Page 13 of 86
Posted: Wed, 31 Jan 2007 , 17:28
by Ultras Kuqeblu
Me te vertete eshte nji gja qe te shqeteson ktij tradhtarit Sotir Ninit i kane fute kodosh ate peshngritsin me origjine shqiptare se spo ja di emrin shkerll..... po ata sjane shqiptare po jane te degjenerum qe shesin nderin me pare se greku ja u ka fut para e mrapa ,(e mire tha ai naqja man in redblue se itash u ra nermend per ta) se ma perpara si kane pase aty tash po shpejtojne punet e po e paisin me pashaport vec se duhet gja se mos mu dasht gja se kite kqyre kush me sy po ishte dashte prite ne rradhe si tjerte .Te shkojne ta thejne qafen se sa kene shqiptare kurre aj jo
Posted: Wed, 31 Jan 2007 , 18:14
by Ultras Kuqeblu
Qe edhe nje tjeter shqiptar qe tradhtoi vendin e tij e lot per greqine Panajot Kone kete e kane thirre ne grumullimin e kombetaresgreke U-21 qe do te loze kunder kombetares shqiptare U-21. Ca po i nderojme keta grekt na shqiptart a aj nuk asht shqiptare jo ne vend si me lujte me shqiprine e me ja qite faqen e bardhe e deri neser me ja u merzite atyne e mos me lujte mire edhe letrat ja heqin.Sa shqiptare ky jo pike gjak shqiptarit ska ne trup
Posted: Wed, 31 Jan 2007 , 19:03
by Shkodrani81
Dihet mire se grekt kur ja kan nevojen shqiptarve i pajisin me dokumenta, e sic thate edhe ju, pse s'ja kane dhan kaher, por ja kujtu tash se s'paska letra? O kta jane mu vra me buk n'goje ma t'degjenerumt. Jo vetem per sporte, por per gjithça kta lapera bajne kshu lojnash qe i merr vesh edhe gamari.
Jo se jam n'Kanada, por buk e kryp ha njatu n'Shipni, e n'Greqi gjalle nuk shkoj me jetu, lene ma me shit vedin per ta. Prej Nin e bajn Ninos, e prej Shaban, Shabanos. E prej legen, legenos. A kane marre kta njerz ma vlla?
A dihet gja prej ka asht ky Nini ma vlla, se prej emrit duket nga jugu?
Posted: Wed, 31 Jan 2007 , 19:11
by Shkodrani81
Edmond-Cela wrote:une tham se nuk duhet ti vuhet faj vetem fshfs. (une jam kunder fshfs) por ne kyt rast nuk i vuaj faj asaj sepse ajo nuk mund ti merr lojtaret me zurt.
por ju vuje faje ktyne degjenerumve se e shesin nderin per pak shume lekesh.
Nuk asht tu i vu kush faj fshfs mar Edmond, ca kan faj ata se ka legena qe nuk i pelqen Shqipnia?
Une thash faj kane kta tonet me kuptimin Nini me shoke, qe shesin vedin per legenat grek. Une s'mund t'i nigjoj shqiptart qe kan kene n'Greqi, kur me kendojne kange greke kajher, lene ma me lujt per ta.
Funi funit, ca me neren me Ninos, vedin ka tregu, sic thane tjeret, tash pa vjen nji koh qe tash pa ta shajne neper stadiume, dhe ka me e kuptu(se asht hala i vogel), por ka me ken von manej.
Posted: Wed, 31 Jan 2007 , 20:14
by Man in Redblue
Fajin se ka nini se ai asht fmi e ban ca i that familja, po ai baba i tij paska ken bashk me baben e kones legena, me e shit vedin per dy dhrami tqelbuna greke. Sdi hic si si vjen marre: Palushin e vranen e kushedi sa shqiptart i kan rrah at nat kur ka fitu shqipnia.
Un spo du me ba si atdhetar i madh fort, po se kisha imagjinu vedin me lujt per Greqin, me vu doren ne zemer kur kndohet hymni grek para ndeshjes, Kone dan me lujt kunder shqipnis, a i vjen marre atij me i baj gol shqipnis e me festu mandej.............
PS: Nini asht prej himaret.
Posted: Wed, 31 Jan 2007 , 22:58
by Admin
Mas te ngutena ... Nini hala nuk i ka thane jo komtares tone!!!
Ca shkruhet neper gazeta jane spekullime dhe presione qe i bahen Ninit.
Lajmi qe Nini sden me lujt per Shqipnin e kane nxjerre gazetat greke dhe gazetar tone "te nderum" shkrujne direkt me plot bindje qe Nini apo nji tjeter nuk den me lujt me komtaren!!!
Kja asht e tana propogande qe bahet prej shtetit grek dhe gazetart tone bijne direkt ne kete kurth!!!
Nini me tamam asht i ri sepse asht vetem 16 vjec edhe nuk e kupton mire se ca den me than me lujt per ngjyrat e vendit tand, per perzgjedhjen e ekipt komtare let rol kryesor familja e tij dhe edukimi qe kja familje i ka dhan fmis t'vet.
Une nuk jam dakort qe lojtaret me prespektive si Nini e ndoj tjeter te inkuadrohen direkt me komtaret !!
Shkallen duhet te njiten 1 nga 1, vetem ne kete mnyre komtarja jone mundet me ec perpara!!!
Sot lexova edhe nji interviste te nje lojtari tjeter qe let me te rinjte e Groningem ne Hollande edhe i ka ba ftese FshF per me lujt me te rinjte e komtares sone edhe nuk ka nigju sepse den me lujt direkt ne komtaren A.
Per mendimin tem kja asht mendjemadhesi edhe lojtare te tille nuk i duhen Shqipnis.
Shkallet duhet ne njiten 1 nga 1.
Posted: Thu, 01 Feb 2007 , 07:36
by Shkodrani81
Asht e vertete Admin qe eshte shenje mendjemadhsie ajo qe paska ba ky lojtar, dhe asht e sakte se te rinjte nuk asht mire me i marr o burra talent , e hajde ta fusim ne kombtare. Por ktu pa na e bajne Ninin si supertalent, ose sic the ti mund t'jete thjesh propagande e atyne qelbsinave grek.
Une po flas nese ai pranon Greqine para Shqipnise, ai duhet ma pas turp me u duk ma n'Shqipni.
Dhe mas ja bani qefin kot, asht i vogel e s'din gja. Ja he burr se asht gati 17 vjec, e kena ken edhe na dikur njaq, por ikaq e gja e kena dit. Edhe baba i tij s'diskutohet se ka fajin ma t'madh, por edhe ai vet, nuk asht 2 vjec he burr. Ke shqiptar sa t'dush qe 14 vjeca kane marr rruget e kurbetit dhe kane qa n'jet vete, lene ma 16 e 17. Pra, per mua ai duhet me pas turp se s'asht aq i voqel sa mos me kuptu. Kshtu mendoj une.
Por sido me ken, ndoshta asht thjesht propagande e mediave, dhe presim se ca bahet, por njatu n'Greqi, disa shqiptar e kane flliq vedin ma shume se gjithkun dhe mos t'ju duket çudi me zgjedh Greqine ai.
Posted: Thu, 01 Feb 2007 , 12:46
by Admin
Naqe gjaja ma e mire per me afru lojtare me komtaren asht fillimisht grumbullimi me ekipet zingjir te komtares, se pervec se msohen me lujt me bashkmoshatart e tyne e ja msojn lojen njeni tjetrit ( te cilt me shume mundsi mas da vjetve kane me lujt me komtaren A), vlen edhe per FSHF-ne per me majt afer dhe me pa se cilet nga kto lojtare mund te jene te vlefshem per te ardhmen.
Por fatkeqesisht ka pak neglizhence si nga ana e FSHF-se ashtu edhe nga ana e vete lojtareve qe kerkojne me kap qillin me dore direkt!!!
Sa i takon Ninit aj metamam asht nji talent edhe goli qe ka ba asht shum shum i bukur... , aj lojtar duhet me kene ne komtare, fillimisht shpresat e masandej ne komtaren A.
Normale qe nuk asht i vogel, por mos te harrojme se ai ka shku ne Greqi qe 2-vjeç dhe nqs familja nuk i ka ushqy fmis te vet kulturen e traditat Shqiptare atehere ai ka marr traditat e zakonet greke, te vendit ku jeton dhe kja asht me se normale, e ne kyt mes "gabimi" ka kene i familjes.
Shpresojme qe FSHF-ja te bajne perpjekjet e duhuna, te flasin qarte me familjen e Ninit, te bajne deklarata publike pern interesimin dh indinjimin qe nji lojtar i tille te jet pjese e Shqiperise, personalitete te ndryshme (artiste, sportiste, politikane, etj) duhet te bajne propogande per afrimin e talenteve si Nini.
Mnyrat per afrimin e lojtareve jane te shumte, mjafton qe te jete vullneti i mire nga ana e FSHF-se.
Shpresojme qe Nini te bejne zgjidhjen e duhun, SHQIPERINE!!!
Posted: Thu, 01 Feb 2007 , 19:21
by Ultras Kuqeblu
Se di por shume gjera po fliten per ninin por me duket se u ka thene fund shpresave me zgjedh shqiperine vendin e tij te lindjes per me luajt futboll por me sa lexova ne kete faqen e internetit ai eshte bere grek ka nderru emrin e tana qe shkoni tek kjo faqja
www.albania-sport.com/ lajmi ma i fundit per kete ceshtje
Posted: Thu, 01 Feb 2007 , 21:10
by Edmond-Cela
Familja Nini me pasaporta greke, shkuesi Pirro Dhima
Ka mjaftuar një “s” në fund të emrit dhe mbiemrit për të tingëlluar ndryshe. Ka mjaftuar fakti se ka lindur në jug të Shqipërisë, Himarë, të populluar edhe me pakica të minoritett grek. U kanë mjaftuar kaq pak grekëve për të bërë të tyren. Kështu ai nuk do ta veshë kurrë fenellën kuqezi. Kjo, jo sepse nuk është i denjë për të. Jo sepse nuk grumbullohet në kombëtare. Jo sepse nuk është shqiptar. Por se nuk zgjedh të mbetet shqiptar. Dhe për këtë të fundit ndihmohet sadopak edhe nga një shqiptar tjetër 24 karatsh, si Pirro Dhima. Deklaratat e këtij të fundit në shtypin grek, “Nini është elinaras, (grek i madh në shpirt)”, kanë bërë jo pak përshtypje edhe për ata që ishin pak ose aspak të interesuar për himarjotin 16 vjeçar. Gjithsesi të gjithë ata që u hakërrorën gjatë këtyre ditëve për Ninin dolën të fituar. Dokumentacionet për paisje me pasaportë greke të familjes Nini tashmë kanë përfunduar në prefekturën e Athinës dhe brenda javës së parë të shkurtit Sotir Nini do të quhet “Sotiris Ninis”.
Dhima-Nini
Pirro Dhima ka qenë shkuesi i martesës mes Ninit dhe Federatës Greke të Futbollit. Ish-peshëngritësi shqiptar i larguar drejt Greqisë pas viteve 90-të ka përdorur gjithë arsenalin e tij për ta bërë Nini grek me hir apo pahir. Konferencat për shtyp pas debutimit të talentit himarjot me Panathinaikosin, intervistat në media të ndryshme të vendit helen kanë tërhequr vëmendjen edhe e më moskokëçarësve në këtë çështje. Sipas korrespondentëve shqiptarë në kryeqytetin grek, Pirro Dhima, mik prej shumë kohësh tek familja Nini ka ndihmuar edhe futjen e djaloshit në akademinë e të rinjve të Panathinaikosit vite më parë. Por ashtu sikundër bëri ai para 16 vjetësh duke zgjedhur ngjyrat greke, të njëjtën gjë konfiguroi edhe për pupilin e tij këtë herë në futboll. Gjatë këtyre ditëve telefoni i familjes Nini ka qenë “turn off” për telefonata me 00355 ose nga gazetarë shqiptarë në Greqi. Kjo për faktin se talenti shqiptar ishte thirrur edhe nga trajneri i U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati.
Pasaporta
Duke parë talentin e jashtëzakonshëm të Ninit federata greke nisi negociatat me familjen futbollistit shqiptar për paisjen së më parë më pasaportë greke. Sipas burimeve të sigurta të kësaj federate familja Nini që prej ditës së enjte ka nisur procedurat e dorëzimit të kërkesës për shtetësi greke. Dorëzimi i dokumentave është kryer në minibashkinë e Athinës të Nea Jonias, vendbanim i prindërve të Ninit. Që prej këtu me një urgjencë të paparë dokumentacioni ka kaluar tashmë në prefekturën e Athinës. Sipas kësaj zyre dhe me ndërhyrjet e federatës se futbollit grek pritet që proçedura e marrjes së pasaportës greke të Sotir Ninit të kryhet në një kohë rekord kur dihet që një aplikues i thjeshtë i duhet të presë me vite të tëra për të marrë aprovimin e shtetit. Ndërsa çështja Nini qëndron krejt ndryshe. Ai do të pajiset me pasaportë greke brenda muajit shkurt dhe në ndeshjet e marsit pritet që të nisë debutimin e tij me kampionet e Evropës. Sipas ndihmës/trajnerit të kombëtares greke Janis Topalidhis me golin e tij Nini tregoi se është një talent i madh që s’duhet humbur.
Sotir Nini
Datëlindja
03/04/1990
Vendlindja
Himarë, Shqipëri
Shtetësia
Shqiptare
Kombësia
Shqiptare
Gjatësia
1.73 cm
Pesha
69 kg
Pozicioni
Mesfushor
Skuadra
Panathinaikos
Kombëtarja
Greke U-21
0 ndeshje/0 gol
Posted: Thu, 01 Feb 2007 , 21:14
by Edmond-Cela
o ju nuk ka me ju ba soti hajr per tan jeten. edhe nese greqia ju jep
krejt shtetin e tyre
Posted: Thu, 01 Feb 2007 , 23:05
by forri
Edmond-Cela wrote:o ju nuk ka me ju ba soti hajr per tan jeten. edhe nese greqia ju jep
krejt shtetin e tyre
Derri jau q..nanën!...pse mërzitesh?!!...,se s'kena mbet për nji lojtar.
Asht faji edhe i Federatës tonë,sepse po të isha une do futesha ndërmjets për kalimin e Nini-t nga Panathinajkos-i në ndonjë klub tjetër perëndimor për t'a pas ma t'leht marrjen e tij n'kombtare,ose për me i dhan atij ma shum mundsi me zgjedh qetsisht pasi dihet qe atij i ka nxan rrota bishtin pasi,jo sotir ta kishte emrin por edhe hajdar hajdari ta kishte do të ishte i detyrum për t'lujt me kombtaren e Greqis pasi asht i detyrum me u largu familjarisht prej anej ba mos me pranu,e jo ma që dihet vendlindja e tij qe asht kthy n'nji moll sherri midis dy shteteve tona.
Hajt mos u mërzisni se s'kena me mbet në dor t'nji lojtari t'vetëm.
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 00:39
by Edmond-Cela
forri wrote:Edmond-Cela wrote:o ju nuk ka me ju ba soti hajr per tan jeten. edhe nese greqia ju jep
krejt shtetin e tyre
Derri jau q..nanën!...pse mërzitesh?!!...,se s'kena mbet për nji lojtar.
Asht faji edhe i Federatës tonë,sepse po të isha une do futesha ndërmjets për kalimin e Nini-t nga Panathinajkos-i në ndonjë klub tjetër perëndimor për t'a pas ma t'leht marrjen e tij n'kombtare,ose për me i dhan atij ma shum mundsi me zgjedh qetsisht pasi dihet qe atij i ka nxan rrota bishtin pasi,jo sotir ta kishte emrin por edhe hajdar hajdari ta kishte do të ishte i detyrum për t'lujt me kombtaren e Greqis pasi asht i detyrum me u largu familjarisht prej anej ba mos me pranu,e jo ma që dihet vendlindja e tij qe asht kthy n'nji moll sherri midis dy shteteve tona.
Hajt mos u mërzisni se s'kena me mbet në dor t'nji lojtari t'vetëm.
o shoku kerkush nuk i pan me zor per me nderru kombetare. por kta e shesin nderim per lek. turp te ken
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 00:40
by Edmond-Cela
Speciale / Ftesen e "shqiptarit" Ninit jepjani Rames , Musabelliut dhe te tjereve SHQIPTARE! Shkelqyer!Shumë mirëMireJo keqKeq vleresimi: (0 vota)
Botuar: 01/02/2007 - 12:24
• Përsëri "El Ninjo" mohon vendlindjen - Shqipërinë !
Speciale nga bashkëpunëtori i Albaniasoccer.com dhe zbuluesi i talenteve në Athinë, Arlind Ciri
Perseri Nini mohon Shqiperine duke zere vend OXI ( jo-ja) e tij ne kryefaqet e gazetave
greke. Ato me plot krenari e komentojne Jo-ne e madhe te Sotiris Ninis dhene trajnerit te
Shpresave ndaj fteses se cuar per te luajtur nen ngjyrat e Shqiperise kunder Greqise.
Te gjithe gazetaret marrin rastin perseri dhe perseri , te krenarohen me elenizmin e
Ninit si perfaqesues te vorioepirioteve. Jane te njejta ndjenja qe i kane marrur kur
Pirro Dhima para disa vjetesh mohonte se ishte shqiptar dhe ngrinte lart flamurin grek
duke hedhur dhe parrudha nacionaliste kundrejt Shqiperise.
Po ne Shqiperi cfare ndodh ! Nga gazetaret shqiptare vazhdohet i njejti avaz per veshjen
me ngjyrat e Kombetares e “shqiptarit” Nini. Djaloshi himariot eshte mjaft i talentuar
dhe ndoshta neser mund te njihet si nje yll i futbollit evropian por ama ai ndien se
atdheu i tij tashme eshte Greqia , ashtu sic ndien dhe Panajot Kone i cili do te nderohet
duke luajtur kunder Shqiperise nen veshjen bardheblu te atdheut te tij, te Greqise. Dhe
akoma ne Shqiperi enderrojne per keta dy lojtare .
Shteti shqiptar i ka mohuar familjet e ketyreve talenteve ashti sic dhe te shume
emigranteve te tjere te larguar jashte atdheut. Asnjehere nuk i eshte gjetur prane ne
problemet e shumta te tyre megjithese jane ngjitur kufirit te tyre. Ata jane turperuar
dhe nenvleresuar nga shti i vendit ku rrojne dhe atdheu i tyre ka ndenjur dhe ka bere
sehir. Vetem kur disa femije dalin diamanta te pergatitur ne token helene dhe vetem
atehere ata kujtohen se jane shqiptare . TURP !
Nini dhe Kone me kohe e kane deklaruar qe jane greke dhe nuk ndiejne asgje per
Shqiperine . Shpeshhere atyreve i jane afruar dhe gazetare dhe trajnere shqiptare ( jo
tani por dhe para shume kohesh) dhe i eshte kerkuar te bisedojne por ata ne gjuhen greke
i kane refuzuar duke treguar se lidhja e vetme qe kane me Shqiperine eshte pashaporta
shqiptare dhe asgje tjeter.
Nderkohe syte e djemve te talentuar shqiptare te rritur me qindra mundime ne Greqi
mbushen me lote. Ata luajne ne ekipet e te Rinjve te skuadrave me te njohura te Greqise
por perfshirja ne ekipin e pare ne moshen e tyre eshte pothuajse e ndaluar . Te qenurit
shqiptar nuk i jep mundesi te luaj si komunitar evropian te cilen tashme e kane fituar
pothuasje te gjtiha shtetet e Ballkanit . Numri i te huajve ne ekip eshte nje numer i
percaktuar dhe askush nuk mund te rrezikoj vendin e nje brazilini ose nigeriani me nje
djalosh emigranti. Kete problem e ka dhe dy talentet me te medhaja per moshen e tyre
16-17 vjecare : Ranaldo Rama ( Olimpiakos) dhe Erald Musabelliu (Panionios) .
Te dy keta lojtare jane therritur ne grumbullimet e organizuar ne Shqiperi per U17 , por
atje kane pare nje indiferentizem dhe burokratizem te cuditshem per ata. Nuk thirren me
ekipet Shpresa sepse jane te vegjel dhe duhet te kalojne nga U17 dhe U19 dhe te
sorrollaten sa andej-kendej ne Shqiperi dhe jashte saj kur ne ekipet ku luajne kjo gje
nga ana profesionale u ndalohet. Ata kane talent te njejte me Ninin dhe ndoshta mund te
jene dhe me te mire se ai por ama nuk kane pasur rastin qe te luajne per ekipin e pare.
Aktivizimi i Ninit dhe zhurma e madhe ne media u be per tiu bere reklame ekipeve
zinxhire te ekipeve greke dhe sidomos te Panathinaikosit. Keshtu drejtuesit zyrtar te
ekipit athineas paten fatin e madh ta shfrytezonin Ninin me kete rast. Dhe vete
himarioti 17vjecar nga ana e vet e shfrytezoi mjaft mire kete rast sepse talentin e ka
ashtu dhe vullnetin per pune.
Te njejten talent dhe vullnet e ka dhe Rama , Musabelliu dhe shume tjere por
fatkeqesisht i mungon ndihma nga afer. Mesa shume deshire ato kane pritur nje thirrje ne
Shpresen e Shqiperise per te luajtur ne token helene kunder Greqise . Nje rast i tille do
te behej shtyrje qe ata te kalonin dhe ne ekipet e para . Sa shume kane deshiruar ata te
veshin ngjyren kuqezi per te marrur vendimin se kujt vendi do ti sherbejne. Megjithese te
rritur ne dhe te huaj dhe kane mesuar shkollen e futbollit grek ata duan qe ngrejen lart
flamurin shqiptare.
Perse te heshtim ! Emigrantet shqiptare ne Greqi duan qe ne ndeshjet e Shqiperise ne
Greqi me ekipet e moshave dhe te Shpresave te marrin pjese dhe te luajne bijte e tyre
duke i treguar mjaft mire vlerat e tyre jo vetem trajnereve shqiptar te Kombetares , por
aq me teper per tu nderuar ne dheun ku jetojne dhe te merren ne konsiderate talenti i
tyre dhe nga trajneret vendas i ekipeve te Superliges greke . Nqs do te behej nje gje e
tille ata neser do te luajne krahas ose kunder Ninit duke luajtur ne ekipet e njohura te
kampionatit grek dhe duke u bere te njohur si Nini dhe Kone. Por fatkeqesiht ndersa sheh
listen e futbollisteve te grumbulluar midis tyre numeron dy-tre nga Greqia dhe nje ose dy
nga vende te tjera evropiane . Vendin e tyre e kane zene perfaqesuesit e nje nga
kampionateve me te dobet ne Evrope.
Perse keta djem emigrantesh te mos perfaqesojne atdheun e tyre kur ai vjen ne dheun e
huaj ku rrojne ?! Mos valle keto takime miqesore i jepet vlera vetem rezultatit ! Roli i
ketyreve ndeshjeve eshte qe te dalin dhe te ndihmohen talente e rinj dhe jo te fitohet
nje ndeshje, rezultati i se ciles vetem dy rreshta ze ne vendin e gazetave te huaja.
Nqs djemeve te talentuar shqiptar nuk do tju jipet mundesia dhe ndihma nga perfaqesuesit
e sportit ne Shqiperi qe te perfaqesojne vendin por dhe te njihen me teper ne vendin ku
ata rrojne , atehere kete njohje ato do ta realizojne me forcat dhe mundimet e tyre mbas
nje fare kohe por atehere ato do te jene shume te pikelluar me harresen dhe
indiferentizmin qe moren nga pushtetaret e sportit shqiptar. Do vije koha kur keta
talente do te shkelqejne ne futbollin grek (dhe ate te vendeve te tjera evropiane) . Dhe
sigurisht atehre do te kujtohen nga FSHF ti therrasin me Shpresat ose Kombetaren. Por do
te jete teper , teper vone. Dhe i njejti avaz si ai me Ninin , Konen (Behramin , Gjasulen
dhe shume te tjere) do te perseritet gjithmone . Se nuk eshte cudi se ata pranuan te
luajne per nje Kombetare tjeter sepse nuk eshte cudi sesi u lane ne balte kur ato kishen
nevojen e ndihmes te perfaqesuesve te atdheut te tyre.
Ndoshta Nini dhe Kone jane greke dhe nuk pranojne te luajne per Kombetaren por ama
shqiptaret e tjere si Rama dhe Musabelliu mos valle do ti detyrojme ( ne vete shqiptaret
) te behen greke me indiferentizmin tone te sotem . Ata ia kane nevojen sot Shqiperise
dhe Shqiperia do tju kete nevojen atyreve neser.
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 02:13
by Admin
Ok NINI morri pashaporten greke, cdo te thote kjo?? Asigja!!! Deri sa ia nuk lun me komtaren e Greqise ai mund te vijne te lujn me Shqipnin.
Me aq sa di une vetem komtaren sepse edhe sikur te lujne me U-21, prep mundet me lujt me komtaren Shqiptare, pasi ka pashaporte (kombesi) shqiptare ne momentin qe mundn te lujne me U-21.
Me aq sa kam lexu une ne media, vazhdoj te ritheksoj se kta jane deklarata mediatike, asigja nuk asht perfundimtare pasi Nini der tesh nuk ka deklaru se nuk den me lujt me komtaren shqiptare!!!!!
Dakort jam edhe me disa prej jush qe thojne qe te shohim Ninat e tjere pasi askush nuk mund te bahet me ardh me zori, por edhe nuk duhet te derzohemi para kohet!!!
Deri diku jam dakort me shkrimin e Arlind Ciri, por ai, mqs ben pjese tek stafi i zyres se talenteve ne Greqi, duhet te inkurajoje Ninin per te ardh ne komtaren Shqiptare dhe jo te perfitoje duke cuar zerin per 2 lojtare te tjere qe pretendon t'i kete ne komtaren shqiptare!!!
Normalisht qe duhet cuar zeri per thirrjen/vezhgimin e lojtareve te tjere te talentuar por jo duke thene qe nga U-17 te kalojne direkt tek shpresat!!!
Per mendimin tem shkallet duhet te behen 1 nga 1.
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 07:48
by Shkodrani81
Ca pret prej Himarasve he burr. Ata s'dijn me fol shqip. Ata flasin greqisht edhe n'familje n'Shqipni, lene ma n'Greqi.
Pa kam qejf qe ky Nini me ba ndonje gaf te madhe ne loj me komtaren greke (nqs shkan), si naj autogol, dhe ta shajn tan stadiumi grek. Ah, ca me ishte ba zemra mal me ndosh ishtu. Legen Himaret, bashke me at mut Pirro Dhima a qa e ka.
Lene kyt muhabet he burra, se na i prishi nervat sa here qe e lexoj. A thu se ka mbet futbolli shqiptar tek ky Ninos Legenos. Ca he kryt me te.
Para Salihi e Sukaj, na nderoni Shkodren e Shqipnine ne komtare!
Pa Sinanin ma burr, si nuk e marrin? Une habitem!
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 14:12
by Admin
Shkodrani81 wrote:Ca pret prej Himarasve he burr. Ata s'dijn me fol shqip. Ata flasin greqisht edhe n'familje n'Shqipni, lene ma n'Greqi.
Pa kam qejf qe ky Nini me ba ndonje gaf te madhe ne loj me komtaren greke (nqs shkan), si naj autogol, dhe ta shajn tan stadiumi grek. Ah, ca me ishte ba zemra mal me ndosh ishtu. Legen Himaret, bashke me at mut Pirro Dhima a qa e ka.
Lene kyt muhabet he burra, se na i prishi nervat sa here qe e lexoj. A thu se ka mbet futbolli shqiptar tek ky Ninos Legenos. Ca he kryt me te.
Para Salihi e Sukaj, na nderoni Shkodren e Shqipnine ne komtare!
Pa Sinanin ma burr, si nuk e marrin? Une habitem!
Naqe nuk jane tan Himariotet njilloj, masandej Nini hala nuk ka deklaru qe nuk vi me lujt me Shqipnin!!!
Vetem gazetat greke thojne qe nuk ka pranu shqipnin e den me lujt me grekt, e kto gazetaret tone te mencur i shkojne mrapa ktyne deklaratave mediatike te gazetareve grek!!! Kja asht gjaja qe me jep ma bezdi.
Shqipnia nuk asht se ka mbet tek nji apo nji tjeter lojtar.... por ne asnji menyre nuk duhet me leju qe shtet e tjera me na i marr lojtaret tane kur kto lojtare jane SHQIPETARE !!!!
Sa i takon Sinanit , i ka ike koha per komtare... Ka sulmuesa boll ma te zot se Sinani qe lujne jashte e qe jane te rinj.
Ne duhet me mendu me kriju nji komtare te re dhe nqs rezultatet nuk shifen tesh do shifen mas disa vjetsh kur kto lojtare te arrijne moshen e tyne.
Per mu Bariç asht tu ba nji pune te shkelqyer, e rezultatet e tij kan me u pa mas 4-5 vjetve.
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 14:24
by Admin
Se di a e keni lexu ket intervisten, lexojeni :
Shkodran Metaj: Pse refuzova ftesat për kombëtaren U-21
Futbollin e ka në gjak. I ati dikur luante për Prishtinën në Kosovë dhe nuk ka lënë pa i kaluar një gjen edhe të birit. Në Hollandë mbahet si një ndër talentet më të mirë të “portokallinjve”, aq sa dhe të përditshmet sportive jo rrallë herë kanë shkruar për të. Ndërkohë javën e fundit revista Voetbolmagazine, i kishte kushtuar plot dy faqe futbollistit kosovar, Shkodran Metaj. Në intervistën e tij për këtë të fundit, Metaj ka prekur edhe çështejn e kombëtares duke hedhur poshtë idenë e një përjashtimi të kombëtares kuqezi.
Në çfarë pozicioni pëlqen të luajë Shkodran Metaj?
Kam luajtur deri tani qoftë si mbrojtës por edhe si mesfushor shkatërrues. Në fushë jam agresiv, dhe dua të fitoj gjithmonë panvarësisht se jam në një seancë stërvitore apo ndeshje. në fillim kur më pyesnin se përse isha aq shumë i ashpër në nëdrhyrjet e mia u justifikova me faktin se jam një ballkanas. Babai im ka luajtur në Kategorinë e Parë në Kosovë dhe nga aji kam marrë pikërisht këtë temperament luftarak.
Si keni ardhur nga Kosova në Groningen?
Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë por për arsye të luftës gjatë fundit të viteve 90-të u detyruan të emigronin. U vendosëm në një fshat të vogël, Frombosh, Hollandë dhe pikërisht aty fillova të luaj futboll. Asokohe isha vetëm 5 vjeç. Ndërsa në moshën 9-vjeçare u bëra pjesë e formacionit të Fc Groningen. Në moshën 12-vjeçare klubi i Groningenit më ofroi edhe një kontratë dhe që prej asaj kohe jam stërvitur këtu.
Çfarë ndryshimi ka Frombosh me Kosovën?
Jo shumë sepse edhe atje jetoja në një fshat të vogël. Gjuhën holandeze e mësova shumë shpejt dhe për të tjera jam munduar ti përshtatem jetës në Hollandë. Më kujtohet se bëra një herë një provim për gjuhën në internet dhe u vlerësova me vetëm 5.3. Sipas asaj note unë kisha mbetur por fakt është se njoh tashmë shumë mirë si gjuhën por edhe kulturën dhe zakonet e këtij vendi.
A je i njohur në Kosovë?
Kam dëgjuar nga kushërinjtë e mi që kam qenë një herë në gazetë. Gazetarët ndjekin talentet jashtë kufirit dhe unë zemrën dhe mendjen e kam tek Kosova por ajo është ende e pavarur. Kështu që në një farë mënyre mund të gjej prehje tek kombi ynë Shqipëria. Besoj se shumë shpejt do të kërkoj edhe nënshtetësinë shqiptare. Madje jam ftuar dy herë nga Federata Shqiptare e Futbollit në grumbullime por i kam kundërshtuar sepse më informoja se do të luaja si fillim vetëm me të rinjtë e Shqipërisë, ndërkohë që unë prisja të aktivizohesha me kombëtaren shqiptare. Gjithsesi tani dua të vazhdoj të luaj këtu në Hollandë më vonë në rast se do të më kërkohet të luaj për përfaqësuesesn kuqezi do të mendohesha mirë dhe do ta merrja seriozisht në konsideratë.
Keni qenë futbollisti më i mirë i sezonit për të rinjtë e Kategorisë së Parë....
Po jam mundura të tregoj cilësitë e mia në fushën e lojës. Sezoni i kaluar ka qenë ndër më të mirët për mua, të paktën muajt e parë, pastaj erdhi dëmtimi dhe u detyrova të mos aktivizohesha rregullisht.
Çfarë pëlqejnë më shumë në lojën tënde?
Jam i fortë ne dyluftime dhe shumë rrallë e humbas topin. Më pëlqen të mos kem një pozicion strik në fushë por të kem mundësi të luaj gjithkund. Përdor topin me të dy këmbët dhe jam goxha teknik. Nuk jam super i shpejtë por ndodhem gjithmonë në pozicionin e duhur dhe momentin e duhur. Më mungon për momentin gjuajtja me kokë. Aty kam disa mangësi të cilat do të mundohem ti shikoj më mirë.
Kur mendoni se do te jeni pjesë e skuadrës së parë?
Shpresoj që trajneri të më marrë për të bërë hapin e parë në ekipin Fc Groningenit dhe dëshiroj të stërvitem vazhdimisht. Nuk e kam idenë se kur do të jetë momenti për të kaur tek ekipi i parë por gjithsesi shpresoj sa më shpejt.
Skeda
Emri
Shkodran
Mbiemri
Metaj
Datëlindja
05/02/1988
Vendlindja
Kosovë
Shtetësia
Hollandeze
Kombësia
Shqiptare
Gjatësia
1.80 cm
Pesha
72 kg
Pozicioni
Mbrojtës
Skuadra
FC Groningen
----
Ky lojtar mund te jete me te vertet shume i mire, por si mund te deklaroje ai qe dua te luj direkt me komtaren A, kur as ne ekipin e vet nuk lun me ekipin e pare!!!!!
Kja saht puro mendjemadhesi e si e kam shkru edhe ma pare , Shqipnia nuk ka nevoje per lojtare te tille!!!
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 14:27
by Admin
Jahmir Hyka nënshkruan për 5 vjet me Olimpiakosin
Është tashmë zyrtare: Jahmir Hyka ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin grek të Olimpiakosit dhe talenti shqiptar i është prezantuar shtypit të enjten në mbrëmje. Ndonëse nuk janë dhënë detaje të shumta mbi kushtet e kësaj kontrate, është mësuar se në vitin e parë të kësaj kontrate të nënshkruar dje, shqiptari do të përfitojë afro 40,000 euro.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse shqiptari do të shkojë drejt e në skuadrën e parë apo do t’i duhet ta provojë fatin fillimisht në skuadrën e dytë të klubit grek, përpara se të kalojë te skuadra e parë. Burime pranë klubit grek, patën pohuar për Albania-Sport.com dje pasdite, përpara zyrtarizimit të kontratës së shqiptarit me Olimpiakosin, por duke shtuar se trajneri Lemonis ka të ngjarë ta çojë atë në skuadrën e dytë, por do ta monitorojë ecurinë e Hykës, me idenë që, kur të bindet, ta aktivizojë edhe në skuadrën e parë të klubit grek.
Në fakt, drejtuesit e klubit të Olimpiakosit ishin nën presion nga ana e tifozëve, të cilët, nëpërmjet emisioneve televizive apo radiofonike, kishin telefonuar duke shprehur interesin e tyre për Jahmir Hykën. “Ata besojnë se ai është një talent i madh i futbollit dhe janë të mendimit se Olimpiakosi duhet të punojë dhe të tregohet i duruar me futbollistin shqiptar”, - pati theksuar burimi në fjalë, duke folur ekskluzivisht për Albania-Sport.com.
Albania-sport.com
-----
Ja bafte zoti hallall Hykaj, e ishalla sa ma shume gola ne karrieren e tij.
Posted: Fri, 02 Feb 2007 , 21:22
by Edmond-Cela
Bariç, katër “new entry” për anti-Maqedoninë
Albania-sport - Katër ditë pas shpalljes së listës trajnerit të Maqedonisë, sllovenit Srecko Katanec, edhe homologu i tij, kroati Otto Baric, shpalli 23 lojtarët që do të grumbullohen në prag të sfidës miqësore me Maqedoninë, e programuar më 7 shkurt 2007 (Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër, ora 16:00).
Lista është e mbushur plot me surpriza, ku ashtu siç edhe pritej janë emrat e sulmuesit Migen Memelli (Bran Bergen, Norvegji), Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipëri), Jahmir Hyka (Olimpiakos, Greqi) dhe emri më befasues është ai Kristi Vangjeli (Aris i Selanikut, Greqi).
Treshja e portierëve është tashmë një gjë e “vjetër”: Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro), Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri) dhe Isli Hidi(Tirana, Shqipëri).
Mbrojtja përbehet nga Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrianë), Elvin Beqiri (Metalurg Zaporezhnje, Ukrainë), Nevil Dede (Tirana, Shqipëri), Erjon Xhafa (Dinamo, Shqipëri), Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri) dhe Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianë).
Reparti i mesfushës ka emra të njohur: Altin Lala (Hanover 96, Gjermani), Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri), Klodian Duro (Tirana, Shqipëri) dhe emrat të rinj: Jahmir Hyka (Olimpiakos, Greqi) e Kristi Vangjeli (Aris i Selanikut, Greqi).
Eshe vija e parë ka befasinë e vet: mungesa e ish-goladorit të Tiranës, tashmë te SV Ried (Austri), Hamdi Salihi. “New entry” në repartin e avancuar janë Migen Memelli (Bran Bergen, Norvegji) dhe Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipëri).
LISTA ZYRTARE ANTI-MAQEDONI
PORTJERE
1. ARJAN BEQAJ
2. ILION LIKA
3. ISLLI HIDI
MBROJTESA
4. ARMEND DALLKU
5. ELVIN BEQIRI
6. NEVIL DEDE
7. ERION XHAFA
8. BESNIK HASI
9. ERVIN BULKU
10. DEBATIK CURRI
MESFUSHA
11. ALTIN LALA
12. DEVI MUKA
13. ALTIN HAXHI
14. KLODIAN DURO
15. LORIK CANA
16. JAMIR HYKA
17. KRISTI VANGJELI
SULMUES
18. BESART BERISHA
19. ERION BOGDANI
20. IGLI TARE
21. EDMAOD KAPLLANI
22. MIGEN MEMELLI
23. XHEVAIR SUKAJ
TRAJNERI EKIPIT KOMBETAR
OTTO BARIC