Page 119 of 160

Re: Merkato

Posted: Tue, 01 Sep 2009 , 13:38
by vvvllaznia
Kosovari Fitim Kaçiku dhe Albi Llenga janë federuar në limitin e merkatos me ekipin kuqeblu

Surprizat e merkatos së Vllaznisë duket se nuk do të marrin fund. Ashtu siç lajmëruam edhe dje, pritej që në ditën e fundit të mbylljes së merkatos së kuqebluve të kishte edhe ndonjë emër surprizë. Në fakt, kështu ka ndodhur. Sekretari i klubit, Agim Medja, ka qenë dje në zyrat e FSHF?së dhe ka bërë federimet e lojtarëve të fundit, të ardhur te skuadra shkodrane. Emri surprizë është ai i Fitim Kaçikut. 21 vjeçari, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por që në moshën 2-vjeçare ka emigruar nga vendi i tij, është rritur si futbollist tek PSV Eindhoven në Holandë dhe më pak ka luajtur edhe në Gjermani, ndërkohë që sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të njohur holandez të Rodës.

Mbërritja e tij ka qenë surprizë dhe ndërkohë nuk jepen shumë komente në lidhje me njerëzit që kanë ndikuar në ardhjen e këtij lojtari te Vllaznia. Sulmuesi me origjinë kosovare pritet të bashkohet në stërvitje me kuqeblutë sa më shpejt dhe gjatë kësaj periudhe dyjavore të ndërprerjes së kampionatit, do të jetë mundësia më e mirë për t’u ingranuar me ekipin. Nuk jepen shumë detaje nëse lojtari vjen për provë, apo për të firmosur, e rëndësishme dje ka qenë federimi i tij brenda afatit të mbylljes së merkatos. Por nga sa merret vesh, kemi të bëjmë me një futbollist që është pikasur prej kohësh edhe nga pjesëtarët e FSHF?së, teksa që në kohën e trajnerit Bariç, ishte piketuar për një kombëtare.

Duket se kemi të bëjmë me një futbollist shumë cilësor, sepse sipas lajmeve të para që mbërrijnë për këtë lojtar, ai ka luajtur më parë me kombëtaren e 19-vjeçarëve të Gjermanisë. Në ditët në vazhdim do të sqarohen shumë gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e këtij lojtari te Vllaznia. Por ndërkohë, bashkë me të dje me kuqeblutë është federuar edhe lojtari tjetër 21-vjeçar që është në provë prej ditësh, pikërisht mbrojtësi Albi Llenga. Lojtari i ekipit kombëtar Shpresa është duke u stërvitur me kuqeblutë që nga mesi i javës së kaluar dhe dje ai është federuar me ta.

Edhe për të duket se është ndjekur e njëjta prodecurë, teksa është përfshirë në listën e federimit dhe më pas, në ditët në vijim, do të flitet për kontratën. Por përderisa është federuar, kjo do të thotë se ai mund të qëndrojë te Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Duket se shkodranët kanë ndër mend të ndërtojnë një ekip me lojtarë të rinj, kryesisht të ekipit Shpresa dhe për këtë arsye i kanë hedhur sytë tek elementi i ri.

Kaçiku dhe Llenga janë dy emra që flasin vetë për këtë. Nga ana tjetër, dje është bërë edhe federimi i blerjes më të fundit të skuadrës, Ardit Beqirit, që do të jetë pjesë e kuqebluve sezonin e ti. Bashkë me të është federuar edhe Elhan Galica, 20-vjeçari shkodran që është një tjetër blerje e saj dhe po ashtu edhe portieri i ri Hallunaj. Këta kanë qenë 5 emrat që i janë shtuar listës së federimit të Vllaznisë, ku mbi të gjitha spikat afrimi i kosovarit Kaçiku.




Boshnjaku Sadikoviç largohet nga Shkodra

Në emrat e federuar dje nga drejtuesit e Vllaznisë, emri i tij nuk ka qenë, çka do të thotë se Xhemal Sadikoviç nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ri. Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtuesit, pasi mëson për emrat e atyre që janë shtuar në listën e ekipit për sezonin e ri. Boshnjaku, që iu bashkua ekipit javën e kaluar, nuk ka qenë në këtë listë. Ai pritej të federohej, por në fund drejtuesit e klubit janë bindur se nuk vlen. Një vendim i tillë është marrë kuptohet pasi janë konsultuar mirë me stafin teknik. Në këtë mënyrë, Sadikoviç është kthyer sërish andej nga ka ardhur.

Braziliani Leandro i bën për vete të gjithë

Të shtunën ka qenë prova e tij e parë zyrtare me fanellën e Vllaznisë. Braziliani Leandro Pinto i ka bërë për vete të gjithë me lojën e tij. Eshtë aktivizuar në mesfushë, fillimisht pas shpinës së Sinanit dhe në pjesën e dytë, më prapa. Në të dy pozicionet ka bindur dhe trajneri Lika është shprehur i kënaqur pas ndeshjes me lojën e tij. “Në të dy pozicionet ka luajtur mirë. Ka zbatuar detyrat që i janë ngarkuar dhe ka qenë kësisoj në lartësinë e duhur. E kemi marrë për të qenë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe po e tregon këtë gjë,” ? ka thënë Lika. I kënaqur ka mbetur edhe presidenti Fushaj, i cili e ka vlerësuar si më të mirin e ndeshjes ndaj Apolonisë. Po ashtu, edhe tifozët e kanë duartrokitur jo pak lojtarin që ka ardhur nga kampionati armen. 28-vjeçari dashurohet nga shkodranët edhe për shkak të kombësisë së tij, asaj braziliane, sepse në këtë qytet e adhurojnë shumë futbollin e këtij vendi.

Gjergj Kola

Kete Fitim Kaçikun e mbaj mend kur u merrsha me zyren e talenteve dhe e mabj mend qe u flite shume mire per te.po shofim a asht ne forme tesh se qysh se ka perfundu te Vllaznia dmth qe diçka ne karrieren e vet nuk ka ec persmbarit.Blerje shume e mire edhe ajo Ardit Beqirit

Re: Merkato

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 17:50
by Skodrinon
Vata sponsorizon Kaçikun: “Eshte nje Sinan I dyte”
Ish-lojtari I perfaqesueses dhe menaxheri I kosovarit: “Kam sjelle nje talent te madh”

Prej dy ditësh në seancat stervitore të skuadrës shkodrane bën pjesë edhe kosovari Fetim Kaçiku, 21 vjeçari, I ardhur nga futbollit hollandez, por që më përpara është aktivizuar edhe në Gjermani. Që në momentet e para të prezencës së tij në radhët e kuqebluve, kosovari, I cili është I treti që në Shkodër pas Nallbanit dhe Kasapit nuk ka nguruar të shprehë vlerat e tij si futbollist. Në Shkodër ndodhet këto ditë edhe menaxheri Rudi Vata, një nga lavditë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, I cili tani menaxhon lojtare shqiptarë dhe të huaj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. I pyetur rreth futbollistit kosovar që ai e ka sjellë për llogari të Vllaznisë dy ditë më parë, Rudi Vata thotë se është është një nga futbollistët më të mirë që ka menaxhuar, një futbollist I cili është rritur në Gjermani, në kufi me Hollandën, atje ku jeton me familjen e tij, pasi ka edhe pasaportën gjermane, madje I aktivizuar edhe në përbërjet të ekipeve kombëtare të moshave në Gjermani. Së fundmi, aktivizimi I tij ka qëeë te Roda dhe PS Eindhoven të Hollandës, ndërsa tani, sapo është federuar dhe pret të nënshkruajë kontratën zyrtare me Vllazninë. “Kaçiku është një sulmues tipik me vlerat e një sulmuesi të mirëfilltë, një sulmues I tipit “Sinani” mund të themi, por me një shkollë hollandeze të futbolit, ku gjatë karrierës së tij figuron si golashënuesi më I mirë I të gjitha grupmoshave që është aktivizuar, që nga U-16 deri në U-19. Në dy sezonet e fundit ka qënë pretendent kryesor për të qënë pjesë e ekipit të parë të Eindhovenit, por për disa probleme personale, më pas kaloi tek Roda, ku vitin e kaluar shenoi 17 gola.”, thekson menaxheri Vata për kosovarin Kaçiku. Më pas, Vata thotë se ka qënë sugjerimi i tij që duke parë që tek Roda nuk e kishte të sigurtë vendin e titullarit, për të kaluar në kampionatin shqiptar pranë skuadrës së qytetit tim të lindjes, pasi gjatë ditëve të merkatos vura re që presidenti Fushaj po kërkonte një sulmues të mirëfilltë që t’ia vinte përkrah Sinanit. Dhe, sipas tij, ky djalosh I talentuar është sulmuesi më ideal që mund t’i vlejë Vllaznisë që ta ketë në gjirin e saj. Ndërkohë, Vata bën të ditur edhe një tjetër objektiv që ka kosovari Fetim Kaçiku, ai që krahas një aktivizimi të suksesshëm me Vllazninë, duke spikatur me lojrat e mira të tija dhe sidomos në shënimin e golave, të cilat janë tamam zanat I tij, të tërhiqte vemendjen e specialistëve të kombëtares dhe të teknikut Kuzhe për të bërë një tjetër hap, atë drejt kombëtares “A” të Shqipërisë, objektiv të cilin Fetimi e ka në vetvete prej sa kohësh. “Kaçiku është një golashënaues I mirëfilltë, lojtar shumë I shpejtë me topin, ka një teknikë të mirë dhe edukatë profesionale tepër moderne, siç është ajo e rritjes dhe e formimit si futbollist në shkollën hollandeze të futbollit, dhe duke parë edhe moshën e tij të re dhe premtuese, nëse do të jetë pjesë e Vllaznisë, skuadra do të përfitojë nga ai, por edhe ai do të përfitojë jo pak nga Vllaznia pasi siç thashë më sipër, aë ka pikësynim ekipin kombëtar”, thekson Vata. Konsideratat e Rudi Vatës për kosovarin janë të atilla, sa që, bazuar në vlerat që disponon, por edhe nga deklaratat e vetë Kaçikut, gjithnjë nëse përfundon tek Vllaznia, ai padiskutim do të evidentohet shumë shpejt si futbollisti më I mirë shqiptar duke I shërbyer gjithnjë në sfond edhe ekipit kombëtar. Vata bën të ditur se bazuar në një marrëveshje paraprake, të dy palët, klubi Vllaznia dhe futbollisti kanë rënë dakort që të mos nguten të veprime për të mos pasur zhgënjime të mëvonshme siç mund të ketë ndodhur me të tjerë. “Unë vetë kam biseduar personalisht me presidentin Fushaj dhe drejtorin Shaba, që edhe pse I kam garantuar rreth vlerave që ka futbollisti, I kam sugjeruar që gjatë kësaj jave ai të jetë nën vëzhdimin e tyre. Drejtuesit kanë nevojë ta shohin realisht Fetimin në fushë dhe vetë Fetimi ka nevojë ta njohë nga afë Vllaninë dhe të bindet, nëse është kjo skuadra që e bind me të cilën do të amund të arrijë të plotësojë objektivat e tij në karrierën që ka përpara”, thotë Vata.

Kampionati- Duke I hedhur një vështrim kampionatit, kur ka përfunduar javë e dytë e tij, Vata gjykon se dy skuadrat e kryeqytetit, si dhe Vllaznia e Besa do të jenë pretendentet kryesore për titull. Për kuqeblutë ai thotë se sigurisht që nuk kanë arritur të hedhin një hap pozitiv në dy javët e para, kjo edhe nisur nga problemet që skuadra ka pasur me gatishmërinbë e titullarëve, por që me periudhën dy javore të ndërprerjes, tekniku Lika do të ketë rastin të përfitojë që t’i shfrytëzojë klëto ditë në shërbim të konsilidimit të skuadrës. Për Vatën, me ofrimin edhe të disa emrave të tjerë lojtarësh cilësorë në gjirin e saj, me rikuperimin e Sinanit, Shtubinës, Elvin Beqirit që kanë qënë të dëmtuar, ndërkohë që në pritje për t’u konfirmuar janë edhe kosovari Kaçiku dhe ganezi Boadu, sigurisht që Vllazninë me këtë kontigjent lojtarësh cilësorë e shikon si favoritin kryresorë për titull në këtë sezon futbollistik.

sport ekspres

Re: Merkato

Posted: Wed, 02 Sep 2009 , 21:46
by vllaznia1919
Jam shum dakort me kta blemje por me duket se asht insistu pak si teper me sulmin.Megjithate nese premtimet mbahen besoj se jena ekip i lezetshem.

Re: Merkato

Posted: Thu, 03 Sep 2009 , 07:03
by fpjalmi
MERKATOJA asht e mbyllun qysh me 29

Re: Merkato

Posted: Fri, 04 Sep 2009 , 13:12
by Miri
Deri me 15 noshta bahet edhe nej afrim tjeter.

Re: Merkato

Posted: Sat, 05 Sep 2009 , 18:34
by Admin
Ardit Beqiri e Kaçiku (nqs asht ne forme) jane blemje cilesore.
Ekipi sme duket njaq keq, por ishalla po harmonizohet ma pare ekipi.
Sa i takon merkatos ka perfundu me 31 gusht, nuk e di nqs e kane shty.

Re: Merkato

Posted: Sun, 06 Sep 2009 , 08:53
by Miri
Admin wrote: Sa i takon merkatos ka perfundu me 31 gusht, nuk e di nqs e kane shty.
Po po me 31 asht mbyll por deri me 15 shtator lejohen blerjet e lira dmth lojtar qe jan te lir nga skuadra pa kontrat.

Re: Merkato

Posted: Mon, 07 Sep 2009 , 19:38
by Clirim
o djema pershemvjet ramazanin e forca vllaznia
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Re: Merkato

Posted: Mon, 07 Sep 2009 , 21:54
by Edmond-Cela
Clirim wrote:o djema pershemvjet ramazanin e forca vllaznia
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
pershumvjet cilirim, kena naj gja te re me vllaznian

Re: Merkato

Posted: Tue, 08 Sep 2009 , 13:50
by vllaznia1919
Nuk besoj se ka me pase levizje te tjera tuj pa qe ska nej lojtar te mire te lire.Kryesorja asht si tha edhe admini me u harmonizu ky grup se nuk jane lojtar te kqij.

Re: Merkato

Posted: Tue, 08 Sep 2009 , 15:55
by Admin
Fetim Kaciku asht largu prej Vllaznise. Ne ndeshjen e fundit ku keka provu Kaciku nuk ka binde stafin drejtus per vlerat e tij. Per Llengen pritet per me dhan nji pergjigje. Nderkohe tek Vllaznia ka ardh nji portier francez qe paska lujt ne Spanje, por nuk dihet emri i tij....

Re: Merkato

Posted: Tue, 08 Sep 2009 , 18:37
by Skodrinon
Admin wrote:Fetim Kaciku asht largu prej Vllaznise. Ne ndeshjen e fundit ku keka provu Kaciku nuk ka binde stafin drejtus per vlerat e tij. Per Llengen pritet per me dhan nji pergjigje. Nderkohe tek Vllaznia ka ardh nji portier francez qe paska lujt ne Spanje, por nuk dihet emri i tij....
e paska emrin Pascal Elissalde, 22 vjeç. paska kene rezerve te nji klub i kategorise se trete ne spanje, Xero de Reyes

Re: Merkato

Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 13:15
by Clirim
Ai fenomeni Kaciku
ka lujt gjithmon me ekipet te nivelit amator...
te psv ka lujt me 9 vjecart
si puna jeme me vllaznin

te roda jc me ekipin e 2-t!!!!

ka ba 17 gola demek
16 ne stervitje dhe 1 ja ka shtu Rudi!!!

albi llenga thojn se ka lujt ne kategorin e 2-te greke
po te vllaznia ka mbrojtesa boll
se kuptoj cfar duhet

edhe vandersari me ardh ne shkoder
paulini thit se nuk asht i vlerfshem
se deri sa te jet grima
vllaznia ka portier purt-time

ku nje gol e siguron per neshje!!!!!!!!

KY LEANDRO TAMAN I MIR
ISHALLA BAN NAJ GOL!!!!!!!

KET VIT JAM I SIGURT( SI VITET TJERA) QEFITOJM KAMPIONATIN....
SEPSE KESHTU KA THAN PRESIDENTE !!

Re: Merkato

Posted: Wed, 09 Sep 2009 , 13:30
by vllaznia1919
Mu si me ma pa ndi zemra kur pata thane qe po insistojne shum me sulmin.Ja ku erdhi largimi.Ky afrim ka ken thjesht per reklam qe jena tuj ble lojtar per mendimin tem.Un ne mbrojtje kisha insistu se sma mush menen 100%.
Qdo kategori e dyte europiane asht ma mire se e para e jone.

Re: Merkato

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 20:27
by Clirim
BOLL na shkatrrut me ket ekip mutit!!!!!!!!!!!
Boll tesh
ma mir me shku ne kategori te dyte se me duru ket ekip
smunem me ju duru ma
turp turp turp turp turp
me ju rra kastrioti
marre
ka met vllaznia ne dor te njerzeve qe nuk e dojn futbollin

Fushaj ma mir meja la bashkis vllaznin
makare nuk bana me nerva
shofim naj te ri tu lujt

turp i madh kret skuadra bashk me tifozerin e organizume(demek)

skajn marre as ultrasat
me fierin nuk u nishin hiq
vetem VLLAZNI VLLAZNI VLLAZNI

tan ky qytet si ka 5 ultrasa per smarit
met ardh laluci e me bertit ne shkoder!!!!!!

ndor kujt ka met shkodra edhe vllaznia!!!!!!!!

Hasan Lika ik pri vllaznis e merr me veti valterin bashk me paulin e me medjen e bashk me shaben
lum per na tifoza

TURP TURP TURP TURP TURP TURP
ju dhesha me mut tifozerin organizume
se e kajn tregu me napolin e me rapidin cfar tifozllekut kena!

mfalni qepo kapen me tifozat
se ekipi ska nevoj per koment

O zot qysh se na ka ik Myftar Cela pas rahmet
te vllaznia a ba muti mollar!!!!!!!!!!!!!!!!

me rizvanollin e alikaj do ikum te partizani e elbasani!!!!!!!!!!!!

Re: Merkato

Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 23:46
by vllaznia1919
Jane lojtar legena se nuk jena pa ekip.

Re: Merkato

Posted: Sun, 27 Sep 2009 , 11:41
by GOLDIAN
tu lexu keto 7 faqet e fundit tek kjo teme
skam ken vetem kur kam thane se kjo skuader ste bind se paska pas dhe tjer qe kane nda te njejtin mendim me mu
gezohem :mrgreen:

nga ana tjeter tu lexu lajmet qe jane pru ne forum shoh se kena nje deshtim total si vllazni si presidence e kam fjalen
tu fillu prej ardhjes se thiam
prej ardhjes se rustemit
prej asaj qe sna duhet gja boadu kur dje paska lujt direkt ne formacion
prej afrimit te sukajt itash nenshkrun itash ik
shkembimi belisha -poci
belishen se kena ma po as pocin jo
afrimi i nje super mrojtesi si rajovic
se di po jena ba lolo cirkut me lajmet per vllaznine (ketu sjena fajtor na besoj me kuptoni)

Re: Merkato

Posted: Sun, 04 Oct 2009 , 17:09
by vllaznia1919
Ne janar do te ket revolucjon te vertet ne ekip.Pritet nje spastrim i fuqishem.

Re: Merkato

Posted: Sun, 04 Oct 2009 , 18:59
by Admin
Revolucioni asht i kote nqs nuk spastrohen njata qe dojne me ba spastrimin.....

Re: Merkato

Posted: Sun, 04 Oct 2009 , 19:16
by GOLDIAN
aty asht gjithca mut te pastrojne ca te dojne
vec bomben me ju hell e mandje me fillu prej fillimit