojë në karrierën e tij si trajner. Përpara se të merrte detyrën e trajnerit, fillimisht tek Ada e Velipojës për një gjysëm sezoni, dhe më pas tre sezone tek Vllaznia, Cungu kishte lënë pas një karrierë 15 vjeçare me Vllazninë, Etnikos të Pireut të Greqisë, Luftëtarin, Tteutën dhe Flamurtarin e Prishtinës.

- Profesor Cungu, fillimisht diçka për kursin e trajnerëve që sapo keni nisur në FSHF.

- Nën drejtimin e specialistëve të futbollit shqiptar si dhe atyre të huaj jemi një grup trajnerësh së bashku me Josën, Muçën, Canajn, Likën, Memën, Nicën, Omurin, Gjylën, Memushin, Strakoshën, Hodjen, e ndonjë tjetër do të jemi deri me datë 21 qershor, duke u trajnuar për liçencën “A” të trajnerit të futbollit, e cila ka vlerën që përpos drejtimit të ekipeve shqiptare të lejon të drejtosh edhe ekipe të nivelit të kategorisë së dytë në rang europian. Një licensë të tillë, mesa di unë në Shkodër e ka vetëm trajneri aktual i eklipit kombëtar Shpresa Artan Bushati.

-Duke qenë se përgjatë këtyre 3 viteve keni qenë pjesë e stafit teknik të Vllaznisë, mund të bëni një analizë të detajuar për ecurinë e kuqebluve?

- Për mendimin tim, Vllaznia ka bërë një paraqitje të mirë gjatë këtij sezoni futbollistik. Luftuam me dinjitet në të dy frontet, dhe nëse u larguam në shtesë nga gjysëmfinalja e kupës dhe morëm vendin e dytë të nënkampionit të Shqipërisë, unë mendoj se është për t’u vlerësuar një pozicion i Vllaznisë në krahasim me ecurinë e viteve të fundit rezultatet e Vllaznisë janë në rritje të dukshme.

-Megjithatë, keni qënë shumë pranë titullit…

- Po, është e vertetë, është një keqardhje e madhe që e humbëm, pasi gjatë kampionatit patëm epërsi edhe deri në 7 pikë me ndjekësen më të afërt, dhe në një farë mase e patëm në dorë trofeun, por gabuam në menaxhimin e ruajtjes së pikëve. Nuk mendoj se kampionati u humb në javën e fundit me Tiranën, por atë mendoj se e kemi humbur dështimet që kemi pasur në fushën tonë me Shkumbinin 2 - 2, Bylisin 0 - 0, Lushnjes 1 me 1 duke shtuar këtu edhe humbjen tepër me Dinanon po në “Loro Boriçi” 0 me 1, që gjithsejt janë 9 pikë të humbura që ndikuan drejtpërdrejt në humbjen e kampionatit.

- Për ju, cilat ndeshje kanë qënë më të bukutt e Vllaznisë në këtë sezon?

-Ndeshje të bukura kemi zhvilluar jo pak, por përgjithësisht mendoj se ato përballë ekipeve të kryeqytetit, si me Tiranën, sidomos për kampionat në “Qemal Stafa”, ku vetëm fati na la pa e fituar atë takim që përfundoi në barazim, me Dinamon, dhe përsëri me Tiranën që të gjitha në kryeqytet, aty i kemi bërë lojrat më të bukura memdoj unë.

- Çfarë ju ka mbetur peng më tepër në këtë sezon?

- Natyrisht që mosfitimi i titullit është i pari, dhe më pas, me sinqeritetin më të madh ju them, pengu tjetër është zhgënjimi që ne i bëmë tifozërisë sonë të zjarrtë në ndeshjen e fundit të kampionatit, të cilët gjej rastin t’I falenderoj për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës para, gjatë ndeshjes, si dhe në fund, që edhe pse shumë të mërzitur u treguan shembullorë, dhe prapë e duatrokitën skuadrën e tyre të zemrës Vllaznia. Shpresojmë që t’ia plotësojmë këtë dëshirë në kampionatitn e ardhshëm.

- Keni punuar për 3 vite rradhazi në tre stafe duke qënë zëvendës i Josës, Haxhiosmanoviçit, Canajt dhe përsëri së fundmi Haxhiosmanoviçit. Si ka qenë për ju kjo eksperiecë 3 vjeçare?

- Kam pasur fatin që kam punuar me këto tre figura të nderuara trajnerësh, dhe ajo që unë vlerësoj tek ato, është pastërtia që i ka karakterizuar ato, duke mos u përzierë në pazare dhe prapaskena, si ndonjë tjetër, të cilët jo më kot përfliten në opinionin sportiv shkodran, apo edhe më gjërë. Po kështu vlerësoj edhe profesionalizmin dhe seriozitetin e tryre në punë duke filluar me Josën, i cili ka meritën jo të vogël në fitimin e kupës së Shqipërisë sezonin e kaluar, Canajn që ka po aq meritë në Vllazninë e këtij sezoni që ka udhëhequr kampionatin shqiptar me meritë, dhe po kështu edhe Haxhiosmanoviçin, i cili edhe pse me pak javë në dispozicion ka ditur të menaxhojë situatën dhe të marrë frytet e punës.Në këtë mes, nuk mund të lë pa përmendur edhe punën mjaft të mirë kordinuese dhe korrektesën maksimale që ka treguar, jo vetëm me stafet teknike, por në përgjithësi me tërë skuadrën të kreut të klubit, presidenti Valtr Fushaj.

- Si e mendoni të ardhen e Vllaznisë?

-Aktualisht jemi pushim. Kam pasur disa kontakte telefonike me presidentin Fushaj, dhe me sa di unë do të mblidhemi shpejt me bordin për të përcaktuar strategjinë e Vllaznisë së të ardhmes. Të gjithë dëshirojmë që të kemi një Vllazni sa më të mirë dhe potente për sezonin e ardhshëm, por siç e thashë më sipër, gjithçka do ta vendosë mbledhja e bordit, aty ku do të vendosen shumë gjëra edhe në lidhje me kontigjentin e skuadës, se kush do të qëndrojë dhe kush do të lagohet. Në pjesën më të madhe, çdo gjë do të nisë nga e parë, pasi thuajse të gjithë titullarëve të formacionit të parë u mbaron kontrata.

-Çfarë do të bëhet me stafin teknik, apo për trajnerin e parë?

- Pas përfundimit të ndeshjes së fundit në kryeqytet me Tiranën jemi ndarë normalisht për t’u ritakuar sërishmi. Nuk jam në dijeni të asgjëje, pasi edhe këto ditë jam në Tiranë duke ndjekur kursin e trajnerëve.

- Keni tre vite që jeni i besuari i Fushajt, aq më tepër që tani që po kualifikoheni me licensën e nivelit të lartë të trajnerit “A”, do të vazhdoni të jeni sërishmi në staf?

- Besoj se gjatë këtyre tre viteve kam punuar me tepër përkushtim në shërbim të klubit Vllaznia. Me të njëjtën pasion do të vijoj të jem në shërbim të Vllaznisë edhe në vitet në vazhdim. Është e drejtë e presidentit Fushaj për të vendosur në lidhje emrat e stafit të ri, gjithsesi, ashtu siç i kam shërbyer si futbollit Vllaznisxë, edhe tani në rolin e trajnerit, do të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë, aq më tepër tani që përvoja dhe kualifikimi sa vjen e rritet

S.Ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 19:23

Fushaj “Deda”, kokë më kokë për të ardhmen

Presidenti Fushaj dhe trajneri Haxhiosmanoviç kanë folur në lidhje me të ardhmen e ekipit

Mbrëmjen e së shtunës është larguar menjëherë nga Shqipëria, sigurisht i dëshpëruar në maksimum që nuk arriti ta nxjerrë Vllazninë kampione, ashtu siç kishte premtuar. Mbase jo për faj të tij këtë ndeshje, por Dervish Haxhiosmanoviç duket sikur e ka një peng të madh këtë gjë.

Ndërkohë, dje në mesditë, trajneri malazez ka mbërritur sërish në Shkodër. Për të biseduar shtruar me presidentin Fushaj në lidhje me atë çfarë ngjau në sezonin që sapo u mbyll, por edhe për të biseduar për të ardhmen.

Të dy ata janë takuar në ambientet e hotel “Colosseu” dhe për gati dy orë kanë biseduar shtruar me njëri tjetrin. Nuk bëhet shumë e qartë se çfarë është diskutuar më konkretisht në atë bisedë 120-minutëshe kokë më kokë, por nga ajo çfarë mësohet, është se çështja kryesore e bisedimeve ka qenë dështimi në ndeshjet e fundit të kampionatit të sapopërfunduar dhe mosshpallja e Vllaznisë kampione.

Presidenti Fushaj ka dashur të dijë se çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit, në atë shpërfytyrim të kuqebluve ndaj Tiranës. Nga ana e tij, Dervish Haxhiosmanoviç është munduar të shpjegojë, sipas idesë së tij, arsyet e dështimit.

Takimi mes dy palëve është zhvilluar pa praninë e drejtuesve të tjerë të klubit. Gjatë bisedës, merret vesh se është diskutuar edhe për kontributin e shumë lojtarëve në skuadër, teksa “Deda” ka dhënë përshtypjet e tij për secilin prej tyre. Por nga ana tjetër, thuhet se palët nuk kanë biseduar shumë për bashkëpunimin mes tyre në të ardhmen.

Thjesht është diskutuar se kur duhet të fillojë puna për pjesëmarrjen në kupat e Europës, merkaton dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me të. Nuk është diskutuar fare për çështjen e kontratës së Haxhiosmanoviçit dhe të ardhmes së tij nëse do të vazhdojë të jetë në krye të Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm apo jo. Njerëz pranë teknikut nga Podgorica bëjnë të ditur se ai është shprehut që në ditët në vijim do ketë edhe një takim tjetër në ditët në vijim.

Mbase në atë takim do mbyllet gjithçka në lidhje me këtë çështje dhe të gjitha kanë për ta mësuar nëse do të jetë apo jo malazezi trajner i skuadrës shkodrane edhe sezonin e ardhshëm. Vetë presidenti Fushaj dje nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë problem, duke thënë se nuk është çështja që e shqetëson momentalisht.

Për të më konkretisht do bisedohet në ditët në vazhdim. E rëndësishme është të gjendet zgjidhja më e përshtatshme e mundshme. Vllaznia ka nevojë për një drejtim serioz, sepse pretendimet e saj edhe sezonin tjetër do jenë maksimale. Të paktën kështu duken objektivat paraprake të klubit.

Presidenti Fushaj ka shpjeguar se nuk do të hezitojë të shpenzojë sërish shuma të konsiderueshme për të ndërtuar një ekip pretendent dhe për këtë arsye tifozët shkodranë kanë mbetur në pritje të zhvillimeve të reja në kampin kuqeblu.

Nuk do ketë analizë, priten vetëm vendimet

Në fillim të kësaj jave, nga ana e vetë presidentit Fushaj u deklarua se gjatë këtyre ditëve do kishte një mbledhje të bordit drejtues të klubit. Qëllimi i kësaj mbledhje do ishte analizimi i sezonit që sapo lamë pas dhe njëkohësisht hedhja e piketave për sezonin e ri.

Njëkohësisht, do të diskutohet edhe për disa masa ndëshkimore financiare që mund të merreshin për lojtarët për mosarritje të objektivit. Por numri një i klubit “Vllaznia” dje ka lënë të kuptojë se kjo mbledhje e zgjeruar e bordit drejtues të klubit mund të mos zhvillohet.

Presidenti Fushaj është në takime të vazhdueshme me pjesëtarët e stafit të tij dhe tashmë është i qartë se çfarë masash do të marrë dhe njëkohësisht e ka të qartë edhe planin për ndërtimin e skuadrës së ardhshme. Për këtë arsye, mendohet që gjithë këto biseda të bëhen me lojtarët në momentin që do të ftohen për të biseduar për kontratat e reja.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 19:24

Presidenti: Shumë shpejt kontratat e reja

Në klubin “Vllaznia” nuk do ketë shumë kohë në dispozicion për të pushuar. Mbyllja e një sezoni përkon njëkohësisht me fillimin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Dhe meqë ndeshjet e Ligës Europiane, ku do të marrë pjesë skuadra shkodrane nisin në ditët e para të korrikut, sigurisht që punët duhen bërë shumë shpejt.

Fillimisht me përzgjedhjen e trajnerit dhe më pas të lojtarëve me të cilët do të formohet skuadra e sezonit të ardhshëm. Për këtë të fundit vetë presidenti Fushaj ka deklaruar: “Lojtarët që mendojnë se i duhen Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm, do ftohen këto ditë dhe do t’u bëhet oferta financiare për kontratën e re.

Do t’i presim vetëm 3 4 ditë, periudhë kjo e mjaftueshme për të vendosur dhe, kush të jetë dakord, do nisë përgatitjet me skuadrën për ndeshjet europiane. Punën e kontratave dua ta mbyll sa më shpejt të jetë e mundur,” ka thënë ai.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 29 May 2009 , 19:35

Shtubina: Përjetova emocione në këtë sezon

Futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, ndihet i kënaqur në aspektin personal

Para pak kohësh ka mbushur 22 vjeç. Në pamje të parë nuk është një zbulim i momentit, por gjithsesi fakti që shkëlqeu me Vllazninë në këtë sezon, e kanë evidentuar si një nga lojtarët më të mirë të saj. Ka arritur të shënojë 4 gola këtë kampionat me kuqeblutë, ka qenë protagonist edhe në disa të tjerë. Për Ndriçim Shtubinën, gjërat kanë shkuar në mënyrë më të mirë të mundshme. “Të them të drejtën, as unë nuk e mendoja se do arrija këtë sukses sivjet me Vllazninë.

Ndoshta ngaqë kisha kaluar disa përvoja jo në nivele të tilla më parë. Megjithatë, dua të them se 6 muajt e aktivizimit tim te Skënderbeu sezonin e kaluar më kanë ndihmuar shumë, sepse më bënë edhe më të fortë për të përballuar superligën.

Tani më duhet t’i shijoj për pak ditë këto momente të bukura që kalova gjatë këtij sezoni, sepse më presin shumë punë për të bërë për të ardhmen,” ka thënë ai. Lojtari i krahut të majtë të mesfushës, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, ka qenë më i miri te Vllaznia, ka krijuar lojë, raste dhe gola, duke e nxjerrë shpeshherë skuadrën e tij nga përgjumja.

Ndoshta edhe falë aspektit të mirë atletik, sepse kemi të bëjmë me një futbollist shpërthyes. Goli i parë i shënuar në ndeshjen e fazës së dytë ndaj Partizanit pikërisht në minutat e fundit të ndeshjes, e ka ndihmuar atë të luajë më lirshëm.

Një gol shumë i rëndësishëm ky që e ka ndihmuar shumë për vazhdimësinë. Pikërisht këtë gol kaq të rëndësishëm Shtubina ia ka dedikuar babait të tij, që nuk jeton më. Një dedikim i veçantë ky për njeriun që e mbështeti gjatë gjithë jetës së tij, me qëllimin e vetëm për ta parë të birin protagonist në fushat e blerta. Dhe në të vërtetë ai tashmë është bërë protagonist.

Madje për pak sa nuk u bë protagonist edhe në fitimin e trofeve me Vllazninë. Për vetë Shtubinën, mosfitimi i titullit sivjet është një peng jo i vogël dhe prandaj këtë gjë ai e thotë edhe në fjalën e tij më poshtë: “E dëshiroja shumë këtë titull kampion sivjet dhe sigurisht që më vjen keq që nuk e arritëm në fund.

Do të ishte mirë për të gjithë ne dhe veçanërisht për mua që në sezonin e parë si titullar me Vllazninë, të shpallesha kampion, megjithatë tashmë duhet të pres rastet e tjera që do të më paraqiten.” Në kampin shkodran të gjithë japin vlerësimet më të larta për këtë futbollist.

Dhe jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Një paraqitje e tillë e këtij lojtari nuk kishte si të kalonte pa rënë në sytë e drejtuesve të ekipeve të tjera. Vetë Shtubina para pak kohësh është shprehur se drejtuesit e Tiranës i kishin kërkuar të bisedonin me të.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit turk të Koniasporit, që erdhën para disa kohësh për të vëzhguar disa futbollistë të Vllaznisë, vunë gishtin pikërisht tek ai. Kjo do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që sezonin e ardhshëm mesfushori 22-vjeçar të lërë Shkodrën. Kuptohet, një gjë e tillë do bëhet me lejen e klubit, sepse ka edhe dy vjet kontratë me të.

I pyetur në lidhje me këtë fakt, vetë Shtubina në fund do të shprehej: “Në Shqipëri sigurisht që dua të luaj vetëm me Vllazninë. Sa për ofertat e tjera që kanë filluar të më vijnë, kuptohet që i mirëpres, por çdo gjë do bëhet në marrëveshje me drejtuesit e klubit. Dëshira është e madhe të luaj në një klub të huaj, por t’ia lëmë kohës më mirë.”

S.Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 29 May 2009 , 19:37

Shpresojme ta majn fjalen.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 29 May 2009 , 19:38

shtupina mire ksihe ba me ndej dhe nje sezon
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 29 May 2009 , 19:39

Vllaznia, stërvitja nis më 8 qershor

Kanë filluar disa nga enigmat e para të Vllaznisë europiane. Të asaj skuadre që do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës Europiane. Fakti që nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë trofe, i ka detyruar drejtuesit shkodranë të fillojnë të mendojnë herët për këtë kompeticion.

Pikërisht për këtë arsye, dje në mesditë presidenti Fushaj ka mbledhur drejtuesit kryesorë të klubit dhe ka diskutuar me ta për shumë çështje që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në Europë. Ajo çfarë bie në sy është caktimi i datës 8 qershor si data kur do fillojnë zyrtarisht stërvitjet për Vllazninë.

Për këtë arsye, punonjësit e stadiumit duhet ta bëjnë gati terrenin për atë ditë, sepse gjatë javës së dytë të qershorit, mendohet që stërvitja e kuqebluve të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Vetëm pas kësaj jave pastaj do të nisë faza intensive përgatitore që mendohet të zhvillohet diku jashtë vendit, ndoshta në Mal të Zi, si gjithnjë.

Tifozët shkodranë presin një merkato të bujshme

Mbarimi i sezonit natyrisht që ka lënë pas shumë enigma që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e skuadrave në të ardhmen. Kuptohet që përpara është merkatoja dhe brenda saj ka shumë enigma. Në Shkodër tifozët e zjarrtë të Vllaznisë kanë filluar të presin me shumë ankth atë se çfarë do të ndodhë te skuadra e tyre. Shumë prej tyre i sheh shpesh pranë hotel “Colosseu”, aty ku i ka zyrat presidenti Fushaj.

Duan të marrin vesh ndonjë lajm në lidhje me lojtarët që do largohen, por më tepër janë të interesuar për ata që do vijnë. Ata duan një Vllazni kampione për sezonin e ardhshëm dhe kuptohet që puna për këtë nis nga ky moment. Zhvillimi i një merkatoje të mirë do të thotë gjysma e punës. Aq më tepër që shkodranët marrin pjesë edhe në kupat e Europës.

S.Shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 30 May 2009 , 02:34

GOLDIAN wrote:shtupina mire ksihe ba me ndej dhe nje sezon
goldi.

kam frike se tapo na e hek fushaj

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 30 May 2009 , 16:00

Vllaznia, shumë enigma për sezonin e ri

Që nga trajneri, deri te lidhja e kontratave, janë shumë punë për t’u bërë në klubin shkodran

Në fillim të kësaj jave u duk se te Vllaznia do kishte shumë lëvizje gjatë këtyre ditëve. Mbi të gjitha, nisur nga paralajmërimi i vetë presidentit Fushaj për një analizë të hollësishme të sezonit të sapombyllur. Numri një i klubit shkodran kishte deklaruar njëkohësisht se do të studiohej edhe një herë tjetër problemi i gjobave për futbollistët për mosarritjen e objektivit. Ashtu siç do bisedohej edhe për të ardhmen e Vllaznisë në prag të pjesëmarrjes së saj në Ligën Europiane. Ndërkohë, me kalimin e ditëve, gjërat u zbutën paksa.


Vetë presidenti deklaroi se nuk do kishte mbledhje të bordit të klubit, por thjesht disa masa që do merreshin dhe do t’u komunikoheshin lojtarëve në ditët në vijim. Më pas, në mesjavë pati një takim edhe me trajnerin Haxhiosmanoviç, ku u bisedua në lidhje me skuadrën, por edhe për të si trajner në krye të Vllaznisë. Ndonëse nuk ka ende asgjë të përfunduar në këtë drejtim, e rëndësishme është që në klubin shkodran ka nisur puna për pjesëmarrjen në kupat e Europës. Stërvitja, siç është bërë e ditur, do të nisë më 8 qershor, teksa për një javë ekipi do stërvitet në Shkodër. Vetëm pas kësaj jave pastaj do të nisë faza intensive përgatitore, që mendohet të zhvillohet diku jashtë vendit, ndoshta në Mal të Zi, si gjithnjë. Ndonëse dita e rinisjes së stërvitjes në pamje të parë duket se do kohë të vijë, në fakt nuk është ashtu. Kohë nuk ka shumë në dispozicion.


Që do të thotë se futbollistët kuqeblu do të kenë mundësi të pushojnë edhe këto 10 ditë që u kanë mbetur deri atëherë. Por në fakt për shumë prej këtyre futbollistëve nuk do të jenë ditë pushimi. Kjo sepse shumë prej tyre do t’i kenë ditë të ngjeshura me bisedime për kontratat e reja. Shumica e lojtarëve që mbyllën këtë sezon janë të lirë më 6 qershor nga kontrata aktuale. Që do të thotë se vetëm dy ditë më pas këtij afati, do të duhet të nisin stërvitjen për ndeshjet ndërkombëtare, gjithnjë nëse bien dakord për anën financiare të kontratës me presidentin Fushaj. Çështja e kontratave nuk është një problem i lehtë për Vllazninë. Kjo ngaqë thuajse të gjithë titullarët aktualë i kanë mbyllur kontratat me klubin dhe janë futbollistë të lirë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se disa nga këta lojtarë do të lihen të lirë për të gjetur ekip tjetër, pasi nuk do të preferohen edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndonjë tjetër mbase nuk do të joshet nga ajo çfarë do t’i ofrojë Vllaznia dhe do kërkojë strehë tjetër. I bie që shkodranët të jenë në merkato për të paktën 10 futbollistë. Një numër i tillë është relativisht i madh, por puna për merkaton ka nisur në klubin kuqeblu. Piketat ka kohë që janë vënë për disa lojtarë, ndërkohë që po studiohen edhe të tjerë. E rëndësishme është që shumë prej këtyre lojtarëve të jenë më 8 qershor në stërvitje përpara stafit drejtues. Sa i takon këtij të fundit, ende nuk ka asnjë sinjal përfundimtar se kush do të jetë tekniku i Vllaznisë në sezonin e ri. Trajneri Haxhiosmanoviç është një nga kandidatët kryesorë për të vazhduar punën edhe për sezonin e ri, por ndërkohë nga klubi shkodran ende nuk ka një prononcim zyrtar që vërteton rikonfirmimin e tij.





Kuqeblutë, në pritje të listës së klubit

Futbollistët e Vllaznisë prej disa ditësh kanë nisur pushimet. Themi pushimet, sepse në fakt të gjithë i gjen nëpër Shkodër, ngaqë nuk kanë lëvizur gjatë këtyre ditëve. Një nga arsyet pse kanë vepruar kështu, është edhe ajo e pritjes se çfarë do bëhet me të ardhmen e tyre. Fillimisht, kanë menduar se do ketë një analizë, më pas kanë dëgjuar të flitet për kontratat e reja dhe si rrjedhojë e kanë pasur mendjen vetëm te këto gjëra. Vetë presidenti Fushaj ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve do t’i thërrasë një e nga një të gjithë futbollistët për të biseduar për kontratat e reja. Por nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që disa prej futbollistëve të sezonit që sapo u mbyll të lihen të lirë për të gjetur ndonjë skuadër tjetër. Pikërisht shpallja e kësaj liste i ka lënë disi në tension kuqeblutë, të cilët natyrisht që duan ta mësojnë sa më shpejt të jetë e mundur të ardhmen e tyre.


Ganezi Boadu, enigmë e ardhmja e tij

Ka ardhur gjatë verës së shkuar në formë huazimi nga ekipi i Gençlerbirligisë dhe në pjesën e parë të sezonit është paraqitur shumë mirë. Ganezi i Vllaznisë, Xhejms Boadu, i habiti të gjithë me performancën e tij dhe, për këtë arsye, mendimi i përgjithshëm për të ishte se kishim të bënim me një lojtar shumë cilësor. Ndërkohë, me kalimin e kohës, dhe sidomos në pjesën e fundit të kampionatit, forma e mesfushorit ganez erdhi duke rënë. 24-vjeçari, që shënoi edhe 3 gola në kampionat për kuqeblutë, ka qenë ndër futbollistët më të paguar të Vllaznisë në sezonin e shkuar. Por luhatjet në formën e tij kanë bërë që drejtuesit shkodranë t’i propozojnë qëndrimin sërish një kontratë të re (gjithnjë nëse klubi turk pranon ta japë të huazuar sërish), por me një kusht: me një vlerë më të ulët të kontratës. Ende nuk dihet se çfarë do ndodhë, sepse Boadu këto ditë ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij.

S.Shiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 30 May 2009 , 16:02

Vllaznia, e pëson “garda e vjetër”
Humbja e titullit pritet të bëjë shumë viktima. Veteranët e klubit rrezikojnë më shumë


Një javë më parë, shkodranët ëndërronin fitimin e trofeut të titullit kampion. Një Shkodër e tërë e mbushur me optimizëm dhe besim se do t’ia arrinte këtij qëllimi vërshoi drejt kryeqytetit. Por në mbrëmjen e 23 majit, nuk ishte e thënë që kuqeblutë të fitonin në “Qemal Stafa”, përkundrazi, me atë paraqitje të dobët që bënë në takimin e fundit vendimtar për fatet e titullit kampion, jo vetëm që nuk e realizuan atë objektiv që i kishin vënë vetes që në fillim të kampionatit, por në krahun tjetër zemëruan pa masë fansat e tyre, sidomos ato që kishin udhëtuar si asnjë herë tjetër në kryeqytet, por edhe të shumë e shumë të tjerëve në Shkodër dhe kudo në Shqipëri, që simpatizojnë këtë skuadër. Dhe tani edhe pse ka kaluar një jave, në opinion akoma vazhdon të flitet për këtë temë. Por jo vetëm në opinion, pasi një shqetësim të tillë, madje jo të vogël vazhdon ta ketë edhe psesidenca kuqeblu me në krye numrin një të saj Valter Fushaj. Madje nga sa mësohet nga burime brenda klubit Vllaznia, zoti Fushaj, ende nuk ka filluar të mendojë seriozisht për Vllazninë e re, pa i dhënë fund Vllaznisë së vjetër. Ç’ka do të thotë, se gjatë të gjithë këtyre ditëve në sitën e tij ka kaluar e gjithë skuadra, që nga portjeri Grima dhe deri tek kapiteni Sinani, duke përfshirë këtu deri edhe rezervat si dhe më të rinjtë, të cilët kanë qënë pjesë e fushës së lojës për sezonin që lamë pas. Analiza i është bërë të gjitha ndeshjeve, por siç thuhet, ndalesa më e madhe është bërë për dy ndeshjet e fundit të sezonit, atë me Lushnjen në “Loro Boriçi’” dhe Tiranën në kryeqytet, ku loja e dobët që paraqiten në fushën e lojës, si dhe rezultatet negative që regjistruan hodhën në erë objektivin madhor që Vllaznia kishte si objektiv gjatë të gjithë sezonit futbollistik.

Largimet - Flitet se do të jenë të shumta, të paktën kështu komentohet në publik, duke pretenduar se këto lajme kanë dalë nga burime të sigurta brenda kampit kuqeblu. Në shënjestër janë brezi i vjetër, nëse mund t’i quajmë kështu një pjesë të futbollistëve që i kanë kaluar të 30-at, por në listën e largimit thuhet se ka edhe prej atyre që janë më të rinj në moshë, ndaj të cilëve specialistët e klubit Vllaznia, pas konsultave të bëra në mbledhjet e bordit kanë konstatuar nivelin në rënie të tyre. Gjithnjë nga burimet që dalin nga selia e kuqebluve, thuhet se drejtuesit e klubit shkodran do të veprojnë ashtu siç vepruan edhe sezonin e kaluar, duke mos preferuar të bëjnë takime, mbledhje dhe diskutime për një gjë të tillë. Pra e thënë shkurt, fjala “largime” këtu nuk ka pse të merret si e mirëqënë, pasi angazhimet e thuajse 80 % të skuadrës përfundojnë zyrtarisht në javën e parë të qershorit, kur edhe i përfundon kontrata, e cila i mban ata të lidhur me klubin. Kështu që sipas kësaj logjike, të dyja palët nuk kanë më asnjë detyrim te njëri-tjetri. Por në një farë mase, “të larguar” do të jenë ata futbollistë, të cilët gjatë javës së parë të qershorit nuk do t’u bjerë zilja e celularit të presidentit Fushaj. Ndërkohë, pjesa tjetër që do ta ketë këtë mundësi, për këtë fazë të parë nuk do ta ketë punë të kryer veshjen e fanelës së Vllaznisë për edicionin e radhës. Më të qetët në këtë drejtim janë futbollistët që kanëkontrata afatgjata, si kroati Marko Bashiç, kosovari Ilir Nallbani, lezhjani Dritan Smajli, mesfushori i ri Ndriçim Shtupina, duke përfshirë këtu edhe kontigjentin e ri Bala e Hasani, që kanë pasur një afirmim më të madh sezonin e kaluar, si dhe Vucaj, Rraboshta, Dibra dhe Myrtaj, të marrë nga Tërbuni i Pukës.

S.Ekspres

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 30 May 2009 , 19:50

Skodrinon wrote:Vllaznia, e pëson “garda e vjetër”
Humbja e titullit pritet të bëjë shumë viktima. Veteranët e klubit rrezikojnë më shumë


Një javë më parë, shkodranët ëndërronin fitimin e trofeut të titullit kampion. Një Shkodër e tërë e mbushur me optimizëm dhe besim se do t’ia arrinte këtij qëllimi vërshoi drejt kryeqytetit. Por në mbrëmjen e 23 majit, nuk ishte e thënë që kuqeblutë të fitonin në “Qemal Stafa”, përkundrazi, me atë paraqitje të dobët që bënë në takimin e fundit vendimtar për fatet e titullit kampion, jo vetëm që nuk e realizuan atë objektiv që i kishin vënë vetes që në fillim të kampionatit, por në krahun tjetër zemëruan pa masë fansat e tyre, sidomos ato që kishin udhëtuar si asnjë herë tjetër në kryeqytet, por edhe të shumë e shumë të tjerëve në Shkodër dhe kudo në Shqipëri, që simpatizojnë këtë skuadër. Dhe tani edhe pse ka kaluar një jave, në opinion akoma vazhdon të flitet për këtë temë. Por jo vetëm në opinion, pasi një shqetësim të tillë, madje jo të vogël vazhdon ta ketë edhe psesidenca kuqeblu me në krye numrin një të saj Valter Fushaj. Madje nga sa mësohet nga burime brenda klubit Vllaznia, zoti Fushaj, ende nuk ka filluar të mendojë seriozisht për Vllazninë e re, pa i dhënë fund Vllaznisë së vjetër. Ç’ka do të thotë, se gjatë të gjithë këtyre ditëve në sitën e tij ka kaluar e gjithë skuadra, që nga portjeri Grima dhe deri tek kapiteni Sinani, duke përfshirë këtu deri edhe rezervat si dhe më të rinjtë, të cilët kanë qënë pjesë e fushës së lojës për sezonin që lamë pas. Analiza i është bërë të gjitha ndeshjeve, por siç thuhet, ndalesa më e madhe është bërë për dy ndeshjet e fundit të sezonit, atë me Lushnjen në “Loro Boriçi’” dhe Tiranën në kryeqytet, ku loja e dobët që paraqiten në fushën e lojës, si dhe rezultatet negative që regjistruan hodhën në erë objektivin madhor që Vllaznia kishte si objektiv gjatë të gjithë sezonit futbollistik.

Largimet - Flitet se do të jenë të shumta, të paktën kështu komentohet në publik, duke pretenduar se këto lajme kanë dalë nga burime të sigurta brenda kampit kuqeblu. Në shënjestër janë brezi i vjetër, nëse mund t’i quajmë kështu një pjesë të futbollistëve që i kanë kaluar të 30-at, por në listën e largimit thuhet se ka edhe prej atyre që janë më të rinj në moshë, ndaj të cilëve specialistët e klubit Vllaznia, pas konsultave të bëra në mbledhjet e bordit kanë konstatuar nivelin në rënie të tyre. Gjithnjë nga burimet që dalin nga selia e kuqebluve, thuhet se drejtuesit e klubit shkodran do të veprojnë ashtu siç vepruan edhe sezonin e kaluar, duke mos preferuar të bëjnë takime, mbledhje dhe diskutime për një gjë të tillë. Pra e thënë shkurt, fjala “largime” këtu nuk ka pse të merret si e mirëqënë, pasi angazhimet e thuajse 80 % të skuadrës përfundojnë zyrtarisht në javën e parë të qershorit, kur edhe i përfundon kontrata, e cila i mban ata të lidhur me klubin. Kështu që sipas kësaj logjike, të dyja palët nuk kanë më asnjë detyrim te njëri-tjetri. Por në një farë mase, “të larguar” do të jenë ata futbollistë, të cilët gjatë javës së parë të qershorit nuk do t’u bjerë zilja e celularit të presidentit Fushaj. Ndërkohë, pjesa tjetër që do ta ketë këtë mundësi, për këtë fazë të parë nuk do ta ketë punë të kryer veshjen e fanelës së Vllaznisë për edicionin e radhës. Më të qetët në këtë drejtim janë futbollistët që kanëkontrata afatgjata, si kroati Marko Bashiç, kosovari Ilir Nallbani, lezhjani Dritan Smajli, mesfushori i ri Ndriçim Shtupina, duke përfshirë këtu edhe kontigjentin e ri Bala e Hasani, që kanë pasur një afirmim më të madh sezonin e kaluar, si dhe Vucaj, Rraboshta, Dibra dhe Myrtaj, të marrë nga Tërbuni i Pukës.

S.Ekspres

un mendoj se asht e drejte kja gja

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 30 May 2009 , 22:37

KM miraton truallin për ndërtimin e terreneve sportive për “Vllazninë

Gazeta Sot - KM miraton truallin për ndërtimin e terreneve sportive për “Vllazninë” Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin “Për kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të truallit pranë ish SMT-së, Shkodër, për ndërtimin e terreneve sportive të klubit të futbollit “Vllaznia”, i propozuar nga ministri i Brendshëm. Me këtë vendim, kryeministri Berisha mban premtimin e dhënë më parë qytetarëve të Shkodrës, për t’i mundësuar Klubit të Futbollit “Vllaznia” ndërtimin e terreneve sportive, të mjaftueshme për të stërvitjen e të rinjve të këtij klubi.

shkodraonline

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 31 May 2009 , 00:41

edhe vjet u fol garda e vjeter mu hek
u perjashtune lici e grima e kthyne prap si heroj
une per vedi jam tifoz me aden sezonin qe vjen
se kur nuk dolen kampion sivjet sot e nje mije vjet sdalin ma
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 31 May 2009 , 05:20

Skodrinon wrote:KM miraton truallin për ndërtimin e terreneve sportive për “Vllazninë

Gazeta Sot - KM miraton truallin për ndërtimin e terreneve sportive për “Vllazninë” Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin “Për kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të truallit pranë ish SMT-së, Shkodër, për ndërtimin e terreneve sportive të klubit të futbollit “Vllaznia”, i propozuar nga ministri i Brendshëm. Me këtë vendim, kryeministri Berisha mban premtimin e dhënë më parë qytetarëve të Shkodrës, për t’i mundësuar Klubit të Futbollit “Vllaznia” ndërtimin e terreneve sportive, të mjaftueshme për të stërvitjen e të rinjve të këtij klubi.

shkodraonline
shum mire sala.

shkodra do ia shpreblejn me vote :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 31 May 2009 , 05:22

GOLDIAN wrote:edhe vjet u fol garda e vjeter mu hek
u perjashtune lici e grima e kthyne prap si heroj
une per vedi jam tifoz me aden sezonin qe vjen
se kur nuk dolen kampion sivjet sot e nje mije vjet sdalin ma
sma han mendja se i kthen ma goldi.

u pa shum qarte pse vllaznia lodhet ,dhe ata duhet me e lan vete tashti se ska kuptim,por problemi asht qe ia ba syni jeshil$$$$$$ edhe atyne e nuk i bahet me e lane futbollin se nuk kane me pas pension mandej :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 31 May 2009 , 09:11

fpjalmi wrote:
GOLDIAN wrote:edhe vjet u fol garda e vjeter mu hek
u perjashtune lici e grima e kthyne prap si heroj
une per vedi jam tifoz me aden sezonin qe vjen
se kur nuk dolen kampion sivjet sot e nje mije vjet sdalin ma
sma han mendja se i kthen ma goldi.

u pa shum qarte pse vllaznia lodhet ,dhe ata duhet me e lan vete tashti se ska kuptim,por problemi asht qe ia ba syni jeshil$$$$$$ edhe atyne e nuk i bahet me e lane futbollin se nuk kane me pas pension mandej :D :D :D
drejte ke ma pjalm
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 31 May 2009 , 19:08

me lajmet e fundit bahet fjale qe lojtaret e vjeter me kalu me nji skuader tjeter ne superlige

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 31 May 2009 , 21:15

Grima-Lici, veteranët
që po vendosin rekorde
Pritet që Fushaj t’u bëjë dy lojtarëve një ofertë te re
Vllaznia/Portieri e mbrojtësi, pikat më të forta kuqeblu

Dy veteranët e ekipit
të Vllaznisë, 34-
vjeçari i portës,
Armir Grima dhe 35-vjeçari i
mbrojtjes, por që është rreshtuar
në çdo sektor të fushës,
Suad Lici, janë dy nga lojtarët
që në këtë sezon futbollistik
mbajnë rekord për ndeshjet e
luajtura. Gjatë kampionatit,
gardiani Grima ka zhvilluar
33 takime, ndërsa Lici është
aktivizuar në 32 prej tyre.
Portieri i shkodranëve ka
qenë një nga pikat më të forta
të kuqebluve gjatë këtij sezoni.
Ai nuk e ka pasur
aspak të lehtë, që të sfidojë
moshën e re të Ndojës e të Bishanit.
Megjithatë, pothuajse
në të gjitha ndeshjet ka qenë
në krye te portës. Jo rrallëherë,
pjekuria e veteranit dhe
njëherësh zëvendëskapitenit
Armir Grima ka qenë vendimtare
në rezultatet e ekipit.
Pavarësisht problemeve
të vogla shëndetësore apo
dëmtimeve, gardiani i
portës shkodrane nuk është
penguar aspak për të
qenë pjesë e formacionit të
parë të skuadrës.
Mbrojtësi
Edhe mbrojtësi i Vllaznisë,
Suad Lici, ka bërë
një paraqitje të mirë këtë sezon.
Ndonëse këtë vit ai festoi
35-vjetorin e lindjes, në
fushë është shfaqur krejt
ndryshe. Grinta e treguar
dhe shpirti i lartë i garës i
kanë dhënë shpeshherë fitoren
shkodranëve. Për Licin,
ky sezon ka qenë jo
vetëm i vështirë, por edhe me
shumë ngarkesë emocionale.
Në sezonin që sapo u
mbyll, ai nuk mbahet mend
vetëm për lojën e mirë në
mbrojtje, por edhe për
grintën e tij në ndihmë të
sulmit. Përpos këtyre është
shquar edhe si një “snajper”,
sepse kanë i pagabueshëm

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 31 May 2009 , 21:23

Javën e ardhshme do
të fillojnë bisedimet
Ashtu siç dhe është përfolur, java e ardhshme
për kuqeblutë ka një rëndësi të madhe për sa i përket
ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri. Momentalisht,
shumë pak nga lojtarët titullarë janë në kontratë
me Vllazninë. Afrimi i datës së takimeve të
Ligës Evropiane e bën të domosdoshëm formimin e
ekipit në një kohë mjaft të shpejtë. Deri tani kanë një
kontratë të rregullt me klubin shkodran vetëm Bashiç,
Nallbani dhe Shtubina, kështu që presidenca duhet
të fillojë menjëherë pa humbur kohë me përcaktimin
e lojtarëve të tjerë, të cilët do të militojnë në
këtë sezon te kuqeblutë. Ajo që mësohet është se
numri një i klubit, Valter Fushaj, do të nisë fillimisht
bisedimet me ata futbollistë që kanë dhënë më
shumë gjatë gjithë sezonit të kaluar. Megjithatë nuk
përjashtohet mundësia që presidenti shkodran të
mos e thërrasë ndonjë prej tyre. Sepse, pavarësisht
shifrave marramendëse të kontratës, jo të gjithë e
kanë justifikuar veten. A.Uruçi

Post Reply