Page 127 of 160
Re: Merkato
Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 19:13
by Clirim
Ervis Kraja firmos per Vllaznin
Mbrojtesi Ervis Kraja ka firmosur per Vllaznin. Ish mbrojtesi i Beses dhe Skenderbeut eshte rikthyer ne skuadren meme aty ku dhe u formua si futbollist. Pas firmosjes se kontrates me presidentin Fushaj futbollisti Kraja ka pohuar per Albaniasoccer.com se : “Vetem disa minuta me pare kam firmosur nje kontrate 18-mujore me skuadren e Vllaznis me opsion prishje ne rast te nje largimi tim drejt skuadrave Europiane. Presidenti Fushaj me ofroi kushte te mira te cilat me pelqyen dhe bene qe te firmosja per kuqeblut. Shpresoj qe te kemi nje ecuri te mire. Te kthehesh te skuadra ku je formuar si futbollist eshte gjithmone nje sadifaksion i madh dhe do te jap me te miren time sic kam dhene ne te gjithe skuadrat ku jam aktivizuar”.
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 01:52
by Skodrinon
Nuk kishte ken keq me marre Sukajn. Ishalla i thrret trunit edhe ai se po digjet si lojtar kshtu si ia ka nise.
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 02:24
by vllaznia1919
Ka ardhe edhe Amarildo Belisha.
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 05:52
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:o pjalm po te tham vec nji rast
smajli qe a jabanxhi po respekton kontraten me vllaznine dhe ne maj asht 99% i ikun
edhe pse tash ne dimer vlona po afron super shume per te
sikurse dhe teuta (flas ne krahasim me ate qe ka te vllaznia
kush jan keto 4 qe merrkan 4 mije euro????
cili shkodran po lun me shpirt???
gold
me shpirt lot shtubina bala edhe sinani edhe pse a plak
smaili asht lezhjan por lot si shkodran me shpirt .
nallbani asht kosovar por lot me shpirt si shkodran
edhe te rite qe lozin per here te pare me vllaznine lozin me shpirt
goldi
kur lojtari lot me shpirt i falet edhe gabimi
per mu gabimi ka ken i luqit qe ska dit me vu lojtaret ne pozicion qe nuk ia ka idene e tranierit dhe sban as per tranier lagjesh ku edhe un e ti gold ta kishim drejtu vllaznine mendoj se do kishim pas ma sukses
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 05:55
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:o nuk a merkato kjo jo
se ikyt belishen qe hoqen nuk a se shkelqej te vlora qe po e merr prap
ikyt kraje qe hoqe sdi gja as ku ka lujt
mandej sukajn e ka djeg presidenca bashke me ato menaxherat shkerdhym shkodran qe u mundunen me fitu 100% te sukaj
kjo asht shkodra qe vec shkodran ska ma aty
haaahaaa sa e forte
fjal tamam me vend gold
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 05:56
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Nuk kishte ken keq me marre Sukajn. Ishalla i thrret trunit edhe ai se po digjet si lojtar kshtu si ia ka nise.
po besa
.
sukaj na kishte ba pun tamam perzotin
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 05:57
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Ka ardhe edhe Amarildo Belisha.
a ka nenshkru me vllaznine a?
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 05:58
by fpjalmi
Clirim wrote:Ervis Kraja firmos per Vllaznin
Mbrojtesi Ervis Kraja ka firmosur per Vllaznin. Ish mbrojtesi i Beses dhe Skenderbeut eshte rikthyer ne skuadren meme aty ku dhe u formua si futbollist. Pas firmosjes se kontrates me presidentin Fushaj futbollisti Kraja ka pohuar per Albaniasoccer.com se : “Vetem disa minuta me pare kam firmosur nje kontrate 18-mujore me skuadren e Vllaznis me opsion prishje ne rast te nje largimi tim drejt skuadrave Europiane. Presidenti Fushaj me ofroi kushte te mira te cilat me pelqyen dhe bene qe te firmosja per kuqeblut. Shpresoj qe te kemi nje ecuri te mire. Te kthehesh te skuadra ku je formuar si futbollist eshte gjithmone nje sadifaksion i madh dhe do te jap me te miren time sic kam dhene ne te gjithe skuadrat ku jam aktivizuar”.
mireboll se kena nevoje per shkodran
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 13:21
by Ujku
Belishen e patme e sju desht dreqit i lek
kena met tuj shku i hap mrapa e prep tre trehapsha mrapa.
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 14:03
by Clirim
Elvin Beqiri është larguar nga Vllaznia. Mbrojtësi shkodran i Kombëtares nuk pranoi rinovimin e kontratës për shkak të kushteve financiare të ofruara nga presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj. Elvin Beqiri ka oferta nga Dinamo dhe Kastrioti.
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 14:32
by Clirim
Te Vllaznia kan hek te 2 beqirat
Keshtu pritet me ik edhe Hallaçi
jan ne prov rreth 327 lojtar
me origjina pri n'afrik n'amerik n'europ edhe n'dukagjin
d.m.th. po doli na nji mir ok
jam tu shku edhe vet mu u testu
1000 dojn per
ishalla djema
firmosi kontrat 1-vjeçare
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 15:11
by vllaznia1919
Un kisha dashte Berkiç te apolonise per ne sulm.
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 15:59
by Man in Redblue
Clirim wrote:
jam tu shku edhe vet mu u testu
1000 dojn per
ishalla djema
firmosi kontrat 1-vjeçare
T uroj suksese Clirim
po deshe mund te krijom nji konto bankare per me mbledh 1000 euro, ateher me siguri qi do marrish kontraten 1 vjecare + me opsion edhe per nji vit
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 16:01
by Clirim
Brkiç ka qef me ardh ne shkoder
problemi asht kontrata qe ka me apolonin
apoloni kerkon rreth 40.000 euro per kontraten!!!
Noshta vjen Sukaj qe nuk ka marr as nje kokurr lekut ne Turqi ne mujt e funit
po nuk firmosi ne Dubai
deri tesh
kan ik
LEANDRO-LLENGA-A.BEQIRI-E.BEQIRI-RRUSTEMI
kan ardh
BELISHA-KRAJA
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 18:46
by GOLDIAN
DUKE I KERKU FALJE MIKUT TEM SKODRINONIT
PO POSTOJ NJE LAJM TE TIJIN NE LIDHJE ME BELISHEN
më E Djelë Gusht 16, 2009 3:38 pm
“Më imponuan largimin nga Vllaznia”
Amarildo Belisha: Më vjen keq, por ky ishte mendimi i drejtuesve, unë nuk doja të lëvizja
Mesfushori i njo hur shkodran, Amarildo Belisha, nga dje nuk është më lojtar i Vllaznisë. Ashtu siç pritej, 28-vjeçari është larguar nga ekipi i tij i zemrës, por në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, ndihet i pezmatuar në lidhje me këtë “divorc”, që e cilëson si të imponuar nga drejtuesit e klubit. Belisha ka qenë nga lojtarët më të mirë për ekipin kuqeblu në sezonin e kaluar, teksa vazhdoi të bënte një prezantim dinjitoz edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës, duke u kthyer në pikën më të fortë të Vllaznisë. Gjithsesi, presidenca shkodrane ka menduar largimin e tij, teksa vetëm pak ditë më parë, kreu i klubit, Valter Fushaj, kishte vënë si afat për lojtarin deri ditën e shtunë, në të kundërt do të rishikohej kontrata me të. Si përfundim, dje pas takimit me Fushajn, mesfushori ka marrë kartonin dhe tashmë mund të quhet një lojtar i lirë. “Nuk ndjehem mirë që po largohem nga Vllaznia, por ky është një mendim i drejtuesve të klubit dhe unë nuk kam se çfarë të bëj më”, ka thënë i zhgënjyer Belisha. I çuditshëm mbetet fakti që lojtari largohet tani, në një kohë që kishte përfunduar gjithçka mirë në muajin qershor, ku rinovoi kontratën, pas takimit me presidentin Fushaj. Sinjalet për largimin e tij nisën në momentin kur drejtuesit e klubit kërkuan një shkëmbim kokë më kokë të Belishës me mesfushorin e Besës, Artion Poçi. Ky opsion nuk u pëlqye nga të dy lojtarët dhe mesa duket, klubi kuqeblu ka qenë i bindur se Belisha nuk duhet të vazhdojë më me ekipin shkodran. “Ishte një zgjidhje e imponuar, megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Të them të drejtën, akoma nuk jam i qartë për shkaqet se pse klubi donte të më largonte. Duke qenë se kjo u bë realitet, tashmë nuk më shqetëson”, vazhdon ai. Ofertat Ekipet e Superiores kanë filluar të hedhin “grepat” për Amarildo Belishën. Interesimi është shfaqur nga Kastrioti dhe Laçi, por sipas lojtarit nuk janë vetëm këto dy klube. “Të jem i sinqertë, menjëherë pas zyrtarizimit të largimit nga Vllaznia, kam pasur kontakte dhe interesim nga ekipe të Superiores. Klubi i Kastriotit ka shprehur dëshirën që unë të jem pjesë e tyre, por gjithashtu kam pasur ofertë edhe nga Laçi. Megjithatë, mund të them se ofertat nuk janë vetëm nga këto dy ekipe, por unë do t’i shikoj me kujdes në ditët në vazhdim”, përfundoi shkodrani.
a ja vlen me diskutu gja
Re: Merkato
Posted: Wed, 06 Jan 2010 , 19:01
by GOLDIAN
edhe per krajen ju a kam pa shkru diku se kur e largune nga vllaznia
sa bukur ja banen pucin
ne dhoma te zhveshjes i erdh sms qe mas me dal ma ne stervitje
ca stha per ta e tash po pritet bashkepunim
pffffffffffffff
Re: Merkato
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 00:28
by Man in Redblue
Me ken me e marr edhe ndreken do te ishte kthy mrojtja e Vllaznise ne mrojtjen ma te hekurt te kampionatit
per mesfushen:
per mendimin tem edhe Kotrrin duhet me e rikthy, do kishte ba pun nmesfush...ka kontakte edhe me Durishtin
sulmi:
mendoj se nuk ka nevoje per peforcime: Ujku a i tmerrshem, Bala talent, Galica i papermajtshem...ba me ken nevoja futet edhe Martini nloje, i triblon te tan i ban llom
Re: Merkato
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 05:08
by fpjalmi
Lëvizjet/ Amarildo Belisha rikthehet në "shtëpi"!
Futbollisti Amarildo Belisha eshte bere pjese e Vllaznise, skuadres me te cilen ai ka luajtur per afro nje dekade te tere. Pasi luajti 15 ndeshje me Flamurtarin gjysmen e kampionatit aktual, Belisha ka vendosur qe te rikthehet tek Vllaznia me te cilen luajti edicionin e kaluar, duke u rikthyer ne "shtepi". "Vllaznia eshte skuadra qe gjithnje do te jete ne zemren time dhe sa here qe te kem mundesi te luaj per te, une do ta bej me kenaqesi", u shpreh futbollisti 28 vjecar, i cili eshte aktivizuar rregullisht me Flamurtarin dhe dy kartonat e kuq kane qene shkaku qe ai ka munguar ne 2 ndeshje nga faza e pare. Midis Vllaznise ai ka ndare edhe dy vite me skuadren e besen me te cilen ka luajtur rreth 60 ndeshje pa shenuar asnje gol.
Re: Merkato
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 05:09
by fpjalmi
Re: Merkato
Posted: Thu, 07 Jan 2010 , 09:03
by GOLDIAN
o man ndreka nuk vjen pa alcanin