Page 116 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 17:29
by Miri
Muca kishte than qe fshf duhej te ragonte qysh ne ndeshjen e pare qe kishim 2 lojtare te pa ligjshem,tani ska ca na bane se asht shume vone ka pas 2 jave koh me reagu qysh ne ndeshjen ne loro borici.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 19:23
by Man in Redblue
Kryetifozi i Dinamos,Nallbani: Na uruan për kualifikimin

Kryetifozi i Dinamos, Met Nallbani,
ka bërë të ditur për “Panorama
Sport” se tifozët shkodranë
i kanë uruar fansat blu
për kualifikimin e tyre në
gjysmëfinaleve. “Pavarësisht
dinakërisë, apo mbrapshtisë
së drejtuesve shkodranë, tifozët
e Vllaznisë, me shumë
bon sens, na kanë uruar për
kualifikimin. Ne e kemi ruajtur
dhe vazhdojmë ta ruajmë
miqësinë me ta dhe nuk e
prishim. Këto gjëra nuk janë
të gatuara nga tifozët, por nga
të tjerë. Tifozët e vërtetë të
Vllaznisë e duan suksesin
me lojë e jo me letra”
, ka nënvizuar
Nallbani.


Tifozat e Vllaznise nuk kan nevoje me hap gojen hic, se e dijne ma mire te tjeret se ca dojm na. Kyt Met Nallbani po me duket si Locus-i.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 19:26
by Man in Redblue
FSHF GATI TË BËJË KURBAN DINAMON DHE PARTIZANIN

Nga burime koefidenciale
pranë disa zyrtarëve me
post në federatë, mësohet se i
sigurt është kualifikimi i Vllaznisë
,
por shqyrtimi i problemit
të ndeshjes Partizani-
Flamurtari është një hall më
vete. Megjithatë, zgjidhja në
një farë mënyre e këtij çifti
është gati e bërë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 14 Mar 2009 , 20:08
by shv13
me kene si fushaj coj 10 autobuza me tifoza me ba proteste te fshf qe mos me e skualifiku dinamon se asht gjynah...kta a jane te marre a shtihen?
edhe une besoj se tifozat e dinamos do t kishin dashte qe t kishin fitu me gola me kambe e jo me dore..

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 07:49
by Miri
E dine ti se sa hargjojne autobuzat nafte deri ne tirane????
nuk i bjen leverdija as sikur te fitojne kupen kshuqe ma mire leh me goje prej ne zyre e kot ndoshta i del dicka e gjun dikush me nej koc :wink:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 08:48
by Shkodrani81
Perfundimisht, a asht vendos gja apa hala???

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 10:23
by GOLDIAN
kur merret vendimi se na cmenden

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 10:32
by shv13
t merkuren goldian

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 10:48
by Miri
Pse po te duket gjat mar Gold apo nese kalojme me dinamon do e fitojme kupen?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 10:54
by GOLDIAN
SHV13 flm naqe per infot e urime per bayern
o miri me ken i sinqerte se besoj se fitojme kupen
nese sot nuk fitojme ne fier dhe kamionati merr fund per mu

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 11:03
by Miri
Sa i perket kampionatit asht shume gjate ndersa per kupe mendoj se edhe nese fshf na kalon ne gjysemfinale qe do perballemi me shkumbini nuk do arrijme kualifikimin.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 01:38
by Admin
Ndeshjet ne kupe jane te veshtira e delikate, e randsishme asht qe DREJTSIA te vehet ne vend edhe Vllaznia te marri kualifikimin qe i takon!!

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 05:35
by fpjalmi
shvk shkruan

me kene si fushaj coj 10 autobuza me tifoza me ba proteste te fshf qe mos me e skualifiku dinamon se asht gjynah...kta a jane te marre a shtihen?
edhe une besoj se tifozat e dinamos do t kishin dashte qe t kishin fitu me gola me kambe e jo me dore..

_____________________________________________________

qa flet mor shvk se po me qudit.

po te kishte fitu vllaznia a nuk do ta bante ket gja tirana a?

mu mund te me vinte keq nese ne vend te dinamos do te ishte lezha opse ada ,kurse per dinamon nuk do me skote mendja sepse dinamo dhe partizani jan tirane qe do te thote ,nese tirana ka nji koke atehere partizani dhe dinamo asht veshi i majt dhe i djatht.

dona kualifikim se sban shvk ,sepse nuk turperona me kta qelbsina qe vllaznise gjithmone i kan ardh hakut per hile.

duhet tia presim koken jo vetem dinamos por edhe partizanit dhe tiranes sidomos.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 05:38
by fpjalmi
Vllaznia bën autokritikë në Fier, barazohet me Tiranën në krye



Tirana dhe Vllaznia duket se do te luftojnë deri në fund, shumë pranë njëra tjetrës, për titullin kampion. Rezultatet e javës së 24-t kanë tregaur se nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave kryesuese dhe të fundit apo mesit të tabelës. Vllaznia ka bërë autokritikë, duke i hedhur pas krahëve rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Shkodranët kanë marrë një fitore me shumë vlera në minutat e fundit në transfertën e Fierit, duke barazuar me pikë Tiranën, që nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola me Bylisin në fushën e këtij të fundit. Bardheblutë patën favorin e dënimit të fushës kundërshtare, ku nuk do të kishte të pranishëm tifozë vendës, por nuk ditën ta shfrytëzonin. Kjo ishte ndeshja e dytë brenda këtij sezoni që Tirana barazon me rrjeta të paprekuara në Ballsh. Në Takimin e Vlorës, Shkëlqim Muca ka shijuar humbjen e parë si trajneri i Dinamos. Gabimi i rëndë në kupë, me aktivizimin e Bakajt, që më shumë mundësi do t’i kushtojë eliminimin në tavolinë Dinamos. Duket se ka ndikuar në atmosferën blu. Dinamo vetëm pak javë më parë, në përfundim të fazës së dytë, ka fituar pastër 2-0 në Vlorë, por këtë radhë duket se ia ka mësuar hiletë Muçës. Flamurtari ka fituar 2-1, duke iu larguar zonës së ftohtë, ndërsa Dinamo ka bërë një hap prapa në garën për titullin kampion. Rezultati më i papritur i kësaj jave është fitorja e Lushnjës në transfertë me Teutën. Në “Niko Dovana” në javët e fundit janë mundur Vllaznia e Partizani, por jo Lushnja e Ilir Gjylës, që u është ngjeshur Bylisit dhe Apolonisë në fundin e tabelës. Në takimin e “Qemal Stafës” Partizani është ndarë në paqe me Besën, duke marrë vetëm një pikë, që nuk e shkëput shumë nga grupi I fundit të tabelës. Të kuqve do t’u duhen shumë pikë të tjera për të shmangur rënien e drejpërdrejt, por ndoshta jo “play-off” – in. Elbasani e ka shumë të vështirë të dalë nga amullia ku është futur. Edhe pse ka kaluar në avantazh të dyfishtë ndaj peqinasve, nuk ka ditur të marrë tri pikët e cmueshme, që do ta largonin nga zona e ftohtë. Sjhkumbini ka arritur të barazojë në derbin e prefectures, duke treguar që nuk është rastesisht në atë pozicion. Deri në fund të kampionatit duket se do të kemi një garë të fortë mes Elbasanit dhe Partizanit, për të shmangur ndeshjet e “play-off”-it.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 05:40
by fpjalmi
S’ka nevojë për komente,
të na jepet kualifikimi”
Në Shkodër nuk mendohet vetëm për ndeshjen e radhës me Apoloninë,
por edhe për vendimin që do të marrë Komisioni i Disiplinës, në
lidhje me kualifikimin e Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Portieri Armir Grima mendon se kjo çështje nuk ka nevojë
për koment. “Më ka ardhur keq që ne nuk arritëm të fitonim me
Dinamon në fushën e lojës. Me atë që treguam në Tiranë, ku nuk na
deshi fati, besoj se e meritonim kualifikimin, edhe pse ajo nuk u arrit
me rezultat. Gjithsesi, tani kur Dinamo ka gabuar me aktivizimin e
Bakajt, nuk ka shumë nevojë për koment. Rregullorja “flet” shumë
qartë dhe Vllaznia duhet të jetë në gjysmëfinale. Personalisht çuditem se
pse organet në FSHF po e zvarrisin këtë çështje. Gjithçka është e shkruar
qartë dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveç kualifikimit të Vllaznisë”, u
shpreh kapiteni Grima, që ka qenë pjesë e ekipit në fitimin e trofeut të
Kupës, sezonin e kaluar. A.Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 05:43
by fpjalmi
Trajneri e sheh Dinamon gjysmëfinaliste
KUPA
Për trajnerin e Dinamos, Shkëlqim Muça,
përtej polemikave të krijuara, teksa Vllaznia
është kapur pas një pike të rregullores për të
kërkuar kualifikimin në tavolinë, kjo gjë nuk
ka ndikuar në anën psikologjike të skuadrës.
“Na vjen keq që është krijuar kjo situatë, por
unë dhe futbollistët e mi jemi të përqendruar
tërësisht në ndeshjen me Flamurtarin”, ka
nënvizuar Muça, i cili ka bërë të ditur më tej
se ai e ndjen veten në gjysmëfinale së bashku
me ekipin e tij. “Ne jemi gjysmëfinalistë dhe
kjo është e padiskutueshme. Për polemikë ne
do të flasim si klub vetëm ditën e hënë, që do të
thotë pasi të ketë mbaruar ndeshja me Flamurtarin”,
ka thënë Muça. Por kjo rregullore
që federata kërkon të zbatojë tani, të paktën
dhe sipas burimeve të besueshme, ka qenë
edhe sezonin e kaluar. Asokohe nuk u kujtua
askush, ndonëse Progri i Besës kishte luajtur
në turet e para me Partizanin dhe Nora i Shkumbinit
me Vllazninë. Po kujt i vlen tani ky
zbatim i kësaj rregulloreje? Asgjë më shumë
se prishjes së aktivitetit e shtimit të armiqësive
mes ekipeve me FSHF-në.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 13:09
by kristiani
Par zotin tesh a jan te detyrum me na dhan kualifikimin apo dojn me u tall me ne, nqo se ankohena te fifa ose uefa a jan te detyrum me na e dhan¿....

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 13:58
by Skodrinon
kush ash ky gazetar idot qi thot se nuk i sherben kujt zbatimi i rregullores. o legen. po tan jeten doni me vazhdu ishtu ju? ptu t'paftyre

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 21:07
by kristiani
Te sporti shqiptar pava qe na paskan dhan te drejten me shku ne gjysfinale edhe mas tna qajn kryt kerkush se ka ken e drejte...

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 21:18
by GOLDIAN
kristiani wrote:Te sporti shqiptar pava qe na paskan dhan te drejten me shku ne gjysfinale edhe mas tna qajn kryt kerkush se ka ken e drejte...
qejte le te lehin naqe
vllaznia ecen perpara