Stadiumi "Loro Boriçi"

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Tue, 07 Jan 2014 , 16:08

Plehna
Nuk e dojne Shkodren
Ai i Elbasanit me 4 kame shkalle nuk mund t'quhet stadium

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Wed, 08 Jan 2014 , 01:13

edhe stadiumi jone a v.k
e pash tash qe isha turp e faqja zeze

spo lavderoj elbasanin se nuk e di si a po pys vedin a ka nej vend qe don mu fut ne be qe ska nje Stadium normal?
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Thu, 09 Jan 2014 , 12:05

Mund ta restaurojne tonin njashtu si dojn me restauru ate te Elbasanit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Jan 2014 , 00:36

Skodrinon wrote:Mund ta restaurojne tonin njashtu si dojn me restauru ate te Elbasanit
kete se dija punen e restaurimit
po dhe edhe at te elbasanit leshin ta po e restaurojne
ishalla na penalizojne krejt aman
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Man in Redblue » Sat, 11 Jan 2014 , 15:19

Inat me vjen boll, vec nuk mund te them nuk e dojne Shkodren, se nuk po e dojne vete shkodrant Shkodren. Ma merr mendja se me i bashkangjit Bashkia Shkoder investimit, e kishin zgjedh Shkodren. Po Bashkia spo ban za hic edhe pse ky asht shanc i madh per Shkodren qe nuk vjen ma.

1.5 milion- FSHF/ Ministria (qe dojne me ia dhane Elbasanit)
0.7 milion - Bashkia
0.8 milion - investore te huj (Jozi shkruvi nFB se Edi po e len mas doret Shkodren por ajo do te kujdeset me lidhjet e saja per Shkodren, qe bujrum ti gjejne do investore se 800mije euro spo jane shume)


Me 3 milion ishte restauru, ishte ba xham.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Tue, 14 Jan 2014 , 13:11

po jozi qe e pat ne dore tash sa vjet pse se restauroj
turp e marre hidh e prit fajin
keta kann me than kur sja u bani jozi sja u bajme as na
jozi ka me than qe iken 4 vjet sja u bani edi stadiumin

pupuuuu sa gjynah kena mbet po po vallahi nuk a me qesh po jena ba vertet per gjynah
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Thu, 23 Jan 2014 , 15:35

Shkodër! A nuk e kupton që nuk të duan?…

Nga BESNIK DIZDARI

Kështu pra! Stadiumi i Elbasanit do të shndërrohet në stadiumin e Ko mbëtares së Shqipërisë. Bukur! Mirëpo, mbi bazën e cilit vendim, cilit diskutim, cilës shkresë, cilit argument, cilës zyrë apo institucion sportiv a shtetëror? Madje, mbi bazën e cilit tender, e pse jo, cilit referendum? Kush? Si? Përse? Vendim i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së? Vendim i Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë? Vendim i Komitetit Olimpik Shqiptar? Vendim i mbledhjes së të gjithë kryetarëve të bashkive të Shqipërisë?
“Orientim” i FIFA-s?
Në fund të fundit, ku është vendimi, dokumenti, shkresa ligjore e kësaj përzgjedhjeje apo të kësaj risie sensacionale që stadiumin e një qyteti, skuadra e të cilit ndodhet tash për tash në Kategorinë e Dytë (sepse e dytë është) të Shqipërisë, me një shpirt futbollistik tejet të trazuar dhe në fund të fundit pa një traditë mirëfilli ndeshjesh ndërkombëtare, po merr në gjirin e vet Kombëtaren e Shqipërisë? Pavarësisht se Elbasani është një qytet i vërtetë futbollistik dhe i ka dhënë jo pak futbollit shqiptar me lojtarë dhe deri te titulli kampion i Shqipërisë! Çka sigurisht edhe stadiumi i tij e meriton të rindërtohet. Por që, megjithatë ai përmban pak me atë se çka dhënë Shkodra dhe stadiumi i saj, siç do e tregojmë po poshtë.
Natyrisht, dihet, nuk kam asgjë me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe më vjen vërtet keq që, në paaftësinë për të gjetur temat e duhura gazetareske, qarqe tejet të varfra në mendim, duan të na mbushin mendjen se problemi kryesor që paska sot shoqëria futbollistike kombëtare, qenka nëse duhet apo jo të zgjidhet përsëri kreu i sotëm në FSHF. E pra, do të thosha se organizimi modern i Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë dhjetëvjeçar, dalja e saj prej skutave të nëntokës së errët ishkomuniste është edhe meritë e këtij kreu. Përtëritja e fushave të stadiumeve, modernizimi i Kombëtares së Shqipërisë (madje i gjithë Kombëtareve të rangjeve të saj) janë prapë edhe meritë e tij. Nuk ia ka arritur me kampionatin kombëtar, por “Amicus Plato, sed magis amica veritas” (“E kam mik Platonin, por më mik kam të vërtetën”), siç tingëllon thënia profetike e Platonit për Sokratin.
E megjithatë: me çfarë të drejte e çon kombëtaren në stadiumin e Elbasanit? Dhe, përveç retorikës së pyetjeve të mësipërme, a pati vërtet një mbledhje vendimtare kombëtare të futbollit për përzgjedhjen e Elbasanit? Kjo nuk është assesi as demokraci. Kjo është prepotencë, madje prepotencës disi vetjake (personale) ose e një rrethi të ngushtë dy, tre apo katër vetjak. Qofshim të gabuar! Është vërtet e çuditshme ndërkaq se si Partia Komuniste pat vendosur që stadiumin e saj të parë ta ndërtonte mû në Shkodër. Mbasi e kishte torturuar deri në skaj, mbasi kishte tmerruar edhe foshnjat në djep me krismat e pushkatimeve të përnatshme të atdhetarëve në Zallin e Kirit, mbasi kishte ngritur nja 6 burgje për intelektualët kundërshtarë, mbasi ia kishte marrë frymën edhe futbollit, tek ia kishte rrëmbyer gjithë lojtarët për klubet e mëdhenj të dikastereve ushtarake të saj, papritmas Partia i ndërtoi stadiumin “Vojo Kushi” – të parin e Mbasluftës. Për fat e kam vënë edhe unë një gur mbi themelet e tij, teksa si nxënës do të bënim edhe ne në të orët tona të punës vullnetare. Dhe, mbasi e pleqëroi bukur e mirë, ajo nxori vendimin e Këshillit të Ministrave për t’ia dhënë Shkodrës sportive stadiumin. Me sa dukej, nuk kishte çka t’i bënte historisë, po ndoshta desh edhe ta merrte me të mirë qytetin e kulturës dhe të Sporteve. Sepse, përveç të tjerave, frikën ia pati gjithmonë, deri në janarin e vitit 1990…
E tash më duhet të aktualizoj edhe një herë. Jam i pari që, qysh në vitin 2010, përmes gazetës së përditshme politikoshoqërore “Panorama”, kam nisur ciklin e shkrimeve të pandalshëm për mosprishjen e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, duke vazhduar me tregimet për vlerat e tij historike, për ruajtjen e pistës së atletikës së lehtë e të tjera. Deri dhe me propozimin e ndërtimit të stadiumit të ri diku tjetër apo me shkatërrimin e stadiumit prej “dheu” me emrin “Selman Stërmasi” dhe ndërtimin po aty të një stadiumi “të arsyeshëm” modern me nja 15.000 vende vetëm për futbollin. Madje, duke u konsultuar për këtë mundësi urbanikisht dhe inxhinierikisht edhe me specialistë të fushës. Për fat… zëra në shkretëtirë!
Kësisoj nuk jam një fanatik i Shkodrës, prej së cilës jam larguar tash 55 vjet. Por, kam qytetarinë e baraspeshuar të një shkodrani të një prej familjeve më të vjetra të saj. E kësisoj ndjej dhimbje edhe për fatin e braktisur të atij që unë e shkruaj përherë si “stadiumi kombëtar Loro Boriçi”. Sepse edhe ky stadium kështu, “kombëtar” u emërtua më 29 mars 2003, kur për herë të parë në histori aty u zhvillua një ndeshje e madhe e kampionatit europian, Shqipëri-Rusi 3-1, që bëri bujë në gjithë Europën. Edhe vetëm për këtë ngjarje të papërsëritshme të futbollit shqiptar, stadiumi kombëtar “Loro Boriçi” nuk mund të ketë rival për të qenë ai i pari prej të gjithë stadiumeve të qyteteve të Shqipërisë për të zëvendësuar stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” për ndeshjet e Kombëtares, përderisa ky të ndërtohet i ri, siç është marrë vendimi. Përrallat se “rindërtimi” i tij kërkoka shpenzime më të mëdha se një stadium tjetër cilido qoftë, tash u pa se nuk qëndrojnë assesi. Aq më pak për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila prej vitesh konsiderohet një federatë e pasur. Pa shkuar te shteti, te shtetit shqiptar të cilit i kujtojmë se pothuajse në të gjithë stadiumet e rinj modernë të ndërtuar vitet e fundit në Europë, një pjesë e financave të tyre është dhënë nga vetë qeveritë përkatëse. E dimë ndërkaq se Shqipëria sportive ka humbur shumë nga kujtesa historike kombëtare. Dhe, për fat të keq, ajo nuk ka rend mendimesh, meritash, suksesesh, e aq më pak ka rend historik të zhvillimit të sportit kombëtar.
E kështu, prapë më duhet të kujtoj… Ka qenë 1 maj 1952. Dhe pikërisht në këtë ditë të 1 majit 1952, Partia kërkonte të përuronte në Shkodër stadiumin e parë të Mbasluftës me mënyrën më të papranueshme, përmes një ndeshjeje lokale Dinamo e Shkodrës-Spartak i Shkodrës! Historia e këtij ndërtimi kishte nisur vetëm dy vjet më parë, më 27 maj 1950, në orën 18:30, në prani të rreth 400 qytetarëve shkodranë para portreteve gjigande të Stalinit dhe Enver Hoxhës. Gurin e parë do e vinte asokohe numri 2 i pushtetit komunist, zëvendëskryeministri dhe sekretari i KQ të Byrosë Politike të Partisë, Tuk Jakova, shkodran autentik, të cilit, ashtu drastikisht, siç do të binte forca e skuadrës së Shkodrës në hierarkinë e futbollit shqiptar, po ashtu do t’i binte edhe pushteti për të mbërritur deri në burgosje e vdekje të parakohshme (1914-1959). Në fjalën e tij zyrtare në atë 27 maj 1950 shkëlqente kjo tiradë e kohës:
“Stadiumi i Shkodrës, – tha Tuk Jakova, – është një vepër paqeje e qeverisë dhe popullit tonë, një qendër vëllazërimi dhe bashkimi, shkollë për përgatitjen e një rinie të fortë, të shëndetshme e të gëzuar”. Këto ishin fjalët shembullore (emblematike) të Tuk Jakovës, për të cilin asokohe u tha se vetë ai kishte qenë nxitësi i parë për t’i dhënë Shkodrës një stadium. Kur do e rrëzonte pa mëshirë Enver Hoxha, nuk do ta kursente assesi edhe me sulmin si lokalist shkodran mû këtë Tuk Jakovë të majës së pushtetit e të Partisë, komisari legjendar i Brigadës së Parë Sulmuese në Luftën Antifashiste, Hero i Popullit.
Kështu niste historia e stadiumit të parë të ndërtuar në Shqipërinë Komuniste, të cilit do t’i vihej emri i Vojo Kushit, Hero i Popullit nga Shkodra, në të vërtetë një sportist i mirë i gjimnazit të Shkodrës, i rënë në luftën për çlirim mbas një qëndrese heroike të tij në një rrugë të Tiranës. Për të mbërritur kështu, brenda dy vjetëve, te përurimi i 1 Majit 1952, kur Llazar Lipivani, kryetar i Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve pranë Këshillit të Ministrave, pret shiritin. Projektuesi dhe drejtuesi teknik i punimeve, i paharrueshmi Irfan Tërshana, Paraluftës pedagog i edukimit fizik i gjimnazit të Shkodrës, është megjithatë, në qendër të vëmendjes edhe ai me fjalën e tij. I ngritur në vetëm pesë shkallë, me një kapacitet afër 10.000 vendesh, me një terren mjaft të mirë për kohën, e vërteta është se ky stadium i ndërtuar edhe me kontributin vullnetar të banorëve të Shkodrës, do të mbeste me kaq për mbi 35 vjet të tëra. Kam qenë i pranishëm në atë përurim si qindra nxënës të Shkodrës, që disa herë kishim vënë pra, çuditërisht edhe ne gurin tonë në themelet e tij! Për fat të keq, paksa edhe mbi varrezat e vjetra osmane të qytetit, të zhdukura tashmë!
Ky pra ishte stadiumi i parë i Shqipërisë Komuniste. Për oportunitet politike Partia donte të bënte megjithatë një gjest në “respekt” të qytetit sportiv, i cili i kishte themeluar Shqipërisë të gjithë sportet, i kishte dhënë ndeshjen e parë zyrtare të futbollit (1913), kishte qenë kampioni i parë i futbollit të Shqipërisë së Mbasluftës (1945, 1946). Në fushën e vjetër të tij ishte themeluar Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen e saj ndërkombëtare, 22 shtator 1946, Shqipëri-Mali i Zi 5-0 me 7 lojtarë shkodranë në 11- she, me të cilët mbas pak javëve Shqipëria do të bëhej kampione e Ballkanit. Nga ana propagandistike, Partia kërkonte të pohonte se respektonte vlerat tradicionale kulturore-sportive dhe se stadiumi i parë i Shqipërisë së “Re” i takonte Shkodrës. Dhe kështu u bë. Edhe mû për të gjitha këto arsye, rindërtimi i pjesshëm, e mandej ndërtimi i plotë i stadiumit kombëtar “Loro Boriçi”, nuk mund të ketë rivalë. Pa harruar kurrë ndërkaq, se ky është stadiumi i qytetit i cili ka mposhtur deri edhe një Hajduk të Splitit, një Dozha të Budapestit, një Austria të Vjenës. Ky është stadiumi që ka regjistruar rastin e vetëm në historinë e Shqipërisë, ku një klub ka fituar ndaj Kombëtares së një shteti tjetër: Vllaznia – Algjeria 3-0 më 1976. Ky është stadiumi ku kanë paraqitur rezultatet e tyre të nivelit botëror në atletikë të lehtë më të mëdhenjtë e kohës, një Skobla, një Mandlik, një Odlozhil, dhe deri te legjendari Nih Chin Chin. Ky është stadiumi që me trajnerin mjeshtrin Ramazan Ragami u ka dhënë kombëtareve të Shqipërisë arritjen më të bujshme të derisotme në historinë e futbollit shqiptar: Shpresa e Shqipërisë midis 8 më të mirave të Europës: Shkodër. Stadiumi Kombëtar “Loro Boriçi”, 1983: Shqipëria – RF Gjermane 1-1 dhe Shqipëria – Austri 3-0. Ai që njeh mjedisin e tribunave të tij e kupton se pa këto ndeshje Shqipëria nuk do të çudiste Europën atë vit 1983, jubileun e të cilit e festuam pak kohë më parë këtu në “Panorama Sport” me shkrimet që botuam. Se veç me shkrime na ka mbetur t’i festojmë ngjarjet e pakta të mëdha, për të cilat harron lidershipi i Federatës Shqiptare, po edhe vetë Kultura e Ministria e saj, pra edhe vetë qeveria shqiptare, e cila duket se me kulturë nuk nënkupton edhe sportin e futbollin. Nuk është fort larg 29 marsi 2003, kur stadiumi i Shkodrës me mjediset e tij, falë edhe një sipërmarrjeje të madhe të presidentit të asokohe të Vllaznisë, të përkujtueshmit Myftar Çela – promotori i pashlyeshëm i zhvillimit në këtë stadium të ndeshjes Shqipëria-Rusia 3-1 – tregoi një organizim të shkëlqyer. Mjedise të gjëra e komode të nëntribunave për skuadrat, e ndonëse pa një tribunë mirëfilli shtypi për gazetarët, vendet që u hapën për to në tribunën qendrore kujtoj se qenë ndër më lehtësueset që ne si gazetarë kemi përjetuar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Europës në Shqipëri, çka ky stadium i plotësoi po aq mirë edhe në ndeshjen e lartë të rangut tjetër europian, Vllaznia-Napoli për Ligën e Europës. Ishte e përsosur. Ndërsa ju vazhdoni të harroni, sepse e keni zakon që vetëm harroni, në mos bëni sikur harroni. Dhe harroni, harroni gjithçka. Sa e tmerrshme është kur më shumë se asgjë harroni veç kujtimet e mira.
Ndërsa unë nuk mund ta harroj ndërkaq befasinë e një episodi të paradokohëve në Durrës. Teksa po ecnim me miqtë Faruk Kalleshi e Namik Mehmeti, papritmas dëgjuam një burrë që po na thërriste. Ishte qytetari me emrin Muho Asllani, dikur sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Shkodrës. Sa na dha dorën, m’u drejtua mua: “Edhe gjashtë muaj të qëndroja në Shkodër, stadiumi do të kishte përfunduar, Besnik!”, – qenë fjalët e këtij “komunisti” par excellence, i cili deri në kundërshtim me jerarkët e vet të Tiranës kishte ndërmarrë iniciativën për rindërtimin e stadiumit të ashtuquajtur “Vojo Kushi” – sot “Loro Boriçi, që do të mbërrinte deri në 30.000 vende. Ky qe njeriu i parë në Shqipëri që, për të ndërtuar një stadium të ri, shkatërroi deri në zero një stadium ekzistues. Edhe kjo është histori. E, ndërsa ai po fliste, mua m’u kujtua projektuesi dhe arkitekti i mirënjohur i këtij rindërtimi, inxhinieri i nderuar Reshat Koçkiqi, të cilit nuk i mbetet asgjë tjetër, veçse që herë mbas here në mbrëmjet e tij të qeta të tërheqë nga biblioteka vetjake dosjet e tij të projektit e të rindërtimit të stadiumit, t’i shfletojë ato, e pse jo, t’i përkëdhelë paksa e mandej, si të ishin libra të vjetër të një bukinisti koleksionist, t’i lejë prapë aty ku i mori. Dhe të meditojë për stadiumin “e tij” të mbetur përgjysmë. Se si të kujtohet legjenda e Kalasë së Shkodrës… Shkodër! Kuptoje pra, që nuk të duan. Madje në shumicën e rasteve nuk të kanë dashtë. Ndoshta edhe për shkak të historisë, traditave, qytetarisë, kulturës dhe nobilitetit tënd, me të cilat do të vazhdosh të krenohesh. Ashtu siç krenohesh me faktin që je i vetmi qytet e dikur kryeqytet ilir, romak, venecian e osman. Nuk të ka mbetur diçka tjetër, veçse të krenohesh me Alpet mahnitëse që i mbërrin për 40 minuta, me liqenin e lumin që i mbërrin për pesë minuta dhe me detin që për ta mbërritur të mjaftojnë vetëm 20 minuta. Vështirë të të gjesh diku në botë. Dhe ende nuk je qytet turistik. Tani ndoshta nuk duan që të jesh as qytet ndërkombëtar futbolli. Pa mëshirë e me rreptësi kanë vendosur për një tjetër, edhe pse ti ia kalon kushedi sa herë. E ty nuk të ka mbetur gjë tjetër veçse të zhytesh nën trysninë mbytëse të pyetjes po retorike: Si ka mundësi që në 22 vjet përmbysje të Regjimit asnjë ndërtim sportiv nuk ka në Shkodrën më sportive se asnjë tjetër? Dhe është vërtet rast i rrallë në botë, që një qytet pa pistë atletike është Kampion i Shqipërisë në atletikë! Kjo është Shkodra. Ky është shpirti i madh sportiv qytetar i Shkodrës. E, për një çast të të vihet në dyshim për t’u rindërtuar paksa stadiumi vetëm sa për të pritur ndeshjet e Kombëtares në një periudhë kohore të caktuar. E pabesueshme, naive, e papërgjegjshme, e nxituar, e papranueshme.

A thua po ngjason me rrënimet e dikurshëm të Regjimit, i cili pat hedhur në erë kishën mijëvjeçare të Vaut të Dejës, pat shkallmuar e zhdukur kisha e xhami sa të duash! Pat zhdukur Pazarin e Shkodrës me 4000 dyqane! Pat flakur tej në Kir eshtrat e At Fishtës! Pat djegur në oborre kishash librat më të vjetër shqiptarë e të kulturës kombëtare? Dhe jo në kohën e Inkuizicionit, por më 1967! Jo, jo, nuk ka asnjë përngjasim me këto që po guxoj t’i kujtoj! Ka vetëm një përfundim: Shkodër! A nuk e kupton se nuk të duan!?…

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Sat, 25 Jan 2014 , 20:00

Tham se ky editorial i Dizdarit asht ma se i drejte
Asht e vertete qi na shkodrant jena e zeza e vedit por...... nuk kena pase asnji te mire prej ktij shtet
Une nuk kam kene kurre dakord me thanjen "Shkodra republike" se è kam konsideru gjithmone antishqiptare, por duhet me thane qi ata qi e perkrahin nuk jane krejt gabim
Na vetem i kena dhane e i kena dhane e i kena dhane pa pushim ktij shtet e nuk kena marre asgja
Une jetoj ne Itali e ktu e mbajne Firencen ne pllame te dores. Pse? Se asht qyteti qi ma shume ka kontribu per kulturen italiane. Shkodra, qi pa modesti fallse ( e pa u mburre, se nuk mburrem per faktin qi rastesisht kam pas fatin me le ne ket qytet) mund te quhet Firence e Shqipnise, osé thane ma kjarte qyteti qi i ka dhane ma shume ktij shtet konsiderohet si nji vend i humbun.
Nuk e di a asht se nuk jena pjese e jugut a nuk e di se pse por kto jane fakte
E verteta asht se Shkodres nuk i jepet vendi qi i takon. Dmth statusi i qytetit historikisht ma "qytet" e qi ka kontribu ma shume se cdo qytet tjeter ne cdo fushe per ket vend

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Sat, 25 Jan 2014 , 20:23

Skodrinon wrote:Tham se ky editorial i Dizdarit asht ma se i drejte
Asht e vertete qi na shkodrant jena e zeza e vedit por...... nuk kena pase asnji te mire prej ktij shtet
Une nuk kam kene kurre dakord me thanjen "Shkodra republike" se è kam konsideru gjithmone antishqiptare, por duhet me thane qi ata qi e perkrahin nuk jane krejt gabim
Na vetem i kena dhane e i kena dhane e i kena dhane pa pushim ktij shtet e nuk kena marre asgja
Une jetoj ne Itali e ktu e mbajne Firencen ne pllame te dores. Pse? Se asht qyteti qi ma shume ka kontribu per kulturen italiane. Shkodra, qi pa modesti fallse ( e pa u mburre, se nuk mburrem per faktin qi rastesisht kam pas fatin me le ne ket qytet) mund te quhet Firence e Shqipnise, osé thane ma kjarte qyteti qi i ka dhane ma shume ktij shtet konsiderohet si nji vend i humbun.
Nuk e di a asht se nuk jena pjese e jugut a nuk e di se pse por kto jane fakte
E verteta asht se Shkodres nuk i jepet vendi qi i takon. Dmth statusi i qytetit historikisht ma "qytet" e qi ka kontribu ma shume se cdo qytet tjeter ne cdo fushe per ket vend
shume e drejte ajo qe thu ti
po kujt i jepet ajo qe vertet meriton ne ate vend?
pse nuk leviz bethen bashkia me 500 punetore qe rrujne lek kot me kerku qe shkodra mas lehet mas doret?nuk besoj se ne firencen tende rrin fjet bashkia.edhe une jetoj ne nje Region historikisht ne dore te partise ekstremiste dhe shume mire mund te ishte lan mas doret po kann lujt mire guret politikanet e ketij regioni qe ky vend te mos jete me i prapambetur se regionet e tjer.A PE NEJ REAGIM PREJ KLUBIT APO BASHKIJET PSE NUK U PRANU LORO BORICI PER ME LUJT KOMBETARJA???A PE NDONJE REAGIM TE ZOTIT MARK KROQI SI I PARI I SPORTIT NE SHKODER PER GJENDJEN FINANCIARE QE KA VLLAZNIA ??????fajin e kena na dhe smund te rrime gjithe jeten tu u qa kur vet se lujm bethen .shifne iher sa i pa afti po drejton ate qytet dhe ato djem e vajza si ti e si tjer ketu qe e kann me mund e me djers shkollen po shesin tesha neper dyqane e ketu sna e ka fajin as Tirana as vlona as durresi e as shijaku
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Fri, 31 Jan 2014 , 00:31

Une nuk baj me faj asnji qytet tjeter, se nuk kane asnji detyrim karshi nesh
Une du vetem pak mirenjohje prej ktij shtet. Me na caktu vendin qi na takon, vetem kaq. Jo me na thane- sic thote Primo Shllaku- me na rrejt me fjale "ju jeni djepi i kultures"
Nqs jena djepi i kultures na jepni vendin qi na takon pra.
Per te tjerat jam dakord me ty. E kam shkru edhe ma siper, na jena e zeza e vedit

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Admin » Sat, 01 Feb 2014 , 00:19

Tjeta juj,

prof. Dizdari si gjithmone asht i sakte e "mpreht" me shkrimet e tij.
Sic e keni shkru edhe ju, faji ma i pare asht tek vete shkodrant qe nuk bajne za per ket gjendje e per kta vendime.
Duhet me kene ma shume "kerkues" duke fillu tek vedi jone, por skena ca me ba ikja na ka ra per hise, si ne te mire e si ne te keqe, vetem se gjynah se kjo Shkoder e meriton kombtaren !!
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by vvvllaznia » Sat, 01 Feb 2014 , 13:52

Nqs duhesh me fol mire per Shkodren duhesh me fol gjithmone ne te shkumen e kurre ne te tashmen. E verteta asht e hidhun por sot asht nje mut si tan shqipnija (me dashje e shkrume me te vogel). Djep i kultures i lesh. Sot mush me injoranta, kafexhinj, bastexhinj, pordhaca qe rrijn e pijn tan diten kafe, gjejn nje vend punet te birve e tallen me ata pak bile shume pak Shkodran te ndershem. Ne cil djep kulturet nje protest si ajo kunder armve kimike dalin 50 veta me protestu e kur fiton Gjermania nje ndeshje dalin 2000 veta, ne cil djep kulturet merr diploma fallco pa shku nje her ne universitet kur shef pa shku shume lerg ne Prishtine dalin studentat ne proteste e hajn shkopa gomet kunder rektorit qe ka fallsifuku doktoratura e ka ba publikime fallco, gjana totalisht normale ne shqipni qe as nuk bajn ma skandal, ne cil djep kulturet ato 50 vet qe dalin me protestu kur shkojn ne shtepit e tyre i thojn familjaret, ti qe del aty sa lek fiton sepse normalisht as qe ekziston ideja se dikush mund te bej diçka pa fitu da lek, ne cil djep kulturet artistet thurin kenge per kryebashkiakun, jan loder e politikanve veq me fitu da lek ma shume, ne cil djep kulturet ato pak zotni qe kan met sot tallet populli me ta sepse nuk pranojn lek, nuk pagujn rryshfet, nuk gjejn vend per kojshit e tyne. Ne jena shume lerg e asaj qe kena ken e per at qe kena ken ne nuk kemi asnje merite. Nqs jena skandal duhet vetem te fajsojm vedin e ndoshta ti thojm atyne 2000-3000 vetve qe kete vere kan m dal me festu fitoret e Gjermaniese, Italise , Brazilit qe ka gjana ma te rendesishme ku njiri mund te mbledhet e te ndryshoje diçka por tan kan me te thane po mu qa me hin ne xhep. Ai vend ka vdek totalisht e per mu ka pak shpresa me u rinjall

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Sat, 01 Feb 2014 , 15:36

vvvllaznia nuk kam ca me shtu vec nje like te madhe ke po sdi si bahet
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Mon, 03 Feb 2014 , 19:12

Qi faji kryesor asht i joni jena tane dakord edhe e kam shkru edhe ma siper
Por pikrisht ne dite te veshtira nevojitet ndihma, jo kure je mire.
Per ate po flas per mirenjohje. Se nuk e vendosin pak vjet statusin e nji qyteti.
Duhet te pakten me te dhane ate qi t'takon
E jo me te hek edhe Fototeken Marubi qi asht pasuni e jona, sic jane tu vepru (sa me marre nji shembull qi po me vjen nder mend)
Sa prej jush mendojne se i takon Elbasanit per me iu restauru stadiumi per me lujt komtarja perpara Shkodres?
Apo duhet me thane edhe ktu qi Vllaznia nuk asht ma e dikurshmja e pamvarsisht ate qi i ka dhane futbollit shqiptar nuk e meriton me pase nji stadium normal

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Man in Redblue » Sat, 08 Feb 2014 , 13:25

Sa here lexoj per rikonstruktimin e stadiumit te Elbasanit mplas zemra, merre me mend si ka me na ardhe kur te shohim tu lujt kombetaren atje.

Skodrinon normal qe Elbasani nuk e meriton aspak me pas stadium para Shkodret; me vjen vetem shume keq qe kryebashkiaku e "kryeshkodranet" e tjere na kan ca kryt sa here neper gazeta, do te ndertojme stadiumin, do ta myllim harkun, e tash nuk e cilin gojen; ky asht rast historik; o sot o kurre ishte dasht me fole!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Admin » Fri, 21 Feb 2014 , 16:03

Per fat te keq politika i ka fajet ne kete mes (bashke me kush drejton ne Shkoder) ....
Ishte dashte me ba nje stadium te ri ne periferi te Tiranes, nji 20000 vendsh i ngjashem si aj ne Slloveni (Lubjane) kishte kene perfekt ......, por te tane kane hall me rru ndoj gja e ja me punu sic duhet !!

P.S. A ka kund ndonji dokument se si ka me u ba stadjumi i Elbasanit?
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Man in Redblue » Sat, 22 Feb 2014 , 14:52

Ka disa gjana qe jane te pafalshme; nder to ban pjese interresimi zero i bashkise per me rikonstruktu Loro Boricin ne vend te stadiumit te Elbasanit.

Luka ka ndertu pedonalen e ka ba shume gjana per Shkodren - por per mendimin tem me hum kyt rast unik, me pas kombetaren ne shkoder per do vite, asht e pafalshme. OK, nuk ka lek per Vllaznine, mund te justifikohet (edhe se lind pytja, pse e mori, kur na ka pike interresimit per te), por ceshtja e stadiumit ka randsi pertej sportit - vijne shqiptare prej tana trevave shqiptare e prej jashte me ndjek kombetaren; ne vend qe te kishin ardh ne shkoder, tash do te shkojne ne Elbasan...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Man in Redblue » Sat, 22 Feb 2014 , 14:53

P.S. A ka kund ndonji dokument se si ka me u ba stadjumi i Elbasanit?[/quote]

dokumentat i gjen ne bllokun e Metes :D :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Admin » Sun, 23 Feb 2014 , 14:58

Man in Redblue wrote:
P.S. A ka kund ndonji dokument se si ka me u ba stadjumi i Elbasanit?
dokumentat i gjen ne bllokun e Metes :D :D
Hahahah, u pa kja pune u doka me i than Metes me na dhane bllokun :lol:
ehhh medet ku ka shku kja pune, ishtu asht kur politika hin ne sport :evil: :evil:
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Thu, 04 Sep 2014 , 00:28

Rama-kryesore.png
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Post Reply