Allmuça: Për ne do të ishte turp ta kërkonim
Dinamo/ Lojtari s’e quan normale kërkesën e Vllaznisë
“I bindur se tifozët shkodranët s’duan fitore në tavolinë”
Kërkesa e Vllaznisë
për të eliminuar Dinamon
nga turi
gjysmëfinal, sepse ka shkelur
rregulloren duke aktivizuar
Bakajn të mërkurën në “Selman
Stërmasi”, i ka shqetësuar
të gjithë në kampin blu.
Megjithatë mundohet të ruhet
qetësia, edhe sepse është në
prag ndeshja me Flamurtarin,
që do të luhet të dielën. Për
mesfushorin e Dinamos, Igli
Allmuça, kërkesa e Vllaznisë
nuk është normale. “Në fushën
e lojës, – tha Allmuça për
‘Panorama Sport’, – jemi ne të
fituarit moralë të ndeshjes. Ne
nuk merremi me letrat dhe do
të ishte turp për ne, sikur të
ishim në rastin e Vllaznisë e
ta kërkonim në rrugë të tilla
kualifikimin. Unë jam i bindur
që edhe tifozët shkodranë
nuk e duan një kualifikim të
tillë, sepse presin tjetër nivel
paraqitje nga skuadra e tyre.
Për mua nuk është normale si
kërkesë, sepse ‘pikat mbi i’
duhet të ishin vënë që në
ndeshjet e para, kur Partizani
aktivizoi Gjondedën e Bakallin,
apo kur Elbasani aktivizoi
Pemën. Janë të gjithë lojtarë,
të cilët në turet e para kanë
luajtur me skuadra të tjera.
Megjithatë nuk është kjo rruga
për të kaluar në gjysmëfinale,
ndërsa ne jemi kualifikuar
tashmë”. Duke vazhduar
më tej, Allmuça tregon se
Dinamo ka bërë ndeshjen e
saj, duke administruar me
qetësi avantazhin që i kishte
dhënë fitorja e takimit të parë
në “Loro Boriçi”. “Ne administruam
me maturi çdo situatë
të vështirë të krijuar nga
skuadra shkodrane, e cila nuk
kishte rrugë tjetër, veçse të sulmonte
me të gjitha forcat për
të shënuar. Patëm mundësitë
tona, të cilat po t’i kishim
shfrytëzuar më mirë, mund ta
kishim fituar ndeshjen. Gjithsesi,
e përgjithshmja është që
ishte një ndeshje e mirë e
skuadrës sonë. E kemi merituar
kalimin në gjysmëfinale”,
ka nënvizuar Allmuça.
Mendohet për ndeshjen
me vlonjatët - Mesfushori i dinamovitëve,
Igli Allmuça,
është i mendimit se për
ndeshjen e së dielës me Flamurtarin
në Vlorë nuk duhet
parë fakti që ata kanë luajtur
120 minuta ndaj Partizanit.
“Po të jetë kështu, – thotë mesfushori
– edhe ne jemi lodhur
kur kemi luajtur 90 minuta
përballë një skuadre, e cila
është ndër më të fortat e këtij
kampionati. Nuk kishte si
ndodhte ndryshe, por do të
lodheshim me Vllazninë.
Kështu që këtë nuk duhet ta
marrim parasysh, edhe sepse
Flamurtari është skuadër e
vështirë, sidomos në fushën e
vet”. Allmuça është një ndër
shënuesit e dy golave të Dinamos,
në Vlorë, më 21 shkurt,
kur blutë fituan 2-0.
“Nuk duhet të mendojmë
përsëritje, por duhet të bëjmë
lojën tonë dhe të marrim pikët
maksimale. E lehtë nuk do të
jetë, edhe sepse Flamurtari
është ndër ato skuadra, që
është pranë zonës së ftohtë të
rënies nga kategoria. Kështu
që duhen menduar të gjitha
vështirësitë. Megjithatë, unë
jam i bindur që gjithçka do ta
kalojmë me sukses”. Dhe
duke përfunduar, Allmuça do
të deklaronte se Dinamo duhet
të shohë ndeshjet e veta,
pastaj të mendojë për rivalët
për titull si Tirana e Vllaznia.
“Ne duhet të marrim maksimumin
nga ndeshjet tona,
sepse vetëm kështu do të jemi
më pranë kreut të renditjes”.
Ndërkaq dinamovitët do të
jenë me mungesa në fushën e
lojës, sepse Bakaj mungon për
shkak të kartonit të kuq, që ka
marrë në ndeshjen e javës së
kaluar me Apoloninë, kurse
Sina ka plotësuar numrin tre
të kartonëve të verdhë...
Pa sa te shkatht jan dyrnjaja e sa bukur dijn me fol kur i leverdis
