Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:14

Formacioni, pak dilema për vendosjen

Gjatë gjithë kësaj jave trajneri Haxhiosmanoviç është munduar të ndërtojë taktikën e duhur për ndeshjen me Tiranën. Një taktikë që në fakt ende nuk është e qartë se si do të funksionojë. Ajo çfarë mësohet nga burime brenda skuadrës është se Vllaznia nuk pritet të luajë me dy sulmues të mirëfilltë në këtë takim. Sinani do të ketë pas shpinës së tij me shumë të ngjarë Dhëmbin. Nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe Boadu, por alternativa e mundshme duket ajo e korçarit. Vendet e tjera në fushë nuk kanë shumë dilema. Duke nisur nga porta me Grimën, për të vazhduar me katërshen e mbrojtjes të përbërë nga Smajli, Beqiri, Bashiç e Lici. Në mesfushë mund të luhet sërish me katër lojtarë, pikërisht Boadu në të djathtë, Belishën e Nallbanin në qendër dhe Shtubinën në të majtë, duke pasur para tyre Dhëmbin dhe në majë Sinanin. Një skemë identike me atë të Tiranës, që pritet të luajë edhe ajo me 4?4?1?1.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:14

Bujar Qamili: Fitojmë, jam i bindur!

Ka qenë ndër më optimistët në radhët e tifozërisë shkodrane. Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili, që njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, është një nga ndjekësit më të rregullt të skuadrës së tij të zemrës. “Jam shumë i bindur se do të fitojmë dhe do të shpallemi kampionë. Për mua barazimi me Lushnjën na ka ba veç mirë, sepse na motivon edhe më tepër dhe të jeni të bindur se do fitojmë. Shkodra e meriton këtë titull,” - ka thënë ai.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:15

Haxhiosmanoviç: Vllaznia s’dorëzohet kollaj

Barazimi në javën që shkoi sigurisht që i ka lënë një shije të keqe. Nuk e kishte menduar kurrsesi se do të ndodhte ajo që ndodhi, megjithatë që nga e hëna trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, ka filluar të mendojë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Atë të kësaj fundjave me Tiranën që do të përcaktojë edhe skuadrën fituese të titullit kampion. Pavarësisht se skuadra e tij nuk është favorite për këtë ndeshje, pavarësisht se luhet në Tiranë dhe jo në Shkodër, sërish ai mendon se kuqeblutë kanë shanse për të treguar veten e tyre dhe këtë gjë do ta bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke folur për “Sportin shqiptar”, tekniku malazez i Vllaznisë thotë: “Nuk jemi favoritë për këtë ndeshje. Më ndryshe do të kishte qenë puna nëse do kishim shkuar me një pikë avantazh në Tiranë, sepse do të kishim pasur edhe barazimin në anën tonë, megjithëse edhe ai nuk do të kishte qenë gjithçka. Por edhe në këtë situatë që jemi, unë vazhdoj të besoj te titulli kampion. Ndaj Tiranës gjithnjë kemi luajtur mirë dhe besoj se kështu ka për të ndodhur edhe këtë herë. Nuk besoj se kundërshtari ynë do ta fitojë kollaj ndeshjen. Nga natyra jam optimist dhe i tillë kam qenë gjithnjë dhe prej kësaj nuk heq dorë lehtë nga pikësynimet e mia. Të njëjtin mendim besoj se kanë edhe futbollistët e Vllaznisë, sepse edhe ata duan ta mbyllin me sukses këtë kampionat. Nëse kemi arritur këtu ku jemi, është merita e të gjithëve që kanë punuar për këtë gjë dhe nuk ka pse të mos bëjmë edhe një sforco tjetër të fundit.” Për “Dedën”, vendimi i bordit drejtues të klubit për të mos ndëshkuar skuadrën pas barazimit me Lushnjën është pozitiv, sepse rikthen entuziazmin dhe atmosferën në radhët e saj. Po ashtu, gjë e mirë për kuqeblutë është edhe gatishmëria e të gjithë futbollistëve për ndeshjen e fundit të kampionatit. Me përjashtim të Shtubinës, që ka ende pak probleme, por të cilat do të kalojnë deri të shtunën, gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm për këtë ndeshje. Ky është një plus më tepër, ndërkohë që tashmë ka nisur puna për përgatitjen e skuadrës nga ana psikologjike dhe taktike për këtë takim. Për ndeshjen e fundit me bardheblutë pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shkodranë, të cilët në fakt janë ftohur paksa me skuadrën pas barazimit të tri ditëve më parë. Por vetë Haxhiosmanoviç mendon ndryshe, teksa në fund thekson: “Nuk mendoj se ai barazim do të ndikojë tek tifozët. Ai që është tifoz dhe e do me zemër Vllazninë, nuk ka se si të mos jetë në Tiranë për këtë ndeshje. Përderisa kemi ende shanse për t’u shpallur kampion, tifozët me siguri që nuk do kenë dëshirë ta shijonin një titull të mundshëm nga shtëpia, por ta shijojnë atë nga shkallët e stadiumit. Unë dua t’i siguroj ata se Vllaznia nuk ka për t’i zhgënyer në këtë ndeshje shumë vendimtare të këtij sezoni.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:16

Medja: Titulli varet vetëm nga Vllaznia
Vërtetë barazimi i ditës së shtunë, në stadiumin “Loro Boriçi”, 1-1 me Lushnjën, për Vllazninë dhe mbarë opinionin sportdashës në Shkodër është konsideruar shumë tragjik, por në krahun tjetër, për krerët më të lartë të klubit shkodran asgjë s’ka mbaruar. Sekretari i këtij klubi, Agim Medja, e konsideron betejën të hapur dhe titullin “kampion” plotësisht të arritshëm prej kuqebluve. Shefi i klubit “Në fakt, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Barazimi me Lushnjën për neve, si ekip pretendent për titullin kampion, ka qenë tërësisht i papranueshëm. Megjithatë, futbolli njeh edhe të tilla disfata. Sigurisht që nuk ka asnjë lloj justifikimi për këtë rezultat, por realisht në krahun tjetër nuk duhet ta dramatizojmë aspak situatën. Unë mendoj se janë 90 minuta në lojë për të përcaktuar titullin kampion. As Tirana nuk e ka të sigurt një gjë të tillë, edhe pse është një pikë më shumë dhe më lart se ne, por as Vllaznia. Madje, do të theksoja faktin që, sikur edhe Vllaznia të shkonte me një pikë përpara se kundërshtari në kryeqytet, përsëri asgjë s’do të kishim të përfunduar. Unë mendoj se fati i titullit kampion varet vetëm nga neve dhe askush tjetër”, ka thënë plot optimizëm numri dy i klubit shkodran, i cili beson në fitoren e Vllaznisë ditën e shtunë në kryeqytet, përballë Tiranës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:17

Masat
Ditët e fundit u krijua një situatë e turbullt, përreth kampit shkodran pas atyre masave paraprake, që mori presidenca e klubit për të ndëshkuar skuadrën dhe individë të veçantë për mungesë impenjimi ndaj Lushnjës, por më pas gjithçka u kthye mbrapsht. “Mund të them se ishin disa masa paraprake, e nuk mund të them të nxituara, por që gjithsesi nuk ishin në momentin e duhur, prandaj pas një analize të gjatë të bordit drejtues u vendos që ato të hiqeshin deri pas takimit me bardheblutë, në mënyrë që t’i krijojmë qetësinë e duhur skuadrës për të reaguar pozitivisht ditën e shtunë, e duke shpresuar që titulli kampion këtë sezon të vijë në Shkodër, - shpjegon Medja. - Ky ka qenë mirëkuptimi i të gjitha palëve në këtë takim dhe që mendoj se do t’i shërbejë siç duhet ekipit. Gjithashtu, kam besim se edhe tifozeria shkodrane duhet të përkrahë ekipin e saj të zemrës, ashtu siç di vetëm ajo të bëjë, duke qenë një faktor plus në suksesin tonë të përbashkët kësaj radhe”, ka mbyllur prononcimin e tij sekretari i klubit të futbollit “Vllaznia”, i cili e ka parë dhe e shikon situatën rreth skuadrës shkodrane në një këndvështrim ndryshe dhe shumë më pozitiv se mjaft specialistë të tjerë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:18

Vllaznia mund t’ia dalë në “Qemal Stafa”

Nga Gjergj KOLA

Gjendja emocionale e shumë prej dashamirësve të Vllaznisë pas ndeshjes së barazuar me Lushnjën, është në minimumin më të mundshëm. Aspak e denjë për një pragndeshje si kjo me Tiranën që do vendosë për fatin e skuadrës që do shpallet kampion për sezonin 2008-2009. Megjithatë në Shkodër ka ende nga ata që besojnë se pavarësisht se në “Qemal Stafa” nuk shkojmë si favoritë, sërish mund t’ia dalim. Një nga ata jam edhe unë. E njoh mirë ambjentin brenda dhe jashtë skuadrës dhe pikërisht prej këtij ambjenti pres më shumë të shtunën që vjen.Besoj, ashtu si unë edhe shumë të tjerë, se Vllaznia mund të fitojë brenda në Tiranë këtë herë. Këtë e bazoj tek egoja profesionale e kapitenit Sinani i cili ndonëse ka zhvilluar jo një nga sezonet e tij më të mira, sërish nuk e ka për zakon të heqë dorë nga ato çfarë dëshiron. Besoj tek Grima, Lici e Osja, tre veteranët që përveç karakterit të tyre të lartë, nuk do ia lejojnë vetes dështimin për të ngritur edhe një trofe tjetër në karrierën e tyre. Besoj tek Beqiri, Belisha e Kaçi sepse ata kanë vërtetë shumë për të dhënë për këtë skuadër dhe qytetin e tyre. Kam shumë besim se Vllaznia mund t’ia dalë edhe ngaqë Bashiç e Boadu zor të kenë rast të tillë në karrierën e tyre për t’u shpallur kampion nëse nuk e arrijnë këtë gjë në këtë sezon me skuadrën shkodrane. i besoj Nallbani, një lojtar që nuk di kurrë të ndalet por të jape gjithnjë më të mirën për Vllazninë, a thua se është “shkodran puro”. Ashtu siç kam dëshirë të besoj se edhe lezhjani Smajli do të vërë shpirtin në fushë për të shënuar këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Kam dëshirë dhe mbi të gjitha ia uroj Shtubinës ta shoh me medaljen e kampionit në qafë sepse do të thoshte një karrierë e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për të. Dhe ai vërtetë e meriton sepse ka qenë jo vetëm zbulimi i Vllaznisë në këtë sezon, por futbollisti- model në të gjitha drejtimet. Por unë besoj edhe tek Dhëmbi pavarësisht se pas janarit nuk ka lënë shumë gjurmë tek kjo skuadër. Nisur nga dhuntitë që ai ka por edhe nga dëshira për ta shkruajtur në CV-në e tij këtë titull kampion, kam besim se do bëjë më të mirën në fushë ndaj bardhebluve. Shpresat se do të fitojmë ndaj Tiranës i bazoj dhe tek shansi që trajneri Haxhiosmanoviç ka në drejtimin e Vllaznisë. Ai është ndër trajnerët që ka patur më shumë shans se çdo trajner tjetër dhe për këtë arsye, mendja më gënjen se do ndodhi kështu edhe këtë herë. Besoj se titulli mund të vijë në Shkodër edhe si shpërblim për presidentin Valter Fushaj. Ai ka krijuar dhe krijon përditë e më tepër profilin e një presidenti vërtetë profesionist. Mbi të gjitha shumë korrekt në marrëdhëniet me të gjithë. Ai e meriton edhe këtë titull sepse ka investuar për të. Njëkohësisht ky titull do ishte një shtysë më tepër në planet e tij ambicioze për të ardhmen. Dhe së fundi, besoj dhe të gjithë duhet të besojmë tek titulli, për hir të tifozëve të zjarrtë të kësaj skuadre. Të atyre që e duan Vllazninë më shumë se gjithçka tjetër. Për hir të Shkodrës dhe mbarë veriorëve për të cilët, kjo skuadër dhe ky emër, është një krenari e madhe për ta. Vllaznia duhet të besojë tek ky titull i 10-të që vjen në 90 vjetorin e krijimit të saj. Për ta fituar dhe për “t’i mbyllur gojën” gjithë armiqve të saj. Për të gjitha këto arsye unë besoj se Vllaznia të shtunë mund të fitojë në “Qemal Stafa”. Prandaj do jem në tribunën e këtij stadiumi për të bërtitur për të. Të njëjtën gjë shpresoj se do bëjnë edhe shkodranët e tjerë që duhet të jenë të shumtë në këtë takim. Nuk është koha për debate dhe armiqësi. Është koha për t’u bashkuar të gjithë bashkë sepse vetëm kështu, mbrëmja e 23 majit mund të mbetet e mund të mbetet e paharruar në mendjen e të gjithë neve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 May 2009 , 18:18

Vllaznia, përsërite 7 majin e 2008-ës!

Duhet pranuar se barazimi i Vllaznisë, ditës së shtunë në “Loro Boriçi”, përballë Lushnjës, ka qenë tepër zhgënjyes dhe shokues, jo vetëm për skuadrën shkodrane dhe drejtuesit e saj, por edhe për mbarë Shkodrës apo Veriun, që e kanë përjetuar me shumë dhimbje një rezultat të tillë. Pa dashur t’i hyjnë në detaje apo një analize të hollësishme atij barazimi, që ka bërë që shkodranët të rrezikojnë gjithçka për këtë sezon, duket se nuk është momenti për të kujtuar anët negative apo se çfarë ka ndodhur dhe mund të ndodhë në të ardhmen me kuqeblutë. E gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet me shumë optimizëm tek takimi i fundit i kampionatit, ku Vllaznia do të luajë në kryeqytet, përballë skuadrës së Tiranës. Mund të themi se kjo pragndeshje apo gjendja, për Vllazninë, është thuajse indentik me një vit më parë, kur kuqeblutë fituan trofeun e Kupës së Shqipërisë pas 21-vjetësh, përballë të njëjtit kundërshtar. Në Shkodër, në javën e parafundit të sezonit të kaluar vinte ekipi i Skënderbeut, ekip i cili e kishte “prerë” biletën për të zbritur në kategorinë e parë (pra bëhet fjalë për sezonin 2007-2008), dhe në këtë ndeshje pas kurrfarë pretendimesh për asnjërin prej këtyre dy skuadrave, Vllaznia bën një paraqitje zhgënjyese, katër ditë para finales me Tiranën. Madje ky takim ishte konsideruar atëherë nga stafi teknik i shkodranëve, dhe si për koiçidencë është e njëjta dyshe e stafit teknik si një vit më parë Dervish Haxhiosmanoviç dhe Armando Cungu, si test për finalen e Kupës së Shqipërisë. Por ky test, në atë ndeshje rezultoi tepër zhgënjyes. Edhe pse pas kësaj ndeshjeje (pra bëhet fjalë për takimin Vllaznia Shkumbini, më 3 maj 2008), kishte shumë pesimizëm se kuqeblutë mund të sillnin në Shkodër trofeun e Kupës, drejt Elbasanit, ku u zhvillua kjo finale udhëtuan me mijëra tifozë nga e gjithë Shqipëria, në përkrahje të Vllaznisë. Kjo e fundit, jo vetëm që nuk zhgënjeu, por bëri një paraqitje spektakolare, duke neutralizuar kundërshtarin në çdo aspekt, duke dominuar mbi të, më 7 maj në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Thuajse e njëjta histori duket se do të përsëritet edhe tani. Vllaznia ka zhgënjyer në javën e parafundit të këtij kampionati, me një ekip, që thuajse ka rënë nga superliga, Lushnja, dhe ka një finale për “jetë e vdekje”, me Tiranën në kryeqytet. Prandaj në këto kushte duhet t’i besojmë edhe 90 minuta kuqebluve, pasi ndoshta do të përsëritet një tjetër “7 maji 2008-ës”, ku shkodranët në rast fitoreje ndaj bardhebluve do të shpallen “kampion” për herë të 10-të në historinë e klubit më të vjetër në vendin tonë. Edhe sikur Vllaznia të kishte fituar me Lushnjën, diferenca prej një pike, mbi Tiranën, nuk duhej t’i kishte ngrohur shumë shkodranët, pasi për të patur të sigurtë titullin “kampion”, edhe me një pikë përpara, në kryeqytet duhet të kishim shkuar me objektiv fitoren, siç duhet edhe në rastin konkret. Nuk duhet të harrojmë edhe faktin tjetër se Vllaznia e sivjetshme, është shumë herë më e mire dhe më lart se ajo e vjetshmja. Tirana e vjetshme është më e dobët se e sivjetshmja. Ndoshta historia do të përsëritet.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 26 May 2009 , 18:10

Fushaj: Dështoi investimi im, jo Vllaznia

Presidenti Valter Fushaj u kërkon falje tifozëve për titullin, që u humb ndaj Lushnjës, sipas tij

E ka dëshiruar shumë një titull kampion këtë sezon. Ka bërë gjithçka për ta arritur atë, por në fund nuk ia ka dalë. I vjen keq për veten, por mbi të gjitha për tifozët shkodranë. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, në një prononcim të djeshëm, ka folur në lidhje me ndeshjen e së shtunës ndaj Tiranës, teksa ka shpjeguar gjithçka ka ngjarë aty. Në intervistën e tij për “Sportin shqiptar”, ai është shprehur:

Vllaznia dështoi në përpjekjet e saj për t’u shpallur kampione…?

Në radhë të parë, dua të them se Vllaznia nuk ka dështuar në objektivat e saj. Ajo që në fillim të sezonit ka pretenduar për të qenë në vendet e para të tabelës së renditjes dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës, në fakt këtë e ka arritur, madje ishte shumë pranë edhe titullit kampion. Por nëse ka ndonjë gjë që ka dështuar këtë sezon, është investimi im.

Them dështim, sepse kam investuar për ta nxjerrë këtë ekip kampion dhe vendi i dytë nuk e justifikon atë. Kam shpenzuar në fillim të sezonit, teksa morëm pjesë në Kupën UEFA dhe u përfaqësuam denjësisht, kam shpenzuar për kampionatin, për merkaton e janarit vetëm e vetëm që të dilnim kampionë. Shumat e shpenzuara kanë qenë shumë të mëdha dhe vetëm nëse do të dilnim të parët, do isha i shpërblyer.

Pse nuk mundi Vllaznia të fitonte ndaj Tiranës?

Unë nuk e shoh humbjen e titullit pikërisht në ndeshjen e fundit me Tiranën. Vllaznia e ka humbur titullin kampion në ndeshjen me Lushnjën. Pas asaj ndeshjeje kam qenë tepër i mërzitur, madje për dy ditë me radhë nuk kam komunikuar me asnjeri. Ndërsa humbja me Tiranën në njëfarë mënyre nuk më erdhi e papritur.

E ndërtuam strategjinë e lojës të tillë që të shënonim me çdo kusht, por në fakt gabuam që në minutën e parë dhe kjo kushtëzoi vazhdimin e mëtejshëm të ndeshjes. Ndodhi ajo që i ndodhi vjet Tiranës në finalen e Kupës, kur shënuam në minutën e shtatë dhe ajo nuk mundi të reagonte.

Duhej të luante me atë mënyrë loje Vllaznia ndaj Tiranës?

E thashë edhe më lart, që titullin ne e humbëm në Shkodër me Lushnjën. Nëse do ta kishim fituar atë ndeshje, do kishim shkuar në Tiranë për të marrë edhe një barazim dhe të jeni të sigurt se do ta kishim arritur. Katër herë jemi ndeshur më parë me Tiranën brenda këtij sezoni dhe asnjëherë nuk na kanë mundur brenda 90 minutave. Kështu do kishte ndodhur edhe këtë herë, por deshëm të sulmonim, sepse vetëm ashtu mund të fitonim, por në fakt e pësuam.

Lojtarët, por edhe stafi kanë pasur vërejtje për gjykimin. Ju si e gjykoni?

Tashmë kjo çështje është e mbyllur, por mendimi im është se gjyqtarët kishin punuar për atë ndeshje.

Do ketë ndonjë masë tani?

Deri në fund të kësaj jave, së bashku me stafin tim do mblidhemi dhe do diskutojmë mbi këtë çështje, por edhe shumë të tjera. Sa u takon gjobave të paralajmëruara që javën e kaluar, mund të them se secili futbollist do të kalojë në “sitën” e bordit drejtues, teksa do të vlerësohet kontributi gjithëvjetor i secilit dhe prej tyre do varen edhe masat. Mund të them se ndëshkimet do jenë të tilla, nga një rrogë mujore deri në 30 për qind të vlerës së kontratës.

Po planet për pjesëmarrjen në Ligën e Europës?

Në mbledhjen e kësaj jave të bordit do të diskutohen shumë probleme. Kuptohet, edhe për të ardhmen, teksa deri nga data 5 apo 10 qershor mendoj se skuadra do jetë pushim. Më pas do nisë nga stërvitja dhe përgatitjet për pjesëmarrjen në Europë, sepse nuk kemi shumë kohë në dispozicion, ngaqë ndeshja e parë luhet më 2 korrik. Gjatë kësaj mbledhjeje do diskutohen edhe për problemet e lojtarëve që do largohen, ngaqë u mbaron kontrata, atyre që do t’u bëjmë ofertë për t’i rinovuar apo dhe emrat e lojtarëve që do kërkojmë të marrim.

Po për trajnerin, do të qëndrojë Haxhiosmanoviç?

Kjo mbetet për t’u parë. Me të kemi pasur një kontratë 3-mujore me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Kështu që më parë do analizojmë këtë sezon që sapo mbyllën dhe pastaj do fillojmë të diskutojmë për atë që do vijë.

S.Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 26 May 2009 , 18:11

Kuqeblutë, kontrata deri më 6 qershor

Të gjithë futbollistët e Vllaznisë kanë kontrata me klubin dhe presidentin deri më 6 qershor. Duke qenë kështu, duket se është plotësisht e drejtë e klubit që të marrë masa ndëshkimore për lojtarët për mosarritjen e objektivit. Presidenti Fushaj ka deklaruar që pas ndeshjes me Lushnjën se ndaj skuadrës do ketë masa, por ato i shtyu pas ndeshjes me Tiranën.

Tashmë që nuk u arrit titulli, priten ndëshkimet. Kuptohet, nuk do ta pësojnë të gjithë, por ata që nuk kanë dhënë atë që pritej prej tyre. Skuadra e Vllaznisë ka qenë ndër më të paguarat e kampionatit shqiptar dhe nga ana tjetër ka pasur një korrektesë shumë të madhe nga ana e presidentit në këtë drejtim.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 26 May 2009 , 18:14

Kuqeblutë, pushim pa kufi

Ekipi shkodran do të bëjë disa ditë pushim, deri në fillimin e punës për sezonin e ri, më saktë për ndeshjet
e Ligës së Evropës. Por momentalisht asnjë prej lojtarëve të ekipit kuqeblu nuk di të thonë saktësisht se deri kur do të zgjasë pushimi i tyre. Kjo është në dorë të stafit teknik, edhe pse vetë takimet ndërkombëtare, bëjnë që
pushimet e kuqebluve të mos kenë shumë jetëgjatësi. Nga sa mësohet, fillimi i muajit qershor mund të shënojë seancën e parë në kuadër të sezonit të ri. Por gjatë kësaj periudhe pushimi për lojtarët, natyrisht që drejtuesit do të jenë në valën e punës, për të bërë të mundur ruajtjen e grupit dhe po ashtu forcimin e ekipit me elementë cilësorë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 26 May 2009 , 18:15

Kroati Plantiç, i pari që largohet

Ndonëse në media kanë filluar të lakohen emrat e parë të futbollistëve që do largohen nga Vllaznia, nga ana e klubit shkodran nuk pohohet asgjë në këtë drejtim. I vetmi emër i dhënë publikisht si i larguar është ai i kroatit Mirko Plantiç. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë presidenti Fushaj, i cili këtë vendim ia ka komunikuar edhe vetë lojtarit përpara nisjes së tij për në Kroaci.

Plantiç erdhi me bujë në merkaton e janarit si përforcim për mbrojtjen dhe mesfushën, por në fakt nuk ka rezultuar i tillë. Ka luajtur në shumë pak ndeshje dhe në to nuk ka qenë shumë deciziv. Për këtë arsye, klubi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me të. Në këtë mënyrë kroati bëhet i pari futbollist i larguar nga Vllaznia.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 21:33

Skodrinon wrote:Kroati Plantiç, i pari që largohet

Ndonëse në media kanë filluar të lakohen emrat e parë të futbollistëve që do largohen nga Vllaznia, nga ana e klubit shkodran nuk pohohet asgjë në këtë drejtim. I vetmi emër i dhënë publikisht si i larguar është ai i kroatit Mirko Plantiç. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë presidenti Fushaj, i cili këtë vendim ia ka komunikuar edhe vetë lojtarit përpara nisjes së tij për në Kroaci.

Plantiç erdhi me bujë në merkaton e janarit si përforcim për mbrojtjen dhe mesfushën, por në fakt nuk ka rezultuar i tillë. Ka luajtur në shumë pak ndeshje dhe në to nuk ka qenë shumë deciziv. Për këtë arsye, klubi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me të. Në këtë mënyrë kroati bëhet i pari futbollist i larguar nga Vllaznia.
mireboll qe po iken se nuk ka dhan kurxha.

po dede a e ka thy qafen hala :x :x :x :x

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 21:34

Skodrinon wrote:Kuqeblutë, kontrata deri më 6 qershor

Të gjithë futbollistët e Vllaznisë kanë kontrata me klubin dhe presidentin deri më 6 qershor. Duke qenë kështu, duket se është plotësisht e drejtë e klubit që të marrë masa ndëshkimore për lojtarët për mosarritjen e objektivit. Presidenti Fushaj ka deklaruar që pas ndeshjes me Lushnjën se ndaj skuadrës do ketë masa, por ato i shtyu pas ndeshjes me Tiranën.

Tashmë që nuk u arrit titulli, priten ndëshkimet. Kuptohet, nuk do ta pësojnë të gjithë, por ata që nuk kanë dhënë atë që pritej prej tyre. Skuadra e Vllaznisë ka qenë ndër më të paguarat e kampionatit shqiptar dhe nga ana tjetër ka pasur një korrektesë shumë të madhe nga ana e presidentit në këtë drejtim.
mendoj se fushaj nese i xhobit do bajn shum gabim.

nuk tapo na vjen kush me vllaznine

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 22:38

Flamurtari/ Kërkohen me ngulm dy mbrojtësit
Pas Shoshit, synohet edhe Smajli


Klubi vlonjat ka si objektiv
kryesor në merkaton e
verës, afrimin e dy mbrojtësve
të spikatur të kampionatit
shqiptar, Maringlen Shoshin
dhe Dritan Smajlin. Kjo konfirmohet
nga burime të sigurta
të “Panorama Sport”
pranë drejtuesve kuqezi.
Nëse emri i mbrojtësit të kombëtares
U-21 dhe Apolonisë,
Shoshi, është përmendur
edhe më parë, lëvizja e re
e drejtuesve ka të bëjë me
Smajlin e Vllaznisë. Pas fitimit
të Kupës së Shqipërisë,
presidenti i Flamurtarit,
Shpëtim Gjika, ka thënë se do
të ndërtohet një skuadër kompetitive
për sezonin e
ardhshëm. Ndërkohë, katër
lojtarët kroatë nuk e kanë bindur
klubin dhe janë larguar,
gjë që mund të shoqërohet
edhe me largime të tjera. Nga
sa mësohet, përveç kroatëve,
pritet të largohen edhe tre
lojtarë vendës. Tashmë që
koha nuk premton, drejtuesit
po shpejtojnë që të kompletojnë
grupin prej 25 lojtarësh,
që do të jetë gati për sezonin
2009-2010.
Tratativat – Me qendërmbrojtësin
fierak, Maringlen
Shoshin, kanë nisur tratativat,
por për momentin nuk ka
diçka konkrete, të paktën sipas
asaj që bën të ditur klubi
vlonjat. Flamurtari kërkon
me çdo kusht të bëjë të vetin
Shoshin, për të zgjidhur problemin
e qendërmbrojtësit pas
largimit të kroatit Branko
Paniç. Por për të mbyllur përfundimisht
boshllëkun në
repartin e prapavijës, është
piketuar lezhjani Smajli. Pas
zërave se vlonjatët kërkojnë
Sinanin dhe Sukajn, mbrojtësi
është i treti lojtar nga Vllaznia,
që Flamurtari dëshiron
ta afrojë. Tratativat kanë
nisur dhe në klub pohojnë se
pritet të zyrtarizohen shumë
shpejt dy emrat që do të kompletojnë
mbrojtjen.
Sulmuesit - Duke pasur në
përbërje sulmues që kanë
shënuar pak gjatë këtyre sezoneve
të fundit, klubi kuqezi
po mendon të afrojë dytre
të tillë në merkaton e
verës. Vlonjatët kërkojnë me
çdo kusht sulmues cilësorë,
të cilët do t’u plotësojnë
synimet e tyre për sezonin e
ardhshëm. Natyrisht, përveç
dëshirës për të afruar, largimi
i kroatit Mate Brajkoviç
është parë me keqardhje. Ky
i fundit mund të ishte një
lojtar i vlefshëm për Flamurtarin,
edhe në sezonin e ri,
por për palët nuk u arrit një
akord, që mbante Brajkoviçin
në Vlorë. Artur Demaj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 22:39

si tu qesh e si tu lujt ,flamurtari po na i merr 3 lojtare ,sinanin sukajn dhe smailin.

ky lajm ka dale nga panorama sport dhe asht nji formacion i sakte qe ka dale nga klubi jone dhe nga vlonjatet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 22:42

Vllaznia e Dinamo
ja përplasjet e shortit
Më 22 qershor, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti i turit të
parë paraeleminator të EURO LIGËS, e cila ka zëvendësuar kështu
Kupën UEFA. Shqipëria është pjesëmarrëse me tre skuadra, por
në turin e parë paraeleminator marrin pjesë Vllaznia e Dinamos,
ndërsa në vazo do të jenë bashkë 44 skuadra. Ndeshjet e këtij
turi zhvillohen më 2 e 9 korrik dhe si Vllaznia, ashtu dhe Dinamo,
ndonëse fortësia e skuadrave është prezente në këtë tur të parë
paraeleminator, shpresojnë që të kenë përballë kundërshtar të
dobët. Gjithsesi duhet pritur caktimi i emrave të klubeve, që do të
marrin pjesë në këtë në tur të parë paraeleminator. Për Dinamo
është një kthim pas tre vjetësh në këtë kompeticion, kurse për
shkodranët viti i dytë radhazi. Gj.V.
LIGA E EVROPËS



Izraeli (skuadra e vendit të tretë)
Suedia (skuadra e vendit të tretë)
Sllovakia (skuadra e vendit të tretë)
Polonia (skuadra e vendit të tretë)
Hungaria (skuadra e vendit të tretë)
Kroacia (skuadra e vendit të tretë)
Sllovenia (skuadra e vendit të tretë)
Finlanda (skuadra e vendit të tretë)
Letonia (skuadra e vendit të tretë)
Bosnia-Hercegovina (skuadra e vendit të tretë)
Lituania (skuadra e vendit të tretë)
Moldavia (skuadra e vendit të tretë)
Irlanda (vendi i dytë dhe i tretë)
Maqedonia (vendi i dytë dhe i tretë)
Islanda (vendi i dytë dhe i tretë)
Gjeorgjia (vendi i dytë dhe i tretë)
Bjellorusia (vendi i dytë dhe i tretë)
Estonia (vendi i dytë dhe i tretë)
Azerbajxhani (vendi i dytë dhe i tretë)
Shqipëria (Vllaznia dhe Dinamo)
Armenia (vendi i dytë dhe i tretë)
Irlanda e Veriut (vendi i dytë dhe i tretë)
Uellsi (vendi i dytë dhe i tretë)
Ishujt Faroe (vendi i dytë dhe i tretë)
Luksemburgu (vendi i dytë dhe i tretë)
Malta (vendi i dytë dhe i tretë)
Mali i Zi (vendi i dytë dhe i tretë)
Andorra (Fituesja e Kupës)
San Marino (Fituesja e Kupës)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Tue, 26 May 2009 , 23:22

smajli ka ba nje sezon relativisht te mire
mendoj skishte ken keq me i rras nje kontrate 2 vjecare
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 27 May 2009 , 00:19

GOLDIAN wrote:smajli ka ba nje sezon relativisht te mire
mendoj skishte ken keq me i rras nje kontrate 2 vjecare


smaili ka than qe nuk levizi prej vllaznise ,por meqe i ka mbaru kontrata do shkojn me ate ekip qe i afron ma shume

vlona do bahet super klum ,sepse dihet se flamurtari ka ken skuadra qe ka eleminu partizanin e beogradid ose yllin e kuq siq njihet dhe per pak ke tu eleminu edhe barcelonen,prandaj mendoj meqe vlona u kualifiku per kupen e uefa kryetari i bashkise do bajn qmos me knaq tifozat e vlone,dhe do paguajn shum per me ble lojtare cilesore dhe kam frike se sukak sinani e smaili kan me marr oferte ma te mire prej vlonet

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 27 May 2009 , 01:46

crvna zvezda asht ylli kuq pjalmi
nuk vijne ma ata kohna mar burre

smajli le t'shkojne nqs don se nuk po maron vllaznia pa te. nuk asht cafu. mire asht paraqite kyt vit po ma shum ka grinte se teknike.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 27 May 2009 , 19:07

Portieri veteran evidenton arritjet pozitive
Asnjë trofe, por Grima s’e pranon dështimin
“Edhe pse s’fituam, kemi qenë protagonistë të sezonit”


Pavarësisht se shkodranët kanë humbur titullin kampion në takimin e fundit përballë Tiranës, përsëri për lojtarët e kësaj skuadre, ky sezon nuk mund të quhet kurrsesi i dështuar. Një mendim të tillë ka një nga lojtarët më me eksperiencë të Vllaznisë, veterani i portës shkodrane, Armir Grima. Në këtë sezon skuadra kuqeblu nuk arriti
të realizonte asnjë nga objektivat që kishte përcaktuar qysh në fillim. Pikërisht përballë Tiranës, ekipi i Vllaznisë
është detyruar të largohet nga aventura e Kupës së Shqipërisë në turin gjysmëfinale. Po ndaj Tiranës skuadra shkodrane ka humbur edhe finalen për titullin kampion të Shqipërisë. “Pavarësisht se ekipi ynë nuk ka arritur të
marrë as kupën dhe as kampionatin në këtë sezon në asnjë mënyrë nuk mund ta quaj një sezon të dështuar.
Skuadra jonë është përpjekur deri në minutën e fundit dhe ka qenë deri në fund të këtij sezoni pretendente
për titullin kampion, paçka se nuk e kemi arritur atë në takimin e fundit me Tiranën. Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën në këtë sezon, pavarësisht se nuk ia kemi arritur të kurorëzohemi në fundin e tij. Ne kemi qenë për shumë
e shumë javë të parët dhe gjatë gjithë këtij sezoni kemi qenë një ndër ekipet më të mira të vendit, pavarësisht oshilacioneve që kemi pasur me uljet e me ngritjet e veta”, -është shprehur zv/kapiteni i Vllaznisë, Armir Grima.

Problematika
Pavarësisht se kuqeblutë e kanë arritur një objektiv, atë të përfaqësimit në një nga kupat e Evropës, përsëri mosarritja e objektivave primarë për këtë ekip ka nxjerrë në pah edhe problematikën e vet. Pavarësisht se ende drejtuesit e klubit nuk e kanë analizuar kontributin e gjithsecilit prej lojtarëve të tyre në këtë sezon, për veteranin e
portës shkodrane Grima, një problem i madh për ekipin e tij kanë qenë të gjithë takimet ndaj “të voglave” në
fushën e tyre. “Në Shkodër ne kemi vuajtur përballë kundërshtarëve të ashtuquajtur të vegjël, ndërsa në çdo takim
që kemi pasur jashtë kemi pasur përsëri shumë vështirësi. Nuk e di pse në çdo takim në Shkodër kemi pasur më shumë presion se në takimet në transfertë. Në takimet në shtëpinë tonë mund të kishim arritur maksimumin, këtu edhe kemi gabuar. Na është dashur të luftojmë të vetëm në këtë kampionat dhe prandaj nuk duhet ta hedhim
poshtë mundin e të gjithëve përsa i përket dhe arritjes së vendit të dytë. Për mendimin tim për mosarritjen
e objektivave të këtij sezoni, që ishte fitimi i trofeve, nuk ka gabuar njëri apo tjetri lojtarë, njëri apo tjetri sektor, por kemi gabuar të gjithë”, - thekson gardiani i portës shkodrane.

Ndjesa
Pavarësisht se numri një i portës shkodrane Grima e quan një sezon jo të dështuar, paçka se nuk u fitua asnjë
trofe dhe vendi i dytë për këtë ekip shihet si një arritje, përsëri ai i kërkon ndjesë sportdashësve për mosfitimin
e titullit kampion dhe sidomos për takimin e fundit me Tiranën. “Dua t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve për mos arritjen e fitimit të titullit kampion e sidomos të paraqitjes sonë në takimin e fundit me Tiranën. Ne ishim futur në
fushë pas ‘shokut’ që pësuam në takimin e fundit me Lushnjën dhe medoemos na duhesh që ta fitonim atë takim.
Por goli shumë i shpejtë na e rriti më shumë presioni, derisa gjithçka u bë e pamundur pas pësimit të golit të dytë. Unë dhe të gjithë e kemi vuajtur shumë humbjen e këtij titulli, por më shumë po vuajmë atë zhgënjim që i dhamë tifozit tonë. Prandaj ndjesa është për ta dhe drejtuesit e klubit që kanë bërë maksimumin gjatë këtij sezoni”,
- thotë në fund të fjalës së tij, portieri shkodran Armir Grima.

Post Reply