Page 121 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 21:08
by hatboy
Skodrinon wrote:
Nuk esht puna me ngul kom ,po dhe ky interpretim i rregullores nuk esht aq i thjesht, esht shum me keq se ai ku u vendoste vendi i pare, sepse futen shum ekipe ne loj.
Ktu nuk ka vend per interpretim. Dinamo ka gabu dhe ndeshkohet. Kaq.
ps: rregullat i thyne edhe ne fushe, duke ba gol me dore, po nuk u ndeshkun.

ok Dinamon e hoqem qafe.
po ti do me i heq botrorin Maradones tashi.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 22:34
by Skodrinon
hatboy wrote:Skodrinon wrote:
Nuk esht puna me ngul kom ,po dhe ky interpretim i rregullores nuk esht aq i thjesht, esht shum me keq se ai ku u vendoste vendi i pare, sepse futen shum ekipe ne loj.
Ktu nuk ka vend per interpretim. Dinamo ka gabu dhe ndeshkohet. Kaq.
ps: rregullat i thyne edhe ne fushe, duke ba gol me dore, po nuk u ndeshkun.

ok Dinamon e hoqem qafe.
po ti do me i heq botrorin Maradones tashi.

jo, kjo eshte pergjigja e atyre qe thone se dinamo u kualifiku me merite ne fushe.
per ket jam i knaqun une per ket kualifikim ne tavoline, se na eliminun me hile.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 23:25
by fpjalmi
Vllaznia mendon për veten, jo për rivalët
Autori: Gjergj Kola
Data: 20/03/2009
Version Print
Kuqeblutë kërkojnë të nxjerrin me fitore ndeshjen e tyre, pastaj do shohin nga ndeshjet e tjera
Në pamje të parë, duket sikur kemi të bëjmë me një garë çiklistike, ku Tirana, Vllaznia e Dinamo janë “rrotë më rrotë” dhe presin nga momenti në moment t’i shkëputen kundërshtarit për të mbërritur në finish i pari. Sigurisht, në pozita të tilla, kundërshtarët shohin me kujdes çdo veprim të rivalit, në mënyrë që të përfitojnë. Thuajse e njëjta gjë është duke ndodhur edhe në kampionatin e sivjetëm, që jo më kot është vlerësuar nga më të bukurit e këtyre viteve të fundit
Vllaznia, nga shtatë pikë prapa Tiranës, e zuri dhe e kaloi atë po me shtatë pikë para. Një gabim në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar me Dinamon, jo vetëm që rihapi kampionatin, por u shtoi oreksin edhe bluve për të hyrë në vallen e pretendimeve. Shkodranët lëshuan terren, barazuan në Elbasan, por një gjë të tillë bëri një javë më pas edhe Tirana po ndaj këtij kundërshtari. Ndërkohë, në fazën e tretë sërish gabon Vllaznia ndaj Bylisit, por këtë gjë e bën edhe Tirana ndaj tyre. Ashtu siç gaboi edhe Dinamo në Vlorë.
Duke qenë kështu, duket qartë se do jetë një kampionat me shumë emocione deri në fund, ku do të triumfojë skuadra që do të gabojë më pak. Pikërisht për këtë arsye, të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë duket se nuk do të jenë shumë të interesuar se çfarë do të bëjnë Tirana e Dinamo. Ata duan të gabojnë sa më pak për vete dhe, nëse ndodh kështu, në javën e fundit të kampionatit, më e keqja pastaj do të jetë luajtja e një ndeshjeje të drejtpërdrejtë, që vlen sa një titull kampion. Dervish Haxhiosmanoviç, megjithatë, nuk e ka mendjen shumë te kundërshtarët e kuqebluve. Ai është i impenjuar maksimalisht për ndeshjen e radhës me Flamurtarin.
Të gjitha “bateritë” janë karikuar për këtë sfidë. Tashmë mbetet për t’u parë vetëm mënyra si do ta rreshtojë skuadrën në fushë në këtë ndeshje. Problemi i vetëm në ndërtimin e formacionit pritet të jetë sërish Sinani. Kapiteni i Vllaznisë ende nuk duket i rikuperuar plotësisht dhe ndaj vlonjatëve mund të luajë vetëm një pjesë loje, apo dhe 30 minuta. Golashënuesi i njohur po vuan nga disa probleme muskulore kohët e fundit dhe, pas një terapie që ka zhvilluar për disa ditë edhe në Podgoricë, ka filluar stërvitjen me grupin dje pasdite. Duket e sigurt që nuk do ta nisë nga fillimi, por me shumë të ngjarë Sukaj do të ketë në krah Dhëmbin përsëri. Megjithatë, nuk duket se një problem i tillë ka shumë rëndësi
Ashtu siç nuk ka rëndësi se kush do të luajë edhe në repartet e tjera. E rëndësishme për Vllazninë në këto momente është të marrë sa më shumë pikë jo vetëm për të ruajtur pozicionin që ka, por, pse jo, edhe për t’iu shkëputur rivalëve.
Sinani në 11 shen më të mirë të 90 viteve
Gazeta sportive lokale “Vllaznimi Sportiv”, me rastin e 90-vjetorit të krijimit të klubit “Vllaznia”, ka organizuar një anketë për 11 shen më të mirë në vite të këtij klubi. Anketa ka zgjatur më tepër se një muaj e gjysmë dhe në të kanë marrë pjesë ish futbollistë, trajnerë dhe specialistë të futbollit shkodran. Kanë marrë pjesë gjithashtu edhe gazetarët sportivë dhe në fund është përcaktuar edhe formacioni më i mirë i 90 viteve të Vllaznisë.
Në këtë formacion bëjnë pjesë të gjithë emra të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, duke filluar nga portieri Paulin Ndoja, mbrojtësit Hysen Zmijani, Muhamet Dibra e Fatbardh Jera, mesfushorët Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Ferid Rragami e Luan Vukatana, si dhe sulmuesit Loro Boriçi, Medin Zhega e Vioresin Sinani. Nga trajnerët më shumë vota ka marrë njeriu që drejtoi për 14 vjet këtë skuadër, Xhevdet Shaqiri, që ka marrë më shumë trofe nga gjithë të tjerët nën drejtimin e skuadrës së Vllaznisë në vitet ‘70. Ceremonia zyrtare për festimin e 90-vjetorit të formimit të “Shoqnisë Vllaznia” do të zhvillohet ditën e diel në teatrin “Migjeni
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 23:30
by fpjalmi
90 vjet Vllazni, ja formacioni i ëndrrave
21 Mars Gazetarët sportivë lokalë zhvillojnë anketën. Shpallet 11-shi më i mirë
Gazeta sportive “Vllaznimi Sportiv” ka zhvilluar një anketë për përzgjedhjen e formacionit më të mirë të Vllaznisë në 90 vitet e krijimit të saj. Kanë marrë pjesë në votim ish-futbollistë, trajnerë, specialistë dhe gazetarë sportivë. Në fund të anketës është bërë edhe përzgjedhja e 11-futbollistëve më të mirë të Vllaznisë dhe trajnerit më të mirë.
Paulin Ndoja- Portier. Konsiderohet jo më kot legjenda e portës shkodrane. Një pritës i mirë i 11-metërshave, por edhe zotërues i mirë i lojës në ajër.
Hysen Zmijani- Mbrojës i djathtë. Ka marrë shumicën e votave që kanë marrë pjesë në këtë anketë. Një lojtar anësor që rrallë i vjen futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
Muhamet Dibra- Pjesëtar i një brezi që do niste sukseset e Vllaznisë në futboll. Kampion me këtë skuadër në vitet 1945 dhe 1946, pjestar i ekipit tonë kombëtar dhe një mbrojtës i pakalueshëm.
Fatbardh Jera- Postobllok i vërtetë. Një lojtar që do mbahet mend gjatë për duelet e tij me sulmuesit kryesor të ekipeve kundërshtare. Pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së viteve ’80 dhe njëkohësisht edhe e ekipit kombëtar.
Ramazan Rragami- Njihet ndoshta si njeriu i penalltive pasi më të saktë se ai nuk ka patur dhe nuk do ketë. Por jo vetëm për të. Ramazan Rragami ka qenë një lider i vërtetë i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar për shumë vite me rradhë.
Sabah Bizi- Ka marrë më shumë vota në këtë anketë. Sabah Bizi është figura më e madhe e futbollit shkodran në këto 90 vjet. Futbollist i rrallë në llojin e tij që i ka bërë të gjithë funksionet në fushë me përjashtim të portierit.
Ferid Rragami- Vërtetë ka qenë pjesë e një grupi të shkëlqyer futbollistësh të viteve ’80, por Ferid Rragami ka qenë lider në atë grup. “Ujku” ka pasë meritën e madhe të drejtimit të tij në fushë.
Luan Vukatana- Ashtu si Ferid Rragami, edhe Luan Vukatana ka qenë një nga idhujt për tifozët shkodranë të një periudhe të shndritshme të Vllaznisë. i shpejtë, teknik por edhe golashënues.
Loro Boriçi- Shumëkush ka qenë në dilemë për ta votuar apo jo. Nisur nga fakti se karriera e tij më e gjatë tek Partizani, i vinte në dyshim për kontributin e tij tek Vllaznia. Megjithatë Loro Boriçi ka kontribuar për këtë skuadër për një periudhë 11-vjeçare, (1937-1949) për Shkodrën e tij. Një nga figurat më të mëdha jo vetëm të futbollit shkodran por edhe atij shqiptar.
Medin Zhega- Shkëlqimin e tij të madh e ka në vitet ’70. Një sulmues i rrallë dhe njëkohësish modern i asaj kohe. “Gjahtar” i vërtetë golash.
Vioresin Sinani- Është historia aktuale e Vllaznisë. Sulmuesi modern, ai që më mirë se askush tjetër di ta çojë topin në rrjetë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 23:45
by fpjalmi
90-VJETORI I KLUBIT
Ndoci, këngë për Vllazninë
Ashtu siç këngëtari i njohur, Bujar Qamili, i ka kushtuar Vllaznisë
disa këngë, pritet që këtë herë të jetë një tjetër artist shkodran, që
do të këndojë për ekipin kuqeblu. Burime të sigurta në klub kanë
bërë të ditur për “Panorama Sport”, se para ndeshjes me Flamurtarin
do të prezantohet kënga e re e Vllaznisë, që do të këndohet
nga i mirënjohuri, Frederik Ndoci. Kjo këngë është sponsorizuar
nga vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Mësohet se gjithçka
do të bëhet në kuadër të festimit të 90-vjetorit të klubit “Vllaznia”.
Tifozët shkodranë do të kenë mundësi që nga zëri i Frederik Ndocit
të dëgjojnë vargjet kushtuar ekipit të tyre të zemrës, që këtë sezon
pretendon titullin kampion.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 00:07
by Skodrinon
kto artikuj jane sjell iher ne forum
kujdes pjalm se han denim

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 00:15
by fpjalmi
kur jan sjell maj naqe .
si kam pa

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 00:17
by fpjalmi
hajt se ma fal admini,
nej lek nen dore dhe me jep bonus deri ne 10 denime qe do te thote mos me ba ma shum se 10 gabime

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 01:18
by hatboy
Skodrinon wrote:hatboy wrote:
ok Dinamon e hoqem qafe.
po ti do me i heq botrorin Maradones tashi.

jo, kjo eshte pergjigja e atyre qe thone se dinamo u kualifiku me merite ne fushe.
per ket jam i knaqun une per ket kualifikim ne tavoline, se na eliminun me hile.

po ti fol qe n`fillim,se un si kam pa neshjet.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 14:38
by Miri
fpjalmi wrote:hajt se ma fal admini,
nej lek nen dore dhe me jep bonus deri ne 10 denime qe do te thote mos me ba ma shum se 10 gabime

Nuk asht vetem Admini ktu,shikoje pak targen time.
Edhe une i pranoj leket por jam pak i shtrejte

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 15:06
by sidrit
Tjeta juaj,sa per info , u vulos fati i dinamos per kupe
Tirane, me 21.03.2009
KOMISIONI I APELIT
1. Ankimi I KF “Flabina” per ndeshjen Flabina-Flamurtari ndaj vendimit te K.D te
dates 28.01.2009 per dhenie te rezultatit 2:0 ne favor te KF Flamurtari,
Komisioni vendosi te lere ne fuqi vendimit e K.D te dates 28.01.2009.
2. Ankimimi I KF Dinamo ndaj vendimit te K.D te dates 16.03.2009 pika 1,
Komisioni vendosi te lere ne fuqi vendimin e Komisionit te Disiplines te
dates 16.03.2009, per shkaqet vijuese.
1. Sipas nenit 5/1 – e te Statusit te FSHF-se se klubet kane pranuar qe ti binden
statuteve te FIFA-s , UEFA-s dhe FSHF-se.
2. Sipas nenit 36/25 te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike te FSHF-se
lojtari Elis Bakaj rezulton qe ka luajtur me pare me ekipin e KF “Partizani” ne
ndeshjet e Kupes se Shqiperise per sesonin 2008-2009.
Me date 11.03.2009 ky lojtar eshte aktivizuar edhe me ekipin e KF “Dinamo” ne
ndeshjen Dinamo-Vllaznia.ne Tirane, ndeshje kthimi ne kete kupe.Pra ne baze te
kesaj dispozite ky lojtar konsiderohet I skualifikuar (i pezulluar).
3. Ne baze te neneve 14/G, 53 te KDS te UEFA-s Neni 31, 55 te KDS te FIFA-s
parashikohet humbja e ndeshjes me rezultatin 2-0 ne tavoline ne favor te ekipit
kontestues , kur vertetohet aktivizimi I nje futbollisti te skualifikuar ( te pezulluar).
4. Termat per kete Komision “I Skualifikuar e I Pezulluar” kane te njetin kuptim
qe lojtari Elis Bakaj nuk duhej te aktivizohej ne ndeshjen Dinamo-Vllaznia .
5. Ne baze te Nenit 23/2 te KDS te FSHF-se parashikohet sanksioni konkret per
shkeljen e rregullores nga ana e ekipit te Dinamos ne kete ndeshje . KDS ka
patur parasysh kete dispozite ne vendimin e saj .Meqenese ndeshja e pare
ndermjet dy ekipeve
Vllaznia-Dinamo perfundoi 1-2 dhe ndeshja e kthimit konsiderohet me rezultatin
2-0 ne favor te KF Vllaznia , ekipi I KF Dinamo konsiderohet I eleminuar nga
Kupa e Shqiperise per sezonin 2008-2009.
Shkaqet e tjera te KF Dinamo nuk merren parasysh.
Ky vendim eshte I formes se prere dhe hyn ne fuqi menjehere.
Kryetar Anetar Anetar
Bujar Musta Fatmir Leli Astrit Canaj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 19:02
by vllaznia1919
hatboy wrote:turp esht dhe te hudhesh bor me lopat ne fushen e stadiumit ,qe mos te lush fuuboll.
Ishalla e ke pase tuj u talle.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 19:26
by fpjalmi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 19:26
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:hatboy wrote:turp esht dhe te hudhesh bor me lopat ne fushen e stadiumit ,qe mos te lush fuuboll.
Ishalla e ke pase tuj u talle.
krejt seriozisht e ka pse jo
provoje te forumi tiranes me fol kundra tyne e shife sa gjat po rrin ne forum
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 19:28
by fpjalmi
v1919 shkruan
Ishalla e ke pase tuj u talle.
________________________________________-
ja besa se ka pas tu u tall kurr ifije por e ka tham troq ,edhe pse e din se ia ka fut kot

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sat, 21 Mar 2009 , 19:32
by fpjalmi
goldi shkruan
provoje te forumi tiranes me fol kundra tyne e shife sa gjat po rrin ne forum
_______________________________________________________________-
ke shum te drejte goldi ,por qa me ba qe e kena adminin zemer gjan .
para 2 mujsh nuk e di se kush tha se kishte shku te forumi i tiranes dhe kishte than humbi tirana para vllaznia dhe e kan hek fishek,
kurse ketu ne forumin e shpise tone ,i zoti i shpise ofendohet nga miku ,dhe fiton
shpresoj se admini do te veprojn me dore te hekurt tash e tutje ,per da njerez qe mundohen me ngaterru vetem me dashje
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 22 Mar 2009 , 02:24
by hatboy
fpjalmi wrote:para 2 mujsh nuk e di se kush tha se kishte shku te forumi i tiranes dhe kishte than humbi tirana para vllaznia dhe e kan hek fishek,
kurse ketu ne forumin e shpise tone ,i zoti i shpise ofendohet nga miku ,dhe fiton
shpresoj se admini do te veprojn me dore te hekurt tash e tutje ,per da njerez qe mundohen me ngaterru vetem me dashje
nuk esht ne i cudi, perderisa nga aty jan porzon dhe tifoza te tirones, mos prit ne nji sjellje me te mir per te tjeret.
admini i ktij forumi e di shum mir si mbahet ky forum, po ta kishte pa te arsyeshme sdo kishte toleru asnji.
Pasioni qe ka ai, apo qe kan ato administrator per kte forum duket shum qart dhe tifozet rival e shofin shum mir kte.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 22 Mar 2009 , 02:48
by Shkodrani81
Hatboy! Rregullorja asht pjese e lojes. Nuk e zbatove, dmth se hupe.
Nuk i ka than kush mas me e zbatu. (kam fjalen per Dinamon)
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Sun, 22 Mar 2009 , 03:02
by hatboy
Shkodrani81 wrote:Hatboy! Rregullorja asht pjese e lojes. Nuk e zbatove, dmth se hupe.
Nuk i ka than kush mas me e zbatu. (kam fjalen per Dinamon)
plako, lexova dy fjali duke menu per rregulloren e forumit,

ne fun fare paske shkrujt per dinamon.
thash mos kishe ne i gjo me ate qe kisha shkrujt me siper.
dakort jam me ate qe ke shkrujt ,se kam kundershtu , gjithmnon jam nis ne qoft se kjo rregullore ka ekzistu dhe vjet, dhe duke lexu lajmet qe kan dal neper gazeta. ne te kundert cdo gjo esht ne rreguul. Shifena ne finale.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Mon, 23 Mar 2009 , 23:40
by fpjalmi
Devolli: Finalja me Vllazninë do të jetë pëtr statistikë
24 Mars “Do të fitojmë titullin përpara asaj ndeshjeje”
Dy gola këtë sezon për Tiranën. Nga thuajse i njëjti pozicion. Bledar Devolli shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Apolonisë pas goditjes me kokë në zonë. “E kam armë të fortë dhe besoj se pozicionohem mirë në zonë”. Mesfushori flet për fitoren dhe luftën e fortë për titullin kampion. Por, beson se çështja e titullit do të mbyllet përpara takimit të fundit. “Do ta ngremë trofeun para ndeshjes finale. Ndaj Vllaznisë do të luhet thjesht për statistikë”, shprehet gjirokastriti i Tiranës, Bledar Devolli.
…
-Goli i dytë me Tiranën për këtë sezon. Ai i së shtunës hapi rrugën e fitores, si ndihet Devolli?
-Sigurisht që ndihem shumë i gëzuar që shënoj pasi është emocion i veçantë kur e dërgon topin në rrjetë. Por, mbi të gjitha ndihem mirë për trepikëshin që arritëm në ndeshjen e radhës. Ishte një gol që i hapi rrugën fitores në atë takim. Skuadra sigurisht që lehtësohet më shumë kur realizon shpejt dhe kështu ndodhi. Ishim të qetë dhe menaxhuam më së miri golin deri në momentin kur shënoi edhe Muka duke vulosur përfundimisht këtë sfidë. Tashmë ajo ka kaluar dhe jemi të përqëndruar në takimet e ardhshme.
-Edhe rrjetën e parë e shënuat me kokë pas një goditje standarte. Duket si pika juaj e fortë?
-Është e vërtet. Edhe golin e parë këtë kampionat që shënova ndaj Vllaznisë, ishte thuajse njësoj si ai ndaj Apolonisë. Ndihem mirë me kokë dhe arrij të pozicionohem në zonë dhe të kërcej në momentin e duhur. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh që në zonë ka shumë përplasje dhe mbajte fanellash. Unë në çdo goditje dënimi shkoj në zonë.
-Një kampionat shumë i fortë. Një herë gaboni ju, një herë Vllaznia?
-Sigurisht që është i fortë pasi këtë e tregojnë shkëmbimet që kemi bërë ne me shkodranët. Një herë ne përpara, një herë ata. Edhe renditja aktuale me pikë të barabarta, tregon se “lufta” është e ashpër. Por, unë mendoj se do të arrijmë ta zgjidhim çështjen e titullit kampion përpara ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Vllaznisë. Do të shpallemi kampionë përpara dhe ai takim mendoj se do të luhet thjesht për statistikë.
-Jashtë fushe keni vështirësi dhe keni lënë pikë në Lushnjë apo Ballsh, në një kohë që brenda fushe zgjidhni gjithçka shumë shpejt?
-Të gjitha ekipet kur luajnë përballë Tiranës, mbyllen në mbrojtje me pesë mbrojtësa e katër mesfushorë. Është shumë e vështirë që ti çash, duke shtuar këtu edhe terrenet që janë shumë të vështira në rrethe. Përjashto 2-3 stadiume, të tjerat janë me probleme. Kurse në Tiranë është më e lehtë për ne duke qenë se fusha është perfekte dhe i zgjidhim situatat në favorin tonë.
-A keni filluar të ndjeni presion tani që po vjen edhe fundi i kampionatit?
-Te çdo skuadër mendoj se ka presion, e jo më te Tirana. Është fanellë e rëndë dhe të gjithë kërkojnë titullin me çdo kusht. Kështu që do s’do, presioni ndihet, por e thashë që kam besim se do ta zgjidhim çështjen e titullit përpara ndeshjes së fundit kundër Vllaznisë.