Page 125 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:20
by fpjalmi
Vllaznia, të gjitha “bateritë” për Elbasanin
Kuqeblutë do të kërkojnë më të mirën, pasi vetëm kështu mund të arrihet titulli kampion
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Në Shkodër, ndeshjen e kësaj të diele me Elbasanin e konsiderojnë njëlloj sikur të ishte ndeshja përcaktuese për titullin kampion. Në fakt, nuk është e tillë, sepse pas saj janë për t’u luajtur edhe 7 ndeshje të tjera.
Që do të thotë se në lojë do të jenë edhe 21 pikë të tjera. Megjithatë, futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë nuk i bëjnë kështu llogaritë. E rëndësishme për ta është të mos gabohet, për të mos i dhënë shkas Tiranës të largohet dhe Dinamos t’i arrijë. Duke qenë kështu, ata pikërisht për këtë arsye, duan të mos hedhin ndonjë hap të gabuar në “Ruzhdi Bizhuta”. Vetë trajneri Haxhiosmanoviç e di mirë se çfarë duhet të kërkojë nga futbollistët e tij. Këtë gjë ua ka përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve të stërvitjes.
Dhe nuk është se ka ndonjë gjë të veçantë në këtë kërkesë: lojë të fortë dhe të rrjedhshme, ashtu siç di Vllaznia të luajë gjithnjë. Për trajnerin malazez, në fakt ky takim i radhës luhet në një fushë që ai e ka shumë për zemër.
Pikërisht në Elbasan, kur ka qenë për herë të fundit, ai ka ngritur lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ka ndodhur vjet, më saktë më 7 maj dhe që atëherë nuk i ka takuar të shkelë më në këtë qytet. Do t’i duhet ta bëjë këtë radhë sërish dhe prandaj ai mendon se mund të jetë sërish i suksesshëm. “Duhet të luajmë për fitore. Njëlloj sikur të ishte finalja e kupës së vjetshme me Tiranën. Atëherë fituam dhe duhet të fitojmë përsëri. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të ruajmë ritmin e Tiranës, pse jo të shkëputemi nëse ajo gabon.
Megjithatë, unë e kam thënë dhe e them: takimi ynë në Elbasan është më i vështirë se ai i Tiranës në Vlorë. Flamurtari është pak më mirë në renditje se Elbasani, prandaj edhe mund t’i lejohet gabimi, por kundërshtarit tonë të kësaj jave, jo. Për këtë arsye, ata do të jenë shumë të motivuar për të na mundur, ashtu siç do të jemi edhe ne për të marrë tri pikët,” ka thënë Haxhiosmanoviç.
Gjatë ditëve të fundit stafi i Vllaznisë nuk ka qenë shumë i qetë sa i takon dëmtimit të disa lojtarëve. Dikush rikuperohej dhe ndonjë tjetër dëmtohej.
Duke qenë kështu, ende nuk është shumë e qartë nëse do të jenë apo jo gjithë lojtarët në dispozicion. Kjo pasi edhe Boadu në dy ditët e fundit ka treguar disa probleme të vogla, çka e vënë në dyshim prezencën e tij në Elbasan.
Po ashtu, edhe Belisha, Smajli e ndonjë tjetër kanë pasur disa shqetësime dhe ndoshta prej gjithë këtyre stafi nuk ka qenë në gjendje të mendojë ende tamam formacionin me të cilin do të luajë të dielën. Kjo do të merret vesh, me sa duket, vetëm ditën e ndeshjes.
Atëherë kur nuk do të ketë më mundësi dhe kohë për ndryshim të gjërave. Sfida e kësaj fundjave në “Ruzhdi Bizhuta” konsiderohet shumë interesante dhe pritet të ndiqet edhe nga një numër i konsiderueshëm tifozësh shkodranë.
“Deda” nuk e njeh humbjen akoma
Takimi i së dielës në Elbasan do të jetë i pesti që trajneri Dervish Haxhiosmanoviç do të drejtojë që kur ka marrë përsipër të jetë “timonieri” i Vllaznisë. Ajo çfarë konstaton është se malazezi ende nuk e ka njohur shijen e humbjes në këto katër takime të luajtura. Ka fituar në dy prej tyre, pikërisht me Apoloninë dhe Flamurtarin dhe ka barazuar me Bylisin e Dinamon.
Me këtë të fundit në ndeshjen e kupës, që në fakt edhe ajo mund të konsiderohet e fituar, ngaqë disiplina ia ka dhënë 2 0 afrofe shkodranëve. Në këtë mënyrë, për “Dedën” gjithnjë e më tepër vërtetohet fakti se është një trajner me fat. Ai është ndër trajnerët më të suksesshëm të klubit shkodran në vite, ngaqë nën drejtimin e tij Vllaznia ka fituar një kampionat, një kupë dhe një superkupë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:22
by fpjalmi
Elbasani, për “jetë a vdekje” ndaj Vllaznisë
Verdheblutë, nëse nuk fitojnë me Vllazninë, do t’i komprometonin akoma më shumë pozitat
Ndeshja kundër skuadrës së Vllaznisë do të jetë jetike për skuadrën që drejtohet nga trajneri Faruk Sejdini. Vështirësitë e pikëve dhe kalendari aspak favorizues në këtë fund kampionati e detyrojnë këtë skuadër të luajë tani në çdo takim me synime të qarta dhe pa as më të voglin hapësirë devijimi. Të paktën kjo gjë bëhet precize nëse mendojmë se flasim për takimet brenda fushe, të cilat duhen shfrytëzuar në maksimum. Nëse skuadra nuk fiton këto ndeshje, si mund të pretendohet që më pas të fitohen ndeshje në fusha të tilla, si me Tiranën, apo edhe Lushnjën e Partizanin, që janë rivalë direktë këta të fundit? Në fakt, drejtuesit e skuadrës së Elbasanit janë shumë të shqetësuar në lidhje me situatën e pikëve, pasi skuadra ka shumë javë që po pëson vetëm rënie në klasifikim.
Drejtuesit e ekipit kanë planifikuar një mbledhje me lojtarët në lidhje me këtë takim që do të luhet kundër Vllaznisë. Synimi i drejtuesve të skuadrës është që t’i japin një dozë inkurajimi lojtarëve që po kalojnë një moment shumë të vështirë psikologjik. Situata është shumë e rënduar dhe këtë gjë e kanë treguar qartë jo vetëm fakti që atmosfera në stërvitje është shumë e zymtë, por nga ana tjetër, edhe krisja e disa marrëdhënieve mes lojtarëve dhe trajnerit e ka bërë disi edhe më të rëndë këtë situatë. Megjithatë, trajneri Sejdini, si një njohës shumë i mirë i momenteve të tilla, ka vepruar me shumë qetësi, duke i dhënë pikësëpari vetë më të mirën në stërvitje në drejtim të disiplinës dhe përcjelljes së atmosferës së ngrohtë.
Trajneri Sejdini dhe ndihmësit e tij në janë të shqetësuar jo pak për grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, ku mungojnë disa futbollistë. Shpresa e vetme është që të paktën lojtarët e tjerë që do të luajnë do të gjejnë një motivim më shumë për të treguar forcën e tyre, paçka se në fund të fundit diferencat do të bëhen edhe një herë tjetër nga lojtarët me më shumë peshë në skuadër. Nëse ata vazhdojnë të mos jenë në gjendjen e tyre më të mirë, historia do të vazhdojë të jetë e njëjtë dhe dhimbjet e Elbasanit nuk do të kenë të mbaruar edhe kësaj radhe. Pavarësisht se askush nuk e deklaron, edhe skuadra e Vllaznisë i ka trembur disi lojtarët dhe drejtuesit e Elbasanit, të cilët shohin një kundërshtar të vështirë për t’u thyer, gjë të cilën e ka pohuar edhe statistikat e viteve të fundit. Si konkluzion, është e lehtë të thuash që ndeshja kundër shkodranëve është një pikë jo pak kyçe e sezonit verdheblu.
Ndoni: Lushnja, si herën fundit në Kavajë
Lushnjarët kanë ndezur “motorët” dhe janë gati për takimin e radhës së kampionatit, ku transferta e Kavajës është mjaft domethënëse për ecurinë e ekipit. Një rezultat pozitiv, sigurisht që do t’i përmirësonte më tej pozitat e ekipit verdhejeshil, kështu që puna ka vazhduar me ritme të larta nga ana e drejtuesve teknikë të ekipit. Futbollistët nga ana e tyre gëzojnë të gjithë jo vetëm një formë të mirë fizike, por edhe emocionale. Morali i skuadrës modeste dhe debutuese këtë sezon në ligën e parë është mjaft i mirë, kjo falë ndeshjeve të fundit, ku janë arritur të merren pikë të çmuara. Synimi i të gjithë punës së të gjithë faktorëve është për këtë sezon shpëtimi i skuadrës.
Vendi i 10-të në klasifikim u jep shanse të mira verdhejeshilëve, por përpara këtë fundjavë kanë një ekip mjaft të fortë dhe me pozita të mira jo vetëm në tabelën e klasifikimit, por edhe në elementët përbërës. Lushnjarët janë ndeshur dy herë me Besën dhe në asnjë prej tyre nuk kanë fituar. Në fazën e parë lushnjarët humbin në “Roza Haxhiu”, ndërsa në fazën e dytë, marrin një pikë në Kavajë. Jo vetëm kjo, por edhe ndeshjet e tjera u japin shpresë verdhejeshilëve për një rezultat pozitiv.
“Kundërshtari dihet që është i fortë, por ne do të shkojnë në këtë transfertë të bëjmë më të mirën tonë. Pauza e kampionatit na ka bërë mirë jo vetëm për t’u rifreskuar, por edhe për të ndrequr ato aspekte ku ekipi ka çaluar. Pavarësisht situatës së disa prej titullarëve, jemi duke punuar që në ndeshjen kundër Besës të vazhdojmë paraqitjet e mira. Shpëtimi tashmë është i prekshëm dhe shokët e skuadrës janë të bindur në vlerat që kemi. Kampionati vështirësohet në çdo javë që kalon dhe ne na duhet të marrim sa më shumë pikë për të arritur objektivin. Jam i bindur se në Kavajë do të marrim rezultat pozitiv. Kundërshtarin e kemi vlerësuar maksimalisht, ai ka synimet e tij, mjaft të ndryshme nga tonat, por fusha e blertë do të tregojë se cila skuadër meriton më shumë,” - thotë prononcimin e tij mbrojtësi i djathtë i verdhejeshilëve, Laert Ndoni
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:23
by fpjalmi
Gjysmëfinalet përballin Vllazninë me Tiranën
Tirana ose Vllaznia, dy bashkëkryesuesit e deritanishëm të Kategorisë Superiore, do t’i japë fund shpresave për fitimin e Kupës, pasi shorti i gjysmëfinaleve i ka venë “pamëshirshëm” përballë njëra-tjetrës. Çifti tjetër gjysmëfinal përbehet nga fituesja e takimit Partizani-Flamurtari (8 prill 2009, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 16:00) dhe Shkumbinit, që u kualifikua pas eliminimit të Besës.
Njëra prej tyre, Tirana ose Vllaznia, dy bashkëkryesuesit e deritanishëm të Kategorisë Superiore (secila me nga 48 pikë pas 25 javësh të luajtura) dhe finalistet e edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë (të fituar nga Vllaznia 2-0 në “Ruzhdi Bizhuta”), do t’i japë fund shpresave për fitimin e Kupës, pasi shorti i gjysmëfinaleve i ka venë “pamëshirshëm” përballë njëra-tjetrës.
Nëse Tirana kaloi në gjysmëfinale falë eliminimit të Elbasanit (0-0, 0-2), Vllaznia e meritoi vendin midis katër skuadrave më të mira të Kupës, me një fitore në tavolinë (2-0) ndaj Dinamos, të dhënë si nga Komisioni i Disiplinës ashtu dhe nga ai i Apelit, pas aktivizimit të parregullt nga ana e Dinamos të ish-futbollistit të Partizanit, Elis Bakaj.
Vllaznia nga shorti doli si “gogla nr.3”, ndërsa Tirana si “gogla nr.4”, që kishte të bënte jo vetëm me përcaktimin e emrit të ekipit, por dhe fushën ku do të luhej ndeshja e parë.
Takimi i parë do të luhet në “Loro Boriçi”, më 15 prill, ndërsa ai i kthimit, dy javë më pas, më 29 prill në Tiranë. Dy takimet e tyre në kampionatin aktual janë mbyllur në barazim: 0-0 në Shkodër dhe 1-1 në Tiranë.
Çifti tjetër gjysmëfinal përbehet nga fituesja e takimit Partizani-Flamurtari (8 prill 2009, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 16:00) dhe Shkumbinit, që u kualifikua pas eliminimit të Besës.
“Gogla nr.1” ishte Partizani/Flamurtari, ndërsa “gogla nr.2” e shortit ishte Shkumbini. Sipas skemës të paracaktuar, ndeshja e parë do të luhet në Tiranë ose Vlorë (varet nga skuadra që do të kualifikohet), ndërsa ajo e kthimit në Peqin.
Partizani edhe pse nuk ka bërë një sezon të mirë në kampionat, nëse mund të kualifikohet me Flamurtarin dhe eliminojë Shkumbinin në gjysmëfinale, ka shansin të jetë finaliste dhe të sidoqë të vejë fati i Kupës ka mundësi të luajë në Ligën e Europës.
E njëjta llogari vlen edhe për Flamurtarin e Shkumbinin, pasi në finale do të jetë patjetër ose Tirana ose Vllaznia, që kryesojnë e diskutojnë midis tyre titullin kampion.
--------------------------------------------------------------------------------
PARTIZANI/FLAMURTARI
Partizani merr pjesë për herë 45-të në çerekfinale. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale kjo do të jetë hera e 32-të. Flamurtari merr pjesë për herë të 31-të në çerekfinale. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale kjo do të jetë hera e 17-të.
SHKUMBINI
Merr pjesë për herë të tretë në gjysmëfinale. Shkumbini në turin e parë eliminoi Gramozin e Ersekës (2-0, 4-0), në turin e dytë Apoloninë (0-0, 2-0) dhe në tretin Besën (1-1, 1-0).
VLLAZNIA
Merr pjesë për herë të tretë 27-të në gjysmëfinale. Vllaznia në turin e parë eliminoi Sopotin (4-0, 4-1, në turin e dytë Teutën (0-1, 3-1) dhe në tretin Dinamon (1-2, 2-0 në tavolinë).
TIRANA
Merr pjesë për herë të 30-të në gjysmëfinale. Në turin e parë eliminoi Tërbunin (1-1, 1-0), në të dytin Lushnjën (4-1, 5-0) dhe në të tretin Elbasanin (0-0, 2
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:25
by fpjalmi
Gjithçka për klubet e kampionatit shqiptar të futbollit
Vllaznia, ne Elbasan me një ushtri tifozësh
3 Prill Kjo duket të jetë sfida më vendimtare për shkodranët
Sfida me Elbasanin që do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, pritet të ndiqet nga një numër shumë i madh tifozësh nga Shkodra. Një gjë e tillë shihet qartë, nga interesimi që shfaqin vetë tifozët për këtë ndeshje, të cilët nga ana e tyre kanë filluar të bëjnë përgatitjet e nevojshme, për të bërë të mundur praninë e tyre në shkallët e stadiumit të Elbasanit, në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Por, krahas interesimeve spontane, ajo që tërheq vemendjen është fakti, se në adrseë të kubit të futbollit Vllaznia ka mbërritur kërkesa zyrtare nga ana e kryesisë së shoqatës së tifozëve kuqeblu, për të siguruar një mbështetje nga drejtruesit e klubit shkodran, për organizimin e udhëtimit në grup drejt qytetit të Elbasanit. Lajmin e bën të ditur, shefi i marketingut pranë klubit Vllaznia, Armando Lohja, i cili duke parë intersimin shumë të madh për këtë ndeshje, e krahason atë në një farë mënyre me ndeshjen finale të kupës së Shqipërisë të edicionit të kaluar, kur Vllaznia, pasi mundi Tiranan 2-0 në këtë stadium, u shpall fituese e trofeut. Sipas Lohjes, këtij interesimi kaq të madhë që po vërehet në radhët e tifozërisë shkodrane, drejtuesit e klubit po i përgjigjen me shumë seriozitet, për t’i krijuar kushtet e duhura të udhëtimit, por edhe të akomodimit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” tifozëve kuqeblu, në mënyrë që ata të jenë sa më pranë mbështetjes së skuadrës së tyre, duke kontribuar kësisoj, drejt një fitoreje tre pikëshe në këtë ndeshje. “Aktualisht, nuk mund të jap konfirmimin e saktë, se sa autobusë gratis do të arrihen të vihen në dispozicion për tifozërinë shkodrane, pasi presidenti Valter Fushaj, ai që e jep miratimin përfundimtar është në Danimarkë, duke ndjekur Kombëtaren tonë, por menjëherë sapo të kthehet, ne do të zhvillojmë një takim me kryesinë e shoqatës, për të përcaktuar gjithçka në lidhje me mënyrën se si do të operohet në këtë rast”, thotë Lohja. Një fakt i tillë nuk ka vonuar të mbërrijë edhe tek skuadra e futbollit, kur futbollistët dhe stafi i tyre teknik, natyrisht që janë entuziazmuar për intersimin dhe mbështetjen, që ato pritet të kenë në këtë ndeshje nga fansat e tyre. “Unë e vlerësoj shumë një gjë të tillë”, është shprehur tekniku Dervish Haxhiosmanoviç, i cili në fakt edhe herë të tjera, nuk ka nguruar ta cilsojë rolin e tifozërisë, si një faktor vendimtar, për ecurinë e skuadrës së tyre. Nga ana tjetër, Deda, sapo është njohur me këtë fakt, nuk ka nguruar të deklarojë një përfaqësim dinjitos të skuadrës që ai drejton për këtë ndeshje. “Ne kemi ditë që përgatitemi intensivisht për këtë ndeshje, pasi për vetë situatën që ndodhet kampionati, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne. Kështu që, me pretendimet që ka Vllaznia për të fituar titullin, për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores”, është shprehur tekniku malazez.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 09:30
by GOLDIAN
sot luhet ndeshja a????
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 12:18
by Miri
GOLDIAN wrote:sot luhet ndeshja a????
Cila ndeshje?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 16:33
by GOLDIAN
Miri wrote:GOLDIAN wrote:sot luhet ndeshja a????
Cila ndeshje?
kujtova se luhej sot me elbasanin se pash te shkrujtun 3 prill
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:17
by fpjalmi
3 prill asht data qe ka dale ne gazete gold

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:20
by fpjalmi
Tirana-Vllaznia, Nuk ka fund, do të luajnë edhe për Kupë
4 Prill Një finale e parakohshme për këtë edicion
Vllaznia – Tirana përballen në gjysmëfinale. Çifti Partizani – Flamurtari pret Shkumbinin. Finalja me njërën nga skuadrat që pretendojnë titullin.
Fati, këtë herë, duket se i ka buzëqeshur skuadrave të tjera gjysmëfinaliste të kupës. Kjo, sepse, dje shorti i lirë vendosi verdiktin e tij, atë të goglave. Tirana – Vllaznia që në gjysmëfinale. Pra, një duel titulli nga njëra anë dhe shpresë për tre skuadrat, Partizani, Flamurtari dhe Shkumbini nga ana tjetër. Shpresë, sepse njëra nga të dyja do të largohet dhe tashmë mbetet vetëm një skuadër “BIG” në finale. Ose Tirana, ose Vllaznia. Dhe ajo që mbetet tani është që skuadrat Partizani, Flamurtari dhe Shkumbini (sigurisht duke menduar të mundin njëra-tjetrën), të shpresojnë që finalistja të marrë edhe titullin kampion, qofshin bardheblutë, apo qofshin edhe shkodranët. Sepse vetëm kështu, ai që do dilte në finale, kupës ose jo, do të shkonte ne kupën UEFA. Madje direkt në turin e dytë.
Kupa e Shqipërisë nuk ka shkuar asnjëherë ndoshta si ajo e këtij edicioni. Sepse ngjarjet që kanë ndodhur dhe që sigurisht pritet të ndodhin, ndoshta nuk janë parë ndonjëherë në këtë kompeticion të paktën këto vitet e fundit. Skuadra që skualifikohen sepse kanë aktivizuar lojtarë që nuk mund të luanin dhe një tjetër çerekfinale (ajo mes Partizanit dhe Flamurtarit) ende për tu luajtur dhe për tu përsëritur. Një gjë e tillë tregon më së miri se një kupë më serioze se kjo kish kohë pa u bërë
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:20
by fpjalmi
Elbasani në “alarm”, gripi dhe dëmtimet “mposhtin” lojtarët
4 Prill Ecurisë aspak të mirë të ekipit të Elbasanit në këtë kampionat të superligës po i behën bashkëudhëtare dëmtimet dhe mungesat. Përveç mungesës së dyshes së titullarëve, Nevil Dede e Skerdi Bejzade, në ndeshjen e kësaj jave nuk do të jetë në dispozicion të verdh e bluve as portieri Alfred Osmani, i cili është i skualifikuar. Kësaj tresheje mund t’i shtohen edhe disa titullarë të tjerë të cilat gjatë ditëve të fundit janë prekur nga dëmtime të lehta mes të cilëve edhe ndonjëri me probleme serioze. Në këto kushte në kampin e Elbasanit, gjendja alarmante është e dukshme edhe pse verdh e blutë nuk e shfaqin hapur frikën që kanë në ndeshjen e rradhës për shkak të mungesave të krijuara nga dëmtimet dhe mungesat.
Kacollja- Mbrojtësi shtatlartë i Elbasanit, Mardian Kacollja, të cilit, pas dëmtimit serioz që pësoi lideri i verdhebluve Nevil Dede iu besua roli i këtij të fundit dje është shfaqur në seancën stërvitore me probleme për shkak të një dëmtimi që ai ka pësuar gjatë procesit stërvitor. Kjo e ka shqetësuar jo pak trajnerin e Elbasanit pasi numri i mungesave në radhët e ekipit ka ardhur duke u shtuar ditët e fundit. Burime nga stafi mjekësor i Elbasanit pohuan se gjendja e mbrojtësit Kacollja është jo shumë shqetësuese dhe ai ka gjasa që të jetë në dispozicion të ekipit të dielën. Ndërkohë që edhe disa futbollistë të tjerë kanë probleme dhe e kanë zhvilluar stërvitjen në mënyrë të diferencuar. Kurse mbrojtësi tjetër titullar i Elbasanit Ardit Beqiri nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të ditës së djeshme. Po kështu edhe dy futbollistët e ekipeve përfasuese Endri Vrapi dhe Renato Hyshmeri nuk kanë qenë të pranishëm pasi ende nuk janë kthyer në atdhe nga Danimarka e Skocia ku i zhvilluan ndeshjet e radhës kuqezinjtë këtë mesjavë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:21
by fpjalmi
mbaje zot ishtu

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:22
by fpjalmi
Fushaj: Vllaznia, me karakter në Elbasan
Autori: Gjergj Kola
Data: 03/04/2009
Version Print
Presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, kërkon grintë sportive dhe rezultat me verdheblutë
Mbrëmjen e së mërkurës ka qenë në Danimarkë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares sonë së bashku me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, atë të FSHF së, Armand Duka, dhe biznesmenë të tjerë, falë udhëtimit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë.
Valter Fushaj nuk është ndier aspak mirë nga ajo paraqitje e kuqezinjve tanë, por me t’u kthyer në Shkodër, ka nxituar t’i rikthehet punës së tij në krye të Vllaznisë. Aty ku nuk e mendon kurrsesi një dështim të tillë si ajo me kombëtaren. Gjatë gjithë ditës së djeshme kanë qenë të shumta takimet e tij me pjesëtarë të stafit, apo dhe futbollistë, për të mësuar mbi gjendjen e skuadrës, problemet që kanë disa me dëmtimet dhe të tjera gjëra që i shqetësojnë në prag të ndeshjes me Elbasanin. I pyetur pikërisht në lidhje me këtë ndeshje të radhës me Elbasanin, presidenti i Vllaznisë do të shprehej:
“Kam pasur dhe kam gjithnjë besim te skuadra. Jo më kot jemi në krye të renditjes, sepse të gjithë së bashku kemi bërë më të mirën deri tani. Megjithatë, kjo nuk mjafton, sepse duhet ta çojmë deri në fund punën që kemi nisur. Që në fillim të sezonit kam thënë se kam ndërtuar një ekip për të pretenduar të dy trofetë dhe ja ku jemi sot, kur Vllaznia ka pretendime, si për fitimin e kampionatit, ashtu dhe të kupës. Por kuptohet, që duhet shumë kujdes, sepse kanë mbetur ndeshjet e fundit dhe nuk duhet të gabojmë dhe, nëse gabojmë, gabimet të jenë shumë të vogla dhe të mos ndikojnë në ecurinë tonë.”
Fushaj ka meritën e madhe, sepse nën drejtimin e tij skuadra shkodrane prej vjetësh ka arritur rezultate të larta. Në vitin e parë zuri vendin e tretë në kampionat dhe mori pjesë në Kupën Intertoto, në të dytin fitoi Kupën e Shqipërisë, pas 21 vjetësh për Vllazninë, dhe mori pjesë në Kupën UEFA.
Sivjet ndërkohë pretendon të fitojë të dy trofetë dhe sigurisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Premisat për të ndodhur kështu janë, sepse skuadra që ai sponsorizon ka të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën dhe ndodhet në krye të renditjes. Do të jenë tetë ndeshjet e fundit të kampionatit ato që do të vendosin gjithçka në këtë mes. Mbase mund të jetë edhe ndeshja e fundit më 23 maj në Tiranë mes këtyre dy skuadrave.
Në Shkodër, megjithatë, nuk e kanë shumë mendjen te sfida e javës së fundit. Ata duan të përqendrohen vetëm te ndeshja e radhës me Elbasanin dhe këtë gjë kërkon edhe vetë presidenti Fushaj. Madje numri një i klubit të Vllaznisë këtë gjë e shtron në formë kërkese për futbollistët e tij, teksa thotë: “Në Elbasan ne duhet të japim maksimumin. Duhet të tregojmë karakter të lartë.
Nëse ndodh kështu, sigurisht që fitorja do të na buzëqeshë ne.” Gjërat janë më se të qarta tashmë. Besimi te suksesi në “Ruzhdi Bizhuta” ekziston, nëse kuqeblutë zhvillojnë ndeshjet e tyre të zakonshme. Nëse ndodh ndryshe, gjërat do të jenë shumë më të vështira.
Boadu, pak dilema për aktivizimin
Mendohej të mos kishte probleme në pragndeshjen me Elbasanin, por ato duket se do të jenë gjithnjë prezentë. Në fillimjavë stafi i Vllaznisë dëshironte t’i kishte të gjithë lojtarët e gatshëm për ndeshjen e radhës. Problemet nuk kanë qenë të vogla, sepse disa futbollistë kishin dëmtime të ndryshme. Stafi mjekësor u mundua të bënte më të mirën gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë, duket se nuk do t’ia dalë t’i bëjë gati të gjithë futbollistët. Kështu, në ndeshjen e kontrollit që është zhvilluar ditën e mërkurë, ganezi Xhejms Boadu ka shfaqur sërish disa probleme me dëmtimin e tij të mëparshëm. Për këtë arsye, edhe stafi drejtues e ka vënë në dyshim serioz gatishmërinë e këtij lojtari për këtë ndeshje.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:35
by Miri
fpjalmi pa ita
Autori: Gjergj Kola
Data: 03/04/2009
Version Print
pse i kupjon nuk na interesojne hiç

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 21:35
by Miri
GOLDIAN wrote:Miri wrote:GOLDIAN wrote:sot luhet ndeshja a????
Cila ndeshje?
kujtova se luhej sot me elbasanin se pash te shkrujtun 3 prill
Ahhh mar Gold vllai e paske lag fytin prep me duket

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 04 Apr 2009 , 00:09
by vllaznia1919
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 04 Apr 2009 , 02:19
by fpjalmi
miri shkruan
fpjalmi pa ita
Autori: Gjergj Kola
Data: 03/04/2009
Version Print
pse i kupjon nuk na interesojne hiç
_________________________________________________
se duhet me fol nej fije edhe per fushajn naqe sepse keta ditet e fundit i ka met hatri se e kena kritiku shum

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 04 Apr 2009 , 02:21
by fpjalmi
biles me kishte shkru nji email e me kishte than :
pse flet mire per hanin e sflet mire per mu ,e me kishte afru nja 100$ ne muj me fol mire per te

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 04 Apr 2009 , 14:41
by Skodrinon
fpjalmi wrote:
se duhet me fol nej fije edhe per fushajn naqe sepse keta ditet e fundit i ka met hatri se e kena kritiku shum
biles me kishte shkru nji email e me kishte than :
pse flet mire per hanin e sflet mire per mu ,e me kishte afru nja 100$ ne muj me fol mire per te

Fushaj nuk e din se ty nuk te shkon mendja me fole mire per te se nuk asht hollandez
Ta kishte pase emnin Walter van Fushen at'her po

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 04 Apr 2009 , 16:03
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:3 prill asht data qe ka dale ne gazete gold

jam ba i marre itash
tash qe e lexova dhe nji here tash e kuptova

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 04 Apr 2009 , 16:05
by GOLDIAN