Page 14 of 56

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 15 Dec 2009 , 05:54
by fpjalmi
Zizu kunder Platini: Aksioni te perseritet
14/12/2009 14:50

Zinedine Zidane del kunder idese se Michael Platini, sipas se cilit, perseritja e aksionit eshte ne dem te futbollit.
Ish numri 10 i Frances shprehet se nje dite, perseritja e aksionit duhet te imponhet tek arbitrat. “Ajo qe i ndodhi Henry edhe mua mund te me ndodhte pasi te gjithe jemi njerez dhe kjo e ben futbllin me te bukur”, shprehet Zizu ne nje interviste per gazeten “Le Parisien”.

Ai shton se per kete ceshtje flitet shume, pasi behej fjale per nje bilete ne Boterorin 2010. “Por do vije nje dite qe dikush do kerkoje vendosjen e videos qe perserit aksionin dhe kjo do t’u jape fund polemikave”, perfundon ish mesfushori francez.

Re: Boterori 2010

Posted: Thu, 17 Dec 2009 , 05:49
by fpjalmi
Klasifikimi i FIFA-s, Spanja ne krye
16/12/2009 20:30

Spanja eshte zgjedhur skuadra e vitit ne klasifikimin e fundit te FIFA-s per 2009-en, duke mbajtur kreun e renditjes me 1627 pike.
Vendin e dyte e mban Brazili me 1568 pike, i ndjekur nga Holanda me 1288 pike dhe Italia 1209 pike.

Portugalia eshte ne vend te peste te renditjes me 1176 pike, pas se ciles vijne Gjermania 1173 pike, Franca 1117, Argjentina 1085, Anglia 1076 dhe Kroacia me 1042 pike.

Klasifikimi i ardhshem pritet te behet me 3 shkurt 2010.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=170634

Re: Boterori 2010

Posted: Thu, 17 Dec 2009 , 05:55
by fpjalmi
Camoranesi rrezikon boterorin
16/12/2009 11:50

Kur duhen ende edhe gjashte muaj nga Boterori 2010, Marcelo Lippi po behet me dhimbje koke pasi kalvari i demtimeve ka filluar qysh tani.
Mauro German Camoranesi rrezikon seriozisht evenimentin e vitit 2010 pasi ai ka pesuar nje demtim te rende ne kofshe gjate ndeshjes Bari-Juventus. Muskuli i kofshes se djathte eshte demtuar shume dhe per rekuperimin e plote mendohet nje periudhe 2-3 mujore.

Gjate diteve te ardhshme jane parashikuar analiza te reja por gjendja duket e erret. Camoranesi eshte nje nga lojtaret titullare te kombetares se Lippi-t dhe mungesa e tij mund ta demtoje shume skuadren e kalter.

Vendos ne Facebook

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 22 Dec 2009 , 19:21
by fpjalmi
Zidane: Koka ndaj Materazzi-t? Faji im
22/12/2009 15:25

Duhej te kalonin rreth 4 vjet qe Zidane te bente “Mea culpa” per gjestin e shemtuar ne finalen e Kupes se Botes 2006 ku goditi me koke mbrojtesin italian, Marco Materazzi.
Ish mesfushori francez e pranon se ai veprim nuk duhej te kishte ndodhur, madje shkon edhe me tej kur thote se Buffon beri mire qe njoftoi arbitrin.

“Ndershmerisht, nuk e di se si do mund te jetoja me kete peshe ne ndergjegje nese arbitri nuk do me kishte nxjerre dhe Franca do fitonte kupen. Do jetoja keq dhe kjo eshte e sigurt. Mbi te gjitha, ai do ishte imazhi im i fundit ne karrieren futbollistike”, tha Zidane ne nje interviste per “France Football”.

Kjo eshte hera e pare qe ish lojtari francez flet ne menyre kaq te qarte per ate episod qe tashme eshte pjese e histotrise se futbollit.

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 22 Dec 2009 , 19:23
by fpjalmi
Mesi le serish pas vetes Ronaldon
21/12/2009 23:15




Messi e Marta pas marrjes se cmimeveLionel Messi e mbyll me nje tjeter trofe, vitin e tij perfekt, pas Topit te Arte, argjentinasi ka marre nga duart e presidentit te FIFA-s, Sep Blater trofeun “Futbollisti me i mire i Planetit” per vitin 2009.
22 vjecari fitoi duelin me Kristiano Ronaldon, dhe feston ne menyren me te mire vitin ku ai i fitoi te gjitha, Ligen e Kampioneve, Kupen e Mbretit ne Spanje, Superkupen spanjolle dhe ate europiane, dhe te shtunen e kaluar boterorin per klube.

“Dua te falenderoj te gjithe koleget e dhe shoket e mi te skuadres per kete cmim. Pa kontributin e tyre nuk do t’ia kisha dale mbane per te fituar. Eshte dicka e mrekullueshme per mua dhe per skuadren time Barcelona” tha Messi.

Ne Ceremonine e fundvitit te FIFA-s u dha edhe cmimi per futbollisten me te mire te vitit 2009, qe fitohet per te katertin vit radhazi nga braziliania Marta.

Goli me i mire i vitit ishte ai i Kristiano Ronaldos ndaj Portos ne Ligen e Kampioneve, per kete portugezi u nderua me “Pushkash Award”, trofe qe e mori nga e veja e ish legjendes hungareze te futbollit.

Nje moment emocionues i kesaj mbremjeje ishte edhe publikimi i formacionit ideal per vitin 2009 pas votimeve te bera nga 55 mije futbollistet anetare te FIFPro. 4 prej futbollisteve te formacionit ideal jane nga Barcelona, Iniesta, Messi, Cavi Hernandes dhe Alvesh, 2 nga Reali i Madridit, Kasijas dhe Ronaldo, 2 nga Mancester Junajtid, Evra’ dhe Vidic, 2 nga Liverpuli, Xherrard e Torres dhe 1 nga Celsi, Xhon Terri.

Re: Boterori 2010

Posted: Thu, 24 Dec 2009 , 00:02
by fpjalmi
Federata ruse, Abramoviç humbet garën me Putinin!

Sergei Kapkov, ortak i pronarit miliarder të Çelsit, rusit Roman Abramoviç, është tërhequr nga gara për të marrë presidencën e Federatës Ruse të Futbollit. “Disa njerëz të rëndësishëm më kanë thënë të mos e fus emrin në listën e votimit”, ka thënë Kapkov, i cili kryeson Fondin e Akademisë Kombëtare, që sponsorizohet nga Abramoviçi dhe që ofron pjesën më të madhe mjeteve financiare të Federatës Ruse.

Kapkov, 34 vjeç, ka qenë ndër favoritët për të zëvendësuar Ministrin e Sportit, Vitali Mutko, i cili dha dorëheqjen muajin që shkoi pasi presidenti rus, Dimitri Medvedev, kërkoi që të gjithë zyrtarët qeveritarë që drejtojnë organizma shtetërorë sportivë duhet të zëvendësohen nga personel profesionist. Tërheqja e Kapkovit i jep mundësinë ish-presidentit të Zenitit të Shën Petërsburgut, mik i ngushtë i kryeministrit rus, Vladimir Putin, që të kandidojë për këtë post. Shefi i ri i kësaj federate do të zgjidhet më 3 shkurt. Pra, duket se Putin ka fituar garën me Abramoviçin për t’u bërë “padroni” i futbollit rus.

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 10 Jan 2010 , 23:19
by fpjalmi
shifni tu xhujt kombetaren e tongos ne kupen e afrikes me plumba e shifni te vdekunit qe nxjerren nga autobusi

a nuk asht nji turp i madh i sportit ???????????

http://www.sportishqiptar.com.al/plumba ... e-afrikes/

Re: Boterori 2010

Posted: Sun, 10 Jan 2010 , 23:28
by GOLDIAN
normal ishte dasht mu anullu kjo kupa afrikes se po te ndodhte ne europe fifa do bahej e gjalle po atje spoja ndin fort
o skodrinon na hap temen per kupen e afrikes se ti i hap bukur e me info

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 11 Jan 2010 , 01:23
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:normal ishte dasht mu anullu kjo kupa afrikes se po te ndodhte ne europe fifa do bahej e gjalle po atje spoja ndin fort
o skodrinon na hap temen per kupen e afrikes se ti i hap bukur e me info
e mira kishte ken me e anullu, por jane shume lek ne loje e nuk i shkon mendja kuj me e ba ate pune. edhe e kan zakon me e justifiku me shprehjen: "duhet me vazhdu jeten normale, nuk duhet me na kape paniku sepse ket dojn kriminelat"

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 11 Jan 2010 , 01:34
by Man in Redblue
problemi asht se ne afrike mund te sulmohen ne cdo kohe edhe presidentat e kushdo..si mund te kesh garanci? si protesta ndaj kuj me e anullu ? un cuditem si nuk kan ndodh ma shume kshi aktesh deri tash...

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 11 Jan 2010 , 18:06
by GOLDIAN
rene adler portieri i leverkusen dhe i komtares gjermane tha
mire ne si ekip na mron policia po familjaret tone sa siguri do kene ne boteror
asht vertet nji problem kjo puna e afrikes
se grupet rebele a zor mi ba zap

Re: Boterori 2010

Posted: Mon, 11 Jan 2010 , 18:42
by Man in Redblue
ashtu asht ske ca i ban...nga ana tjeter edhe afrika e meriton me organizu nji botnor ma ne fund

sidoqoft afrika e jugut asht shtet shume ma i sigurt se shtetet e tjera afrikane,

per mendimin tem rreziku qi me tndodh gja asht pak a shum i perafert si ne afrik te jugut si ne brazil (kur tjet botnori nbrazil e kam nplan me shku :D )

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 12 Jan 2010 , 05:46
by fpjalmi
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:normal ishte dasht mu anullu kjo kupa afrikes se po te ndodhte ne europe fifa do bahej e gjalle po atje spoja ndin fort
o skodrinon na hap temen per kupen e afrikes se ti i hap bukur e me info
e mira kishte ken me e anullu, por jane shume lek ne loje e nuk i shkon mendja kuj me e ba ate pune. edhe e kan zakon me e justifiku me shprehjen: "duhet me vazhdu jeten normale, nuk duhet me na kape paniku sepse ket dojn kriminelat"

cdo gja e kan te paret mar skodrinon .

se po e rrujn ata per njerez qe vdesin.

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 12 Jan 2010 , 05:52
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:rene adler portieri i leverkusen dhe i komtares gjermane tha
mire ne si ekip na mron policia po familjaret tone sa siguri do kene ne boteror
asht vertet nji problem kjo puna e afrikes
se grupet rebele a zor mi ba zap

ja ja,kur te bahet botnori do kete nje mase sigurie shum te forte .


mandej sportistat do fluturojn e nuk do jene ne autobuz.

aty ku jan gjujt kta ,ka ken vend qe grabiten gjithmone njerezit .

ti thuj shqyqyr qe kan pas autobus se shteti i tangos asht shum i varfen

Re: Boterori 2010

Posted: Tue, 12 Jan 2010 , 10:33
by Ledi1920
Man in Redblue wrote:ashtu asht ske ca i ban...nga ana tjeter edhe afrika e meriton me organizu nji botnor ma ne fund

sidoqoft afrika e jugut asht shtet shume ma i sigurt se shtetet e tjera afrikane,

per mendimin tem rreziku qi me tndodh gja asht pak a shum i perafert si ne afrik te jugut si ne brazil (kur tjet botnori nbrazil e kam nplan me shku :D )
Masat e sigurise ne kupen e Afrikes me ate te Kampionatit Boteror ndryshojn shume.
Gjate Botenorit as miza nuk e ka shonsin me kalu siper stadiumit... :mrgreen: :mrgreen:

Plus qe eshte dhe kjo qe tha Man in Redblue qe Afrika Jugut eshte nje shtet me i bute,me me kulture dhe shume i zhvilluar se vendet e tjera te afrikes.Besoj se nuk do kete probleme zhvillimi i boterorit ne afrike. Poqe se kon fryke gjermont le te morin dhe i kombetrae ushtaresh me vete... :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:

WORLD CUP ARMY OF NATIONS masanej... :wink: :mrgreen:

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 01:41
by fpjalmi
Mediat Turke: Trapattoni trajner i kombetares
12/01/2010 15:55

Giovanni Trapattoni eshte trajneri i ri i kombetares turke per 2 vitet e ardhshme.
Sipas mediave turke, drejtuesit e federates vendase te futbollit kane arritur t’i mbushin mendjen teknikut italian per te zevendesuar Fatih Terim, i larguar pasi nuk kualifikoi perfaqesuesen turke ne Boterorin 2010.

Mediat turke theksojne se 71 vjecari i cili do te kete ndihmes italianin Marco Tardelli dhe kampionin e botes me kombetaren gjermane ne vitin 1990, Andreas Brehme. Ai do perfitoje 3 mln euro ne sezon, nderkohe qe te premten pritet te nenshkruaje kontraten e re me Federaten Turke.

Giovanni Trapattoni eshte cilesuar si trajneri me i suksshem me klubet ne Serie A, pasi ka drejtuar 3 ekipet e medha italiane, Milan, Juventus dhe Inter me te cilat ka fituar 9 tituj kampion ne Itali dhe disa tituj ne Europe.

71 vjecari ka drejtuar edhe klube te tjera ne Europe, nderkohe qe persa i perket kombetareve, per 4 vjet ka qene trajneri i Italise dhe se fundmi trajneri i Irlandes, me te cilen u eleminua nga Boterori 2010 padrejtesisht nga Franca pas nje goli te diskutueshem Gallas. Ne fund, mediat turke theksojne se prova e pare e Trapatton-it nen drejtimin e Turqise do te jete miqesorja me Arabine Saudite ne mars te ketij viti.

Vendos ne Facebook

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 01:42
by fpjalmi
Boterori, Xhordan garanton siguri
12/01/2010 14:45

Komiteti Organizativ i Boterorit 2010 qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut ka garantuar mosperseritjen e akteve te dhunes gjate ketij kompeticioni.


Presidenti i ketij organizmi, Deni Xhordan u ka shpjeguar gazetareve se ngjarjet qe ndodhen ne Angola nuk mund t'ia faturojne te gjithe kontinentit.

Sipas tij qe nga viti 1994, Afrika ka organizuar me shume se 100 evenimente te rendesishme sportive ku nuk eshte regjistruar asnje ngjarje dhune. Ai e ka quajtur te palogjikshme lidhjen mes atentatit te premten e kaluar ndaj kombetares se Togos dhe sigurine e boterorit 2010 qe do te zhvillohet ne kete kontinent.

Drejtori i komitetit organizativ Xhordan ka bere krahasimin me sulmet terroriste qe u zhvilluan ne Londer ne vit para fillimit te boterorit Gjermani 2006 dhe luften ne Afganistan nderkohe qe u zhvilluan lojerat aziatike.

"Do te jete nje boteror profesional persa i perket organizimit dhe sigurise", ka perfunduar Xhordan

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 02:03
by Skodrinon
kan rrejte turqit

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 13:30
by Man in Redblue
Skodrinon wrote:kan rrejte turqit

qyre ky, si mor rrekan turqit ? :D
Trapi kur shkoi me Irlanden mund te shkojn edhe me Turqin, apo mos ke shpres me e marr albania ? :mrgreen:

Re: Boterori 2010

Posted: Wed, 13 Jan 2010 , 17:32
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:
Skodrinon wrote:kan rrejte turqit

qyre ky, si mor rrekan turqit ? :D
Trapi kur shkoi me Irlanden mund te shkojn edhe me Turqin, apo mos ke shpres me e marr albania ? :mrgreen:

asht shum i shtrejte per ne :lol: