Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
A u msume tesh me Patushin... qejt le te lehin karvani ec perpara ka than Populli
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ska faj parrushi por kush i nep te drejte me fole.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
patushi mund te fitoje ne shkoder vetem nese vllaznia lot me u 19 ne vend te rriturve.
duhet me ia perserit tiranes ato fitoret e fundit si 4 me 1 ,2 me 0 etjere etjere.
patushi tapo e shef vete se sa bukur i ka shku deklarata mbas ndeshjes.

duhet me ia perserit tiranes ato fitoret e fundit si 4 me 1 ,2 me 0 etjere etjere.
patushi tapo e shef vete se sa bukur i ka shku deklarata mbas ndeshjes.

-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
S’festoi golat, Sukaj
i driblon polemikat
Sulmuesi: Respektova Elbasanin, s’ka lidhje me trajnerin
Talenti është i etur për të dy trofetë sezonalë
Dyshja e sulmit sh
kodran, Vioresin
Sinani dhe Xhevahir
Sukaj, kanë qenë protagonistët
kryesorë në fitoren 4-1
me Elbasanin. Golat e tyre i
kanë dhënë një trepikësh
shumë të rëndësishëm Vllaznisë,
në një përballje që
parashikohej të ishte e vështirë.
Tashmë shkodranët duket
se janë në rrugën e duhur për
të vazhduar luftën me Tiranën.
Një ekip të denjë drejt titullit
kampion shikon sulmuesi i
talentuar, Xhevahir Sukaj, që
është gjithashtu pjesë e përfaqësueses.
Autori i dy golave
në transfertën me Elbasanin,
flet për “Panorama Sport” në
lidhje me suksesin e fundit të
Vllaznisë dhe tregon pse nuk
festoi kur shënoi. “Ishte një
takim i vështirë për ne. Elbasani
na kishte ndalur në
ndeshjen e fazës së dytë, prandaj
ky ekip shikohej si një
pengesë e fortë. Por gjithsesi,
ne arritëm që të tregojmë më të
mirën dhe të dalim me kokën
lart nga kjo sfidë”, thekson
Sukaj, që e nisi nga stoli
kundër verdhebluve. “Pas këtij
rezultati mendoj se jemi në
rrugën e duhur, sepse nuk po
lëshojmë në asnjë takim. Nuk
ka më kohë për të gabuar dhe
nëse kërkojmë që të jemi kampionë,
duhet të vazhdojmë me
të njëjtin rritëm. Në Elbasan
treguam shpirtin luftarak dhe
forcën e grupit. Një gjë të tillë
duhet ta tregojmë edhe në
ndeshjet e mbetura të kampionatit”,
tha sulmuesi 22-
vjeçar.
Festimi
Shënoi dy gola, njërin më të
bukur se tjetri, duke treguar klasin
e tij. Por ajo që bëri përshtypje
ishte se në rastin e shënimit
të golave, Xhevahir Sukaj nuk
ka gëzuar si zakonisht. Ky veprim
i tij është parë si një shenjë
revolte kundër trajnerit Dervish
Haxhiosmanoviç, në
lidhje me mosaktivizimin si titullar.
Por vetë talenti shkodran
sqaron: “Nuk e di pse është
përfolur kaq shumë momenti
pas golave. Ashtu siç di të
shënoj, di edhe të gëzoj. Nuk
kisha asgjë me mosaktivizimin,
siç mund të jetë përfolur apo
menduar nga të tjerët. Ashtu më
erdhi në atë moment dhe ashtu
veprova. Ndoshta në Elbasan,
përballë këtij ekipi, me të cilin
jam shpallur edhe kampion,
shumë herë nuk më ka bërë
zemra të festoj. Por ju siguroj se
nuk ka pasur asgjë në lidhje me
trajnerin”. Kujtojmë që në sezonin
2005-2006, kur Elbasani
u shpall kampion, Sukaj ka
qenë pjesë e këtij ekipi.
Trofetë
“Unë e kam thënë edhe më
parë, se lufta për titull dhe
Kupën e Shqipërisë do të vazhdojë
deri në fund. Ne
mundësitë i kemi dhe me pak
fat mund t’i fitojmë të dy trofetë
sezonalë”, u shpreh “Xhevahiri”
i futbollit shkodran,
që është i etur për të arritur
majat me ekipin e tij të zemrës.
Pas fitimit të kupës një
sezon më parë me Vllazninë,
Sukaj është kthyer nga eksperienca
e shkurtër në Turqi me
Haxhetepen, me synimin për
të fituar edhe kampionatin.
“Vjet fituam kupën dhe sivjet
le të shpresojmë se do t’i fitojmë
të dyja. Nuk shohim që
ekipet e tjera pretendente të
jenë më mirë nga ne, prandaj
jam optimist se do t’ia dalim”,
përfundoi golashënuesi i Vllaznisë

Rekordi i sulmuesit: 8 ndeshje, 9 gola
Një rekord më vete ka me shënimin e golave në këtë sezon
Xhevahir Sukaj. I ardhur nga Haxhetepe, Sukaj debutoi me kuqeblutë
në ndeshjen e javës së 18-të me Shkumbinin, pikërisht
më 31 janar. Në tetë ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka shënuar
nëntë gola. Tri herë realizoi kundër Besës në javën e 19-të,
më pas dy herë kundër Lushnjës, për të ardhur te një tjetër
dygolësh ndaj Flamurtarit. Në javën e fundit ai gjithashtu shënoi
dy gola kundër Elbasanit. E veçanta e sulmuesit është se sa
herë që ka shënuar, e ka kaluar kuotën e një goli. Nëse vazhdon
me këtë mesatare, atëherë 22-vjeçari mund të kapë edhe kryegolashënuesin
Migen Memelli. A.Uruçi

Sinani-Sukaj, binjakët e golit
8 Prill “Jam rikthyer, nuk e duroja më “jetën” si spektator”
Kapiteni Sinani ka lënë pas dëmtimin: Me Sukajn nuk ndalemi më
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Prej të gjithëve pritej një rikkthim I tillë kaq bindës I kapitenit shkodran. Ditët e qëndrimit pushim për shkak të dëmtimit të tij, përpos kohës së duhur për rikuperim, e kanë bërë atë jo pak nostalgjik për fushën e lojës. Dhe me t’u kthyer nuk ka hezituar për të dhënë më të mirën e tij në fushën e lojës. Ajo që vlen për t’u theksuar te Viori është se rikthimi I tij është shoqëruar me një formë shumë të mirë sportive, përfshi këtu edhe elemetin fizik. E gjitha kjo, nuk ka kaluar pa u ndjerë në mjedisin shkodran, ku më tepër se të gjithë kjo reflektohet tek vetë futbollistët e formacionit, të cilët kur kanë në fushë kapitenin, I duket sikur kanë një udhërrëfyes në lojën e tyre. Në një farë mënyre, specialistët e futbollit, tifozeria shkodrane, por edhe pjesëtarë të skuadrës kuqeblu e konsiderojnë Viorin si “oksigjeni” I Vllaznisë, pasi me praninë e tij në lojë, formacioni në tërësi, duke nisur që nga portjeri veteran Grima dhe deri tek më I riu në skuadër kanë një garanci më shumë në këtë drejtim për t’I shërbyer sa më mirë ekipit të Vllaznisë. I tillë ka qënë ai edhe në takimin e së dielës së kaluar duke u bërë protagonist I kësaj ndeshjeje, rezultati pozitiv I së cilës I ka dhënë një garanci më tepër skuadrës për të ecur me këtë hap edhe në javët e tjera në vazhdim të mbetura deri në përfundim të kampionatit.
Dopieta- Një ditë përpara ndeshjes, gjatë prononcimit të tij në konferencën e shtypit, tekniku I Vllaznisë Dervish Haxhiosmanoviç, duke konfirmuar gjendjen shumë të mirë të skuadrës, thoshte se futbollistët e tij janë shumë të karikuar për ballafaqimin me Elbasanin, dhe se e prisnin me padurim për të dalë në fushë e lojës. Dhe, ky konstatim I Haxhiosmanoviçit dukej se vlente më tepër se për të gjithë të tjerët për kapitenin Sinani, gjë që është parë që në minutat e para të lojës kur nuk ka lënë cep të fushës pa shkelur duke vënë në lëvizje të gjithë shokët e tij. “Po, është e vertetë që këtë ndeshje sikur e prisja me shumë padurim, pasi dëmtimit që pata më detyroi të ndjekja skuadrën si spektator, ndaj në një farë mënyre, ballafaqimi me Elbasanin m’u duk si fillimi I kampionatit”, theksoi kapiteni shkodran, I cili në fakt sinjalet e këtij rikthimi të bindshëm I dha që në miqësoren e javës së kaluar ndaj Adës së Velipojës, ku edhe aty spikati me një dopietë mjaft cilësore si dhe me një gjendje optimale fizike. Takimi i javës së fundit evidentoi dy dopieta të realizuara nga sulmuesit shkodranë Sinani dhe Sukaj. Duke iu referuar kapitenit shkodran, duhet pranuar se ai ka shpërthyer me një dy golësh mjaft cilësorë, sidomos I dyti për nga ana e interpretimit, I gjuajtur nga distanca ku përpara u përplas në shtyllën pingule dhe pastaj në rrjetë, është diskutuar jo pak nga specialistët e futbollit.
Sukaj- Fitorja e thellë e Vllaznisë 4 me 1 në përballjen me Elbasanin, përpos dopietës së Sinanit ka pasur edhe atë të Xhevahir Sukajt. Sulmuesi shkodran, që është edhe pjesë e kuqezinjëve të kombëtares shqiptare, edhe pse është aktivizuar në pjesën e dytë ka arritur të shënojë dy herë në portën vendase, ku njëri prej tyre erdhi si rezultat I bashkëpunimit me kapitenin Sinani. “Nuk është hera e parë që ne bashkëpunojmë së bashku”, thotë Viori duke pohuar se me ardhjen e Xhevahirit nga Turqia në merkaton e janarit, ato kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët mes tyre, gjë që e vertetojnë edhe mënyrat se si janë shënuar golat, ku herë shërben Sukaj për Sinanin dhe herë Sinani për Sukaj, siç ishte edhe goli I dytë I këtij të fundit, dhe I katërti për ekipin e Vllaznisë, realizuar ndaj Elbasanit. Por, një gjë të tillë, pra bashkëpunimin,Viori e nënvizon se është prezente edhe me pjesëtarët e tjerë të skuadrës, çka dëshmon për një lojë kolektive që Vllaznia në përgjithësi po demostron në këtë kampionat. Një element I tillë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mjedisi sportive, dhe në veçanti specialistët e futbollit, ndryshe nga ndonjë opinion I hasur vite më parë në radhët e Vllaznisë, dhe në ndonjë rast edhe konkretisht për këtë dyshe sulmuese Sinani-Sukaj ndaj të cilëve nuk kanë munguar akuzat për lojë individuale, tanimë një fenomen I tillë është sfumuar tërësisht në gjirin e skuadrës.

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia/Menaxheri i klubit flet për ecurinë e kuqebluve
“Titulli do vendoset në javën fundit në Tiranë”
Shaba: Dilemën e zgjidh java e fundit... po nuk pati pazare
Afrimi i tre lojtarëve cilësorë në merkaton e janarit, ka rritur konkurrencën te Vllaznia. Ardhja e sulmuesit Xhevahir
Sukaj, mbrojtësit kroatit Mirko Plantiç, pa harruar këtu ganezin Emanuel Ampofo, natyrshëm që kanë bërë një grup më të fortë. Por te kuqeblutë janë rikuperuar edhe disa nga lojtarët titullarë, të cilët gjatë pjesës së parë të sezonit
nuk kanë qenë të gatshëm. Të gjitha këto kanë ndikuar jo pak në rritjen e konkurrencës brenda ekipit, dhe pse jo, edhe në rritjen e kërkesës së gjithsecilit për të qenë pjesë e formacionit.
Keqkuptimet
Rasti i sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili nuk festoi pas shënimit të golave kundër Elbasanit, të linte shumë hije dyshimi për një mosfunksionim të punëve te Vllaznia. Por menaxheri i përgjithshëm i ekipit kuqeblu, Kujtim Shaba, ka saktësuar këto keqkuptime. “Edhe vetë presidenti Valter Fushaj ishte i shqetësuar me atë reagim të Sukajt, por më pas gjithçka është saktësuar. Pranë ekipit tonë nuk ka asgjë për të thënë, sepse ka një harmoni të plotë, pavarësisht
se lojtarët kanë një dëshirë të madhe për të qenë në fushë nga minuta e parë. Ky faktor mendoj se është çelësi
i suksesit te Vllaznia”, ka thënë në emër të klubit, menaxheri Shaba, i cili më tej shprehet: “Evidente pranë ekipit është se lojtarët kanë një dëshirë të madhe për të qenë kampion. Për ta bërë realitet këtë, neve na duhej që të
hynim në merkato në muajin janar. Një merkato, që mendoj se ka qenë shumë cilësore. Të jesh kompetitiv duhet të kesh jo vetëm 11-të lojtarë, por edhe një stol të fuqishëm. Dhe këtë të fundit, mendoj se ekipi ynë tani e ka”.
Vazhdimësia
Në këtë sezon, shkodranët janë në luftë për t’i fituar të dy trofetë. Si në Kupën e Shqipërisë, ashtu edhe kampionat,
kuqeblutë duket se do të kenë përballë një rival: Tiranën. “Mendoj se ekipi ynë do të jetë në një luftë përsa i përket titullit kampion deri në fund të sezonit. Besoj se dilemën e titullit do ta zgjidhë ndeshja me Tiranën në javën e fundit. Gjithmonë, nëse kjo luftë do të jetë e drejtë dhe pa kompromise. E rëndësishme për ekipin tonë është që të bëjmë më të mirën në çdo takim. Deri në fund, nuk do të jetë e lehtë asnjë ndeshje. Pra, si të thuash, çdo përballje tani është si një finale për Vllazninë”, përfundon mendimin e tij menaxheri i përgjithshëm i klubit shkodran, Kujtim Shaba.
A.Uruçi Pnorama Sport

Sulmuesi Vioresin Sinani kërkon sadisfaksion kolektiv dhe jo kurorën e kryegolashënuesit
“Nuk më interesojnë golat, dua trofete”
Është kthyer ashtu siç ka dëshiruar, e aq më tepër kur vinte pas një dëmtimi disi të gjatë. Sulmuesi i mirënjohur shkodran, Vioresin Sinani, arriti të shënojë dy gola mjaft të bukur në fitoren 4-1 kundër Elbasanit në transfertë. Një moment i mirë për të dhe ekipin kuqeblu, që vazhdon bashkëkryesimin me Tiranën. Por këtë sezon, sulmuesi
kryesor i Vllaznisë, përtej sadisfaksionit personal, më shumë i interesojnë rezultatet e ekipit. Ai është shpallur më parë kryegolashënues i kampionatit, ndërkohë që tani, ambiciet e shkodranit janë të mëdha: do që t’i fitojë të dy trofetë, Kupën dhe kampionatin. Kapiteni i kuqebluve, me të drejtë quhet “trajner” në fushë nga shokët e tij. Dhe
kur ai është mirë, edhe ekipi rezultatet i ka pozitive. “Për të qenë i sinqertë, këtë sezon nuk është se më intereson shumë të jem kryegolashënuesi i kampionatit. Jo sepse jam shumë larg me gola, por më interesojnë më shumë rezultatet e Vllaznisë dhe fitoret e saj. Kjo, pavarësisht se kush i shënon golat. Në këtë kampionat ne si ekip kërkojmë të dy trofetë. Arritja e tyre do të ishte shumë më shumë se unë të golashënuesi i këtij kampionati.
Goleador është vetëm një stimul dhe sadisfaksion personal, ndërsa unë do të kërkoja të kisha mbi të gjitha, atë sadisfaksionin kolektiv, pra fitimin e të dy trofeve në këtë sezon”, është shprehur për “Panorama Sport”, kapiteni i
Vllaznisë, Vioresin Sinani. Ai është i lumtur për këtë rikthim me dy gola, por dëshiron që kjo të pasohet me një fitore tjetër, këtë herë në “Loro Boriçi” kundër Partizanit. Si një lojtar me shumë eksperiencë, 31-vjeçari e shikon të vështirë këtë sfidë, nisur edhe nga pozitat e të kuqve, që kërkojnë medoemos pikë.
11 GOLA
ka shënuar Vioresin Sinani në këto 26 javë kampionat. Sulmuesi nuk ka luajtur në disa ndeshje për shkak dëmtimi, ndërkohë që në sfidën e fundit me Elbasanin, ai shënoi dy gola shumë të rëndësishëm
A.Uruçi

Doçi, pezullimi në
momentin e duhur
E vetmja mungesë e ekipit shkodran në takimin e radhës me Partizanin do
të jetë ajo e mbrojtësit Edmond Doçi, i cili është ndëshkuar me të tretin
karton të verdhë në Elbasan. Por ky pezullim ka ardhur në momentin e
duhur, sepse për fat të keq, ai gjithashtu është dëmtuar. Dëmtimi ka ardhur
në një moment që Doçi ndihej mjaft të mirë, teksa kishte arritur formën
optimale dhe ishte titullar në ndeshjet e fundit. Këtë javë ai nuk do të
sforcohet për të qenë në fushë, nisur edhe nga plotësimi i kartonëve. Doçi
edhe gjatë pjesë së parë të sezonit ka qenë një ndër lojtarët kyç të ekipit,
e gjithashtu pas ardhjes së “Dedës” në krye të Vllaznisë. Në prag të
ndeshjes me të kuqtë, shkodranët nuk kanë asnjë problem tjetër. A.U.

Vllaznia zbulon një xhol kroat
9 Prill “Nuk e di pse nuk më kanë aktivizuar deri tani. Por unë mund të luaj kudo, nga mbrojtja në mesfushë”
Plantiç, i lënë në harresë, për 20’ ka mrekulluar shkodranët. Por tani kush i bën vend?
Mirko Plantiç, 24 vjeçari i ardhur nga Kroacia në mes të janarit ka bërë një prezantim mjaft të mirë në ndeshjen e javës së kaluar, luajtur në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Nëse Vllaznia fitoi një trepikësh shumë të rëndësishëm, duke fituar thellëshit, meritë në këtë sukses ka padiskutim edhe kroati Plantiç, i cili edhe pati pak më shumë se 20 minuta hapësirë për të luajtur ndaj Elbasanit. Pa llogaritur vlerat e tij, lëvizjet me dhe pa top, të cilat ishin në shërbim të plotë të skuadrës shkodrane, ajo që duhen veçuar janë dy momentet e shënimit të golave nga sulmuesi Sukaj, edhe ai i aktivizuar në pjesën e dytë. Në mendje të të gjithëve ka mbetur sidomos goli i tretë i Vllaznisë, kur pas një aksioni personal të kroatit në krahun e djathtë të sulmit shkodran, topi i krosuar prej tij në zonën e rreptësisë elbasanase është goditur fluturimthi në ecje e sipër nga sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, duke realizuar një gol me të vertetë të bukur. Por përpos kësaj, Plantiç do të bëhej protagonist i një tjetër sulmi kuqeblu, ku sërishmi në të njëjtin pozicion si në golin e tretë, por këtë duke e adresuar topin për tek sulmuesi tjetër, kapiteni Sinani, i cili pasi e ka përpunuar brenda zonës ka preferuar t’ia pasojë kolegut Sukaj, që nuk nguron ta dërgojë topin në rrjetë, goli i katërt ky për shkodranët, që largohen fitimtarë nga stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”. Kaq ka mjaftuar që Plantiç të rivihet në vemendjen e stafit teknik, madje duke marrë jo pak duatrokitje edhe nga tifozëria kuqeblu e pranishme në Elbasan. Madje burime brenda klubit shkodran, bëjnë të ditur për gazetën, se paraqitja e mirë e Plantiçit ka entuziasmuar edhe drejtuesit e klubit shkodran. Dhe kjo vjen në një moment, kur kroati i kishte bërë skeptik të gjithë. Vetë Plantiç, i pyetur dje rreth situatës që e rrethon na kampin kuqeblu, thotë se e kishte mjaft të nevojshme këtë aktivizim, pasi për të ishte shumë i rëndësishëm fakti, që të bindëte drejtuesit e Vllaznisë, për cilësitë e tij.
Loja- Do të mjaftonte një lëvizje e Dedës në pjesën e dytë të takimit, duke provuar ta lëshojë në fushën kroatin dhe ai që të bën përshtypje ishte fakti, malazezi nuk e vendos në repartin e mbrotjes, por pasi ka larguar ganezin Boadu, e ka vendosur në rolin e një mesfushori të krahut të djathtë, rol të cilin e ka interepretuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një paraqitje e tillë ka rihapur temën e shumë përfolur të ditëve të fundit, nëse do të qëndrojë, apo jo Plantiç edhe sezonin e ardhshëm pranë Vllaznisë. “Kur kam ardhur në janar në Shkodër, unë kam firmosuar një kontratë për dy vite e gjysëm me ekipin e Vllaznisë, madje nëse e kujtoni, pasi kishin kaluar rrethë dy javë nga bashkëjetesa me Vllazninë, në gazetën tuaj jam shprehur i kënaqur me praninë time në këtë skuadër, madje pata deklaruar se edhe pse opsioni i kontratës ishte për ta rinovuar në fund të këtij sezoni, unë e vendosa përpara kohe ta bëja një gjë të tillë”, thotë Mirko. Madje edhe pse për disa javë, autoriteti i tij si futbollist u nëpërkëmbë në një farë mënyre, ai duke folur si një profesionist, pohon se nuk ka reaguar ndaj vendimeve të stafit teknik. “Pak përpara se të firmosja kontratën me presidentin Fushaj, unë me menaxherin tim i patëm garantuar presidentit, se përgatitja e ime ishte optimale për t’i shërbyer skuadrës. Nëse nuk më kanë aktivizuar në javët e mëparshme, ajo është çështje e trajnerëve. Në momentin më të parë që m’u dha mundësia, u përpoqa të bëj më të mirën në shërbim të skuadrës”, thekson Plantiç, i cili nga ana e tij garanton, se të njëjtën gjë do të vazhdojë të bëjë edhe në pjesën e mbetur të sezonit, qoftë për ndeshjet e kampionatit dhe ato të kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, në lidhje me rolin e ri të aktivizimit, ai pranon se profili i tij është si mbrojtës i krahut të majtë, por edhe i pozicioneve të tjera të këtij reparti, ndërkohë që edhe pse e parapëlqen së tepërmi edhe mesfushën në krah, në këtë pozicion pak i ka ardhur rasti të luajë, jo vetëm me Vllazninë, por edhe me skuadrat e tjera të mëparshme në Europë. Ndërsa në lidhje me vazhdimësinë e tij pranë Vllazninë, Plantiç thotë se e rëndësishme është që të luajë dhe të justikojë në mënyrën sa më të mirë prezencën e tij në Shkodër”. Ndërkohë duke përfunduar, ai nuk nguron të rikonfirmojë edhe atë që ka thënë në ditët e para të ardhjes në Shkodër, duke pranuar se nëse interesat e klubit Vllaznia janë për të vazhduar bashkëjetesen me Vllazninë, ai është i gatshëm të mos ndërrojë fanelë, deri në përfundim të kontratës së firmosur me presidentin Fushaj.

Partizani tremb Belishën
‘Nuk duhet nënvlerësuar’
“Pavarësisht renditjes, të kuqtë s’janë më si në fillim”
Kuqeblutë janë të përqendruar te sfida e radhës
Shkodranët duken se
e kanë lënë pas
takimin e fundjavës
së kaluar me Elbasanin, ku
fituan me rezultatin 4-1 dhe
janë përqendruar te ndeshja e
radhës, që do ta zhvillojnë
brenda në shtëpi me Partizanin.
Në kampin shkodran ka
optimizëm, por edhe shumë
përgjegjësi përpara një takimi
të tillë. Për mesfushorin kuqeblu,
Amarildo Belisha, shkodranët
nuk do ta diskutojnë
objektivin e tyre, që është marrja
e pikëve të plota. Megjithatë,
ai u bën apel shokëve të
skuadrës që të bëjnë kujdes,
pasi Partizani nuk është
shumë i lehtë për t’u kaluar.
“Jemi në rrugë të mbarë dhe
nuk duhet të gabojmë në asnjë
mënyrë, jo vetëm në këtë
takim, por edhe në të tjerat që
na presin, pasi duhet me çdo
kusht të realizojmë synimin
tonë, që është titulli kampion”,
u shpreh Belisha. Pavarësisht
se kuqeblutë kanë
vetëm një alternativë për të
qenë në luftë të vazhdueshme
për kreun, përsëri ata nuk
harrojnë se përballë, pavarësisht
vështirësive, kanë një
emër të madh si Partizani. Të
kuqtë kanë nxjerrë jo pak
probleme në përballjet me
shkodranët dhe rivaliteti ka
qenë gjithmonë evident në të
tilla takime. Në fazën e dytë,
kuqeblutë kanë vuajtur për të
gjetur fitoren me ekipin e Partizanit,
duke e marrë atë
vetëm në minutat e fundit të
ndeshjes. “Në kampionat
nuk ka ekip të lehtë dhe të
fortë. Këtë e kemi konfirmuar
gjatë gjithë këtij sezoni. Pavarësisht
pozicionit që
mbajnë në renditje ‘demat e
kuq’, nuk duhet të harrojmë
se ky ekip nuk është më ai i
fazës së parë e të dytë. Në gjirin
e kësaj skuadre ka shumë
djem të rinj, që luajnë mjaft
mirë. Nëse dëshirojmë të
dalim me fitore nga ky takim,
duhet të bëjmë kujdes dhe të
luajmë fort, por edhe pa e
nënvlerësuar kundërshtarin.
Ndryshe mund të gabojmë”,
vijon Belisha, i cili e shikon
të ardhmen e këtij ekipi në
luftë për të dy frontet deri në
fund të sezonit.
Vazhdimësia
Kuqeblutë të shtunën do
të kenë përballë Partizanin
në “Loro Boriçi” dhe vetëm
katër ditë më vonë do të
ndeshen me Tiranën po në
këtë stadium për Kupë.
Kështu, shkodranët do të
jenë të impenjuar në të dyja
frontet për të marrë më të
mirën. Ata janë të bindur se
të dyja trofetë do t’i bëjnë të
tyret. “Përveç optimizmit dhe
dëshirës, ne jemi të përgatitur
në të gjitha aspektet për të
qenë deri në fund kërkues për
të dy trofetë. Në përbërje kemi
një grup lojtarësh cilësorë, e
për më tepër një ekip me
shumë konkurrencë. Besoj se
duke i marrë një nga një
takimet, do të mund të arrijmë
atë që dëshirojmë në këtë sezon,
pasi i kemi të gjitha
mundësitë. Megjithatë, vëmendja
jonë për momentin
është e përqendruar vetëm te
sfida e fundjavës, në mënyrë
që të marrim pikët e plota”,
përfundoi mesfushori, i cili ka
provuar shumë herë të jetë
edhe në qendër të mbrojtjes
shkodrane, Amarildo Belis

Bilanci favorizon Vllazninë në Shkodër
STATISTIKA
Takimi i së shtunës, Vllaznia-Partizani,
është i 133 mes këtyre dy ekipeve në
historikun e 70 kampionateve. Në
përgjithësi në gjithë këto 70 vite, mes këtyre
skuadrave ka mbizotëruar rivaliteti.
Në 132 përballjet Partizanit ka arritur
të fitojë 59 prej tyre kundrejt 40 fitoreve
të kuqebluve. Ndërsa 33 barazimet
tregojnë për rivalitetin midis këtyre
kundërshtarëve. Pavarësisht se statistika
e 70 kampionateve flet për ekipin e
kuq, ajo e 10 përballjeve të fundit mes
këtyre ekipeve në Shkodër flet totalisht
për kuqeblutë. Në 10-të takimet e fundit,
djemtë që sot drejtohen nga tekniku
malazez Haxhiosmanoviç kanë arritur
të fitojnë 8 prej tyre dhe vetëm dy takime
janë mbyllur në barazim. Kështu “demat
e kuq” në 10-të përballjet e fundit të zhvilluara
në “Loro Boriçi”, nuk kanë arritur
të shijojnë asnjëherë fitoren. Por
përkundrejt shifrave të bilancit mes tyre
dhe synimeve të kundërta në tabelën e
klasifikimit, përballja e së shtunës pritet
të sjellë përsëri emocionet tradicionale
të një derbi. A.Uruçi

Partizani, “pykë” mes Vllaznisë e Tiranës
Trajneri Dervish Haxhosmanoviç mendon se ekipet nuk luajnë fort ndaj skuadrës bardheblu
Që kur ka marrë drejtimin e Vllaznisë, ende nuk e ka njohur shijen e humbjes. Mbase ka pasur edhe fat, mbase meritën kryesore e kanë futbollistët, megjithatë ai ka pjesën e vet në suksesin aktual të kësaj skuadre. Ndodhet në vendin e dytë të renditjes, me po aq pikë sa edhe ekipi që kryeson, si dhe është në gjysmëfinale të kupës.
Mjaftueshëm për të thënë se Dervish Haxhiosmanoviç ka qenë zgjedhja më e mirë e shkodranëve pas largimit të Agim Canajt diçka më tepër se një muaj më parë. Por nga ana tjetër, malazezi i stolit kuqeblu mundohet të jetë shumë realist sa i takon ecurisë së mëtejshme të skuadrës. Ai e ka të qartë se Vllaznia e tij nuk është shumë e favorizuar për titullin kampion nisur nga mënyra si po shkon kampionati.
“Ne jemi të vetëdijshëm se çdo ndeshje që na ka mbetur është një finale për ne. Por ajo çfarë më rezulton mua është se jo të njëjtin koeficient vështirësie ka edhe Tirana, kundërshtarja jonë kryesore. Nuk e di pse ndodh kështu, por shoh se realisht kundërshtarët ndaj Tiranës nuk bëjnë luftë të fortë sportive.
Po marr vetëm një shembull: Flamurtari në ndeshjen ndaj nesh protestoi shumë ashpër ndaj arbitrit për penalltinë që na dha ne, megjithëse gjatë gjithë takimit u konstatua një gjykim i dukshëm kundër Vllaznisë, teksa na u mohua një gol i rregullt, nuk na u dha një 11 metërsh i pastër e gjëra të tjera. Futbollistët e Flamurtarit si dhe stafi i tyre ishin gati të braktisnin fushën në shenjë proteste.
Një javë më pas, kur gjendja e kësaj skuadre rëndohet edhe më tepër në renditje, kur ndeshja luhet në Vlorë para tifozëve të tyre, shohim një gol të shënuar me faull nga Tirana dhe të dallueshëm nga të gjithë lehtësisht, por askush nga skuadra vlonjate nuk reagoi. As në fushë dhe as me deklarata pas ndeshjes. Kjo besoj se nuk është normale, megjithatë ky është realiteti i asaj që hasim,” thotë trajneri i Vllaznisë.
Duke qenë kështu, “Deda” e ka të qartë se skuadra e tij do të ketë rivale vetëm veten, vetëm forcat e saj. Megjithatë, llogaritë duhen bërë edhe për kundërshtarin dhe pikërisht në këtë pikë, ai e pranon hapur se skuadra që do të jetë e vetmja mundësi për t’i marrë pikë Tiranës, është Partizani.
“Rrugën e mbetur të Tiranës deri në fund të kampionatit nuk e shoh shumë të vështirë. Madje as Dinamon me të cilën do të luajë në javën e parafundit, nuk e mendoj si pengesë reale të Tiranës. Kjo sepse një javë më parë Dinamo luan me ne në Shkodër dhe duke llogaritur normalisht një fitore tonën, ajo do të jetë krejt jashtë gare, sepse me 7 pikë minus nuk do të ketë asnjë motiv për të luajtur. Të vetmen pengesë për kundërshtarin tonë shoh Partizanin.
Ai luan me ne këtë javë dhe në rast humbjeje, pozitat e tij do të rëndoheshin, çka do ta bënte shumë interesante ndeshjen me Tiranën, aq më tepër që është edhe një derbi. Sa për Vllazninë, mendoj se rruga jonë është shumë e vështirë, por do të bëjmë të pamundurën për të mos humbur në asnjë ndeshje. Mbase më shumë shanse kemi në kupë, ku po të kalojmë Tiranën, thuajse e kemi të sigurt fitoren e këtij trofeu,” ka thënë Haxhiosmanoviç.
Ndërkohë, për ndeshjen e nesërme ndaj të kuqve, trajneri i kuqebluve është shprehur kështu në fund të prononcimit të tij: “Ndeshjen me Partizanin e konsideroj shumë të vështirë, por mendoj se duhet ta zgjidhim ashtu si të tjerat. Duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse tani ekipi do ketë edhe lodhje, ngaqë do ketë ndeshje për shkak edhe të takimeve të kupës. Për këtë arsye, duhet të kalojmë një herë Partizanin e pastaj të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës me Tiranën.”
Formacioni mund të ketë ndryshime
Për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit pritet të ketë sërish ndryshime në formacionin e Vllaznisë. Doçi jo vetëm është i skualifikuar, por është edhe i dëmtuar dhe për këtë arsye i ka dhënë fund këtij sezoni. Në vend të tij, në krahun e majtë të mbrojtjes, ende nuk është e sigurt se kush do të luajë.
Mbase Lici, mund të luajë edhe Belisha, por nuk përjashtohen edhe alternativat Plantiç e Smajli. Belisha ndërkohë, pas rikthimit në formacion të mbrojtësit Bashiç, pritet të kalojë ose në krahun e majtë, ose në qendër të mesfushës, aty ku është vendi i tij i preferuar. Në diskutim është edhe krahu i djathtë i mesfushës, nisur nga forma e mirë që shfaqi Plantiç, i cili është në “balotazh” me Boadunë. Po ashtu, ende dyshime ka edhe për partnerin e Sinanit, nëse do të jetë Dhëmbi apo Sukaj.
Sinani, lideri i vërtetë për “Dedën”
Aktivizimi i Sinanit në skuadrën e Vllaznisë duket se ia bën më të lehtë punën edhe stafit teknik. Këtë e pranon vetë trajneri Haxhiosmanoviç, i cili duke folur për këtë lojtar, thotë: “Me Sinanin në Elbasan fitorja u arrit më lehtë. Golat e tij, sidomos ai i pari, ishte i përkyer dhe na e lehtësoi shumë punën për arritjen e fitores. Eshtë një lojtar me të cilin nuk ke nevojë të flasësh shumë.
Përveç golave që shënon, ka meritë se mban topin afër, u jep mundësi shokëve të tjerë të ekipit të shtyjnë më përpara, duke e ndihmuar jashtëzakonisht skuadrën në manovrën sulmuese. Shpresoj shumë që ai të jetë gjithnjë në fushë, sepse edhe objektivi që kemi bëhet më i arritshëm.”

Plotsisht dakort me Deden"Po marr vetëm një shembull: Flamurtari në ndeshjen ndaj nesh protestoi shumë ashpër ndaj arbitrit për penalltinë që na dha ne, megjithëse gjatë gjithë takimit u konstatua një gjykim i dukshëm kundër Vllaznisë, teksa na u mohua një gol i rregullt, nuk na u dha një 11 metërsh i pastër e gjëra të tjera. Futbollistët e Flamurtarit si dhe stafi i tyre ishin gati të braktisnin fushën në shenjë proteste.
Një javë më pas, kur gjendja e kësaj skuadre rëndohet edhe më tepër në renditje, kur ndeshja luhet në Vlorë para tifozëve të tyre, shohim një gol të shënuar me faull nga Tirana dhe të dallueshëm nga të gjithë lehtësisht, por askush nga skuadra vlonjate nuk reagoi. As në fushë dhe as me deklarata pas ndeshjes. Kjo besoj se nuk është normale, megjithatë ky është realiteti i asaj që hasim”
-
- Tifoz
- Posts: 80
- Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
- Location: rome italy
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
"deda" i ka kuptua taman pislleqet e kampionatit shqiptar. megjithate ai ja ka arrit me fitua kampionatin e kupen me vllaznine e kjo me ben optimist. ec deda te marsha te keqen. tu tregojme te tanve se kush eshte vllasznia e shkodres.
jena te miret e sja kena friken kerrkuj. para vllaznia

bashkimi ben fuqine!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia/Janë 16 lojtarë pretendentë për formacionin
Kuqeblutë në top-formë, Deda është në “presion”
Nuk ka më asnjë alibi, trajnerit i kërkohen vetëm fitore
Pragndeshja me Partizanin e gjen ekipin shkodran në topformë. Tashmë për trajnerin Dervish Haxhiosmanoviç është
bërë një “hall” më vete përzgjedhja e 11 lojtarëve, që do të luajnë nga minuta e parë të shtunën. Që të dalësh kampion, por edhe të jesh në luftë të vazhdueshme për të fituar Kupën e Shqipërisë, natyrisht duhet të kesh një kontigjent të mjaftueshëm lojtarësh cilësorë, gjithashtu edhe një stol të fortë. Por në krahun tjetër, kur ke në
përbërje lojtarë me vlera thuajse të barabarta, për çdo trajner është një përgjegjësi e madhe për t’i përzgjedhur. Këtë luks, por edhe vështirësi, e ka trajneri malazez i Vllaznisë. Aktualisht, “Deda” ka një grup lojtarësh cilësorë, por edhe të rinj shumë të talentuar, të cilët kanë rritur ndjeshëm nivelin e këtij ekipi pretendent, në të dyja trofetë. Kjo ka vënë në një siklet real trajnerin e kluqebluve. Në ekip ka 15-16 lojtarë të të njëjtit nivel, të cilët padyshim duhen
të menaxhohen mirë në këtë fundsezoni, sepse forma e tyre është maksimale.
Mbrojtja
Duke folur për lojtarët e Vllaznisë dhe repartet ku ata bëjnë pjesë, porta ndoshta ka më pak konkurrencë, pavarësisht
se Ndoja dhe Bishani, në çdo moment ndihen të gatshëm për të zënë vendin e titullarit Armir Grima. Dilemat
dhe ankthi i “Dedës” për përballjen me Partizanin do të fillojë që nga mbrojtja. Rikthimi këtë javë i kroatit Bashiç në
formacion, bën që Belisha të jetë në rolin e tij të preferuar, në qendër të mesfushës. Por këtë gjë mund të kërkojë edhe mesfushori me eksperiencë, Safet Osja. Ky i fundit mund të spostohet në të djathtë të mbrojtjes, në vendin e Smajlit. Kjo është edhe pikëpyetja e parë e trajnerit Haxhiosmanoviç. Ndërsa në qendër të mbrojtjes, ai do të vendosë Beqirin dhe Bashiçin, të dy lojtarë stabël për shumë kohë. Megjithatë, një tjetër pikëpyetje do të lindë në të majtë të mbrojtjes. “Veterani” Suad Lici ndoshta këtë herë do të ndjejë “presionin” e lojës në rritje të kroatit Mirko Plantiç. Ky i fundit, në takimin me Elbasanin ka treguar një nivel shumë të mirë loje.
Mesfusha
Pikëpyetjet e trajnerit shtohen më shumë në repartin e mesfushës. Xhejms Boadu duket se me paraqitjet e tij ka
betonuar krahun e djathtë. Në qendër të mesfushës, titullari Nallbani pritet të këtë në krah Belishën. Ndërsa në të majtë, dy shtatshkurtrit, i riu Ndriçim Shtupina dhe Albert Kaçi i kthyer në formën e tij më të mirë, janë një tjetër dilemë. Kjo e fundit, të paktën deri tani anon në aktivizimin nga minuta e parë e të riut Shtupina.
Sulmi
Por ajo që duket se do të shqetësojë më shumë “Dedën” në përgatitjen e formacionit për ndeshjen me Partizanin, është gjetja e dyshes sulmuese. Në realitet, në një formë shumë të mirë, trajneri malazez për këtë sfidë ka tre sulmues, që do t’i kishte zili çdo ekip i Superligës. Ai ka të gatshëm “makinat” e golave, Sinanin dhe Sukajn, por
edhe të rikthyerin në një gjendje optimale, korçarin Paulin Dhëmbi. Ky i fundit është përdorur më shumë në repartin
ofensiv. Çdo trajner do ta kishte të vështirë për të lënë cilindo prej tyre në stolin e rezervave. Pavarësisht se ka kaluar pa polemika rasti i Sukajt, i cili nuk festoi golat në Elbasan, kjo të lejon të hamendësosh se sulmuesi 22-vjeçar nuk dëshiron aspak të jetë në stol, e aq më tepër që është pjesë e Kombëtares.
Kuqeblutë, sot stërvitje në stadium
Ekipi shkodran do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes së radhës me Partizanin, që do të
luhet të shtunën në “Loro Boriçi, ora 16:30. Kjo seancë pritet të zhvillohet në stadium, nga ku trajneri Dervish Haxhiosmanoviç do të ketë mundësinë të bëjë një stërvitje taktike. Përveç mbrojtësit Doçi të dëmtuar dhe gjithashtu të pezulluar, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm. Te kuqeblutë janë lënë pas dëmtimet e shumta dhe pezullimet, gjë që e kishin kushtëzuar ekipin në shumë ndeshje.
Tifozët pranë ekipit, duan fitore me Partizanin
Tifozët kuqeblu po qëndrojnë gjithnjë e më pranë ekipit në këtë moment deciziv, duke pasur parasysh se sfidat e mbetura janë vendimtare për titullin kampion. Vllaznia e ka provuar se në “Loro Boriçi”, përballë çdo ekipi nuk e ka pasur aspak të lehtë fitoren. Për më tepër, para tifozëve shkodranë, të cilët ndihen më të impresionuar se kurrë.
Pikërisht, vështirësia e arritjes së fitores kundër të kuqve, ultrasve kuqeblu nuk u shkon në mendje. Duke parë edhe formën e ekipit, ata mendojnë një fitore të shoqëruar me lojë të bukur dhe shumë gola. Një faktor kryesor që renditet nga tifozët, është se Partizani do të vijë i lodhur në Shkodër pas 120 minutave loje të mërkurën, në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin. Vlen të përmendet se suksesi i fundit në Elbasan, me rezultatin 4-1, ka ngrohur së tepërmi opinionin sportiv në Shkodër, që beson shumë te kjo Vllazni.
A.Uruçi Panorama Sport

Mbyllet kapitulli Flamurtari, sytë nga Vllaznia
Nga tërbimi në qetësi, Kupa harrohet në 24 orë
Duro: Nuk dhashë dorëheqje. Shfryva në irritim e sipër
Dorëheqja ka qenë thjesht një men dim i largët, që erdhi në irritim e sipër, pas padrejtësisë së panumërt që
Shpëtim Duro thekson se iu bë nga gjyqtarët. Rreth 24 orë pas atij shpërthimi në përfundim të ndeshjes me
Flamurtarin, tekniku i Partizanit është shfaqur shumë më i qetë, teksa ka dashur të sqarojë se nuk ka deklaruar
asnjëherë se do të largohej nga stoli i kuq. Në radhë të parë ua ka komunikuar lojtarëve gjatë një bisede të
bërë përpara stërvitjes së djeshme, ndërsa më pas ka folur sërish edhe për mediat:
“Fjalët që thashë të mërkurën erdhën në irritim e sipër, si rrjedhojë e ndëshkimit të radhës që mendoj se morëm nga gjyqtarët. Fenomen ky i shpeshtë gjatë kohës së drejtimit tim, por edhe përpara se të vija unë. Të vjen vërtet keq të shohësh që të mohohen djersa dhe sakrificat e bëra”.
Kupa Duro ka pranuar se Kupa ishte thjesht një arenë e mundshme prestigji për të qenë mes skuadrave më të
mira, edhe pse po kalohet një situatë e vështirë. “Trofeu i Kupës nuk mund të thuhet se ishte një objektiv kryesor për ne, pasi primare është mbijetesa në Kategorinë Superiore – shpjegoi tekniku -. Por përderisa kishim përballë një kundërshtar në të njëjtat pozita, s’kishte përse të mos provonim shanset tona. Pavarësisht se fillimisht aktivizova
disa lojtarë të rinj, mund të them se çdo gjë shkoi pozitivisht, nëse nuk do të ishte për atë penallti të dhënë nga gjyqtari në fund, e cila mua m’u duk e padrejtë”.
Kampionati
Tashmë, Kupa është lënë prapa krahëve, aq sa edhe vetë Duro e pranon: “Mendoj se është e kotë të flitet më. Ndeshja me Flamurtarin duhet konsideruar një kapitull i mbyllur. Nga dita e enjte jemi të përqendruar te transferta e Shkodrës që na pret në kampionat. Atje shkojmë pa frikë, por me vlerësimin e duhur për kundërshtarin. E rëndësishme është që në fushën e Vllaznisë mund të luhet futboll i hapur dhe besoj se gjatë atyre 90 minutave
s’do të verehen diferencat e renditjes, apo edhe ato në lidhje me kontigjentin e lojtarëve”. Flamurtari duket se është harruar…
Tafaj, në rikuperim
Stërvitja e djeshme e kryer në terrenin e klubit të kuq ka shikuar rikthimin e Fatjon Tafajit, i cili kishte disa ditë që nuk stërvitej, për shkak të dëmtimit në gju gjatë derbit. Mbrojtësi ka rinisur të punojë me grupin, megjithatë s’është ende në gjendjen më të mirë dhe s’dihet nëse do të jetë gati për në Shkodër. Ndërkaq, lojtarët që luajtën në Kupë dje kanë bërë vrapime, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi stërvitje si zakonisht.

BATUTA
“Jareci? Në Shkodër me paratërinjtë”
Pas shortit të hedhur dje, Sokol Jareci është caktuar për të gjykuar ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të që do të luhet në Shkodër midis Vllaznisë e Partizanit. Një caktim, që nuk ka sjellë një reagim pozitiv në kampin e kuq, aq sa sapo kanë marrë vesh emrin e bilbilit, disa prej pjestarëve të skuadrës kanë hedhur batutën: “Më mirë në Shkodër
të shkojmë me paratërinjtë, se s’do ja vlejë të shkojmë me skuadrën e parë…”.
Kta kane 6 muj qi qajne e ankohen per arbitra. Ishalla nuk i kompensojne kunder nesh....
“Jareci? Në Shkodër me paratërinjtë”
Pas shortit të hedhur dje, Sokol Jareci është caktuar për të gjykuar ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të që do të luhet në Shkodër midis Vllaznisë e Partizanit. Një caktim, që nuk ka sjellë një reagim pozitiv në kampin e kuq, aq sa sapo kanë marrë vesh emrin e bilbilit, disa prej pjestarëve të skuadrës kanë hedhur batutën: “Më mirë në Shkodër
të shkojmë me paratërinjtë, se s’do ja vlejë të shkojmë me skuadrën e parë…”.
Kta kane 6 muj qi qajne e ankohen per arbitra. Ishalla nuk i kompensojne kunder nesh....
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Tifozët pranë ekipit,
duan fitore me Partizanin
Tifozët kuqeblu po qëndrojnë gjithnjë e më pranë ekipit në këtë moment
deciziv, duke pasur parasysh se sfidat e mbetura janë vendimtare
për titullin kampion. Vllaznia e ka provuar se në “Loro Boriçi”,
përballë çdo ekipi nuk e ka pasur aspak të lehtë fitoren. Për më tepër,
para tifozëve shkodranë, të cilët ndihen më të impresionuar se kurrë.
Pikërisht, vështirësia e arritjes së fitores kundër të kuqve, ultrasve
kuqeblu nuk u shkon në mendje. Duke parë edhe formën e ekipit, ata
mendojnë një fitore të shoqëruar me lojë të bukur dhe shumë gola. Një
faktor kryesor që renditet nga tifozët, është se Partizani do të vijë i
lodhur në Shkodër pas 120 minutave loje të mërkurën, në ndeshjen e
Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin. Vlen të përmendet se suksesi i
fundit në Elbasan, me rezultatin 4-1, ka ngrohur së tepërmi opinionin
sportiv në Shkodër, që beson shumë te kjo Vllazni. A.Uruçi

2 HERË
ka fituar këtë sezon Vllaznia kundër Partizanit.
Në fazën e parë, në ndeshjen e zhvilluar në
“Qemal Stafa”, kuqeblutë triumfuan 2-1. Edhe në
ndeshjen e fazës së dytë në “Loro Boriçi”, po me
këtë rezultat.
7 GOLA
kanë shënuar shkodranët në dy ndeshjet e fundit
me Flamurtarin dhe Elbasanin. Katër prej tyre ka
realizuar Xhevahir Sukaj, ndërsa dy Vioresin
Sinani. Një gol me 11-metërsh ka shënuar edhe
Suad Lici.
9 FITORE
ka në fushën e vet Vllaznia deri më tani. Sa
shkodranët, po kaq fitore brenda ka edhe Tirana.
Kuqeblutë bëjnë diferencën në transfertë. Ata
kanë arritur 6 fitore, një më shumë se
bardheblutë.