Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Tani është Tirana… Vlaznia,E kush e mendonte Lushnjën?!
18 Maj Shkodranët dështojnë, edhe kjo e djeshmja ishte një finale
Rebusi nuk është vetëm në fund. Më shumë se kurrë është në fillim të renditjes. Sepse Vllaznia me atë që bëri (duke barazuar me Lushnjën) i dha Tiranës kënaqësinë e faktit që në ndeshjen e fundit i mjafton vetëm një barazim për të dalë kampion. Në Tiranë. Bardheblutë janë shumë qartë të favorizuar.
“Finalja” – Në ndeshjen e fundit Vllaznia do të vijë në Tiranë e detyruar të fitojë. Qoftë edhe më nje gol diferencë. Çdo rezultat tjetër do të favorizonte skuadrën e Tiranës. Deri përpara kësaj jave e disfavorizuara ishte skuadra e Tiranës. Pas largimit të Kolës dhe polemikave që përfshinë kampin e Tiranës në këtë moment, i bënë shkodranët shumë të motivuar për ndeshjen e fundit. Por kishin harruar… Lushnjën, dhe faktin që kjo skuadër e konsideronte këtë ndeshje si një “jetë a vdekje”. Dhe Vllaznia dështoi së treguarit mentalitetin kampion. Në ndeshjen e madhe që i duhej fitorja, për të shpresuar qoftë edhe një barazim në kryeqytet, kuqeblutë nuk e treguan. Tani duhet të shpresojnë ata që të gjejnë forcat gjatë kësaj jave të ardhshme që të kalojnë ngërçin që ka prodhuar kjo ndeshje.
Tirana – skuadra e Tiranës është e qetë. Pasi ka marrë një fitore si nëj stërvitje kundër Dinamos pa u konsumuar shumë dhe pasi kanë shpenzuar shumë energji, skuadra bardheblu duhet të jetë e qetë sepse në favor nga kundërshtari në ndeshjen e fundit i mjafton dhe barazimi.

Fushaj, gjobë dhe pezullim Sukajt
Sulmuesi 22-vjeçar shkodran, Xhevahir Sukaj,
dje pas takimit me Lushnjën, për mungesë impenjimi
në stërvitje dhe në fushën e lojës është
pezulluar. Madje mësohet se klubi do të vendosë
ndaj tij edhe një gjobë shumë të madhe. Sukaj, i
cili është futur gjatë pjesës së dytë të takimit me
Lushnjën, është parë mjaft indiferent dhe i papërgjegjshëm
në rastet e humbura, e një gjë të
tillë e ka shprehur hapur vetë presidenti i klubit
kuqeblu, Valter Fushaj. Ai madje ka shtuar gjithashtu
se mosimpenjimi sa duhet i Sukajt në një
ndeshje zyrtare të Vllaznisë nuk është se ndodh
për herë të parë, duke nënvizuar po ashtu se të
njëjtën gjë kishte bërë edhe në takimet e tjera,
sidomos ndaj Elbasanit, ku pavarësisht se kishte
shënuar dy gola në atë fitore të bukur 4:1, sërish
nuk kishte dhënë maksimumin. Nervat e presidencës
shkodrane duket se janë zbrazur jo
vetëm te grupi që do të vuajë pasojat financiare
nga ky barazim, por te sulmuesi i talentuar shkodran,
që etiketohet si “e keqja” e Vllaznisë në
këtë ndeshje. Në të vërtetë vendimi i presidentit
Fushaj për sulmuesin 22-vjeçar është marrë për
mosimpenjim, teksa vetë lojtari kishte kohë që
kishte shfaqur pakënaqësi mbi faktin se po i niste
ndeshjet nga stoli i rezervave, diçka e papranueshme
për të. Sukaj nuk do të jetë në stërvitjen
e ekipit që nga dita e hënë. A. Uruçi

Lojtarët rrezikojnë 30% të kontratave
Lojtarët e ekipit shkodran rrezikojnë të mos marrin
në fund të sezonit 30% të parave që përfitojnë
nga kontratat e tyre. Drejtuesit e klubit i kanë
kërkuar bordit drejtues që ta miratojë këtë gjobë,
në rast se ekipi nuk arrin të shpallet kampion pas
një jave. Reagimi i presidentit Fushaj ka ardhur
menjëherë pas barazimit me Lushnjën. Ky rezultat
ka komprometuar shumë fitimin e titullit kampion
nga ana e Vllaznisë dhe Fushaj nuk ka mundur
ta kapërdijë këtë dështim skandaloz brenda
në “Loro Boriçi”. Presidenti Fushaj do t’i kërkojë
ditën e hënë bordit të klubit që ta miratojë kërkesën
e bërë prej tij, për një ndalesë prej 30% të kontratës
të çdo futbollisti. Kjo do kërkohet që të
zbatohet që këtë javë dhe nëse shkodranët arrijnë
ta fitojnë kampionatin, atëherë do të marrin dhe
30% të kontratës, e po ashtu edhe premiot që do
të vendosen në rast suksesi. Lojtarët e ekipit kuqeblu
janë jo vetëm ndër më të paguarit në Superligë,
por ata kanë marrë rregullisht të gjitha rrogat
dhe premiot. Pra, në aspektin financiar ekipi nuk
ka pasur kurrfarë problemi këtë sezon. Se sa
rezultative mund të jetë kjo lëvizje një javë para
takimit final të kampionatit me Tiranën, mbetet për
t’u parë në javën e fundit të garës, pikërisht më
23 maj, kur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”,
kryeqytetasit bardheblu e shkodranët kuqeblu të
zhvillojnë betejën e fundit. A.Uruçi

Shkodranët në kaos, rrezikohet seriozisht titulli kampion
“Tragjedi” në Shkodër,
Vllaznia humb kreun
Vetëm barazim 1-1 me Lushnjën, kuqeblutë kalojnë të dytët
Në stadiumin “Loro
Boriçi”, Vllaznia ka
bërë “vetëvrasje”, në
lidhje me objektivat që ka për titullin
kampion. Skuadra e drejtuar
nga malazezi Dervish Haxhiosmanoviç
i ka bërë vetes shërbimin
më të keq të mundshëm
në këtë sezon. Puna e një edicioni
të tërë dhe sakrifica e një stafi
për të marrë titullin kampion
pas 8 vitesh, ka marrë dje një
goditje shokuese në përballjen
me Lushnjën. Barazimi 1-1, që
ka qenë krejt i papritur prej
mijëra e mijëra shkodranëve, ka
bërë që kuqeblutë të udhëtojnë
në takimin e fundit me Tiranën
jo si udhëheqës të kampionatit,
por në vend të dytë. Sikur të kishin
fituar, atyre do t’u mjaftonte
javën e fundit edhe një barazim,
por pas zhgënjimit të djeshëm
në “Loro Boriçi” u mbetet që të
udhëtojnë në Tiranë me synimin
e vetëm për fitore, nëse
duan ta bëjnë të tyrin trofeun.
Ky barazim dhe loja e zhvilluar
sidomos në gjysmën e dytë
të 45 minutave të para ka qenë
më shumë se zhgënjyese.
Kuqeblutë e kanë nisur
mjaft mirë takimin, pasi arritën
të shënonin që në fillim me anë
të goleadorit të tyre, Vioresin Sinani.
Në minutën e shtatë të
takimit, Kaçi ka harkuar nga e
majta dhe Sinani nuk ka ngurruar
ta kalojë topin në rrjetë pas
një gjuajtjeje të saktë me kokë.
Si të pranishmit e po ashtu
edhe ekipi, mesa duket, që nga
kjo minutë kanë filluar të mendojnë
vetëm për takimin e 23
majit me Tiranën. Këtë e tregoi
dhe ecuria e lojës në vazhdim.
Pas minutës së 25–të të kësaj
pjese është ekipi mik i Lushnjës
që, i inspiruar nga një mesfushor
mjaft punëtor si Baze, që ka
shpenzuar shumë në takimin
e djeshëm, por edhe nga një
mbështetës si Sekseni (pa harruar
vlerat e shkëlqyera të Bubeqit),
ka arritur të vërë në vështirësi
reale portën shkodrane.
Ndërkohë, ky ekip do merrte
shpërblimin e merituar në
minutën e 45-të, kur Baze ka
servirur mirë për Bubeqin, i cili i
është shmangur mbrojtjes shkodrane
dhe ka arritur të neutralizojë
madje dhe daljen e Grimës.
Në gjuajtjen e parë me kokë, topi
është përplasur në shtyllë, ndërsa
në të dytën, po me kokë, me
portën e boshatisur, Bubeqi nuk
e ka pasur të vështirë të shënojë.
Në 45-minutëshin e dytë sulmet
shkodrane kanë qenë më të furishme,
por ai që ka munguar ka
qenë goli. Në këtë pjesë, ashtu
siç edhe pritej, është luajtur
vetëm me një portë. Shkodranët
që nga vërshëllima e parë janë
hedhur në sulm, por pa mundur
që të shënojnë. Kjo, sa nga
nxitimi i sulmuesve kuqeblu
para portës mike, ashtu edhe për
mungesë të fatit, pa harruar dhe
meritën e padiskutueshme të
portierit Bejte, i cili shpëtoi
mrekullisht portën e tij nga gola
të sigurt. Madje ai është cilësuar
edhe si heroi i këtij takimi, duke
qenë protagonisti kryesor që i
dhuroi një pikë mjaft të çmuar
skuadrës së tij në javën e
parafundit të kampionatit.
Ndërsa kualitetet e Vllaznisë,
si Sinani, Sukaj, Dhëmbi, Boadu
e Osja u bënë protagonistë të
rasteve të humbura, ku mungesa
e golit i kushtoi shkodranëve
humbjen e kreut e
largimin nga objektivi për titull.
Pavarësisht se nuk e kanë
humbur ende betejën finale për
titullin kampion, pas zhgënjimit
të djeshëm besimi për të fituar
ka rënë ndjeshëm.

- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Per menimin tem Fushaj ka ba zgjilljen ma te keqe te mundeshme per momentin
nuk ka gjet momentin e duhur per ket gja jo se Sukaj se ka meritu gjoben
por esht ba ne momentin ma te papershtatshem, para nji ndeshje qe do te thot gjithca per sezionin
per mu Fushaj ka gabu.
nuk ka gjet momentin e duhur per ket gja jo se Sukaj se ka meritu gjoben
por esht ba ne momentin ma te papershtatshem, para nji ndeshje qe do te thot gjithca per sezionin
per mu Fushaj ka gabu.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
D.Haxhiosmanoviç
Trajneri i Vllaznisë
“Gabuam rëndë,
tani përfiton Tirana
Pas barazimit me Lushnjën, trajneri i Vllaznisë,
Dervish Haxhiosmanoviç, ka theksuar se rezultati
ka qenë shumë zhgënjyes dhe se kurrsesi
skuadra nuk duhej ta bënte një hap të tillë. Ai e ka
kritikuar atë në tërësinë e saj, por ka pranuar
edhe se mbrojtja në këtë ndeshje nuk e ka bërë
si duhet detyrën e saj. “Ka qenë një gabim i rëndë
për ne. Nuk duhej të gabonim kurrsesi në këtë
takim, por ja që ndodhi. Shënuam shumë shpejt
dhe menduam se me atë gol u zgjidh gjithçka. Në
pjesën e dytë krijuan mjaft raste, por nuk arritëm
të shënojmë. Edhe mbrojtja tregoi se është e thyeshme.
Ky barazim na e ka vështirësuar me të
vërtetë shumë punën, sepse tani na duhet vetëm
fitorja në Tiranë. Sigurisht që nuk shkojmë si favoritë,
por do të provojmë të fitojmë”, tha “Deda”.

edhe un ashtu mendoj ujku, por nga ana tjeter ka ba mire sepse e meritojn cdo gja se asnji ska lujt me zemer kunder lushnjes ,.
kuptohet nese sfitojn kampionatin hallall xhoba ,nese fitojn do ti marrin tana mbrapsht dhe do ti jepet super shperblim
kuptohet nese sfitojn kampionatin hallall xhoba ,nese fitojn do ti marrin tana mbrapsht dhe do ti jepet super shperblim
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ka dëshpërim pas barazimit
Kur të gjithë mendonin për një mbështetje totale në takimin e
fundit me Tiranën dhe drejtuesit e ekipit kishin bërë përgatitjet
për çdo detaj, barazimi i marrë dje i ka shokuar që të gjithë. Ndaj
tani në Shkodër ka pak besim se Vllaznia mund të fitojë titullin.
Dëshpërimi për këtë barazim ka prekur gjithkënd, që nga drejtuesit
më të lartë të ekipit shkodran, të cilët për asnjë çast nuk i
ka zënë vendi në fundin e takimit, e deri te shkallët e “Loro
Boriçit” e më gjerë. Shumë tifozë kuqeblu kanë filluar ta lënë
stadiumin pak minuta para vërshëllimës së fundit, ndërsa të
tjerët kanë dalë nga stadiumi mitik me kokën ulur. Me dy pikë të
humbura, shkodranët i kanë bërë shërbimin më të keq vetes,
pasi në takimin e 23 majit mund të jenë drejt kryeqytetit me shumë
pak tifozë pas vetes. Dëshpërimi ka qenë i madh edhe në rrugët
e Shkodrës, ku futbolldashësit po bënin gati festën për një Vllazni
kampione këtë vit. Edhe pse matematikisht titulli është në
lojë, barazimi i djeshëm duket se u ka prerë shpresat të gjithëve
për një sukses të mundshëm pas një jave.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ujku ke te drejte vlla, nuk bahen kshi presionesh!!!!Ujku wrote:Per menimin tem Fushaj ka ba zgjilljen ma te keqe te mundeshme per momentin
nuk ka gjet momentin e duhur per ket gja jo se Sukaj se ka meritu gjoben
por esht ba ne momentin ma te papershtatshem, para nji ndeshje qe do te thot gjithca per sezionin
per mu Fushaj ka gabu.
Hala nuk msunen drejtusit tone!!!!!
Sjam dakort as me propozimin per ulje te 30% te rroges ne nqs nuk fitohet kampionati, kshu si e kan nis nuk tash pa vjen kush ne Shkoder e keto lojtare qe jane tash pa largohen!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Barazimi me Lushnjën, “marrëzia” e Vllaznisë
Kuqeblutë kanë bërë hapin më fals të viteve të fundit, sepse nga ky ikën ndoshta titulli
Askush nuk e kishte çuar ndër mend se Vllaznia mund ta bënte atë gabim që bëri të shtunën ndaj Lushnjës. Për vetë diferencat mes dy skuadrave, përbërjet dhe gjithçka tjetër. Por në fushën e “Loro Boriçit” ekipet nuk kanë treguar aq shumë diferencë dhe për rrjedhojë në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati i barabartë mes tyre. Këto dy pikë të lëna, që u kanë kushtuar shkodranëve edhe humbjen e vendit të parë një javë përpara përfundimit të kampionatit.
Çka do të thotë se tani ka gjithnjë e më pak shanse për të dalë kampion. Barazimi me Lushnjën i ka dëshpëruar së tepërmi tifozët kuqeblu. Ata kishin filluar të mendonin prej ditësh për mënyrën si do të udhëtonin drejt Tiranës për ndeshjen e fundit dhe festën që do të organizonin, pasi të merrnin titullin kampion. Gjërat tani janë krejt ndryshe. Të mërzitur janë shfaqur edhe drejtuesit e lartë të klubit dhe mbi të gjithë presidenti Valter Fushaj.
Ky i fundit menjëherë pas ndeshjes e ka analizuar hollësisht situatën e krijuar në skuadër dhe ka nxituar të gjejë fajtorët. Kuptohet që edhe ai nuk ka dashur të mendojë për të tilla gjëra, por ka qenë i detyruar. Sepse ka parë t’i prishet puna e bërë gjatë gjithë sezonit nga një ndeshje e vetme. Dhe mbi të gjitha nga një neglizhencë e theksuar e futbollistëve në fushën e lojës. E njëjta situatë si ndaj Lushnjës ishte përsëritur edhe një javë më parë ndaj Dinamos. Lojë shumë e dobët dhe gabimet e shumta në fushë kanë qenë prezente sërish.
Për këtë arsye, vetë presidenti Fushaj ka kërkuar të mbledhë pikërisht sot bordin drejtues të klubit për të analizuar situatën e krijuar. Njëkohësisht numri një i klubit do t’i parashtrojë këtij bordi edhe dy propozimet e tij për masat ndëshkuese që mund të merren. “Do t’i propozoj bordit mbajtjen e 30 për qind të kontratave për çdo futbollist përpara ndeshjes me Tiranën, ashtu siç është e shkruar në kontratat që kemi me ta.
Nëse skuadra fiton dhe kap objektivin, atëherë lojtarëve do t’u jepet ky 30-përqindësh. Besoj se është e vetmja mënyrë për t’i motivuar lojtarët tanë. Nuk di të ketë klub tjetër në Shqipëri kaq korrekt sa Vllaznia. Pak ditë më parë kemi shpërndarë edhe rrogat e fundit, kemi dhënë të gjitha premiot, kontratat dhe çdo gjë që ka të bëjë me anën financiare.
Nuk e di pse duhet të na shpërblejnë në këtë mënyrë investimin që kemi bërë dhe mbështetjen e tifozërisë sonë,” ka thënë Fushaj. Por nëse ky propozim do t’i paraqitet bordit, më e rëndë duket situata për sulmuesin Xhevahir Sukaj. Ai është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes me Lushnjën, por pa shfaqur vlerat e tij të vërteta. Por duket se një paraqitje e tillë nuk është rastësi, pasi drejtuesit e klubit shkodran mendojnë se lojtari ka neglizhuar, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje.
“Sukaj nuk do të lejohet të dalë në stërvitje dhe njëkohësisht do të gjobitet rëndë për mungesë impenjimi, si në stërvitje, ashtu dhe në ndeshje, që nga takimi me Elbasanin,” ka thënë më tutje Fushaj. Gjërat tashmë duken të qarta. Janë masa që pritet të merren për t’i ndërgjegjësuar futbollistët e Vllaznisë se duhet të bëjnë maksimumin e tyre në ndeshjen e fundit të kampionatit. Një ndeshje vërtet për “jetë a vdekje”.
Sot, “gjyqi” i barazimit me lushnjarët
Pasditen e sotme do të zhvillohet në zyrat e klubit të Vllaznisë takimi i premtuar nga presidenti Fushaj mes drejtuesve të lartë të klubit dhe skuadrës së futbollit. Epiqendra e të gjitha bisedimeve natyrisht që do jetë ndeshja e së shtunës që kaloi me Lushnjën, e cila ka prishur shumë plane për të ardhmen e skuadrës shkodrane.
Numri një i klubit i ka bërë publike dy masat që do t’ia parashtrojë bordit të klubit dhe tashmë pritet aprovimi apo jo i tyre. Gabimi i bërë ka qenë vërtet i madh, sepse kuqeblutë kishin mundësi të shkonin në Tiranë, duke pasur edhe barazimin në krahun e tyre, ndërsa tani gjërat janë krejt ndryshe. Duhet vetëm fitorja për t’u shpallur kampionë dhe sigurisht që nuk është e lehtë për t’u arritur.
Bie interesi në Shkodër për sfidën e fundit
Deri para ndeshjes me Lushnjën, në Shkodër është folur vetëm për mënyrën e udhëtimit drejt Tiranës, flamujt, parullat etj. Njëkohësisht edhe nga ana e klubit kishin filluar të merreshin masat për këtë ndeshje të fundit dhe shumë të rëndësishme. Kështu, u mendua fillimisht për 20 autobusë për tifozët, pastaj për një tren special dhe po ashtu edhe për 4 mijë fanella për to.
Realiteti i post Lushnjës është krejt ndryshe. Askush nuk mendon se si do shkohet në Tiranë, por gjithsecili kërkon të gjejë fajtorët e barazimit me Lushnjën. Ka aludime nga më të ndryshmet dhe në këtë kontekst, është larguar e gjithë vëmendja nga takimi shumë i rëndësishëm me bardheblutë në fundjavën që vjen, ndonëse Vllaznia ka ende shanse të dalë kampione.
Sporti Shiptar

Vllaznia/ Kritikon sulmuesit, por edhe repartin mbrojtës
Deda: Iu bëmë dhuratë, por dimë si t’i shokojmë
“Tirana është favorite, por ne do të provojmë më të mirën”
Barazimi me Lushnjën ka qenë për shkodranët si një “bombë” në këtë fundkampionati, por ai që nuk kërkon të dorëzohet, është trajneri Dervish Haxhiosmanoviç. Ky i fundit ka ende besim te titulli kampion, edhe pse gjërat tashmë duket se flasin në favor të Tiranës. Në Shkodër është përjetuar shumë keq barazimi i fundit, të cilin “Deda” e cilësoi si shërbimin më të keq, që lojtarët i bënë vetes. “Ka qenë një gabim i rëndë për ne. I kemi bërë vetes një nga gabimet më të mëdha gjatë këtij sezoni - theksoi trajneri malazez i kuqebluve. - Shënuam shumë shpejt dhe menduam se me atë gol, u zgjidh ndeshja. Gabuam shumë dhe e pësuam, ndërsa në pjesën e dytë krijuam shumë raste, edhe pse nuk arritëm të shënonim. Ishte me të vërtetë një fatkeqësi për ne, sepse i kishim të gjitha mundësitë për të qenë një pikë para Tiranës, por tani është e kundërta.” Dështimin në ndeshjen e fundit ”Deda” ia faturon totalisht mungesës së konkludimit të sulmuesve përpara portës. Edhe pse në pjesën e dytë për shkodranët në fushë kishte gati katër lojtarë sulmues, goli mungoi. “Mendoj se patëm mungesë konkludimi. Kishim shumë raste, sidomos gjatë pjesës së dytë, ku u luajt në një portë, por lojtarët nuk arritën të shënonin. Futbolli luhet për të shënuar dhe këtë ekipi im nuk e bëri. Më duhet them se, edhe mbrojtja tregoi se është e thyeshme dhe ka probleme”, pohoi Haxhiosmanoviç, duke kritikuar edhe repartin e prapavijës.
Tirana - Për të bërë mrekullinë në finalen e 23 majit kundër Tiranës, “Deda” kërkon nga kuqeblutë që të tregojnë se sa vlejnë, duke dhënë maksimumin në fushë. “Barazimi na e ka vështirësuar shumë punën, sepse tashmë na duhet vetëm fitorja në Tiranë. Sigurisht që nuk shkojmë si favoritë, por do të provojmë të fitojmë. Gjatë gjithë javës do mundohemi të korrigjojmë ato gjëra që nuk shkuan ndaj Lushnjës. Mbetemi me shpresë se do të bëjmë diçka. Tirana ka një epërsi prej një pike dhe për të arritur fitoren, neve na duhet të sulmojmë që në fillim të takimit. Prandaj, duhet që të punojnë shumë këtë javë, për të rritur forcën konkluduese të ekipit dhe përmirësojmë mbrojtjen. Pra, nëse duam që të jemi kampion, lojtarët duhet të tregojë maksimumin dhe të luajnë shumë më mirë seç kanë bërë deri më tani”, ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç.
Ekipi kuqeblu do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Tiranës. Pavarësisht situatës aspak të këndshme, stafi teknik do të bëjë maksimumin për të impenjuar totalisht ekipin. Ndoshta më shumë se në aspektin e përgatitjes taktike, trajneri Dervish Haxhiosmanoviç do të punojnë për të rritur ngarkesën në aspektin psikologjik lojtarëve.
Gjobat, sot pritet vendimi i bordit
Menjëherë pas përfundimit të takimit me Lushnjën, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i ka bërë një kërkesë bordit të klubit, për të gjobitur të gjithë lojtarët me 30% të kontratës, në rast të mosarritjes së objektivit madhor, që është fitimi i titullit kampion. Ky vendim pritet që të shqyrtohet sot në mbledhjen e bordit të klubit, i cili do të shikojë ndoshta me më gjakftohtësi kërkesën e presidentit Fushaj. Kjo, edhe për vetë faktin, pasi shkodranët në fundjavë kanë finalen për titullin kundër Tiranës. Toleranca e drejtuesve ka shërbyer në radhët e ekipit, që ka ditur të reagojë në momentin e duhur.

“Unë i pezulluar!? E di vetëm prej gazetave”
Xhevahir Sukaj pret që të takohet me presidentin Valter Fushaj, për të sqaruar gjithçka
Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, nuk ka dashur të reagojë për pezullimin, sepse ende, gjithnjë sipas tij, drejtuesit e klubit shkodran nuk i kanë thënë gjë zyrtarisht në lidhje me këtë vendim. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, ai ndër të tjera ka bërë të ditur se lajmin e pezullimin e ka mësuar vetëm nëpërmjet gazetarëve. Kujtojmë që pas ndeshjes me Lushnjën, presidenti i klubit shkodran, Valter Fushaj, ka vendosur
të pezullojë sulmuesin. Motivacioni ishte për shkak të mungesës së impenjimit të Sukajt gjatë ndeshjeve të fundit,
por edhe në seancat stërvitore. “Ende nuk di gjë zyrtarisht për këtë vendim nga ana e drejtuesve të klubit. Sinqerisht, mund t’ju them se lajmin e pezullimit e kam mësuar vetëm përmes gazetave. Prandaj, tani nuk kam se çfarë të them më tepër, pa m’u komunikuar kjo gjë nga klubi”, është shprehur i habitur futbollisti 22-vjeçar, i cili tregon se nuk është fare në dijeni se çfarë po ndodh në lidhje me të. Ndërkohë, mësohet se dje në orët e vona të mbrëmjes, Xhevahir Sukaj, është takuar me presidentin e Vllaznisë. Sot mund të sqarohet përfundimisht kjo çështje, por zor se klubi shkodran do të kthehet pas. Ka qenë vetë presidenti Valter Fushaj, i cili konfirmoi se
lojtari, përveç pezullimit nga skuadra, pritet të marrë edhe një gjobë shumë të majme, për të cilën do të mësohet
në vazhdim.

200 mijë euro anulojnë “gjyqin” e Vllaznisë
Mesa duket “hedhja në treg” e 200 mijë eurove nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, për fitimin me çdo çmim të kampionatit, çvlerësoi edhe masën ekstreme të klubit më të vjetër shqiptar, tashmë në kërkim të titullit të 10-të kampion.
Nuk ka asnjë ndëshkim me gjobë ndaj futbollistëve të Vllaznisë, edhe pse u fol shumë se presidenti i klubit shkodran, Valter Fushaj, do të reagonte ashpër pas barazimit të papritur të Vllazninë me Lushnjën në “Loro Boriçi” (1-1, java 32), sipas së cilës drejtuesit kuqeblu pritej të propozimin “ngrirjen” e 30 për qind të shumës të kontratave që kanë lojtarët me kuqeblutë.
Edhe sulmuesi shkodran Xhevair Sukaj (21 vjeç, 10 gola këtë sezon, për të cilin u fol në shtyp se do të ishte njëri ndër të ndëshkuarit e mëdhenj, u fal, duke mos marrë ndaj tij asnjë masë ndëshkimore.

Vllaznia ndodhet në vendin e dytë me 64 pikë, një më pak se Tirana kryesuese, më të cilën do të përballet në javën e fundit të sezonit, dhe krijimi i një situatë të rënduar financiare do të ndikonte negativisht në gjirin e skuadrës, për më tepër që dhe atmosfera në tifozerinë shkodrane nuk është shumë optimiste për një sukses ndaj 23-herë kampionëve në kryeqytet.
Takimi i tretë sezonal midis dy ekipeve do të luhet në “Qemal Stafa”, teksa dy të parat janë mbyllur në barazimi: 0-0 “Loro Boriçi” dhe 1-1 në “Selman Stërmasi”. Vllaznia u eliminua nga Tirana në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë: 0-0 në Shkodër dhe 0-1 pas 120 minutave lojë në kryeqytet.

pra siq shihet jan fale te gjithe lojtaret .
nuk ka asnji gjobe
nuk ka asnji gjobe
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
KOMUNIKATE PËR SHTYP
Klubi i futbollit Vllaznia bën të ditur se sot në drekë është mbledhur bordi drejtues I tij për të diskutuar dhe analizuar situatën e krijuar pas barazimit në ndeshjen e fundit me Lushnjën, e cila I ka prishur jo pak punë skuadrës në rrugën e saj drejt titullit kampion. Siç është bërë e ditur edhe publikisht, presidenti Valter Fushaj menjëherë pas asaj ndeshje kishte bërë të ditur dy propozimet e tij që do ia paraqiste bordit drejtues.
Ky I fundit pas dy orë diskutimesh, më në fund ka dalë me një vendim të tillë:
1-Bordi drejtues I klubit të futbollit Vllaznia pasi analizoi me shumë përgjegjësi situatën e krijuar ka vendosur t’I japë edhe një shans tjetër skuadrës, njëkohësisht edhe Sukajt. Një masë e tillë është marrë me qëllim për të mos ndikuar në përgatitjen e skuadrës në prag të ndeshjes së fundit me Tiranën. Vendimet dhe masat përkatëse në lidhje me propozimet e presidentit do të merren në një mbledhje tjetër që do zhvillohet pas përfundimit të kampionatit teksa do skanohet me shumë qetësi reagimi I skuadrës në tërësi dhe I secilit individ në veçanti.
2. E gjithë vëmendja tashmë është e përqendruar vetëm tek ndeshja e fundit me Tiranën ku ende Vllaznia ka shanse për t’u shpallur kampion.
Klubi i futbollit “Vllaznia”

Ky asht nji lajm i mir, per moralin e skuadres
tesh metet ne dor te lojtarve me vu zemren ne fush e me fitu titullin.
tesh metet ne dor te lojtarve me vu zemren ne fush e me fitu titullin.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Klubi shkodran u jep shansin e fundit kuqebluve
Bordi drejtues i klubit të Vllaznisë nuk ka marrë masa ndëshkuese për ndeshjen me Lushnjën
Të shtunën, pas ndeshjes me Lushnjën, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka qenë tepër i mërzitur. Njëkohësisht edhe i zhgënjyer nga barazimi, i cili u prishi jo pak punë shkodranëve në rrugën për titull.
Në këto kushte, ai ka menduar shumë gjëra, mbase edhe masa drastike ndaj futbollistëve. Pasi është konsultuar edhe me pjesëtarë të stafit të tij, ka vendosur të dalë publikisht me dy propozime të tij, të cilat do t’ia parashtronte bordit drejtues të klubit në mbledhjen e së hënës.
Ata kanë qenë deri diku të rënda, sepse lojtarët paralajmëroheshin se, në rast të mosarritjes së objektivit, çka do të thotë titulli kampion, do t’u ndalej 30 përqind e kontratave. Po ashtu, edhe për Sukajn mendohej të kishte pezullim dhe gjobë.
Por në mbledhjen e mesditës së djeshme të bordit drejtues të klubit gjërat kanë ndryshuar. Nuk është kaluar në ekzekutimin e këtyre gjobave, por gjithçka është shtyrë. Për pas ndeshjes me Tiranën, sepse në fund të fundit mundësitë për t’u shpallur kampione janë ende.
E gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e arsyetimit të qetë dhe me shumë objektivitet të situatës së krijuar nga të gjithë pjesëtarët e bordit drejtues të klubit. Pas dy orë bisedimesh, klubi “Vllaznia” ka dalë me një komunikatë për shtyp, ku thuhet:
“Bordi drejtues i klubit e ka diskutuar me jo pak shqetësim situatën e krijuar pas barazimit me Lushnjën, që i ka prishur shumë plane të skuadrës sonë, megjithatë është rënë dakord me një vendim të përbashkët që propozimet e presidentit Fushaj për të marrë disa masa ndaj skuadrës, të shtyhen për pas ndeshjes me Tiranën, sepse në këto moment nuk është situatë e duhur për të vepruar. Futbollistët në këtë mënyrë kanë edhe një shans tjetër për të treguar vlerat e tyre.
Ndërkohë, pas ndeshjes me Tiranën, do të zhvillohet një mbledhje tjetër, ku do të shikohet me shumë qetësi qëndrimi i gjithë skuadrës në tërësi dhe i secilit lojtar në veçanti.” Gjërat janë më se të qarta: Për momentin nuk duhet menduar për ndëshkime.
Ata mund t’i përkasin të ardhmes, por ndoshta edhe jo. Në lojë janë edhe tri pikë dhe, pavarësisht se luhet në “Qemal Stafa”, kuqeblutë kanë të drejtë të shpresojnë. Këtë sezon në tri raste që janë ndeshur me bardheblutë, nuk kanë humbur (pavarësisht shtesës për kupë), çka do të thotë se mund të premtojmë fitore. Pikërisht për këtë arsye, klubi ua ka dhënë edhe një mundësi për të treguar veten.
Për të justifikuar edhe investimin e madh të presidencës, për të shpërblyer mbështetjen e tifozëve të zjarrtë shkodranë, të cilët pavarësisht zhgënjimit ndaj Lushnjës, mendohet të jenë të shumtë në numër edhe të shtunën në kryeqytet. Nëse gjërat shkojnë mirë, sigurisht që askush nuk do të ulet më për të nxjerrë masa e përgjegjësi.
Nëse ndodh e kundërta, atëherë këto masa të paralajmëruara nga ana e presidentit Fushaj mund të nisin zbatimin. Në fund të fundit, kjo Vllazni sivjet ka pasur shansin më të madh për të dalë kampione. Nga shtatë pikë diferencë me Tiranën në fund të dhjetorit, sot ndodhet një pikë poshtë saj dhe me pak shanse për ta kaluar në javën e fundit.
Vendoset heshtje për të gjithë futbollistët
Një nga vendimet e tjera të mbledhjes së djeshme të bordit drejtues të klubit shkodran ka qenë edhe ai që lojtarët kuqeblu të mos jenë pjesë e deklaratave për shtyp gjatë këtyre ditëve. Drejtuesit e klubit kanë menduar se më mirë do të jetë që futbollistët të jenë të përqendruar te puna në stërvitje dhe përkushtimi maksimal për ndeshjen.
Nga ana tjetër, komunikimi me mediat në këtë pragndeshje do të jetë vetëm me pjesëtarët e stafit drejtues të skuadrës dhe ata të klubit. Mbase një vendim i tillë është shumë i arsyeshëm pas mënyrës si rrodhën situatat pas së shtunës. Duke qenë kështu, futbollistët, më tepër sesa mendjen tek intervistat në media, duhet ta kenë te përgatitja te ndeshja me Tiranën, ku kanë mundësi të rregullojnë shumë gjëra. Mbi të gjitha, të tregojnë se janë ata kampionët.
Vllaznia do të grumbullohet në mesjavë
Në mbledhjen e djeshme të bordit drejtues të klubit “Vllaznia” është diskutuar jo pak edhe për mënyrën si do të përgatitet skuadra për ndeshjen me Tiranën.
Meqenëse presioni ndaj skuadrës është jashtëzakonisht i madh, është diskutuar për largimin e saj nga Shkodra. Për këtë arsye, mendohet që në mes të javës, ekipi të grumbullohet në një qytet tjetër, që në fakt ende nuk është saktësuar se cili do të jetë, pasi do të studiohen mirë kushtet e akomodimit, si dhe ato të stërvitjes.
Kështu pati ndodhur edhe vitin e kaluar në prag të finales së Kupës me Tiranën, që u luajt në Elbasan, kur kuqeblutë tri ditë përpara u grumbulluan në këtë qytet. Atëherë u doli me shans një gjë e tillë. A do dalë sërish kështu? Kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që klubi dhe presidenca po mundohen t’u krijojnë të gjitha kushtet e duhura për të qenë të karikuar në maksimum për këtë ndeshje.
Sporti Shqiptar

Tirana-Vllaznia, finalja e 10-të midis tyre
Dueli për titull Tirana-Vllaznia përkon me rastin e dhjetë kur dy skuadrat do të diskutojnë e ndajnë vendet 1-2, pra kampionen e nënkampionen e Shqipërisë midis tyre.
Dueli për titull Tirana-Vllaznia është më i vjetri në historinë e futbollit shqiptar, pasi nis qysh me kampionatin e parë të futbollit (1930) e deri te ky i fundit i sezonit 2008-2009, i 70-ti, i cili përkon me rastin e dhjetë kur dy skuadrat do të diskutojnë e ndajnë vendet 1-2, pra kampionen e nënkampionen e Shqipërisë midis tyre.
Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri: 43 trofe në total, 23 kampionate (rekord), 13 Kupa të Shqipërisë (Partizani mban rekordin me 15-të), 7 Superkupa (rekord). Vllaznia nga ana e saj ka 15 trofe në arkivin e saj: 9 kampionate dhe 6 Kupa të Shqipërisë.
Dueli i fundit për titull midis Tiranës e Vllaznisë përkon me sezonin 2002-2003, ku bardheblutë i mposhtën në të dy takimet shkodranët: 2-0 në fazën e parë në Tiranë (golat nga holandezi Venhof me 11-metërsh e Halili) dhe 4-2 në “Loro Boriçi”, përpara një numri rekord shikuesish: mbi 18 mijë veta në stadium. Dy nga gjashtë golat në atë takim mbajnë pikërisht firmat e Bledar Devollit (atëherë me Vllazninë, sot me Tiranën) e Devi Mukës. Tirana fitoi kampionatin (atëherë me 14 skuadra e 26 javë kampionat) me 60 pikë, 11 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, 49.
Sa për kuriozitet, Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i Tiranës, në atë sezon luante me fanellën e Teutës (8 gola), ndërkohë që Vioresin Sinani, sulmuesi që ka fituar kampionat si me Vllazninë ashtu dhe me Tiranën, e ka fituar po “këpucën e artë” me të dyja ekipet, në sezonin 2002-2003 renditej i dyti për nga golat e shënuar (18) pas Mahir Halilit (20).
Në formacionin aktual të Vllaznisë, nga ai që ka fituar titullin e fundit në sezonin 2000-2001, kanë mbetur vetëm pesë lojtarë: Safet Osja, Elvin Beqiri, Vioresin Sinani, Suat Lici, Albert Kaçi, si dhe trajneri malazias Dervish Hadziosmanoviç, ndërkohë që Saimir Patushi, tashmë është pjesë e Tiranës, rivales së madhe të shkodranëve, që janë në kërkim të trofeut të 10-të, pikërisht me trajner Haxhiosmanoviçin.
Edhe kur fitoi titullin e fundit kampion (atë të sezonit 2000-2001), Vllaznia kishte të bënte as më pak e as më shumë me Tiranën, një duel i zgjidhur javën e fundit të kampionatit, madje me një ndeshje shumë festive, boll të shohësh shifrat e 90 minutave: Vllaznia-Shkumbini 6-4, duke bërë të pavlefshme fitoren 2-0 të Tiranës me Luftëtarin. Vllaznia fitoi kampionatin (atëherë me 14 skuadra e 26 javë kampionat) me 56 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë, 54.
Gjatë 69 edicioneve të përfunduara (nga sezoni aktual ka mbetur edhe vetëm 1 javë, titulli është një çështje e mbyllur midis Tiranës e Vllaznisë), dy skuadrat më të vjetra në Shqipëri e kanë diskutuar 9-herë titullin midis tyre: pesë herë ka dalë e para Tirana e katër herë Vllaznia.
“Finalja” e 23 majit është e dhjeta midis tyre për titull, e nëse fiton Vllaznia, atëherë do të kemi të paktën një ekuilibër midis tyre në statistikën “kokë më kokë”, 5-5, ndërkohë që Vllaznia pas tetë sezonesh mungesë do të fitojë titullin e 10-të.
E nëse fiton Tirana titullin, atëherë bardheblutë do të koleksonojnë titullin e 24-të, 7 më shumë se Dinamo (17), 9 më shumë se Partizani (15) e 15 më shumë se Vllaznia (9).

Kuqeblutë, heshtje për shtypin
URDHRI
Gjatë dy orëve të diskutimit dhe dhënies
së një shansi tjetër për të gjithë lojtarët, drejtuesit
e bordit dhe presidenti Valter Fushaj
kanë dalë me një mendim të përbashkët, për
të ndaluar rreptësisht komunikimin e kuqebluve
me mediet, para ndeshjes me Tiranën.
Sipas burimeve në klub, asnjë nga
lojtarët nuk ka të drejtë t’u përgjigjet
gazetarëve dhe këtë gjë do ta bëjnë vetëm
drejtuesit, e po ashtu pjesëtarët e stafit
teknik, me në krye trajnerin Dervish Haxhiosmanoviç.
Ekipit, përveç heshtjes për
shtyp, i është kërkuar një impenjim dyfish
gjatë kësaj jave. Pas gabimit me Lushnjën
në “Loro Boriçi”, drejtuesit e klubit duan
nga kuqeblutë maksimumin në finalen e 23
majit. Objektivi do të quhet i përmbushur
vetëm nëse fitohet kundër bardhebluve, në
të kundërt do të rishikohet pozicioni ndaj
skuadrës. Për Tiranën kërkohet përqendrim
maksimal dhe heshtja për shtyp duket nga
klubi si një gjë pozitive në prag të kësaj sfide
vendimtare. Gjithçka dukej qartë në stërvitjen
e djeshme, kur sapo u afroheshe
lojtarëve, menjëherë të bënin me shenjë që
nuk mund të të flisnin. A.U.

Fushaj: Titulli, 10 mijë dollarë për lojtar
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, gjen një mënyrë tjetër për të karikuar ekipin
Ka ndryshuar krejtësisht situata në kampin shkodran. Nga shumë problematike pas ndeshjes së fundit me Lushnjën, pardje dhe dje gjërat kanë ndryshuar krejësisht. Fillimisht ka qenë mbledhja e bordit të klubit që ka vendosur për të mos pasur gjoba dhe ndërkohë dje vetë presidenti Fushaj ka shpërthyer, duke premtuar plot 10 mijë dollarë për secilin futbollist në rast fitoreje me bardheblutë.
Numri një i klubit shkodran ka qenë dje pasdite prezent në stërvitjen e kuqebluve dhe ka dashur t’i motivojë edhe më tepër futbollistët.
Nga shumë i zemëruar pas ndeshjes, tani në stërvitjen e ekipit. Duket se keni ende besim?
Sigurisht që kam besim, sepse po të mos ishte kështu, sot mund të ishim në një pozitë krejt tjetër. Eshtë një skuadër që unë e kam ndërtuar për të dalë kampione dhe kam besim se mund t’ia arrijmë, pavarësisht se mund të kemi bërë ndonjë gabim të pafalshëm gjatë rrugës.
Si ju është dukur morali i skuadrës?
Të them të drejtën, nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Futbollistët e ndiejnë përgjegjësinë e situatës ku ndodhen dhe për këtë arsye duhet punuar për t’i nxjerrë nga kjo situatë. Për këtë arsye, sot u bëra të ditur edhe vlerën e premios që do të kenë në rast fitoreje në këtë ndeshje, çka do të thotë dhe fitimi i titullit kampion.
Dhe sa është vlera e kësaj premioje?
U kam premtuar plot 10 mijë dollarë për çdo futbollist titullar të 11 shes. Po ashtu, edhe futbollistët e pankinës do të kenë nga 7 deri në 10 mijë dollarë, pa përmendur edhe shpërblimin e stafit drejtues.
Një vlerë që shkon afër 200 mijë dollarë, ndërkohë që Tirana ka premtuar 200 mijë euro për titullin…?
Nuk do ta quaja garë, sepse në fund të fundit shpërblimi që u premtova futbollistëve të mi është i parashikuar në kontratat që janë të nënshkruara me ta. Kam qenë korrekt në të gjithë aspektet financiare me skuadrën, si me kontratat, rrogat ashtu dhe premiot dhe kështu do të jem deri në fund.
Sa për 200 mijë eurot e premtuara nga Tirana për titullin, më duket paksa qesharake, sepse kjo skuadër, nga informacionet që kam unë, nuk ka marrë rrogat prej 3 4 muajsh. Dhe para se të mendojnë për të marrë shpërblimin e titullit, futbollistët mendoj se duhet të kërkojnë rrogat e tyre para ndeshjes.
Besoni te titulli kampion?
Pse besoj po bëj gjithçka për të motivuar skuadrën përpara kësaj ndeshjeje. E sigurt është që do të bëjmë një ndeshje të madhe. Shpresoj që të kemi edhe fatin me vete, sepse ai është shumë i rëndësishëm në një ndeshje futbolli dhe, nëse këto dy gjëra bashkohen bashkë, natyrisht që do të kthehemi në Shkodër me titullin kampion.
Nuk ka pse ta kemi frikë Tiranën në asnjë aspekt. Gjyqtari është i huaj, tifozët do të jenë thuajse në numër të barabartë dhe prandaj në fushë do të fitojë ekipi që do tregohet më solid.
Meqë përmendët tifozët, besoni se ata do jenë të shumtë drejt Tiranës?
Tifozët e Vllaznisë nuk e kanë braktisur asnjëherë këtë skuadër. Duke qenë kështu dhe për hir të tyre, ngula këmbë që ndeshja të mos luhej në orën 20:00, siç e kërkonte Tirana, por në orën 19:00, në mënyrë që ata të kenë kohë kthehen në Shkodër, pse jo me titullin kampion për të festuar pastaj gjithë natën.
Tirana Vllaznia në orën 19:00
Pasi kanë mësuar faktin se ndeshja nuk do të luhej në orën 20:00, siç e kishte kërkuar Tirana, por 60 minuta më herët, tifozët shkodranë janë dukur të kënaqur.
Për ta është një kohë e përshtatshme edhe për të zhvilluar një lojë të bukur nga futbollistët e tyre, po ashtu edhe për t’u kthyer në kohë në qytetin e tyre pas ndeshjes. Meritë në këtë ndryshim të orarit ka sigurisht presidenti Fushaj, i cili po bën gjithçka që në këtë ndeshje të ketë sa më shumë tifozë.
Shtubina, i vetmi me probleme dëmtimi
Në radhët e skuadrës shkodrane në pragndeshjen me Tiranën, i vetmi futbollist që ka pak probleme me dëmtimet është mesfushori me tipare sulmuese Ndriçim Shtubina.
Ai u dëmtua në shpatull pas një ndërhyrjeje të një futbollisti të Dinamos në ndeshjen e dy javëve më parë dhe, me gjithë terapinë e zhvilluar në Podgoricë, nuk u riaftësua plotësisht për ndeshjen me Lushnjën. Ai e nisi ndeshjen e fundit nga stoli, por u pa qartë se, me gjithë përpjekjet e tij, nuk ishte në gjendje ta ndihmonte siç duhej skuadrën. Edhe në ditët e para të kësaj jave ai ka vazhduar terapinë e tij.