Page 130 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 17:31
by Admin
Shume optimista durrsakt per fitoren .... si edhe shume jane tu u anku per arbitrimin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 18:06
by GOLDIAN
o admin o shoku jem
derisa te vdes per ty respekt do kem
nji gja ta dish e kurre mos e harro
ne durres asht shprehja jepi durrsake k****
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 21:31
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 21:36
by fpjalmi
Kola goditet me gur ne Shkoder
18 Prill Ngjarja pas ndeshjes. Sendi I forte e kap ne kembe, hematome per te
Ne perfundim te takimit gjysemfinal Vllaznia-Tirana, ne momentin kur te gjithe lojtaret dhe stafi teknik i Tiranes po i drejtoheshin dhomave te zhveshjes, tifozeria shkodrane e vendosur ne pjesen e pasme te tribunes kane hedhur sende te forta ne drejtim te lojtareve bardheblu. Nje gur ka goditur ne kemben e djathte trajnerin e Tiranes Agustin Kola, i cili ka pesuar nje hematome ne kembe dhe eshte fashuar nga stafi mjeksor. Trajneri Kola eshte ka shprehur indinjaten e tij nga ky gjest antisportiv duke deklaruar se brenda 90-minutave te lojes ne fushe dhe ne shkallet e stadiumit gjerat kane qene brenda kornizave te fair-play-t dhe me pas goditjet me sende te forta nga tifozeria shkodrane kane qene pa sens pasi situata ka dale nga kontrolli fare pa shkak. “Nuk e kuptova ate irritim te pavend dhe nuk i kuptoj arsyet pse duhet te hidhnin sende te forta ne drejtim tone pasi ndeshja perfundoi dhe ne po largoheshim ne drejtim te dhomave te zhveshjes”, shprehet trajneri i Tiranes Agustin Kola.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 21:37
by fpjalmi
mua me duket se e kan gjujt me fare luledillit dhe faren e luledillit e ka transformu ne gur

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 21:42
by fpjalmi
Një Shkodër e tërë: Çekaj ishte… bardheblu
18 Prill Nga lojtaret te trajneri: Gjyqtari beri lojen e Tiranes per 90’
Eshte zgjedhur me consensus nga vete shkodranet, por ne fund kane qene shume te pakenaqur me te. Laçjani Solkol Çekaj eshte armiku “numer 1” ne Shkoder pas ndeshjes se pare gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, Vllaznia-Tirana qe perfundoi ne barazim pa gola. Në lidhje me defektet e shfaqur në bilbilin e tij, përpos atij zemërimi masiv që është ndjerë gjatë të gjitha minutave të takimit në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, nuk kanë nguruar të flasin edhe vetë futbollistët, stafi teknik, drejtuesit e klubit, si dhe emra të njohur specialistë të futbollit. Sipas tyre, se çfare do të prodhonte Çekaj në këtë takim është parë mjaft mirë që në fillimin e ndeshjes, kur shumë shpejt ndaj dy faullave flagrante të bardhebluve, ai nuk mori asnjë masë, ashtu siç nuk reagoi fare ndaj një proteste shoqëruar me një ofendim publik që sulmuesi Memëlli bëri ndaj figurës së tij. Ky ishte vetëm fillimi, pasi më pas, përpos edhe rasteve të tjera flagrante të ndërhyrjeve të rëndë të futbollistëve miq në dëm të futbollistëve vendas, çka në vend të ndëshkoheshin me këtë kuqe, kaloheshin pa problem nga gjyqtari Çekaj duke favorizuar dukshën ekipin e Tiranës. Por, gjithnjë nga reagimet që përcjellin rreth kësaj ndeshje opinionet në qytetin e Shkodrës, nëse ka një kulm në këtë mes, pra në atë të tolerimit që gjyqtari kryesor I takimit, laçjani Sokol Çekaj janë momentet e dukshme favorizuese në shërbim të ekipit tiranas ndaj futbollistëve miq, që si asnjëherë tjetër sipas vendasve, kanë simuluar ne nje forme te turpshme, te ngjashme me skuadra te kategorisë se tretë të futbollit shqiptar.
Haxhiosmanovicc- “Çfare mund të them për këtë ndeshje, kur gjyqtari I takimit nuk të lejon të luash futboll. Sa binte lojtari I Tiranës në tokë, ai menjëherë nxitonte për të dhënë faull në favor të tyre. Dhe, normalisht në këto rrethana nuk mund te luhet futboll”, është shprehur tekniku i Vllaznisë Dervish Haxhiosmanoviç, I cili më pas duke iu referuar takimit tjetër të dytë që do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dy javë më pas, frikësohet se do të ketë të njëjtin fat me gjyqtarë të tillë në fushë. Ky është qëndrimi zyrtar I teknikut të Vllaznisë në lidhje me gjykimin e takimit, ndërkohë që gjatë zhvillimit të ndeshjes, Deda është parë tejet I nervozuar duke reaguar disa herë ndaj qëndrimit te gjyqtarit. Një prej këtyre rasteve ka qënë edhe momenti, që edhe pse dy herë radhazi portieri tiranas Nallbani demostronte hapur vonesat e qëllimshme në rivënien e topit në lojë, gjyqtari Çekaj nuk merrte përsipër ta ndëshkonte atë me karton. Ndërkohë, akuzat e teknikut shkodran në adresë të gjyqtarit të takimit për favorizim të Tiranës, janë edhe në qëndrimin e tij në minutat shtesë, ku për habi të të gjithëve, ku pas atyre rasteve të shumta të ndërprerjeve të lojës, edhe pse nuk do të ishte ndonjë habi e madhe që shtesa të ishte edhe deri në dhjetë minuta, Çekaj akordon vetë dy minuta në pjesën e parë dhe katër në të dytën, vendim ky që ashtu si edhe të tjerat janë kontestuar gjatë, qoftë nga tifozëria në shkallët e stadiumit, si dhe futbollistët dhe pankina e tyre.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 17 Apr 2009 , 21:47
by fpjalmi
Në radhët e Tiranës nuk është më entuziazmi i javës së
shkuar, përkundrazi, në ekip kanë filluar të shqetësohen
seriozisht. Barazimi 0-0 në Shkodër është parë si një
rezultat i rrezikshëm, ndërsa përballja derbi me Partizanin
shihet po ashtu si mjaft e vështirë. Te Tirana e pranojnë
gjerësisht se kjo është java e ferrit për ta dhe nëse e
kalojnë me sukses këtë ndeshje, atëherë kanë bërë një
hap të madh përpara.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 17:15
by Ujku
Opara durresi mos ofendo ktu ne forum se nuk esht burrni se je tuj ofendu te gjithve qe jena ktu
kto qe ban ti jan thjesht provokime te pavlera qe i bajn njerzite pavler si puna jote
more burracak, se burri nuk sha ne menyr virtuale po ti je pis.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 19 Apr 2009 , 22:45
by fpjalmi
“Deda” ia vë fajin fatit
Pas përfundimit të takimit Teuta-Vllaznia,
tekniku i shkodranëve, malazezi Dervish
Haxhiosmanoviç, tha: ”E kemi kërkuar fitoren,
duke luajtur 90 për qind të kohës në
gjysmëfushën e Teutës. Janë humbur mjaft
raste shënimi, kemi gjuajtur shumë herë, por
pa mundur t’i finalizojmë ashtu si duhet. Sot
fati ishte kundra Vllaznisë. Humbja 1-0 nuk
më lejon të bëj shumë komente. Pavarësisht
nga rezultati negativ, synimet për titullin
mbeten ende të hapura. Gabimi i vetëm i Vllaznisë
është se nuk arriti të shënojë asnjë
“Deda” ia vë fajin fatit
gol. Është për të ardhur keq të humbasësh në
këtë formë, pavarësisht se te kuqeblutë u ndje
lodhja e ndeshjes së mesjavës për Kupë që
zhvilluam me Tiranën. I uroj Teutës fitore me
Tiranën javën e ardhshme”, tha tekniku i
kuqebluve Dervish Haxhiosmanoviç. Shkodranët
në këtë sezon luftojnë në të dyja frontet
si në kampionat, ashtu edhe në Kupë dhe
pretendojnë t’i fitojnë të dyja trofetë. Ajo që e
gëzon më shumë Vllazninë është se kryesuesja
e kampionatit, Tirana, nuk shkoi më larg sesa
barazimi në ndeshjen e djeshme.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 21 Apr 2009 , 02:45
by fpjalmi
“Tirana: Nuk e dua titullin, Vllaznia: As unë nuk e dua”
21 Prill
Të shtunën kryesueset treguan vështirësi në përballimin e presionit në javët e fundit
Kur kishin mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit shumica e opinionit dhe komunitetit sportiv e besonte se Tirana dhe Vllaznia do të ishin në gjnendje të “mblidhin mendjen” dhe të bënin sforcon e fundit për tu ndeshur në një “finale virtuale” javën e fundit. Dhe që të ndodhte kjo, duhej që të fitonin të gjitha ndeshjet e mbetura. Por të paktën të shtunën Tirana dhe Vllaznia nuk ia dolën dot. Madje, nga 6 pikë që kishin në dispozicion, arritën vetëm 1, Tirana e cila barazoi në minutat e fundit në derbin kundër Partizanit.
Presioni – në fund të dy ndeshjeve të djeshme të dyja skuadrat janë ankuar për vetveten në një pikë. Shumë futbollistë nuk arrijnë dot të mbajnë presionin e situatës. Disa lojtarë të Vllaznisë e kanë të vështirë të besojnë se po shkojnë drejt një ëndërre që nuk e prek prej vitesh, ndërkohë që disa futbollistë të Tiranës nuk e dinë se çfarë do të thotë të luash një derbi nën ngjyrat bardheblu. E përkthyer ndryshe është: dhe një barazim konsiderohet si humbje kundër Partizanit.
E fundit – ndeshja e fundit kondicionohet sigurisht nga mënyra se si skuadrat shpallen kampion në raste pikësh të barabarta. Nëse në këtë sfidë skuadrat shkojnë me pikë të njëjta atëherë Vllaznia do të jetë e detyruar ta fitojë takimin. Vetëm me fitoren do të vendoste supremacinë, sepse në rast barazimi atëherë të trija ndeshjet direkte do të jenë njësoj dhe në lojë do të hyjë golavarazhi që hë për hë favorizon Tiranën. Në të gjitha rastet edhe nëse Tirana është tri pikë, 1 ose asnjë, Vllaznia është e detyruar të luajë vetëm për fitoren. Kjo gjë sigurisht që favorizon skuadrën bardheblu. Vetmë nëse shkodranët arrijnë të shënojnë shumë gola dhe të rregullojnë golavarazhin në këto javë të mbetura. Tirana për momentin e ka golavarazhin +14, ndërsa Vllaznia +8.
Kupa – ndeshja e kthimit e Kupës pritet të jetë shumë lodhëse si për Tiranën ashtu edhe për Vllazninë. Rezultati i ndeshjes së parë (0-0) dhe diferencat e pakta që kanë këto dy ekipe i bëjnë palët të mendojnë se mund të ketë nevojë për kohë shtesë. 120 minuta lojë nuk janë pak për tu përballuar. Përsa i përket kampionatit, Tirana ka një ndeshje jashtë kundër Besës së Kavajës, ndërsa Vllaznia luan në Peqin dhe në jaën e fundit në kryeqytet kundër Tiranës.
Llogaritë – nëse Tirana do të kishte fituar derbin sigurisht që do të ishte më e qetë dhe do të priste së paku dhe një hap fals të rivalit për ta mbyllur çështjen e titullit përpara ndeshjes së fundit. Por me atë që ndodhi të shtunën vështirë të besosh tani se sfida e fund majit nuk do të jetë përcaktuese. Titulli do të zgjidhet pikërisht aty.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 21 Apr 2009 , 02:47
by fpjalmi
U gëzova para kohe për golat që bëri Partizani”
21 Prill
Deda: Në fund e pësuam vetë ne, shkodranët
Java e fundit e superiores është karakterizuar me rezultate interesante. Sidomos kjo është vënë re në katin e sipërm të tabelës së klasifikimit, ku tensioni i ndryshimit të shifrave është ndjerë në të tre stadiumet ku luanin kryesuesit e kampionatit. Natyrisht që “Qemal Stafa”, me surprizat që dhuronte nga minuti në minutë ka qënë epiqëndra e kësaj jave. Por në të njëjtën kohë, emocionet ndjeheshin po aq të mëdha edhe në “Niko Dovana”, atje ku Vllaznia me një epërsi totale ndaj vendasve durrsake, duke parë disavantazhin bardheblu kërkonte të përfitonte për të marrë kreun e vetme. Nuk mbetej prapa kurrsesi edhe atmosfera në stadiumin “Besa”, atje ku Dinamo e vendit të tretë, duke parë hapat e gabuar të dy kryesuesve, nëse do të kishte marrë tre pikëshin ndaj kavajasve do të rikthehej sërishmi në pozita pretenduese. Dhe duke parë shifrat përfundimtare të këtyre 90-të minutave, duhet thënë se tre rivalet kryesore të kreut nuk arritën të përfitonin nga frenimet e njëra - tjetrës, duke e lënë sërishmi të hapur betejen për titullin kampion, deri në javën e fundit të kampionatit.
Trajneri - Të gjithë ata që kanë qënë prezent në “Niko Dovana”, por edhe atao që e kanë ndjekur ndeshjen përmes ekranit të televizorit, nuk e kanë pasur të vështirë të dallojnë se në fushën e lojës nuk ka qënë ajo e Vllaznia e fundit të fazës së dytë, kur u mund thellësisht 4-0, humbje kjo që i penalizoi edhe kreun e pankinës, duke detyruar Agim Canajn të largohej dhe në vend të tij të vazhdonte pjesën tjetër të sezonit malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Takimi i së shtunës ka evidentuar një Vllazni shumë kërkuese për të marrë fitoren dhe në fakt, që përpara ndeshjes shkodranët e kishin deklaruar se do ta merrnin patjetër. Dhe nëse nuk ia arritën qëllimit, kuqeblutë për këtë ia vënë fajin mungesës së fatit. i këtij mendimi ka qënë edhe kreu i pankinës Dervish Haxhiosmanoviç, të cilit edhe pse ka kaluar 24 orë nga zhvillimi i kësaj ndeshjeje, ende nuk i besohet se Vllaznia është larguar e mundur nga qyteti i Durrësit. “Sinqerisht që jam i befasuar dhe nuk arrij ta kuptoj se si skuadra u largua e mundur nga stadiumi “Niko Dovana”, shprehet Haxhiosmanoviç, i cili thotë se ishte e pafalshme që me gjithë ato raste të regjistruara përpara portës durrsake, asnjë nuk arriti të gjejë rrjetën e Teutës. Sipas Dedës, Vllaznia krijoi volum loje shumë më të madh se kundërshtari dhe e meritonte ta fitonte këtë ndeshje. Tekniku thotë se nëse një nga rastet e shumta të krijuara nga futbollistët kuqeblu do të sillte golin e avantazhit, atëherë Vllaznia do ta kishte më lehtë fitoren, pasi edhe ekipi vendas, i cili më tepër i kushtoi rëndësi prapavijës duke aplikuar kundërsulmin do të hapej më shumë në repartet e tij, gjë që do të ndikonte në të njëjtën kohë edhe në rritjen e nivelin e lojës.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 21 Apr 2009 , 02:49
by fpjalmi
Goli, fajtorë janë dy qëndrat e prapavijës”
21 Prill Trajneri malazez, përgjithësisht është i mendimit se në përballjen me durrsakët, skuadra ka luajtur mirë, gjë që e argumenton edhe me grintën, mobilizimin dhe dëshirën e madhe që shfaqën futbollistët në fushë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Madje, një vlerësim të tillë Deda e shprehë edhe për futbollistët e aktivizuar në pjesën e dytë, të cilët sipas tij i zbatuan më së miri detyrat e dhëna nga stafi teknik. Por për Dedën ka edhe kritika në këtë ndeshje, duke filluar nga reparti i sulmit, i cili me gjithë atë volum loje nuk qe në gjendje të shënojë, kritikë kjo që i bëhet për të dytën ndeshje radhazi, duke përfshirë edhe atë të kupës së Shqipërisë në “Loro Boriçi” ndaj Tiranës, për të cilën ka folur pas ndeshjes. Ajo që ka tërhequr vemendjen në këtë ndeshje ishin edhe disa raste shënimi të regjistruara nga pjesëtarët e repartit të mbrojtjes, si me Beqirin dhe sidomos kroatin Bashiç, të cilët kanë humbur raste flagrante. Për këto, tekniku Haxhiosmanoviç, aq sa i përgëzon për mbështetjen që i japin sulmit, i kritikon për mungesën e qetësisë përpara portës për të shënuar. Mundësitë e krijuara si për ata, por edhe për Dhëmbin ishin të arta. Duke vijuar të flasë për mbrojtësit, Deda ndalet jo pak edhe tek rasti i pësimit të golit, i cili ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë e këtij reparti, sidomos të dy qëndrave Beqiri dhe Bashiç, por edhe të portjerit Grima, i cili nuk gjeti kordinimin e duhur me kolegët e mbrojtjes, për të frenuar këtë aksion goli, që rezultoi fatal për Vllazninë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 02:22
by fpjalmi
“Deda” nuk pranon të
dorëzohet për titullin
Shkodranët janë të bindur se asgjë nuk ka mbaruar
Pavarësisht se kanë
humbur një betejë,
që mund t’i kushtojë
jo pak, por titullin ekipit kuqeblu,
përsëri shumë prej
lojtarëve dhe stafit shkodran
janë të bindur se asgjë nuk ka
mbaruar. Pas disa rezultateve
pozitive, Vllaznia është
ndalur në “Niko Dovana” të
Durrësit. U duk sikur në kampionat
shkodranët krijuan
stabilitet në lojë dhe rezultate,
duke pretenduar dhe besuar
se nuk do të frenoheshin më.
Mirëpo, kanë qenë “djemtë e
detit”, ata që ua kanë prerë
hovin djemve të “Dedës”.
Edhe pse kanë mbetur pesë
javë deri në fund të kampionatit
dhe diferenca me vendin
e parë, që mbahet aktualisht
nga Tirana është vetëm
një pikë, kuqeblutë nuk janë
aspak të kënaqur. Realisht,
duke u nisur edhe nga kalendari
jo shumë i favorshëm
i Vllaznisë, por edhe ndeshjet
në fushën e saj, që do të
zhvillojë skuadra kryeqytetase,
e vështirësojnë në maksimum
realizimin e objektivit
shkodran, që është titullit kampion.
Titulli
Tashmë Vllaznisë i duhet
që në çdo përballje të marrë
pikët e plota për të siguruar
trofeun e Superiores. Shkodranët
me në krye teknikun e
tyre, “Dedën”, e kanë quajtur
mungesë fati mosarritjen e një
rezultati pozitiv në përballjen
e së shtunës me Teutën.
Ata ishin të bindur se në këtë
takim do të merrnin pikët e
plota, por një gjë e tillë nuk
ka ndodhur. Vetë tekniku
malazez, Dervish Haxhiosmanoviç,
në intervistat e tij të
fundit, madje, edhe për gazetën
“Panorama Sport” është
shprehur: “Fati s’ndihmoi më
të mirët”. Ndoshta me të vërtetë
shkodranëve u ka munguar fati
në këtë sfidë, por ata nuk duhet
të harrojnë se për të gjetur
rrugën e rrjetës në Durrës
janë kujtuar vetëm në minutat
e fundit të ndeshjes.
Megjithatë, jo vetëm “Deda”,
por edhe i gjithë ekipi është
optimist se ky takim nuk ka
mbyllur gjithçka për ta. Ata
janë të vetëdijshëm që kanë
humbur një rast të mirë për të
qenë në mos dy pikë para Ti-ranës, të paktën në barazim
me ta.
Optimizmi
Ndërkohë kuqeblutë
shprehin bindjen e plotë se
përsa u përket të dy kompeticioneve
si kampionatit dhe
për më tepër Kupës, asgjë
nuk mund të quhet e përfunduar.
Shkodranët shpresojnë
në përmirësimin e situatës të
krijuar në këtë kamp, por në
asnjë mënyrë nuk e konceptojnë
rëndimin e saj. Vllaznia
tashmë nuk mendon
të bëjë llogaritë e askujt, por
vetëm të sajat. Kështu, defektet
e vëna re në këto
takime duhen të eliminohen,
në mënyrë që të merret
maksimumi në çdo përballje.
Për shkodranët asgjë s’ka
mbaruar, uljet dhe ngjitjet
në këtë kampionat, sipas
tyre, kanë qenë evidente.
Prandaj, gjithçka për ta do
të mbarojë pas përfundimit
të javës së 33-të të kampionatit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 02:23
by fpjalmi
Fillon java
anti-Besë
Te kuqeblutë, përgatitjet në
kuadër të javës së 29-të të
kampionatit, që do ta zhvillojnë
me Besën kanë nisur
me frymë optimiste. Në kampin
shkodran duket se e
kanë harruar humbjen e fundit
me Teutën në Durrës. Dje,
drejtuesit e ekipit dhe ata të
stafit teknik, kanë qenë së
bashku pothuajse gjatë
gjithë zhvillimit të përgatitjeve.
Stafi shkodran nuk
është ndalur shumë gjatë tek
ajo që ka kaluar, por është
përqendruar te përballjet e
ardhshme, në mënyrë që t’i
kalojnë me sukses. Për kuqeblutë,
ndeshja e javës së
29-të me Besën nuk shikohet
si e lehtë, ndaj “Deda”,
së bashku me drejtuesit e
tjerë të klubit duhet të fillojnë
nga puna për ta përgatitur
ekipin, në të gjitha aspektet.
Kështu, skuadra e Vllaznisë
në ditën e parë të
përgatitjeve për Besën,
kanë qenë e plotë. Fatmirësisht,
java që shkoi ka qenë
shumë e ngjeshur, por nuk
ka sjellë ndonjë dëmtim
pranë kuqebluve.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 13:09
by Skodrinon
Vllaznia/Mbrojtësi kroat është optimist për objektivat
Edhe Bashiçi beson te një finale për titull
“Takimi direkt do të përcaktojë se kush do jetë kampion”
Pavarësisht humbjes së pësuar në Durrës dhe një hapi pas në luftën për titull, shumë prej lojtarëve të Vllaznisë nuk
mendojnë se me këtë rezultat negativ gjithçka ka marrë fund. Njëri prej tyre është dhe mbrojtësi, Marko Bashiç. Kroati ka ardhur te kuqeblutë që nga fillimi i sezonit, e përveçse kupton mirë gjithçka që i thuhet, mundet edhe
të flasë paksa shqip. Me disa fjalë të shqiptuara keq, por i ndihmuar edhe nga gjuha e tij, ai u ka dhënë përgjigje të
gjitha pyetjeve tona. Për Bashiçin, pavarësisht pikëve të lëna në Durrës, asgjë nuk ka përfunduar. Ai ndihet mjaft
optimist për të ardhmen. Bashiç në këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit kuqeblu në repartin
difensiv. Kroati njihet gjithashtu si një lojtar që e njeh mjaft mirë lojën në ajër. Gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar një gol në ndeshjen me Lushnjën.
Marko, si e komentoni humbjen e Durrësit?
Nuk e prisnim një humbje të tillë, pasi luajtëm mjaft mirë në të gjithë takimin. Teuta pati një shans, të cilin e
shfrytëzoi më së miri duke na ndëshkuar. Ne meritonim të paktën një pikë në këtë përballje, për të mos thënë maksimumin. Por na mungoi edhe fati, që kësaj here nuk ishte aspak me ne.
Ndiheni fajtor në rastin e golit?
Për mendimin tim, të gjithë kemi faj në atë gol që pësuam. Kur shënojnë Sukaj apo Sinani, ne të gjithë gëzojmë e
themi fitoi Vllaznia, e jo fitoi Sukaj a Sinani. E njëjta gjë është edhe kur pësohet një gol, a humbet një ndeshje.
Gjithçka, pra, është kolektive në këtë sport. E përsëris edhe një herë, që ne nuk patëm as ndihmën e fatit. Dhëmbi dhe Mirko Plantiç i kishin mundësitë që të merrnim të paktën një pikë në fund. Mirëpo dhe pse qenë shanse mjaft
të mira, nuk arritën t’i finalizonin dot.
Sa mendoni se do të ndikojë ky takim në vazhdimësinë tuaj?
Nuk e di. Por për një gjë jam i qartë, ne kemi humbur vetëm një takim me Teutën dhe asgjë më shumë.
Pra, ju mendoni se kampionati është ende i hapur?
Patjetër që po, kjo as që diskutohet. Asnjëherë nuk kemi pse të heqim dorë nga vazhdimësia në këtë kampionat,
deri para takimit të fundit. Megjithatë, gjithçka duhet të shihet hap pas hapi.
Ju jeni i mendimit se gjithçka do ta zgjidhni në fund me Tiranën?
Po. Takimi direkt do të saktësojë se cili do të jetë fitues i këtij kampionati, ne apo Tirana.
Po për Kupën, mendohet finalja?
Ta shohim njëherë, pasi kemi ende kohë për të menduar për sfidën me Tiranën.
Të shtunën do ndesheni me Besën, si e parashikoni këtë përballje?
Nuk ka më ekipe të forta e të dobëta. Besa nuk do të vijë pa synime në Shkodër, kështu që nuk do të jemi shumë
euforikë, përkundrazi do të qëndrojmë me “këmbë në tokë”, sepse nuk duam asnjë rezultat tjetër, veç fitores.
Panorama
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 13:13
by Skodrinon
Për Nallbanin s’ka ardhur koha për t’u dorëzuar
Kosovari i Vllaznisë, Ilir Nallbani, që nuk u ka munguar për asnjë minutë kuqebluve me luftën e fortë sportive, duket se do ta vazhdojë atë, së bashku me shokët e tjerë të skuadrës deri në sekondën e fundit. Sipas Nallbanit, humbja e fundit me Teutën duhet kaluar shumë shpejt. “Nuk kemi pse t’i shuajmë shpresat, sepse humbëm një takim. Për mua gjithçka është e hapur deri në fund, - shprehet me optimizëm Nallbani. - Në këtë sezon ne kemi treguar se jemi një grup i përgatitur, ndonëse në këto takimet e fundit na ka munguar pak edhe fati. Nuk mendoj se ka ardhur momenti për t’u dorëzuar. Unë jam optimist se i kemi të gjitha mundësitë për të qenë fitues të të dy trofeve, si në kampionat, ashtu edhe në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë”. Por, për kosovarin, takimi me Besën nuk do të merret lehtë nga kuqeblutë. Në fakt, shkodranët nuk e kanë pasur aspak të lehtë edhe në sfidën e fazës së dytë. Pavarësisht se e mbyllën me rezultatin 4-1, për shumë minuta ata e vunë në pikëpyetje fitoren. “Nuk ka arsye pse ta konsiderojmë të lehtë takimin e së shtunës, që do të zhvillojmë me Besën, - thotë mesfushori kosovar. - Megjithatë, ne i kemi të gjitha mundësitë për të triumfuar ndaj tyre, pasi do të luajmë brenda në fushën tonë. Por në asnjë mënyrë nuk do ta marrim lehtë e ta mendojmë të përfunduar ende pa nisur. Ne duhet të fokusohemi vetëm te përballja me verdhezinjtë e të mos mendojmë fare për atë që do të ngjasë në javët në vazhdim. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë me çdo kusht pikët e plota ndaj tyre, në të kundërt do ta kemi të vështirë në rrugën drejt titullit kampion”, thekson Nallbani. Gjatë këtij sezoni i vetmi takim, që kosovari e ka filluar nga stoli ka qenë ai i fazës së dytë me Besën.
Futja e Nallbanit dhe Osjes në pjesën e dytë të takimit ka ndihmuar shkodranët, që ta përmbysin nga 0-1 rezultatin e pjesës së parë, në 4-1. Dhe kjo për meritë individuale të sulmuesit 22-vjeçar, Xhevahir Sukaj, që në atë takim ka shënuar jo pak, por tre nga katër golat për të tijtë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 22 Apr 2009 , 13:16
by Skodrinon
PROBLEMET
Sukaj dhe Dhëmbi, të vetmet shqetësime
Në seancën e parë stërvitore, të zhvilluar në kuadër të ndeshjes së fundjavës me
Besën, kreu i pankinës nuk ka pasur të gatshëm dy nga sulmuesit e tij, 22-vjeçarin
Xhevahir Sukaj dhe korçarin Paulin Dhëmbi. Sukaj po kalon një gjendje gripale, megjithatë
pritet që shpejt të jetë në stërvitje me ekipin. Ndërsa Dhëmbi, pas dëmtimit në vetull,
duket se nuk është plotësisht i gatshëm për të shërbyer Vllaznisë. Të dy këta lojtarë
janë pjesë e strategjive të lojës së teknikut malazez dhe me të drejtë, dëmtime të tilla i
krijojnë jo pak shqetësim stafit teknik të ekipit shkodran.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Apr 2009 , 03:58
by fpjalmi
Vllaznia rigjen Dhëmbin, tani Deda e do titullar
23 Prill Dita e parë e përgatitjeve anti-Besa nisi me dy mungesa të rtëndësishme në radhët e titullarëve të skuadrës kuqeblu. Gjendja gripale e Sukajt dhe dëmtimi i Dhëmbit në ndeshjen e kaluar në “Niko Dovana” i detyruan ato të sistemohen në infermieri duke i bërë shërbim rikuperimit të tyre. Por, në ndryshim nga seanca e së hënës, ajo e djeshme ka qënë disi më ndryshe, kjo pasi njëri prejt titullarëve të munguar është bashkuar me grupin. Bëhet fjalë për korcarin Paulin Dhëmbi, i cili sic është parë edhe në ballafaqimin e së shtunës së kaluar në “Niko Dovana” , ka luajtur për shumë minuta me kokë të fashuar. “Në fakt, Paulini, akoma nuk e kaluar plotësisht traumën e pësuar në Durrës, por që ka një farë përmirësimi të ndjeshëm kjo duket qartë, dhe për këtë arsye, pas një konsultimi me vetë futbollistin, por edhe me stafin teknik vendosëm që ai t’i bashkohet grupit”, thotë mjeku Çoba. Ndërsa, duke iu referuar mungesës tjetër, asaj të Sukajt, sipas Çobës, ai akoma nuk është në parametrat e nevojshëm për të lënë terapinë që po merr pas gjendjes së rëndë gripale që e përfshiu ditët e fundit. Megjithatë, vetë Sukaj një ditë më parë ka pohuar në “Sport Ekspres’, se shpreson t’i bashkohet skuadrës aty nga mesi i javës, madje duke garantuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Dhëmbi – Duke i’u rikthyer rastit “Dhëmbi”, duhet thënë se shfaqja e tij në seancën e djeshme është pritur mjaft mirë nga të gjithë pjesëtarët e kampit kuqeblu, qoftë të futbollistëve, si dhe të stafit teknik, pasi me atë që Dhëmbi po paraqet në fushën e lojës, ku në të gjitha aktivizimet e tij, ka marrë vlereësime mjaft pozitive, kuqeblutë shohin tek ai një alternativë optimale në shërbim të skuadrës. Në fakt, rasti “Dhëmbi”: ka ditë që diskutohet jo pak në opinionin sportive shkodran, madje edhe më gjërë. i ardhur në Shkodër si një futbollist titullar i formacionit kuqeblu, madje me atë që dha në pjesën e parë të sezonit u vlerësua si një nga pikat më kryesore të Vllaznisë ku edhe për javë të tëra ishte edhe golashënuesi më i mirë i ekipit shkodran, për javë të tëra të pjesës së dytë të sezonit, sidomos ato të shkurtit të 2009-tës e në vazhdim, Dhëmbi qëndroi jo pak në hije. Kjo, pasi ardhja e Sukajt, apo edhe forma e mirë dhe në rritje e të riut Shtupina, bëri që ai të jetë për javë të tëra kontigjent i pankinës. Megjithatë, sa herë është aktivizuar si zëvendësues, Dhëmbi ka arritur të tërheqë vemendjen për vlerat e tij që ka treguar në fushën e lojës. E tillë ishte edhe paraqitja në “Niko Dovana” të shtunën e kaluar, në minutat e aktivizimit të tij loja e Vllaznia shënoi rritje në cilësinë dhe ritmin e saj. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë tekniku malazias Dervish Haxhiosmanovic, formë kjo që duket se e ka bindur Dedën që të ketë më tepër vemendje tek ky futbollist. Ndaj, është kjo arsyeja që tekniku i Vllaznisë ka shprehur hapur kënaqësinë e tij kur e ka parë korçarin të bashkohet me grupin. “Ndonëse në seancën e sotme pati një farë diferencimi në ngarkesën me pjesëtarët e tjerë të skuadrës, them që nesër (sot) ai të jetë plotësisht në dispozicion të skuadrës”, thotë Haxhiosmanovic, i cili edhe pse nuk e ka për zakon të shprehet përpara për emrat që projekton në formacionin e parë, për rastin në fjalë, ai nuk nguron të thotë hapur se po mendon ta aktivizojë nga minuta e parë në ndeshjen me Besën e Kavajës.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Apr 2009 , 04:03
by fpjalmi
Bashiç “sponsorizon” Plantiçin
Në takimet e fundit, tekniku malazez i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç, po përdor shumë
shpesh si “kartë” të tij të parë nga stoli kroatin tjetër, Mirko Plantiç. Në aktivizimet e tij, mesfushori
ka treguar se nuk ka qenë një lojtar i pagoditur në merkaton e janarit, pavarësisht se nuk i lanë
shumë hapësirë gjatë kohës që Vllazninë e drejtonte ish-tekniku Agim Canaj. Për kroatin e
mbrojtjes, Bashiç gjendja e tij por edhe e Mirkos (Plantiçit), është më e mira. Vetë kroati, Bashiç
e ka shprehur se ndihen mjaft mirë, dhe janë shumë të motivuar pranë ekipit të Vllaznisë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 23 Apr 2009 , 21:14
by fpjalmi
Smajli është krenar për këtë Vllazni
24 Prill Mbrojtësi ka qenë një zbulim këtë sezon: Fanella kuqeblu ishte ëndrra, ky kulmi i karrierës sime
Edhe pse vjen nga një qytet i vogël dhe me futboll modest si Lezha, kontributi i Dritan Smajlit, 24 vjeçarit që u përfshi në këtë sezon në planet e Vllaznisë ka qënë mjaft optimal. Historikisht, Shkodra dhe Lezha, si dy rrethe veriore komshi me njëri tjetrin, kanë pasur marrëdhënie dhe bashkëpunime të mirëfillta në shumë fusha, por që sigurisht ajo e sportit, e sidomos futbolli ka qenë më në vemendje të të gjithëve. Sportistë, trajnerë dhe specialistë shkodranë kanë dhënë kontributin e tyre në qytetin e Lezhës, duke përfaqësuar ekipin e Beslidhjes dhe në të njëtën kohë edhe lezhjanët kanë qënë pjesë e ekipit të futbollit Vllaznia, ndër të cilët më të spikaturit janë Isuf Pelinku, Nikolin Lorenci, Hasan Hoxha, Leonard Përloshi, Alket Kruja etj, për të mbërritur tek më i fundit, Dritan Smajli, i cili aktualisht vazhdon të jetë pjesë e Vllaznisë së këtij sezoni futbollistik. 24 vjeçari Dritan Smajli, që la Beslidhjen duke pranuar ofertën e presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj, luan në krahun e djathtë të repartit të mbrojtjes dhe në aktivitetin futbollistik 2008-2009, ai është futbollisti më stabël që ka luajtur në formacionin kuqeblu. Pasi është aktivizuar me shumë sukses në kupat e Europës, fillimisht në turin e parë përballë skuadrës sllovene Koper, të cilën Vllaznia e eleminoi dhe më pas në turin e dytë përballë skuadrës së njohur italiane Napoli, lezhjani Smajli ka vijuar të jetë ndër pikat kryesore të njëmbëdhjetëshit kuqeblu. Dhe nëse emri i tij mungon në ndonjë ndeshje të këtij sezoni, që janë pesë të tilla, në tre prej tyre ka qenë i dëmtuar dhe në dy i skualifikuar me kartona të verdhë.
Kariera - Që në fjalët e para të tij dallohet qartë respekti dhe mirënjohja e Smajtit për Vllazninë, duke filluar që nga shokët e skuadrës, stafi teknik, presidenca, e në mënyrë të veçantë tifozeria shkodrane, e cila e ka mirëpritur dhe mbështetur jo pak në fushë. Të gjitha këto, ia kanë bërë qëndrimin e tij në Shkodrës, sikur të ishte në shtëpinë e tij. Por, interesant është fakti që ai veçon, pikërisht për momentin e parë të lidhjes me Vllazninë. “Nuk kam pse ta fsheh, kur më ka telefonuar poresidenti Valter Fushaj, kam ndjerë emocione të shumta”, thotë lezhjani Smajli, i cili pohon, që nuk ka dashur të presë aspak, për të mësuar ofertën financiare të ofruar me këtë rast dhe menjëherë i ka konfirmuar presidentit shkodran gatishmërinë e tij, për të luajtur për Vllazninë. “Nuk kishte fare rëndësi për mua ana financiare, sepse fakti që po bëhesha pjesë e një skuadre të madhe, të cilën e kam ndërruar që i vogël, për mua ishte një sukses shumë i madh”, vijon Smajli.
Kontributi - Starti i parë debutues i lezhjanit Dritan Smajli me uniformën e Vllaznisë ishin ballafaqimet ndëkombëtare në kupat e Europës, me ato dy përballje emocionuese e natyrisht të paharruara, sidomos ajo përballë Napolit. Më pas, emri i Smajlit ka vijuar të jetë i pranishëm në të gjithë ecurinë e kuqebluve, kontributi i të cilit ka qenë optimal, falë një formë shumë të mirë të shfaqur nga njëra në tjetrën, jo vetëm në ruajtjen me fanatizëm të krahut të djathtë, por në të njëjtën kohë, mjaft aktiv si “fashë”, madje duke qenë edhe autor golash. Fakti që është një ndër lojtarët më stabël të formacionit shkodran, tregon se drejtuesit e stafit janë të kënaqur me rendimentin dhe kontributin që ai ka dhënë në fushën e lojës, në shërbim të skuadrës.
Trofetë - Ashtu si për gjithë të tjerët, “ethet” e titullit kampion kanë përfshirë edhe Dritan Smajlin, i cili së bashku me kolegët e tjerë të skuadrës i është përkushtuar maksimalisht seancave stervitore, për të qenë në lartësinë e duhur, për ndeshjet në vazhdim. Dje, pasi ka përfunduar një ndeshje kontrolli, zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, Smajli shpreh entuziazsmin dhe së bashku me të edhe besimin, se Vllaznia do të jetë kampionia e Shqipërisë për këtë sezon. Sipas tij, hapi i gabuar javën e kaluar në Durrës edhe pse nuk është pritur mirë në opinion, realisht nuk ka prishur asnjë plan, për të shkuar tek fitorja e titullit. “Objektivi ynë është që ndeshjet e mbetura të kampionatit t’i kalojmë me sukses, me fitore, pa lënë asnjë pikë, për të vijuar kështu edhe në javën e fundit përballë Tiranës në kryeqytet, në një finale, që shpresat janë të dalë në favorin tonë”, thotë Smajli, sipas të cilit edhe kupa e Shqipërisë është që synohet me të njëjtën forcë nga Vllaznia.