Page 13 of 160
Posted: Wed, 05 Jul 2006 , 17:21
by Admin
GOLDIAN wrote:Nese radusinovic nuk nenshkruan ne ukraine presidenti jone duhet ti rrije gati me oferten per ta kthy te vllaznia se aj futbollist ja vlen mu pas ne ekip.sa per kotrrin se besoj se ka nej vlere te vecante per me lujt me vllaznine.nje informacion do dosha prej jush qe jeni ma afer ekipit nese ka mundesi,jam i interesum me dite nese vllaznia ka menaxher qe do merret me merkaton apo presidenti i ban tana?
Pershendetje !!
Radusinovic me tamam qe e meriton fanelen e Vllaznise dhe presidenca duhet te bajne te pamujtunen per me e pas ne gjirin e vet.
sa i takon menaxhereve me aq sa di un, nuk ka nje menaxher te posacem per Vllaznine. Pjesa me e madhe e shit-blerjeve te lojtareve jane ba nga presidenca. Kjo ne fakt eshte e meta e futbollit shqiptar pasi nuk egzistojne menaxher per cdo skuader !!!!
Ket vit flitet qe Rudi Vata te marri rolin e nje menaxheri tek Vllaznia.
Shpresojme qe te ndodhe dicka e tille .
Ja edhe lista e menaxhereve shqipetare :
DAUTI Neat
Rr. 'Vaso Pasha' Pall. 12/1 Sh.1-Apt.9
TIRANA
ALB
Email:
neti26@hotmail.com
Tel: +49-8031/409 0162
Fax: +355-4/223 595
HAXHIU Edmond
Rr. 'Xhezmi Delli' No. 8
TIRANA
ALB
Email:
mondus2003@yahoo.com
Tel: +355-422/62 33
Fax: +355-423/42 77
Mobile: +355-69/202 44 21
MURATI Sokol
Rr. 'Ferrit Xhajko' Pall.63/2 Ap. 23
TIRANA
ALB
Email:
murati.sokol@wanadoo.fr
Tel: +33-1/3916 4781
Fax: +33-6/1191 6718
Mobile:
RIZA Florian
Rr. Mine Peza Pall 238 Sh2.Ap.18
TIRANA
ALB
Email:
FlorianRiza@yahoo.com
Tel: +355-425/56 88
Fax: +355-425/56 88
VATA Rudi
Lagjia " Perlat Rexhepi"
Rr. Bardhok Biba No. 27
SHKODER
ALB
Email:
r.vata@tiscali.co.uk
Tel: +355/224 3895
Fax:
Mobile: +44-7834/967 024
ZALLA Lirim
Rr. Rreshit Collaku Pall. Bora Sh2Ap3
TIRANA
ALB
Email:
lirimzalla@yahoo.co.uk
Tel: +355-425/ 85 11
Fax: +355-426/ 39 72
Mobile:
Posted: Thu, 06 Jul 2006 , 13:19
by vllaznia1919
Flitet edhe per Kotrrin qe do te jete noshta si pune menaxherit i Vlaznise.
Posted: Fri, 07 Jul 2006 , 13:14
by vllaznia1919
Shulze: Me disipline gjermane!
Krahas trajnerit, eshte prezantuar dhe stafi i ri, ku terheq vemendjen rikthimi i Agim Medjes ne postin e sekretarit te klubit
Ashtu sic ishte paralajmeruar, ne mesditen e djeshme eshte bere prezantimi zyrtar i trajnerit te ri te Vllaznise, gjermanit Ulrih Shulze, ne nje konference per shtyp te organizuar me se miri, ku eshte bere i njohur edhe stafi i ri i klubit te futbollit.
Firmosja zyrtare e kontrates, mes presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj, dhe trajnerit gjerman, eshte bere ne prani te gazetareve. Kontrata mes tyre eshte njevjecare, por permban dhe klauzolen qe, nese skuadra kualifikohet ne kupat e Europes, ai do te vijoje te jete ne krye te Vllaznise brenda kesaj kontrate. Akti i firmosjes eshte shoqeruar me duartrokitje nga salla, nderkohe qe ne vazhdim tekniku gjerman u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve. “Kam patur shume suksese si sportist, por akoma jo si trajner, per te kapur rezultatet qe kam deshiruar. Por, ne krye te nje skuadre te kategorise superiore te Shqiperise shpresoj dhe jam optimist se nje gje te tille do ta arrij”. Ne lidhje me kohen qe ka ne dispozicion per te pergatitur skuadren, gjermani tha: “Jemi kater jave me vonese, por qe te merkuren e adhshme do te filloj te shoh skuadren qe jane ketu, per te fiksuar se cfare do te na duhet per me tej”. Megjithate, edhe pse nuk eshte futur akoma ne brendesi te skuadres, gjermani eshte informuar se Vllania ka probleme me perberjen, kur eshte shprehur: “Jam informuar se na mungojne dy sulmues dhe nje organizator qendre, por do te perpiqemi se bashku me presidentin, duke blere lojtare deri ne fillim te kampionatit”. Pasi ka vezhguar per ore te tera kasetat e disa prej ndeshjeve te Vllaznise, qe i jane vene ne dispozicion, gjermani ka nenvizuar: “Skuadra eshte teknikisht mire, por me nje kerkese dhe disipline germane mendojme se do te shkojne aty ku duhet. Futbolli fillon ne koke dhe pastaj kalon te kembet dhe kete mentalitet do te mundohemi t’ia fusim skuadres”.
Posted: Fri, 07 Jul 2006 , 13:15
by vllaznia1919
Stafi i ri, nje “formacion” i plote
Ne konferencen e shtypit, te dhene dje ne sallen e Hotel Koloseut, ai qe ka folur me pak se te gjithe ka qene presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj. Me ate koment te shkurter, vetem informues, per emerimin ne postet drejtuese te skuadres dhe te klubit, duket se ai ka dashur te flase me vepra, kur ne podium ka rreshtuar plot 11 vete, se bashku me veten e tij. Nje “formacion” i plote per te dale ne fushen e lojes, i cili do te kete ne dore fatet e Vllaznise se sezonit te ri. Dhe, tek i prezantonte, presidenti Fushaj shprehte besimin se me keta njerez ne krye te Vllaznise, ai do te synoje ndryshimin e imazhit te skuadres kuqeblu per te arritjen e rezultateve pozitive ne kompeticionet e sezonit te ardhshem. Dhe, duke folu per stafin e ri te Vllaznise, ajo qe te bie ne sy eshte rikthimi ne detyren e sekretarit te klubit te specialistit te futbollit, Agim Medja, por te cilin, ne fakt, sic e tha edhe vete presidenti Fushaj, ligjerisht do ta miratoje Keshilli Bashkiak, me propozimin qe ai personalisht i ka bere ketij organi. Por, prane Medjes eshte vendosur te jete edhe Armando Lohja, qe do te luaje rolin e ndihmessekretarit, nderkohe qe do te jete i ngarkuar per problemet e marketingut dhe te ceshtjeve organizative. Ne stafin teknik te skuadres, perkrah teknikut gjerman do te jete Uliks Kotri, ne rolin e ndihmesit. Pervec tij, trajneri gjerman do te kete edhe nje ndihmes tjeter, i cili do te jete Avenir Dani, njekohesisht edhe me detyren e pergatitesit te portiereve. Ai qe nuk ka levizurt fare eshte stafi mjekesor, me mjekun Zyhdi Coba dhe masazhatorin Ruzhdi Mesi, nderkohe qe konsulenca juridike ka dy emra te rinj. Apollon Haxhi do te jete jurist i klubit si dhe avokat, ndersa Klement Padovani noter. Pjese e stafit kuqeblu eshte edhe komentatori i mirenjohur sportiv, Ymer Striniqi, i cili eshte parashikuar te jete ne rolin e menaxherit te marredhenieve me jashte, kryesisht me Malin e Zi.
Posted: Fri, 07 Jul 2006 , 13:15
by vllaznia1919
Trajneri gjerman: Baza e ekipit, lojtarët vendës
Trajneri i Vllaznisë, Schulze, nisur nga sa ka deklaruar, dje ka qenë i mendimit se Vllaznia duhet të formohet kryesisht me lojtarë shkodranë, si dhe të kampionatit shqiptar dhe, vetëm nëse me ta nuk kompletohet skuadra, duhet operuar në tregun e huaj. "Kam filluar të krijoj idetë e para për ekipin që do të drejtoj tani e tutje dhe kam mësuar fillimisht që skuadra nuk ka sulmues. Na duhen dy sulmues të mirë dhe po ashtu edhe lojtarë të tjerë. Dëshira ime është që lojtarët t'i gjejmë këtu, por nëse kjo nuk arrihet, atëherë do na duhet të operojmë në tregun e huaj, ku nuk përjashtohet as ai gjerman. E rëndësishme është të gjejmë lojtarët e duhur dhe kjo të ndodhë sa më shpejt," ka thënë ai.
Posted: Fri, 07 Jul 2006 , 15:34
by GOLDIAN
Ju faleminderit per informacionin.
ishalla ky trajneri po na bjen me tamam kete disiplinen gjermane ne ekip se kena shume nevoje per disipline.sa per merkato den zoti e po bajn gja me blerje se vllaznia nuk ka nevoje vetem per dy sulmues te mire por edhe per nja 6 lojtare tjere te mire.
une jam i mendimit se jena pak si shume tu vonu me pergatitjet por ishalla presidenti ka ble lojtaret e do me na i lane "SURPRIZE".
kete vit o kampion o hic fare
Posted: Sat, 08 Jul 2006 , 18:24
by vllaznia1919
Shulze: Vllaznia është 4 javë e vonuar
Ardhja e tij në Shqipëri natyrisht që nuk është për arsye financiare, kjo është e qartë. Megjithatë, për një njeri që ka në xhep diplomën e Bundesligës, sigurisht që ambiciet për të bërë karrierë nuk mund të fshihen kurrë. Madje edhe te një njeri që në dhjetor të këtij viti mbush 59 vjeç. Ky është trajneri i ri i Vllaznisë, Ulrih Shulze. Në konktaktet e para me gazetarët, gjermani natyrisht që kërkon të ndihet krenar për karrierën e tij si sportist, por njëkohësisht premton se do të bëjë maksimumin për të pasur sukses edhe si trajner. Këtë në radhë të parë për veten, por edhe për Vllazninë njëkohësisht. Në këtë mënyrë, njeriu i stolit kuqeblu ka filluar kësisoj të mendojë vetëm për skuadrën e tij të re. Në Shkodër e kanë pritur me interes ardhjen e tij, prandaj pritet që Shulze ta justifikojë plotësisht këtë. Ja si shprehet ai:
Cilat janë përshtypjet tuaja të para për Shqipërinë?
Kam gjetur një ambient shumë të ngrohtë, falë edhe mbështetjes që më ka dhënë Uliksi (Kotrri), por edhe presidenti. Njëkohësisht, gjatë këtyre pak kohëve që jam këtu, kam kërkuar të mësoj sa më tepër gjëra nga ky vend, që besoj se do më bëjë për vete në të ardhmen.
Ndërkohë keni mësuar se kush është Vllaznia në futbollin shqiptar?
Kam filluar të mësoj shumë gjëra. Di tashmë që është ndër klubet më të mira të Shqipërisë, është klubi më i vjetër dhe që ka tifozë të mrekullueshëm, të cilët gjithnjë presin rezultate të mira nga ekipi i tyre i zemrës.
Në karrierën tuaj keni qenë një portier i suksesshëm. Mendoni se me këtë kontratë që firmosët me Vllazninë do të jeni i suksesshëm edhe si trajner tashmë, ngaqë më parë keni drejtuar vetëm skuadra të kategorisë së tretë të Gjermanisë, si dhe të Bundeliga 2?
Të them të drejtën, edhe vetë jam i ndërgjegjshëm që karriera ime si sportist ka qenë shumë e mirë, por nuk kam pasur të njëjtin sukses si trajner. Kjo ndoshta ngaqë nuk më është dhënë mundësia të drejtoj skuadra të mira, por besoj se me Vllazninë do të arrij sukseset e para si trajner. Pikërisht kjo është dhe arsyeja pse sot jam në Shkodër, për të bërë karrierë.
Kur do ta keni kontaktin e parë me skuadrën?
E kemi lënë të fillojmë stërvitjen të mërkurën e ardhshme fillimisht këtu në Shkodër dhe më pas mund të lëvizim.
Cili është mendimi juaj: A është vonë Vllaznia me përgatitjet për sezonin e ri që, siç dihet, fillon pas 40 ditësh?
Vllaznia është me 4 javë vonesë, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Arsyet pse ka ndodhur kështu ju mund t'i dini më mirë se unë, megjithatë do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të krijuar një skuadër pretendente.
Çfarë të rejash do të sjellë Shulze në drejtimin e Vllaznisë?
Gjatë këtyre dy ditëve që jam në Shkodër kam parë disa videokaseta të ndeshjeve të Vllaznisë dhe kam parë që lojtarët e saj luajnë mirë teknikisht. Ajo që do të kërkoj unë është të fus te skuadra grintën dhe disiplinën gjermane. Duke i kombinuar bashkë këto dy gjëra, besoj se ka për të ardhur edhe suksesi.
Së fundi, a e dini se tifozët shkodranë presin të shohin një Vllazni pretendente në fushë?
Nga sa jam informuar, di që skuadra të tilla, si Elbasani, apo Tirana, pretendohet të jenë ndër më të mirat edhe në sezonin e ardhshëm. Kështu që për t'i thyer ato, natyrisht që futbollistët e mi duhet ta kenë të qartë më parë në mendjen e tyre se mund ta bëjnë një gjë të tillë. Pa e pasur më parë në mendje suksesin, natyrisht që nuk mund ta arrish. Këtë gjë do të mundohem të bëj unë dhe prandaj besoj shumë se do të bëjmë diçka.
Posted: Sat, 08 Jul 2006 , 18:25
by vllaznia1919
Njate qe the ti edhe qe kena thane edhe na perpara e konfirmoj edhe trajneri i ri.Ishalla do te punehet me intensivitet dhe te rrekuperohet koha e humun.
Posted: Sat, 08 Jul 2006 , 18:32
by vllaznia1919
Kotrri, njeriu “polivalent”
Djaloshi simpatik nga Shkodra, Uliks Kotrri, ka vendosur te kthehet ne qytetin e lindjes. Me 21 qershor ai ka mbushur 31 vjec, nderkohe qe ne jeten e tij sportive ai ka mbi supe nje karriere te pasur, brenda dhe jashte vendit. Titullar per nje dhjetevjecar te Vllaznia, here si mesfushor i majte dhe here si sulmues, duke formuar nje “duet” interesant me Edi Martinin; pjesetar i perfaqesueseve te te rinjve, Shpreses si dhe i kombetares se Shqiperise. Me pas, nje dritare nderkombetare, duke luajtur ne Austri e Gjermani, per te vijuar me pas ne Ukraine dhe ne Zelanden e Re. Dhe tani, serish ne Shkoder, nje rikthim me shume buje, kur krahas mundesise per te dhene ne fushe, kerkon te tregoje po aq vlera edhe ne pankine.
Posted: Sat, 08 Jul 2006 , 18:33
by vllaznia1919
Mes fushes dhe pankines
Dje asdite, dyshja Kotrri Shulze ka lene Shkodren dhe ka fluturuar drejt Gjermanise. Sipas shkodranit Kotrri, ata shkojne ne Gjermani per te marre te gjitha masat e duhura, per nje rikthim te gjate ne Shkoder. “Kur u nisem tre dite me pare, ne ishim pergatitur vetem per bisedime dhe nuk e dinim saktesisht, nese do te perfundonte takimi yne me nenshkrimin e kontrates, thote Uliksi. Dhe tashme, kur kjo gje eshte bere realitet, na duhet te jemi edhe per disa dite ne Gjermani dhe shume shpejt, ne fillimin e javes se ardhshme, ne do te ndodhemi serish ne Shkoder, sepse, te merkuren e ardhshme, me 12 korrik, do te fillojme seancat stervitore me futbollistet qe jane ne Shkoder dhe ata qe pritet te vijne nga kampionati shqiptar, por edhe nga jashte”. Ne lidhje me veten, Uliksi nuk e ka shume per qejf te deklaroje per pozicionin e tij me me fushen e lojes, duke lene te kuptohet se me teper ka mundesi t’i perkushtohet pankines dhe puneve te tjera organizuese. Megjithate, ai thote se, meqenese presidenca, por dhe trajneri, e kane parapelqyer nje gje te tille, ai do te jete korrekt me te dy ofertat qe ata i kane bere. “Une do te stervitem rregullisht dhe me te njejten ngarkese me te gjithe pjsetaret e skuadres, per te kapur nje forme te mire sportive, ne menyre qe te jem sa me i gatshem dhe i dobishem per formacionin, gjithnje nese do te kerkohet kontributi im. Gjithsesi, duke pare situatat e mevonshme, ne vartesi edhe te kontigjentit qe do te kemi ne skuader, do te varet edhe aktivizimi im ne fushe”, ka perfunduar per “Sport Ekspes” lojtari, ndihmestrajneri, perkthyesi, por edhe menaxheri Uliks Kotrri.
Posted: Mon, 10 Jul 2006 , 19:11
by futbollist
Hajde ishalla ka ardhe me kame te mbare ky Shulze po mujti me fute ne skuader tone disiplinen e rregullin qe ka futbolli gjerman sic e futi Brigeli ne kombtare asht i nderum.
Me bahet qefi qe edhe Uliks Kotrrit i doli emri,nuk asht ndi ka here ky lojtar qe ka kene nji nder ma te miret e skuaders me sa maj mend une dikur.Te shpresojme ne supriza kyt sezon qe vjen.
Posted: Mon, 10 Jul 2006 , 20:48
by GOLDIAN
a ka nej gazetar qe thot te verteten se keto gazeta te cmendin krejt,
ndreka thuhet se eshte i partizanit e ne krah tjeter eshte i pronotuar prej vllaznise.per grizhen po ashtu.bejzade asht shpreh me thirrni ariu kuqeblu e ne krah tjeter thote se se nderroj elbasnin me asnje.nevil dede eshte pas champions league me tiranen e sot thuhet se mund te vije te vllaznia.
pak e cuditshme kjo
do kisha dasht prej tifozave qe ndodhen ne shkoder me na dhan informacion te sakte rreth levizjeve te fundit se keta gazeta te cmendin krejt.
Posted: Mon, 10 Jul 2006 , 21:18
by vllaznia1919
Posted: Fri, 14 Jul 2006 , 13:34
by vllaznia1919
Merkatoja kuqeblu, çekë, polakë dhe gjermanë
Nga biseda e djeshme me trajnerin e Vllaznisë, Ulrih Shulze, mëson shumë gjëra edhe sa i takon merkatos që do të zhvillojë kjo skuadër. Kuptohet, gjërat më interesante janë ato që kanë të bëjnë me tregun gjerman të futbollistëve, që siç është paralajmëruar, do të zërë një vend të konsiderueshëm në merkaton e kuqebluve. Nga sa mësohet, me kuqeblutë gjatë qëndrimit të tyre në Magdeburg do të bashkohen për t'u stërvitur disa futbollistë. Numri i tyre mund të shkojë deri në 10, por trajneri Shulze, që është duke u marrë direkt me këtë gjë, premton se piketat e para janë hedhur për 5 futbollistë. Bëhet fjalë për 2 futbollistë çekë, një polak dhe dy gjermanë, njëri prej të cilëve portier. Këta të fundit ka kohë që janë pikasur nga trajneri i ri i Vllaznisë dhe për rrjedhojë do testohen pas pak ditësh. Rolet ku luajnë këta lojtarë mësohet të jenë sulmues dy prej tyre, një tjetër mesfushor organizator dhe një mesfushori i krahut të djathtë, pa harruar edhe portierin. Por ndërkohë Shulze ndalet edhe në planet e presidentit Fushaj për të marrë disa nga lojtarët e kampionatit shqiptar, ku pa dyshim dy emrat që përmend të parët janë ato të Osjes dhe Dedes. "Di të them që presidenti ka biseduar me Osjen, por edhe një lojtar tjetër të Elbasanit, që unë do ta konsideroja si Kanavaron në rolin e tij, pikërisht Deden, dhe ata mund të vijnë te Vllaznia. Po të ndodhë kështu, besoj se gjërat kanë për të qenë shumë më mirë," ka thënë trajneri gjerman i kuqebluve. Mësohet se presidenti Fushaj dy ditë më parë, duke shfrytëzuar praninë në Shkodër të dy futbollistëve të Elbasanit, Osjes dhe Sukajt, ka kontaktuar me ta, duke u bërë ofertën për të ardhur te Vllaznia. Siç bëhet e ditur, gjërat janë lënë hapur dhe mundësitë janë që këto lëvizje të realizohen.
Posted: Fri, 14 Jul 2006 , 13:35
by vllaznia1919
Shulze: Vllaznia ka nevojë për 10 blerje
Prej dy ditësh ai është vënë në krye të ekipit shkodran, duke e drejtuar edhe në stërvitje atë dhe gjermanit Ulrih Shulze ka filluar t'i pëlqejë aventura e re. Natyrisht, vjen "nga një botë tjetër", megjithatë është ambientuar edhe me kushtet jo shumë të përshtatshme për trajnim që afron Shkodra dhe ka filluar menjëherë nga puna. Në intervistën e tij të parë nga fusha e stërvitjes, ish portieri i kombëtares së Gjermanisë Lindore, flet me entuziazëm për punën që ka nisur, duke pasur shumë besim edhe te premtimet e presidentit të klubit Fushaj për ndërtimin e një ekipi pretendent. Ja si shprehet për "Sportin shqiptar" trajneri i Vllaznisë, Ulrih Shulze:
- Cilat janë përshtypjet e para mbi këto tri seanca që ju jeni në drejtim të Vllaznisë?
Si çdo eksperiencë e re, natyrisht që ka ato vështirësitë e veta, megjithatë kam filluar të ambientohem me skuadrën dhe mjedisin. Ajo që kam kërkuar unë t'u injektoj futbollistëve, është ideja se trupi i tyre është gjëja më e rëndësishme për ta. Prandaj, nëse janë profesionistë të vërtetë, duke e vënë këtë trup në shërbim të kësaj loje, do të arrijnë të bëjnë diçka të mirë.
Dhe cilat kanë qenë reagimet që keni marrë nga lojtarët?
Shoh që në ekip ka djem që kanë dëshirë të stërviten, por fakti se ata kanë 8 javë të plota që janë pushim ndikon shumë keq në përgatitjen e tyre. Kurrsesi nuk duhej të kishte ndodhur kështu, pavarësisht se skuadra është shoqëruar nga ato probleme që ju i dini më mirë se unë.
E keni të vështirë të përshtateni me këtë ambjent, ku ka probleme sa i takon infrastrukturës sportive dhe kushteve për stërvitje?
Kam ardhur në Shqipëri për t'iu përshtatur ambientit këtu. Kuptohet, e mira do të ishte që kushtet për stërvitje të ishin ideale, por kjo fushë ku po stërvitemi është ndër më të mirat që janë këtu dhe prandaj nuk ka pse të qahemi. Janë edhe disa gjëra të vogla që mund të jenë mungesa e topave, apo bazës materiale, por kanë filluar të zgjidhen dhe besoj se nuk do të ketë probleme në këtë drejtim.
Kampionati nis pas 5 javësh, ndërkohë skuadra që keni ju në dispozicion nuk është e kompletuar, ka shumë futbollistë të rinj. Eshtë në dëmin e skuadrës ky fakt?
Natyrisht që e mira do të ishte t'i kisha në dispozicion të gjithë lojtarët që mendohet të jenë në përbërje të Vllaznisë në sezonin e ri, por jam në dijeni që presidenti Fushaj është duke kontaktuar vazhdimisht me lojtarë që mendon të afrojë në skuadër dhe për rrjedhojë presim. Aktualisht kam në dispozicion vetëm 12 13 lojtarë që janë taman për një skuadër si Vllaznia, që mendon të jetë pretendente.
Do të arrini ta bëni skuadrën gati për në kampionat?
E thashë që e keqja jonë kryesore është se e kemi filluar stërvitjen me 4 javë vonesë, ndërkohë që nga skuadra janë larguar edhe 5 lojtarët më të mirë të saj. Kësisoj, nuk është e lehtë ta arrish këtë, por në periudhën që unë kam në dispozicion do të mundohem të bëj më të mirën e mundshme.
Të kalojmë te porta, meqë vetë ju keni qenë portier. A është e sigurt porta e Vllaznisë me këtë kontigjent portierësh që ka tani?
Grima është një portier që ka përvojë dhe është solid në lojën e tij, ndërkohë që portieri tjetër, ai që është më i ri në moshë, Bishani, duket i talentuar, por ka shumë për të bërë në të ardhmen. Kësisoj, nuk mund të them që porta është e garantuar. Do na duhet të gjejmë edhe një portier tjetër në merkato. Sa i takon këtij malazezit që ka ardhur, është i ri dhe njëkohësisht ka shumë mangësi në përgatitjen e tij. Ai mund të bëhet portier pas dy tre vjetësh, por Vllaznia do një portier për tani. Kësisoj, do të na duhet të gjejmë një portier në Gjermani.
Po për sulmin a jeni i shqetësuar, teksa aktualisht në skuadër nuk keni asnjë sulmues të mirëfilltë për formacion?
Edhe në këtë pikë janë shumë gjëra që duhen saktësuar. Aktualisht është larguar lojtari më i mirë i saj, që ka qenë edhe sulmuesi kryesor, njëkohësisht edhe kapiteni i Vllaznisë. Tashmë na duhet të gjejmë dy sulmues të tjerë, ku nuk përjashtohet mundësia të kemi edhe ndonjë nga kampionati shqiptar dhe, nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shikojmë nga tregu gjerman. Por duke qenë se unë e kam në mendje mënyrën se si do të luajë Vllaznia, parapëlqej që sulmuesit që do të vijnë të jenë 25 26 vjeç, lojtarë që të kenë si forcë kryesore presingun ndaj kundërshtarit.
Së fundi, a do jetë e kompletuar skuadra kur ajo të niset për në Gjermani për të zhvilluar fazën përgatitore?
Skuadra do të kompletohet me 22 lojtarët që i duhen vetëm pas kthimit të saj nga Gjermania. Atëherë mendoj se do të ketë përfunduar çdo gjë sa i takon seleksionimit dhe do të kemi të gatshme një skuadër për të pretenduar trofe.
Posted: Fri, 14 Jul 2006 , 13:36
by vllaznia1919
Bejzade: S'ka më Elbasan. Vllazni ose Partizan
Ndeshja e parë e Ligës së Kampioneve mes Elbasanit dhe lituanezëve të Ekranasit nuk ka pasur brenda saj një nga protagonistët më të rëndësishëm të skuadrës kampione të Shqipërisë. Bëhet fjalë për sulmuesin Skerdi Bejzade, i cili madje nuk ka qenë as në stolin e rezervave, në një kohë që emri i tij figuronte në protokoll. Nga e gjitha kjo mësohet se diçka ka ndodhur në kampin elbasanas, kur lojtari ishte përgatitur për të luajtur në këtë takim. Ka qenë vetë Bejzade ai që dje ka sqaruar se arsyeja e mungesës së tij në këtë takim ka qenë një debat që ka pasur me trajnerin Ilir Daja, si rrjedhojë e të cilit ai ka lënë stadiumin, duke u larguar që para ndeshjes. "Nuk kam qenë në ndeshje sepse jam larguar që para fillimit të saj. Arsyeja ka qenë një debat me trajnerin Daja në lidhje me aktivizimin tim dhe, si rrjedhojë, duke mos e pranuar vendimin e tij, u largova. Nuk kam dëshirë të zgjatem më tepër, por e kam mbyllur me kaq," ka sqaruar golashënuesi më i mirë i Elbasanit kampion. Sakaq, duke u nisur nga fjalët e fundit të tij, teksa thotë që "e kam mbyllur", kuptohet qartë që diçka ka ndodhur. Aq më tepër kur nga goja e sulmuesit flokëgjatë e simpatik vjen edhe vendimi që ka marrë në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve me verdheblutë. "Ajo që ndodhi në këtë takim më ka detyruar t'i jap lamtumirën Elbasanit. Nuk do të kthehem më aty. E kam mbyllur tashmë bashkëpunimin me këtë skuadër. Më vjen shumë keq që largohem në një mënyrë të tillë, për më tepër më vjen keq për tifozët elbasanas, të cilët më kanë inkurajuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj periudhe që kam luajtur me këtë skuadër, por kështu erdhën punët. Ishin të tjerët që më detyruan të largohem, por po e mbyll me kaq, pa thënë të vërtetat e atyre çfarë kanë ndodhur," shton më tej Skerdi. Në këtë mënyrë, duket shumë e pakuptimtë një divorc i tillë mes Bejzades dhe Elbasanit, aq më tepër kur në këto momente kur verdheblutë janë shumë pranë realizimit të ëndrrës së tyre historike për kalimin e një turi të Ligës së Kampioneve. Vlerat e një lojtari si Bejzade njihen tashmë nga të gjithë, por gjërat kanë shkuar deri në atë pikë, sa që tashmë "bashkëjetesa" mes tyre nuk mund të vazhdojë më. Por cila do jetë e ardhmja e njërit prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar? Vetë ai është para një dileme të madhe: Vllaznia apo Partizani? "Ndoshta është herët për të vendosur dhe çdo gjë do vendoset pas disa ditësh. Përveç Vllaznisë, tashmë është edhe Partizani që insiston për të më pasur në radhët e tij. Do të bisedoj fillimisht me presidentin Valter Fushaj të Vllaznisë, për të dëgjuar ofertën e tij dhe më pas do të vendos se çfarë do të bëj. Janë dy skuadra shumë të njohura të futbollit shqiptar, me të cilat është kënaqësi të luash, por, siç e thashë, për këtë problem do të vendos pas disa ditësh," përfundon rrëfimin e tij sulmuesi Bejzade.
Posted: Fri, 14 Jul 2006 , 13:37
by vllaznia1919
Belisha dhe Mustafa, “kavajas”
I parashikuar qe te ishte pjese e Vllaznise, mesfushori Amarildo Belisha ne momentet e fundit vendos t’i bashkohet Beses. Lajmin e ka bere te ditur vete futbollisti shkodran, madje, tek konfirmon kalimin e tij te verdhezinjte, Belisha shton se se bashku me te eshte edhe portieri Arjon Mustafa. Kalimi i tij ne skuadren kavajase ka qene nje surprize per tifozerine shkodrane, e cila e kishte llogaritur mesfushorin te ishte pjese e kuqebluve. Ky fakt besohej edhe me teper, kur, edhe pse ofertat ne adrese te tij nuk kishin munguar nga skuadra te rangut te pare te kampionatit shqiptar, ai u eshte pergjigjur negativisht, gjithnje me deshiren per te luajtur me Vllaznine. Por, krejt papritur, ne momentin e prezantimit te futbollisteve me stafin e ri, ai i mungoi listes se lojtareve ne dispozicion te teknikut Shulze, duke dhene kesisoj sinjalin e pare te nje distancimi nga kuqeblute. “Falenderoj presidentin Fushaj per propozimin qe me beri te luaja per Vllaznine, por, ne te njejten kohe, me duhet te pranoj se oferta e Beses ishte me e pelqyeshme. Keshtu, nisur nga interesat dhe kushtet qe m’u plotesuan, pranova te luaj ne sezonin e ri me Besen”, eshte shprehur Amarildo Belisha ne nje prononcim per “Sport Ekspres”. Nje vendim te tille, sipas Belishes, e ka marre edhe shkodrani tjeter, Arjon Mustafa, i cili sezonin e kaluar mbrojti porten e Skenderbeut. Gjithnje, sipas Belishes, te dy do te jene te shtunen ne Kavaje, per te firmosur me drejtuesit e Beses.
Posted: Fri, 14 Jul 2006 , 15:59
by GOLDIAN
Na ne vend qe me ba perforcime ne na ikun lojtaret.belisha te besa?mas me ken te zot me e majt belishen e me ta marr besa hall i madh asht.tu pas mustafen mire boll dona me kerku portier gjerman.POLAK CEKE GJERMANE MALAZEZ BRAZILIAN DHE SHQIPTARE ska me e marr vesh i pari te dytin mandej se ca ka mu ba me vllaznine tone.
lexova sot ate intervisten e atij "bukuroshit" te zi qe ka lujt me ne e qe sot let me vlonen na e bani flamurtarin kete sezon ma te fort se vllaznine.po ska faj ai po faj kane ata qe e kane lane me dal prej burgut.te rrite 5 vjet ne burg e mandej te shkote e te lute me burrelin.ishalla ky bejzade po vendos me lujt me ne se po na shkoj te partizani atehere marume krejt na.
Posted: Sat, 15 Jul 2006 , 12:16
by vllaznia1919
Naqe ne Shkoder thohet:Kalova lumin te dhesha kalin.
Ska faj ai jo.Edhe un e lexova dje intervisten e tij e tha qe Vlora asht shum ma e bukur se Shkodra...........!Nuki e ve ne dyshim qe Vlora asht qytet shum i bukur por vetem per faktin se qa ka marre prej Shkodres aj bethzi ishte dashte me fole disi ma nryshe per Shkodren.
Posted: Sat, 15 Jul 2006 , 12:18
by vllaznia1919
Per sa i perket merkatos,un e kam thane ka here qe jane vetem fjale.
Ikne:Sinani,Teli,Belisha.Hala ska marre asnji lojtar(lene ma shkodran).Si don me e ba Vllaznine me shkodran ky presidenti jone?