Page 14 of 125

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 09:59
by PARTIZANI
aman mer se mezi e kemi... :D :lol: :wink:

Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 12:54
by Edmond-Cela
merkato e tiranes

Tabela e merkatos

Kush vjen

Erjon Xhafa, Indriti Fortuzi, Elvis Sina

Kush iken

Vioresin Sinani, Eleandro Pema (?)

Kush pritet

Sabino Plaku

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 12:24
by Edmond-Cela
asht hell shorti i ndeshjeve

Elbasani Vllaznia ndeshje e pare me 25

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 15:31
by GOLDIAN
tirana e mori hyken

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 19:47
by Man in Redblue
GOLDIAN wrote:tirana e mori hyken
ah kuku per kyt djale, po ky keka i trashe shume, mka mahnite me lojen e tij, po po e shkatrron karrieren me durt e veta ishtu,
ishte per bukuri ne norvegji, i hangri theba me shku te olimpiakosi, ca kujtovi ai se asht rivaldoja a qi me lujt si titullare atje, tesh po kthehet te tirana, sot i vjet e merr veleciku ne vazhdofte ishtu :evil:

Posted: Sat, 21 Jul 2007 , 23:39
by GOLDIAN
per karrieren e tij eshte gjynah qe u kthye por per tiranen eshte nje plus i madh

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 18:41
by GOLDIAN
stavrion lako kalon nga teuta te elbasani

cdo dite ka nje lojtar tu ble elbasani

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 19:56
by vllaznia1919
Na i kena ble tane bashke ne fillim.

Posted: Sun, 22 Jul 2007 , 20:59
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Na i kena tane bashke ne fillim.
ne ecim me hapin e kohes

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 01:40
by Admin
Hykaj asht metamam nji lojtar i mire, gjynah qe nuk gjeti hapsina tek Olimpiakosi.
Me aq sa maj mend une, Hykaj ka ik prej Rezenborgut se nuk u lejonte me lujt sepse kishte shume lojtare jo-komunitare.

Per mendimin tem mire ja ka ba qe ka ik prej Olimpiakosit se sa me ndej pa lujt, ma mire me zgjedh nji ekip tjeter pa ka ba gabimin ma te madh qe ka zgjedh Tiranen :lol: :lol: :lol:
Te kishte zgjedh ndoj ekip tjeter :D

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 11:21
by PARTIZANI
ate them dhe une.partizanin aty e kishte :D

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 12:47
by Edmond-Cela
Surprizat e presidentit Laze, duken
se nuk do të kenë të sosur, pasi siç mësohet
nga burime pranë tij, në telefonin
celular kanë mbërritur shumë mesazhe
nga dy lojtarët që më parë kanë qenë
pjesë e Elbasanit, madje dhe që janë
përfolur se do të jenë pjesë e tij për sezonin
e ardhshëm. Gjithsesi, emrat e
lojtarëve tashmë dihen, pavarësisht se
nuk pranohen nga ana e presidentit
Laze dhe nga drejtuesit e klubit.
Ndërkohë që gjatë kësaj jave, ekipi i Elbasanit
pritet të niset më në fund për të
zhvilluar fazën përgatitore jashtë Sh-
Laze përgatit dy surpriza për tifozët
qipërisë. Vendi më i mundshëm mësohet
të jetë Maqedonia, pavarësisht se
qarkullojnë zëra se Elbasani mund ta
zhvillojë fazën edhe në qytetin e Pogradecit,
aty ku dhe është stërvitur
disa herë më parë. Gjithsesi, kjo do të
mësohet vetëm atëherë kur të jetë vendosur
nga ana e presidentit dhe drejtuesve
të klubit të Elbasanit. Gjithashtu,
siç mësohet, kur ekipi të niset për
në fazën përgatitore do të jetë i kompletuar
me pjesën më të madhe të
lojtarëve që ka në plan për të afruar
këtë sezon. A.Kozarja
KATEGORIA SUPERIORE
PRAGSEZONI
Elbasan/ Pranë nënshkrimit me verdheblutë edhe një nga talentet e Vllaznisë
Vjen Lako, afër Gilman Lika
Sot pritet zyrtarizimi i kalimit të mesfushorit korçar nën urdhrat e Krenar Alimehmetit
ALDO KOZARJA
“Kam pasur dy oferta, po i vlerësoj”
Arjon Mustafa, portieri që sezonin e fundit
është aktivizuar me Besën, ende nuk ka
gjetur një sistemim për kampionatin e
ardhshëm. Në drejtim të gardianit shkodran
kanë ardhur prej javësh disa oferta që
lojtari i quan interesante, por që ende nuk
kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga
ana e tij. “Për momentin jam në Shkodër
duke kryer stërvitje individuale. Jam në
pritje për të vendosur të ardhmen time, kam
pasur një mundësi për të shkuar jashtë shtetit
dhe për këtë arsye kam shtyrë edhe
zgjedhjen e një ekipi shqiptar. Kur të vijë
edhe përgjigja përfundimtare për këtë
mundësi dhe nëse kjo do të jetë negative, do
të vendos për të ardhmen time. Gjatë javëve
të fundit më kanë kërkuar drejtuesit e
Skënderbeut dhe të Kastriotit dhe mendoj se
njëra midis këtyre dy skuadrave do të jetë
destinacioni im për sezonin e ardhshëm”,-
shprehet një prej portierëve më të mirë në
kampionatin shqiptar. A.Kushi
Dhe një tjetër lojtar
pritet t’i shtohet
ekipit të Elbasanit
ditën e hënë. Ai
është Stavrion Lako, korçari
që sezonin e kaluar
ishte pjesë e ekipit të Teutës
së Durrësit. Mes Lakos dhe
presidencës së Elbasanit
gjithçka pritet të mbyllet
zyrtarisht sot paradite, ku
dhe do të bëhet prezantimi
i lojtarit në fjalë. Lako që do
të rreshtohet në mbrojtjen e
Elbasanit këtë sezon, më
parë është aktivizuar në
radhët e ekipit të Skënderbeut
të Korçës, atje ku dhe
është formuar si futbollist,
ndërsa së fundmi në ekipin
e Teutës së Durrësit, me të
cilët u rendit në vendin e
dytë të tabelës së klasifikimit.
Korçari pritet t’i shërbejë
mjaft ekipit të Elbasanit
në këtë sezon falë aftësisë
dhe përvojës që ka në futbollin
shqiptar. Ndërkohë
që Lako bëhet lojtari i disatë
që i rreshtohet ekipit të
Elbasanit për sezonin e
ardhshëm, të tjerë lojtarë
pritet të vishen verdheblu,
po gjatë kësaj jave sipas informacioneve,
një nga
lojtarët që mund të vihen
nën urdhrat e trajnerit Alimehmeti
është dhe Gilman
Lika, i cili deri tani ka qenë
pjesë e ekipit të Vllaznisë,
si në kampionat dhe në
Kupën Intertoto. Lika është
pjesë dhe e ekipit tonë
Shpresa që drejtohet nga
Artan Bushati, ish-trajner i
verdhebluve në sezonin
05-06 ku dhe arriti të renditej
në vend të dytë në kampionat.
Ndërkohë po gjatë
javës së ardhshme, në Elbasan
priten të mbërrijnë
dhe tre lojtarë të huaj, të
cilët sipas burimeve nga
klubi i Elbasanit, janë mjaft
cilësorë dhe pritet t’i shërbejnë
mjaft verdhebluve
këtë sezon në arritjen e objektivit,
që ende nuk është
përcaktuar zyrtarisht. Problemi
i pajisjes me vizë të
lojtarëve duket se ka marrë
një zgjedhje tashmë, mbas
tre javësh tentativa të shkuara
dëm. Për sa i përket
korçarit Stavrion Lako,
ditën e hënë pritet të nisin
zyrtarisht stërvitjet me
ARJON MUSTAFA
STRUGË
Hoteli
ku është
akomoduar
Shkumbini
ekipin e Elbasanit. Lako
pritet të jetë lojtari i shtatë
jabanxhi që pritet të firmos
për të qenë pjesë e ekipit të
Elbasanit për[/b]

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 12:53
by GOLDIAN
rri valter leandron tu prit
se dhe mu po me rriten femit
ti prit delainin se po vjen
mas e prezanta me kerken
skuader ti po qe po ban
here si stalle e here si han
po talentet ku po i con
qe shqipeira shume i kerkon
ti mor djale rrezikzi
pse shet talente e del mandej lyp ne mal te zi
nese mor burr a kot mu zgjat
se ti jeten mu je tu ma njat
vec nje hall kam shume merak
kur po i vejme kesaj pune kapak
e din vete per ca bahet fjale
qe mu largu prej vllaznise dalkadale

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 14:59
by vllaznia1919
Aj prej Vllaznise ska nmen me u largu
se kampionatin don me na fitu
njaqe sa un jam gru
por shkarravina n'Shkoder boll asht tuj pru
Dmth i dashtun Goldian
harroje kyt kange e shko flej ne divan
se valteri Vllaznine s'asht ka e ban
veq ne nervat po na i çon n'tavan!

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 17:43
by Man in Redblue
Kotrri shkon ngjermani me pa dhe ... tshoqen, gjergji mshkrun ka shku me pru Delainin, noshta e ka pa Kotrrin me nai zezake tu dal prej diskos e thot ka fol me Delain :lol: :lol:

Posted: Mon, 23 Jul 2007 , 20:47
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Kotrri shkon ngjermani me pa dhe ... tshoqen, gjergji mshkrun ka shku me pru Delainin, noshta e ka pa Kotrrin me nai zezake tu dal prej diskos e thot ka fol me Delain :lol: :lol:
naqe itash po ti them valos se qa ke than :wink:

Posted: Tue, 24 Jul 2007 , 06:31
by GOLDIAN
presidenti hasanbelliu perjashton 4 futbolliste
kapajn mancakun bunen dhe koten

kete te parin skishte ken keq

Posted: Tue, 24 Jul 2007 , 10:36
by iliriny
Gilman Liken Valteri s'mundet me e zevendesu me kerkend njitu mbrenda Shqipnijet se s'ka ma te mire se ai ne ate pozicion. Nese don me ba pare, ok, asht muhabet tjeter, qe don me thane se une s'kam ndermend me ba ekip, por du me ba pare. Atehere sa me ba tifozllek per paret e Valterit une s'do ta caj ma kryt me e ndjek Vllaznine sa te jete Valteri ne krye. Megjithate une them se ca shkruhet ne gazetat tona jane muhabete kafenesh dhe jo se ka kry gjithcka. lejojeni Elbasanin te kete deshira, qe shpresojme te mbesin keto gjana vetem ne kuadrin e deshirave.
Prap une them se me pak perforcime (duke mos lan asnji me ik) nuk kena me ken keq se shihet se si jane vlerat e lojtareve shqiptare. Shkojne e provohen ne 20 ekipe te huaja e nuk arrijne me nenshkru me asnji se s'kane ca japin.

Posted: Tue, 24 Jul 2007 , 13:40
by Edmond-Cela
Plaku përfundimisht i Dinamos
Sabino Plaku do të jetë sezonin e ardhshëm, të paktën deri në merkatos
e janarit, një lojtar i Dinamos. Sulmuesi, mbas një prove 10 ditore
që zhvilloi në kampionatin norvegjez me ekipin e Valerengës, duke
parë edhe pamundësinë për të nënshkruar një kontratë me këtë ekip,
ka preferuar të abandonojë për momentin pistën që e çon drejt largimit
nga kampionati shqiptar, për t’u impenjuar që sot e tutje vetëm me
Dinamon. Lojtarit, që mbas përfundimit të bisedimeve me Valerengën,
i erdhën edhe oferta për të zhvilluar një periudhë prove nga ekipi i
Tromsosë, ka vendosur që do të ishte më e udhës që të rikthehej te
Dinamo për të zhvilluar fazën përgatitore me skuadrën, sesa të qëndronte
për një jave tjetër në provë, duke mos pasur sigurinë e nënshkrimit
të një kontrate. Një lajm pozitiv ky për stafin teknik të Dinamos,
që tashmë pret përgjigje edhe nga Pero Pejiç, i cili gjithashtu ka qenë
në provë dhe ka dhënë një afat deri të premten për një dhënë një
përgjigje përfundimtare.

Posted: Tue, 24 Jul 2007 , 13:55
by vllaznia1919
Ky pra asht niveli i futbollit shqiptar.As me skuadra ruse e norvegjeze nuk kan theb me lujte lojtart qe ne kampionatin tone kan shenu gola me shumice.
Hajde nivel hajde.