Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sat, 04 Apr 2009 , 16:06

Miri wrote: Ahhh mar Gold vllai e paske lag fytin prep me duket :(
ja fytin ma vlla
po rusja mka lag poshte :lol:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sat, 04 Apr 2009 , 16:46

GOLDIAN wrote:
Miri wrote: Ahhh mar Gold vllai e paske lag fytin prep me duket :(
ja fytin ma vlla
po rusja mka lag poshte :lol:
Vllaznia shume skuader e mire por nga nje here e prish punen :wink: :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:36

skodrinon shkruan

Fushaj nuk e din se ty nuk te shkon mendja me fole mire per te se nuk asht hollandez
Ta kishte pase emnin Walter van Fushen at'her po
__________________________________

:lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:38

“Titulli fitohet, nëse
vlerësojmë çdo rival”
Doçi: Po bëmë një hap fals, do ta kemi të vështirë më pas
Vllaznia/ Shkodranët e shohin veten favoritë me Elbasanin

Nga të gjithë në ka
mpin shkodran,
takimi i radhës me
Elbasanin, në fushën e këtij
të fundit, konsiderohet si
shumë përcaktues përsa i
takon objektivave të Vllaznisë.
Pavarësisht situatës,
apo pozicionit në renditje
të skuadrës verdheblu,
që drejtohet nga tekniku
Faruk Sejdini, kjo ndeshje
do të jetë e hapur për kuqeblutë
deri në sekondën e
fundit të 90 minutave. Një
gjë të tillë e ka pohuar, për
gazetën “Panorama Sport”,
edhe një nga futbollistët që
pritet ta nisë ndeshjen si titullar,
Edmond Doçi. Për të,
shkodranët shkojnë në
“Ruzhdi Bizhuta” me objektiv
të qartë, pra për fitore,
duke kërkuar që të japin
maksimumin, por realisht
nuk do të jetë e lehtë për ta.
“Besoj se nuk është shumë
e nevojshme për të folur mbi
objektivat e Vllaznisë, si dhe
synimet që ka ajo për çdo
ndeshje. Për ne, detyrë është
që të fitojmë çdo përballje,
pasi titulli kampion kërkon
vlerësim maksimal për çdo
kundërshtar, qoftë ai dhe i
fundit në renditje. Nëse
gabojmë, sikur edhe në një
takim të vetëm, nga tetë që
kanë mbetur deri në fund,
atëherë nuk mund ta realizojmë
synimin tonë. Kemi
një ndeshje shumë të vështirë
këtë javë, përballë Elbasanit.
Dihet tashmë se
edhe ekipi vendës kërkon të
marrë fitoren, për vetë
pozitën që ka në renditje.
Megjithatë ne do të japim
maksimumin në fushën e
lojës, për të marrë edhe maksimumin
e pikëve të kësaj
ndeshjeje, që është vetëm fitorja.
Jemi të ndërgjegjshëm
se nuk do të jetë aspak e lehtë,
megjithatë jemi të bindur
se do të marrim pikët e plota.
Gjithsesi, do të jetë fusha
e lojës ajo që do të përcaktojë
se cili ekip do dalë triumfues
nga ‘Ruzhdi Bizhuta’”, u
shpreh numri 22 i kuqebluve,
që duket se kërkon edhe pak
fat në sfidën e fundjavës, që
Vllaznia të marrë atë që
dëshiron.
Tekniku - Me mbërritjen
në krye të Vllaznisë, të
malazezit Dervish Haxhiosmanoviç,
duket se Doçi nga
ndeshja në ndeshje po fiton
besimin e stafit teknik, duke u
kthyer tashmë në një futbollist
titullar me rendiment.
Duke qëndruar te takimi i
radhës, mesfushori shkodran
thekson faktin se pozitive për
Vllazninë, përballë Elbasanit,
do të jetë edhe gjendja
shumë e mirë psikologjike e
morale e skuadrës, që në
ndeshjet e fundit ka pasur një
rritje të ndjeshme sikurse loja
dhe rezultatet. “Gjendja morale
e skuadrës sonë është
mjaft e mirë. Ky aspekt do të
jetë një ‘armë’ plus për ne në
Elbasan. Në radhët tona ka
shumë optimizëm, e kjo falë
kualiteteve dhe potencialit që
kemi për të marrë fitoren në
këtë transfertë shumë të vështirë.
Nëse arrijmë ta kalojmë
me sukses skuadrën verdheblu,
besoj se Vllaznia nuk do
të ndalet më deri në fund të
kampionatit, për t’u shpallur
më pas kampione”, përfundoi
prononcimin e tij,
mesfushori i ekipit shkodran,
Edmond Doçi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:39

Elbasani/ Sulmuesi i verdhebluve: Vllaznia? E fortë, por ne na duhen pikët
Xhafa do fitoren e parë
me ‘Xhaxhin’ në pankinë

Ekipi i Elbasanit ka vijuar
edhe ditën e djeshme përgatitjet
për ndeshjen e radhës me
Vllazninë, sfidë kjo që do të
luhet në stadiumin “Ruzhdi
Bizhuta” të Elbasanit. Në këtë
takim, verdheblutë e drejtuar
nga Faruk Sejdini do tentojnë
të marrin pikët e plota, për të
realizuar objektivin e vetëm që
u ka ngelur në këtë sezon, qëndrimin
në Superiore. Nga ana
tjetër, “Xhaxhi” kërkon të fiksojë
fitoren e parë që pas
ardhjes së vet në këtë pankinë.
Skualifikimi nga Kupa dhe
rezultatet negative kanë bërë
që elbasanasit të kalojnë një
periudhë tepër të vështirë.
Aktualisht, verdheblutë
renditen në vendin e nëntë
në tabelën e klasifikimit, me
27 pikë.
Vllaznia - Sipas sulmuesit
të Elbasanit, Fjodor Xhafa,
takimi me kuqeblutë e Shkodrës
do të jetë vendimtar, pasi
në rast se nuk do të arrihet të
merren tri pikët, Elbasani
rrezikon të futet seriozisht në
vallen për të zbritur një kategori
më poshtë. “Ne duhet që
në këtë takim të marrim me
çdo kusht pikët maksimale,
pasi vetëm kështu do arrijmë
t’ua shpërblejmë si duhet financuesve
dhe tifozëve tanë
të zjarrtë, që duhet thënë se
na ka qëndruar pranë që nga
fillim i këtij viti e deri tani”,
tha Xhafa.
Mungesat - Në përballjen
e së shtunës, tekniku Sejdini
do t’i ketë në dispozicion të
gjithë lojtarët, përfshi këtu dhe
ata që kanë munguar në
ndeshjen e fundit kundër Dinamos.
Të pranishëm nuk do
të jenë vetëm Nevil Dede e
Skerdi Bejzade, të cilët janë
dëmtuar, si dhe portieri Alfred
Osmani, i skualifikuar me
kartonë pas ndëshkimit me të
kuqe në ndeshjen e fundit.
Objektivi - Për sulmuesin
e verdhebluve, Fjodor Xhafa,
“ne duhet të luftojmë me të
gjitha mundësitë, pasi sfidat
që do të kemi në këto dy javë
janë shumë të rëndësishme
për ecurinë tonë në këtë sezon.
Pavarësisht se do të luajmë
kundër Vllaznisë dhe më pas
kundër Tiranës, ekipe këto që
janë në krye të tabelës së klasifikimit,
ne do të synojmë vetëm
tri pikët, për arsye se asnjë rezultat
tjetër nuk do të na hynte
në punë. E vetmja gjë që nuk
duhet të bëjmë tani është që të
gjykojmë se në çfarë pozicioni
gjenden skuadrat me të cilat do
përballemi. Ne duhet të mendojmë
vetëm që të marrim atë
çfarë na vlen për të qëndruar
në Superiore”, nënvizoi sulmuesi
vlonjat Xhafa, i cili në
takimin e dy javëve më parë
ndaj Shkumbinit shënoi dopietën
e parë gjatë këtyre viteve si
lojtar i Elbasanit. A.Kozaria

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:41

Xhejms Boadu, në
pikëpyetje për t’u aktivizuar
Që prej mbylljes së javës së 25-të, kur Vllaznia fitoi 3-
1 me Flamurtarin, në kampin shkodran dihej se për
ndeshjen e radhës do të mungonte mbrojtësi kroat, Marko
Bashiç, për arsye kartonësh. Por dilema e vetme për
ndeshjen me Elbasanin është ajo e ganezit Xhejms
Boadu, që rezulton të jetë i dëmtuar. Ndonëse ditët e
fundit rikuperimi i tij ka ecur me ritme të shpejta, ende
është në pikëpyetje për t’u aktivizuar të dielën në
takimin me elbasanasit. Ndoshta ai do të udhëtojë me
skuadrën, por nuk dihet me saktësi nëse do të do të
luajë apo jo. Çdo gjë mbetet për t’u verifikuar përpara
fillimit të takimit me Elbasanin. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:49

Elbasani: Vllazni, nuk do ta kesh të lehtë


Autori: Ervin Sina
Data: 04/04/2009
Version Print





Pavarësisht se skuadrat luajnë për objektiva të kundërta, ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë ka filluar që tani të luhet edhe jashtë fushës. Deklaratat në media për fitore nga të dyja palët po tregojnë se interesi për këtë ndeshje është i pëlqyeshëm. Në të kaluarën këto dy skuadra kanë dhuruar një futboll të fortë dhe shumë tërheqës, që ka mbajtur të mbërthyer gjithë interesin për rezulatin final deri në minutën e fundit.

Kështu parashikohet të ndodhë edhe në këtë takim, i cili gjithsesi ka shumë pak gjasa që të ketë në stadium një numër të madh tifozësh. Kjo për vetë faktin se Elbasani është në një pozicion të dobët dhe fanatikët elbasanas zor se do ta mbështetin fuqishëm ekipin. E vetmja gjë e cila mund të sjellë në stadium një numër të konsiderueshëm tifozësh ka të bëjë me arsyetimin që në “Ruzhdi Bizhuta” vjen kësaj radhe një kundërshtar i fortë dhe shumë serioz, si Vllaznia. Marrëdhëniet kanë qenë përgjithësisht të pëlqyeshme mes këtyre klubeve.

Elbasani pritet të bëjë një reagim më të fortë dhe kjo padiskutim edhe falë deklaratave që vijnë nga Shkodra, të cilët në njëfarë mënyre kanë provokuar disi edhe ambientin elbasanas, që synon t’i bëjë një dhuratë të bukur vetes së vet dhe po kaq të hidhur kampit kuqeblu. Në këtë kontekst, edhe deklaratat reaguese nga Elbasani janë po kaq sinjifikative sa ata të shkodranëve. Në rastin konkret, është sulmuesi elbasanas Gentian Stojku, i cili ndihet në formë të mirë dhe mendon fitoren. Stojku ka shumë mundësi të luajë si sulmues-pykë në majë të sulmit, pavarësisht se trajneri Sejdini është shpesh i paparashikueshëm dhe mund ta aktivizojë edhe në rolin e qendërmbrojtësit, ku është dëmtuar Dede.

Megjithatë, garancia që jep në këtë pjesë të skuadrës shtatlatë Kacollja e bën thuajse garant aktivizimin e Stojkut në sulm, pavarësisht se lojtari vetë nuk shqetësohet për një gjë të tillë. “Të shohim se ç’do të ndodhë, pavarësisht se mua do të më pëlqente të luaj ashtu si në javët e kaluara, në vijën e parë. Jemi përgatitur shumë mirë këtë javë dhe gjërat kanë shkuar po kaq mirë. Kemi punuar të qetë dhe shpresojmë që frytet e kësaj pune t’i marrim ditën e diel. Ndeshja luhet në Elbasan dhe jo në Shkodër dhe kuqeblutë, pavarësisht respektit që ne kemi për ta si skuadër e vendit të parë, duhet të jenë pak më të ndërgjegjshëm për vështirësitë që do të kenë në këtë takim. Shpresojmë që pas kësaj ndeshjeje kuqeblutë të jenë më shumë me këmbë në tokë,” - ka thënë Stojku, i cili shprehu besimin e tij te loja e ekipit të Elbasanit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:50

Me Dedën fitoj përherë një trofe”
5 Prill Elvin Beqiri: Sa herë më ka drejtuar ka qenë një sukses. Ok me Tiranën në “Qemal Stafa”



Elvin Beqiri i beson shifrave. Sidomos ato që thonë se, sa herë që ka pasur trajner Dervish Haxhiosmanoviccin te Vllaznia ka fituar një trofe. Ka ndodhur fillimisht në vitin 2001, kohë në të cilën, ai një sulmues race me ekipin e të rinjve, kaloi në qendër të mbrojtjes. Në atë rast Beqiri ka ngritur bashkë me trajnerin malazias trofeun e kampionit kombëtar. Rasti i dytë ishte ai i vjetshmi kur dyshja arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë, pikërisht kundër Tiranës. “Më sjell fat, është një trajner që ka bërë shumë për karrierën time si futbollist. Më ka ndihmuar sidomos në fillimet e karrierës sime”, thotë Beqiri, i cili është i bindur se do ta ruajë rekordin e trofeve të fituara me Dedën, sa herë që të dy janë bashkë te Vllaznia. “Besoj se do të fitoj diccka edhe këtë sezon. Jemi në luftë për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Synimi është që t’I fitojmë të dyja”, thotë njëri prej mbrojtësve vendimtar të kampionatit shqiptar.

“Loro Boricci”- Ka një arsye pse Elvin Beqiri, nuk i trembet ndeshjes së nesërme që do të luhet kundër Elbasanit në fushën e kësaj të fundit. Mbrojtësi është i ndërgjegjshëm se kundërshtari është veccanërisht i vështirë, por ai këmbëngul se Vllaznia më e mirë është ajo e transfertës. “Ccuditërisht kemi qenë të bllokuar në ndeshjet në stadiumin tonë. Zakonisht tifozët janë shumë kërkues në Shkodër ndaj skuadrës dhe kur gjërat marrin për keq edhe fishkëllehesh. Në këtë rast gjërat bëhen më të vështira për skuadrën, lojtarët nisin e bëhen nervozë dhe skuadra e ka të vështirë në lojën e vet. Nga ana tjetër në transfertë nuk e kemi këtë lloj presioni dhe ekipi shprehet më lirshëm”, thotë Beqiri. Në këtë aspect, mbrojtësi i Vllaznisë nuk i trembet as një ndeshjeje të drejtpërdrejtë për titullin në “Qemal Stafa” kundër Tiranës. “Për ne do të jetë pothuajse e njëjta gjë. Nuk do ta vuajmë faktorin fushë, nëse të dy skuadrat do të jenë ende në luftë për titullin në ndeshjen e fundit, Vllaznia do t’I dijë ti luajë sicc duhet të gjitha shanset për të fituar kampionatin”, përfundoi mbrojtësi kuqeblu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:51

Sejdini nxjerr Vllazninë jashtë loje: Duhen pikë
5 Prill Elbasani/ “Nuk mund të biem nga kategoria, fitore duke filluar me shkodranët”



Trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini, në një prononcim për mediat ka deklaruar se verdheblutë nuk duhet të kenë frikë nga kryesuesit. Në deklaratën e tij, Sejdini kërkon të mbajë gjallë shpresat e tifozërisë vendase, për mbijetesën e padiskutueshme të ekipit të tyre të zemrës në superligë. “Askush nuk duhet ta çojë ndërmend rënien edhe pse pozitat aktuale të ekipi janë ndërlikuar së tepërmi në renditje. Për trajnerin e Elbasanit, periudha e dështimeve ka përfunduar dhe ka ardhur koha që Elbasani të luajë për rezultate të mira, të cilat do t’i garantojnë largimin nga zona e ftohtë”. Sejdini nuk i mohon vështirësitë e shtuara së fundi për Elbasanin, sikurse janë dëmtimet e rënda të disa prej titullarëve, por edhe probleme të tjera, që për një sy të pavëmendshëm duken të parëndësishme. Megjithatë, trajneri me eksperiencë të gjatë, profesionalizmi i të cilit nuk mund të vihet në dyshim, kërkon të ringjallë besimin dhe optimizmin e munguar prej kohësh në kampin elbasanas. Ai e pranon që në ndeshjen me Vllazninë ekipi ka mungesa të shumta, por nuk ngurron të shprehë hapur besimin që ka te futbollistët e stolit, që në sfidën e të dielës do ta nisin lojën si titullarë. “Edhe me formacion emergjence jam i bindur, që skuadra do të arrijë të shprehet mjaft mirë në fushë dhe do t’i kënaqë tifozët në këtë ndeshje. Luajmë përballë një ekipi të madh, që me meritë kryeson, por nevoja për pikët do ta bëjë Elbasanin të papërmbajtshëm ndaj shkodranëve. Duke e vlerësuar me seriozitet maksimal këtë ndeshje dhe të tjerat që e pasojnë jam i bindur, se skuadra nuk do ta mbyllë kampionatin në zonën e rrezikëshme”, përfundon komentin e tij trajneri Sejdini.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 05 Apr 2009 , 01:53

Deda “përshëndet” Hanin: Fat, që nuk aktivizoi shkodranët
5 Prill

Edhe pse periudha dy javore e ndërprerjes së kampionatit është shoqëruar me probleme nga më të ndryshmet, 24 orë përpara takimit me Elbasanit, ballafaqim ky që konsiderohet si një nga sfidat më të rëndësishme të këtij fund kampionati, situata tek kampi shkodran është krejt e normalizuar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar më së miri edhe seanca e djeshme stervitore, në minutat e së cilës është vënë re se skuadra është e kompletuar në të gjitha repartet e saj. Natyrisht këtu bën përjashtim kroati Marko Bashiç, i cili për arsye të plotësimit të tre kartonëve të verdhë do t’i duhet të qëndrojë pushim, pasi është skualifikuar nga Komisioni i Dispilinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Në seancën stervitore të pasdites së djeshme, e zhvilluar në fushën sportive të Shtojit dhe që u ndoq nga një numër i madh tifozësh shkodranë, grupit kuqeblu i është bashkuar edhe dyshja e Kombëtares, Elvin Beqiri dhe Xhevahir Sukaj. Ardhja e tyre është pritur me interes të veçantë, qoftë nga kolegët e tyre futbollistë dhe sidomos nga stafi teknik, i cili menjëherë ka filluar nga puna për ndërtimin e formacionit anti-Elbasan. Në kontaktin e parë të prezencës së tyre me skuadrën, natyrisht që tema kryesore ka qënë ajo e ndeshjeve të përfaqësueses së Shqipërisë, e cila këtë radhë nuk ka pasur shumë “aromë Shkodre”. Mungesa totale e vemendjes ndaj sulmuesit Sukaj, por edhe indiferenca ndaj Elvin Beqirit, me atë aktivizim tepër të pjesshëm dhe aq më tepër në vendin e tij të zakonshëm është komentuar jo pak në mjedisin shkodranë, duke shfaqur hapur një farë pakënaqësie të drejtpërdrejtë ndaj teknikut hollandez Ari Han. E megjithatë, duke mos u larguar nga kjo temë, mosaktivizimi i dy futbollistëve titullarë të Vllaznisë në formacionin e kombëtares është konsideruar si pozitiv nga drejtuesit shkodranë, pasi do të ketë mundësinë e një shërbimi më cilësor nga dy futbollistët e saj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kuqeblu, për ndeshjen e vështirë ndaj Elbasanit. “Unë e vlerësoj jo pak një gjë të tillë, pasi në fakt kur u larguan, si çdo trajner tjetër edhe unë jetoja me frikën se mos dëmtoheshin, apo konsumoheshin nga ana fizike, siç ndodh rëndom në të tilla raste”, thotë tekniku Dervish Haxhiosmanoviç. Por lajmi i mirë për kampin kuqeblu, nuk është vetëm rikthimi në gjendjen të mirë i dyshes së Kombëtares Beqiri dhe Sukaj, por edhe përmirësimi i ndjeshëm i asaj pjese të titullarëve, që kanë qenë të dëmtuar. Dhe në këtë aspekt, Deda ndjehet shumë i qetë, kur thotë se e gjithë skuadra është gati, për sa i përket aspektit fizik. Duke përfshirë këtu edhe Sinanin, të konfirmuar që prej së shtunës së kaluar, kur në miqësoren me Adën tregoi se ka lënë gjithçka prapa, jo vetëm me dy golat e shënuar, por edhe me gjendjen shumë të mirë fizike, të njëjtën gjë ai shpreh edhe për Belishën e Boadunë, kryesisht që kanë pasur problemet më të mëdha, si dhe për Smjalin, Doçin e ndonjë tjetër. “Kjo situatë e normalizuar më bën të ndjehem me të vertetë i qetë në drejtim të gatishmërisë së titullarëve, ndërkohë që tanimë po përcaktojmë edhe variantet më të mira, se ku dhe si do t’i vendosim këta futbollistë në fushën e lojës ditën e dielë”, nënvizon Haxhiosmanoviç.

gert-shkodrani
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Mon, 30 Mar 2009 , 16:30
Location: SHKODER
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by gert-shkodrani » Sun, 05 Apr 2009 , 09:36

fpjalmi wrote:Sejdini nxjerr Vllazninë jashtë loje: Duhen pikë
5 Prill Elbasani/ “Nuk mund të biem nga kategoria, fitore duke filluar me shkodranët”



Trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini, në një prononcim për mediat ka deklaruar se verdheblutë nuk duhet të kenë frikë nga kryesuesit. Në deklaratën e tij, Sejdini kërkon të mbajë gjallë shpresat e tifozërisë vendase, për mbijetesën e padiskutueshme të ekipit të tyre të zemrës në superligë. “Askush nuk duhet ta çojë ndërmend rënien edhe pse pozitat aktuale të ekipi janë ndërlikuar së tepërmi në renditje. Për trajnerin e Elbasanit, periudha e dështimeve ka përfunduar dhe ka ardhur koha që Elbasani të luajë për rezultate të mira, të cilat do t’i garantojnë largimin nga zona e ftohtë”. Sejdini nuk i mohon vështirësitë e shtuara së fundi për Elbasanin, sikurse janë dëmtimet e rënda të disa prej titullarëve, por edhe probleme të tjera, që për një sy të pavëmendshëm duken të parëndësishme. Megjithatë, trajneri me eksperiencë të gjatë, profesionalizmi i të cilit nuk mund të vihet në dyshim, kërkon të ringjallë besimin dhe optimizmin e munguar prej kohësh në kampin elbasanas. Ai e pranon që në ndeshjen me Vllazninë ekipi ka mungesa të shumta, por nuk ngurron të shprehë hapur besimin që ka te futbollistët e stolit, që në sfidën e të dielës do ta nisin lojën si titullarë. “Edhe me formacion emergjence jam i bindur, që skuadra do të arrijë të shprehet mjaft mirë në fushë dhe do t’i kënaqë tifozët në këtë ndeshje. Luajmë përballë një ekipi të madh, që me meritë kryeson, por nevoja për pikët do ta bëjë Elbasanin të papërmbajtshëm ndaj shkodranëve. Duke e vlerësuar me seriozitet maksimal këtë ndeshje dhe të tjerat që e pasojnë jam i bindur, se skuadra nuk do ta mbyllë kampionatin në zonën e rrezikëshme”, përfundon komentin e tij trajneri Sejdini.
“Nuk mund të biem nga kategoria, fitore duke filluar me shkodranët” /// n.q.s. doni mas me ra nga kategoria duhet me fillu me fitu qe nga java tjeter se sot keni me u mujt keq prej nesh :P :P :P
TIFOZ I ZJARRT KUQ E BLU
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 07 Apr 2009 , 01:21

Vllaznia ruan kreun, por duke fundosur Elbasanin


Autori: editor
Data: 06/04/2009
Version Print


Nga Elbasani, Ervin SINA



Elbasani ? Vllaznia 1?4

Shënues: Sinani 18?, 61?, Sukaj 72?, 88?, Ahmataj 82?



Elbasani: Bërdufi, Mehmetaj (Abazaj 78?), Karçev, Vrapi, Ahmataj, Hallaçi, Meglenski (Hyshmeri 58?), Gava, Pema (Qorri 46?), Xhafa, Stojku. Trajner: F.Sejdini.

Vllaznia: Grima, Smajli, Beqiri, Shtubina, Doci (Lici 35?), Nallbani, Osja, Belisha, Boadu (Pantiç 68?), Dhëmbi (Sukaj 55?), Sinani. Trajner: D.Haxhiosmanoviç.

Gjyqtarë: A.Janku (Tiranë), A.Guçe, D.Korreshi (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Karçev, Doçi



“Radiografia”

2?? Smajli provon me të majtën e tij, por topi përfundon jashtë.

18?? Sinani vepron mirë në të majtë të sulmit, futet drejt qendrës dhe nga 25 metra shkarkon të djathtën e tij, pasi prek shtyllën pingule e përfundon në rrjetë. 0?1 për Vllazninë.

20?? Hallaçi provon nga 30 metra dhe pret në dy kohë Grima.

30?? Pas një goditjeje këndi, është Beqiri, që godet me kokë, por jashtë.

39?? Tjetër tentativë e Ahmatajt nga 30 metra dhe Grima në vështirësi largon topin.

42?? Belisha nga këndi, kros i tij dhe është Beqiri edhe një herë tjetër me kokë që godet, por Bërdufi kësaj radhe është i saktë.

45?? Meglenski jep një top për Xhafën, që godet me kokë, por topi devijohet më parë nga Beqiri dhe përfundon jashtë.

53?? Nallbani tenton nga distanca, duke gjuajtur mjaft fort dhe topi për pak del jashtë.

59?? Krosim i Qorrit, por gjuajtja e Mehmetajt me kokë përfundon në duart e Grimës.

60?? Pas një rrëmuje në zonë, është një gjuajtje e Qorrit, por Grima edhe një herë tjetër tregon klasin e tij.

61?? Hallaçi kthen topin prapa, duke mos u marë vesh me shokët e skuadrës, në këtë moment përfiton Sinani, i cili me një qetësi të madhe shënon. 0-2 për Vllazninë.

64?? Hyshmeri provon të shënojë nga larg porte, por topi del jashtë.

72?? Pantiç nga e djathta kalon shumë mirë në fundore, pasim i tij në qendër për Sukajn, që fluturimithi në mënyrë të shkëlqyer realizon. 0-3 për Vllazninë.

77?? Sinani ka mundësi të shënojë në dy raste golin e katërt, por Bërdufi pret mirë.

82?? Vrapi nga këndi kroson në zonë, Ahmataj kërcen me kokë dhe topi përplaset në traversë hyn në rrjetë. Elbasani ngushton në 1-3. 84?? Pasim i Stojkut për Ahmatajn, që brenda zonës realizon, por më parë është anësori Guçe që anulon këtë gol. Protesta të Elbasanit. 88?? Kombinim mes Sinanit e Sukajt, ky i fundit kalon Vrapin dhe Hyshmerin dhe i vetëm më Bërdufin shënon. 1-4 për Vllazninë.





Komenti

Skuadra e Vllaznisë ka shkatërruar ekipin e Elbasanit, për më tepër kjo gjë i ka kushtuar shumë verdhebluve, të cilët kanë mbetur tani edhe pa trajnerin Faruk Sejdini, i cili ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Kjo ka qenë sinteza e ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, luajtur në “Ruzhdi Bizhuta”, e cila ka pasur një fat të tmerrshëm për vendësit dhe më se të lumtur për ekipin mik, i cili ndryshe nga ndeshja e fazës së dytë, ka dalë fitimtar në këtë fushë. Në fakt, Elbasani ka konfirmuar edhe një herë momentin e krizës së thellë që po përjeton ekipi, duke mos fituar që nga data 31 janar në kampionat. Kësaj radhe disfata ka qenë e rëndë, aq e rëndë sa që kryebashkiaku Sejdini e ka përjetuar ashtu si të gjithë elbasanasit e tjerë shumë rëndë këtë humbje. Skuadra e ka të vështirë të reagojë, problemet tani në skuadër janë edhe më të mëdha, kalendari bëhet edhe më i egër dhe si rrjedhojë liga e parë ose të paktën “play-out”?i është një realitet që duhet të merret në konsiderate. Përpos të gjitha situatave, rezultati nuk iu përgjigj lojës, sepse takimi ishte në shumë momente i ekuilibruar, pse jo në favor të skuadrës elbasanase. Gjithsesi, Vllaznia nuk vodhi asgjë, madje tregoi profesionalizëm në fushën e lojës, ruajti qetësinë dhe shfrytëzoi në maksimum kualitetet, sidomos të sulmuesve Sinani e Sukaj, që nxorën nga situata skuadrën, ashtu si dhe Grima, disa herë shpëtimtar me pritjet e tij.

Në fund miqtë merituan duartrokitjet e publikut vendës, në një ndeshje shumë korrekte në fushën e lojës. Përfundimisht, një rezultat turpërues për verdheblutë, të cilin trajneri Sejdini nuk e pranon, duke dhënë dorëheqjen dhe duke e futur edhe më shumë më krizë skuadrën, ndërsa Vllaznia nuk i ndahet Tiranës.



Deklarojnë:

Faruk Sejdini, trajner i Elbasanit: “Kjo humbje e thellon edhe më shumë krizën e skuadrës. Rezultat i papritur, të paktën në adresën e golave që nuk e prisnim. Mendoj ta ndërpres këtu punën me skuadrën, për t’i hapur rrugë ndoshta përmirësimit të situatës. Duke qenë se nuk ka vend për largime lojtarësh, pasi jemi në pikun e sezonit, mendova të iki vetë, pasi ndoshta kështu do t’i bëhet mirë ekipit. Falënderoj mediat për bashkëpunimin, pavarësisht ndonjë problemi dhe sportdashësit elbasanas, të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk munda ta nxjerr skuadrën nga kjo situatë. Dorëheqja ime është e parevokueshme. Disa hallka duhet të lëvizin në skuadër. Nuk është momenti që unë të shpërndaj përgjegjësi, por mendoj se skuadra është kompozuar keq që në fillim të janarit, pasi unë kisha në skuadër 6 mbrojtës dhe 6 sulmues dhe aspak mesfushorë. Unë nuk mund të akuzoj lojtarët për ndonjë puç.”

Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë: “Jam i kënaqur nga kjo fitore. Kemi nevojë për përmirësime gjithsesi. Them kështu, pasi nuk duhet ta vëmë asnjëherë në pikëpyetje rezultatin. Edhe kaq është mirë në adresë të golave, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë. S’e di ku çalon ekipi i Elbasanit, i cili me sa pashë, ka lojtarë shumë të mirë. Për sa i takon Sukajt, çdo lojtar e di vetë se si sillet dhe si gëzon në fushën e lojës, ndërsa zgjedhjet se kush luan dhe kush jo, i bëj vetën unë.”



Të veçanta:

? Ndeshja është ndjekur nga gati 3 mijë tifozë.

? Kryebashkiaku Sejdini ka zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, por nuk e ka bindur trajnerin Sejdini të qëndrojë.

? Trajneri Sejdini në të parin rast në karrierën e tij drejton një skuadër në kaq shumë javë pa fituar asnjë ndeshje.



Krenar Ahmeti dhunon një tifoz vendës

Nëse në fushë loja ka qenë korrekte, jo e tillë ka qenë tribuna, ku është regjistruar një incident aspak i hijshëm. Protagonist është bërë Krenar Ahmeti, shefi i rendit në Elbasan, i cili pasi është përplasur me një tifoz vendës, me të cilin madje ka pasur dhe një kontakt fizik, është gjendur nën përballjen me kryebashkiakun Qazim Sejdini. “Ju nuk mund të godisni qytetarët elbasanas, kjo është e patolerueshme,” - ka qenë shprehja e irritimit të pamasë të Qazim Sejdinit, mjaft i revoltuar gjatë kësaj përballjeje, por edhe në pjesën e dytë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 07 Apr 2009 , 01:23

Sinani e Sukaj, ‘show’
dhe shkarkojnë ‘Xhaxhin’
Kuqeblutë ruajnë kreun, verdheblutë zhyten në krizë
Vllaznia shkatërron 4-1 Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta”

Elbasani nuk ka
mundur të marrë
dot pikët e plota në
takimin e zhvilluar në “Ruzhdi
Bizhuta”, me pretendenten
kryesore për titullin kampion,
Vllazninë. Kjo ndeshje
ka konfirmuar më së miri edhe
njëherë tjetër, gjendjen jo të
mirë, në të cilën ndodhet ekipi
verdheblu. Humbja e pësuar
brenda në shtëpi i ka
kushtuar “kokën” trajnerit
Faruk Sejdini, i cili nuk arriti
të shijonte qoftë edhe një fitore
në krye të pankinës Elbasanase.
Menjëherë pas përfundimit
të takimit, “Xhaxhi” që
i drejtoi verdheblutë për shtatë
javë, ka dhënë dorëheqjen,
që sipas tij, vjen nga rezultatet
e njëpasnjëshme negative dhe
është e parevokueshme. Tashmë
verdhebluve u shtohen
hallet, pasi mbeten edhe pa
trajner. Në fillim të ndeshjes
Elbasani-Vllaznia nuk është
kuptuar se përse mbrojtësi i
krahut të djathtë, Ardit Beqiri,
nuk figuronte në formacion,
apo në stolin e rezervave. Duhet
theksuar se, pavarësisht
nga rezultati i fiksuar, verdheblutë
luajtën mirë. Gjatë
gjithë kohës ata kërkonin me
insistim golin e avantazhit,
por shkodranët dolën të parët
në avantazh me gol të shënuar
nga Vioresin Sinani. Ka
qenë pikërisht minuta e 16-të,
ku pas një topi të marrë nga
mesfusha, Sinani do të lëshojë
një predhë nga jashtë zone, që
do të përplaset në shtyllë dhe
do të përfundojë në rrjetën e
mbrojtur nga i riu Parid Bërdufi.
Më pas loja do të bëhej
edhe më interesante, teksa verdheblutë
sulmojnë me forca të
shumta, por pa arritur të
shënojnë dhe të barazojnë rezultatin.
Rastet e humbura
nga sulmi elbasanas bëjnë që
të dyja skuadrat t’u drejtohen
dhomave të zhveshjes me rezultatin
në favor të ekipit të
Vllaznisë. Në pjesën e dytë,
trajneri Faruk Sejdini do të
bëjë zëvendësime në sulm, por
pa arritur ta gjejë mënyrën e
duhur, për t’iu shmangur
humbjes. Do të jetë minua e
61-të, ku përsëri Sinani do të
dyfishojë shifrat pas një topi
të kthyer nga mesfusha e Elbasanit.
Dhe këtu do të shuheshin
edhe shpresat për
ekipin verdheblu, që në minu-
ALDI KOZARIA
tat në vijim jo vetëm që nuk
barazoi, por pësoni edhe gola
të tjerë. Në këtë takim do të
kishte vend edhe për një dopietë
tjetër, me autor Sukajn të
futur në pjesën e dytë. Në
minutën e 73-të do të finalizojë
bukur duke fundosur verdheblutë,
ndërsa në të 81’-tën
do të jenë këta të fundit, ku me
anë të kapitenit Ahmataj, që
kërcen mbi të gjithë, duke e
bërë Grimën të nxjerrë topin
nga rrjeta. Dy minuta më pas
janë elbasanasit, që kontestojnë
një moment të dyshimtë
të anulimit të golit të Ahmatajt
nga anësori Guçe në një aksion,
që ishte i dyshimtë. Në
fund Sukaj do të mendonte për
shpartallimin total të Elbasanit,
pas një kombinimi të
bukur me Sinanin, gjuan dhe
vulos rezultatin. Kështu i
gjithë takimi përfundoi me rezultatin
1-4 për Vllazninë, që
i thellon krizën verdhebluve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 07 Apr 2009 , 01:26

Sukaj nuk feston
së bashku me ekipin
Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj,
në momentin e shënimit të golit të tretë,
nuk ka festuar së bashku me skuadrën e
tij, për shkak se nuk u aktivizua që në fillim
të ndeshjes. Lojtari hyri në fushën e lojës
në minutën e 53-të të takimit. Në lidhje me
këtë fakt, tekniku i pankinës shkodrane,
Dervish Haxhiosmonoviç, u shpreh: “Përsa
i takon Sukajt, çdo lojtar e di vetë sesi
sillet në fushën e lojës, ndërsa zgjedhjet se
kush luan dhe kush jo, i bëj vetën unë”, ka
përfunduar “Deda”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 07 Apr 2009 , 01:28

DEDA” NË DELIR
“Jam i kënaqur nga kjo fitore,
megjithatë kemi ende nevojë
për përmirësime. Them kështu,
pasi nuk duhet ta vëmë
asnjëherë në pikëpyetje rezultatin.
Morëm një trepikësh
që nuk ishte shumë i lehtë.
Gjithsesi nuk e di se ku çalon
ekipi i Elbasanit, që mesa pashë
në fushë kishte lojtarë
shumë të mirë”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 07 Apr 2009 , 01:37

Shkodranët “dhunojnë” “Ruzhdi Bizhutën”



7 Prill Elbasani sërish ka dështuar, por humbja e fundit është më e thella që ai ka pësuar në fushën e tij, gjatë pjesmarrjes në kategorinë e më të mirëve. Madje një humbje kaq e thëllë ka ardhur atëherë kur ekipi verdheblu ka nevojë më shumë se kurrë për të fituar jo vetëm një pikë, por për të marrë maksimumin e mundshëm në çdo ndeshje, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën. Por rezultatet e vazhdueshme negative të këtij viti do të mbahen mënd gjatë, pasi ato kanë qenë bashkëudhëtare të një ekipi të përbërë me emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe gjatë një periudhe kur futbollistët e Elbasnit rezultojnë të jenë ndër më të paguarit e superligës shqiptare. Por ajo që i ka bërë të trishtohen jashtëzakonisht të gjithë është fakti, që pas humbjes së fundit në fushën e tij, Elbasani nuk ka humbur vetëm trajnerin Faruk Sejdini, i cili për herë të parë në karrierën e tij në këtë detyrë afro dy mujore nuk arrin asnjë fitore, por gjendja tepër kritike dhe kriza e thellë që i ka mbërthyer keqas verdheblutë. Dështimet e njëpasnjëshme të Elbasanit janë bërë si orteqet e pandalshme, të cilat shkaktojnë jo vetëm viktima dhe panik, por po bëhen tmerruese dhe po shuajnë shpresat për mbijetese të verdhebluve. Megjithatë, në qytetin e Elbasanit askush nuk do ta besojë që ekipi i tyre i zemrës ndodhet në “ditë të hallit”. Nëse kushdo tjetër i sheh verdheblutë gati në largim nga superliga, elbasanasit besojnë te mrekullia që mund të bëjnë në këto ditë të vështira. E ardhmja duket e vështirë, pasi ndeshjen e rradhës Elbasani do ta luajë në transfertë me kryesuesit e Tiranës. Nëse ky ekip nuk tregoi asgjë nga vlerat e tij më të mira me Vllazninë, e cila me fitoren 4-1 në “Ruzhdi Bizhuta” e shkatërroi kalanë e Sejdinit, falë dopietës së Sinanit dhe Sukajt, kjo nuk do të thotë se kështu mund ta pësojë edhe në ndeshjet e ardhshme. Dorëheqja e Sejdinit mund të shfaqë një fytyrë tjetër të këtij grupi, i cili deri tani vetëm shpërblehet pa treguar asgjë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 14:49

Vllaznia e kënaqur: Fitore me shumë vlera!

Shkodranët kanë arritur të mbajnë ritmin me Tiranën, por duhet akoma edhe në ndeshjet pas

Të gjithë e kanë menduar një ndeshje shumë të vështirë atë që do luhej ditën e diel në “Ruzhdi Bizhuta”. Fakti që të dyja skuadrat, si Elbasani, ashtu edhe Vllaznia, e donin me çdo kusht fitoren, e bënte edhe më intrigues këtë takim. Megjithatë, në fushën e lojës kemi parë tjetër gjë.

Shkodranët janë treguar liderë të vërtetë, teksa e kanë kontrolluar vazhdimisht lojën, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim fitoren. Ajo në fund të 90 minutave ka qenë madje e thellë, por në kampin shkodran nuk duan t’i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti.

Pjesëtarë të tij thonë se e rëndësishme ishte që Vllaznia nuk bëri hap të gabuar, i cili nëse do të ndodhte, do kishte pasur pasoja shumë të mëdha, sepse, siç u pa, dy rivalet e tjera, Tirana e Dinamo, nuk gabuan në ndeshjet e tyre. Për trajnerin Dervish Haxhiosmanoviç, kjo ka rëndësi, pikët më shumë se asgjë tjetër. “E dominuam ndeshjen në të gjitha drejtimet dhe patëm epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit. Kjo tregon se skuadra jonë ka forca për të fituar ndaj çdolloj kundërshtari.

Kjo më bën të ndihem mirë,” ka thënë trajneri malazez pas ndeshjes. Por megjithëse ka fituar dhe merita është e gjithë ekipit, duhet thënë se edhe stafi ka meritën e tij, pavarësisht faktit se ndonjë futbollist ka pasur pakënaqësi sa i takon lënies jashtë formacionit dhe kështu ka ndodhur me Licin e Sukajn.

Por “Deda”, duke iu referuar këtij të fundit, që nuk festoi aspak në rastin e shënimit të golit të tretë, ka thënë: “Për sa i takon lënies në stol të disa futbollistëve, mes të cilëve edhe Sukaj, mendoj se këto nuk kanë të bëjnë me qejfmbetjet, por janë strategji të miat si trajner. Për mua, nuk ka rëndësi nëse një futbollist mërzitet kur qëndron në stol, por që ai të japë maksimumin për skuadrën kur t’i kërkohet të hyjë në fushën e lojës.

Mendoj se jam duke e bërë mirë punën time dhe ashtu kërkoj ta bëjnë edhe futbollistët, sepse ne të gjithë për këtë paguhemi.” Në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me një çështje, por nuk ka qenë kështu. Haxhiosmanoviç ua ka shpjeguar herë pas here lojtarëve se do luajë ai që ka formën më të mirë dhe që zbaton ashtu siç duhet detyrat taktike që do t’u caktojë. Nëse këtë radhë Lici e Sukaj u mendua të ishin rezervë, kjo ishte zgjedhja e trajnerit, por secili prej tyre e dha sërish kontributin e vet.

I pari u fut shpejt në fushë pas dëmtimit të Doçit, ndërsa i dyti u bë protagonist me dy golat që shënoi. Të mos harrojmë se, nëse Sukaj do të ishte në fushë, në stol do të kishte qëndruar Dhëmbi, një tjetër lojtar që është blerë për të qenë titullar. Ashtu siç është duke qëndruar në stol edhe Kaçi, i cili njihet nga të gjithë për vlerat e tij.

Ashtu siç qëndroi në stol edhe blerja e janarit, kroati Plantiç, i cili në Elbasan u fut në fushë në pjesën e dytë dhe e ka bërë më së miri detyrën e tij. Vërtet ai është marrë për mbrojtës, por në këtë takim luajti në vend të Boadusë në krahun e djathtë të mesfushës dhe dy kroset e tij sollën edhe golin e tretë dhe të katërt të Vllaznisë në këtë ndeshje. Kjo do të thotë se edhe ai kërkon një vend në formacion, por jo të gjithë do të luajnë. Rëndësi ka fakti që Vllaznia nuk gaboi në Elbasan dhe tashmë ka një ndeshje më pak në garën drejt titullit kampion.

Beqiri Plantiç, shkëlqimi në “Ruzhdi Bizhuta”

Kanë shënuar nga dy gola secili dhe janë vërtet protagonistë të rëndësishëm në fitoren me Elbasanin, prandaj dhe meritojnë vlerësime për formën e tyre. Vioresin Sinani dhe Xhevahir Sukaj e kanë bërë mirë detyrën e tyre si sulmues, por janë dy futbollistë të tjerë që kanë spikatur në këtë ndeshje. Bëhet fjalë për Elvin Beqirin dhe Mirko Plantiç. I pari ka qenë një lider i vërtetë në prapavijë, por protagonist edhe me daljet e tij të herëpashershme në goditjet standarde te porta kundërshtare.

Nuk ka gabuar asnjëherë në këtë ndeshje, teksa ka qenë perfekt në çdo drejtim. Por surpriza e vërtetë ka qenë kroati Plantiç. I ardhur në merkaton e janarit si përforcim për mbrojtjen, ai ka luajtur shumë pak deri tani. Në Elbasan ka hyrë në fushë në pjesën e dytë dhe ka bërë gjithçka mirë.

Duke treguar se ka luajtur me sukses në karrierën e tij edhe si mesfushor dhe këtë e provoi më së miri në ndeshjen e fundit. Goli i tretë dhe i katërt kanë ardhur nga këmbët e tij. Kjo do të thotë se me problemet që ka shfaqur Boadu në ndeshjet e fundit, ai tashmë ka një rival të fortë për një vend në formacion në takimin e radhës me Partizanin.

Ndaj Partizanit mungon Doçi i skualifikuar

Pritet të jetë mungesa e vetme për ndeshjen e radhës me Partizanin. Edmond Doçi, përveçse është dëmtuar në ndeshjen me Elbasanin, ka marrë edhe një karton të verdhë, i cili ka qenë i treti për të dhe rrjedhimisht është i skualifikuar për ndeshjen e radhës. Interesant është fakti se ky lojtar pëlqehet shumë nga trajneri Haxhiosmanoviç, mbi të gjitha sepse është shumë i qartë në zbatimin e detyrave taktike që i ngarkohen.

Zëvendësimi i tij nuk është se do të sjellë ndonjë problem, sepse në fakt te skuadra shkodrane konkurrenca është e madhe. Kështu, si mbrojtës i majtë mund të luajë sërish Lici, por ndoshta edhe Belisha, i cili nuk do ketë më punë në qendër të mbrojtjes, ngaqë vjen nga skualifikimi Bashiç. Do të ketë dilemë edhe për aktivizimin e Dhëmbit apo Sukajt në vijën e parë. Të gjitha këto janë çështje të stafit drejtues, i cili me siguri që do dijë të gjejë zgjidhjet e duhura.

Gjergj Kola Sporti Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 19:09

Sot nis java anti-Partizan
Ekipi shkodran e ka bërë pushim dje, pasi trajneri Dervish Haxhiosmanoviç ka menduar të çlodhë
lojtarët, pas asaj fitoreje në Elbasan. Megjithatë, nga sot e tutje do të nisin përgatitjet për
ndeshjen e radhës me Partizanin në “Loro Boriçi. Kjo javë kërkohet të shfrytëzohet në maksimum
nga stafi teknik i kuqebluve, për të bërë riparime pikërisht në ato vende ku dhe ekipi ka më
shumë nevojë. Stërvitja e sotme do të zhvillohet në fushën e Shtojit, ku pritet të jenë në dispozicion
të “Dedës” të gjithë futbollistët. Për fat të mirë, ndeshja me Elbasanin nuk la asnjë pasojë te
lojtarët kuqeblu, që kanë vuajtur më parë nga dëmtimet.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 19:19

Patushi: Vllazni, bëhu gati! (uhhhhh)

Mesfushori energjik i Tiranës, Sajmir Patushi, lëshon një kushtrim nga kampi bardheblu për shkodranët, duke shtuar që rivalët të bëhen gati për përplasjet e mëdha. Sipas matjanit, ora e së vërtetës po afron dhe në këtë periudhë vendimtare për fatet e titullit, Tirana është më e motivuar se kurrë për të treguar vlerat e saj të vërteta dhe se është pa dyshim ekipi më i mirë në Superiore.“Kundërshtarët të bëhen gati. Vllaznia të bëhet gati e të na presë! E mërkura po vjen. Është një ndeshje shumë domethënëse në çdo pikëpamje. Në Vlorë ne dhamë prova se kush jemi. Do të japim më shumë prova në përballjen e së mërkurës së ardhshme ndaj Vllaznisë, një rivale jona në të dyja kompeticionet. Por kam besim të madh se ne do të fitojmë brenda në Shkodër. Jemi më lart dhe do ta tregojmë në fushën e lojës këtë. Patushi ndërkohë, ka dhënë prova se di të fitojë trofe. Është këtu te Tirana për të fituar dhe me Tiranën ka fituar gjithmonë”, tha mesfushori bardheblu, që në shumicën e ndeshjeve të këtij viti ka luajtur titullar. Kthimi i tij në merkaton e janarit nuk bëri shumë bujë, por fakti që skuadra ka pasur sukses të rëndësishëm gjatë këtij viti tregon se Patushi ka qenë një blerje e studiuar dhe me rendiment, çka po e tregon fusha. Prania e tij në formacion është një garanci psikologjike për grupin, sidomos në ndeshjet në transfertë. Patushi madje, ka mundur edhe të shënojë, teksa duket qartë dëshira e madhe e tij për t’i shënuar gol edhe ish-skuadrës, Vllaznisë, me të cilën doli kampion në sezonin e largët 2000-2001.



Kur flet ky m'vjen....... nejse.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Apr 2009 , 21:17

o patush te fala geri cipit
i perjashtuar

Post Reply