Page 123 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 26 Mar 2009 , 13:12
by Skodrinon
Vllaznia/ Takimet e fundit kthejnë optimizmin në Shkodër
Te kuqeblutë po ndihet ‘dora e hekurt’ e Dedës
Skuadra i ka mundësitë që ta bëjë realitet titullin kampion
Në tri ndeshjet e fundit, Vllaznia ka zhvilluar lojërat më të mira që nga fillimi i vitit. Kulmi i saj ka qenë në sfidën ndaj Flamurtarit. Pavarësisht vuajtjeve deri në sekondat e fundit, fitorja është merituar plotësisht. Jo më kot analiza e ecurisë së ekipit shkodran duhet të fillohet që nga takimi me Dinamon. Aty erdhi “de fakto” prezantimi i parë i malazezit Haxhiosmanoviç në krye të Vllaznisë. Ai, në të vërtetë, e kishte marrë ekipin vetëm tri ditë para përballjes me Bylisin dhe e ka pasur realisht të vështirë për të bërë ndryshimet e duhura, sidomos në aspektin psikologjik, ku dhe ekipi ishte më i rënduar. Por ja që suksesi në minutat e fundit të sfidës me Apoloninë në Fier dhe më tej fitorja
po në çastet e fundit kundër Flamurtarit në Shkodër, kanë bërë që besimi të rritet. Diçka që vërehet jo vetëm në kampin shkodran, por dhe në mbarë ambientin sportiv në këtë qytet. Pavarësisht se ndokush mund ta quajë me fat Vllazninë në këto dy javët e fundit, përsëri jo vetëm drejtuesit e lojtarët, por edhe sportdashësit e shumtë janë të bindur se përveç fatit, ekipi i tyre i zemrës i ka merituar në të gjithë takimet rezultatet pozitive.
Dora e “Dedës”
Në këto ndeshje, për t’u theksuar është se skuadra dhe sportdashësit e shumtë po e ndjenë dorën e “Dedës”. Pavarësisht se formacioni ka pasur disa lëvizje, një pjesë e të cilave edhe të detyrueshme, përsëri Vllaznia ka treguar një lojë me shumë nivel. Po të nisesh vetëm nga takimi i fundit i saj, pavarësisht se rezultati u zgjidh mes shumë
polemikash në fund, përsëri Vllaznia ka treguar se është e zonja për t’i kthyer rezultatet në favor të saj. Që do të thotë se ka mundësi ta bëjë realitet objektivin e saj madhor, fitimin e titullit kampion.
Armët e papërdorura
Besimi dhe optimizmi i specialistëve shkodranë dhe tifozërisë rritet, kur mendohet se në gjirin e këtij ekipi ka shumë lojtarë kalibri, të cilët për arsye shëndetësore kanë qenë jashtë formacioni, si Sinani e Boadu. Pa lënë mënjanë as ata emra, të cilëve, për hir të konkurrencës dhe skemave të teknikut malazez, u është dashur t’i nisin ndeshjet nga stoli,
siç është Osja, Kaçi, Plantiç apo ndonjë tjetër. Pavarësisht se këto nuk janë një tregues i qartë për të shpresuar,
ajo që rrit optimizmin është pikërisht paraqitja e bërë në takimet e fundit, si dhe besimi që futbollistët e skuadrës kuqeblu kanë në arritjen e rezultatit, por mbi të gjitha gjetja e gjuhës së përbashkët nga tekniku Haxhiosmanoviç me lojtarët, për të hartuar formacionin më të mirë të mundshëm në funksion të rezultatit. Tani, optimizmi është i madh në të gjithë komponentët e këtij klubi, por këtu duhet të bëhet kujdes dhe duhet të punohet më shumë, në mënyrë që lojërat e mira dhe rezultative të vazhdojnë edhe pas kësaj ndërprerje.
Mungesat
Bashiç e Plantiç nisen me pushime
Vllaznia ka vijuar me programin stërvitor në kuadër të sfidës së radhës, që do ta zhvillojë me Elbasanin. Në seancën e
djeshme, tekniku malazez i këtij ekipi, Dervish Haxhiosmanoviç, përveç dyshes Beqiri e Sukaj të thirrur me skuadrën tonë përfaqësuese në përballjet me Hungarinë dhe Danimarkën, nuk ka pasur në dispozicion as dyshen e kroatëve që ka në përbërje të ekipit të tij, Marko Bashiç dhe Mirko Plantiç. Sepse të dy këta kanë marrë leje nga drejtuesit më të lartë të klubit, për pak ditë, për të shkuar në shtëpitë e tyre në Kroaci. Nga sa mësohet, drejtuesit teknikë të ekipit u kanë dhënë lojtarëve me vete edhe “recetën” e stërvitjes, që ta ndjekin në vendin e tyre. Nga fillimi i javës tjetër, Plantiç dhe Bashiç do t’i bashkohen ekipit për të vazhduar normalisht punën e tyre.
A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 26 Mar 2009 , 18:01
by Admin
Ska pas ku me u ndi dora e DEDEs se itesh erdhi, por mund te jena ne rruge te mbare

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 26 Mar 2009 , 20:45
by Miri
Nuk ma merr mendja sepse vllaznia cdo jave po tregon fetyr te ndryshme biles kto 2 ndeshjet e fundit mua personalisht nuk ma ka mbushur syrin,ne fier cop cop duke mos pasur asnje rast per shenim deri ne minuta shtese ku vjen nje gol dhurate nga mbrojtja fjerake ndersa ne shkoder me flamurtarin krijoj raste shume per shenim por duke mos rrealizuar e cila ne 10 minutshin e fundit nuk e perballoj me dhe me 1 kundersul peson gol.Mgjt shpresoj qe kto 2 jave pushim punojne me teper dhe do ndryshojne dicka.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 12:54
by GOLDIAN
Admin wrote:Ska pas ku me u ndi dora e DEDEs se itesh erdhi, por mund te jena ne rruge te mbare

e ka pas fjalen tek lekt qe ka marre prej valos
aty ndoshta ja ndi dora

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 12:55
by GOLDIAN
Miri wrote:Nuk ma merr mendja sepse vllaznia cdo jave po tregon fetyr te ndryshme biles kto 2 ndeshjet e fundit mua personalisht nuk ma ka mbushur syrin,ne fier cop cop duke mos pasur asnje rast per shenim deri ne minuta shtese ku vjen nje gol dhurate nga mbrojtja fjerake ndersa ne shkoder me flamurtarin krijoj raste shume per shenim por duke mos rrealizuar e cila ne 10 minutshin e fundit nuk e perballoj me dhe me 1 kundersul peson gol.Mgjt shpresoj qe kto 2 jave pushim punojne me teper dhe do ndryshojne dicka.
edhe une jam shume dakord me ty
po nje pytje kam a asht tu luje deda ne cdo ndeshje me te njejten skeme e te njejtin formacion????
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 13:10
by Miri
Me sa di une te njejtit lojtare aktivizon dhe te njejtin formacion fillon ndeshjen 4 mbrojtesa 4 mesfushor si dhe boadu ne ndihme te Sukaj ne sulm.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 13:11
by GOLDIAN
Miri wrote:Me sa di une te njejtit lojtare aktivizon dhe te njejtin formacion fillon ndeshjen 4 mbrojtesa 4 mesfushor si dhe boadu ne ndihme te Sukaj ne sulm.
se me sa diune cdo trajner ndryshon modul lojet ndrysh lun ne fushe te vet e ndrysh jashte fushe
tu pa dhe kundershtarin smund te lush njesoj me tan mendoj une
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 13:14
by Miri
Gjate lojes sigurisht qe ben ndryshime por 11-shja fillestare eshte (4,4,1,1) per momentin qe mungon sinani
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 14:39
by Miri
Ndërprerja “mërzit” tifozët shkodranë
Në pamje të parë duket se ndërprerja e kampionatit ka shërbyer për mirë për skuadrën shkodrane. Lojtarët dhe trajneri kishin nevojë të merrnin pak “frymë” në prag të rinisjes së ndeshjeve të fundit të sezonit. Një pushim i tillë dukej i domosdoshëm, sepse kur kanë mbetur edhe të paktën 10 ndeshje për t’u luajtur, duhej kjo frymëmarrje. Vllaznia lufton në të dy frontet dhe sëbashku me Tiranën konsiderohen skuadrat më të mira të këtij sezoni. Për këtë arsye, duhet nisur me një marsh tjetër pas kësaj ndërprerje të kampionatit. Sfidat janë njëra më e vështirë se tjetra, sepse ky sezon ka treguar se nuk ka skuadra të forta dhe të dobëta.
Dhe në këtë kuadër përgatitjesh dhe bërje llogarish, ata që kanë dalë më të humburit sigurisht që kanë qenë tifozët. Këta të fundit duan ndeshje, duan atmosferë, parashikime përpara dhe komente pas ndeshjeve. Kështu janë mësuar dhe për këtë arsye ndjehen bosh gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së kampionatit. Në Shkodër kjo ndihet shumë ndoshta, edhe ngaqë tifozët e këtij qyteti janë të veçantë. Shumë prej tyre nuk mungojnë që, përveçse të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës, të bëjnë edhe llogaritë e rivalëve të saj.
Me kalendarë ndeshjesh në xhepa dhe njëkohësisht edhe copa letrash të zhubrosura, shumë prej tyre na thonë ato çfarë ata kanë parashikuar. “Ne marrim pikë në Elbasan, Tiranë nuk fiton në Vlorë dhe po ashtu edhe Dinamo në derbin me Partizanin nuk do arrijë të marrë tre pikë. Kështu që, nëse fitojmë ne në Elbasan, mund të shkëputemi dhe kjo do të thoshte një hap më afër titullit,” ? na thotë në një moment një nga tifozët e zjarrtë që mban në kokë një kapele të Vllaznisë dhe po ashtu të veshur në trup një fanellë kuqelu.
Diskutimet janë të shumta. Një specialist i njohur futbolli ndërkohë, duke parashikuar të ardhmen e kampionatit, ka thënë se Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë për të dalë kampion. Ai e ka argumentuar këtë si më poshtë: “Mendimi im është se rregullatori për përcaktimin e skuadrës kampione në këtë kampionat do të jetë Shkumbini. Duke qenë kështu, besoj se shanset e Vllaznisë nuk janë të mëdha, duke u nisur nga raportet që ka kjo skuadër me ekipet e kryeqytetit.” Këto janë disa nga komentet e shumta që dëgjon gjatë këtyre ditëve të pushimit të kampionatit në qytetin, ku është luajtur për herë të parë futboll në Shqipëri.
Në qytetin që ka zhvilluar të parën ndeshje ndërkombëtare futbolli, në qytetin që i ka dhënë gjithmonë tonin futbollit shqiptar. Ata e duan me zemër Vllazninë e tyre dhe jo vetëm ata që shkojnë në stadium. Suksesin e saj e duan edhe gratë në shtëpi, edhe pleqtë, fëmijët dhe kushdo tjetër. Aq më tepër kur ata tashmë e dinë se sivjet është 90 vjetori i klubit dhe si i tillë, dëshira rritet edhe më tepër. Por kuptohet që për këta tifozë, një ndërprerje e tillë e kampionatit, sikur ua ka prishur disi planet. Deri të dielën e ardhshme, kur luajnë ndaj Elbasanit, u duket një jetë e tërë, megjithatë duhet pritur dhe bërë gati për të qenë në “Ruzhdi Bizhuta”, sepse skuadra tani ka nevojë më shumë se kurrë për këta tifozë të mrekullueshëm.
Sot një seancë, nesër miqësorja
Edhe dje ekipi i Vllaznisë ka vazhduar të njëjtin ritëm të ditëve të fundit me zhvillimin e dy seancave në ditë. Trajneri Haxhiosmanoviç ka dashur ta shfrytëzojë këtë periudhë ndërprerje të kampionatit për të rregulluar disa parametra fizikë të lojtarëve. Ndërkohë, duke filluar nga sot, ritmi do të bjerë sërish, ngaqë do ketë vetëm një seancë, ndërsa nesër, siç është bërë e ditur, do zhvillohet ndeshja miqësore me Adën në Velipojë. E diela do të jetë pushim, ndërkohë që të hënën pasdite pastaj do nisin përgatitjet për ndeshjen e fundjavës së ardhshme me Elbasanin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 15:08
by GOLDIAN
ouuuuuuuuu he ma mir shef si merzitena shpejt na
a ishte fjala per ne jashte a ata brenda

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 17:44
by Admin
GOLDIAN wrote:ouuuuuuuuu he ma mir shef si merzitena shpejt na
a ishte fjala per ne jashte a ata brenda

A e shef mar gold qe mendojne edhe per ne e ja vec per vedi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 21:25
by GOLDIAN
Admin wrote:GOLDIAN wrote:ouuuuuuuuu he ma mir shef si merzitena shpejt na
a ishte fjala per ne jashte a ata brenda

A e shef mar gold qe mendojne edhe per ne e ja vec per vedi

pa pra ma admin
dhe na ankohena kot
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 21:59
by Admin
Haahahahahha
Ja un qysh tesh e mrapa nuk ankohem ma

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 22:44
by GOLDIAN
Admin wrote:Haahahahahha
Ja un qysh tesh e mrapa nuk ankohem ma

thuj dhe v1919 se ai asht krye ankusi
coji i zile se mka marre malli per te
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 27 Mar 2009 , 22:55
by fpjalmi
Ridëmtohet Belisha
28 Mars Pikërisht, atëherë kur stafi teknik po gjente qetësinë e rikuperimit të të gjithë titullarë, përfshirë këtu, Sinanin dhe Boadunë e ditëve të mëparshme, por edhe Belishën që ndjeu shqetësime gjatë ndeshjes me vlonjatët, ky i fundit ka qenë i detyruar të rikthehet sërishmi në infermieri. Kjo ka ardhur gjatë seancës stwrvitore të ditës së djeshme, kur tekniku Dervish Haxhiosmanoviç, pas një minutazhi të ushtrimeve komplekse, ka preferuar të organizojë një ndeshje kontrolli. Por, kjo ka qenë e pafat për Amarildo Belishën, i cili pas një përplasje me lezhjanin Smajli, është ridëmtuar sërishmi, madje duke mos qenë në gjendje të vazhdojë më në fushë, ndërkohë që me të është marrë masazhatori Ruzhdi Mesi, i cili këto ditë është vetëm në stafin mjekësor, pasi kolegwt e tij janë në angazhime të tjera, mjeku Çoba me ekipin kombëtar U-21 dhe Mlloja në një aktivitet ndërkombëtar me veteranët e atletikës në Itali. Një dëmtim i tillë i Belishës nuk është aspak mirë nga Deda, i cili në katër ndeshjet që ai po drejton Vllazninë pas rikthimit në Shkodër, Belishën e ka vlerësuar si një nga futbollistët më stabël dhe më në formë të skuadrës. Duke pasur parasysh edhe mungesën e detyruar të kroatit Marko Bashiç për arsye të tre kartonave të verdhë që ka plotësuar, nwse do të mungojë edhe Belisha, atëherë për Dedën ndeshja e javës së ardhshme kundër Elbasanit në transfertë pritet të shoqërohet me dhimbje koke në drejtim të ndërtimit të formacionit. Duke vijuar me ndeshjen e kontrollit të ditës së djeshme, ajo që të bënte përshtypje ishte fakti, se nisur nga mundesa e duhur e kontigjentit të futbollistë, për të plotësuar formacionet përkatëse, kanë qënë të detyruar të aktivizohen edhe dyshja e trajnerëve, Haxhiosmanoviç me ekipin e parë dhe Cungu me të dytin.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 28 Mar 2009 , 12:22
by Miri
GOLDIAN wrote:ouuuuuuuuu he ma mir shef si merzitena shpejt na
a ishte fjala per ne jashte a ata brenda

Spo marr gja vesht mar Gold per jashte e gjujne por merziten ato mren ma shume se jane nderpre fontet e skedinave

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 28 Mar 2009 , 13:39
by vllaznia1919
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 28 Mar 2009 , 16:31
by Skodrinon
Medja: Dëshiroj dy finale Vllaznia?Tirana
Për të Vllaznia do të jetë një pretendente e fortë për të marrë të dy trofetë këtë sezon. Këtë nuk e thotë nisur nga fakti që është pjesë e këtij klubi, por flet si specialist, teksa e njeh mirë futbollin, i ka ndjekur edhe rivalet e saj dhe për këtë arsye ka mbërritur në një përfundim të tillë. Agim Medja, duke analizuar ecurinë e kuqebluve këtë sezon, e pranon se ata, ashtu si dhe rivalët e tjerë të tyre, kanë pasur oshilacione, por në këtë moment rëndësi ka që është në pozita të barabarta me Tiranën dhe pak më e favorizuar se Dinamo.
? Vllaznia është në pozita të barabarta me Tiranën. Si e shihni të ardhmen e kampionatit?
? Gara do të jetë shumë e fortë. Dhe jo vetëm mes Vllaznisë e Tiranës, por nuk duhet lënë pas dore edhe Dinamo. Përkundrazi, kjo e fundit është e favorizuar nga fakti që nuk ka angazhim në kupë dhe për rrjedhojë është e përqendruar vetëm në kampionat. Ajo është katër pikë larg, por të mos harrojmë se në lojë janë edhe 24 pikë dhe gjithçka mund të ndodhë.
? A mund të dalë triumfuese Vllaznia në fund?
? Nëse do të flisja si drejtues klubi, do të thoja menjëherë po. Por të njëjtin mendim kam edhe kur flas si specialist. Skuadra i ka mundësitë dhe kapacitetet e duhura për të pretenduar. Ka një kontigjent lojtarësh cilësorë, shumë prej të cilëve janë mësuar të marrin trofe dhe kjo i ndihmon ata të jenë të vendosur për të qenë të suksesshëm edhe këtë radhë.
? Por shkodranët kanë gabuar jo pak në këtë sezon, teksa kanë treguar oshilacione?
? Oshilacionet janë pjesë e futbollit, pjesë e garës. Nuk ka gabuar vetëm Vllaznia. Të mos harrojmë se ishte Tirana që e nisi mirë kampionatin, Vllaznia më pas shfrytëzoi krizën e saj, por edhe ajo në fillim të këtij viti pati të njëjta probleme. Nga këto përfitoi edhe Dinamo dhe për pasojë gara është bërë shumë interesante. Por nëse kanë gabuar deri tani, tani e tutje gabimet nuk lejohen më.
? Në pamje të parë, kemi një kampionat shumë interesant sivjet, apo jo?
? Unë do ta quaja të bukur, emocional. Janë tri skuadra që pretendojnë titullin, dy të tjera që kanë një shpresë për Kupën UEFA, si dhe në fund, pesë apo gjashtë të tjera që rrezikojnë rënien. E parashikoj shumë të fortë, sepse nuk ka shumë mundësi për aleanca dhe tolerime.
? Vllaznia është edhe në gjysmëfinale të kupës. I ka mundësitë kjo skuadër të pretendojë në të dy frontet?
? Jo më kot Vllaznia është në krye dhe pretendon, sepse e thashë, që ka në përbërje të saj lojtarë cilësorë. Presidenca ka shpenzuar shumë për ta ndërtuar këtë skuadër dhe tashmë ajo duhet ta justifikojë me rezultate. Mundësitë janë për të pretenduar në të dy frontet. Ajo që do të vendos është aftësia e skuadrave, e stafeve për ta menaxhuar mirë situatën dhe besoj se Vllaznia i ka këto kapacitete.
? Së fundi, shpresoni të kemi një duel Vllaznia?Tirana edhe në kupë?
? Si për ne, ashtu edhe për Tiranën, besoj se nuk ekziston dëshira për t’u ndeshur që në gjysmëfinale. Nëse ndodh, nuk kemi nga shkojmë, por edhe nga ana sportive, besoj se do të ishte shumë interesante që më 13 dhe 23 maj të kishim dy finale Vllaznia?Tirana, që do i jepnin bukuri futbollit shqiptar këtë sezon, sepse janë dy skuadrave me emër, me përvojë dhe me lojtarët më të mirë të kampionatit.
Me Elbasanin, mungon Bashiçi, në dyshim Belisha
Vëmendja e ekipit të Vllaznisë është e përqendruar te sfida e së dielës të ardhshme në transfertë me Elbasanin. Stafi drejtues dhe futbollistët janë duke bërë gati edhe taktikën e lojës me të cilën do të përballojnë këtë kundërshtar. Në këtë ndeshje do të mungojë kroati Bashiç, i cili ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Po ashtu, në dyshim është edhe mesfushori Belisha, i cili ka pasur një traumë jo të vogël në stërvitjen e së enjtes.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 15:36
by vllaznia1919
Miqesore:Vllaznia-Ada 6-2(Sinani 2,Dhembi,Nallbani,Ampofo)!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 29 Mar 2009 , 19:31
by Miri
vllaznia1919 wrote:Miqesore:Vllaznia-Ada 6-2(Sinani 2,Dhembi,Nallbani,Ampofo)!
kyt Ampofo e paskan rujt per surprize per momentet e fundit qe me ba hatan
