Page 132 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 May 2009 , 19:22
by fpjalmi
Bëjnë llogaritë dhe nxjerrin
fitues ekipin e tyre
Pas zhgënjimit në mesjavë, por vetëm në rezultat
dhe jo në lojën e zhvilluar nga ekipi i saj, tifozeria
shkodrane është ndjerë optimiste, pasi kuqeblutë
kanë rimarrë vendit të parë të klasifikimit.
Për tifozët shkodranë, një pikë para Tiranës në tri
javë të mbetura, do të thotë shumë. Ata kanë filluar
të bëjnë llogaritë për ndeshjet që kanë mbetur dhe
kanë filluar të besojë se, në këtë sezon futbollistik
Vllaznia do të jetë kampione e Superiores. Sipas
tyre, gjatë këtij kampionati Vllaznia dhe Tirana
kanë qenë tërësisht të barabarta. Tifozët janë të
mendimit se, në të tira ndeshjet që këto dy skuadra
kanë zhvilluar mes tyre, kanë qenë në nivel të barabartë.
Me diferencën prej një pike, “X”-i do ta nxirrte
skuadrën shkodrane kampione pas 33 javëve.
Megjithatë, fansat nuk e shikojnë shumë të lehtë
takimin e kësaj jave me Dinamon. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 May 2009 , 19:23
by fpjalmi
Presidenti
Fushaj i gëzohet
kreut pas 10 javësh
Pavarësisht skualifikimit nga Kupa e Shqipërisë, presidenti
Valter Fushaj ka mbetur i kënaqur me atë që arriti Vllaznia në
ndeshjen e së shtunës kundër Shkumbinit: “Jam i kënaqur me
atë që mori ekipin im në
ndeshjen me Shkumbinin,
por përsa i përket titullit,
mund të them që duhen luajtur
edhe tri ndeshje deri në
fund të kampionatit”, ka deklaruar
shkurtazi Valter
Fushaj, nën drejtimin e të
cilit, kuqeblutë janë pretendentë
për titullin kampion
për të dytin vit radhazi. Një
sezon më parë shkodranët
kanë arritur të marrin pas 22
vitesh Kupën e Shqipërisë
dhe pas 8 vitesh ata kërkojnë të bëjnë të tyrin edhe titullin
kampion. Falë hapave falsë të Tiranës, Vllaznia mori kreun në
javën e 30-të të kampionatit. Tashmë lojtarët kuqeblu janë të
bindur se nuk do ta lëshojnë më këtë vend. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 04 May 2009 , 19:24
by fpjalmi
Ditën e djeshme shkodranët kanë qenë tërësisht pushim, pas një
jave të lodhshme. Madje, sipas burimeve pranë klubit kuqeblu, mësojmë
se Vllaznia do ta kishte të nevojshme edhe një ditë më tepër
pushim, pas gjithë asaj lodhjeje si në takimin e së mërkurës, ku janë
dashur 120 minuta lojë e po, ashtu edhe në atë të luajtur në Lushnjë.
Mirëpo vetë ndeshja e kësaj jave me Dinamon ka bërë që kuqeblutë
t’u rikthehen shpejt përgatitjeve. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 06 May 2009 , 02:22
by fpjalmi
Sinani: Kujdes Vllazni, të gëzojmë në fund!
Autori: Gjergj Kola
Data: 05/05/2009
Version Print
Kapiteni shkodran Vioresin Sinani u bën apel të gjithëve për të mos kaluar në eufori
Pas 9 javësh në vend të dytë, që nga e shtuna, Vllaznia e sheh veten sërish në krye të renditjes. Kuptohet që është një rezultat që ka kënaqur pa masë drejtuesit, futbollistët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre.
Tri javë përpara përfundimit të kampionatit, kuqeblutë e shohin veten një pikë larg Tiranës. Nisur edhe nga kalendari i ndeshjeve të mbetura, sigurisht që kuptohet lehtë se tashmë çdo gjë është në dorën e vetë atyre. Nëse duan që të shpallen kampionë, sigurisht që nuk duhet të gabojnë në asnjë takim, përfshi edhe atë të fundit me Tiranën. Ndërkohë, në pozita të tilla kanë filluar të lindin mendime se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë që ta mbyllë kampionatin para ndeshjes së fundit, që do shërbente vetëm për formalitet. Në kushte të tilla, ai që kërkon të ulë paksa këtë shkallë euforie është pikërisht kapiteni Vioresin Sinani.
Duke folur për “Sportin shqiptar”, sulmuesi i njohur i kësaj skuadre, do të thoshte: “E rëndësishme për ne është që pas gabimit të Tiranës jemi sërish të parët. Mendoj se e meritojmë një gjë të tillë dhe për këtë arsye duhet të punojmë shumë për të mos e lëshuar më atë vend. Nuk jam shumë dakord me ndokënd që mendon dhe thotë se ndeshja e fundit nuk do ketë shumë rëndësi, sepse fati i titullit do të zgjidhet përpara në favor të Vllaznisë.
Jam kundër këtyre mendimeve dhe besoj se duhet të jemi më objektivë në deklaratat tona. Gara është shumë e fortë, siç gaboi Tirana në Kavajë, mund të gabojmë edhe ne ndaj Dinamos dhe Lushnjës, prandaj nuk duhet kurrsesi t’i konsiderojmë këto ndeshje punë të kryer, sepse nëse mendojmë kështu, kjo do të na dëmtonte shumë.” Në fjalët e tij duket pjekuri. Ndoshta sepse e njeh më shumë se çdokush tjetër çfarë do të thotë rivalitet, për më tepër, e njeh edhe forcën e kundërshtarit kryesor të Vllaznisë, Tiranën kur kujtojmë që dy vjet më parë është shpallur kampionë me të.
Sinani, pas ndeshjes me Shkumbinin, është dukur i kënaqur me kalimin e kësaj pengese shumë delikate. “Ka qenë një takim shumë i rëndësishëm për ne, sepse prej tij vendoseshin shumë gjëra, por për fatin tonë të mirë, disa probleme që kishte kundërshtari pas eliminimit të tij nga Kupa dhe dënimit të fushës, na e lehtësuan punë. Ndoshta nuk e prisnim një gabim të tillë të Tiranës dhe tashmë që ai për fatin tonë të mirë ndodhi, sigurisht që ndihemi të kënaqur dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht,” ka thënë golaedori shkodran. Vllaznia, pasi është eliminuar nga Kupa, ka tashmë vetëm një objektiv madhor: fitimin e kampionatit.
Për Sinanin, kjo është më se e arritshme, por veçse duhet shumë kujdes për këtë pjesë të fundit të sezonit. “E kemi ne çdo gjë në dorë për t’i dhënë këtë titull kampion Shkodrës. Por e përsëris, që nuk duhet ta bëjmë punë të kryer. Madje duke nisur nga ndeshja me Dinamon këtë javë, duhet të përqendrohemi maksimalisht, aq më tepër se luajmë ndaj një skuadre që na ka mundur dy herë këtë sezon në fushën tonë.”
Kuqeblutë përgatitin ndeshjen ndaj Dinamos
Ekipi i Vllaznisë, pas pushimit ditën e diel, ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen e radhës me Dinamon. Seanca e parë e kësaj jave është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Ajo ka startuar në orën 17:00 dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët. Në fillim të kësaj seance, trajneri Haxhiosmanoviç u ka kërkuar futbollistëve të tij angazhim maksimal për pjesën e mbetur të kampionatit. Edhe vetë futbollistët, ndonëse të kënaqur nga rikthimi në vend të parë, janë parë të jenë mjaft seriozë. Edhe 270 minuta që kanë mbetur duhen interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund të fundit, duhet edhe një sforco dhe vetëm kaq, në finish mund të mbërrijnë të parët.
Sukaj-Belisha “zihen” për golin në Lushnjë
Goli i parë për Vllazninë në ndeshjen e së shtunës ndaj Shkumbinit në Lushnjë ka pasur për autor mesfushorin Amarildo Belisha. Por fakti që topi është shtyrë për në rrjetë (megjithëse kishte kaluar dukshëm vijën fatale) nga Sukaj, ka bërë që komentatorë apo gazetarë të ndryshëm t’ia faturojnë këtij të fundit autorësinë e golit, megjithëse nuk ishte normale, sepse goli ka për autor Belishën. Kjo ishte arsyeja që në seancën e djeshme stërvitore të kishte jo pak humor në lidhje me këtë çështje.
Shifrat e javës së 30 të të superligës:
U shënuan 13 gola (7 në 45 minutat e para), me një mesatare prej 2.16 golash për ndeshje. Kaq gola ka pasur edhe në javën e 5 të, 7 të, 11 të, 13 të e 18-të.
Totali i golave të shënuar shkoi në 376, që do të thotë mesatarisht 12.53 për çdo javë.
Listën e golashënuesve më të mirë e udhëheq M.Memelli i Tiranës me 20 gola, me një mesatare prej 0.66 golash për ndeshje.
U sigluan 3 fitore dhe 3 barazime, siç ka ngjarë edhe në javën e 1 rë, 7 të, 9 të, 15 të, 20 të, 23 të, 24 t dhe 28 të.
U dhanë dy 11 metërsha, që u kthyen në gol nga S.Plaku i Dinamos dhe A.Karapici i Partizanit ndaj Lushnjës dhe Apolonisë.
Kryesfida Besa Tirana dhuroi disa shifra jubilare: takimi i 125 të, barazimi i 40 të, ndërsa goli i Fortunatit ishte i 110 ti për Besën në portën bardheblu.
Dinamo e Lushnja zhvilluan ndeshjen e 85 të jubilare mes tyre.
Goli i fitores 1 0 të Teutës ishte goli i 20 të i “djemve të detit” në portën ballshiote.
Elbasani regjistroi barazimin e 13 të në këtë kampionat dhe ndiqet nga Flamurtari me 12 të tillë. Vlonjatët arritën barazimin e katërt radhazi.
Kuqeblutë ishin ndarë me vendin e parë në javën e 21 të (22.2.2009) për t’u rikthyer në krye pas 9 javësh, në të 30 tën.
Partizani rrëmben në limitin e kohës së rregullt një tripikësh shumë të çmuar ndaj Apolonisë, duke rënë në kontakt me fitoren pas 4 javësh “thatësirë”.
Me sfidën e Lushnjës, Shkumbini Vllaznia (1 2), takimet në fusha asnjanëse arritën në 8 këtë kampionat, teksa kryeson Teuta me 5 të tillë në “Tofik Jashari”.
Arbitri S.Çekaj i kolegjiumit të Laçit gjykoi takimin e 15 të jubilar në këtë kampionat.
U dhanë 14 kartonë të verdhë dhe totali i tyre shkoi në 681, ose mesatarisht 22.7 për çdo javë.
U dhanë 4 kartonë të kuq dhe totali i tyre mbërriti në 67, ose mesatarisht 2.23 për çdo javë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 06 May 2009 , 02:27
by fpjalmi
Vjen Dinamo, ka panik në Shkodër
Kampionët në fuqi i kanë fituar të dyja ndeshjet e këtij sezoni në “Loro Boriçi”
Vllaznia/Shkodranët në alarm para sfidës me blutë, shpresojnë ta thyejnë tersin
Pa nisur mirë java e
përgatitjeve të Vl
laznisë për takimin
e radhës në kampionat me
Dinamon, në kampin shkodran
kanë filluar të mendojnë
vetëm për këtë përballje.
Për kuqeblutë dhe dinamovitët,
kjo do të jetë përballja
e tretë në fushën e
“Loro Boriçit”, brenda këtij
sezoni. Shkodranët kanë
humbur në të dyja përballjet
si në kampionat 0-1, me
27 dhjetor të vitit të shkuar,
po ashtu edhe në Kupë afro
një muaj më parë me shifrat
1-2. Dinamovitët janë kthyer
për shkodranët në
“gogolin” e këtij sezoni. Kuqeblutë
e kanë pasur më të
lehtë me këtë ekip në Tiranë
sesa në Shkodër. Gjithsesi,
për shkodranët ky takim
duhet kaluar me sukses,
pasi çdo pikë e lënë në para
ndeshjes me Tiranën do të
ishte një katastrofë për kuqeblutë.
Por në kampin shkodran,
përtej euforisë ka
shumë besim se, këtë herë
fitorja i përket vetëm atyre.
Belisha
Për mesfushorin shkodran,
Amarildo Belisha, i
cili në këto momente, ashtu
si dhe gjatë gjithë sezonit ka
treguar lojërat më të mira të
tij, Vllaznia nuk ka kohë më
për të humbur. “Besoj se
këtë herë fitorja do të na
takojë neve. Kemi humbur
dy takime me ekipin e Dinamos,
një në kampionat
dhe një në Kupë në Shkodër.
As që do ta mendoja
që këtë herë të bëjmë të njëjtin
gabim, - fillon prononcimin
e tij Belisha. - Pas
shumë mundimesh kemi
arritur të jemi në përsëri në
vendin e parë të renditjes
dhe shpresoj e besoj se tani
nuk ka më kohë për të
gabuar. Takimi me Dinamon
është si një finale për
ne, prandaj duhet të tregohemi
të kujdesshëm. Nuk
mendoj se lojtarët pa kaluar
këto dy ndeshje do të
mendojnë për Tiranën.
Tani na u dha mundësia
për të parë vetëm punën
tonë dhe këtë duhet ta
bëjmë më së miri”, ka vijuar
mesfushori.
Vlerësimi
Kuqeblutë në asnjë
mënyrë nuk duhet të
kalojnë në eufori, sidomos
para një kundërshtari të
tillë si Dinamo. Vetë të qenurit
e këtij ekipi si një
“mace e zezë” për Vllazninë
në këtë sezon në fushën
e vet, i bën shkodranët të
kenë më shumë vëmendje
ndaj dinamovitëve. “Pavarësisht,
se ekipi i Dinamos
nuk ka më ambicie për titull
në këto javë, mbetet një
kundërshtar i frikshëm për
ne. Kemi hasur vështirësi
reale në këtë sezon me këtë
ekip, prandaj duhet ta
vlerësojmë maksimalisht
këtë ekip dhe ambiciet e tyre
për këtë takim. Për ne në
këtë sezon Dinamo ka qenë
më e frikshme se Tirana,
këtë e kemi theksuar vazhdimisht.
Prandaj, nëse nuk
duam që të vështirësojmë
objektivin, që i kemi vënë
vetes, duhet që të japim
maksimumin në këtë përballje
dhe të tregohemi
shumë kujdesshëm, në
mënyrë që të marrim atë që
kërkojmë”, vazhdon mesfushori
shkodran, Belisha.
Pengu
Arritja e dy trofeve në
këtë sezon nga ana e djemve
shkodranë tani ka marrë
fund njëherë e mirë. Kuqeblutë
me atë kontingjent
lojtarësh kanë shpresuar se
do t’i bënin “pronë të tyre”
të dy trofetë. Por shkodranët
tani e kanë fokusuar gjithçka
te tri takimet e fundit dhe
tek arritja e atij objektivi
madhor për këtë sezon, që
mbetet fitimi i titullit kampion.
“Dëshira jona e madhe
ishte që të shkonim në finale,
por fati nuk qe me ne
atë ditë. Mendoj se ne dhe
bardheblutë kishim shanse
të barabarta për të fituar.
Nuk mendoj se Tirana qëndron
më lart se ne, fakt që e
konfirmoi edhe takimi i
Kupës, ku në 90-të minuta
ne ishim të barabartë, por të
njëjtën gjë mund ta thosha
edhe në shtesë, pavarësisht
se na mungoi goli, që do të
na jepte kualifikimin.
Shpresoj se këtë peng ta harroj
në takimin e fundit në
Tiranë. Ku unë i shikoj të
dyja ekipet me të njëjtat
vlera. Megjithatë, deri atë
herë ka kohë, tani ne mendojmë
vetëm për Dinamon”,
ka përfunduar deklarimin e
tij për gazetën “Panorama
Sport”, mesfushori shkodran,
Amarildo Belisha
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 06 May 2009 , 02:28
by fpjalmi
Për Dedën do të vendosë java e fundit
Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç,
tregohet shumë i matur në deklaratën e tij, pavarësisht
se kuqeblutë janë ngjitur edhe një
herë në krye të klasifikimit, duke kërkuar që të
largojë sa më shumë euforinë
nga kampi shkodran.
“Kemi fituar një ndeshje dhe
kemi edhe tri të tjera përpara.
E kam thënë edhe herë
të tjera se, çështja e titullit
kampion do të zgjidhet përfundimisht
në javën e fundit
të kampionatit, ku Vllaznia
dhe Tirana do të takohen
edhe një herë në kryeqytet.
Asgjë nuk ka përfunduar, -
thotë ‘Deda’. - Ne duhet t’i
marrim ndeshjet një e nga
një, pasi këtë javë presim Dinamon,
që mund të konsiderohet
një ndeshje shumë e
vështirë, ashtu sikurse edhe me Lushnjën, për
të shkuar në fund me Tiranën. Normalisht që
jemi në rrugë të mbarë dhe kam besim te fitimi
i titullit kampion. Gjithsesi, janë edhe tri javë
deri në fund dhe duhet shumë
kujdes”, ka deklaruar tekniku i kuqebluve,
malazezi Dervish Haxhiosmanoviç,
i cili kërkon që këtë
vit të koleksionojë trofeun e dytë
kampion me Vllazninë. Gjithsesi,
nëse bëhet e mundur një gjë e
tillë, një pjesë të madhe në këtë
arritje të shkodranëve ka edhe
ish-tekniku i Vllaznisë, Agim
Canaj, personi që e la këtë ekip
në vendin e parë. Tani “Deda”
dhe të tijtë janë fokusuar më
shumë se te përpallja e radhës
me Dinamon, që për ta ka të njëjtin
peshë si takimi i javës së 33-
të me Tiranën. A. Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 06 May 2009 , 17:11
by fpjalmi
Tifozët kuqeblu: Vllazninë po e sulmojnë
Autori: Gjergj Kola
Data: 06/05/2009
Version Print
Tifozët shkodranë përkrahin në maksimum ekipin e tyre, në mënyrë që Vllaznia të marrë titullin
Janë shumë të ndjeshëm sa i takon futbollit dhe veçanërisht skuadrës së tyre të zemrës, Vllaznisë. Tifozët shkodranë janë të rrallë për nga mënyra si e mbështesin skuadrën e qytetit të tyre e mbi të gjitha nga numri i madh. Rrjedhimisht, ata në këtë periudhë të fundit të kampionatit ndihen në delir nga vendi i parë i kuqebluve.
Premtojnë mbështetje maksimale për pjesën e mbetur të kampionatit dhe sigurisht që shumica e tyre ka filluar të mendojë që tani për festën e titullit më 23 maj. Nga ana tjetër, këta tifozë nuk janë ndier shumë mirë dy ditët e fundit kur në media të ndryshme nuk tregohet aspak respekt për Vllazninë nga kundërshtarët e saj.
Fillimisht është trajneri i Tiranës që deklaron se nuk i ka frikë kuqeblutë dhe nuk e kupton pse ata gjithnjë ankohen. Për këtë arsye ai gjoja ishte gati të pranonte edhe gjyqtarë shkodranë për ndeshjen e fundit!? Një deklaratë që ka shkaktuar indinjim edhe te vetë pjesëtarët e skuadrës dhe ato të klubit, por këta të fundit, për të mos polemizuar, kanë vendosur të heshtin.
Nuk e kanë bërë këtë gjë tifozët kuqeblu, një grup i të cilëve i mbledhur dje në qendër të qytetit pranë pikës së shitjes së gazetave, deklaronte me shumë irritim: “Nëse Tirana nuk ka frikë askënd dhe pranon edhe gjyqtarë shkodranë për ndeshjen e fundit, pse ka kërkuar gjyqtarë të huaj për ndeshjen finale të Kupës me Flamurtarin? Eshtë krejt e pakuptimtë kjo lojë e tyre për të bërë të ndershmin, kur në fakt nuk janë të tillë.” Por sulmi ndaj Vllaznisë ka vazhduar edhe dje. Fillimisht është trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, që deklaron se ka frikë nga gjyqtarët në ndeshjen e kësaj fundjave në Shkodër.
Vërtet e pakuptueshme një gjë e tillë, sepse Vllaznia asnjëherë nuk është konsideruar e privilegjuara e arbitrave, përkundrazi. Nisur edhe nga ky fakt, shqetësimi te tifozët kuqeblu është gjithnjë prezent për mënyrën si janë duke rrjedhur gjërat në këtë pjesë të fundit të kampionatit.
“Muça dhe askush tjetër të mos ketë frikë për punën e arbitrave, se Vllaznia nuk ka fituar asnjëherë dhe as nuk do të fitojë me ndihmën e tyre. Jemi në vend të parë, sepse i kemi merituar ato pikë dhe nuk na ka dhuruar kush gjë,” thotë Mondi, një tifoz shkodran, që flet në emër të një grupi jo të vogël fansësh të zjarrtë kuqeblu.
Për të mos u ndalur me kaq, drejtori teknik i Tiranës, Alban Tafaj, akuzonte dje publikisht dy ekipe, atë të Besës dhe Shkumbinit, se po prishin kampionatin, ngaqë po luajnë për Vllazninë. Edhe kjo deklaratë është quajtur krejt anormale nga tifozët e skuadrës që udhëheq kampionatin. “Nëse Besa dhe Shkumbini nuk arritën t’i marrin pikë Vllaznisë dhe Besa e bëri këtë gjë me Tiranën, këtu nuk ka vend për të akuzuar askënd. Ashtu siç nuk mund të akuzojmë ne Dinamon që do të vijë për të marrë pikë në Shkodër këtë javë.
Edhe Dinamo nuk ka asnjë pretendim për titullin, por nga ana tjetër thotë se ka frikë nga gjyqtarët. Nuk është normale të flasësh në ajër dhe të akuzosh Vllazninë, sepse ajo e meriton të jetë e para dhe të shpallet kampione këtë sezon,” përfundojnë prononcimin e tyre tifozët kuqeblu.
Belisha, dëmtim i lehtë dhe pa probleme
Në stërvitjen e së hënës mesfushori i Vllaznisë, Amarildo Belisha, ka pasur një dëmtim të lehtë dhe si rrjedhojë është detyruar ta ndërpresë stërvitjen. Stafi mjekësor ka konkluduar se nuk ka pasur asnjë problem shqetësues në lidhje me këtë lojtar dhe për rrjedhojë ai në seancën e djeshme është stërvitur normalisht me grupin.
Belisha do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës me Dinamon. Bashkë me të edhe gjithë futbollistët e tjerë, sepse nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Po ashtu, as me dënimet me kartonë, sepse kuqeblutë janë duke u treguar shumë të kujdesshëm në këtë drejtim.
Kuqeblutë, asnjë komunikim me mediat
Ndonëse ditët e fundit në adresë të Vllaznia ka pasur jo pak sulme në media nga skuadrat e tjera, nga kampi shkodran nuk ka ardhur asnjë reagim. Askush nuk ka dashur të flasë në lidhje më këtë çështje dhe kanë preferuar të heshtin.
Sipas tyre, më mirë është të mos kundërpërgjigjen dhe fjalën ta thonë në fushën e lojës. Tani nuk është momenti për të tilla polemika, sepse kampionati është në fund dhe duhet përqendrim maksimal. Në prag është ndeshja me Dinamon dhe kurrsesi nuk duhet menduar për të tjera gjëra, veçse për ta përgatitur skuadrën ashtu si duhet
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 06 May 2009 , 18:18
by fpjalmi
Belisha i dëmtuar, por do të luajë
Autori i golit të parë të Vllaznisë në ndeshjen ndaj Shkumbinit
në Lushnjë, të shtunën e kaluar, mesfushori Amarildo
Belisha, ka pësuar një dëmtim të lehtë në seancën e
parë stërvitore të kësaj jave. Një dëmtim i tillë ka shqetësuar
natyrshëm kampin shkodran, por fatmirësisht, për teknikun
malazez të kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç, Belisha
është kthyer menjëherë në stërvitje me shokët. Ai ka
kryer vetëm disa vrapime relaksuese, ndërsa dje shkodrani
ka qenë me ngarkesë të plotë në seancën stërvitore, duke
qetësuar teknikun malazez. Në takimet e fundit, Belisha
ka shfaqur formën e tij më të mirë, ndërsa një mungesë e
tillë do të ishte shumë për kuqeblutë. Por Belisha, për fat të
mirë të shkodranëve, do të jetë përballë Dinamos.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 07 May 2009 , 19:06
by fpjalmi
Vllaznia/Mbrojtësi i kuqebluve është optimist për fitimin e titullit kampion
Për Licin, Dinamo është pika kyçe
“Duhet të bëjmë kujdes, pasi jo pak, por dy herë na kanë hapur punë brenda në shtëpi”
Për Vllazninë përball
ja e radhës me Dina
mon shikohet si çelësi
drejt titullit kampion. Blutë
në këtë sezon i kanë hapur
punë kuqebluve, të cilët këtë
herë i kanë vlerësuar maksimalisht,
në mënyrë që të marrin
pikët e plota. Për
mbrojtësin 35-vjeçar, Suad Lici,
i cili në këtë sezon ka qenë një
ndër lojtarët më stabël të ekipit
shkodran, përballja me Dinamon
kërkon shumë kujdes.
“Duhet të bëjmë kujdes në
takimin që do të zhvillojmë me
blutë në ‘Loro Boriçi’. Për ne
kjo përballje është si një finale,
pasi luajmë me një nga ekipet
më të fortë të këtij sezoni.
Ne kërkojmë vetëm tri pikë,
por për t’i arritur ato duhet të
bëjmë maksimumin, - u
shpreh fillimisht Suad Lici,
duke vazhduar. - Dinamo
është një kundërshtar i vështirë,
që këtë sezon na ka mundur
dy herë në Shkodër, një
herë në ndeshjen e Kupës dhe
një në kampionat. Por kësaj
here jemi të bindur se nuk do
ta lejojmë të na marrë sërisht
pikë brenda në shtëpi. Blutë
do të vijnë në këtë takim jo me
ndonjë objektiv madhor, pasi
e kanë të pamundur të arrijnë
vendin e parë, ndërsa ne e
kërkojmë një gjë të tillë dhe
nuk do ta lëshojmë deri në
fund të kampionatit. Kam besim
të plotë te forca e grupit
dhe te mbështetja e tifozerisë
shkodrane, që kësaj here do
na mbështesin fuqishëm në
‘Loro Boriçi’. Dhe ne ju premtojmë
atyre se nuk do t’i zhgënjejmë,
por do të marrim fitoren
ndaj dinamovitëve”, tha
mbrojtësi kuqeblu Lici, që është
shumë optimist për marrjen
e një rezultati pozitiv të shtunën.
Vazhdimësia
Pavarësisht se kuqeblutë
janë një pikë larg Tiranës, ata
e kanë të qartë se kampionati
sapo ka hyrë në periudhën
më të vështirë. Diferenca midis
tyre dhe bardhebluve për
kreun gjatë këtij sezoni është
shkëmbyer disa herë. Por tani
Vllaznia/Mbrojtësi i kuqebluve është optimist për fitimin e titullit kampion
kuqeblutë janë mëse të bindur
se nuk do ta lëshojnë më
kreun deri në fund të sezonit
futbollistik. Për ta realizuar
këtë, shkodranëve u duhet të
djersijnë shumë në fushën e
lojës. “Ne thjesht kryesojmë
kampionatin, ashtu siç kemi
bërë disa herë në këtë sezon,
por kjo nuk do të thotë se beteja
për titullin kampion ka
marrë fund, pasi për t’u luajtur
kanë mbetur edhe tri
ndeshje, të cilat do të përcaktojnë
se cili do të jetë dhe fituesi
i këtij kampionati. Vllaznia
dhe Tirana do ta diskutojë
këtë trofe në takimin e fundit
të këtij sezoni. Megjithatë,
tashmë jemi përqendruar
vetëm te sfida e kësaj fundjave,
që do ta zhvillojmë me
Dinamon brenda në shtëpi.
Për këtë po punojmë intensivisht,
pasi nuk duam ta
humbasim kreun”, përfundoi
Suad Lici.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 07 May 2009 , 19:06
by fpjalmi
Kuqeblutë projektojnë
strategjinë anti-Dinamo
Vllaznia ka vijuar me përgatitjet në kuadër të sfidës së radhës, që
do të zhvillojë në “Loro Boriçi” me Dinamon. Për shkak të takimit
final të Kupës së Shqipërisë Tirana-Flamurtari, kuqeblutë e kanë
zhvilluar gjatë paradites seancën stërvitore. Kështu, tekniku i
shkodranëve, Dervish Haxhiosmanoviç, dje ka projektuar dhe
lojtarët që do të hedhë në fushë në takimin ndaj dinamovitëve. Me
shumë mundësi shkodranët këtë takim do ta fillojnë me një formacion
sulmues. Ata janë të bindur se do të marrin pikët e plota në
këtë takim, pavarësisht se janë të ndërgjegjshëm se kundërshtari
nuk është aspak i lehtë për t’u kaluar. Ndërsa ditën e sotme skuadra
e Vllaznisë do t’i zhvillojë përgatitjet pasdite, në orën 17:00 në
stadiumin “Loro Boriçi”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:16
by fpjalmi
“Do tolerojmë ndaj Vllaznisë? Flasim pas atyre 90’!”
9 Maj Kapiteni i Dinamos, Pisha: E kemi nisur këtë kampionat me seriozitet dhe do ta mbyllim ashtu. Nuk na interesojnë zërat
Nuk ka për të patur dhe nuk do të ketë asnjë tolerim nga ana e Dinamos, në ndeshjen me Vllazninë. Një gjë të tillë e ka pohuar dje publikisht kapiteni i njohur i Dinamos, Arjan Pisha. Kështu, sipas Pishës, ndeshja e kësaj jave do të jetë një ndeshje e vërtetë për blutë dhe ata nuk kanë ndermend që të bëjnë asnjë lëshim, edhe pse kundërshtarit do t’I duhen patjetër tre pikët. “Ne e kemi nisur seriozisht këtë kampionat dhe duam ta mbyllim po kaq seriozisht”, ka thënë Pisha. Sipas mbrojtësit të bluve, skuadrës së tij shumë pak i interesojnë fjalët. Madje, më shumë i intereson fusha e lojës. “Ne do të luajmë futboll dhe do të respektojmë kampionatin. Gjithnjë ka zëra sepse këtu dyshohet për gjithçka, por ne do të vazhdojmë punën tonë”, ka vijuar ai.
- Ndeshja me Vllazninë, atje ku janë drejtuar të gjithë sytë e kampionatit. Si e shikoni?
- Një ndeshje shumë e vështirë sigurisht. Vllaznia ka një skuadër shumë të fortë dhe ne jemi koshientë për këtë. Ata janë në vend të parë të kampionatit dhe kërkojnë medoemos pikët që të mbeten atje dhe të kërkojnë të dalin kampionë. Megjithatë, edhe ne jemi të përgatitur për këtë sfidë dhe do të shkojmë në Shkodër për të marrë maksimumin.
- Ka zëra për ndonjë tolerim të mundshëm ndaj Vllaznisë, duke qenë se Dinamo s’ka më gjë për të humbur?
- Kush e ka thënë këtë? Ah zërat. Në Shqipëri ka zëra për shumë gjëra, madje për të gjitha. Dyshohet për gjithçka dhe ne këtë e dimë. Por, ne e kemi nisur kampionatin shumë seriozisht që në fillim dhe mendoj se do ta mbyllim po me kaq seriozitet. Përsa u përket fjalëve, ato kanë punën e tyre, por unë dhe skuadra ime nuk merremi me zëra, apo fjalë boshe. Dhe, mbi të gjitha nuk bëjmë llogaritë e të tjerëve dhe favorizime ndaj palëve. Kjo s’do të ishte serioze.
- Pra, Dinamo s’ka ndërmend të tolerojë ndaj Vllaznisë?
- Sapo e thashë. Ne do të shkojmë atje për të luajtur futboll dhe për të bërë më të mirën tonë. Kaq di të them. Ata që mendojnë se do të tolerojmë, më mirë të flasin pas 90’ të asaj ndeshjeje.
- Mendoni se dëshira juaj për të luajtur futboll do të triumfojë përpara objektivit të Vllaznisë për të dalë kampione?
- Këtu nuk është çështja e objektivit, por kapacitetit të skuadrave. Sigurisht që në një moment të mirë edhe Vllaznia mund të fitojë. Por, edhe ne gjithashtu. Pra, nuk mendoj se ka ndonjë diferencë të madhe mes nesh dhe Vllaznisë në kualitete. Pra, mos e shikoni këtë ndeshje sikur Vllaznia është ajo që do të bëjë namin.
- Ju ka eleminuar nga kupa padrejtësisht. Ndonjë dëshirë për “hakmarrje sportive”?
- Jo, aspak. Sigurisht nuk e kemi përjetuar mirë atë moment, sepse të fitosh në fushë dhe më pas të mos jesh më në kupë nuk është bukur. Aq më tepër që nga ai moment erdhi më pas edhe humbja me Teutën në kampionat që na largoi nga kreu. Një gjë e tillë sigurisht që ‘gërric’ pak, por nuk do të jetë vendimtare. Unë mendoj se ne jemi profesionistë dhe do të shkojmë në Shkodër për të bërë më të mirën tonë.
- Keni mungesa…
- Këtë e di dhe nuk është hera e parë. Kemi pesë ndeshje që kemi jo më pak se tre mungesa për ndeshje dhe këtë do ta vuajmë edhe në këtë ndeshje. Na mungon Allmuça dhe Sefa dhe nuk është pak. Megjithatë, unë mendoj se ata që janë do të bëjnë më të mirën e mundshme për skuadrën.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:32
by Skodrinon
- Ju ka eleminuar nga kupa padrejtësisht. Ndonjë dëshirë për “hakmarrje sportive”?
shife çfar pytjet i ban gazetari injorant.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:45
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 08 May 2009 , 17:46
by fpjalmi
Vllaznia/Shkodranët duan të marrin hak ndaj kampionëve në fuqi
Të gjithë kundër “tersit”
Dinamovitët këtë sezon janë kthyer në një makth edhe për tifozerinë
Për kuqeblutë, takimi
i kësaj fundjave me
dinamovitët është një
provë e vërtetë dhe shumë e
vështirë drejt titullit kampion.
Shkodranëve u duhet që të
bëjnë maksimumin, pasi
vetëm kështu do të mund të
ruajnë kryesimin, që e rimorën
në javën 30-të të kampionatit.
Blutë në këtë sezon i kanë
hapur punë kuqebluve, të cilët
këtë here i kanë vlerësuar
maksimalisht, në mënyrë që
të marrin pikët e plota. Madje,
në Shkodër dinamovitët janë
kthyer një makth për tifozerinë
shkodrane, që shpreson që
ekipi i tyre i zemrës nuk do të
bëjë më hapa falsë në “Loro
Boriçi”. Megjithatë, kuqeblutë
janë të bindur se do t’i kalojnë
me sukses kampionët në fuqi,
për të qenë më pas të denjë për
titullin deri në fund të kampionatit,
ku edhe do të ndeshen
me ndjekësen më të afërt, Tiranën.
Dinamo
Pavarësisht se skuadra
kryeqytetase nuk ka ndonjë
objektiv madhor për titullin
kampion, pasi është larg vendit
të parë, do të udhëtojë në
drejtim të Shkodrës, për të marrë
pikë ndaj Vllaznisë. Kjo ka
bërë që kuqeblutë të përgatiten
intensivisht jo vetëm për të mos
i lejuar blutë të marrin pikë në
“Loro Boriçi”, por edhe për të
qenë të sigurt në rrugën e nisur,
drejt titullit kampion.
Fitimi i Kupës së Shqipërisë
nga Flamurtari, ndaj Tiranës
ka sjellë trishtim në kampin
durrsak. Jo për egoizëm dhe
mungesë dëshire për një sukses
të tillë të futbollit vlonjat,
por për arsyen e thjeshtë, të
prishjes së objektivave të
Teutës për ëndrrën evropiane
të përfaqësimit. Mesfushori
Emiliano Vila e shpreh këtë
keqardhje, por ndërkohë i
uron futbollistët kuqezi për
këtë arritje. 21-vjeçari i Teutës,
Vila, e shikon ndeshjen e kësaj
fundjave ndaj Apolonisë si
një mundësi të mirë për të
afirmuar vlerat e futbollit
durrsak. Shënuesi i 12 golave
pohon se i mbeten edhe tri
takime, për të rritur edhe më
tej aftësinë shënuese dhe për
t’i dhënë pikë të tjera,
“djemve të detit”. “Më erdhi
keq, që nuk dhashë kontributin
tim në ndeshjen me Bylisin,
pasi isha i skualifikuar
për shkak kartonësh. Por
ndërkohë, -thekson talenti
Djemtë e drejtuar nga Shkëlqim
Muça këtë sezon u kanë
hapur shumë punë kuqebluve
brenda në shtëpi. Në takimin
e 27 dhjetorit të vitit të kaluar,
ku Vllaznia ishte në krye të kampionatit
me shtatë pikë diferencë
nga Tirana, blutë i dhanë
goditjen e parë, duke e ulur me
“këmbë në tokë” kuqeblutë.
Pas atij takimi shkodranët
shpeshherë në këtë sezon kanë
bërë rokadë me bardheblutë,
derisa në javën e 30-të të arritën
kryesimin. Gjithashtu, në fund
të muajit shkurt Dinamo fitoi
në Shkodër ndaj Vllaznisë
edhe takimin e parë çerekfinal
të Kupës së Shqipërisë, me rezultatin
2-1. Prandaj ndeshja
e kësaj fundjave për shkodranët
konsiderohet si çelësi
drejt titullit kampion.
Bilanci
Takimi i fazës së parë mes
këtyre dy skuadrave, zhvilluar
në kryeqytet, është mbyllur
me barazim 1-1. Kuqeblutë,
pavarësisht se kishin
mjaft raste për të shënuar,
nuk arritën t’i finalizonin si
duhet ato. Prandaj djemtë e
“Dedës” kërkojnë me çdo
kusht arritjen e një rezultati
pozitiv, që për ta nënkupton
fitoren.
Vazhdimësia
Pavarësisht se Vllaznia
është një pikë larg Tiranës,
ata e kanë mëse të qartë se
kampionati sapo ka hyrë në
periudhën më të vështirë.
Lojtarëve u duhet shumë të
djersijnë në fushën e lojës
për të kaluar me sukses jo
vetëm përballjen e radhës,
por edhe dy sfidat e mbetura,
me Lushnjën dhe ndjekësen
më të afërt, Tiranën.
Nëse kuqeblutë do të bënin
një hap fals, atëherë do ta
kenë shumë të vështirë për
arritjen e objektivit, që është
titulli kampion.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 May 2009 , 16:49
by fpjalmi
“Anti-dopingu? Vllaznia të bëjë testin e ndershmërisë”
10 Maj Bardheblutë reagojnë pas insinuatave të shkodranëve: “Sa reale ishin ndeshjet me Besën dhe Shkumbinin?”
Pas deklaratave në kampin shkodran se në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit Tirana-Vllaznia që mund të jetë ndeshja përcaktuese për titullin, shkodranët do të kërkojnë nga Federata Shqiptare e Futbollit që të zhvillohet një test anti-doping ka bërë shumë bujë te bardheblutë. Kjo deklaratë e bërë vjen pasi shkodranët pretendojnë se në përfundim të ndeshjes kanë gjetur shiringa në ambientet e brëndshme të stadiumit “Qemal Stafa”. Reagimi në kampin bardheblu ka qenë i menjëhershëm dhe lojtarët kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me këtë deklaratë. Edhe pse nuk kanë pranuar të shprehen zyrtarisht, ajo që kanë shprehur për kundërpeshë janë disa deklarata ironike. “Fillimisht para se të bëhet testi anti-doping të bëhet testi për të vlerësuar se sa reale kanë qenë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë bërë shkodranët, duke filluar që nga përballjet me Besën e deri te ajo me Shkumbinin”, është ajo që përflitej në kampin bardhblu. Një tjetër deklaratë shigjetuese ndaj Vllaznisë kishte lidhje me një kërkesë që Tirana do të bëjë në prag të ndeshjes së fundit që të zhvillohet një test kundër gripit të derrave. “Duhet zhvilluar një test i tillë pasi ata janë shumë pranë kufirit dhe ky virus vjen nga jashtë shtetit. Në rast se nuk bëhet ky test mund të luhet me garza për t’u mbrojtur”, ishte një batutë ironike që shprehej nga lojtarët e Tiranës.
Reagimi zyrtar – Në krahun tjetër trajneri i ri i Tiranës Alban Tafaj, ka bërë një reagim zyrtar për testin anti-doping që ka kërkuar Vllaznia për kryer para ndeshjes së fundit ku dy skuadrat do të përballen me njëra tjetrën. “Ne gjatë gjithë kampionatit kemi bërë atë që ka kërkuar Vllaznia. Kërkuan gjyqtar të huaj për takimin gjysëm final, pranuam dhe në fund e panë se kush fitoi në atë takim. Jemi plotësisht dakort që të zhvillohet testi anti doping dhe çfarëdolloj testi tjetër. Më duken të pavlera këto lloj spekulimesh dhe për ne është e kotë t’i komentosh. Takohemi në finale dhe përballim forcat, por ne jemi superiorë dhe këtë ja treguam një herë Vllaznisë. Është e vetmi mesazh që dua t’u dërgoj atyre”, deklaroi trajneri i Tiranës Alban Tafaji.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 May 2009 , 16:52
by fpjalmi
asht 100 perqind e sigurte qe lojtaret e tiranes kan ba shiringa droge ,per te luajtur kunder vllazise .
ja pra pse fitoi tirana
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 May 2009 , 16:54
by fpjalmi
vllaznia kerkon qe para sfides me tiransit ,tiranes ti bahert testi per anti doping
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 09 May 2009 , 20:13
by Skodrinon
“Anti-dopingu? Vllaznia të bëjë testin e ndershmërisë”
Ba me ba Tirana testin e ndershmerise e çon laboratrin e testimit ne tilt.
I shtrojne urgjentisht n'spital e nuk i vejne me pacientat e tjere mos me infektu dynjane
“Sa reale ishin ndeshjet me Besën dhe Shkumbinin?”
sa reale jane kampionatet e fitume kohet e fundit?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 10 May 2009 , 12:53
by vllaznia1919
Njaq sa ishin neshjet tuja me peqini dje edhe me teuten.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 11 May 2009 , 17:45
by Skodrinon
Vllaznia, edhe dy hapa larg titullit
Shkodranët i ndajnë edhe dy ndeshje nga finishi, por duhet kaluar me fitore Lushnja një herë
Në këtë sezon, Dinamo kishte qenë gjithnjë superiore ndaj Vllaznisë në ndeshjet direkte. Kjo e fundit madje brenda në fushën e saj kishte humbur dy herë. Këto fakte sigurisht që e bënin ndeshjen e së shtunës shumë interesante.
Shkodranëve u duhej medoemos tripikëshi për të ruajtur vendin e parë, ndërkohë që blutë, për shumë arsye, kishin ardhur për të luajtur fort. Kjo u pa edhe gjatë 90 minutave të ndeshjes. Nëse Vllaznia fitoi, kjo u arrit edhe falë fatit, që ishte në anën e saj.
Mbase shumëkush mendon se ishte gjyqtari që i dha fitoren, por më shumë themi se ishte fati. Kjo ngaqë në pjesën e dytë, lojtarët dinamovitë, të paktën në 3 4 raste, duhej ta kishin dërguar topin në rrjetën e Grimës. Ky i fundit, por edhe mbrojtja e Vllaznisë, ka qenë në një ditë krejtësisht të errët.
Ata kanë gabuar jo pak herë dhe mund ta kishin ndëshkuar skuadrën e tyre, por, për fatin e tyre të mirë, kjo nuk ndodhi dhe në fund tripikëshi u mor. Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç pikërisht këtyre pikëve u është gëzuar. Ai ka folur me elozhe për ekipin kundërshtar, teksa e ka vlerësuar si më të mirin në Shqipëri. “Më shumë nga gjithçka tjetër, më ka kënaqur fitorja e ndeshjes dhe marrja e tri pikëve.
Nuk ka qenë e lehtë për ne, por e rëndësishme ishte që fituam dhe jemi sërish të parët. Të mos harrojmë se ndaj Dinamos kemi pasur bilanc negativ këtë sezon dhe unë kam qenë dhe jam i mendimit se ajo është skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar. Në pjesën e dytë, nga frika e pësimit të golit të barazimit, skuadra jonë u tërhoq në mbrojtje dhe nga kjo mund ta kishim pësuar, por për fatin tonë të mirë nuk ndodhi kështu,” ka thënë tekniku malazez.
Sidomos në pjesën e dytë, loja e Vllaznisë la shumë për të dëshiruar. Me gjithë futjen në lojë të Kaçit, Osjes dhe Plantiçit, loja nuk u përmirësua. I pyetur në lidhje me zëvendësimet, teksa mund të ishte larguar nga fusha e lojës edhe Sinanin, jo në një formë të mirë, “Deda” mbase edhe i nervozuar në njëfarë mënyre, do të përgjigjej: “Ju më thoni se Sinani ishte dobët? Kush jua tha këtë? Nuk e patë që Sinani mori penalltinë dhe zgjidhi ndeshjen?
Prandaj mos e gjykoni në atë mënyrë, sepse vlerat e këtij lojtari i njohin të gjithë.” Ndërkohë, largimi i Dhëmbit nga fusha, për t’i lënë vendin Kaçit, u duk sikur solli një reagim të korçarit gjatë momentit të zëvendësimit. Në lidhje me këtë çështje, trajneri i skuadrës shkodrane pohon: “Zëvendësimet i bëra sepse duheshin bërë dhe jo nga dëshira. Po të ishte puna për dëshirë, as nuk do të kisha dëshirë të bëja gjëra të tilla, por duhen bërë, sepse vetë loja jonë në pjesën e dytë la shumë për të dëshiruar.”
Ai nuk ka dëshirë të polemizoj, as të krijojë debat në këtë moment delikat të kampionatit. Mundohet të bëjë më të mirën e tij dhe kërkon këtë gjë edhe nga lojtarët për dy ndeshjet e fundit të kampionatit. “Na kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. Sigurisht, dëshira jonë ishte të shkonim me një diferencë prej 4 pikësh në ndeshjen e fundit, por edhe me një pikë, do të tregojmë vlerat tona më të mira në fushën e lojës, për t’u treguar të gjithëve se e meritojmë të shpallemi kampionë,” ka thënë trajneri i Vllaznisë.
Drejtues të Koniasporit ndjekin kuqeblutë
Në ndeshjen e së shtunës mes Vllaznisë dhe Dinamos, në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë edhe dy drejtues të lartë të klubit turk të Koniasporit. Ata kishin ardhur për të ndjekur disa futbollistë të Vllaznisë, për të cilët janë të interesuar dhe për të biseduar me drejtuesit shkodranë në lidhje me transfertën e mundshme të tyre.
Pak ditë më parë, pikërisht në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, Tirana Vllaznia në kryeqytet, kishin qenë të pranishëm edhe dy trajnerë turq, njëri prej të cilëve ishte i Koniasporit. Ai ka dhënë vlerësimet e tij për 2 3 futbollistë kuqeblu dhe për ta vazhduar këtë mision, të shtunën mbërritën në vendin tonë edhe drejtuesit e lartë të klubit. Të shoqëruar nga menaxheri i sapolicensuar i FIFA s, Dritan Gjyrezi, dhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ata kanë ndjekur ndeshjen me Dinamon. Ata kanë pasur interes për të vëzhguar lojtarë të tillë, si Beqiri, Shtubina, Nallbani e Bashiç.
Panorama