Page 125 of 160

Re: Merkato

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 01:15
by fpjalmi
Rustmei-Beqiri-Alikaj drejt largimit
27 Dhjetor

Kosovari nuk ka bërë diferencën, mesfushori ishte një preferencë e ish trajnerit ndërkohë që mbrojtësi i djathtë mund të rikthehet te Partizan



Drejtuesit e Vllaznisë, të zhgënjyer tej mase nga rezultatet e dobëta që ka arritur ekipi, nuk do të ndalen vetëm me shkarkimin e tre trajnerëve. Mësohet se përveç tre lojtarëve të shkuar pak javë më parë, si Llenga, Lenadro dhe Rizvanolli do të ketë largime të tjera. Ashtu siç është thënë disa ditë më parë, një listë prej disa lojtarësh është përgatitur për t’u larguar menjëherë pas fillimit të merkatos së janarit. Nga burime brenda klubit mësohet, se 4 emra lojtarësh kanë dalë në skenë pas largimit të trajnerit Roland Luçi. i pari është përsëri Enkel Alikaj. Mesfushori tiranas mësohet te ketë qenë një ndër preferencat e trajnerit Roland Luçit. Alikaj ka qenë një ndër kandidatët kryesor për t’u larguar së bashku me brazilianin Leandro, por ishte këmbëngulja e trajnerit Luçi që ai të qëndronte. Mësohet se Luçi është shprehur, se në rast largimi të Alikaj edhe mund ta diskutonte pozicionin e tij. Por me ikjen e Luçit, Alikaj ka dalë përsëri në vendin e parë, në listë për t’u larguar. Një tjetër futbollist që pritet të largohet është Ardit Beqiri. Mbrojtësi tiranas ka paraqitur një nivel të mirë në disa ndeshje, por dëmtimi i tij e ka lënë atë jashtë, duke mos bindur kështu drejtuesit e Vllaznisë. Madje në takimin ndaj Flamurtarit, Ardit Beqiri ka qenë një ndër pikat e dobëta të kuqebluve. Këto fakte janë mëse të domosdoshme, që kuqeblutë të rendisin në vendin e dytë si kandidat për t’u larguar. Një tjetër fakt që e ka nxjerrë në listë të zezë Beqirin është se ai mendohet të ketë kontaktuar me ekipin e Partizanit, fakt që është mohuar nga lojtari, por që realisht nuk është pritur mirë nga drejtuesit e kuqebluve. Blerim Rrustemi është një tjetër lojtar që pritet të largohet në janar. Kosovari i blerë në merkaton e verës, nuk ka paraqitur një nivel të mirë loje, duke e nisur shumë herë ndeshjen nga pankina. Madje rezerva për këtë lojtar mësohet të ketë patur edhe ish-stafi teknik i Vllaznisë. Rustemi mësohet të jetë renditur në vendin e tretë në listën e zezë të stafit të shkodranëve. i katërti në listë mësohet të jetë Hallaçi. i ardhur me pëlqimin e ish-trajnerit Hasan Lika, Hallaçi ka rezultuar një dështim tjetër i shkodranëve. Madje ai në shumë takime nuk është aktivizuar në ndeshje, duke qënduar në stolin e rezervave. Po ashtu mësohet, se edhe Hallaçi ka kontaktuar me ekipin e Partizanit. Ai është shprehur, se është dakort për t’u larguar, në qoftëse ekipet bien në akord. Ky fakt bën, që Hallaçi të mos e pëlqejë më kampin shkodran, natyrisht aktivizimi ka qenë i pakët për të. Ndërsa për drejtuesit e ekipit, mësohet se Hallaçi nuk është parë asnjëherë si mundësi, për të bërë diçka të mirë për skuadrën. Prandaj, duke iu bashkuar listës, Hallaçi, Rrustemi, Alikaj e Ardit Beqiri janë katër emrat e parë, që priten të largohen nga ekipi i Vllaznisë

Re: Merkato

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 01:21
by fpjalmi
per mu alikaj nuk duhet me u largu.

asht nji lojtar i forte dhe qa e kam pa i fiton tan dyluftimet dhe ka ba edhe gola .

Re: Merkato

Posted: Sun, 27 Dec 2009 , 13:21
by vllaznia1919
Edhe per mendimin tem Alikaj nuk duhet me u largu.Na duhen 2 mbrojtesa mji mesfushor nji portjer e nji sulmus.

Re: Merkato

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 18:41
by Skodrinon
Elvin Beqiri, ende asnjë ofertë përtë

Ditët kalojnë dhe askush nuk ka folur me të. E kemi fjalën për mbrojtësin e Vllaznisë dhe njëkohësisht të kombëtares shqiptare Elvin Beqiri. Siç është bërë e ditur, në janar atij i përfundon kontrata me Vllazninë dhe nga drejtuesit e klubit askush nuk është ulur të bisedojë me të. Presidenti Fushaj është shprehur se do të flasë në janar, atëherë kur ka ndër mend t’i bëjë edhe ofertën e re. E cila thuhet të jetë më e ulët nga ana financiare nga ajo aktualja. Ende
nuk dihet nëse lojtari do pranojë apo jo sepse normalisht që pretendon shumë. Mbase do presë edhe ndonjë ofertë
nga jashtë, çka do ishte një gjë shumë e mirë për të. Nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë ofertë nga skuadrat e kampionatit tonë. E rëndësishme është të mendojmë se cilat do jenë raportet e ardhshme me Vllazninë. Mbrojtja kuqeblu vërtetë ka patur probleme këtë kampionat, por nëse do largohej edhe Beqiri, gjërat do
vështirësoheshin edhe më tepër

vllaznimi sportiv

Re: Merkato

Posted: Mon, 28 Dec 2009 , 22:01
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Elvin Beqiri, ende asnjë ofertë përtë

Ditët kalojnë dhe askush nuk ka folur me të. E kemi fjalën për mbrojtësin e Vllaznisë dhe njëkohësisht të kombëtares shqiptare Elvin Beqiri. Siç është bërë e ditur, në janar atij i përfundon kontrata me Vllazninë dhe nga drejtuesit e klubit askush nuk është ulur të bisedojë me të. Presidenti Fushaj është shprehur se do të flasë në janar, atëherë kur ka ndër mend t’i bëjë edhe ofertën e re. E cila thuhet të jetë më e ulët nga ana financiare nga ajo aktualja. Ende
nuk dihet nëse lojtari do pranojë apo jo sepse normalisht që pretendon shumë. Mbase do presë edhe ndonjë ofertë
nga jashtë, çka do ishte një gjë shumë e mirë për të. Nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë ofertë nga skuadrat e kampionatit tonë. E rëndësishme është të mendojmë se cilat do jenë raportet e ardhshme me Vllazninë. Mbrojtja kuqeblu vërtetë ka patur probleme këtë kampionat, por nëse do largohej edhe Beqiri, gjërat do
vështirësoheshin edhe më tepër

vllaznimi sportiv

ishalla fushaj nuk e ban ket gaf

beqiri bala nallbani dhe shtubina jan pika e vllaznise dhe me hek njenin prej tyne nuk mund ta zevendesojn asnji lojtare sepse fushaj veq plehna merr per merkato.

beqiri asht pika ma e forte ne brojtje qe do te thote bosht i vllaznise dhe kombetares .

boll frik kam qe fushaj mund ta hekun ,sepse keto gafa i ban gjithmone .

nese fushaj ban gaf tirana ose dinamo jan gadi ta marrin dhe mezi cpresin

Re: Merkato

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 16:02
by Admin
Mire qe dona me hek 4-5 lojtare por a e kane mendu se me ca dojne me i zevendsu kta lojtar !!!
Para se me largu lojtar kot te gjejne zevendsusit e tyne.

Re: Merkato

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 20:00
by fpjalmi
Admin wrote:Mire qe dona me hek 4-5 lojtare por a e kane mendu se me ca dojne me i zevendsu kta lojtar !!!
Para se me largu lojtar kot te gjejne zevendsusit e tyne.

nuk mundet me ble lojtare te tjere pa shit kta mor admin sepse nuk del me fitim :D :D

Re: Merkato

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 20:02
by fpjalmi
Merkatoja, nis per Krajen dhe Hotin

E marte , 29 Dhjetor 2009


Ervis Kraja dhe Admir Hoti jane dy lojtare shkodrane, qe aktivizohen me ekipe te tjera te kampionatit tone, perkatesisht i pari me Skenderbeun dhe i dyti luan ne radhet e Apolonise. Por te dy keta futbolliste kane shfaqur deshiren qe te largohen, ndaj pritet te bashkohen me ekipe te tjera, gjate merkatos se janarit. Kraja nuk ka shfaqur deshire per te vijuar me Skenderbeun. Per te ka shfaqur interes Besa, por nuk perjashton nderhyrja e Vllaznise, qe ka shprehur nevojen e perforcimeve. Ekipi kavajas ka shfaqur interes per ta pasur si perforcim te muajin janar. Nderkaq, edhe Hoti qe eshte aktualisht pjese e Apolonise eshte vene ne shenjestren e Beses se Kavajes. Por Per Hotin ka edhe interes nga ekipe te tjera. Nuk ka filluar ende merkatoja per ekipet e kryeqytetit. Partizani, qe edhe pse ndodhet ne nje kategori me poshte, shihet si nje destinacion i mundshem per shume lojtare. Te kuqte kryeqytetas synojne rikthimin ne Superiore, nderkohe qe Tirana gjithashtu do te kerkoje disa perforcime, por ende nuk behet fjale per emra konkrete.

Re: Merkato

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 20:03
by fpjalmi
A nuk mundet fushaj me ble krajen dhe hotin a ?

Re: Merkato

Posted: Tue, 29 Dec 2009 , 20:16
by Ujku
Per merkato duhet me zhpenzu pare, e jo vec fjal sic po ban Valja
na per me nertu i ekip qe me met ne superlig dhe me tentu me fitu kupen
na duhen plot 5 lojtar cilsor 1 portier 2 mrojca te pakten nji mesfushor plajmeker
edhe 1 sulmus i spikatun per me shenu gola, se kur e ku i gjejn s'merret vesht kja pun
per mu ky Valteri e ka hup rrugen sa ka dal ne oborr.

Re: Merkato

Posted: Wed, 30 Dec 2009 , 17:45
by Clirim
djema banu gati per nje 2010 te qelbun si funi 2009-ns
vllaznia den me ba merkato ne kosov ne malzi

un nuk e di pse vllaznia nuk e hek elvin beqirin
me vllaznin ban cdo neshje ka nje gabim fatal
ska qef me lujt ne shkoder
lene te ikun ka te dojn

edi martini sigurisht qe ka ma pervoj se Luçi
ishalla nuk po bin dhomet e ballkanit ne shkoder!!

Nikolla Vuçkeviç mund ta marrin Vllaznia
e kena pa tan se asht mbrojtes fantastik

me i hek kto rajoviça Mrvaljoviça sduhen nje lek

ishalla The presidente qet naj lek
se kshtu jena per play-out

Re: Merkato

Posted: Wed, 30 Dec 2009 , 18:52
by fpjalmi
Clirim wrote:djema banu gati per nje 2010 te qelbun si funi 2009-ns
vllaznia den me ba merkato ne kosov ne malzi

un nuk e di pse vllaznia nuk e hek elvin beqirin
me vllaznin ban cdo neshje ka nje gabim fatal
ska qef me lujt ne shkoder
lene te ikun ka te dojn

edi martini sigurisht qe ka ma pervoj se Luçi
ishalla nuk po bin dhomet e ballkanit ne shkoder!!

Nikolla Vuçkeviç mund ta marrin Vllaznia
e kena pa tan se asht mbrojtes fantastik

me i hek kto rajoviça Mrvaljoviça sduhen nje lek

ishalla The presidente qet naj lek
se kshtu jena per play-out

elvin beqiri asht mbrojtesi ma i mire ne shqipni mar clirim .

un nuk po tham se sban gabime ,por gabimet qe i ban i ka prej pasimeve te poshtera te mbrojtesave qe ka ble fushaj .

partizani ra vjet ne kategori te dyte prej fajit te mbrojtesave ,dhe njata mbrojtesa i blevi fushaj :lol: :lol: :lol:

tash kuptoje vet se edhe vllaznia ka marr rrugen e partizanit me ato mbrojtesa .

gjithsesi ,ishalla marrim vikcevicin ,se me tamam asht mbrojtes i mire

Re: Merkato

Posted: Wed, 30 Dec 2009 , 19:10
by fpjalmi
Merkatoja shkodrane, nisin kontaktet e para

Prej më tepër se një muaji, Edi Martini ka qenë i ngarkuar së bashku me disa specialistë të tjerë të futbollit shkodran për të vëzhguar disa futbollistë nga Mali i Zi dhe Kosova. Tashmë që Martini e ka marrë detyrën e trajnerit, sigurisht që këto tratativa me këta lojtarë duhen mbyllur sa më shpejt. Në Mal të Zi është ndjekur një portier, një mbrojtës dhe një mesfushor. Ndërkohë, në Kosovë vetë trajneri i ri i Vllaznisë ka ndjekur edhe një sulmues nigerian që luan me skuadrën e Gjilanit. Bëhet fjalë për Ibrahim Musa Ali, një 26-vjeçar që ka luajtur më parë me Vardarin e Shkupit. Por këta janë disa nga mundësitë e merkatos shkodrane, pasi në ditët në vazhdim me skuadrën mund të vijnë për t’u provuar edhe futbollistë të tjerë.

Re: Merkato

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:30
by fpjalmi
si ka mundesi qe kerkojm per mbrojtesa ,dhe presidenca vet i hek

ma mire se klodian semina qe e shiten te gramozi ,askush nuk mund ta bante rolin e mbrojtesit ma mire se ai te vllaznia .

po na rrahin skuadrat e tjera me shkodran mor zot .

Re: Merkato

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:32
by fpjalmi
Elvin Beqiri te Dinamo

Lojtari 29-vjeçar, kampion me Vllazninë në sezonin 2000-2001, është vetëofruar te kryesuesit e Superligës.







(ALBANIA SPORT) – Mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri mund të rezultojë si blerja e parë e madhe e Dinamos. Lojtari 29-vjeçar me një të kaluar edhe në Ukrainë, Rusi dhe Izrael, kampion me Vllazninë në sezonin 2000-2001, është vetëofruar te kryesuesit e Superligës.

Re: Merkato

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:34
by fpjalmi
ku ku per ne .

nuk e ribane kontraten drejtusat me beqirin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

kja do te thote qe fushaj e don vllaznine ne kategorine e dyte .

mjere na per presidence

ia heku shijen vllaznise presidenca

Re: Merkato

Posted: Thu, 31 Dec 2009 , 19:37
by fpjalmi
ne vend qe vllaznia te rindertoje nje merkato te fuqishme ,po i hekun edhe ata qe kan dhan shije te vllaznia qe do te thote pa asnji blerje ne merkato dhe duke hek edhe ata qe ishin shtylla e ekipit do te thote ,pa frike vllaznia ne kategorine e dyte

Re: Merkato

Posted: Sat, 02 Jan 2010 , 17:33
by Clirim
un nuk marr vesht
jena tu ra prej kategoriet
dhe ne vend qe te blejm lojtar
ne i shesim!!!!

tesh nese drejtuesit dojn me tall lesht me shkodren
tna thojn
se kjo vllazni nuk mund te durohet ma kshtu!!!!

Re: Merkato

Posted: Sat, 02 Jan 2010 , 22:08
by fpjalmi
Clirim wrote:un nuk marr vesht
jena tu ra prej kategoriet
dhe ne vend qe te blejm lojtar
ne i shesim!!!!

tesh nese drejtuesit dojn me tall lesht me shkodren
tna thojn
se kjo vllazni nuk mund te durohet ma kshtu!!!!

me ke me fol mar clirim .

a thu po na kupton fushaj a :D :D

Re: Merkato

Posted: Sun, 03 Jan 2010 , 20:38
by Ujku
Ktu del ashiqare se fushaj ka probleme financiare
nuk i rinovon kontraten Beqirit se kuptohet ka ken ma i pagumi m'duket
Beqiri ka ba da gabime, mirpo faji ka ken edhe i mrojcave tjer apo i portierve me dalje te gabume
manje men se Fushaj pa e con Vllaznin aty ku XHani coi Partizanin, me Martinin s'kan me lan neshje pa shit
Largojn prej ekipit mrojcin e komtares e lypin me zevensu me lojtar prej kosovs a malit te zi .