Page 137 of 160

Re: Merkato

Posted: Sun, 06 Jun 2010 , 17:16
by vllaznia1919
Kta dit flitet per nje trajner braziljan.Dido e ka emrin dhe ka ken trajner i komtares te Bangladeshit dhe ky do te bijne me vedi 4-5 lojtare braziljan.Na ka marre lumi taman.

Re: Merkato

Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 16:18
by Man in Redblue
Kukaj – Sadiku, pranë Vllaznisë


Klubi shkodran ka vendosur edhe çmimin e shitjes së kartonit të sulmuesit të talentuar të saj, Bekim Bala: 250 mijë euro.


Vllaznia ka rënë parimisht dakord me mbrojtësin kosovar të Gramozit, Liridon Kukaj dhe sulmuesin e skuadrës kolonjare, Armando Sadiku (8 gola sezonin e kaluar).

Skuadra shkodrane është e vetmja pa një trajner të konfirmuar, edhe pse është përfolur prej disa ditësh për një trajner brazilian (Silva) dhe një malazias (Radonjiç).

Pas dështimit të tratativave me Shkëlqim Muçën (tani trajner te Skënderbeu) dhe Mirel Josës (te Shkumbini), edhe një herë tjetër në skenë ka dalë emri i Agim Canajt, trajnerit ende të pakonfirmuar të Gramozit.

Te Vllaznia kanë përfunduar kontratën: Ilir Nallbani, Bllazho Rajoviç, Edmond Doçi, Safet Osja dhe Sead Haxhibuliç.

Klubi shkodran ka vendosur edhe çmimin e shitjes së kartonit të sulmuesit të talentuar të saj, Bekim Bala: 250 mijë euro.

19-vjeçari Bala (9 gola sezonin e kaluar) është në fokusin e Paris Sën Zhermenit (Francë), Debrecenit (Hungari) dhe Gençlerbirlixhi (Turqi).

Vllaznia është e interesuar të rikthejë në ekip lojtarët shkodranë si Olti Gocaj (Kastrioti), Valdano Nimani (Laçi) dhe Erion Vuçaj (Laçi).

Pranë rikthimit mund të jetë edhe mesfushori Bledar Hoti (ish-Gramozi).

Re: Merkato

Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 16:20
by Man in Redblue
Kto lojtart e Gramozit mos jan studju prej keshilltarit teknik, Rragami ?

me kyt merkato shihet se kush do ta ket fatin e Gramozit vitin qi vjen...

Re: Merkato

Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 19:17
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:Kukaj – Sadiku, pranë Vllaznisë


Klubi shkodran ka vendosur edhe çmimin e shitjes së kartonit të sulmuesit të talentuar të saj, Bekim Bala: 250 mijë euro.


Vllaznia ka rënë parimisht dakord me mbrojtësin kosovar të Gramozit, Liridon Kukaj dhe sulmuesin e skuadrës kolonjare, Armando Sadiku (8 gola sezonin e kaluar).

Skuadra shkodrane është e vetmja pa një trajner të konfirmuar, edhe pse është përfolur prej disa ditësh për një trajner brazilian (Silva) dhe një malazias (Radonjiç).

Pas dështimit të tratativave me Shkëlqim Muçën (tani trajner te Skënderbeu) dhe Mirel Josës (te Shkumbini), edhe një herë tjetër në skenë ka dalë emri i Agim Canajt, trajnerit ende të pakonfirmuar të Gramozit.

Te Vllaznia kanë përfunduar kontratën: Ilir Nallbani, Bllazho Rajoviç, Edmond Doçi, Safet Osja dhe Sead Haxhibuliç.

Klubi shkodran ka vendosur edhe çmimin e shitjes së kartonit të sulmuesit të talentuar të saj, Bekim Bala: 250 mijë euro.

19-vjeçari Bala (9 gola sezonin e kaluar) është në fokusin e Paris Sën Zhermenit (Francë), Debrecenit (Hungari) dhe Gençlerbirlixhi (Turqi).

Vllaznia është e interesuar të rikthejë në ekip lojtarët shkodranë si Olti Gocaj (Kastrioti), Valdano Nimani (Laçi) dhe Erion Vuçaj (Laçi).

Pranë rikthimit mund të jetë edhe mesfushori Bledar Hoti (ish-Gramozi).

vitin tjeter do luftojm per playoff :evil:

jena shum mbrapa me merkato

as tranier as lojtare dhe siq po shihet po na ik gjysa e ekipit :evil:

Re: Merkato

Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 19:45
by fpjalmi
Nga Bala te Haxhibulic, Vllaznia rrezikon te humbase 7 titullare!
Te gjithe kane oferta brenda dhe jashte vendit. Kuqeblute nuk kane “levizur” ende…

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16157

:evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

Re: Merkato

Posted: Thu, 10 Jun 2010 , 20:06
by Skodrinon
ky don me ba nji ekip vetem sa me pshtu prej ramjes simjet. biles, sic e shkruvi zedhenesi i tij gjergj kola, nqs bahet superliga me 16 ekipe don me ba nji skuader komplet me te ri
mjere na

Re: Merkato

Posted: Sat, 12 Jun 2010 , 18:30
by fpjalmi
Skodrinon wrote:ky don me ba nji ekip vetem sa me pshtu prej ramjes simjet. biles, sic e shkruvi zedhenesi i tij gjergj kola, nqs bahet superliga me 16 ekipe don me ba nji skuader komplet me te ri
mjere na

mjere na qe nuk kena nji president qe e don vllaznine

med vjen keq qe nuk kena fatin e tiranes qe presidentat rrahen kush me u ba president te tirana ku rafik halili ka dhan 1 milion euro per merkato

Re: Merkato

Posted: Sat, 12 Jun 2010 , 18:31
by fpjalmi
Malazezi Rajoviç, i pari që firmos te Vllaznia

Mbrojtësi malazez Blazho Rajoviç do të luajë sërish me kuqeblutë, të paktën edhe për një vit

http://www.sportishqiptar.com.al/rajovi ... -vllaznia/

Re: Merkato

Posted: Sat, 12 Jun 2010 , 18:40
by fpjalmi
Vllaznia, Fushaj ne kontakt me Zmijanin per stolin kuqeblu

Hysen Zmijani është kanditatura më e re për të marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznisë

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16177

Re: Merkato

Posted: Thu, 17 Jun 2010 , 17:16
by fpjalmi
na iku edhe smaili me duket :evil:

http://albania-sport.com/mat.php?idm=15198

oferte prej qekise

Re: Merkato

Posted: Fri, 18 Jun 2010 , 15:23
by vllaznia1919
Tesh po marrim nja 4-5 malazez,3-4 afrikan e 3-4 braziljan se lojtar te tjer ska ku i merr.

Re: Merkato

Posted: Sat, 19 Jun 2010 , 11:25
by Admin
Isha tu lexu ket shkrimin tek Sporteksres, kta sikur tallen me ne.
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16215

tu fol per lojtart qe ka me pru tranjeri i "RI" i Vllaznise flet per disa lojtare qe o nuk lujn me skuadren e RUDAR (qe simas shkrimit ka dal nenkampion, nderkohe qe kane dal kampion si edhe ka fitu kupen e Malit te zi), ose ja fusin kot emrave !!!

Ka ana tjeter Fushaj i ban thirrje lojtareve te rinj me ardh te Vllaznia sepse kan me pas mundsine me kalu ne ekipe te tjera jasht vendit, por ktu flitet per afrimin e 5 lojtareve te huj, jo te rinj, qe i takon me ken gjysa e ekipit!!!

Se marr vesht si nuk reagon opinioni ne Shkoder mbi ate qe asht tu noll, ekipet e tjera kane fillu me mendu per lojtart e disa i kane marr kurse Vllaznia hala nuk ka gjet tranjerin!!! :evil: :evil:

Re: Merkato

Posted: Sun, 20 Jun 2010 , 15:33
by vllaznia1919
Oh e thashe un qe tesh po bijne lojtar plehna.Se ner kohe qe na skena as trajner tane lojtart e mire te kampionatit po shkojne neper ekipe tjera.

Re: Merkato

Posted: Sun, 20 Jun 2010 , 17:06
by fpjalmi
ishalla rregullohet situata sepse asht shum e quditshme merkatoja e vllaznise kete vit

cdo here kena ken me vonese por ket rradhe i kan ba mutin

Re: Merkato

Posted: Wed, 23 Jun 2010 , 00:19
by vllaznia1919
U msume me kyt stil merkatojet.Me sa kam kuptu kan prit mu vendose formula e kampionatit.

Re: Merkato

Posted: Thu, 24 Jun 2010 , 07:54
by fpjalmi
Laçi firmosi me sulmuesin boshnjak Sead Haxhibuliç (27 vjeç). Ish-lojtari i Apolonisë dhe Vllaznisë (6 gola sezonin e kaluar) është përfshirë edhe në listën e lojtarëve (dërguar UEFA-s) për ndeshjet në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, ku kurbianasit do të jenë përballë bjellorusëve të Dniper Mogilev. Sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora (14 gola sezonin e kaluar) është larguar përfundimisht nga laçjanët.

Re: Merkato

Posted: Thu, 24 Jun 2010 , 07:55
by fpjalmi
sulmi i vllaznise iku per lesh

2 ma te miret bala dhe haxhibuliq iken

Re: Merkato

Posted: Thu, 24 Jun 2010 , 07:57
by fpjalmi
Vllaznia, skuadra e sezonit të ri vetëm në letër

http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... -ne-leter/

Re: Merkato

Posted: Thu, 24 Jun 2010 , 20:45
by vllaznia1919
Priten me ike edhe Nallbani me Shtubinen.

Re: Merkato

Posted: Thu, 24 Jun 2010 , 21:40
by jeti
Pritet me ardh e me lujt e gjith kombetarja e Italis me Vllaznine, nga se Italia nuk i pranon ma... :D