Page 129 of 160

Re: Merkato

Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 20:28
by GOLDIAN
Clirim wrote:Vioresin Sinani është zyrtarisht sulmuesi i ri i Besës së Kavajës. Lajmi konfirmohet nga televizonin informativ “Ora News”. Në formulën e kalimit të 3-herë golashënuesit më të mirë të Shqipërisë nga Vllaznia te kavajasit është përfshirë edhe mbrojtësi kosovar Liridon Leci, që në pjesën e dytë të sezonit do të luajë për ngjyrat shkodrane.
martini ka huqe te vjetra me keta bashkelojtaret e tij asaj kohe
edhe pse sinani nuk bani gja ne fazen e pare
prap sme vjen mire qe hoqem nje simbol te vllaznise keshtu

Re: Merkato

Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 20:30
by GOLDIAN
Clirim wrote:E kena fidhu me kam te mar!!!

Rrustemi ska marr as nje rrog te Vllaznia
normale qe nuk let

Hekme Sinanin e Beqirin

po ku k.... dona me shku
me Krajen e Belishen
qe nuk na jan dasht kurr

FUK PRESIDENCES
po vijne sebrt e afrikanet pra :evil:
pazienca te lutem :mrgreen:

Re: Merkato

Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 22:16
by Clirim
o zot asht permyt tan qarku i shkodres
e presidenca e Vllaznis asht shnash e mir !!!!

ska zot as ka fe!!! feja drejtusve asht $$$$$$$

Re: Merkato

Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 22:18
by GOLDIAN
Clirim wrote:o zot asht permyt tan qarku i shkodres
e presidenca e Vllaznis asht shnash e mir !!!!

ska zot as ka fe!!! feja drejtusve asht $$$$$$$
o clirim presidenca banon ne kat te nante se kap uji :lol: :lol:

Re: Merkato

Posted: Fri, 08 Jan 2010 , 22:19
by Clirim
Edhe ky si Agron Cela asht tu ba
1 vit shpenzon mane i shet te tan!!!!!!!!!!!!

ata qe meritojne rrespekt te Vllaznis jena vetem na tifozat!!!!!!!!!!

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:25
by Man in Redblue
Ujku wrote:
Clirim wrote:E kena fidhu me kam te mar!!!

Rrustemi ska marr as nje rrog te Vllaznia
normale qe nuk let

Hekme Sinanin e Beqirin

po ku k.... dona me shku
me Krajen e Belishen
qe nuk na jan dasht kurr

FUK PRESIDENCES
Dona me shku ne Velipojne
e Ada me ardh ne SHkoder.
:wink:
ma bukur ska si e thot njiri

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:29
by Man in Redblue
Leci per mendimin tem asht perforcim i mire per mrojtjen, asht lojtar energjik mgjs lun me hope, por Ishalla fazen e dyte e ka "hopin" e mire :? :D

Sinani ka ken fazen e pare per toke por a SIMBOL i Vllaznise, at noshta nuk ishte dasht me e lan me lujt cdo ndeshje 90 minuta tu e dit se nuk ka fizik me e perballu por per nji 20-30 minutsh loje Sinani asht hala lojtar klas...e e rras petllen -ba me u furnizu me topa- edhe per 20 minuta loje

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:37
by fpjalmi

u duka i mire por ta shohim sepse po te ishte lojtar kot nuk e kishin qit ne yout tube.

dikujt i ka pelqy si lojtare qe do te thote per vllaznine keka hata

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:38
by GOLDIAN
une kisha dasht dhe tin xhahysen se per 15 minuta i let si ma i miri aj
e e fut ne fund gjithmone mi dhan impul lojes sone
pervecsaj asht dhe ma i lire se keta tjeret

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:38
by fpjalmi
Clirim wrote:Vioresin Sinani është zyrtarisht sulmuesi i ri i Besës së Kavajës. Lajmi konfirmohet nga televizonin informativ “Ora News”. Në formulën e kalimit të 3-herë golashënuesit më të mirë të Shqipërisë nga Vllaznia te kavajasit është përfshirë edhe mbrojtësi kosovar Liridon Leci, që në pjesën e dytë të sezonit do të luajë për ngjyrat shkodrane.

paskan ba shum gabim .

po tash ke kena ne sulm :( :( veq balen

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:39
by Man in Redblue
fpjalmi wrote:

u duka i mire por ta shohim sepse po te ishte lojtar kot nuk e kishin qit ne yout tube.

dikujt i ka pelqy si lojtare qe do te thote per vllaznine keka hata

klas krejt keka....muzika :D

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:41
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:Belisha e Kraja kan ardh prej Flamurtarit e Skenderbeut...tash me marr edhe nai lojtar te Terbunit edhe e kompletojm merkaton
tu e pa tamam skemen e merkatos ,vllaznia asht edhe ma e dobt .

sinani e beqiri jan shtylla e skuadres pa varesisht se kan pas da momente te dobeta ,dhe besoj se momentet e dobeta e ka fajin veq tranieri luqi qe ska dit me vu skemat e lojes

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:43
by fpjalmi
Zjarri wrote:Pershendetje te gjithve e njè vit te mbar, po keto nderrimet e tranjerave kaq shpesh si Mbreti grat nuk po me pelçejn e aç ma pak ikja e ketyre Fotbollistve te fundit si Beqiri me shok, se me hek Beqirin e me marr Krajen mu me duket njé humbje e jo njé sukses, e edhe Sinanit i thot ne qoft se don mund te ikun e me ken do luajn, gjithsesi i uroj suksese Martinit, e te ket ate sukses çe ka pas si fotbollist, e po ashtu edhe VLLAZNIS e ishalla ja jep truni Valterit e na blen 3 o 4 Lojtar te mir se per ita çe i ka marr me i provu per zotin se kan i Lek, se mu o shok me vjen turp prej shokve çe nuk jan nga SHKODERA per ku ndollet VLLAZNIA se per dit me pysin po VLLAZNIN si e ke, por edhe njé her suksese e ishalla deshira e Edit i rralisohet per me e çue VLLAZNIN atje ku tha ne intervist.
E ishalla rregullohet elle koha ne SHKODER e ulen ato ujra e te kethehen ne shtepiat e veta banusit e nèn Shkodres se po i shof Lajmet per dit e shum uj ka hyp por ishalla mbyllet me kaq.
http://www.fkvllaznia.net/main/forum/po ... y&f=4&t=68#

shum e drejte zjarri .

edhe mu me duket se skuadra asht edhe ma e dobt

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:45
by fpjalmi
Ujku wrote:
Clirim wrote:E kena fidhu me kam te mar!!!

Rrustemi ska marr as nje rrog te Vllaznia
normale qe nuk let

Hekme Sinanin e Beqirin

po ku k.... dona me shku
me Krajen e Belishen
qe nuk na jan dasht kurr

FUK PRESIDENCES
Dona me shku ne Velipojne
e Ada me ardh ne SHkoder.

besa njashtu po shkon .

mendoj se me ket ekip qe kena ada na rrah pa problem

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:48
by fpjalmi
Man in Redblue wrote:Leci per mendimin tem asht perforcim i mire per mrojtjen, asht lojtar energjik mgjs lun me hope, por Ishalla fazen e dyte e ka "hopin" e mire :? :D

Sinani ka ken fazen e pare per toke por a SIMBOL i Vllaznise, at noshta nuk ishte dasht me e lan me lujt cdo ndeshje 90 minuta tu e dit se nuk ka fizik me e perballu por per nji 20-30 minutsh loje Sinani asht hala lojtar klas...e e rras petllen -ba me u furnizu me topa- edhe per 20 minuta loje

maje mend red se sinani ka me ba boll gola te besa ,e kam frike se prej lecit kena me u djeg.

qa po ban mor fushaj.

pse nuk e le merkaton njashtu ,por e shkaterrove edhe ma teper :oops: :oops: :oops:

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:49
by GOLDIAN
te sporti shqiptar thuhet se hala spaska ik me besen po e kerkoka dhe tirana

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:49
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:une kisha dasht dhe tin xhahysen se per 15 minuta i let si ma i miri aj
e e fut ne fund gjithmone mi dhan impul lojes sone
pervecsaj asht dhe ma i lire se keta tjeret

sa vjeq asht ky gold .

a mos asht ai qe pat lujt para 15 vjeteve me vllaznine :D

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 00:51
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:te sporti shqiptar thuhet se hala spaska ik me besen po e kerkoka dhe tirana

a thu jan rrena gazetash kta apo qa.

sinani pat than vete qe du me e mbyll te vllaznia karrieren

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 01:01
by fpjalmi
Vllaznia e bën “dalje”, Tirana dhe Besa hidhen në sulm për Vioresin Sinanin''


Duket se Vllaznia dhe Sinani janë ndarë përfundimisht. Goleadori i njohur shkodran, Vioresin Sinani, nuk ka më vend te Vllaznia e Fushajt dhe Martinit. Pavarësisht se nuk i është thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë, që të largohet nga kuqeblutë, qëndrimi zyrtar i klubit i ka ardhur në një formë tjetër: “Nëse do të largohet, është i lirë, askush nuk e pengon”. Kjo është kuptuar edhe nga vetë Sinani, i cili duket i padëshirueshëm në skuadrën e Shkodrës. Ndaj edhe po i bën planet për diku tjetër. Por, nisur nga emri dhe cka përbën si futbollist, të gjithë janë sulur drejt tij. Besa dhe Tirana e kërkojnë me ngulm, i kanë hapur dyert, duke nxituar madje ta konsiderojnë të tyrin, pa hedhur akoma firmën në kontratë. Kështu, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, pasditen e sotme ka njoftuar se ka arritur akordin me kolegun Valter Fushaj, që të konkludohet me këmbimin “kokë për kokë” të Sinanit me mbrojtësin kosovar Liridon Leci. E ka bërë punë të kryer, por ujërat në Shkodër nuk duken edhe aq të qeta. Jo nga përmbytjet e mëdha të këtyre ditëve atje, por sepse Sinani kërkon një “piacë” tjëtër, mesa duket. I joshur edhe nga oferta e presidentit të Tiranës, Refik Halili, nuk ka vendosur ende se ku do të shkojë. Në mbrëmjen e së premtes, ai ka konfirmuar dëshirën e tij për të shkuar te Tirana, ç’është e vërteta, por mbetet i hapur edhe për ofertën e Besës. Në lojë duket se ka hyrë shuma financiare, cka mund të bëjë edhe direfencën. Por, sikurse pohon vetë Sinani, parësore për të është Tirana, jo vetëm se është një skuadër kryeqyteti, por sepse e njeh këtë mjedis, ka provuar të shpallet edhe kampion me fanellën bardheblu, ndaj këto ngjyra mbeten tepër të preferuara prej tij. Vec kësaj, Sinani pranon se ka një idil të vecantë me presidentin Refik Halili, një plus tjetër, që mund ta bëjë atë të marrë rrugën për tek 24 herë kampionët e vendit. Dyert e Tiranës i ka të hapura dhe këtë gjë ia ka konfirmuar vetë numri një i bardhebluve, Refik Halili, i cili e ka lënë në dorën e Sinanit zgjedhjen. Sepse, sikurse pohon Halili, me Sinanin ka të tilla marrëdhënie, që kuptohet edhe pa folur shumë.

Më një fjalë, Sinani gjendet i “flakur” nga Vllaznia e tij mëmë, por në një udhëkryq të madh, kë të zgjedhë, Besën apo Tiranën. Të dyja gjenden pothuajse në pozita të njëjta, sa i takon renditjes, kështu që ana financiare predominon zgjedhjen. Ndoshta edhe afiniteti që ka me Bizhdilin dhe Halilin. Por edhe nostalgjia për ngjyrat bardheblu, me të cilat ka provuar të shpallet edhe kampion

Re: Merkato

Posted: Sat, 09 Jan 2010 , 01:02
by fpjalmi
Halili-Sinanit: Hajde te Tirana, të dalësh sërish kampion

Vioresin Sinani mbetet për presidentin e Tiranës, Refik Halili, jo vetëm një futbollist model, një golashënues “rrace”, por edhe një njeri i shkëlqyer. Gjë që e ka provuar edhe në “bashkëjetesën” e para disa kohëve, kur sulmi bardheblu iu besua dyshes shkodrane, Salihi-Sinani. Qysh asokohe kanë rrjedhur shumë ujëra dhe tashmë, duke qenë se i ka vetë në dorë gjërat tek ekipi kampion, Zoti Halili kërkon të korrigjojë diçka që e mundon. Pra, të risjellë te Tirana një nga sulmuesit më të mirë shqiptarë të dekadës së fundit, Vioresin Sinanin, të cilin nuk arriti ta mbante te bardheblutë në “martesën” e parë, edhe pse dëshira e tij personale ishte e madhe, por duheshin bërë “katër mendje” bashkë. Duke studiuar situatën dhe pozitën e Sinanit te Vllaznia, e cila, nga burimet e tij, nuk ngjason aspak me ndonjë “muaj mjalti”, përkundrazi, ka gati ofertën për ta marrë te Tirana. Me një kusht, pa interferuar aspak në klubin shkodran. Pra, vetëm nëse presidenti kuqeblu, Valter Fushaj, bie dakord që ta lërë të lirë Sinanin, atëherë ky i fundit i ka dyert të hapura te skuadra kampione në fuqi. “Konsiderata ime për Viorin është maksimale. Jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Gjatë qëndrimit tim si donator te Tirana, kam kaluar shumë futbollistë nëpër duar, duke nënshkruar kontrata me ta, duke bashkëpunuar, por si Sinani nuk më ka lënë mbresa njeri. S’dua ta flas për cilësitë e tij si futbollist, sepse ai e ka treguar këtë në fushën e lojës, por të shpreh interesimin maksimal për ta rikthyer edhe njëherë te Tirana. Herën e parë, kur erdhi në skuadrën tonë, bashkë me Salihin, dha maksimumin e tij dhe ne u shpallëm kampionë. Personalisht nuk doja ta lija të ikte, por nuk e kisha gjithçka vetë në dorë. Sot qëndron ndryshe puna, jam president i Tiranës, ndaj edhe për ta korrigjuar atë gabim, por edhe për t’i shtuar një xhevahir skuadrës sime, jam gati ta ndërmarr hapin zyrtar. E di se Sinani po stërvitet në Ulqin me Vllazninë, di edhe se kolegu im Fushaj, përmes gazetës suaj ka nënvizuar se nuk e pengon sulmuesin, nëse do të largohet diku tjetër, kështu që ai i ka dyert të hapura te Tirana. Kjo vlen vetëm nëse Vllaznia e lë të lirë lojtarin, sepse nuk duam të krijojmë asnjë shqetësim për kolegët tanë shkodranë. Dëshira ime është e madhe që Sinani t’i bashkohet Tiranës, sepse kështu maksimalizojmë shanset për t’i shtuar edhe një titull tjetër klubit tonë, por edhe vetë sulmuesi i njohur shkodran një titull më shumë në karrierën e tij,” - nënvizon mes të tjerash presidenti bardheblu, Refik Halili.

Sikurse duket, 24 herë kampionët e vendit “ia kanë bërë me sy” goleadorit të njohur. I cili, duke parë edhe pozicionin e tij te Vllaznia, i ka vetë në dorë gjërat për t’i vendosur pikat mbi “I”. Nëse dëshira dhe vlerësimi maksimal i presidentit të Tiranës, Refik Halili, përputhet edhe me planet e tij aktuale, atëherë duket se nuk ka asnjë pengesë që mes të dyja palëve të kryhet një “martesë” e dytë. Përjashto këtu klubin e Vllaznisë, pa miratimin e të cilit bardheblutë nuk do të marrin asnjë hap në këtë drejtim. Çka do të thotë se vetë Sinani duhet ta zgjidhë këtë problem me presidentin Fushaj.