Page 124 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 19:36
by GOLDIAN
Miri wrote:vllaznia1919 wrote:Miqesore:Vllaznia-Ada 6-2(Sinani 2,Dhembi,Nallbani,Ampofo)!
kyt Ampofo e paskan rujt per surprize per momentet e fundit qe me ba hatan

a e kan marr tash kyt a
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 19:41
by Miri
GOLDIAN wrote:Miri wrote:vllaznia1919 wrote:Miqesore:Vllaznia-Ada 6-2(Sinani 2,Dhembi,Nallbani,Ampofo)!
kyt Ampofo e paskan rujt per surprize per momentet e fundit qe me ba hatan

a e kan marr tash kyt a
V1919 ishtu po thote se une zdi gja.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 20:46
by kristiani
quote="Miri"]
vllaznia1919 wrote:Miqesore:Vllaznia-Ada 6-2(Sinani 2,Dhembi,Nallbani,Ampofo)!
kyt Ampofo e paskan rujt per surprize per momentet e fundit qe me ba hatan

[/quote][/quote]
E kan rujt per ndeshje miqsore

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 30 Mar 2009 , 03:20
by fpjalmi
Ampofo bind Shkodrën,
duke shënuar edhe gol
Drejtuesit kuqeblu e konsiderojnë ganezin si të vlefshëm
Vllaznia/“Deda” kolaudon ekipin para sfidës me Elbasanin
Miqësorja e progra
muar gjatë ditës
së djeshme ndaj
Adës së Velipojës ka shërbyer
që Vllaznia të “përfitojë”
një tjetër sulmues të rëndësishëm.
Testi për ganezin
Ampofo, ku ishte përqendruar
vëmendja e të gjithë stafit
teknik dhe opinionit sportiv
shkodran, ka rezultuar i suksesshëm.
Lojtari afrikan,
përveçse ka bërë një paraqitje
pozitive, ka shënuar
edhe golin e parë me ekipin
e Vllaznisë.
Rikthimet
Për teknikun malazez,
Dervish Haxhiosmanoviç,
miqësorja e djeshme ka vlejtur
shumë përsa i përket
kolaudimit të skuadrës përballë
velipojasve, të cilët në
përbërje të tyre kanë shumë
djem shkodranë, me në krye
teknikun Kreshnik Krepi. Në
këtë takim, kreu i pankinës
shkodrane, “Deda” ka pasur
mundësinë për të shikuar
më nga afër, jo vetëm lojtarët
e ardhur nga rikuperimet,
por edhe ata që nuk janë aktivizuar
asnjëherë nga minuta
e parë. Pas më shumë se
dy javësh pushim, sulmuesi
titullar dhe njëherësh
kapiteni Vioresin Sinani, iu
rikthye fushës së lojës në
miqësoren e djeshme, që nga
minuta e parë, duke mbajtur
në krah dhe shiritin e
kapitenit. Gjithashtu, tekniku
ka hedhur po nga minuta
e parë edhe kroatin Mirko
Plantiç, i cili nuk është provuar
më shumë se dy minuta
nga malazezi i pankinës
shkodrane.Të padisponueshmit
Tekniku malazez i shkodranëve,
Haxhiosmanoviç,
në miqësoren e djeshme ka
hedhur në fushën e lojës të
gjithë lojtarët më të mirë që
kishte në dispozicion. I
vetmi që është detyruar të
qëndrojë jashtë këtij takimi
ka qenë mbrojtësi kroat
Marko Bashiç. Kjo ka
ardhur për arsye se bashkë
me Plantiçin, ata janë
bashkuar me ekipin vetëm
pak para fillimit të ndeshjes.
Ndërsa, ganezi i shkodranëve
Xhejms Baodu
vazhdon të ketë probleme
fizike.
Vlerësimi
Vlerësimi i kuqebluve në
përballjen me Adën ka qenë
real për vetë faktin se tekniku
ka dashur të shikojë futbollistët,
të cilët do të jenë
të gatshëm për takimin
fundjavës së ardhshme me
Elbasanin, por edhe për
vazhdimësinë. Pavarësisht
kundërshtarit, kuqeblutë
kanë treguar se janë në një
gjendje optimale
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 30 Mar 2009 , 03:21
by fpjalmi
Ekipi i Vllaznisë e ka kaluar
pa problem takimin miqësor
me fqinjin e tyre bregdetar të
Adës, duke fituar me rezultatin
e thellë 6-2. Përballë një
ekipi me shumë emra cilësorë
dhe tepër të njohur, tekniku i
Adës, Kreshnik Krepi, i është
kundërpërgjigjur me
lojtarët më të mirë që ka pasur
në dispozicion. Ekipi kuqeblu
ka arritur të fitojë në
pjesën e parë me rezultatin
5-2 dhe në të dytën ka
shënuar vetëm një gol. Sinani
është kthyer me dy gola nga
dëmtimi i tij. Më pas ka shënuar
Dhëmbi, Nallbani, dhe
serinë e golave e ka mbyllur
Ampofo. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 30 Mar 2009 , 03:22
by fpjalmi
Ahmataj: Ndeshja me
Vllazninë, vendimtare
Ekipi i Elbasanit ka menduar që këto dy ditë të bëjë pushim,
për t’iu rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj
Vllaznisë pikërisht ditën e hënë. Aktualisht, pjesa kryesore
e lojtarëve verdheblu gëzojnë një formë të mirë, çka do të
thotë se në përballjen me kuqeblutë e Shkodrës do të zbresin
të plotë. I vetmi që duket se i ka thënë “lamtumirë” sezonit
përpara kohe është Nevil Dede, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe
nuk do të jetë në formacionin elbasanas deri në fund të këtij
sezoni. Mungesa e Dedes i ka “hapur punë” stafit të trajnerëve
të Elbasanit, pasi mbrojtësi konsiderohej si pika kryesore
e skuadrës. Momentalisht, verdheblutë gjenden në një
pozicion mjaft të vështirë në renditje dhe synimi kryesor i
tyre është largimi nga zona e ftohtë e tabelës. Ndërkohë,
në lidhje me ecurinë që ka pasur skuadra e Elbasanit, së
fundi, si dhe me atë që synohet të ketë, kapiteni i verdhebluve,
Juljan Ahmataj, shprehet optimist se ekipi do të mund
të dalë te loja e tij që nga ndeshja e fundjavës së ardhshme
me Vllazninë e Shkodrës. Sipas tij, gjendja në të cilën ndodhet
Elbasani është e vështirë, por jo për mungesën e anës
financiare apo të lojtarëve cilësorë, por si pasojë e mungesës
së rezultateve pozitive. “Elbasani ndodhet në një pozicion
delikat në tabelën e klasifikimit, çka do të thotë se po
rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Parë”, deklaroi
Ahmataj. Më tej, kapiteni i Elbasanit, që mungoi në ndeshjen
e fundit kundër Dinamos, shprehet: ”Ndeshjet e mbetura për
Elbasanin janë mjaft vendimtare, pasi nëse nuk merr pikët e
plota, atëherë rënia nga kategoria është e sigurt. Jemi të
ndërgjegjshëm, se sfida e radhës nuk është shumë e lehtë për
t’u kaluar, por ne do të bëjmë të pamundurën për t’i thyer
djemtë e teknikut malazez. Besoj se favoritë të këtij takimi jemi
ne, pasi luajmë në shtëpinë tonë, përballë tifozerisë, që shpresoj
të jetë e shumtë në numër. Kam bindjen e plotë se triumfues
nga ‘Ruzhdi Bizhuta’ do të dalim ne”, nënvizoi mbrojtësi i verdhebluve,
Ahmataj. Aldi Kozaria
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 30 Mar 2009 , 18:37
by Ujku
Thuj Ahmats edhe per ne asht vendimtare ma grup
se edhe ne naduhen pikt itesh ma shum se kurr
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 01:11
by fpjalmi
Plantiçit i vjen shansi
për të treguar vlerat
Mungesa e Bashiçit i jep mundësi të jetë në formacion
Pasi ka lënë pas një
javë të mbingarkuar,
me nga dy seanca
stërvitore në ditë, Vllaznia sot
hyn në javën e përgatitjes për
takimin e radhës, që do ta zhvillojë
me Elbasanin. Kuqeblutë
mbingarkesën e javës së kaluar
e finalizuan me ndeshjen
miqësore të zhvilluar me Adën
e Velipojës, takim ky i fituar
thellësisht nga shkodranët. Kjo
përballje tregoi edhe njëherë
gjendjen optimale që mbizotëron
te lojtarët e këtij ekipi.
Pavarësisht asaj që është zhvilluar
në javën e shkuar, ku tekniku
malazez i kuqebluve, Dervish
Haxhiosmanoviç, ka
punuar për të korrigjuar
mangësitë e vëna re në ndeshjet
e kaluara, java që fillon sot
do të jetë e fokusuar vetëm te
përballja e së dielës me Elbasanin.
Për shkodranët, ky është
një takim kryesor, pasi vetë
ngjeshja e tri ekipeve të para ka
bërë që çdo sfidë të jetë si një
finale më vete. Kjo javë, për shkodranët
do të jetë më pak e
ngjeshur me përgatitje fizike.
Tekniku malazez, “Deda”, që
sot do të fillojë të projektojë formacionin
që do të hedhë të dielën
ndaj Elbasanit.
Plantiç
Kjo javë mund të jetë njëshans i mirë për kroatin e
mbrojtjes, Mirko Plantiç, për të
justifikuar ardhjen e tij të
”bujshme” te Vllaznia në merkaton
e janarit. Pavarësisht se
Plantiç është dëmtuar pak në
takimin miqësor me Adën,
përsëri kjo nuk duket të jetë serioze
për lojtarin, i cili duhet ta
shfrytëzojë në maksimum këtë
javë përgatitore. Kroati ka luajtur
vetëm pak minuta në katër
takimet e drejtuara nga kreu i
pankinës shkodrane “Deda”.
Madje, ai me përjashtim të
ndeshjeve të para të këtij viti,
është aktivizuar shumë pak
edhe në kohën kur shkodranët
i drejtonte vlonjati Agim
Canaj. Pavarësisht se pranë
kuqebluve, Plantiç erdhi si një
mbrojtës krahu apo qendre, ai
asnjëherë nuk është aktivizuar
si i tillë. Nga të dy trajnerët
kroati është provuar në
rolin e mesfushorit të djathtë,
gjë që mbrojtësi kroati nuk e
ka bërë si duhet. Në takimin e
fundit miqësor me Adën, ai
është aktivizuar në rolin e tij
të preferuar, atë të mbrojtësit
të qendrës. Mungesa këtë e
bashkatdhetarit të tij, Bashiç,
në përballjen e radhës me Elbasanin,
për arsye kartonësh,
mund t’i krijojë një mundësi
Plantiçit, që të jetë pjesë e formacionit
bazë. Por për këtë,
gjithçka do të varet me paraqitjen,
ai do të bëjë në seancat
stërvitore të kësaj jave. Pra, sfida
e fundjavës do të jetë një
shans i mirë për kroatin Plantiç,
për të afirmuar vlerat e tij
në fushën e lojës.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 01:11
by fpjalmi
Mungesa
E vetmja mungesë që do të
shoqërojë ekipin shkodran në
sfidën e radhës me Elbasanin,
është ajo e mbrojtësit
kroat, Marko Bashiç. Një nga
lojtarët që ka luajtur më shumë
minuta gjatë këtij sezoni me
Vllazninë, do të mungojë në
takimin me Elbasanin, pasi ka
mbushur numrin e kartonëve
të verdhë. Bashiç këtë sezon
ka treguar një nivel të qëndrueshëm.
Ndërkohë, për
takimin e fundjavës me verdhblutë
është rikthyer pas një
mungese dyjavore për arsye
dëmtimi, sulmuesi shkodran
dhe goleadori, Vioresin Sinani.
Rikuperimi i Sinanit e bën
më të rrezikshme, Vllazninë në
vijën e sulmit. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 01:12
by fpjalmi
Belisha, që sot në stërvitje
Amarildo Belisha e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe që sot pritet të jetë i gatshëm për
teknikun e tij, Haxhiosmanoviç. Belisha është një ndër lojtarët titullarë të shkodranëve, që
së bashku me Licin, është sakrifikuar më shumë nga të dy trajnerët si Canaj, ashtu edhe
“Deda”. Të dy këta trajnerë e kanë vendosur Belishën, jo vetëm si mesfushor, por edhe si
një mbrojtës qendre. Të dy këto vende shkodrani i ka mbuluar më së miri, prandaj një
mungesë e tillë në takimin e fundjavës me Elbasanin do të ishte një “dhimbje koke” më
shumë për teknikun malazez, Haxhiosmanoviç.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 01:18
by fpjalmi
Vllaznia ka gati një… goleador
31 Mars Mungon prej tre javësh, por Sinani rikthehet për të ndihmuar skuadrën drejt trofeve
Padyshim që është një nga emrat më të spikatur të futbollit shkodran dhe këtë e tregoi edhe përfshirja në skuadrën e 90 viteve, të historisë së futbollit të këtij qyteti. Ishte i vetmi përfaqësues i brezit të sotëm, që u ngjit në skenën e Teatrit “Migjeni”, në festën e përvjetorit të klubit Vllaznia ,duke u rrjeshtuar përkrah atyre që kanë bërë historinë e futbollit shkodran në vite. Pa mohuar vlerat e gjithësecilit, duhet pranuar që në momentin e prezantimit të emrit të Vioresin Sinanit, e gjithë salla ka shpërthyer në duatrokitje, që ishin dëshmi e vlerësimit që ka opinioni shkodran për këtë figurë sportive. E pasi ka marrë diplomën e fituesit në 11-shen më të mirë të 90-të viteve, Sinani jo pak i emocionuar, pasi ka shprehur kënaqësinë e rreshtimit përkrah këtyre yjeve të futbollit shkodran, ka garantuar të pranishmit, se ai me shokët e tij do t’i dhurojnë Shkodrës titullin kampion, që për nga radha i takon të jetë i dhjeti.
Rikthimi - Ka dy-tre javë që kapiteni Sinani u mungon kuqebluve në fushën e lojës dhe kjo për arsye të një shqetësimi serioz që ka patur në pjesën muskulore të kofshës së djathtë, gjë që e ka penguar të jetë përkrah shokëve në fushën e lojës. Por tashmë, falë terapisë intensive të stafit mjekësor në Shkodër, si dhe vizitat e shpeshta në Podgoricë të Malit të Zi, sulmuesi duket se është kthyer plotësisht. Tifozëria shkodrane ka pasur rastin ta shohë të shtunën e kaluar në miqësoren me Adën e Velipojës, ndërkohë që rikthimin e tij zyrtar, kapiteni i kuqebluve do ta ketë në fundin e kësaj jave, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, aty ku Vllaznia është mysafire për këtë javë. Rikthimi i kapitenit shkodran pritet të jetë tepër bindës, pasi një gjë të tillë e garanton forma tepër e mirë, që ai ka arritur në këtë periudhë. Pas tanimit me Adën e Velipojës, gjendja e Sinanit ka entuziazmuar edhe trajnerin Haxhiosmanoviç, si dhe kolegët e tij të stolit. Një gjë të tillë e konfirmon dhe vetë kapiteni shkodran, i cili ka thënë se në përballjen me Adën e ka ndjerë veten mjaft mirë në të gjitha drejtimet, duke i bërë të besojë se një formë e tillë e mirë do të vijojë të prezantohet edhe në ndeshjet e mbetura të sezonit, duke nisur që nga përballja e kësaj jave me Elbasanin. “Edhe pse ishim përballë një ekipi modest si Ada dhe në një terren jo shumë të përshtatshëm, unë mendoj se Vllaznia bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje, jo vetëm për gjashtë golat që shënoi, por më së shumti për ritmin e kënaqshëm dhe harmonizimin tekniko-taktik që demostruan futbollistët në fushë”, thekson Sinani, duke shprehur besimin se një gjë e tillë do të reflektohet edhe në përballjen zyrtare me Elbasanin. Me rikthimin e Sinanit në fushën e lojës, riciklohet dyshja sulmuesi Sinani - Sukaj, e cila pa mohuar edhe kontributin e reparteve të tjerë, pritet ta çojë Vllazninë drejt suksesit të mirëpritur, fitimit të titullit kampion. Në fazën e parë, sulmin shkodran funksionoi shkëlqyeshëm me dyshen Sinani -Dhëmbi, për të cilën flasin edhe rezultatet e arritura, ku Vllaznia u shkëput deri në shtatë pikë diferencë nga rivalët e saj. Ndërkohë, me ardhjen e Sukajt nga Turqia, korçari u tërhoq prapa, por me dëmtimin e Sinanit u vendos përkrah Sukajt. Ndërsa për periudhën e mbetur të sezonit, Vllaznia duket se do t’i kthehet sërish dyshes Sinani - Sukaj, por pa lënë mënjanë Dhëmbin, që ditët e fundit është tjetërsuar, duke qënë shumë aktiv dhe cilësor në fushën e lojës. “Që të dy janë futbollistë shumë të mirë”, thotë Viori, duke vlerësuar përvojën e Dhëmbit, si dhe freskinë e talentin e Sukajt, i cili shumë shpejt mbërriti tek kuota e shtatë golave. Sipas tij, kjo është një garanci më shumë, që skuadra të arrijë të bëjë më të mirën, në ndeshjet e mbetura të kampionatit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 31 Mar 2009 , 20:35
by GOLDIAN
sinan na duhet nje dopiete e jotja ne elbasan
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 01 Apr 2009 , 20:00
by sportist_shkodran
Edhe nji asht boll naqe.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 02:04
by fpjalmi
Sinani: Nuk vlej vetëm unë te Vllaznia
Autori: Gjergj Kola
Data: 01/04/2009
Version Print
Që prej së shtunës që kaloi, një nga lajmet kryesore që kanë raportuar mediat e ndryshme nga kampi shkodran, ka qenë ai i rikthimit të sulmuesit Sinani pas dëmtimit. Ka mjaftuar një dygolësh i këtij lojtari në miqësoren e fituar 6?2 ndaj Adës dhe optimistët menjëherë kanë deklaruar se goleadori i njohur do të ishte një forcë shumë e madhe për Vllazninë në ndeshjen e radhës me Elbasanin.
Por ndërkohë vetë lojtari, në një prononcim për mediat, ka dashur të sqarojë se nuk është ai që ka fatet e skuadrës në dorë. “Dua të them se do të jem në fushë në atë ndeshje, por kjo nuk është gjithçka. Në fushë luajnë 11 veta dhe, nëse nuk japin të gjithë maksimumin, do të jetë shumë e vështirë për të fituar.
Sa për vete, si gjithmonë, edhe kësaj herë do të mundohem të bëj më të mirën e mundshme. E di që skuadra ka nevojë për mua në këto momente, por edhe gjithë të tjerët, sepse secili duhet të japë kontributin e tij. Jemi në garë në të dy frontet dhe prandaj, për të qenë fitimtarë, secili duhet të japë kontributin e tij maksimal në këto ndeshje që kanë mbetur,” ? ka thënë Sinani. Numri 9 i Vllaznisë, që njëkohësisht është edhe lojtari që mban shiritin e kapitenit, prej vitesh ka qenë shumë përcaktues për fatet e kësaj skuadre. Jo më kot është lider i saj dhe jo më kot konsiderohet lojtari më i mirë i kuqebluve pas viteve ‘90. Për këtë arsye, ai ka merituar edhe një vend në 11?shen më të mirë të 90 viteve të skuadrës shkodrane.
Sivjet, nisur edhe nga disa dëmtime që e kanë mbajtur jo pak jashtë fushave të blerta, ka mbetur në kuotën e 9 golave të shënuar në kampionat. I ngacmuar në lidhje me këtë fakt dhe nëse ka hequr dorë nga pretendimi i fillim?sezonit për të fituar “Këpucën e Artë”, Viori do të përgjigjej: “Vërtet kam mbetur pak prapa sa u takon golave të shënuar këto javët e fundit, por kjo nuk më shqetëson shumë.
Ajo që ka rëndësi për mua është të mos kem më probleme me dëmtimet dhe të jem në fushë në çdo ndeshje të mbetur, për të dhënë maksimumin tim për Vllazninë. Për mua, nuk ka rëndësi nëse do të shënoj apo jo në këto ndeshjet e fundit, e rëndësishme është që çdo futbollist i Vllaznisë ta dërgojë topin në rrjetë, vetëm e vetëm që të fitojmë dhe të shpallemi kampion.” Tashmë gjërat janë të qarta: në skuadrën shkodrane janë shtuar ethet e garës së fund?kampionatit. Kur kjo dallohet qartë te lojtarët me përvojë, llogarit pastaj ata më të rinjtë. Megjithatë, pikësynimi i të gjithëve është një dhe i vetëm: përfundimi në vend të parë në fund të javës së 33?të.
Por deri atëherë ka ende shumë kohë. E gjithë vëmendja është e përqendruar jo aq larg, por më afër. Pikërisht te ndeshja e së dielës në Elbasan. Vioresin Sinani në komentin e tij e konsideron shumë delikat këtë takim, teksa thotë në fund: “Elbasani është një kundërshtar shumë i vështirë dhe për më tepër nuk ndodhet në pozita të mira në renditje, çka do t’i motivojë edhe më tepër ndaj nesh. Megjithatë, Vllaznia ka një objektiv të vetëm, fitoren, dhe do të shkojmë pikërisht me këtë objektiv drejt Elbasanit.”
Belisha në stërvitje, edhe Boadu gati
Në fillim u duk sikur aktivizimi i tij në ndeshjen e radhës ishte i pamundur pas këshillave të mjekut për të mos u stërvitur për disa ditë. Për Amarildo Belishën, gjendja nuk duket të ketë qenë aq problematike sa u tha gjatë javës së kaluar. Ditët e fundit ai ka filluar një stërvitje të lehtë dhe mendohet që sot mesfushori kuqeblu të bashkohet me ekipin. Kjo do të thotë se numri 8 i Vllaznisë do të jetë i gatshëm për të luajtur në Elbasan.
Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Haxhiosmanoviç, që e konsideron Belishën një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij. Po ashtu, edhe për Boadun ka lajme të mira. Ganezi ka pasur probleme me këmbën e tij dhe për këtë arsye nuk luajti në ndeshjen e fundit me Flamurtarin. Por tashmë mesfushori me tipare sulmuese duket i rikuperuar dhe mund të jetë edhe ai në dispozicion për ndeshjen e radhës. Këto dy rikuperime të lojtarëve kuqeblu janë lajme të mira që vijnë edhe pas atij për rikthimin e Sinanit.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 02:07
by fpjalmi
Shkodranët përgatiten
mes frikës e optimizmit
Kuqeblutë duan fitore, por i tremb gjendja e verdhebluve
Vllaznia/ Ekipi i “Dedës” i drejtohet një tjetër finaleje
Në prag të takimit
të javës së 26-të,
në radhët e Vllaznisë
duket se ka dy situata
të skajshme në lidhje
me këtë përballje. Në njërën
anë qëndron optimizmi për
të arritur me çdo kusht fitoren
dhe në krahun tjetër
ekziston edhe një frikë se
mund të ndëshkohen në
“Ruzhdi Bizhuta”. Sigurisht,
që objektivat e Vllaznisë
nuk pranojnë rezultat
tjetër në këtë ndeshje,
veç fitores, pasi kuqeblutë
nuk duan të gabojnë më, në
këto tetë javë të mbetura të
kampionatit, me synimin e
vetëm për t’u shpallur kampionë.
Çdo rezultat tjetër,
veç tri pikëve, do të konsiderohej
si humbje për shkodranët.
Megjithatë, në
radhët e tyre ka optimizëm
për një sukses të tillë. Pozicioni
në vendin e parë me
pikë të barabarta, 48 me Tiranën,
por edhe stabiliteti i
krijuar në 3-4 ndeshjet e
fundit, i bën edhe më optimistë
për të arritur tek fitorja
në këtë sfidë. Në krahun
tjetër Vllaznia, edhe pse Elbasani
ndodhet në katër
vendet e fundit të tabelës së
klasifikimit, i trembet ndonjë
frenimi të mundshëm. Kjo,
për faktin e thjeshtë se ekipi
kundërshtar nuk ka se çfarë
të humbasë në këtë ndeshje,
kështu duket sikur luan për
“jetë a vdekje”. Ndaj kuqeblutë
e drejtuar nga Dervish
Haxhiosmanoviç kërkojnë
që të kenë edhe pak fat në
këtë ndeshje.
Precedenti
Të gjithë në kampin shkodran
kujtojnë takimin e
fazës së dytë mes këtyre dy
ekipeve, në stadiumin
“Ruzhdi Bizhuta”, ku barazimi
0-0 bëri që Vllaznia
për një javë të linte vendin
e parë të renditjes, ndonëse
e fitoi një javë më pas, pasi
skuadra elbasanase frenoi
edhe Tiranën, në kryeqytet,
0-0. Atë javë kuqeblutë, që
atëherë drejtoheshin nga
Agim Canaj, zhvilluan një
prej ndeshjeve të tyre më të
mira në këtë sezon, por fati
nuk deshi që ata të fitonin.
Ka pasur mjaft raste të pastra
të Vllaznisë në këtë
ndeshje, por që nuk u
shfrytëzuan siç duhet dhe
duket se për shkodranët ka
një peng, edhe sot e kësaj
dite. Prandaj, ekipi i drejtuar
nga malazezi Dervish
Haxhiosmanoviç, përveç
potencialeve që ka në
radhët e tij, dëshirës dhe
objektivave madhorë,
kërkon edhe pak fat në këtë
sfidë, për t’u larguar me tri
pikë nga Elbasani, ç’ka do
të thoshte shumë për ecurinë
e shkodranëve. Kjo jo
vetëm nisur nga fakti se çdo
fitore është e mirë apo e
dobishme, por se një rezultat
i tillë në stadiumin
“Ruzhdi Bizhuta” do të
tregonte qartë stabilitetin e
krijuar së fundmi nga shkodranët.
Por kjo mbetet për
t’u parë. Fakti se në radhët
e kuqebluve do të ketë
vetëm një mungesë dhe ai
është kroati Marko Bashiç,
është një tjetër plus për Vllaznisë
në takimin e javës
së 26-të.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 02:07
by fpjalmi
Ditën e hënë, skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar një seancë stërvitore,
por edhe dje ka zhvilluar vetëm një të tillë. Në orën 16:00 të
ditës së djeshme, ekipi shkodran ka zhvilluar seancën e radhës në
fushën sportive të Shtojit. Të vetmet mungesa të këtij ekipi në stërvitje
vazhdojnë të jenë ato të dy futbollistëve të kombëtares, Elvin
Beqirit dhe Xhevahir Sukajt, të cilët që prej gati 10 ditësh janë pjesë
e përfaqësueses. Mungesa e tyre do të vazhdojë deri ditën e premte.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 02:09
by fpjalmi
Elbasani/ Ka optimizëm përpara Vllaznisë
Verdheblutë duhet të japin
maksimumin për mbijetesën
Me nota mjaft pozitive janë duke
u zhvilluar përgatitjet e Elbasanit
për ndeshjen e radhës kundër
Vllaznisë, e cila do të luhet këtë
fundjavë në stadiumin “Ruzhdi
Bizhuta”. Ky takim për verdheblutë
do të jetë vendimtar për objektivin
që ka klubi, për qëndrimin
mes më të mirëve të Kategorisë
Superiore, objektiv ky që më parë
as që ishte menduar. Mirëpo momenti
që po kalon ekipi është
pranuar nga ana e të gjithëve se
nuk është diçka e pakuptimtë,
por realiteti i këtij edicioni, për
klubin që ka shpenzuar më
shumë para sesa në kohën kur
shpallej kampion. Megjithatë, taniflitet ndryshe në lidhje me situatën
e fundit në kampin elbasanas.
I gjithë grupi i lojtarëve është
pajtuar me pozicionin që mban
ekipi në tabelë dhe të gjithë
duken se do të japin maksimumin
për ta mbajtur Elbasanin në Superiore.
Sa i takon qëndrimit në
kategorinë e më të mirëve, disa
lojtarë nënvizojnë se i mbetet
grupit të marrë përgjegjësinë për
të premtuar shpëtimin, duke
sakrifikuar në javët e mbetura të
kampionatit. Të njëjtin mendim me
pjesën kryesore të ekipit ndajnë
edhe lojtarët-lider, siç janë Fagu,
Karçev, Beqiri, Qorri e të tjerë.
Erbim Fagu shprehet se ekipit i
ka munguar edhe fati, e në ndonjë
rast ana psikologjike ka ndikuar
për keq, sidomos pas eliminimit
nga Kupa. “Më vjen vërtet keq që
nuk kemi mundur që këtë sezon
ta ngremë ekipin e Elbasanit në
vendin që meriton, por gjithashtu
duhet të kuptojmë se ky sezon
ka qenë i pafat për skuadrën ku
unë aktivizohem. Skualifikimi nga
Kupa dhe ecuria jo pozitive që
kemi pasur në kampionat, mendoj
se kanë qenë faktorët që
kanë ndikuar në krijimin e kësaj
situate aspak të këndshme. Gjithsesi,
unë mendoj se në javët e
mbetura do të rikthehemi aty ku
duhet, duke këmbëngulur të marrim
rezultate pozitive, që të mund
të mbijetojmë në Superiore”, tha
Fagu. Ndërkohë, në lidhje me
ndeshjen e kësaj jave, i riu Fagu
shprehet se do të jetë një ndeshje
ku të dyja ekipet do të synojnë
për të marrë maksimumin: “Vllaznia
është një skuadër që ka
synim të qëndrojë në krye të
tabelës, aty ku ndodhet momentalisht,
ndërsa ne të mbijetojmë në
këtë kategori. Nëse do të bëjmë
një krahasim mes lojtarëve të Elbasanit
dhe atyre të Vllaznisë
mund të them se jemi të barabartë
në kapacitete, ndaj dhe mendoj se
ne këtë javë kemi një motiv më
shumë për të kërkuar e marrë
maksimumin. Në të kundërt ne
vërtet rrezikojmë sezonin, duke
vështirësuar mbijetesën në Superiore”.
Aldi Kozaria
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 02 Apr 2009 , 02:12
by fpjalmi
jam e sigurte qe elbasani do bajn casht e mujtun me fitu sepse bjen poshte ,por shpresoj ne gafe te elbasanit qe mundohet me ba gol ,dhe nje gabim ne mbrojtje,nji kundersulm dhe gol dhe mundesisht ne minuten e fundit
1 me 0 per ne

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:12
by fpjalmi
Ndoja: Forca për të dy
trofetë, si në ‘72-shin
Ish-portieri krahason këtë ekip me atë të kohës së vet
Kuqeblutë nuk kënaqen vetëm me kampionatin
Për Vllazninë, takimi
i fundjavës me El
basanin, që gjendet
në një situatë jo të mirë në
tabelën e klasifikimit, ka një
rëndësi të veçantë për vazhdimësinë
e këtij sezoni. Një
rezultat pozitiv, që nënkupton
vetëm fitoren, do ta mbante
këtë skuadër brenda objektivave.
Zëvendëstrajneri i kuqebluve,
i njohur si një ndër
portierët më të mirë në vite të
futbollit shkodran dhe atij
shqiptar, Paulin Ndoja, në
prag të sfidës me Elbasanin
shprehet me shumë besim te
vlerat e ekipit. “E shikojmë si
një takim të vështirë, pasi e
kemi provuar edhe gjatë fazës
së dytë të sezonit, kur verdheblutë
na ndalën hovin. Pavarësisht
vendit në renditje,
mendoj se Elbasani ka në përbërje
të tij kualitete. Por
ndërkohë jam i bindur se Vllaznia
me paraqitjen e mirë
që ka treguar deri tani dhe me
një shpirt të lartë gare do të
mundë t’ia dalë mbanë, duke
marrë pikët e plota në ‘Ruzhdi
Bizhuta’”, tha Ndoja.
Vazhdimësia
Për numrin dy të pankinës
shkodrane, “Mjeshtrin e
Merituar” të sportit, Paulin
Ndoja, skuadra që ai drejton
bashkë me teknikun malazez,
Dervish Haxhiosmanoviç, si
dhe me trajnerin tjetër, Armando
Cungu, i ka të gjitha
kapacitetet për të luftuar në
të dy frontet. Për shkodranët,
dalja në gjysmëfinalen
e Kupës dhe lufta e
vazhdueshme për të qenë
në vendin e parë të kampionatit,
përveç dëshirës, normalisht
kërkon punë e
shpirt luftarak deri në fund.
“Për mua mundësitë ekzistojnë
që të jemi në garë në dy
kompeticionet. Përveç 11-
shit titullar, ne kemi një stol
të fortë dhe shumë konkurrues.
Personalisht kam
shumë dëshirë t’i fitojmë të
dyja trofetë, ashtu si në vitin
1972”, u shpreh ish-portieri,
që po në këtë vit ka shijuar
të dy trofetë brenda një sezoni.
Vlerësimi
Paulin Ndoja është një
nga portierët më të mëdhenj
të futbollit shkodran dhe atij
shqiptar ndër vite. Ndoja
dhe Vioresin Sinani janë
shpallur dy prej njëmbëdhjetë
futbollistëve më të mirë
të 90 viteve kuqeblu, nga një
anketë e kryer me rastin e
këtij përvjetori të shoqërisë
kulturore sportive “Vllaznia”.
Për Ndojën, ky është
një tjetër vlerësim. “Shpallja
nga shokët, kolegët dhe
specialistët e shumtë si portieri
më i mirë i 90 viteve të
fundit ishte një kënaqësi e
jashtëzakonshme. Të gjithë
ata që ishin në këtë 11-she i
vlerësoj për kontributin e
dhënë për këtë skuadër. Jeta
imë i përket Vllaznisë dhe
portës, e kështu kam
dëshirë të vazhdojë derisa
të kem forcë”, përfundoi
mjeshtri i portës dhe mësuesi
i portierëve të rinj shkodranë,
Paulin Ndoja
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 03 Apr 2009 , 03:13
by fpjalmi
Pasi ka kaluar një test të kënaqshëm përballë Adës, ganezi i ri i
kuqebluve, Emanuel Ampofo, mësohet se po i bind drejtuesit për
domosdoshmërinë e tij në përbërje të 18-shes së Vllaznisë. Nga
burime pranë klubit shkodran thuhet se kreu i pankinës mund ta
përfshijë Ampofon në 18 futbollistët që do të udhëtojnë të shtunën
drejt Elbasanit. Kjo tregon qartë se deri tani, Emanuel Ampofo ka
fituar besimin e stafit teknik të Vllaznisë, e më saktë të teknikut Dervish
Haxhiosmanoviç. A.Uruçi