Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 25 Jul 2009 , 18:42

Tifozët e Liverpulit,
gati të blejnë klubin
Pronarët e klubit, Hiks dhe Xhillet, janë në krizë financiare
100 mijë fansa pritet të dhurojnë nga 5 mijë sterlina


E ndërsa dy pronarët e
klubit të Liverpulit,
Tom Hiks dhe
Xhorxh Xhillet, shohin si
mënyrë të vetme të evitimit të
falimentimit bisedimet me
bankën “Royal Bank of Scotland
Group” dhe “Wachovia
Corp”, për të shtyrë afatin e
shlyerjes së kredisë prej 350.5
milionë sterlinash, shumë tifozë
të skuadrës janë grupuar
për të financuar klubin e tyre
të zemrës. Kështu, forumet e tifozëve
“ShareLiverpoolFC”
dhe “Spirit of Shankly” synojnë
grumbullimin e një shume
prej 500 milionë sterlinash për
të blerë aksionet e pronarëve
amerikanë. 100 mijë tifozë kanë
pranuar të dorëzojnë nga 5000
sterlina secili për të larguar
përfundimisht dyshen e investitorëve
amerikanë. Në fakt, një
nismë e tillë për largimin e
Hiks dhe Xhillet është ideuar
disa kohë më parë, kur trajnerit
Rafael Benitez nuk iu garantua
dot shuma e kërkuar për të
shpenzuar në merkato. Gjatë
merkatos së vitit të shkuar, trajneri
spanjoll kërkoi me ngulm
blerjen e mesfushorit të Aston
Vilës, Garet Berri, por “tradhtia”
e dyshes investuese të klubit
lidhur me buxhetin e
parashikuar për të shpenzuar,
bëri që një transfertë e tillë të
mos arrihej. Edhe gjatë kësaj
vere, Rafael Benitezit nuk i
është premtuar asnjë ndihmesë
ekonomike për të vepruar
në merkato dhe kjo ka shkaktuar
pakënaqësi te ultrasit
e të kuqve, të cilët mezi presin
që skuadra e tyre të kthehet
tek titulli kampion i Premier
Ligës, që i mungon prej 20
vitesh. Nuk do të ishte e para
herë që një klub blihet nga një
grupim tifozësh, por sigurisht
që do të ishte klubi i parë
i një niveli të tillë dhe madje,
mund të ishte akoma më efikas
se investimi që po bëjnë
Tom Hiks e Xhorxh Xhillet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 05 Aug 2009 , 05:30

Blerjet e City, UEFA: Rrezik per perdorim droge
04/08/2009 15:05

Klubet e Premier Liges jane nen rrezikun e perdorimit te krakut ne garen per t’i bere balle blerjeve te fuqishme te Manchester City.
Alarmi eshte leshuar nga sekretari i pergjithshem i UEFA-s, David Taylor ne nje interviste per “BBC Radio Five”.

Pronaret e rinj te Manchester City kane qene protagoniste te shume blerjeve te medha duke sjelle ne skuader Roque Santa Cruz, Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 05 Aug 2009 , 05:55

ishtu duken kokat si oil taqi

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Anglez

Post by loroborici » Wed, 05 Aug 2009 , 15:50

fpjalmi wrote:Blerjet e City, UEFA: Rrezik per perdorim droge
04/08/2009 15:05

Klubet e Premier Liges jane nen rrezikun e perdorimit te krakut ne garen per t’i bere balle blerjeve te fuqishme te Manchester City.
Alarmi eshte leshuar nga sekretari i pergjithshem i UEFA-s, David Taylor ne nje interviste per “BBC Radio Five”.

Pronaret e rinj te Manchester City kane qene protagoniste te shume blerjeve te medha duke sjelle ne skuader Roque Santa Cruz, Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure.
Si munet nji zyrtar i UEFA me ba deklarat bash pa men ne kry, pa xjerri as i prove?! :shock:
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 05:14

bahet fjala se presidenti asht shum borxhli

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 09 Aug 2009 , 22:28

Ancelotti fiton sfiden e pare ndaj Ferguson
09/08/2009 18:55

Ish trajneri i Milan tashme trajner i Chelsea-t, Carlo Ancelotti e ka nisur me trofe aventuren e tij ne Angli. Blute e Londres fitojne trofeun e “Community Shield” ndaj Manchester United pas goditjeve te 11 metershave.
Koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin e barabarte 2-2. Manchester United ishte ekipi i cili kaloi i pari ne avantazh me ane te Nani. Me pas do te ishte mbrojtesi portugez i londinezeve Carvalho qe do te barazpeshonte ndeshjen dhe Lampard i cili kalon ne avantazh “blute”.

Atehere kur pritej fershellima e gjyqtarit dhe dorezimit te trofeut te pare per Ancelotin ne Angli, vjen edhe goli i Rooney ne minuten e 90 ne nje pozicion te dyshimte loje.

Pas perfundimit se kohes shtese nga gjuajtja e penalltive lojtaret e Chelsea tregohen 100 perqind te sakte ndersa nga Manchester United penalltine e humbin Evra dhe veterani Giggs.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 09 Aug 2009 , 22:28

kete vit manchesteri asht pertoke

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Anglez

Post by loroborici » Mon, 10 Aug 2009 , 14:50

fpjalmi wrote:kete vit manchesteri asht pertoke
Mduket se Mancesteri me ikjen e Ronalds asht ul pak moralisht. Kshu qi ash ma ult moralisht qi ka ndikue edhe ne ket faze ku ka ba neshje jo te nivelit te nalt.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:19

duke e pa tamm manchesteri ra shum qysh ne finalen me barcelonen.

lujti shum dobet .

po tashti qe ronaldo ka ik.

ka ra shum moralisht dhe jam dakort me ty loro

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:42

Kapelo “perjashton” Ouen dhe Krauc
10/08/2009 08:45

Fabio Kapelo ka publikuar skuadren qe do te perballet me Holanden, ne miqesoren e se merkures.

Ne listen emerore te perzgjedhur nga trajneri i Anglise, nuk figuronin emrat e Majkell Ouen dhe Piter Krauc. “Tri Luanet” do te luajne ne Amsterdam, vetem tri dite perpara nisjes se sezonit te ri ne Premierlige, ndersa grumbullimi i Ouen dukej i sigurt, pas formes se mire qe sulmuesi tregoi ne fazen pergatitore me Mancester Junajtid.

Kapelo ka thirrur “nen arme” kater sulmues, ku Uejn Runit dhe Emil Heskit do t’i shtohen Karlton Kol, i Uest Hemit dhe Xhermein Defoe, i cili militon ne radhet e Totenhemit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:43

nese kapelo merr pike me hollanden mund te them qe ka ba nji kombetare klas

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Anglez

Post by loroborici » Tue, 11 Aug 2009 , 16:21

fpjalmi wrote:nese kapelo merr pike me hollanden mund te them qe ka ba nji kombetare klas
Bash ka me qene neshje e forte. Anglia asht i fije pak ma nalt por edhe Hollanda ka ekip shume te mire.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 19:53

si keka ma nalt ma naqe.

kampiones se botes dhe nenkampionet i rrahu 8 me 1 te dyja .

po anglia kush asht . :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

loro boriqi .

nuk te vej faj se duhet te jesh tifoz i saj ta kuptosh se kush asht hollanda e sotme .

loro ,hollanda e sotme asht gadi si 74 dhe 78 dhe ma e mire se e evropianit 88 ku ka super yje ne ekip dhe jane te barabarte te gjithe lojtaret .

nuk mund te them se hollanda e tund kete kampionat boterore ,sepse ka dhe gjermani dhe brazil ,por nese anglia merr pike ne hollande atehere kapelo ka ba nji ekip per me pretendu seriozisht per trofeun .

po nuk e rrahu hollanda angline te pakten 2 me 0 nuk i tham hollande

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:41

Kapelo, presion Bekhamit: Kthehu
në Evropë, ose harrojë Botërorin!




Fabio Kapelo i ka dhënë urdhër Dejvid Bekhamit që të largohet
nga skuadra e Los Anxheles Galaksi, nëse do që të jetë pjesë e
Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës. Aktualisht 34-vjeçari
i mesfushës së “tre luanëve” sapo ka filluar fazën e dytë të
sezonit me skuadrën amerikane, por qëndrimi pas nëntorit aty,
(muaj kur përfundon edhe kampionati amerikan) mund t’i rrezikojë
pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Vitin e shkuar në të njëjtën
kohë, “Beks” kaloi në formë huazimi te Milani, ku luajti deri në
fund të sezonit të Serisë A. Totenhemi, Mançester Siti dhe Çelsi
tashmë kanë zënë radhën për të pritur legjendarin të kthehet në
Premier Ligë. “Bekham e di shumë mirë se çfarë ndodh nëse nuk
kthehet në kampionatet evropiane në dhjetor. Nuk do të ketë
shanse për të qenë pjesë e Kombëtares së Anglisë në Kupën e
Botës 2010”, thotë trajneri i Kombëtares ishullore, Fabio Kapelo.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Anglez

Post by loroborici » Tue, 11 Aug 2009 , 21:03

fpjalmi wrote:si keka ma nalt ma naqe.

kampiones se botes dhe nenkampionet i rrahu 8 me 1 te dyja .

po anglia kush asht . :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

loro boriqi .

nuk te vej faj se duhet te jesh tifoz i saj ta kuptosh se kush asht hollanda e sotme .
Jo naqe. Tash ma nalt i fije tuj gjykue tan lojtart qi ka Anglia dhe tan lojtart qi ka Hollanda. Bash te dyja ka kapi pikt maximale napar grupe e kshu qi te dyja jane ne forme. :D
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 12 Aug 2009 , 01:31

loroborici wrote:
fpjalmi wrote:si keka ma nalt ma naqe.

kampiones se botes dhe nenkampionet i rrahu 8 me 1 te dyja .

po anglia kush asht . :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

loro boriqi .

nuk te vej faj se duhet te jesh tifoz i saj ta kuptosh se kush asht hollanda e sotme .
Jo naqe. Tash ma nalt i fije tuj gjykue tan lojtart qi ka Anglia dhe tan lojtart qi ka Hollanda. Bash te dyja ka kapi pikt maximale napar grupe e kshu qi te dyja jane ne forme. :D
me duket se keke anglez . :D :D :D :D

a thu u bame kundershtare a :P :P :P

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Anglez

Post by loroborici » Wed, 12 Aug 2009 , 23:25

fpjalmi wrote:
loroborici wrote:
fpjalmi wrote:si keka ma nalt ma naqe.

kampiones se botes dhe nenkampionet i rrahu 8 me 1 te dyja .

po anglia kush asht . :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

loro boriqi .

nuk te vej faj se duhet te jesh tifoz i saj ta kuptosh se kush asht hollanda e sotme .
Jo naqe. Tash ma nalt i fije tuj gjykue tan lojtart qi ka Anglia dhe tan lojtart qi ka Hollanda. Bash te dyja ka kapi pikt maximale napar grupe e kshu qi te dyja jane ne forme. :D
me duket se keke anglez . :D :D :D :D

a thu u bame kundershtare a :P :P :P
2-2 besa jo keq per te dy palt :P
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Thu, 13 Aug 2009 , 04:59

loro boriqi .

ne fakt ne pjese se pare luajten lojtaret ma te mire te te dyja ekipeve ,pra lojtaret ma te randesishem titullaret ,dhe pjesa e pare perfundoi 2 me 0 per hollandezet.ne pjese se dyte lujten lojtaret qe jan rezerva dhe ja ma titullaret dhe anglia bani 2 gola e mbaroj 2 me 2 .

un ma parpara thashe qe hollanda po nuk fitoi 2 me 0 nuk e quaj hollande ,dhe me formacionin e pare fitoi dhe jam shum i gezum .

me vjen mire qe edhe rezervat e hollandez qe u futen ne pjesen e dyte dhan nje loje te mrekullueshme para njimbedheqes se pare angleze dhe jam shum i lumtur per lojen qe krajlat tulipan bane .

tranieri hollandez mbas ndeshjes tha

futa lojtaret ma te mire ne pjesen e pare dhe jam shum i lumtur qe shkelqeu formacioni im dhe pjesa e pare ishte gjynah qe nuk mbaroj te pakten 4 me 0 pasi dominum gjithe pjesen e pare dhe pjesa e dyte ishte me nderrimin e formacionit ,ku perseri shkelqyem me titullaret anglez dhe mund te them qe kjo eshte skuadra qe kam enderruar .

i pyetur se nese hollanda do shkelqeje ne boteror,,,,,,tranieri tulipan pergjigjet :

mendoj se jemi shume afer kupes se botes ,sepse kemi lojtaret qe jan me shum se kurr afer ketij kompeticioni ,dhe mendoj se kete rradhe kupen e botes ta bie ne hollande

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Anglez

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Aug 2009 , 20:23

O naqe se mora vesht ne pjes te dyte kan rezervat e te dyjave apo vetem hollanda ka lujte me rezerva ne pjes te dyte???
Un se kam pa ndeshjen.

me vjen mire qe edhe rezervat e hollandez qe u futen ne pjesen e dyte dhan nje loje te mrekullueshme para njimbedheqes se pare angleze dhe jam shum i lumtur per lojen qe krajlat tulipan bane.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 02:59

vllaznia1919 wrote:O naqe se mora vesht ne pjes te dyte kan rezervat e te dyjave apo vetem hollanda ka lujte me rezerva ne pjes te dyte???
Un se kam pa ndeshjen.

me vjen mire qe edhe rezervat e hollandez qe u futen ne pjesen e dyte dhan nje loje te mrekullueshme para njimbedheqes se pare angleze dhe jam shum i lumtur per lojen qe krajlat tulipan bane.
hollandezet kan lujt me formacion te dyte pjesen e dyte dhe anglezet nje 5 a 6 kan ndrru dhe titullaret fitune pjesen e pare e me te than te drejten me pelqej mjaft se lujten tamam kur shkaterroi 2 skuadrAT MA TE MEDHA italine dhe francen .

v1919 ,me sa kam marr vesht je me brazilianet e me prit ne finalen e boterorit :lol: :lol: :lol: :lol:

Post Reply