Page 120 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 01:52
by fpjalmi
hot boy.
kush te ka qu me shkru per dinamon .
ti me duket se je tiranes ,apo edhe dinamovit.
aaaaa,tash e kuptova se ku e paske hallin ,te tirana apo ja .
nuk e di pse frikesohesh prej vllaznise apo ke frike mos te pesoni fatin e vjetshem.
un e di se tiranesit po i luten zotit mos me ra ne gjysmefinale me vllaznine ,dhe keto jan vetem tirancit frikacake ,por ka edhe nga ata tiranes qe i pelqen sfida vllaznia tirana dhe diskutojn vetem per skuaden e tyne te zemres ,por ty me duket se ta paska fut kush me zor ,me fol per tiranen dhe per boren neper stadiume qe i hedhim me lopata.
megjithate nuk ta prish qefin kush ,por un nese do isha si ti nuk do te flitsha per nje skuader qe nuk me intereson ,por me skuadren teme te zemres ,megjithate mund te flitsh qa te dush ,por po flet keq ,por a nuk te duket pak si e teprushme kur flet marrina dhe te gjithe te korrigjojne?
megjithate vazhdo se ke punen tande
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 01:57
by fpjalmi
Për titullin shpresohet
te hapat falsë të Tiranës
Kuqeblutë e kanë me frikë sfidën e radhës ndaj Flamurtarit
Në Shkodër luten që bardheblutë të gabojnë
Vllaznia ka vijuar me
programin e saj
stërvitor në fushën
e blertë të “Loro Boriçit”, në
kuadër të sfidës së fundjavës,
ku do të ndeshet me Flamurtarin.
Në kampin shkodran,
përballja me kuqezinjtë
e Vlorës është cilësuar
mjaft e rëndësishme, pasi ata
duan të vënë nën presion
kundërshtarët që kanë në
renditje. Nëse Tirana gabon,
atëherë kuqeblutë ringjiten
aty ku ishin për disa muaj me
radhë, pikërisht në krye të
klasifikimit. Drejtuesit e klubit,
madje dhe vetë tekniku
Haxhiosmanoviç, në deklaratat
e tyre shprehen me
rezerva në lidhje me sfidën e
radhës, pavarësisht ambicieve
dhe pikësynimeve që
kanë për të marrë pikët e plota
me çdo kusht.
Problemet
Në këtë sezon, ekipi i Flamurtarit
u ka krijuar jo pak
probleme kuqebluve në
takimet e zhvilluara brenda
në shtëpi. Në përballjen e
fazës së dytë midis tyre,
skuadra e drejtuar nga ishtekniku
Canaj ka fituar përballë
vlonjatëve me rezultatin
minimal 1-0, falë golit të
shpejtë të shënuar nga Xhejms
Boadu. Megjithatë, shkodranët
nuk e kanë pasur
aspak të lehtë, madje kanë
vuajtur deri në vërshëllimën
e fundit të gjyqtarit. Por pavarësisht
kësaj, ata nuk
mund ta harrojnë lehtë faktin
se një ndër pesë ekipet
që u ka shkaktuar humbje,
në këto 24 javë kampionat,
JAVA E 25-të
EKIPI TOTAL
RENDITJA
KATEGORIA
SUPERIORE
BRENDA JASHTË
SKUADRAT Nd F B H G+ G- F B H G+ G- F B H G+ G- PIKË
1TIRANA 24 8 3 1 24 10 4 6 2 12 8 12 9 3 36 18 45
2VLLAZNIA 24 8 3 1 19 7 5 3 4 13 13 13 6 5 32 20 45
3 DINAMO 24 7 4 1 25 13 4 4 4 11 9 11 8 5 36 22 41
4 SHKUMBINI 24 8 3 1 16 6 2 5 5 11 17 10 8 6 27 23 38
5 BESA 24 5 5 2 12 7 4 2 6 11 18 9 7 8 23 25 34
6 TEUTA 24 6 3 4 15 9 2 5 4 7 10 8 8 8 22 19 32
7 FLAMURTARI 24 6 3 3 11 7 1 5 6 8 15 6 8 9 19 22 29
8 ELBASANI 24 3 6 3 9 8 2 6 4 10 11 5 12 7 19 21 27
9 PARTIZANI 24 3 6 3 10 10 3 2 7 8 14 6 8 10 18 24 26
10 APOLONIA 24 5 2 5 14 13 2 1 8 10 22 7 3 14 24 35 24
11 BYLIS 24 5 4 3 12 9 0 4 8 6 25 5 8 11 18 33 23
12 LUSHNJA 24 3 4 4 11 13 2 3 8 5 15 5 7 12 16 28 22
DO TË LUHEN MARS
21
GOLASHËNUESIT
14 gola: Memelli (Tirana)
13 gola: Plaku (2p) (Dinamo)
9 gola: Sinani (Vllaznia), Bakiu (Bylis),
Sefa (Dinamo)
8 gola: Vila (1p) (Teuta)
7 gola: Hysa (Teuta)
6 gola: Dhëmbi (Vllaznia), Rizvanolli, Nora
(Shkumbini), Brkiç (Apolonia), D.Xhafaj
(Tirana), Ngjela (Par tizani)
5 gola: Sukaj (Vllaznia)
4 gola: M.Brajkoviç (1p) (Flamur tari), Kuli
(2p) (Besa), Dhrami, Sead Haxhibuliç
(Apolonia), A.Lila (Tirana), Poçi (Dinamo),
Bakaj (2 Par tizani + 2 Dinamo), Karapici
(1p) (Partizani), Bubeqi (Lushnja)
3 gola: K.Asllani (Apolonia), Nenaj,
K.Dalipi (Bylis), Abazaj (Elbasani)...
TIRANA - APOLONIA
VLLAZNIA - FLAMURTARI
DINAMO - ELBASANI
SHKUMBINI - PARTIZANI
BESA - TEUTA
LUSHNJA - BYLIS
*Ndeshjet do të luhen në 15:30
ADMIR URUÇI
është edhe Flamurtari. Prandaj,
për Vllazninë ky takim
paraqitet mjaft i vështirë.
Ekipe të “vogla”
Vllaznia në këtë sezon ka
treguar se nuk e ka pasur
aspak të lehtë me të ashtuquajturat
ekipe të vogla. Për
shkodranët, Flamurtari ka
qenë gjithmonë një “kockë e
fortë” jo vetëm në takimet e
transfertës, por edhe në ato
të zhvilluara në “Loro
Boriçi”. Megjithatë, kuqeblutë
e Dedes janë të bindur
se do të triumfojnë ndaj kuqezinjve.
Ata e filluan ringritjen
që javën e kaluar, kur
morën një trepikësh me vlera
përballë Apolonisë, ndaj
nuk duan të ndalen më.
Nëse ata bëjnë një hap fals,
atëherë objektivi i tyre për të
marrë kreun e klasifikimit
dështon plotësisht.
Frenimi
Vlonjatët, në ndeshjen e
tyre të fundit frenuan kampionen
në fuqi, Dinamon, në
një kohë që blutë, në të dy
takimet e këtij sezoni të zhvilluara
në “Loro Boriçi”, i
kanë marrë pikët e plota Vllaznisë,
pikërisht në Kupë
dhe në kampionat. Ndaj kuqeblutë
e dinë mjaft mirë
rëndësinë që paraqet sfida e
fundjavës me Flamurtarin,
por edhe faktin se tashmë
nuk ka më kohë për rikuperim
pikësh. Nëse ata mendojnë
të arrijnë objektivin e
tyre, që është titulli kampion,
nuk duhet të falin më
asnjë pikë jo vetëm në
takimet shtëpiake, por edhe
në ato që do të luajnë në
transfertë.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 01:58
by fpjalmi
Premio
Pas fitores priten
shpërblime te kuqeblutë
Skuadra e Vllaznisë, për fitoren arritur të dielën ndaj
Apolonisë, do të përfitojnë edhe premion prej 5 mijë dollarësh,
e caktuar për ndeshjet jashtë Shkodrës. E në këtë
drejtim, pra të pagesës së lojtarëve të tyre, drejtuesit e klubit
shkodran kanë qenë gjithmonë mjaft të rregullt. E të njëjtën
gjë kanë bërë edhe me shpërblimet e premtuara. Përveç kësaj,
fitorja e fundit me fierakët - ndonëse nuk është bërë akoma
e ditur - me shumë mundësi do të pezullojë edhe masën
disiplinore, që ishte mbajtja e 30% të pagës, që u ndërmor
pas humbjes shkatërruese në Durrës, me rezultatin 4-0.
Megjithatë kjo është ende për t’u parë, ndërsa ajo që momentalisht
dihet është se skuadra e Dedes do të shpërblehet
për fitoren e marrë ndaj Apolonisë. Drejtuesit e klubit
kanë premtuar të tjera premio, në rast se shkodranët do të
vazhdojnë me rezultate pozitive. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 01:59
by fpjalmi
FLAMURTARI
Vlonjatët e shohin veten
favoritë ndaj Vllaznisë
Kalendari i kësaj jave e vë përballë Flamurtarin me Vllazninë e
Shkodrës. Në kampin vlonjat, ky takim është cilësuar shumë i
vështirë për vetë faktin se shkodranët do të luajnë në shtëpinë
e tyre dhe se do të kërkojnë të mos falin më. Megjithatë, kuqezinjtë
janë të bindur se ndaj Vllaznisë do të marrin pikët e plota.
Po t’i shikosh objektivat e këtyre dy skuadrave janë të ndryshme:
shkodranët kërkojnë të marrin kreun, kurse vlonjatët t’i
largohen zonës së ftohtë ku ndodhen. Çka do të thotë që për
Flamurtarin, kjo sfidë nuk është aspak e lehtë për t’u kaluar,
pavarësisht se në fazën e dytë ishte ai që e mposhti Vllazninë.
Mirëpo kjo ndeshje paraqitet e vështirë edhe për dy nga lojtarët
e skuadrave kundërshtare,
për sulmuesin Xhevahir
Sukaj të Vllaznisë dhe portierin
Shpëtim Moçka të Flamurtarit.
Pak kohë më parë
ata patën një zënkë midis
tyre, e në takimin e kësaj
fundjave, përveçse me
kundërshtarin, u duhet të
përballen edhe me njëritjetrin.
Të dy lojtarët do të
luajnë si titullarë në fushën
e lojës dhe do të jenë
kundërshtarë direktë.
Sukaj, i cili ka bërë goxha
hapa përpara në karrierën
e vet, do të synojë pa dyshim
të bëjë detyrën për të
shënuar, ndërsa portieri
Moçka për të mos lënë asnjë
top të kundërshtarit të
përfundojë në rrjetë. Duket
se portieri vlonjat e ka lënë
pas formën e tij jo të mirë,
që ndikoi edhe në mosaktivizimin
me ekipin Shpresa.
Në ndeshjen e fundit me Dinamon,
ai u rikthye vendimtar,
duke u mohuar dy
herë golin dinamovitëve.
Paraqitje kjo, e cila është
shoqëruar dhe me ftesën e
trajnerit të Shpresave, Artan
Bushati.
Vllaznia
Në lidhje me sfidën e
radhës, që do të luhet në
transfertë me Vllazninë,
portieri i kuqezinjve shprehet:
“Parashikoj një takim të
bukur, ku pa diskutim Flamurtari
është favorit. Këtë
e vërteton jo vetëm loja e
bërë, por edhe rezultatet.
Ne po punojmë në mënyrë
intensive në seancat stërvitore,
sepse dëshirojmë që
edhe këtë ndeshje ta
kalojmë me sukses. Përveç organizimit të përkryer, punës që po
bëhet në kampin kuqezi, shoh si mjaft pozitive edhe prezencën
e lojtarëve me eksperiencë në radhët tona. Por sigurisht nuk
mund të lë mënjanë edhe talente si Veliaj e Shehaj, të cilët nuk
janë të vetmit, vetëm se momentalisht janë ata që e kanë merituar
ftesën në kombëtaren Shpresa. Pra, ajo që duhet të them
është se, në përballjen me Vllazninë do të bëj të pamundurën
që rrjeta jonë të mos pësojë asnjë gol. Kam besim të plotë se nga
‘Loro Boriçi’ nuk do të dalim pa pikë”, përfundoi portieri i vlonjatëve,
Moçka. Artur Demaj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 02:00
by fpjalmi
Historia “Sukaj-Moçka
Pranë Vllaznisë tashmë është rikthyer
sulmuesi i talentuar Sukaj, i
cili një vit më parë në prag të sfidës
me Flamurtarin u përfshi në një incident.
Si ish-mik i portierit Moçka,
Sukaj para ndeshjes me vlonjatët i
telefonoi mikut të tij për ta pyetur
në lidhje me atmosferën që mbizotëronte
përpara takimit me Vllazninë.
Duket se Sukaj, për të ndihmuar
sadopak Vllazninë, kishte marrë një
iniciativë personale për të folur me
portierin e ri të Flamurtarit e ndoshta
t’i kërkonte atij edhe për ndonjë
nder personal. Moçka, i ndier nën
presion nga kjo telefonatë, ua bëri
të ditur këtë kërkesë drejtuesve të
klubit. Pikërisht këtu zuri fill gjithçka,
aq sa sot e kësaj dite të dy miqtë i
kanë dhënë fund miqësisë midis tyre.
Mirëpo këtë fundajvë, të dy futbollistëve
u duhet të përballen me njëritjetrin.
Megjithatë, për Moçkën kjo
nuk përbën aspak problem. “Dua të
anashkaloj çdo shigjetim që mund të
bëhet në adresë të ish-mikut tim
Sukaj, që nga një telefonatë u ‘hodh
në erë’ gjithë shoqëria. Kjo histori
ka kaluar tashmë, ndonëse ka mbetur
në mendjen e të gjithëve si ‘Alo
Moçka’. Shpresoj që kjo përballje të
shërbejë për të vendosur edhe
njëherë ato raporte të shkëlqyera
që kam pasur me ish-mikun tim”,
përfundoi Moçka. A. Demaj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 02:05
by fpjalmi
Beqiri, ai që i riktheun besimin Vllaznisë
20 Mars Të gjithë e kanë pritur golin me kokë prej tij, por këtë radhë tre pikëshi I artë ka ardhur duke shënuar me këmbë duke konfirmuar se nuk e ka harruar zanatin e vjetër
Është konsideruar padiskutim si blerja më e goditur e merkatos dimërore, dhe në të vertetë ashtu po ngjetë. Në fakt, për shumë kënd nuk është konsideruar tip merkatoje, sepse Beqiri ishte pjesë e Vllaznisë, dhe vetëm sa konfirmoi qëndrimin në Shkodër, por gjithsesi për të vendosur që ai do të ishte pjesë e Vllaznisë edhe në pjesën e dytë të sezonit nuk ka qënë fort e lehtë. Këtë e tregojnë edhe takimet e panumërta të dyshes Fushaj-Beqiri, të cilat herë ngroheshin dhe herë ftoheshin, por që në përfundim u mbyllen me shtrëngime duarsh, çka do të thotë se Beqiri realisht, në bazë të kontratës që ka të nënshkruar me Vllazninë do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në fund të 2009-tës. Mes tyre duket se ndonjë opsion për t’u larguar nëse Beqiri do të ketë ndonjë ofertë shumë të mirë jashtë Shqipërie, por, siç po shkojnë punët, të dy palët janë të kënaqëur me njëri tjetin dhe se bashkëjetesa e Muços, siç e thërrasin në Shkodër do të vijojë në pozita të shëndosha.
Goli
Aktualisht, Elvin Beqiri njihet si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar, madje edhe të përfaqësueses shqiptare, por ato që e njohin pak më afër e dinë mirë se afirmimin I Beqirit në fillimet e karrieres së tij sportive ka ardhur përmes vijës së sulmit, aty ku ka shkëlqyer në kampionatet e të rinjëve si golashënuesi më I mirë I vendit, por edhe në një pjesë të karrieres me ekipin e parë. Themi një pjesë, pasi drejtuesit e skuadrës, duke qënë të bindur se kontributi I tij është më I mirë në prapavijë dhe duke I shtuar edhe nevojatvqë kishte skuadra për një lojtar të tillë në repartin e mbrojtjes, vendosën ta aktivizojnë aty, rol të cilin vijon ta mbajë edhe tani pas kaq vitesh karrierë. Është ko arsyeja që Beqirin e shikojmë shpesh herë në zonën kundërashtare, duke qënë në mbështetje të fuqishme të repartit të sulmit, sidomos në ato raste ku skuadra ka nevojë emergjente të gjejë golin. I tillë ishte edhe rasti I ndeshjes të së shtunës së kaluar në Fier, ku Elvini, falë shtatlartësisë së admirueshme që ka dhe sidomos shkëputjes dhe gjetjes së duhur të kohës për ta goditur topin me kokë, arrin të rezikojë disa herë në portën vendase. E ndërsa, të gjithë e prisnin golin me kokë, ashtu siç kishte bërë edhe në ndeshjet e tjera paraardhëse duke zgjidhur problemin e marrjes së tre pikëshit, këtë herë, pas një “vjedhjeje” që I bëri mbrojtësve vendas, ka zotëruar një top tokazi, dhe me mjeshtrinë e tij ka arritur ta dërgojë menjëherë në rrjetë. “Siç e kam thënë edhe në ditët e prangeshjes, në Fier ishim nisur me objektiv për të marrë tre pikëshin, ndaj edhe e kemi kërkuar fitoren me ngulm gjatë të gjithë ndeshjes”, thotë Beqiri. “Personalisht, unë si individë, vijon Beqiri, isha I fiksuar se do të shënoja patjetër në këtë ndeshje, dhe për këtë në minutat e fundit të takimit jamë shpërngulur tërësisht në zonën kundërshtare deri sa edhe goli në dritë”.
Rikthimi I besimit
Gjithsesi, edhe fitorja erdhi në pozita emocionuese, gjë që e tregon edhe vetë momenti delikat në mbyllje të krejt ndeshjes, për Beqirin kjo fitore ishte plotësisht e merituar, pasi sipas tij, Vllaznia luajti për fitore që nga minuta e parë dhe deri në mbyllje të saj. “Goli mund të vijë si në minutë të parë, ashtu edhe në atë të fundit, por mendoj se goli I shënuar prej ekipit tonë ishte vazhdë e presionit të dendir që I bëmë kundërshtari, sidomos në 20-të minutat e fundit të takimit”, thekson Beqiri, I cili në të njëjtën kohë nënvizon edhe një rast flagrant penallti që iu mohua Vllaznisë në këtë takim, që nëse do të akordohej, shënimi I golit do t’i kishte ndërruar drejtim të gjithë ecurisë së lojës, pasi edhe vetë ekipi vendas mund të ishte hapur më shumë në mbrojtje, gjë mund të na e bënte më të lehtë, dhe ndoshta edhe më të thellë fitoren. Por, më së shumti, Beqirin, ashtu si edhe pjesëtar të tjerë të skuadrës, fitorja tre pikëshe që erdhi përmes golit të tij, ka rikthyer së tepërmi besimin tek skuadra, e cila, në dy ndeshjet e fundit, përfshirë edhe atë me Dinamon, edhe pse ajo doli në barazim, niveli I lojës ka qënë në ngritje. Sipas tij kjo është shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshnëm të sezonit, ku duke filluar që nga kjo javë përballë Flmartarit dhe deri në javën e fundit, besimi I të gjithëve është se skuadra I ka të gjitha mundësitë të japë më të mirën e saj duke synuar në çdo ndeshje tre pikëshin, që I jep mundësinë të shkojnë drejt fitores së titullit kampion.
© 1995-2009. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 03:22
by hatboy
fpjalmi wrote:hot boy.
kush te ka qu me shkru per dinamon .
ti me duket se je tiranes ,apo edhe dinamovit.
aaaaa,tash e kuptova se ku e paske hallin ,te tirana apo ja .
nuk e di pse frikesohesh prej vllaznise apo ke frike mos te pesoni fatin e vjetshem.
un e di se tiranesit po i luten zotit mos me ra ne gjysmefinale me vllaznine ,dhe keto jan vetem tirancit frikacake ,por ka edhe nga ata tiranes qe i pelqen sfida vllaznia tirana dhe diskutojn vetem per skuaden e tyne te zemres ,por ty me duket se ta paska fut kush me zor ,me fol per tiranen dhe per boren neper stadiume qe i hedhim me lopata.
megjithate nuk ta prish qefin kush ,por un nese do isha si ti nuk do te flitsha per nje skuader qe nuk me intereson ,por me skuadren teme te zemres ,megjithate mund te flitsh qa te dush ,por po flet keq ,por a nuk te duket pak si e teprushme kur flet marrina dhe te gjithe te korrigjojne?
megjithate vazhdo se ke punen tande
un shpresoj te kemi sa me shum sfida me Vllaznin ,dy neshjet qe kishte me shum nivel futbolli ne kte kampionat ishin ato me Vllaznin dhe pse dolen barazim. Sa per fryk ,ne skemi pse me pas fryk kur jemi dominus , humem nje finale vejt ,po masi kishim fitu disa her me perpara, nuk i dihet tashi se kush e ka fryken e sfides, dhe kush lutet.
Për titullin shpresohet
te hapat falsë të Tiranës
Kuqeblutë e kanë me frikë sfidën e radhës ndaj Flamurtarit
Në Shkodër luten që bardheblutë të gabojnë
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 03:27
by fpjalmi
....................
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 03:58
by hatboy
.....................
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 06:14
by jeti
O Hatboj ti thu Vllaznise ti hiqet Kupa e Vjetshme sepse bani gabime teknike...
Lexoje artikullin se ca thote per rregulloren e vjetshme.
Kupa e Vllaznisë, e rregullt
Skandali i aktivizimeve të parregullta të lojtarëve në çerekfinalet e Kupës, ka krijuar një kaos të vërtetë në futbollin shqiptar, i cili ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe duket se do të vazhdojë edhe për disa kohë.
Por të martën është shtuar dhe një tjetër kapitull rreth kësaj çështjeje. E reja ka të bëjë me kundër-reagimin e Dinamos, që ka ngritur akuza ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit se nuk është treguar përgjegjëse për të parandaluar shkeljet e rregullores.
Për këtë arsye, përfaqësuesit e kampionëve në fuqi të Shqipërisë përmendin faktin se, një shkelje të pikës së rregullores ““Lojtari në Kupën e Shqipërisë ka të drejtë në një sezon të marrë pjesë vetëm me një ekip”, kanë ndodhur edhe në sezonin e kaluar.
Dhe evidentojnë pikërisht “akuzuesin” e tyre, Vllazninë, se në edicionin e kaluar në finalen të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës (të fituar 2-0), kanë aktivizuar futbollistin Ilir Nallbani, i cili në pjesën e parë të këtij sezoni kishte luajtur në këtë kompeticion në radhët e Elbasanit.
Madje, blutë kanë kërkuar edhe që shkodranëve t’u hiqet trofeu. Por FSHF, e cila për të thënë të vërtetën në këtë mesele ka shumë gjynahe, nuk mund të mbajë mbi supe edhe këtë akuzë të fundit të Dinamos. Edhe pse jo zyrtarisht, zyrtarë të federatës kanë sqaruar se arsyetimi i Dinamos për edicionin e kaluar nuk qëndron.
“Megjithëse rregullorja ka dy vite që është bërë edhe edicionin e kaluar është përdorur rregullorja e vjetër, konfirmon zyrtari i mësipërm, i cili preferon të mbetet anonim. Kjo pasi ndryshimi nuk kishte hyrë në fuqi, për shkak se nuk ishte bërë e mundur shpërndarja e rregullores në të gjitha klubet. Kështu që në sezonin 2007-2008 të praktikohej sërish rregullorja e vjetër”.
Një gjë e tillë e legjitimon trofeun e fituar me rezultatin nga shkodranët në sfidën finale përballë Tiranës. Ndërkohë që në lidhje me çështjen aktuale të aplikimit të dy standardeve të gjykimit për të njëjtën shkelje që solli eliminimin e Dinamos, por u dha një shans tjetër Partizanit dhe Flamurtarit, askush në FSHF nuk merr përsipër të përgjigjet, por të drejton nga Komisioni i Disiplinës, apo sugjeron të pritet vendimi i Komisionit të Apelit.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 07:14
by jeti
O Hatboy a e shef qe vjet rregullorja nuk paska ken kjo e simjetshmja, Admini ta tha se vit per vit shume gjana ndryshojne, por ti nuk ven arsyetimin ne pune, por shkon mas ndenjave keqdashse qe ke per Vllaznine qe dalin ne front para arsyetimit, dhe insiston me kam mushket se Vllaznia ka shkel ligjin.
Vllaznia asht nder te vetmit ekipe qe lexon rregulloren vit per vit dhe e zbaton ate me perpikmeri, sepse eliminimi ne champions kundra Dinamos se Tbilisti ne 1998 ka ken djeges e nuk harrohet kollaj.
Gabimi ka ken nga se futbollisti Jahja ka pas ne bluze numrin X kurse ne protokoll ka ken numri Y, vec se ka pas ngatrrim numrit kena hum ndeshjen nga 1-0 atje ne 3-0 ne tavoline duke nxjerre te pa vlefshme fitoren 3-1 ne Tirane.
Futbollisti Jahja ka ken i federume me rregulla, i vetmi gabim ka ken vec numri i futbollisti qe ka majt ne fushe e nuk ka kurrespondu me numrin qe ka pas ne protokoll.
Dinamo ka aktivizu nje futbollist qe nuk lejohet me lujt sipas rregullores se ketij kampionati dhe naromalisht Dianamo hum ndeshjen ne tavoline 0-2, pse per ju kjo eshte cudi?
Ti the qe Fshf ka vakum ne ligjet e saja, une jam dakort me ket, sepse askund nuk shkruhet per penalizimin, por ashtu si Fshf e gjeti zgjilljen per klasifikimin pas dy fazash nga se ky i joni kishte mangsi dhe nuk parashikote azgje, Fshf huazoj nga Italia rregulla te reja qe ju shkonin per shtat juve.
Tani Fshf po ban te njejten gje ne rastin e Kupes si per Kampionat, ato po marrin parasysh rregulloren e Uefas per me mush ate boshllek qe ka "leshi" Ligji i Fshf-se per Kupen.
Tash u ba e modes kur ka vakum Fshf del e kopion ate pjes nga nje vend tjeter.
Kur ndodhi 1 heren per kampionat, pse te mos ndodhte edhe per Kupe?!
Vllaznia ligjit po i permahet e nuk po i vjell askujt, Se kuptoj se ku eshte e keqja ketu?
Apo nga se Vllazia u kualifiku, e per ty kjo kun eshte nje lajm i gezushem...
Ti thu qe Vllaznia po reklamon vedin shume ne Gazeta, Shifi ato te tujt naqe, Qe ankohen per arbitra, e me Lilen qe del per dite neper gazeta dhe imagjinon Tiranen tu u shkeput jave per jave 3 pike nga Vllaznia...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 12:01
by GOLDIAN
admin SHUME SHKRIME SHKRUHEN ME PIKA NORMAL DO JETE SHARJE
KISHA DASHT ME KEN MA I RREPTE I FIJE SE UNE NUK MUND TE FUTEM NE FORUM TE TIRANES PER ME DEBATU
SE E DI MIRE QE TE TERIN PO DEBATOVE
KAM RESPEKT PER DREJTUSIT E ATIJ FORUMI I LUMTE PER PUNEN QE KAN BA
MENDOJ KESHTU DUHET MU SJELLE DHE TI
LE TE NA SHAJNE SA TE DOJNE
NA TE SHOFIM PUNEN TONE
UNE PER VEDI DO I ZGJIDHI DA PUNE KUR TE JEM NE TIRANE NE VIRTUALITET JAM MA DHICI
E SHPREHI HAPTAS
p.s admin uroj mos me keqkuptosh sepse ti je shefi dhe fjala jote asht ligj por
per me ju shmang debateve ne mes nesh dhe tiransve qe per shume jane kalimtare po une personalisht i marr ma seriozisht kishte ken mire me ken ma i rrepte se fundja jena ne shpi tone
une smundem me dal ne austri apo itali ku jam thujse gjys viti me kallash ne dore se ishtu jam msu ne shkoder
si a vendi bahet kuvendi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 12:14
by Skodrinon
hatboy wrote: nuk i dihet tashi se kush e ka fryken e sfides, dhe kush lutet.
Për titullin shpresohet
te hapat falsë të Tiranës
Kuqeblutë e kanë me frikë sfidën e radhës ndaj Flamurtarit
Në Shkodër luten që bardheblutë të gabojnë
jane gazetart tuj qe shkrujne kto gjana, se ngaqi luten vete me hup vllaznia, kujtojne se jane te gjith njisoj
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 15:50
by hatboy
jeti wrote:O Hatboj ti thu Vllaznise ti hiqet Kupa e Vjetshme sepse bani gabime teknike...
Lexoje artikullin se ca thote per rregulloren e vjetshme.
e po zyrtar qe rrin anonim le te thon ca te den, se tashi mas gjith atyne qe ngjojm perdit, tirona ka kte e ka te ne federat, dhe me kto qe kemi ne federat ne dalom ne ven te 6 vjet dhe humem kupen dhe nuk folte njeri mo kush ishte ne federat.
Tashi qekan zyrtar anonim qe jepkan shpjegime apo interpretime per vllaznin. Ne qoft se ka qen cdo gjo ne rregull sesht ne i problem. Un nuk kam kerku heqjen e kupes, po thoja per mundesit qe Vllaznia po i bo keq vetes duke hudh gurin pa dit mir se kujt mund ti bi, nuk besoj qe drejtusit e Vllaznis kan menu dhe per kupen e vjetshme. Ne qoft se ky ligj ekzistonte dhe vjet ather kupa nuk esht e rregullt, ne qoft se se ska qen ather cdo gjo esht ne rregull , dhe kupa esht fitu ne fush funja , ashtu sic kena fitu dhe ne tjeret ne fush pa zyrtar anonim ne federat.
Po federata si ka mundsi qe e paska vazhdu aktivitetin kur ska shpernda rregulloren qe esht kryesorja nga fillon nje kampionat ose kup. Edhe kjo esht nje parregullsi tjeter.
Un skam gjo me Vllaznin po tashi do fillojn te gjith duke shfletu rregulloren dhe duke i bo dom tjetrit.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 16:02
by hatboy
jeti wrote:O Hatboy a e shef qe vjet rregullorja nuk paska ken kjo e simjetshmja, Admini ta tha se vit per vit shume gjana ndryshojne, por ti nuk ven arsyetimin ne pune, por shkon mas ndenjave keqdashse qe ke per Vllaznine qe dalin ne front para arsyetimit, dhe insiston me kam mushket se Vllaznia ka shkel ligjin.
dhash vetem nje menim qe mund te jet ose jet ose jo i drejt. Rregullore vjet spaksa pas dmth ,qeka lujt pa rregulla.
Sa per keqdashje nuk ja vle me tu pergjigj, meqe se kuptoke qe skom gjo ne dor un me i bo keq Vllaznis. Nuk esht puna me ngul kom ,po dhe ky interpretim i rregullores nuk esht aq i thjesht, esht shum me keq se ai ku u vendoste vendi i pare, sepse futen shum ekipe ne loj.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 16:14
by hatboy
GOLDIAN wrote:admin SHUME SHKRIME SHKRUHEN ME PIKA NORMAL DO JETE SHARJE
KISHA DASHT ME KEN MA I RREPTE I FIJE SE UNE NUK MUND TE FUTEM NE FORUM TE TIRANES PER ME DEBATU
SE E DI MIRE QE TE TERIN PO DEBATOVE
KAM RESPEKT PER DREJTUSIT E ATIJ FORUMI I LUMTE PER PUNEN QE KAN BA
MENDOJ KESHTU DUHET MU SJELLE DHE TI
LE TE NA SHAJNE SA TE DOJNE
NA TE SHOFIM PUNEN TONE
UNE PER VEDI DO I ZGJIDHI DA PUNE KUR TE JEM NE TIRANE NE VIRTUALITET JAM MA DHICI
E SHPREHI HAPTAS
p.s admin uroj mos me keqkuptosh sepse ti je shefi dhe fjala jote asht ligj por
per me ju shmang debateve ne mes nesh dhe tiransve qe per shume jane kalimtare po une personalisht i marr ma seriozisht kishte ken mire me ken ma i rrepte se fundja jena ne shpi tone
une smundem me dal ne austri apo itali ku jam thujse gjys viti me kallash ne dore se ishtu jam msu ne shkoder
si a vendi bahet kuvendi
o gold nuk kishte te shame aty per me dal me kallash.

Admini e modifikoj mesazhin meqe ishin jasht teme dhe qe mos te shkonte me keq se aq. Po deshe ti nis se ca ishin shkrujt se kshu kush e di si menojn robt.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 16:15
by hatboy
Skodrinon wrote:hatboy wrote: nuk i dihet tashi se kush e ka fryken e sfides, dhe kush lutet.
Për titullin shpresohet
te hapat falsë të Tiranës
Kuqeblutë e kanë me frikë sfidën e radhës ndaj Flamurtarit
Në Shkodër luten që bardheblutë të gabojnë
jane gazetart tuj qe shkrujne kto gjana, se ngaqi luten vete me hup vllaznia, kujtojne se jane te gjith njisoj
po po gjith tonet jan, rrezik kte e ka shkrujt ai gazetari tifozi vllaznis qe esht ke Sporti Shqiptar. Ai i shkru gjithmon lajmet per Vllaznin, Sja vle me o mor me kte ,un citova ate pjes me ju pergjigj atij me siper qe thoshte ne po lutemi dhe artikulli me posht thoshte te kunderten.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 16:30
by Admin
Qe Vllaznia shpreson tek titulli VETEM prej hapave falls te Tiranes, etj etj i shkrujne gazetaret e nuk ka lidhje me Vllaznine
P.S. Goldi nuk ka pas shamje te rande thjesht Fpjalmi bani nji krahasim ja fart te kandshem, sdq pergjigja e Hatboy ishte mrenda etikes por jashte teme e perket i editova te dyja!!
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 16:47
by GOLDIAN
Admin wrote:Qe Vllaznia shpreson tek titulli VETEM prej hapave falls te Tiranes, etj etj i shkrujne gazetaret e nuk ka lidhje me Vllaznine
P.S. Goldi nuk ka pas shamje te rande thjesht Fpjalmi bani nji krahasim ja fart te kandshem, sdq pergjigja e Hatboy ishte mrenda etikes por jashte teme e perket i editova te dyja!!
admin je shefi ketu e une skam drejte me leh me goje por nga pervoja fola
flm per shpjegimin
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 20 Mar 2009 , 16:57
by Skodrinon
hatboy wrote: Rregullore vjet spaksa pas dmth ,qeka lujt pa rregulla.
Jo se asht lujt pa rregulla, por nuk asht vu ne fuqi ky rregull. Pra kan vazhdu me rregulloren e nji viti ma par.
Nuk esht puna me ngul kom ,po dhe ky interpretim i rregullores nuk esht aq i thjesht, esht shum me keq se ai ku u vendoste vendi i pare, sepse futen shum ekipe ne loj.
Ktu nuk ka vend per interpretim. Dinamo ka gabu dhe ndeshkohet. Kaq.
ps: rregullat i thyne edhe ne fushe, duke ba gol me dore, po nuk u ndeshkun.
