Page 134 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 05:35
by fpjalmi
Shkodranët duan mrekulli në derbi
Nëse blutë do të luajnë pastër ndaj Tiranës e fitojnë, kuqeblutë janë kampionë
Vllaznia/Skuadra e Haxhiosmanoviçit shpreson te ndalesa e bardhebluve me Dinamon



Pasi arritën të kalojnë
me sukses takimin e
fundjavës së kaluar
me Dinamon, shkodranëve u
duhen plot 180 minuta për të
realizuar objektivin e tyre, që
është titulli kampion. Për kuqeblutë
ndeshja me dinamovitët
kishte shumë ankth e presion,
për faktin se ky ekip i kishte
hapur punë Vllazninë jo pak,
por dy herë, brenda këtij sezoni
në stadiumin “Loro Boriçi”. E
tani, pas fitores së arritur, ata
shpresojnë se blutë do të luajnë
pastër edhe këtë fundjavë ndaj
Tiranës, ashtu siç u paraqitën
në “Loro Boriçi”, duke dhënë
maksimumin e tyre.
Titulli- Tashmë, shkodranët
e drejtuar nga malazezi
Dervish Haxhiosmanoviç
dhe të financuar nga presidenti
i pakursyer, Valter Fushaj,
në situatën aktuale në të
cilën ndodhen janë veçse 180
minuta larg titullit kampion.
Kuqeblutë premtojnë se do të
bëjnë maksimumin në këto
dy ndeshje të mbetura, për të
rikthyer trofeun e kampionatit
në Shkodër. Tirana
dhe Vllaznia, në këtë sezon
kanë bërë shpeshherë rokadë
me njëra-tjetrën, derisa kuqeblutë
arritën të merrnin kryesimin
në javën e 30-të të kampionatit.
Duke marrë pozicionin
e tyre, ata janë të bindur
se do të qëndrojnë në krye deri
në përfundim të këtij viti futbollistik.
Lushnja-Vllaznia pret këtë
të shtunë në Shkodër
skuadrën e Lushnjës, e cila pa
diskutim do të luajë fort dhe
pastër, për arsye se vjen në
“Loro Boriçi” të kërkojë pikët e
mbijetesës. Kësisoj, të gjitha
shanset janë që në ndeshjen e
fundit kuqeblutë të shkojnë në
kryeqytet me një pikë diferencë
larg rivales direkte, Tiranës. Në
kampin shkodran e kanë vlerësuar
maksimalisht kundërshtarin,
pasi një hap fals do të
rezultonte fatal për djemtë e
“Dedës”, të cilët janë pretendentët
kryesorë për titullin kampion.
Megjithatë, kuqeblutë
janë të ndërgjegjshëm se nuk
do ta kenë aspak të lehtë në
marrjen e tri pikëve, pasi lushnjarët
do të bëjnë të pamundurën
për të siguruar mbijetesën.
Llogaritjet -Por, nëse Dinamo
do të luajë pastër këtë javë
ndaj Tiranës në kryeqytet,
mundësitë që Vllaznia të
shpallet kampione e këtij sezoni
janë që në takimin e
parafundit. Kjo për faktin se,
nëse blutë e drejtuar nga Shkëlqim
Muça do të japin maksimumin
e tyre në sfidën e kësaj
fundjave, me siguri që do t’u
marrin ndonjë pikë bardhebluve,
që për Vllazninë do të
thotë shumë, duke llogaritur
edhe tri pikët që me shumë
mundësitë do fiksojnë ndaj
Lushnjës. Gjithsesi, edhe me
një pikë diferencë ndaj Tiranës
në javën e fundit, përsëri Vllaznia
i ka të gjitha mundësitë
për t’u shpallur kampione.
Megjithatë, djemve të “Dedës”
u duhet të djersijnë shumë në
fushën e lojës, për të realizuar
ëndrrën e tyre. Në fillim të sezonit,
ata synonin gjithashtu
edhe Kupën e Shqipërisë, objektiv
të cilin nuk mundën ta
realizonin dot, pasi u ndalën
nga Tirana. Kurse sa për titullin
kampion, ata janë të bindur
se do ta bëjnë të tyrin.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 05:35
by fpjalmi
Përgatitjet
Shkodranët, të plotë
në seancën stërvitore
Në seancën e djeshme stërvitore, të zhvilluar në stadiumin
“Loro Boriçi”, kuqeblutë kanë qenë të plotë. Dje
i janë bashkuar grupit edhe dyshja e lojtarëve Beqiri e
Shtubina, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit tonë përfaqësues
në takimin miqësor të zhvilluar të martën me Milanin.
Sa i përket dyshes Nallbani-Smajli, e cila ka qenë
pjesë e stërvitjes, por që nuk do të luajë në sfidën e fundjavës,
ajo e ka vënë në dilemë teknikun Haxhiosmanoviç,
pasi ende nuk i ka gjetur zëvendësuesit e tyre, pavarësisht
se stoli është i mbushur me shumë lojtarë cilësorë.
Megjithatë do të jenë ditët në vijim, ato që do të përcaktojnë
dhe formacioni anti-Lushnjë. A.Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 05:43
by fpjalmi
“Ja pse u largova nga Vllaznia”
Rrëfimi ekskluziv i Agim Canajt: Drejtuesit ishin xhelozë, se dilja në gazeta e televizione
Intervista/ Ish-trajneri i kuqebluve tregon të fshehtat e largimit nga drejtimi i skuadrës





Një i papunë VIP. I larguar nga Vllaznia e Shkodrës
dhe Dinamo kur këto skuadra kryesonin kampionatin.
Motivacioni zyrtar i klubeve: humbi
ndeshjen e radhës. Të kundërtën pohon ai. Sot, në listën e teknikëve
të lirë, por bën tifozllëk për ish-skuadrën e tij. Ky është ishtrajneri
i kuqebluve dhe disa ekipeve të tjera në Shqipëri si Dinamo,
Besa, Shkumbini, Flamurtari, Skënderbeu etj, Agim Canaj.
Një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe një trajner me eksperiencë,
por që ka pësuar të njëjtin fat sikundër edhe kolegët e tij
Hasan Lika, Mirel Josa, Faruk Sejdini, Edmond Liçaj, etj. Canaj
bën me faj si shkaktarët kryesorë të kësaj amullie në futbollin
shqiptar, drejtuesit e klubeve, të cilët sipas tij nuk e shohin
futbollin si biznes, por si një diçka që i vlen biznesit dhe së
fundmi edhe politikës. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama
Sport”, tekniku tregon ftohjen graduale mes tij
dhe presidentit Fushaj, e cila solli edhe largimin pas
humbjes me Teutën e Durrësit në “Niko Dovana”
I larguar nga drejtimi i një skuadre për
herë të dytë, duke qenë kryesues i kampionatit,
disi paradoksale apo jo?
Po, në pamje të parë lë shumë për të diskutuar,
por thellë-thellë të tilla largime gatuhen
dalëngadalë derisa vjen momenti kur nuk të
mbetet gjë tjetër, veçse të ikësh. Të them të drejtën,
largimin nga Dinamo gjatë sezonit të shkuar e kam përjetuar
shumë herë më keq. Kisha ndërtuar një skuadër të mirë dhe
kryesoja kampionatin. Në pak fjalë, ç’mund t’i kërkohet më tepër
trajnerit të një skuadre, sesa
fiksimi dhe arritja e objektivave
sezonalë. Ndërsa largimi i sivjetshëm
nga Vllaznia, ndoshta
edhe për faktin se e kisha
provuar më parë atë ndjesi,
nuk më bëri shumë përshtypje.
Doni të thoni se e prisnit
shkarkimin nga detyra,
edhe pse Vllaznia kryesonte
kampionatin?
Po, ftohja mes meje dhe
drejtuesve të klubit erdhi që
pas mbrëmjes “Sofra shkodrane”.
Që aty nisën xhelozitë,
mëritë dhe inatet, për faktin
se unë dilja më shumë në gazeta e televizione, duke sfumuar
gjoja figurat e tjera drejtuese në klub. Ndërkohë që kjo
nuk ka qenë asnjëherë motoja ime. Në të kundërt, kam qenë
unë ai që pata kërkuar një disiplinim më të mirë të klubit,
trajnerit dhe lojtarëve me mediat. Pothuajse çdo ditë kishte
një a dy futbollistë që dilnin në konferencë për shtyp, por
edhe unë isha gjithnjë i disponueshëm për mediat, aq më tepër
në një qytet me tradita si Shkodra, ku, më besoni, futbolli ndiqet
jashtëzakonisht shumë. Pra, thënë më shkoqur, ishte krijuar
një atmosferë mbytëse. Që
pas humbjes shokuese me
Teutën në Durrës nuk kishte
arsye më përse të rrija, ndaj
dhashë dorëheqjen nga
drejtimi i skuadrës.
Mendoni se humbja 4-0
mund të ketë qenë edhe një
kurdisje nga ana e skuadrës
për t’ju larguar nga drejtimi?
Jo, absolutisht jo. Nuk
mund të fajësoj futbollistët,
të cilët në një farë
mënyre ishin dhe janë
punëmarrës, ashtu
sikurse unë. Shikoni,
problemi nuk është thjesht te
një ndeshje, por në tërësinë e
futbollit tonë, i cili, duam
apo s’duam ne, sot nuk shihet
si një biznes, por si diçka që i vlen biznesit ose politikës
për përfitime të tjera. Është njëlloj sikur një biznesmen
ndërtimi të marrë në punë një arkitekt ose inxhinier të zotin
për ndërtimin e një pallati dhe diku nga mesi i punës, thjesht
se kështu i pëlqen atij, ta ndryshojë krejt projektin. Pak a
shumë e njëjta gjë vlen të thuhet edhe për futbollin, i cili
është shumë, shumë larg nga ai i para viteve ‘90-të.
Vendimin për largimin nga detyra e morët ju personalisht,
apo jua komunikuan drejtuesit e klubit?
LEONARD KARAJ
Jo, vendimin për largimin e mora vetë. Sepse, tek e fundit, e
dija mirë se nëse nuk do ta bëjë një gjë të tillë në atë moment,
s’kishte për të zgjatur as më shumë se çerek ore dhe do të më
shkarkonte vetë presidenti. Nuk kishte absolutisht zgjidhje tjetër.
Nga sa pohoni, duket sikur largimi është përgatitur nga
vetë presidenti i Vllaznisë. Si mund të besohet kjo gjë, kur
skuadra ishte në vend të parë dhe një drejtues klubi nuk
mund të jetë veçse i kënaqur?
Është vërtet paradoksale, por ja që është e vërtetë. Po ju
tregoj një rast. Isha i ftuar në një emision televiziv në “Alsat”,
ku mes të tjerash thashë se mediat nuk duhet të bëjnë me
përgjegjësi futbollistët e Vllaznisë, por nëse kanë diçka duhet
ta drejtojnë gishtin nga unë, pasi ashtu si kur fitojmë,
edhe kur gabojmë përgjegjësitë bien më së shumti mbi trajnerin.
Kështu mundohesha që të mbroja në një fare mënyre
futbollistët e mi. Direkt pas atij emisioni, kur u ktheva në
Shkodër vura re një inat e mllef të paparë ndaj meje, si nga
drejtuesit e klubit, por edhe nga tifozët. Në dy kanalet TV të
qytetit unë po kritikohesha ashpër, sepse, sipas tyre, po merrja
përsipër gjëra që nuk më takonin. E, qysh atëherë thuajse
nuk arrita të flas më me presidentin e klubit.
Ju shkuat te Vllaznia në fillim të sezonit, cili ka qenë
objektivi që ju patën vënë në fillim drejtuesit e klubit?
Objektivi i Vllaznisë ishte dalja në Kupat e Evropës. Nuk
është folur absolutisht për luftë për titull. Pra, duhet theksuar
ky fakt. Vllaznia nuk u ndërtua si një skuadër që kishte
primar titullin kampion, por absolutisht Kupat e Evropës.
Kur shkova në fillim në Shkodër, luajta takimet e Kupës
UEFA i ndërgjegjshëm që direkt pas turit të dytë do të humbisja
edhe tre lojtarë shumë të rëndësishëm siç ishte Teli,
Sukaj dhe Lika.
Por jo vetëm kaq. Asokohe pati edhe një katarsis të vogël,
pasi shumë futbollistë me emër, që mbronin prej vitesh
fanellën e Vllaznisë, si Grima e Lici, ishin përjashtuar nga
presidenti, sepse sipas tij kishin shitur ndeshje. Normalisht
pa kaluar as 24 orë, lojtarët i rikthyen sërish dhe unë fillova
të ndërtoj skuadrën. Duke u nisur edhe nga investimi që ishte
bërë në klub, por edhe nga interesimi mjaft i madh i tifozëve
shkodranë, ndjeja një përgjegjësi të madhe për punën
time, sidomos kur luaja përpara publikut vendës. Ndaj u
mundova që të isha sa më shumë rezultativ dhe të krijoja një
atmosferë pozitive përreth klubit. Duket se edhe kjo gjë është
parë me mjaft xhelozi, ose
është kuptuar gabim.
Një Vllazni, që tashmë
po ecën e sigurt drejt finales
me Tiranën, duke konsideruar
edhe avantazhin e
një pike më shumë. Sa ka
ndikuar Canaj në arritjen e
këtij objektivi?
Mendoj se kam dhënë goxha
për Vllazninë e këtij sezoni.
Paçka faktit që u largova,
mendoj se nëse Vllaznia do të
fitojë titullin një pjesë e meritës
më takon edhe mua. Personalisht
uroj që ta fitojë.
Po më parë duhet të fitojë me Lushnjën, apo jo?
Nuk e shoh si një ndeshje të vështirë për Vllazninë
sfidën me Lushnjën. Për më tepër statistikat, nëse nuk
gabohem, tregojnë se lushnjarët nuk kanë fituar thuajse
asnjëherë në Shkodër.
Çfarë ka më tepër Vllaznia ndaj Tiranës, sipas jush, dhe
anasjelltas?
Vllaznia dhe Tirana ndryshojnë shumë si ekipe. Tirana u
ndërtua këtë sezon me një qëllim; fitimin e titullit, ndërsa Vllaznia
pati goxha probleme, me largime
dhe afrime futbollistësh.
Por nëse pas kësaj jave nuk
ndryshon asgjë, unë mendoj se
Vllaznia do të jetë e favorizuar
kundrejt Tiranës edhe për faktin
se do të luajë për dy rezultate,
fitoren ose barazimin,
meqenëse do ketë një pikë
më shumë. Ndërkohë që Tiranës
do t’i duhet vetëm fitorja.
Pra, moralisht shkodranët
do të jenë shumë më të
qetë, kurse bardheblutë vazhdimisht
nën presion. Do të jetë
e vështirë, pasi Tirana humbi
edhe Kupën e Shqipërisë, kështu
që i ka varur shpresat e saj
vetëm tek titulli kampion.
Do të festoni, në rast se
Vllaznia do të dalë kampion?
Më kujtohet para pak kohësh se në mediat u citua një
thënie e imja “U largova, pasi u deha nga suksesi”. Kjo,
referuar faktit të mësipërm, që, edhe pse në vend të parë, si
me Dinamon edhe me Vllazninë, largohesha nga drejtimi
i skuadrës të cilën e kisha ngritur vetë. Ndaj gjykoj që, së
bashku me drejtuesit e klubit, unë arrita të ndërtoj një Vllazni
kompetitive, e cila erdhi deri në finale të kampionatit
në pozicionin aktual, ndaj nuk ka sesi të mos ndihem edhe
unë i kënaqur në rast se fiton titullin.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 05:44
by fpjalmi
a thu asht e vertete a ka than a?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 16:48
by Skodrinon
Sukaj: Titullin me Vllazninë dhe iki sërish

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj mund të largohet prapë nga ekipi ku është rritur

Pas një momenti të mirë që kaloi pas ardhjes në janar te Vllaznia, së fundi për të gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Ndoshta jo edhe për faj të tij sesa për shkak të mënyrës si luan skuadra në fushë. Xhevahir Sukaj në takimet e fundit nuk ka qenë titullar te skuadra kuqeblu dhe kështu pritet të ndodhë edhe nesër ndaj Lushnjës.

Vetë sulmuesi 21-vjeçar nuk shqetësohet shumë në lidhje me këtë çështje, por nga ana tjetër është ndër të parët lojtarë për të cilët ka filluar merkatoja e sezonit të ardhshëm, ende pa u mbyllur ky aktuali. Flamurtari i Vlorës, pas rikthimit të tij në kupat e Europës, kërkon me sa duket të ndërtojë një skuadër shumë të fortë për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, media të ndryshme kanë bërë të ditur se drejtuesit e këtij klubi kanë vënë në syrin e tyre dy sulmuesit aktualë të Vllaznisë, Sinanin dhe Sukajn. I pari ende nuk është prononcuar në lidhje me një çështje të tillë, ndërsa i dyti ka pranuar të flasë rreth saj.

“Di të them se deri në këto momente ende askush nga drejtuesit e Flamurtarit nuk ka folur në lidhje me mua. Nëse ata janë shprehur në media se duan të më marrin për sezonin tjetër, pse jo ndihem i vlerësuar.

Në radhë të parë, sepse është skuadër me emër në futbollin shqiptar, së dyti, sepse duket se kanë ndër mend të realizojnë një plan shumë serioz për sezonin tjetër dhe, së treti, nëse më vjen një ofertë e tillë, unë nuk do ta refuzoj, por do të pranoj të ulem e të bisedoj me ta për të parë më konkretisht se çfarë ata ofrojnë. Thënë ndryshe, nuk i them jo kësaj oferte, por duhet parë më nga afër,” ka thënë sulmuesi 21-vjeçar i Vllaznisë.

Siç e dimë, Sukaj ka një kontratë trevjeçare me ekipin turk të Haxhitepes dhe te skuadra shkodrane ai që nga muaji janar është i huazuar. Periudha e huazimit mbaron tani në fund të kampionatit dhe për të biseduar në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesit që është edhe kontigjent i kombëtares, i duhet të bisedojë sërish me drejtuesit e klubit turk.

Këtë e pranon edhe vetë Xhevahiri, kur shprehet: “Para se të bisedoj me drejtuesit e Flamurtarit, apo të skuadrave të tjera, sigurisht që duhet të ulem e t’i shikoj gjërat ashtu siç duhet me klubin e Haxhitepes, me të cilin kam kontratë.”

Por Flamurtari nuk është e vetmja mundësi për numrin 4 të Vllaznisë. Pikërisht, skuadra shkodrane duket e favorizuar nga skuadrat e tjera shqiptare, nëse ai vendos të qëndrojë në Shqipëri. Nëse nuk ndodh kjo, alternativat që i pëlqejnë atij janë ekipet e kryeqytetit, pse jo edhe Flamurtari.

Por e ardhmja e këtij lojtari lidhet ngushtësisht me një faktor tjetër shumë të rëndësishëm: titullin kampion. E thotë hapur Sukaj këtë në fund, kur deklaron: “E dëshiroj shumë këtë titull kampion me Vllazninë. E kam si peng ta fitoj edhe atë, pasi vjet mora Kupën. Nëse shpallem kampion me Vllazninë këtë sezon, është shumë e sigurt që nuk do të luajë më në Shqipëri, por diku jashtë. Nëse nuk ndodh kështu, atëherë nuk përjashtohet mundësia të luaj edhe këtu.”

Sulmuesi: Nuk polemizoj për formacionin

Shumëkush habitet kur sheh formacionin e Vllaznisë në ndeshjet e fundit. Në të ka munguar sulmuesi Xhevahir Sukaj. U bën përshtypje kjo mungesë, pasi dihen vlerat e këtij lojtari. Megjithatë, ai që ka dashur të sqarojë këtë moment, ka qenë vetë ai, kur ka thënë kështu për mediat: “Nuk ka asnjë problem në këtë mes. Sukaj ka qenë dhe do jetë gjithnjë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Vllazninë sa herë që t’i kërkohet një gjë e tillë.

E nisi si titullar apo nga stoli, për mua nuk ka shumë rëndësi. Eshtë trajneri ai që vendos për formacionin, për mënyrën si do të luajë skuadra dhe kush do të luajë. Nuk kam ndër mend të bëj polemika, por do të punoj edhe më tepër për të bërë më të mirën për Vllazninë, duke shpresuar se javën e ardhshme do të gëzojmë me titullin kampion.”

Sporti Shqiptar

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 16:51
by Skodrinon
Klubi shkodran, dakord për gjyqtarin e huaj

Përmes medias është bërë e ditur se drejtuesit e Tiranës kanë bërë një kërkesë për gjyqtarë të huaj në ndeshjen e fundit të kampionatit me Vllazninë. Rëndësia e kësaj ndeshjeje është shumë e madhe, sepse vendos fatin e titullit kampion dhe prania e një gjyqtari të huaj në një takim të tillë konsiderohet domosdoshmëri.

Dje, nga ana e klubit shkodran ka ardhur i njëjti konfirmim se edhe Vllaznia është e mendimit se duhet një arbitër i huaj për këtë ndeshje. Këtë e ka thënë vetë presidenti Valter Fushaj, i cili ishte njeriu që e kërkoi gjyqtarin e huaj edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës, po ndaj Tiranës. Në atë ndeshje ndërkohë ishte vetë Vllaznia që pagoi të gjitha shpenzimet e treshes sllovene, që e gjykoi atë ndeshje, ndërkohë që për ndeshjen e fundit të kampionatit ende nuk është e qartë si do të veprohet.

Tre kuqeblu për terapi në Podgoricë

Për futbollistët shkodranë vazhdon terapia e riaftësimit në Mal të Zi. Nëse të mërkurën drejt shtetit fqinj kishin udhëtuar dy futbollistë, pikërisht Grima e Shtubina, dje me ta është shtuar Belisha. Edhe mesfushori ka pasur probleme me dëmtimi dhe për rrjedhojë ka preferuar të shkojë te mjeku specialist për kurim.

Ideja është që të riaftësohen të gjithë këta futbollistë, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme me Lushnjën. Kjo përballje konsiderohet shumë e rëndësishme për shkodranët në rrugën e tyre drejt titullit dhe njëkohësisht edhe e vështirë, sepse për lushnjarët do jetë ndeshja e shpresës për mbijetesë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 16:52
by Skodrinon
Thirrje tifozëve shkodranë për mbështetje

Me anë të një thirrjeje publike, klubi i futbollit “Vllaznia” u ka bërë të qartë tifozëve kuqeblu se kërkon prej tyre një mbështetje maksimale për dy ndeshjet e fundit që kanë mbetur nga ky kampionat. Fillimisht ndaj Lushnjës, e cila është një sfidë shumë e vështirë.

Për këtë ndeshje bëhet e ditur se çmimet e biletave janë 3 mijë dhe 2 mijë lekë të vjetra dhe e gjithë shuma e parave që do të grumbullohet nga shitja e tyre, do të shkojë për autobusët e tifozëve dhe fanellat e tyre për ndeshjen e fundit të kampionatit me Tiranën. Janë planifikuar që drejt kryeqytetit të udhëtojnë plot 20 autobusë me tifozë kuqeblu, ndërkohë që janë porositur edhe plot 4 mijë fanella kuqeblu për ta.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 18:00
by Skodrinon
Sinani prêt lajme: “Me Lushnjen dhe Dinamon s’bëhet shaka”
16 Maj Kapiteni kuqeblu: Ne duhet të kemi kujdes. Besoj se blutë do të luajnë ndershëm



Kapiteni shkodran, së bashku me futbollistët e tjerë kuqeblu, po mbyll javën e përgatitjes anti-Lushnje. Dje ka qënë seanca e parafundit, ndërkohë që edhe një tjetër që do të zhvillohet sot mbyll këtë cikël dhe të shtunën në orën 17:00 do të jenë në qilimin e blertë të “Loro Boriçit”, për 90-minutat e javës së parafundit të kampionatit. Një javë e mbushur me jo pak probleme në drejtim të mungesave të titullarëve për ndeshjen me lagunarët. Jo vetëm nga këto, por edhe për rrethanat në cilat gjendet skuadra myzeqare, kapiteni shkodran e konsideron e konsideron këtë përballje si një sfidë shumë të vështirë.

“Respektoj Lushnjën dhe futbollin e këtij qyteti, i cili në traditën e tij ka nxjerrë emra të njohur futbollistësh, por edhe pse një e fitore e Vllaznisë mund ta largojë nga kategoria superiore këtë skuadër, me keqardhje ndaj kundërshtarit, Sinani shprehet se jemi të detyruar ta mundim, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores, vë në pikpyetje fatin e titullit kampion, një objektiv që ne e kami patur që në fillim të sezonit.”

Tirana - Në prononcimin e tij për gazetën, kapiteni flet edhe për ndeshjen e javës së ardhshme me Tiranën, ndeshje kjo që do të mbyllë sezonin futbollistik 2008-2009, por në të njëjtën kohë shumë përcaktuese për fatin e titullit kampion. Realisht, ai nuk parapëlqen ta komentojë shumë këtë ndeshje, pa mbaruar punë me Lushnjën e kësaj jave. “Ne përpara kemi Lushnjen, të cilën duhet ta mundim pa tjetër, më pas, që nga e diela e në vazhdim do të kemi kohën e duhur në dispozicion për të menduar rivalët tanë direkt për titull. “Megjithatë, ashtu siç e vlerëson shumë të fortë dhe serioze përballjen e Vllaznisë me Lushnjën, të njëjtën gjë mendon Sinani edhe për kundërshtarin e Tiranës, blutë e Dinamos, të cilët sipas tij dhe të krejt opinionit sportiv në Shkodër është një skuadër model e kampionatit shqiptar.

Gjykimi - “Që luajti fort kundër Vllaznisë në Shkodër është normale, dhe ne në të vertetë nuk prisnim ndonjë dhuratë nga Dinamo”, vijon Sinani, i cili për të vertetuar atë që tha tekniku Muça pas ndeshjes në Shkodër, se do të respektojmë kampionatin, kërkon që një lojë të tillë Dinamo ta bëjë edhe ndaj Tiranës këtë të shtunë. Dhe në mbyllje, kapiteni shkodran kërkon të komentojë paksa edhe disa opinione të shprehura në mediat sportive, eletronike dhe të shkruara, në lidhje me gjykimin e ndeshjes Vllaznia-Dinamo. Duke mos dashur të marrë përsipër kontestimet e ndryshme që mund të ketë pasur arbitri në këtë ndeshje, Viori dëshiron të ndalet vetëm tek rasti i tij, kur gjatë depërtimit në zonë, ai është penguar duke marrë një 11-metërsh në favor të skuadrës së tij, të cilin disa media e kanë paragjykuar si të paqënë. “Nuk duhet të flitet me pasion, pse jo edhe me tifozllëk nëpër studio televizive, apo ndokund tjetër, sepse për rastin e penalltisë sime, ata që janë ngutur ta komentojnë për momenti si penallti të paqënë, apo të “vjedhur” nga ana e ime, më vonë kur i është bërë moviola profesionale këtij aksioni, specialistë përkatës e kanë quajtur shumë të rregullt vendimin e gjyqtarit Meta, për akordimin e kësaj penalltie”, thotë kapiteni shkodran, i cili duke qënë vetë protogonisti i këtij aksioni, thotë se ai është penguar dukshëm gjatë përpjekjes që po bënte për të shkuar tek topi, të cilin nëse do ta arrinte, mund ta dërgonte lehtësisht në rrjetë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 20:06
by GOLDIAN
ku den me ik ma sukaj ne barcelone a
po rri dhe nje vit se mos u djeg kot rrugeve te europes

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 21:05
by fpjalmi
Vllaznia e Tirana mendojne finalen
15/05/2009 09:30

Edicioni i 70 i kampionatit shqiptar te futbollit po i drejtohet fundit, nderkohe qe nuk eshte zgjidhur fati i titullit. Ne gare jane dy rivale te forte, Vllaznia e Tirana, diferenca mes te cilave eshte nje pike.

Edhe pse perpara eshte java e 32 e kampionatit, te dyja skuadrat kane filluar te mendojne per perballjen ne javen e 33-te, e cila pritet te jete vendimtare per percaktimin e kampionit te ardhshem te Shqiperise. Shkodranet do te presin kete te shtune Lushnjen, ne nje ndeshje te konsideruar te lehte ne leter, ndersa pak me te veshtire priten ta kene bardheblute, te cilet do te luajne ndaj Dinamos, qe duket se ka nje mije arsye per te bere loje te paster ne kete derbi.

Sipas deklaratave publike (nje kortezi e zakonshme) te diteve te fundit, te dyja palet e perfshira ne kete duel per trofe shprehen se per momentin, theksojne se po mendojne vetem per ndeshjet ne javen e 32-te. Por ne fakt, te gjitha faktet demonstrojne te kunderten: Vllaznia e Tirana kane ne mendjen e tyre vetem titullin, ndaj kane filluar parapergatitjet per sfiden e 23 majit ne “Qemal Stafa”.

Edhe pse duhen nente dite nga kjo ndeshje, tashme eshte mesuar se mes dy klubeve ka pasur kontakte, ku eshte diskutuar rendesia e ndeshjes dhe gjetja e nje mundesie per te shmangur kontestimet rreth nje gjykimi te anshem te gjyqtareve shqiptare.

Ndaj ata kane arritur ne nje marreveshje per gjetjen e nje gjyqtari te huaj per “finalen sezonale”. Kete e kane zyrtarizuar tashme me kerkesat e tyre, te dorezuara ne zyrat e FSHF-se. Ne kete akord eshte arritur ne perfundimin qe shuma prej 9 mije eurosh, e domosdoshme per angazhimin e nje gjyqtari te huaj per te drejtuar ndeshjen e javes se 33-te, do te paguhet gjysme per gjysme nga te dyja klubet. Nje fakt interesant mberrin nga Vllaznia, e cila e ka kthyer ndeshjen e kesaj te shtune me Lushnjen ne nje formalitet.

Dje u be e ditur se drejtuesit e klubit kuqeblu kane vendosur te ulin çmimin e biletave per kete ndeshje ne 2 mije leke, per te joshur tifozet te mbushin stadiumin “Loro Boriçi”. Duke shpresuar ne nje dyndje te fansave te tyre, ata kane planifikuar qe te gjitha te ardhurat nga shitjet e biletave do te perdoren per pergatitjen e nje dekori sa me spektakolar per perballjen me Tiranen ne “Qemal Stafa”, nje jave me pas.

Ne kete plan jane parashikuar edhe detajet e organizmit per kete sfide, ku te gjithe shkodranet shpresoje te festojne titullin e 10 ne historine e klubit te tyre. Disa nga keto detaje do te jene udhetimi falas, ne menyre te organizuar, i tifozeve sa me te shumte drejt kryeqytetit, banderolat, flamujt, fishekzjarret, etj. Pas titullit kampion te 17-vjeçareve, te fituar te merkuren, presidenti Valter Fushaj u ka premtuar edhe titullin e dyte ne harkun e dy javeve, gje qe nenkupton ate qe e mendon te Superliges.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 21:27
by fpjalmi
Presidenti Fushaj largon euforinë
“Edhe Lushnja është si një finale. Të fitojmë të shtunën, më pas të mendojmë për Tiranën”



Presidenti i klubit sh
kodran, Valter Fush
aj, kërkon të largojë
euforinë që ka përfshirë
ekipin, në prag të ndeshjes me
Lushnjën, të cilën ai e shikon
si një përballje shumë të vështirë.
Edhe pse për kuqeblutë,
ekipi verdhjeshil në letër
duket si i kalueshëm, fakti që
për kundërshtarin është një
sfidë për “jetë a vdekje”, ia
bën edhe më të vështirë gjërat
Vllaznisë. Për lushnjarët është
shansi i fundit për mbijetesë
dhe ndoshta një pikë në
“Loro Boriçi” i lë ata të
kënaqur, por që një rezultat i
tillë mund t’u krijojë shumë
probleme shkodranëve në
objektivin për të fituar titullin
kampion. Prandaj, duke
u nisur nga këto faktorë, presidenti
Fushaj kërkon nga
lojtarët përqendrim maksimal
në këtë ndeshje. “Nuk do
të tolerojmë në asnjë mënyrë,
- nis bisedën e tij për ‘Panorama
Sport’ numri një i klubit
shkodran. - Kundër Lushnjës
duhet të fitojmë patjetër.
Por dua që futbollistët të
mendojnë vetëm për këtë
takim. Nuk do të ishte aspak
e këndshme që ekipi ynë të
linte pikë. Prandaj, të gjithë
përpara se të mendojmë për
Tiranën, duhet të shikojmë
për takimin e radhës me
Lushnjën, që mendoj se është
gjithashtu, një finale e
vogël për ne. Nuk ka pasur
në këtë kampionat takime të
lehta, e aq më tepër që
kundërshtari ynë lufton për
mbijetesë dhe ka si të thuash
shansin e fundit. Dua të theksoj
se ky kampionat ka
treguar që rivaliteti nuk ka
munguar mes të gjitha ekipeve,
pavarësisht vendit që janë
ndodhur në renditje. E
përsëris që duhet të kalojmë
me sukses Lushnjën dhe më
pas të mendojmë për Tiranën.
Gabohemi, nëse e
quajmë të fituar këtë
ndeshje.”
Dhurata për tifozët
Edhe pse presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj, u bën
thirrje kuqebluve që të mendojnë
vetëm për Lushnjën,
nga ana tjetër ai ka filluar
përgatitjet që tani për
ndeshjen e sezonit me Tiranën,
që do të luhet më 23
maj në “Qemal Stafa”.
Megjithatë, Fushaj ka filluar
të mendojë më shumë për tifozët.
“Në këto momente do
t’u kërkoja tifozëve të na
mbështesin në maksimum.
Për takimin e fundit në Shkodër
me Lushnjën, shpresoj
që ata të jenë sa më të shumtë
në numër. Ne si klub i kemi
marrë të gjitha masat dhe kësisoj
do të ulim çmimin e biletave
për këtë ndeshje.
Fitimet e tyre do të shkojnë qëtë gjitha për të siguruar sa më
shumë autobusë për takimin
e fundjavës së ardhshme në
Tiranë. Neve tani na duhet sa
më shumë mbështetje dhe sa
më shumë optimizëm që të
mund të arrijmë objektivin
tonë madhor, fitimin e titullit
kampion”, ka thënë Fushaj.
Në fund, kreu i klubit kuqeblu
ka përsëritur për ekipin
që gjithçka ta marrë sipas
radhës, teksa tashmë priten
vetëm tri pikët të shtunën.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 21:28
by fpjalmi
REAGIMI

“Canajn e kanë respektuar
të gjithë në Shkodër”
Pas deklaratës së ish-trajnerit të Vllaznisë, Agim
Canaj, i cili në një rrëfim për “Panorama Sport” theksoi
se largimi i tij nga ekipi erdhi sepse drejtuesit e
klubit ishin xhelozë që ai dilte shpesh në gazeta dhe
televizione, ka reaguar presidenti Valter Fushaj. Ky
i fundit nuk ka dashur
të replikojë me trajnerin,
edhe pse ka mbetur i
habitur nga deklarata e
tij. “Unë di të them se
Agim Canaj është respektuar
nga të gjithë në
Shkodër. Qoftë nga unë
i pari, si president klubi,
pjesëtarët e stafit
teknik dhe tifozët. Nuk
më duket e hijshme që në
këtë moment të flas për
largimin e tij. Është diçka
e kaluar dhe nuk kam
dëshirë të replikoj”, është
shprehur kreu i klubit shkodran. Ish-trajneri ka
thënë se largimi i tij u imponua nga atmosfera
mbytëse që u krijua në Shkodër, sidomos pas humbjes
me Teutën 4-0. Canaj dha dorëheqjen menjëherë
pas kësaj disfate, ndërkohë që i la kuqeblutë në vend
të parë, me pikë të barabarta me Tiranën.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 21:28
by fpjalmi
Nuk ka alarm, Bashiç
pritet të aktivizohet
Pavarësisht se është tërhequr para kohe nga seanca e
së mërkurës, mbrojtësi kroat i Vllaznisë, Marko Bashiç,
dje ka kryer normalisht stërvitje. Sipas informacioneve në
kampin kuqeblu, problemi shëndetësor i Bashiçit nuk është
alarmant dhe ai pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen
me Lushnjën. Gjithsesi, për t’u konfirmuar do të shikohet
edhe një herë gjendja e tij në stërvitjen e sotme. Nëse stafi
teknik vendos të mos rrezikojë me kroatin, atëherë do të
shtoheshin mungesat për këtë sfidë të rëndësishme para
Tiranës. Kujtojmë që Ilir Nallbani dhe Dritan Smajli janë
të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. A.U.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 21:35
by fpjalmi
Canaj vjen me Sinanin e
Sukajn, Memushi te Vlora
Tekniku aktual mund ta mbyllë me kuqezinjtë pas 2 javësh
Flamurtari/Në kampin vlonjat kanë nisur zërat e merkatos

Ndryshimet
“Panorama Sport” ka arritur
që të zbardhë skemën
e lëvizjes së trajnerëve për
sezonin e ri futbollistik,
2009-2010. Agim Canaj do
të thirret në Vlorë për të marrë
frenat e Flamurtarit dhe
bashkë me teknikun tiranas,
te Flamurtari do të
mbërrijnë edhe dy sulmuesit
shkodranë, Sukaj dhe Sinanitë përfolur së fundmi
në ambientet e klubit kuqezi.
Ish-tekniku i shkodranëve,
Canaj, do t’i drejtojë
vlonjatët për sezonin e
ri, si dhe në impenjimin e
kësaj skuadre në Kupat e
Evropës.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 15 May 2009 , 21:37
by fpjalmi
siq shihet keka lajm i vertete.

un do habitersha shum sikur te na ikte sinani.

per sukajn i dont care ,port sinani na duhet

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 16 May 2009 , 08:47
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:siq shihet keka lajm i vertete.

un do habitersha shum sikur te na ikte sinani.

per sukajn i dont care ,port sinani na duhet
edhe une do isha habit
te tham drejten se besoj por meqe keka tu u fol si shume ka fillu me mhi frika ifije
vlora pas shume vitesh asht ne kupe uefa do i ket dal nej sponsor per zot
hallall ju qofte

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 17 May 2009 , 04:00
by fpjalmi
goldi.

me vjen keq per sinanin qe po na ik se per ate sukajn theft qafen.

humbi tan ata raste .

un e kam shum inat kta kohet e fundit

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 17 May 2009 , 11:07
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:goldi.

me vjen keq per sinanin qe po na ik se per ate sukajn theft qafen.

humbi tan ata raste .

un e kam shum inat kta kohet e fundit
edhe sinani leshin a tu ba

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 17 May 2009 , 18:22
by fpjalmi
vllazania ka nevoje per sulmues te mirefillte.

nuk e di pse ka ra kaq shum sulmi.

as kaqi spo ban gja

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 17 May 2009 , 18:25
by fpjalmi
Shkoder, u be nje “vetevrasje”


18 Maj Askush nuk e kishte menduar një mbyllje të tillë të takimit Vllaznia-Lushnja, aq më tepër që këto 90-të minuta ishin të fundit për “Loro Boriçin” e sezonit 2008-2009. Që do të ishte e vështirë me Lushnjen, ku përballja e “Loro Boriçit” ishte në kufijtë e “jetë a vdekjes”, kjo është thënë thuajse gjatë të gjithë javës, nga të gjithë: tifozë, opinionistë, sportistë dhe drejtues të skuadrës dhe klubit kuqeblu, por që të mbërrinte në këtë situatë, kjo as që imagjinohej. Ndaj, edhe pse minutat e lojës së rregullt, madje edhe deri në sekondat edhe të kohës shtesë, shkonin deri përfundimit, askush nuk e mendonte se goli nuk do të dilte në dritë. Por, realisht ndodhi ajo që nuk pritej. Tashmë është fakt, Vllaznia-Lushnja ka fiksuar zytarisht rezultatin e barabartë 1 me 1, duke lëshuar një shans të madh që kishte në dorë, për të qenë më afër fitimit të titullit kampion në javën e fundit të përballjes me Tiranën. Dhe, e gjitha kjo ndodhë në “Loro Boriçi”, zbrasja e të cilit dje ishte në mënyrën më të zymtë të tij, aq më tepër kur kishin mësuar edhe rezultatin e derbit kryeqytetas me fitoren e bardhebluve, që ngjiten tashmë në krye me një pikë më shumë se Vllaznia. Shumë vetë e quajtën si një “vetëvrasje” rezultatin që arriti skuadra shkodrane në këtë ndeshje, dhe në fakt ashtu duhet marrë me këtë gafë që bëri pikërisht në momentin më kulmor të kampionatit. Një skuadër që me atë fillim të shpejtë me gol, u duk se fitorja shkodrane do të ishte e pastër, madje edhe me gola të shumtë. Por, realisht, që prej atij momenti loja e Vllaznisë ishte krejt tjetër, ndërkohë që në kampin lushnjar pati rritje të ndjeshme, derisa arriti të barazonte me meritë në limitin e pjesës së parë. Një tjetër shkëndijë u dha në minutat e para të pjesës së dytë, dhe sidomos me aktivizimin e Shtupinës, ku loja e kuqebluve mori më tepër ritëm, duke u regjistruar edhe disa raste shënimi, por që për të shkuar tek goli, asnjëri prej tyre nuk mundi. Përpos Shtupinës, Haxhiosmanoviç provon edhe me Sukajn, si dhe krejt në fund edhe me të riun Bala, e megjithatë, fundi nuk nxori asgjë në dritë. Një barazim që në një farë mënyre, mund të djegë një sezon të tërë për skuadrën dhe në veçanti për financat e presidentit Valter Fushaj, i cili ndoshta mund të dalë personi më i “djegur” në këtë lojë nëse nuk arrihet tek objektivi i fitimit të titullit. Dhe ndërkohë, në kampin tjetër, atë lushnjar, një pikë e fituar me shumë mund e djersa dhe ndershmëri, por që duke parë rezultatet e rivaleve të saj, duket se shpresat përsëri janë të pakta për të qëndruar.







Mendimi i specialistit-Mehdin Zhega

“Ishte një ndeshje me të vertetë interesante do të thoja. Në pjesën e parë Vllaznia luajti deri në momentin sa bëri golin, pastaj cdo gjë foli për lushnjarët, të cilët arritën edhe ta barazonin ndeshjen. Vllaznia krijoi shumë probleme në vendosje, veçanarisht në mbrojtje. Ekipi luan shumë hapur, krijon shumë distance midis sulmit, mesfushës dhe mbrojtjes dhe në këtë kontekst i lanë shumë hapësirë kundërshtarit për të komanduar lojën. Në pjesën e dytë, Vllaznia pati supremaci territoriale, por sigurisht i mungoi efektiviteti. Në këtë kuadër, lushnjarët luajtën bllok dhe kështu arritën të marrin barazimin. Për ndeshjen e fundit, edhe pse u ndërruan pozicionet dhe Tirana tashmë ka dy mundësi rezultatesh, pasi edhe me barazim del fituese. Por, megjithatë, unë shikoj një ndeshje të hapur, se pavarësisht nga barazimi sot, Vllaznia kohët e fundit, në ndeshjet e javëve të fundit të kampionatit ka prodhuar lojë dhe nuk është ndonjë habit të arrijë atë që kërkon”.



Thanë pas ndeshjes

Dervish Haxhiosmanoviç(Trajner i Vllaznisë): ”Kemi bërë një gabim që nuk duhej ta bënim kurrsesi. i kemi bërë vetes një punë tepër të keqe duke ngarkuar veten dhe duke e vënë skuadrën tonë tepër të vështirë për ndeshjen tonë kundra Tiranës. Do të jetë shumë e vështirë, pasi ato kanë një epërsi pej një pike. Ne duhet të synojmë rezultatin që në momentin e parë për të arritur fitoren, pasi vetëm kjo na çon drejt titullit kampion. Lojtarët e mi, menduan që pas realizimit të golit të parë përfundoi ndeshja. Pasi na barazuan në fund të pjesës së parë, nisëm të sulmojmë përsëri në pjesën e dytë dhe ishim edhe pranë golit të fitores, por koha sikur kalonte me shpejtësi duke mos patur mundësi të mbërrijmë golin e fitores. Në funksionimin e skuadrës, mendoj se ajo ka pasur shumë probleme në fazën konkluduese, pasi me të gjithë ato shanse që patëm për të shënuar duhej të kishim shënuar golin e fitores. Ndërkohë, edhe reparti i mbrojtjes pati probleme dhe po e përsërit nga ndeshja në ndeshje, në veçanti me disa topa të gjatë që kalojnë nga zona kundërashtare në zonën tonë, ne pësojmë gol.”



Ilir Gjyla(Trajner i Lushnjës): ”Patjetër që ishte një pikë e rëndësishme, pasi vetëm kjo pikë mund të na mbajë në lojë. Por, në lojë për të dalë nga kategoria nuk duhet të ishin këto skuadra, si Elbasani, Lushnja e Partizani, por skuadra të tjera që janë më të dobëta se këto. Megjithatë, kampionati shqiptar është prishur përpara dy javësh dhe defekti është tek ato që e drejtojnë kampionatin shqiptar. Në ndeshjen e sotme pamë një futboll të pastër, dhe u luajt në mënyrë korrekte. Do të dëshiroja që kështu të ishte luajtur edhe në fushat e tjera të kampionatit, por nuk më bind askush që në Peqin dhe Kavajë është luajtur drejt, pasi i di forcat e të gjitha skuadrave, dhe nganjëherë unë bëhen pishman, por ndoshta edhe Shkodra nuk ka luajt siç kanë luajtë ato të tjerat. Dua të falenderoj Shkodrën, për futbollin e bukur dhe korrekt, për njerëzit korrekte të Shkodrës, futbollistët, stafin dhe gjithë tifozët.”