Page 118 of 160

Re: Merkato

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 01:37
by vllaznia1919
Problemi asht se spo e bajne hiç se me e ba deri ne fund te merkatos gjysa e hallit.

Re: Merkato

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 13:33
by vllaznia1919
Ta difton rezultati ne Kavaj se qfare ekipit kena.

Re: Merkato

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 16:53
by Skodrinon
Rustemi kthehet në Gjermani, mungon firma

Pavarësisht se është cilësuar si një nga afrimet më të mira të kuqebluve, ish-mbrojtësi i Kombëtares, Blerim Rustemi, ende nuk ka firmosur për Vllazninë. Deri më tani, drejtuesit e klubit nuk kanë bërë hapin konkret për të zyrtarizuar blerjen e lojtarit. Mësohet se ky i fundit është kthyer dje në Gjermani dhe pret një përgjigje përfundimtare. Mesa duket, kosovari nuk ka arritur të gjejë akordin përsa i përket çështjes financiare në parim. Mbrojtësi ka bërë një paraqitje të mirë, ashtu si dhe braziliani Leandro Teofilo. Të dy lojtarët nuk kanë qenë pjesë e ekipit në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Besës. Nëse për brazilianin, shkaku ka qenë mosardhja e letrave nga Armenia, për kosovarin mungon ende firma në kontratë. Duket se drejtuesit e klubit kërkojnë që oferta e tyre të jetë e pëlqyeshme për lojtarin, ndërsa nga sa mësohet, ai ka një kërkesë më të lartë se ajo që i ofrohet nga Vllaznia. Në ditët e ardhshme mund të ketë një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Re: Merkato

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 18:31
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ta difton rezultati ne Kavaj se qfare ekipit kena.
drejtusat jane prap optimista humbja ne kavaje nuk e shqeteson zotin president

Re: Merkato

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 21:13
by Edmond-Cela
rustemi e leandro te dy ne dyshim. rustemit si ka lepqy oferta e fushajt dhe nuk do kthehet ma edhe pse keto gazetan shkodran ton shkruajn se ka mundesi me u kthy. leandro nuk mund te lagrohet nga armelia se atje asht ken nen kontrat dhe nuk ja japin kartonin.

Re: Merkato

Posted: Tue, 25 Aug 2009 , 22:53
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:rustemi e leandro te dy ne dyshim. rustemit si ka lepqy oferta e fushajt dhe nuk do kthehet ma edhe pse keto gazetan shkodran ton shkruajn se ka mundesi me u kthy. leandro nuk mund te lagrohet nga armelia se atje asht ken nen kontrat dhe nuk ja japin kartonin.
u mesume me zhgenjime po ti shterngohena loro boricit ne mujshim me mledh nej pike se zor e kena qendrimin ne kategori

Re: Merkato

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 02:43
by fpjalmi
Edmond-Cela wrote:rustemi e leandro te dy ne dyshim. rustemit si ka lepqy oferta e fushajt dhe nuk do kthehet ma edhe pse keto gazetan shkodran ton shkruajn se ka mundesi me u kthy. leandro nuk mund te lagrohet nga armelia se atje asht ken nen kontrat dhe nuk ja japin kartonin.
tamam si puna e maradones kur dote me ardh ne shkoder :lol: :lol:

Re: Merkato

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 02:44
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Ta difton rezultati ne Kavaj se qfare ekipit kena.
nese vjet kena luftu kur kena pas ken ne humbje ,simjet nuk kena force aspak

Re: Merkato

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 18:50
by Edmond-Cela
pa si me vjen ken nje lojtar si Karabeci po shkon tek tirana, edhe jo as i shtjert lojtar fantastik per zoten. gjysin e lekve qe kan harxhu tu pru gjusen e afrikes ne shkuder kishte ba karrabeci dhi kishim fitu shum me te ne te ardhmen.

Re: Merkato

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 21:20
by sidrit
Nqs as keto dy nuk po firmosin kesaj i thojne deshtim total ne merkato,kesaj i thojne mendja e madhe e zeza e te zotit ose ose po na del edhe Fushaj piramide si Xhani partizani.
Nuk ka mundesi qe asnje nga te ardhunit mas me dal te hajrit,ner 20 vete edhe keta menaxheret tone te fjetun, si qorri shejit i kishin ra ne te.
Po kjo pune a dini si asht mar vllazen??!!
Edhe mu m'u mbush mendja nji dite si kot me pa me ble nje makine super luksoze se nuk po me pelqete ma kjo qi kisha.Pare me e ble nuk kisha po me pa andrra asht gja e bukur e kur shkova me e provu me tha ai zotnia se per tre muj makina asht gati.Ja i thashe per mas tre mujsh kam mirboll kyt qi kam.Besoj se e kuptut moralin,keshtu edhe Fushaj don me pru Vaten,leandron ,rrustemin etj e kur s'mundet me i pagu na dalin problem kartonat.Po une te pakten e mbajta njat qerre qe pata ky po na len ne kame krejt

Re: Merkato

Posted: Wed, 26 Aug 2009 , 21:57
by GOLDIAN
o sidrit shkruj ma shpesh ma naqe
ke drejte ne ato qe thu
mu me ban pershtypje korca qe u ndertu ne javen e fundit sa per hajr i dolen keto kroatet qe mori KURSE NE VEC PRESIM PLANIN B C D K L M N ETJ

Re: Merkato

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:54
by fpjalmi
Elvis Kraja firmos
për Skënderbeun


Drejtuesit e klubit të Skënderbeut bëjnë goditjen e radhës në
këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi shkodran, Elvis Kraja, ka
firmosur për korçarët, duke qenë tashmë zyrtarisht pjesë e
këtij ekipi. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare pranë klubit.
Ndërkohë, futbollisti ka mbërritur në qytetin e Korçës për t’iu
bashkuar pjesës tjetër të grupit. Blerja e Krajës cilësohet si një
nga kontratat e fundit dhe më të rëndësishmet te Skënderbeu.
Disa ditë më parë kreu i ekzekutivit, Gjergji Ballço, në këtë qytet
kishte deklaruar se blerjet jo vetëm do të vazhdonin, por mund
të ishin dhe surprizuese. Fazën përgatitore Kraja e ka zhvilluar
me ekipin e Laçit. Ai njihet si një nga futbollistët që ka luajtur në
ekipet më prestigjioze të Superiores shqiptare, si Vllaznia, Dinamo,
Besa etj. Lojtari i Kombëtares shqiptare, por dhe ekipeve
më elitare në vend, tashmë është veshur bardhekuq dhe do të
vihet në shërbim të Skënderbeut. Qendërmbrojtësi pritet të jetë
pjesë e lojës edhe në ndeshjen ndaj Tiranës, ndonëse kjo do të
vendoset pas disa seancave stërvitore. A.Çakshiri

Re: Merkato

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 02:55
by fpjalmi
he mor fushaj.

ke shit amelsinae e ekipit e merr zhele.

na e ktheve vllaznine ne phehna .

po Elvis krajen e smujte me e ble ,por ia dhe skenderbeut a?

Re: Merkato

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 18:41
by GOLDIAN
a dini gja a tu hek keq lika me zgjedh lojtaret cilesore

Re: Merkato

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 19:42
by Edmond-Cela
mesfushorin Llenga i u21 shqiptare qe sezonin e kaluar ka luajti ne ligen 2 greke qe sezonin e mbyllen ne midisin e tabeles, si mas klubit ai ka firmos per vllaznia, asht mesfushor me te arudha sulmuse

Re: Merkato

Posted: Thu, 27 Aug 2009 , 21:22
by Skodrinon
kush a ky lojtar? na gjeni nei t'dhanun per te

Re: Merkato

Posted: Fri, 28 Aug 2009 , 14:36
by Skodrinon
Kuqeblutë, drejt heqjes dorë nga Rustemi

Duhej të ishte punë e kryer, por nuk ka ndodhur kështu. Kosovari Blerim Rustemi me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se lojtari në fjalë që aktualisht ndodhet në Gjermani, mund të mos thirret për të firmosur. Arsyeja është se ai nuk e ka bindur tërësisht stafin drejtues të skuadrës, ndoshta nisur edhe nga fakti se ka rreth 2?3 muaj pa u stërvitur rregullisht. Lojtari që ka qenë edhe më përpara pjesë e kombëtares kuqezi, u provua për një javë te skuadra shkodrane dhe të hënën u kthye andej nga kishte ardhur, ngaqë kështu ishte prerë bileta. Para kthimit, ka pasur një bisedë më presidentin Fushaj dhe duket se ky i fundit nuk i ka ofruar një kontratë të re. Të paktën kështu duket përderisa ditët kalojnë dhe Rustemi nuk është bërë “i gjallë”.

Re: Merkato

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 01:13
by vllaznia1919
Pu qfare gazetarsh te degjenerum.Deri dje thanen qe ishte lojtar klas per Vllaznine tesh thojne nuk e ka bind stafin.Pupu qfare turpit me lexu kta lajme.

Re: Merkato

Posted: Sat, 29 Aug 2009 , 01:14
by vllaznia1919
Qa asht ky llenga se nuk e paskam ndi kurr????

Re: Merkato

Posted: Sun, 30 Aug 2009 , 17:11
by Skodrinon
Ardit Beqiri, sot firma per Vllaznine

Skuadra shkodrane do te beje realitet sot nje tjeter blerje te saj. Ardit Beqiri do firmose nje kontrate njevjeçare me te drejte rinovimi edhe per nje sezon tjeter. Lajmin e ka pohuar vete presidenti I Vllaznise Valter Fushaj. eshte pritur madje dje qe mbrojtesi I te kuqve te vinte ne Shkoder per te firmosur kontraten e re. por per disa arsye personale te tij, nuk ka mundur te vije dhe per rrjedhoje eshte lene per sot.

Çdo gje duket e perfunduar teksa eshte mbyllur edhe marreveshja nga ana financiare dhe gjithçka tjeter. Ka mbetur vetem firma por ajo duket pune e kryer dhe mbase qe sot lojtari mund te federohet me kuqeblute. Me ardhjen e ketij futbollisti Vllaznia pritet te mbylle gjithçka ne krahun e djathte teksa Beqiri pritet te luaje ne mbrojtje ndersa Smajli do te avancoje me perpara ne mesfushe ne kete krah. Me kete levizje perfundimisht bie poshte mundesia e ardhjes se ganezit James Boadu qe pritej si perforcim per krahun e djathte.. Por ndersa eshte mbyllur gjithçka per kete krah, edhe I majti nuk duket me pas. Edmond Doçi dje ka hedhur firme edhe per nje sezon tjeter me shkodranet. Lojtari 28 vjeçar vjen pas nje periudhe rehabilitimi si rrjedhoje e operacionit te kryer ne gju dhe tashme ka nisur stervitjen me ekipin duke qene I gatshem per trajnerin Lika qe ne ndeshjen e ardhshme te javes se trete. Perveç Doçit, presidenti Fushaj dje ka mbyllur kontraten edhe me sulmuesin 20 vjeçar Elhan Galica. Shkodrani qe luajti vjet me Flamurtarin, ka shprehur deshiren per te evshur fanellen e Vllaznise dhe per kete arsye eshte firmosur nje kontrate trevjeçare. Ardhja e Galices çoi ne nje mbipopullim te repartit te sulmit dhe per kete arsye drejtuesit e klubit kishin si objektiv huazimin e Rraboshtes tek Elbasani.. Sulmuesi nuk ka pranuar dhe per kete arsye drejtuesit e klubit kane vendosur te prishin kontraten dhe ta lene te lire kete lojtar. Ne ditet ne vazhdim, deri me 31 gusht mund te kete te tjera levizje tek kuqeblute megjithese skuadra tashme thuajse eshte konturuar plotesisht.