Page 122 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Mar 2009 , 23:43
by fpjalmi
pra simbas devollit vllaznia nuk duhet te luje ma sepse e paska siguru tirana dhe devolli asht shum i sigurte qe tirana deri ne ndeshjen e fundit do jete ma teper se 4 pike ndaj vllaznise
kot deshta me dit.
mos asht perfet ky devolli qe parashikon ndeshjet keshtu !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
apo flet keshtu se tirana e ka siguru me albitra.
ky po flet sikur tirana asht nja 10 pike para e ja se sikur jena barabar
nga ana tjeter nuk i ve faj se asht gjirokastrit ,kelysh i enverit dhe vetem ata flasin para kohet
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Mar 2009 , 23:51
by fpjalmi
Për “Dedën”, vlonjatët
u mposhtën me lojë
‘Flamurtari ka pretendime, por edhe ne na u anulua një gol’
Vllaznia/ Edhe trajneri kuqeblu ka vërejtje për gjykimin
Pavarësisht se është
arritur pas vuajtjeve
në fund dhe polemikave,
fitorja e shkodranëve
përballë vlonjatëve ka qenë
tepër e merituar. Është ky
mendimi i trajnerit të Vllaznisë,
Dervish Haxhiosmanoviç.
Për numrin një të
pankinës shkodrane, ekipi i
tij ia vështirësoi punën vetes.
Nga ana tjetër, disa prej specialistëve
të futbollit shkodran,
e kanë quajtur lojën e
kuqebluve ndaj Flamurtarit,
si më të mirën e kohëve të
fundit. Megjithatë, vetë
“Deda” ka rezerva për lojën
e të tijve, kjo përsa i përket finalizimit.
Shkodranët u
treguan më shumë tolerantë
seç duhej dhe një gjë e tillë,
edhe mund t’i kishte ndëshkuar
në fund të takimit. “Jam
i kënaqur që fituam, por i pakënaqur
nga fakti që e çuam
lojën ashtu, në fund të takimit.
Normalisht kemi pasur
mundësi të luajmë edhe më
mirë. Në pushim të pjesës së
parë u kam thënë futbollistëve
se duhet të kishin
shënuar 5 gola. Bëmë një gabim
fillestar në pjesën e dytë,
por për fatin tonë zgjidhëm
gjithçka në minutat e fundit
të lojës. Është një fitore e
rëndësishme, sepse jemi sërish
në pozita të barabarta me
Tiranën”, ka thënë pas
ndeshjes trajneri malazez.
Gjykimi
Në përfundim të takimit,
ajo që të bënte më shumë përshtypje,
ishte se kontestime
për gjykimin nuk kishte
vetëm Flamurtari, por edhe
Vllaznia. “Përsa u takon pretendimeve
të Flamurtarit për
gjykimin, është e drejta e tyre,
por mund të them, se edhe ne
kemi pretendimet tona. Na
është mohuar një gol dhe nuk
na u dha një penallti. Gjithashtu,
nuk u dha një karton i
kuq për një mbrojtës të Flamurtarit,
gjë që duhet të kishte
ndryshuar gjithçka në
raportet në fushë. Nëse jepej
kartoni, situata do të ishte
krejt tjetër. Për mendimin tim,
gjyqtarët kanë gjykuar aq sa
dinë të gjykojnë, por fitorja
nuk duhet mohuar aspak,
sepse e kemi mposhtur Flamurtarin
në çdo aspekt”, është
shprehur trajneri malazez
i Vllaznisë.
Vazhdimësia
Shkodranët në këtë sezon
po vazhdojnë të jenë në luftë
për titullin me Tiranën rivale.
Rokadat me bardheblutë kanë
qenë të shpeshta, por tani që të
dyja skuadrat janë me pikë të
barabarta, kampionati është
bërë edhe më intrigues, duke
vënë në pikëpyetje fituesin. Për
Haxhiosmanoviçin, kampionatin
mund ta fitojë ai ekip,
që do t’i përballojë javët e
mbetura në çdo aspekt.
“Mendoj se çdo gjë do të
jetë e hapur deri në fund. E
kam shprehur edhe më parë
këtë. Por e rëndësishme është
që cili do ta përballojë nga
ana fizike e psikologjike, ai
do të jetë në fund të këtij kampionati
fituesi. Ne do të
provojmë deri në ndeshjen e
fundit që të jemi kampionët
e këtij sezoni”, pohon kreu i
pankinës së Vllaznisë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Mar 2009 , 23:51
by fpjalmi
Kënaqet
malazezi
Trajneri i Vllaznisë sheh një
ekip më të mirë nga ana fizike,
në krahasim me ndeshjet
e kaluara. Kujtojmë që
pas hapit fals me Bylisin,
malazezi i kuqebluve, Dervish
Haxhiosmanoviç, ka
vënë theksin në mungesën
e freskisë fizike. Ndërkohë,
në tri takimet e radhës, kuqeblutë
kanë treguar se ana
fizike ka qenë optimale.
Ndeshja me Flamurtarin
duket se e ka bindur edhe
vetë trajnerin. “Përgatitja fizike
e ekipit ishte më e mira e
këtyre javëve”, theksoi ai.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Mar 2009 , 23:53
by fpjalmi
Pas gjykimit, vlonjatët
akuzojnë Licin për goditje
Pas ndeshjes me Vllazninë, drejtuesit e klubit kuqezi
kanë protestuar ashpër ndaj gjykimit, por zemërimi duket
se po zgjerohet edhe më tej. Sjellja e lojtarit me shumë
përvojë në radhët e shkodranëve, Suad Lici, i ka zhgënjyer
vlonjatët. Ndërkohë, në takimin e zhvilluar në fazën e
parë, Vllaznia e ish-trajnerit Canaj qëndronte në krye të
renditjes dhe ka qenë Flamurtari i kroatit Kovaçiç, që i
shkaktonte humbjen e parë. Kjo ndeshje u shoqërua me
polemika nga klubi shkodran. Tashmë historia përsëritet.
Rrëfimi i Shehajt - Një nga protagonistët e ndeshjes,
sulmuesi Ardit Shehaj, ka treguar për “Panorama Sport”
se, Vllaznia ka kërkuar ta përmbysë rezultatin, duke
shfaqur një farë urrejtje. “Loja fitohet në fushë dhe me profesionalizëm.
Nuk mund ta imagjinoja atë urrejtje ndaj Flamurtarit.
Nuk ka mjaftuar vetëm gjyqtari që na ndëshkoi
me një penallti të paqenë, por edhe ndërhyrjet e forta që na
janë bërë gjatë ndeshjes. Personalisht, mund të mos e marrë
për keq një duel, por që një lojtar profesionist, pasi lëshon
topin për të organizuar sulmin e skuadrës së vet, i
drejtohet lojtarit kundërshtar si ‘bishë”, pa asnjë motiv,
nuk është e drejtë”, pohon 19-vjeçari, që u aktivizua në 45
minutat e dyta në “Loro Boriçi”. Më tej ai tregon: “Kjo më
bën të mendoj që lojtarët shkodranë kanë qenë të nxitur të
hakmerren ndaj nesh”. Ndërkohë, Ardit Shehaj akuzon
për goditje me kokë, një nga lojtarët më me eksperiencë të
Vllaznisë, Suad Licin. “Ai ka lënë topin dhe më ka gjakosur,
duke më dëmtuar në fytyrë. Lici më ka goditur me kokë
në fytyrë. Nuk kisha asnjë kontakt, provokim apo shkëmbim
fjalori me të. Në mënyrë të befasishme, pasi siguroi
topin drejt sulmit të skuadrës së vet, Lici më kthehet, duke
përmbushur gjestin e shëmtuar”, thotë sulmuesi vlonjat.
Klubi pritet të reagojë - Dje Flamurtari ka qëndruar
pushim, ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër
zyrtar nga ana e klubit, pas atyre të një dite më parë. Gjithsesi,
mësohet se sot pritet që të ketë një reagim nga ana e
drejtuesve të klubit. Pas ndeshjes, Geri Çipi deklaroi se
Flamurtari mund të bojkotojë kampionatin, ndërsa kryebashkiaku
Shpëtim Gjika është shprehur në media se nuk
do të arrihet deri në këtë pikë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 00:02
by Skodrinon
pjalmi
jane postu iher kto artikuj naqe
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 02:34
by fpjalmi
skodrinon .
un nuk e di se jan lexu ita artikuj se per goditjen qe lici i ka ba lojtarit te flamurtarit nuk e ke lexu.
skudrinon ,cdo gazete ka stilin e saj dhe te tana flasin ndrysh ,por ikja gazete qe un i marr jane tana te sakta .
mandej spo shoh qe nej njiri ka postu ikta gjana sepse shumicat i postoj un
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 02:42
by Skodrinon
fpjalmi wrote:skodrinon .
un nuk e di se jan lexu ita artikuj se per goditjen qe lici i ka ba lojtarit te flamurtarit nuk e ke lexu.
skudrinon ,cdo gazete ka stilin e saj dhe te tana flasin ndrysh ,por ikja gazete qe un i marr jane tana te sakta .
mandej spo shoh qe nej njiri ka postu ikta gjana sepse shumicat i postoj un
i ke te tema vllaznia-flamurtari
i kam postu un
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 02:44
by fpjalmi
skodrinon .
asht hera e dyte qe po me thu naqe dhe kot per kuriozitet itesh pas edhe heren e pare ,edhe heren e dyte qe me the itesh dhe nuk kishte asnji lajm qe ishte perserit 2 here.
ndoshta un baj gabim se nuk e kam pa mire ,por nese ke mundesi shife edhe nji here tjeter dhe me thuj se ku asht shkru 2 here ,se me te than te drejten un spo e shoh ,as te e para qe me ke than ,edhe as te e dyta.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 02:47
by Skodrinon
fpjalmi wrote:skodrinon .
asht hera e dyte qe po me thu naqe dhe kot per kuriozitet itesh pas edhe heren e pare ,edhe heren e dyte qe me the itesh dhe nuk kishte asnji lajm qe ishte perserit 2 here.
ndoshta un baj gabim se nuk e kam pa mire ,por nese ke mundesi shife edhe nji here tjeter dhe me thuj se ku asht shkru 2 here ,se me te than te drejten un spo e shoh ,as te e para qe me ke than ,edhe as te e dyta.
te tema vllaznia-flamurtari pra
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 02:47
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 03:00
by Skodrinon
ja, se te kta artikuj flitet per ndeshjen vllaznia-flamurtari
prit denimin tash
kush asht e dyta?
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 03:19
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Tue, 24 Mar 2009 , 03:21
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 00:29
by fpjalmi
Sinani tani është pjesë
e historisë së klubit
“Kënaqësi që gjendem mes emrave të mëdhenj të futbollit”
Kapiteni në 11-in më të mirë shkodran ndër vite
“Kënaqësi që gjendem mes emrave të mëdhenj të futbollit”
GRUMBULLIMI olashënuesi më i
mirë i tri sezoneve
të fundit, Vioresin
Sinani, është një ndër 11
lojtarët më të mirë të 90-të viteve
të klubit shkodran. Në
mbrëmjen festive të organizuar
për këtë 90-të vjetor
përkrah emrave të Paulin
Ndojës, Ramazan Rragamit,
Muhamet Dibres, Hysen Zmijanit,
Loro Boriçi, Fatmardh
Jerës, Sabah Bizit, Ferit Rragamit,
Luan Vukatanës e Mehdin
Zhegës, ishte edhe emri i
sulmuesit aktual të kuqebluve,
Vioresin Sinani. Ky vlerësim i
është Sinanit nga specialistët
dhe nga tifozeria për punën që
ka bërë dhe po bën aktualisht
për shkodranët. Sinani ka thyer
çdo rekord me golat e shënuar
në gjithë historikun 90-
vjeçare të këtij klubi. Ka shënuar
jo pak, por afërsisht 180 gola
me fanellën kuqeblu, si asnjë
lojtar tjetër te Vllaznia. “Është
një kënaqësi që gjendem mes
këtyre emrave të mëdhenj të
futbollit shkodran dhe shqiptar”,
është shprehur Sinani
mes emocionesh. Por sulmuesi,
i cili është një ndër shënuesit
më të mirë të sezonit ka ende
shumë për të dhënë në futboll.
Gjatë tri takimeve të fundit ai
ka qenë një mungesë për Vllazninë,
pavarësisht se drejtuesit
janë përpjekur për të gjetur
një tjetër alternativë.
Rikuperimi
Për kapitenin aktual të kuqebluve
shpresohet që ky dyjavësh
të shërbejë për rikuperimin
e plotë të tij. “Besoj
se problemi i madh tani ka
kaluar. Në takimin e fundit
me Flamurtarin, ku fituam
me rezultatin 3-1, kam qenë
në gjendje për të luajtur në
fushë, por stafi teknik e pa të
arsyeshme që të rikuperohesha
plotësisht, në mënyrë
që të shmangja problemet që
mund të vinin si pasojë e rikuperimeve
të shpejta. Personalisht
ndihem mjaft mirë dhe
shpresoj se këto dy javë do të
më vlejnë për të shkuar aty
ku kërkoj”, vazhdon bomberi
Sinani, që beson te forca e
ekipit.
Ecuria
Ajo që kanë treguar shkodranët
në tri takimet e fundit
shpresohet të vazhdohet deri
në fund të sezonit. Skuadra e
trajnerit malazez Haxhiosmanoviç
kërkon që në këtë sezon
të përsërisë suksesin e
vitit 1992, kur ka fituar dy
tituj njëkohësisht, Kupën dhe
titullin kampion. “Vllaznia
nga takimi në takim po tregon
rritje në fushën e lojës,
ndaj shpresoj që këtë ecuri ta
vazhdojmë edhe në përballjet
e tjera. Do të bëjmë të pamundurën
që këtë vit të sjellim
në Shkodër titullin kampion.
Nëse të gjithë së bashku
punojmë me përkushtim për
ta realizuar këtë objektiv,
atëherë pa diskutim do të jemi
ne, fituesit e këtij kompeticioni”,
përfundoi fjalën e tij
kapiteni i kuqebluve dhe “Këpuca
e Artë”, për tri vite me
radhë, Vioresin Sinani.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 00:30
by fpjalmi
Pas dy ditësh pushimi ekipi shkodran do t’u rikthehet sot përgatitjeve
për sfidën e radhës me Elbasanin. Dyjavëshi përgatitor për shkak
të ndërprerjes së kampionatit kërkohet të shfrytëzohet në maksimum
ana e drejtuesve kuqeblu për të riparuar defektet më mergjente.
Ndoshta kjo do t’i vlejë teknikut malazez, Haxhiosmanoviç, për të
rritur në një farë mënyrë edhe përgatitjen fizike të skuadrës së tij.
Shpresohet që kjo ndërprerje të ketë ndikim pozitiv te Vllaznia.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 16:17
by Skodrinon
pjalmi, prap ke gabu. je tu ja ba vedit....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 16:57
by Skodrinon
Vllaznia/Trajneri i kuqebluve s’bindet me përgatitjen fizike
Asnjë minutë pushim, “Deda” shton dozën
Haxhiosmanoviç programon 2 seanca stërvitore në ditë
Ndërprerja e kampionatit do t’i shërbejë Vllaznisë për t’u çlodhur, por edhe për të bërë disa përmirësime në radhët e
saj, pasi siç u shpreh edhe tekniku malazez, Dervish Haxhiosmanoviç, skuadra ka elementë që duhet t’i ndreqë. Pavarësisht paraqitjes së kënaqshme që bënë në takimin me Flamurtarin, kreu i kuqebluve përsëri nuk ka ngurruar të thotë se loja ka pasur vend për përmirësim. Në ditët e para të kësaj jave, malazezi i pankinës kuqeblu ka programuar
një terapi të plotë, me nga dy seanca stërvitore në ditë, të cilat kanë hyrë në fuqi që dje dhe do të vazhdojnë deri të
premten. Mesa duket, “Deda” kërkon që të rregullojë në një farë mënyre pikërisht atë prej së cilës po vuan Vllaznia. Përgatitja fizike është cilësuar prej Haxhiosmanoviçit një mangësi, por në një periudhë të tillë kaq të shkurtër është vërtet e vështirë që të rikuperohet gjithçka. Nga drejtuesit e ekipit kuqeblu kërkohet që këto ditë të shfrytëzohen në maksimum, me qëllim që të arrihet objektivi pas javës së 33-të të kampionatit. Por në seancat stërvitore, teknikut
malazez do t’i mungojnë dy lojtarët kyç të ekipit, mbrojtësi Elvin Beqiri dhe sulmuesi Xhevahir Sukaj, për arsye se janë grumbulluar me Kombëtaren për dy ndeshjet e radhës, me Hungarinë dhe Danimarkën. Ata do t’i bashkohen Vllaznisë vetëm pak ditë para takimit me Elbasanin. Sa për pjesën tjetër të grupit, ata do të jenë të gjithë në
dispozicion të kreut të pankinës. Në seancën e djeshme stërvitore ka qenë edhe kapiteni i ekipit, Vioresin Sinani. Kjo kohë do t’i vlejë “Dedës” për të parë më nga afër gjendjen e lojtarëve, si dhe për të dhënë idetë e tij për të ardhmen. Por, ajo që shpresohet është që kjo ndërprerje, ndryshe nga herët e tjera, të sjellë fryte të menjëhershme
për shkodranët. Javën e ardhshme, “armata” e Haxhiosmanoviçit do të udhëtojë në transfertën e Elbasanit. Në përfundim të javës së 25-të, shkodranët e shohin veten në vend të dytë, por me të njëjtën kuotë pikësh, 48-të, sa edhe bardheblutë kryesues. Javën e fundit, në sfidën e luajtur në shtëpi me Flamurtarin, të besuarit e malazezit
hipotekuan suksesin e 14-të pas fitores 3-1. Golat e të talentuarit Sukaj dhe Licit mjaftuan që të ngrinin peshë tifozerinë e zjarrtë vendëse. Ndërkohë që golin e vetëm për miqtë nga bregdeti e shënoi Mema
A.Uruçi Panorama Sport
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Wed, 25 Mar 2009 , 21:01
by Skodrinon
Haxhiosmanoviç: Gara e fortë, deri në fund
Gjergj Kola Sporti Shqiptar
Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, thotë se tani duhet gabuar sa më pak
Ka ardhur në krye të Vllaznisë jo shumë kohë më parë, rreth një muaj më parë, dhe për rrjedhojë tashmë e ka të qartë në mendjen e tij se çfarë është në gjendje të bëjë skuadra e tij. Dervish Haxhiosmanoviç ka premtuar që ditën e parë se Vllaznia nën drejtimin e tij do të pretendojë titullin kampion. Tashmë pas 4 ndeshjesh në krye të kuqebluve, ai arrin të japë një mendim më të qartë për kampionatin, garën e mëtejshme dhe shanset që ka Vllaznia për të marrë një trofe.
E keni analizuar ndeshjen e fundit me Flamurtarin?
Pikërisht sot (dje) paradite kam biseduar jo pak me skuadrën në lidhje me këtë ndeshje. E përgjithshmja është se kemi luajtur mirë, por janë edhe disa gjëra të tjera që duhet t’i përmirësojmë, sepse kampionati sa vjen e vështirësohet dhe nuk do të jetë e lehtë për të fituar asnjë ndeshje.
Çfarë kishte që nuk shkoi ashtu siç duhet në këtë takim për Vllazninë?
Disa prej lojtarëve nuk dhanë atë që prisja. Duhet t’i imponohemi ne kundërshtarit dhe për rrjedhojë duhet të luajmë më shpejt, duhet të jemi më agresivë në fushë, e kam fjalën këtu për ritmin e lojës. Por disa prej lojtarëve edhe në ndeshjen me Flamurtarin nuk vepruan kështu. Nga ana tjetër, ka pasur edhe lojtarë që kanë luajtur shumë mirë dhe këtu do përmend, sidomos Nallbanin, që për mua, ka qenë më i miri në fushë. Pa lënë më pas edhe Belishën apo dhe Dhëmbin, që në këtë takim ka shërbyer mjaft mirë për Sukajn, por mund të kishte shënuar edhe vetë.
Fitorja me Flamurtarin është kontestuar jo pak nga vlonjatët për 11 metërshin e dhënë në favor të Vllaznisë. Mendoni se gjyqtari ndikoi në rezultatin e lojës?
Po, ka ndikuar, por në një aspekt tjetër dhe jo atë që thonë drejtuesit e Flamurtarit, të cilët e kanë pasur gabim me protestat e tyre. Ata që duhej të protestonim duhej të ishim ne. Të gjithë e panë se gjyqtari na mohoi një gol shumë të rregullt të Sukajt. Të gjithë e panë se nuk u dha një 11 metërsh për ne dhe një karton i kuq për njërin nga mbrojtësit e Flamurtarit. Pa kaluar pastaj te shumë faulla të tjera. Të gjitha këto kur rezultati ishte 1 0 për ne.
Kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje, si e shikoni garën e mëtejshme?
E parashikoj shumë të fortë, se ky kampionat po tregon shumë gjëra të bukura. Herë humbet terren njëra skuadër, herë tjetra dhe prandaj duhet të gabojmë sa më pak tani e tutje. E shikoj shumë të vështirë garën, pa lënë pas edhe Dinamon, një skuadër që përveç meritave në fushë, më duket se po favorizohet jo pak edhe nga arbitrat.
Javën e ardhshme Vllaznia luan në Elbasan, Tirana në Vlorë. Do ketë ndryshim në renditje?
Këtë nuk di ta them. Unë personalisht e konsideroj shumë më të vështirë ndeshjen tonë në Elbasan sesa atë të Tiranës në Vlorë. Elbasani ka dy pikë më pak se Flamurtari në renditje dhe kuptohet që do të kërkojë medoemos të mos humbë terren, sepse pas nesh do ketë ndeshje me Tiranën, kështu që rrezikojnë seriozisht për rënien nga kategoria.
Në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me një kampionat shumë të fortë nisur nga renditja e skuadrave. Ndani edhe ju të njëjtin mendim?
Nuk mendoj se është kampionati më i fortë i këtyre viteve të fundit. Mendoj se ky kampionati është më interesanti i këtyre viteve të fundit, nisur nga mënyra si janë të renditura skuadrat. Para disa sezonesh mendoj se kampionati ka qenë më i fortë.
Do ta mbani premtimin për t’i dhënë Shkodrës sërish një trofe?
Unë jam në Shkodër për të bërë më të mirën e mundshme. Mundësitë i kemi, sepse të barabartë me Tiranën në krye të kampionatit dhe njëkohësisht edhe në gjysmëfinale të kupës. Por kuptohet që jo gjithçka është në dorën time, megjithatë unë kam shumë shpresë se Vllaznia nuk do të dalë pa trofe as këtë sezon.
“Deda” do Shkumbinin në gjysmëfinale të kupës
Në bisedën me trajnerin malazez të skuadrës shkodrane sigurisht që është diskutuar edhe për Kupën e Shqipërisë. Haxhiosmanoviçi është njohur me faktin e ndryshimit të datave të ndeshjeve gjysmëfinale, por nga ana tjetër ai ka dashur të dijë edhe për momentin kur do hidhet shorti i ndeshjeve të këtij turi.
I pyetur se kë dëshironte të kishte si kundërshtar në këtë tur, “Deda” nuk është përgjigjur menjëherë, por në fund, duke dashur të japë një përgjigje, ka thënë: “Mbase do dëshiroja Shkumbinin, por nuk do ishte keq edhe sikur të na binte me njërën prej Partizanit apo Flamurtarit. E rëndësishme është që me Tiranën të ndeshemi në finale. Pse jo, të kemi dy finale njëra pas tjetrës, për kupë e kampionat.”
Kroatët me leje, ikin pranë familjeve
Dy futbollistët kroatë të Vllaznisë, Marko Bashiç dhe Mirko Plantiç, që prej së dielës kanë udhëtuar drejt vendlindjes së tyre. Fakti që kampionati është ndërprerë, ka bërë që ata të marrin leje te drejtuesit e klubit për të shkuar pranë familjeve vetëm për pak ditë. Leja u është dhënë dhe për një arsye tjetër, se Bashiç që është titullar te kuqeblutë, nuk do luajë në ndeshjen e radhës në Elbasan, meqë ka tre kartonë të verdhë. Po ashtu Plantiç nuk po gjen vend si titullar dhe për këtë arsye ata janë lejuar të shkojnë në Kroaci.
Kuqeblutë, të shtunën miqësore
Periudhën e ndërprerjes së kampionatit ekipi i Vllaznisë është duke u munduar ta shfrytëzojë në maksimum për të rregulluar disa gjëra që nuk kanë shkuar ashtu siç duhet te lojtarët. Trajneri Haxhiosmanoviç i ka kushtuar vëmendje përgatitjes fizike, teksa dje ka pasur dy seanca stërvitore dhe po kaq do ketë edhe sot e nesër. Të premten do të jetë vetëm një seancë, ndërsa të shtunën trajneri malazez ka kërkuar të zhvillojë një takim miqësor. Të paktën ky është parashikimi dhe tashmë çdo gjë është në dorë të drejtuesve të klubit për gjetjen e një kundërshtari për këtë fundjavë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 26 Mar 2009 , 04:32
by fpjalmi
skodrinon shkruan
pjalmi, prap ke gabu. je tu ja ba vedit....
__________________________________________
me duket se nuk don me i pagu mirit taksen naqe
ajo qe te takon me pagu te takon naqe

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 26 Mar 2009 , 13:01
by Skodrinon
jo ty te takon se ti bjen artikuj qe jane sjell njiher