te faqja 127 e di maj naqe se ma ke than nja 15 here deri tash e te kam than nja 13 here me fal sepse ka shum kohe qe ma ke than nja 6 here.
un thash se ndonji i fresket tash
mandej un per vedi e lexoj lajmet kur shkruahen sidomos kur e gjej gadi shkrimin nga ti .
skodrinon .
sot te paskan mungu lajmet.
shihe qa ka shkru teuta
TEUTA
Jakupi: Me Vllazninë do
përsërisim fazën e dytë
Edhe mbrojtësi titullar i Teutës, Akil Jakupi shfaq
optimizëm për gjendjen e kënaqshme që mbizotëron
në ekip, pas fitores plot prestigj ndaj Dinamos. Sipas
mendimit të durrsakut, fitorja ndaj kampiones në fuqi
u gatua nëpërmjet dy faktorësh: së pari mobilizim dhe
displinë taktike e të gjithë futbollistëve, ndërsa së dyti
euforia në kampin dinamovit dhe nënvlerësimi që i
bënë Teutës. “Ajo që paraqiti Teuta në ‘Selman Stërmasi’,
të shtunën e kaluar - shprehet mbrojtësi i djathtë -
ishte përgjigja më e mirë për ato zëra që diskutonin
aftësitë dhe vlerat tona. Futbollistët treguan jo vetëm
shpirt dhe karakter, por edhe psikologjinë e fituesit në
fushën e lojës”.
Rrjetën të paprekur
Me përgjegjësi të madhe që fliste për “Panorama
Sport”, i dalluari i prapavijës durrsake Jakupi të krijonte
bindjen se ndeshja me Vllazninë kishte filluar që
të hënën, në stërvitjen e parë të javës. “Nuk kemi pasur
kohë të gëzojmë fitoren me Dinamon, pasi Starova
mbetet tej mase i rreptë për të ndaluar euforinë, duke
dhënë porosi të prera për kundërshtarin e radhës, Vllazninë.
Këto gjashtë ndeshje janë baraz me gjashtë
finale. Kështu na është thënë edhe nga presidenti e
nga trajneri Starova. Por kjo me Vllazninë është më e
spikatura, pasi vijmë pas dy fitoresh dhe kërkojmë kurajën
e nevojshme për të vazhduar ngritjen në renditje.
Nga mbrojtja dhe portieri Vashaku kërkohet të mbajmë
portën të paprekur. Kthimi i Erjon Dushkut dhe përfshirja
e tij e menjëhershme në formacionin kryesor ka
krijuar tjetër klimë në prapavijë”.
Bashkëveprimi
Në analizën e tij për ndeshjen me Vllazninë, vëmëndja
e mbrojtësit energjik Jakupi përqendrohet edhe në
bashkëverpimin me dy repartet e tjerë: mesfushën dhe
sulmin. “Nuk e dimë ende - pohon Jakupi - sesi është
menduar nga tekniku ynë taktika e lojës me Vllazninë.
Pavarësisht nga kjo kërkohet koordinim i veprimeve
me mesfushën. Me Alikajn, Bunën, Muçollarin, Koten,
Dostin, apo Ahmetin, mirkuptimi dhe bashkëveprimi
synohet të jetë i frytshëm. Po kështu edhe me sulmin.
Teuta është ekip - kujton Jakupi - që mbështet sulmin,
edhe përmes mbrojtësve anësorë. Jemi me fat që lëvizshmëria
e Vilës është si oksigjen për të gjithë ekipin, pasi
ky kualitet i Teutës është në formë optimale”.
Fitorja
Efektet e bujshme të fitores ndaj Dinamos, sipas Jakupit,
duhet të reflektohen edhe për një tjetër sukses të
shumëpritur me Vllazninë. “Shkodranët janë ekip simpatik.
Luajnë futboll të pastër, me “fair-play” dhe kërkojnë
vlera nga ekipi kundërshtar. Prandaj besoj se do të zhvillohet
takim i bukur, tërheqës dhe interesant. Kam shpresë
dhe besim se ndaj Vllaznisë do të përsërisim suksesin e
madh të javës së 22-të. Me ekipet kryesuese, Teuta ka bilanc
pozitiv, sa që të vjen keq për hapat falsë, apo për
hiletë e shkaktuara nga gjykimet e pandershme, duke na
imponuar pozicionin ku ndodhemi”, nënvizon titullari i
mbrojtes durrsake, Akil Jakupi. Bujar Qesja