Boks
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Boks
KAMPIONATI I TË RINJVE
Vllaznia me trofeun e kampionit
Në Kukës, të dielën, ka përfunduar kampionati kombëtar i të rinjve në boks, ku kanë marrë pjesë Vllaznia, Përparimi, Partizani, Teuta, Apolonia, Vlora, Lushnja, Tirana, Besëlidhja dhe ekipi privat Enea. Kampionati nisi nën ritmin e këngëve dhe valleve të grupeve artistike të Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”. Në këtë aktivitet ka asistuar edhe presidenti i Përparimit dhe deputeti i zonës, Fatos Hoxha. Veç tij të pranishëm ishin edhe kryetari i Qarkut të Kukësit,
Shefqet Brauka, si dhe kryebashkiaku Hasan Halilaj. Prezent në ditët e zhvillimit të këtij kampionati për të rinj ishte dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi. Por aktivitetin e ka zbukuruar dhe prezenca e ish-boksierëve të njohur Ali Kastrati e Mehmet Bogujovski nga Kosova. Bashkia e qytetit, në këtë ngjarje
të bukur sportive, e cila zhvillohej për të parën herë në Kukës, dha certifikata mirënjohjeje për boksierët Bali Karakushi (pas vdekjes), Servet Bala, Xhafer Elezi, Bashkim Gjana e Mehmet Bosujevski, si dhe për Federatën Shqiptare të Boksit. Gjatë tri ditëve u zhvilluan 36 ndeshje, të cilat u karakterizuan nga një luftë e fortë sportive, ku rivaliteti ishte i dukshëm. Vllaznia, që drejtohet nga Zef Gjoni, tregoi se është e pamposhtur dhe 6 kampionët e shkodranëve flasin më tepër se gjithçka. Gjithsesi edhe kuksianët, duke pasur pranë dhe qindra tifozë, dëshmuan se janë në rrugë të mbarë dhe premtojnë.
KAMPIONËT SIPAS PESHAVE
48 kg E.Kaçuli (Përparimi)
51 kg D.Hila (Përparimi)
54 kg K.Matia (Vllaznia)
57 kg K.Shytani (Vllaznia)
60 kg Xh.Vrenozi (Apolonia)
64 kg E.Çekini (Vllaznia)
69 kg M.Sermi (Vllaznia)
75 kg B.Gjyraha (Vllaznia)
81 kg A.Rama (Flamurtari)
91 kg A.Cengu (Vllaznia)
+ 91 kg K.Dema (Vllaznia)
Si ekip: Vllaznia 31 pikë
Boksierët më të mirë: Xh.Vrenozi (Apolonia), E.Tafhasi (Përparimi)
Boksieri i perspektivës: A.Rama (Flamurtari)

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Boks
HALLALL JU QOFTESkodrinon wrote:Bravo i qofte djemve. Jena tu fitu ne tana moshat ne boks, si gjithmone.
Ky gazetari nuk dika me numru se jane 7 boksiera kampion te Vllaznise e jo 6
Ne 11 pesha kane fitu 7
KE KAN PER SPONOSR VLLAZNIA????
i perjashtuar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Boks
o skodrinon ca a kja pune keshtu
tchagajev me valujev u anullu
mirepo dhe klitcko-haye asht anullu per demtim ne stervitje te haye
tchagajev ka than nese cdo gja vendoset a gati mu ndesh me klitckon ne 20 qershor
ishalla po bahet gja

gjithkund po plasin skandaletGOLDIAN wrote:u vendos me 20 qershor
tchagajev-klitcko
kja do jete super
dje u tha ne lajmet gjermane qe ka mundesi mas me u zhvillu kydyluftim
skodrinon a di gja ca bahet kshtu me boksin here po e here jo e mas harrojme sot a dt 11 e hala skan vendos taman
i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Boks
Pah ca me erdhi keq qi nuk ia theu hunden Cagajevi. Klickot- te dy- me sa kam ndi jan djem te urte e te respektueshem e puntor- pa ka nja dy vjet qi e kan cu hunden perpjet shume e jan tu u hap shume.
Goldo, kam lexu qi ka mundsi qi te ndeshne dy vllaznit Klicko kundra njeni-ztjeterit- per arsyen se kjo ndeshje e rralle do ti sjellte te ardhuna marramandese te dyve.
Goldo, kam lexu qi ka mundsi qi te ndeshne dy vllaznit Klicko kundra njeni-ztjeterit- per arsyen se kjo ndeshje e rralle do ti sjellte te ardhuna marramandese te dyve.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Boks
a tallesh a ke me tamanMan in Redblue wrote:Pah ca me erdhi keq qi nuk ia theu hunden Cagajevi. Klickot- te dy- me sa kam ndi jan djem te urte e te respektueshem e puntor- pa ka nja dy vjet qi e kan cu hunden perpjet shume e jan tu u hap shume.
Goldo, kam lexu qi ka mundsi qi te ndeshne dy vllaznit Klicko kundra njeni-ztjeterit- per arsyen se kjo ndeshje e rralle do ti sjellte te ardhuna marramandese te dyve.
sma merr mendja ma
po per lek gjithcka ban vaki
i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Boks
Te "Sportzeitung" qi a perjavshme (mos u ban koprac i her ne jave per 1.5 - me e ble ) e kam lexu.
Ka me u derdh parja lum, nqs pranojn se nuk a pa nai her ne historine boksit me u rrah dy vllazen kampiona botet
Ka me u derdh parja lum, nqs pranojn se nuk a pa nai her ne historine boksit me u rrah dy vllazen kampiona botet
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Boks
nuk kan mete ma boksiera. ka maru ky sportGOLDIAN wrote:O SKODRINON si spo del kerkush me rrah kete klickon ma
me u rrahe kta te dy vllaznit kishte kene e bukur. nqs nuk e bajn me fjale si me maru ndeshja.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Boks
Jetmir Kuçi kalon në çerekfinale
69 kg Jetmir Kuci (Shqipëri) ? Adriani Vastine (Francë)
8?2 (2?1, 2?1, 4?0)
81 kg Sulejman Dashi (Shqipëri) - Yahia Elmakshari (Tunizi)
1?7 (0?1, 1?4, 0?2)
Në peshën 69 kg boksieri shqiptar Jetmir Kuçi ka arritur fitore në ndeshjet eliminatore ndaj francezit Adriani Vastine me rezultatin 8?2. Një fitore që i jep të riut Kuçi të drejtën për të vazhduar më tej konkurrimin e tij në Lojërat Mesdhetare. Takimi është zhvilluar me rivalitet, kur në raundin e parë Kuçi ka fituar me rezultatin e ngushtë 2?1 po ashtu dhe raundin e dytë. Në raundin e tretë boksieri francez është dorëzuar totalisht ndaj shqiptarit rezistent, i cili e fiton këtë raund me rezultatin e thellë 4?0 dhe gjithë takimin me rezultatin 8?2. Kjo është fitorja e parë e shënuar nga boksierët tanë, që po përfaqësohen në Lojërat Mesdhetare. Ndërkohë, në çerekfinale Jetmir Kuçi do të ndeshet sot me turkun Onder Sipal.
Po dje ka konkurruar edhe Sulejman Dashi në peshën 81 kg. Dashi e ka humbur shansin për të vazhduar më tej që në takimin e parë eliminator, ku ka humbur me rezultatin 1?7 ndaj tunizianit Yahia Elmakshari. Ky i fundit ka dominuar në të tri raundet dhe gjithë takimin.
s.shqiptar

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009
Kovaçi humbet në çerekfinale
Boksieri ynë, Enea Kovaçi, në peshën 75 kg, ka humbur në turin çerekfinal. Përballë tij ka qenë algjeriani Rashid Hamani, i cili e ka mundur 14-3. Në tri raunde, algjeriani ka qenë në epërsi ndaj boksierit tonë, teksa ka
fituar 4-1, 3-1 dhe 7-1.

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Boks
Krasniqi rikthehet, serish kunder Dimitrenkos
20/07/2009 08:20
Luan Krasniqi do te realizoje deshiren e tij per t’u rikthyer ne ring.
Ai do te boksoje serish kunder Aleksander Dimitrenkos. Lajmi eshte bere i ditur nga gjermania “Bild”. “Krasniqi dhe Dimitrenko do te perballen ne vjeshte”, theksohej ne versionin elektronik te tabloidit.
Kane kaluar rreth tete muaj, prej sfides se fundit te Krasniqit, te cilen 38-vjecari e humbi pikerisht perballe boksierit ukrainas, Dimitrenko, me nokaut teknik ne raundin e trete. Pikerisht ne momentin kur shpresat e boksierit shqiptar qe konkurron per Gjermanine po shuheshin, deshtimi i perballjes se Dimitrenkos me britanikun Edi Cejmbers, ndryshoi situaten.
“Promotori Klaus-Peter Kohl dhe Luan Krasniqi kane arritur marreveshjen”, theksonte “Bild”. Edhe Zhan-Marsel Nartz, zevendespresident i Shoqates se Boksiereve Profesioniste te Gjermanise, eshte shprehur i bindur se kjo ndeshje do te zhvillohet. “Lufta po vjen”, ka thene Nartz me entuziazem.
Ne vitin 2007, Luan Krasniqi kishte ngritur dyshime rreth vazhdimit te karrieres si profesionist. Gjithcka erdhi menjehere pas humbjes me nokaut teknik ne duelin kunder amerikanit Toni Tompson.
Megjithate, pas konsultimeve me familjen dhe miqte e tij me te afert, ai vendosi t’i rikthehej ringut. Kosovari me pasaporte gjermane, u kthye ne ring i bindur se ishte ne gjendje te behej serish sfidant per titullin e kampionit te botes. Por, endrra e tij u thye pa meshire nga Aleksander Dimitrenko. Perballja e dyte me ukrainasin, shihet jo vetem si rasti i fundit per te enderruar brezin, por edhe per t’u hakmarre ndaj Dimitrenkos.

Nuri Seferi, fitore me KO ndaj Polster
Në një atmosferë të jashtëzakonshme
sportive në praninë e
3000 adhuruesve në sallën e
sporteve “Rinia” në Gostivar,
vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi
kanë shënuar fitore në duelet e
tyre. Nuri Seferi e ka mbyllur
ndeshjen e tij kundër Tamas Polster
me nokaut në raundin e dytë,
sikurse i vëllai, por ky me nokaut
teknik ndaj Giorgi Mihalik. “Tajsoni
shqiptar” e ka filluar duelin
duke dominuar plotësisht mbi
kundërshtarin. Madje në fund të
raundit të parë Polster gati po
binte në KO, mirëpo gongu e ka
shpëtuar atë. “Në raundin e dytë,
me përkrahjen e madhe dhe brohoritjet
e tifozëve nuk më mbeti
tjetër veçse të vazhdoj aty ku e
kisha lënë në raundin e parë”,
ka thënë Nuri Seferi ekskluzivisht
për “boxalb.com”. Pas një
goditjeje të fuqishme me të majtë
në trup, e kombinuar kjo me
një të djathtë në kokë, kundërshtari
pëson nokaut pa arritur të
rikuperohet e të vazhdojë duelin.
E majta “shkatërruese” e
Seferit ishte ajo që i mbylli hesapet
e këtij dueli. “Kundërshtarin
e kisha vlerësuar seriozisht. Ishte
ndeshur me boksierë shumë
të fortë, ndaj për mua nuk qe e
lehtë të ngjitem në ring me dikë,
të cilit nuk ia kisha analizuar më
parë stilin e boksimit, për më
tepër që ishte 95 kilogramë. Unë
isha përgatitur me javë të tëra
për Jozef Nagi dhe isha mjaft i
dëshpëruar për anulimin e duelit”,
ka shtuar Seferi. Në fund
të prononcimit, ai tha: “Dua të
falënderoj nga zemra Islam Shaqirin
për punën e madhe që ka
bërë, duke mundësuar organizimin
e shkëlqyer të një spektakli
kaq të madh në vendlindjen time,
në Gostivar. Një mbrëmje gala që
do mbetet gjithmonë në kujtimet
e mua. Janë emocione që nuk
mund të përshkruhen kur
ngjitesh në ring para publikut shqiptar.
Në këtë mbrëmje ishte i
pranishëm edhe Enver Idrizi, i cili
na ka përkrahur gjithë kohën.
Dua të shfrytëzoj rastin që të
falënderoj dhe të gjithë të pranishmit
për përkrahjen e jashtëzakonshme”

Kampionati boteror i boksit
26/08/2009 18:35
Me date 1 shtator ne Itali do te zhvillohet kampionati boteror i boksit ku do te marre pjese edhe ekipi yne perfaqesues. Prej disa ditesh boksieret me te mire nga e gjithe Shqiperia jane grumbulluar ne qytetin e Shkodres ku dhe po bejne fazen pergatitore per kampionatin boteror.
Boksieret e grumbulluar jane kryesisht sportiste te cilet kane pasur rezultate pozitive ne evinimente te ndryshme sportive.
Ekipi kombetar prej dy javesh eshte duke bere nje stervitje intensive me qellim prezantimin sa me mire ne kete kampionat ku do jene pjesemarres 600 boksiere nga mbi 100 shtete.
Trajneri i kombetares, Zef Gjoni shprehet se ky kampionat eshte me i forti nder vite dhe se ekipi shqiptar do beje te pamunduren te dale me medalje nga ky kampionat.
“Parashikohet kampionati me i forte i te gjitha koherave. Jemi te pergatitur te ballafaqohemi forte me ta”, eshte shprehur Gjoni.
Nderkohe pas kampionatit te boksit per te rinj, qe u zhvillua ne Poloni pak jave me pare, skuadra kuqezi u paraqit mire duke u renditur me elemente te vecante deri ne vendin e tete, nje objektiv ky qe do te jete edhe ne boterorin e Milanos.