Page 112 of 230
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 04:57
by fpjalmi
Drejtuesit e Vllaznisë ankohen te ndërkombëtarët, tani presin një përgjigje përfundimtare
Çështja e kalendarit, shpresat tek UEFA-FIFA
Çështja e shumëpërfolur e vendit të
parë në kampionat tani për shkodranët
kalon vetëm nga organizmat
më të lartë të futbollit evropian dhe
atij botëror. Drejtuesit e Vllaznisë i
kanë mbështetur shpresat e tyre
vetëm në këto dy organizma pas
përgjigjes negative nga drejtuesit e
FSHF-së, që caktoi Tiranën në vendin
e parë e jo skuadrën shkodrane.
Që dje në mëngjes drejtuesit e klubit
kuqeblu i kanë dërguar një letër
krerëve më të lartë të futbollit evropian
dhe atij botëror për të marrë sa
më shpejt në shqyrtim çështjen e
tyre. “Në futbollin tonë e keqja më e
madhe është se nuk ekziston drejt
ligji për sportin. Ne kemi plotësisht të
drejtë në kërkesat tona përsa i përket
vendit të parë, që na takon vetëm
neve. Vendimi i drejtuesve të FSHFsë
nuk na ka bindur dhe ne që sot
(dje) në mëngjes u jemi drejtuar organizmave
më të lartë të futbollit
UEFA-s dhe FIFA-s që të marrin në
shqyrtim çështjen tonë. Ne besojmë
se këto organizma do të na kthejnë
shpejt përgjigje. Megjithatë, kjo tanimë
nuk varet nga dëshira jonë. Ne
në këtë drejtim do të këmbëngulim.
Jemi në pritje të një përgjigjeje, e cila
mund të na vijë edhe sonte
(mbrëmë), shpresat janë për të na
kthyer përgjigje pozitive, por kjo tani
varet vetëm prej tyre”, është shprehur
vetë Fushaj, i cili tanimë beson
vetëm në atë përgjigje. Letrat që janë
dërguar duket se janë dhe hapi i fundit
që drejtuesit e klubit shkodran do
të ndërmarrin për këtë çështje. “Nuk
është në interesin e Vllaznisë për të
shtyrë asnjë javë të këtij sezoni. Nuk
fitojmë gjë me një veprim të tillë”.
Admir Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 04:58
by fpjalmi
Vllaznia/Tekniku malazez kthehet për të pestën herë në krye të skuadrës shkodrane
S’ka surpriza, “Deda” trajneri i ri
Zyrtarizohet Haxhiosmanoviç në pankinë, i ka fituar të gjitha trofetë në Shqipëri
'Nuk kanë kaluar as
72 orë nga dorëheqja
e Agim Canajt
nga posti i trajnerit të Vllaznisë
dhe menjëherë drejtuesit
e klubit kuqeblu kanë
gjetur pasuesin. Kështu, dje
është zyrtarizuar në këtë post
një ish-trajner të Vllaznisë,
malazezi i njohur Dervish
Haxhiosmanoviç. Në një
konferencë për shtyp, por
edhe para lojtarëve të ekipit
shkodran, presidenti Fushaj
ka zyrtarizuar Haxhiosmanoviçin
si trajnerin e ri të
Vllaznisë. Malazezi po në të
njëjtën periudhë një vit më
parë është kthyer te Vllaznia,
duke zëvendësuar atëherë
Mirel Josën. Me ekipin shkodran
“Deda” ka provuar të
gjitha trofetë që ekzistojnë në
Shqipëri. Ai është fitues i Superkupës,
kampionatit dhe
pas 21 vitesh i ka dhënë Vllaznisë
edhe Kupën e Shqipërisë.
Ai ka drejtuar këtë
ekip për të parën herë në sezonin
2000-2001, duke u
shpallur menjëherë kampion
me të. Që nga kjo periudhë
dashuria e “Dedës” me Vllazninë
nuk është zbehur për
asnjë moment. Pavarësisht se
Dervish Haxhiosmanoviçi
mund të quhet trajneri i
emergjencës për shkodranët,
sepse në çdo kohë është i gatshëm,
vetë tekniku nuk duket
se është i këtij mendimi. “Nuk
kam ngurruar dhe nuk ngurroj
në asnjë moment për t’i
thënë ‘po’ Vllaznisë. Sa herë
që kam ardhur, këtu kam
dëshiruar të jap maksimumin
për këtë skuadër.
Këtë dëshiroj dhe kësaj here,
- thotë fillimisht Deda. - E kam
ndjekur këtë ekip dhe përmes
kronika në nga TV-të shqiptare
në Malin e Zi dhe po
ashtu kam diskutuar për këtë
ekip. Pra e njoh këtë ekip dhe
gjendjen e tij”, vazhdon tra-
ADMIR URUÇI
jneri i ri i kuqebluve.
Objektivi
Tani objektivi i kuqebluve
është i njohur. Ish-tekniku
Canaj këtë ekip e ka lënë në
vendin e dytë me pikë të barabarta
me Tiranën e vendit të
parë. Një sezon më parë pikërisht
në javën e 23-të, Haxhiosmanoviç
ka marrë si për koincidencë
Vllazninë pas një
humbjeje të shkaktuar po nga
ekipi i Teutës dhe më pas ka
fituar Kupën me këtë skuadër.
Tani objektivi është për titull
kampion. “Tani ka shumë
ndeshje dhe në të gjitha duhet
të bëhet më e mira.
Shpresoj se si një sezon më
parë, ekipi të arrijë atë objektiv
që i ka vënë vetes. Unë besoj
dhe shpresoj te puna që do
të bëjë ky ekip, në mënyrë që
të arrihet maksimumi”, thekson
tekniku malazez.
Kolektiviteti
“Deda” shpreson për të
arritur objektivin pikërisht në
forcimin e kolektivitetit pranë
Vllaznisë. Largimi nga emrat
konkret dhe mbështetje te
forca e grupit shpresohen të
jenë çelësi i suksesit për
“Dedën”. “Ajo që duhet rregulluar
në këtë ekip është e rritja
e kolektivitetit. Nuk mendoj
se do të ketë emra të
përveçëm në këtë ekip, pavarësisht
kualiteteve. Për të arritur
rezultatet duhet të
punojnë të gjithë dhe të japin
maksimumin. E kujtoni
shumë mirë 3 ditë para finales
së vjetshme, ku u dëmtua
Sinani në takimin me
Skënderbeun. Shumë specialistë
e cilësuan si një tragjedi
mungesën atij lojtari në atë
takim, por ne përsëri falë kolektivitetit,
arritëm të fitonim
Kupën e Shqipërisë. Këtë do
të kërkoj edhe sot nga ekipi”,
përfundoi Dervish Haxhiosmanoviç.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 04:59
by fpjalmi
FUSHAJ
“Menduam ‘Dedën’ si më të përshtatshmin”
Për të pestën herë në Shkodër, trajnerin e Vllaznisë,
Dervish Haxhiosmanoviç, e ka prezantuar dje vetë
presidenti i klubit, Valter Fushaj së bashku me gjithë
stafin e tij. Haxhiosmanoviç është quajtur si trajneri i
emergjencës për ekipin shkodran. Madje, për tri herë
me radhë ai ka qenë trajneri ‘part-time’ i kuqebluve
edhe këtë radhë kontrata e teknikut malazez me ekipin
shkodran është një kontratë 3-mujore me të drejtë
rinovimi për një vit tjetër. “E ndiem si detyrim që në
radhë të parë të bënim një ftesë teknikut Haxhiosmanoviç
pas largimit të trajnerit Canaj nga drejtimi i
ekipit. Kjo, pasi ky trajner ka kontribuar edhe vjet në
arritjen e fitimit të Kupës. Të jemi të sinqertë që kemi
pasur kontakte me trajnerë të tjerë dhe kemi pasur
edhe kërkesa prej tyre për të qenë në drejtim të ekipit,
por ne menduam të zgjidhnim ‘Dedën’ si më të përshtatshmin
për të drejtuar ekipin tonë. Ai do të ketë të
gjithë mbështetjen tonë për të arritur këtë objektiv që
i kemi vënë vetes”, thekson presidenti Fushaj. Ajo që
shpresohet është se të paktën në fund të këtij sezoni,
nëse Dervish Haxhiosmanoviç dhe Vllaznia që ai
drejton do të shpallet kampion, të mos ketë të njëjtin
fat si në fillim të këtij sezoni, kur u largua edhe pse
vinte si fitues i Kupës së Shqipërisë. A. Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 04:59
by fpjalmi
Tifozeri edhe në Malin e Zi
Për malazezin, Vllaznia e këtij sezoni nuk është një ekip i panjohur. Ai e ka ndjekur Vllazninë në rubrika
sportive të kanaleve televizive shqiptare, të cilat kanë valët e tyre në vendin fqinjë. Madje, këtë tekniku
malazez nuk e ka shikuar i vetëm, por me shumë tifozë të këtij ekipi në vendin fqinj. “Mendoj se tifozeria
shkodrane do të më mirëpresë, pasi ata më njohin mua dhe anasjellas. Për mua, e theksova edhe një
herë, Vllaznia nuk është një ekip që nuk e njoh. E kam ndjekur atë gjatë gjithë kohës, madje jo i vetëm,
por edhe me shumë tifozë të këtij ekipi në vendin tim. Me ta e kemi diskutuar jo pak herë ecurinë e
Vllaznisë. Prandaj mendoj se edhe këtë radhë tifozeria shkodrane, por edhe ajo jashtë saj, do të më
përkrahin”, shprehet Haxhiosmanoviç A. Uruçi
E VEÇANTA
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:02
by fpjalmi
Para ekipit
Prezantim me dyer të mbyllura
Pasi ka përfunduar deklaratën në shtyp, tekniku Dervish Haxhiosmanoviç
është prezantuar me dyer të mbyllura para futbollistëve
të Vllaznisë. Në këtë prezantim presidenti Fushaj
ka qenë së bashku me të gjithë stafin e tij. Nga sa mësohet
nga burime pranë klubit, në këtë prezantim të parë të Haxhiosmanoviçit
me ekipin e tij, numri një i presidencës ka
kërkuar nga të gjithë një impenjim maksimal dhe një përkushtim
në mënyrë që të arrihet objektivi që ky ekip i ka vënë
vetes që në fillim të sezonit. Vetë drejtuesi i ri i pankinës nuk
ka pasur shumë gjëra për t’i thënë ekipit, pasi ai pjesën më
të madhe të lojtarëve të tij i njeh më së miri.
A. Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:03
by fpjalmi
Ndëshkimet
Gjoba për 70 % të skuadrës
Drejtuesit e presidencës nuk e kanë kaluar krejt lehtë humbjen
me Teutën përsa i përket ndëshkimeve financiare. Largimi i Canajt
nuk ka vlejtur për të mbuluar gjithçka në këtë ekip. Pa diskutim
pjesa e fajit në atë humbje shkatërruese me Teutën janë dhe
lojtarët, të cilët dje janë penalizuar nga ana e drejtuesve të klubit
me 30% më pak të rrogave mujore të tyre. Në këto gjoba janë
përfshirë rreth 70 % e ekipit. Dhe vetëm tre apo katër lojtarë nuk
janë penalizuar nga një gjobë e tillë. Megjithatë, vetë presidenti
Fushaj mësohet që të ketë lënë një klauzolë të hapur që lojtarët
e ekipit të rimarrin përsëri 30% e gjobës së djeshme. Ata mund
t’i përfitojnë paratë vetëm nëse në fund të javës së 33-të
shpallen kampionë të vendit.
A. Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:04
by fpjalmi
iktu ia ka ba mire me ita gjoba me kusht me i marr prap nese dalin kampione te vendit
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 14:12
by Skodrinon
man e pjalmi thojne qi deda asht si bejzade. pa mar pa me bejzaden nuk kena fitu gja, kurse ky sa her qi vjen fitojme. nuk e di sa trainera mund te jen qi kan fitu ma shum me vllaznine.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 17:01
by Ujku
fpjalmi wrote:iktu ia ka ba mire me ita gjoba me kusht me i marr prap nese dalin kampione te vendit
Un mendoj se ma mir kishte ken me pezullu nja 2-3 lojtar
kapadai ci ti besoj e din kush jan se me vu gjoba
jo se se meritojn por gjobat ne kto momente delikate
qe ka hy kampionati kam frig se nuk ndikojn per mir.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 22:39
by vllaznia1919
Ne kto momente gjithqka asht ne dore te lojtarve.Ta shofim se qa kan ner mend.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:57
by fpjalmi
Zbardhet i plotë debati i gjobave
Pasi presidenti Fushaj ua komunikoi, kuqeblutë reagojnë: “Kjo nuk është zgjidhje”
Vllaznia/ Presidenti i ndëshkoi me 30% të pagës mujore. Detajet e bisedës në analizë
Humbja e fundit me
Teutën, që çoi edhe
në dorëheqjen e
trajnerit Agim Canaj, e ka
detyruar presidentin e Vllaznisë,
Valter Fushaj, që të
gjobisë lojtarët kuqeblu. Sipas
vendimit të marrë gjatë
mbledhjes së të martës dhe
komunikuar nga vetë presidenti
Fushaj, lojtarëve do t’u
mbahet 30% e pagës mujore.
Gjithsesi, kjo masë kurrsesi
nuk është pranuar nga senatorët
e ekipit. Këta të fundit
nuk kanë heshtur, por kanë
folur, madje me tone të larta
gjatë mbledhjes me kreun e
klubit shkodran. Burime të
sigurta pranë ekipit kuqeblu
kanë bërë të ditur për “Panorama
Sport” polemikat e
lojtarëve veteranë dhe presidentit.
“Kjo nuk është një
zgjidhje, e aq më tepër që jemi
në vend të parë”, kanë kundërshtuar
futbollistët shkodranë
në prani të Fushajt. Mësohet
se ky i fundit i ka qëndruar
stoik vendimit për të gjobitur
kuqeblutë, teksa gjatë
mbledhjes nuk ka folur në
momentin që lojtarët kundërshtuan
masën. “Presidenti
thjesht konfirmoi gjobën para
lojtarëve, por nuk foli më pas
rreth kësaj çështjeje, nëse do
t’ia falë apo jo”, tregojnë
burime në kampin shkodran.
Megjithatë, edhe futbollistët e
Vllaznisë janë të vendosur që
këtij problemi, që sipas tyre është
pa lidhje, t’i shkojnë deri në
fund. Mësohet se tani ata presin
një zgjidhje në ditët në vijim,
pasi dje nuk është folur fare për
këtë çështje, duke pasur parasysh
se vëmendja ka qenë e
përqendruar te seanca e parë e
trajnerit të ri, Dervish Haxhiosmanoviç.
“Në mbledhjen e
ardhshme që do të bëjmë me
presidentin, do t’i shprehim
qëndrimin tonë që gjobat duhen
falur, sepse nuk është një
zgjidhje e mirë në këtë moment
ku ndodhet skuadra. Ne nuk
jemi një ekip që luftojmë për
mbijetesë. Këto gjëra vetëm në
futbollin shqiptar ndodhin,
teksa je në krye dhe pas një
humbjeje gjobitesh”, ka thënë
dje për gazetën një nga titullarët
e shkodranëve.
Klubi lojtarëve:
Mos flisni në media!
Mësohet se një tjetër masë
është marrë nga klubi shkodran
për ditët në vijim. Nga
burime pranë futbollistëve
është mësuar se këta të fundit
janë lajmëruar që të mos
japin deklarata në media.
Nëse kjo bëhet, atëherë kuqeblutë
do të gjobiten.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:58
by fpjalmi
Bashiç, Boadu e Nallbani u shpëtojnë gjobave
VENDIMI
Tre futbollistë jabanxhinj të Vllaznisë
kanë dalë pa u lagur nga vendimi i presidentit
Valter Fushaj, për gjobitjen me 30% të
pagës mujore. Bëhet fjalë për mbrojtësin
kroat, Marko Bashiç, mesfushorin senegalez,
Xhejms Boadu dhe kosovarin Ilir Nallbani.
Si për çudi, gjobës për humbjen shkatërruese
me Teutën nuk i ka shpëtuar asnjë shkodran,
përveç këtyre të treve. Mësohet se mendimi i
kreut të kuqebluve për lojën e tyre ndaj Teutës
ka qenë pozitiv, prandaj dhe i kanë shpëtuar
gjobitjes. Në fakt, mbrojtësi Bashiç u dëmtua
që në minutat e para, duke u zëvendësuar
më pas nga Belisha, kurse paraqitja e
dyshes së mesfushës, Nallbani-Boadu, është
cilësuar e mirë. Dashje pa dashje, këto diferencime
mund të lënë shkas për polemika
brenda ekipit. Gjithsesi, deri më tani, të paktën
sipas qëndrimit që ka mbajtur klubi, çështja
e gjobave është serioze dhe nuk po duket
ndonjë hap pas për faljen e tyre nga vetë presidenti
Fushaj. Humbja me durrsakët, e aq më
tepër me katër gola, si asnjëherë në këtë sezon,
la shumë pasoja. A.Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:59
by fpjalmi
3
është numri i jabanxhinjve që i kanë
shpëtuar gjobës. Mbrojtësi Marko Bashiç,
gjithashtu dy mesfushorët Xhejms Boadu
dhe Ilir Nallbani, paraqitja e të cilëve
është cilësuar pozitive.
30%
e pagës mujore do t’u mbahet
futbollistëve të Vllaznisë për humbjen e
fundit me Teutën, 4-0. Presidenti Valter
Fushaj ua komunikoi vendimin lojtarëve
më mbledhjen e së martës.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 03:00
by fpjalmi
Trajneri malazez zhvilloi dje seancën e parë stërvitore në krye të kuqebluve
Nis era ‘Haxhiosmanoviç’, në Shkodër duan ndryshimin
Edhe pse u prezantua
para kuqebluve të martën,
trajneri malazez, Dervish
Haxhiosmanoviç, dje ka
kryer seancën e parë stërvitore
me ekipin shkodran, të
cilin e gjeti si kryesues në
rikthimin e tij të pestë.
Malazezi, që është shpallur
kampion me Vllazninë në
sezonin 2000-2001 dhe ka
fituar Kupën e Shqipërisë
edicionin e kaluar, ka pasur
në stërvitjen e parë të gjithë
grupin e lojtarëve. Tashmë,
në Shkodër prej “Dedës” të
gjithë presin ndryshimin,
ndonëse e ka gjetur ekipin
në një gjendje jo shumë optimale
nga ana psikologjike.
Pas humbjes me Teutën, që
po e vuan, së fundmi në ekip
kanë bërë punën e tyre edhe
gjobat e vëna nga presidenca.
Pavarësisht kësaj, trajneri
ka një grup të gatshëm
për punë dhe për të zhvilluar
një stërvitje normale, në
prag të ndeshjes me Bylisin,
të shtunën në “Loro Boriçi”.
Në këtë përballje të parë të
fazës së tretë do të jetë edhe
debutimi i malazezit në krye
të pankinës. Ai ka pak kohë
në dispozicion, për të futur
te lojtarët pikëpamjet për
lojën që do të aplikohet
kundër ballshiotëve, ku
natyrisht do të kërkohet fitorja.
Përveç problemeve, një
gjë është e sigurt: Haxhios-manoviç e njeh mirë këtë
ekip dhe kjo do të thotë
shumë. Edhe vetë në deklarimet
e para për mediat, ai
është shprehur se edhe gjatë
kohës që ka qenë larg Vllaznisë,
e ka ndjekur përmes
radios dhe rubrikave sportive
në televizione. Nga ana
tjetër, “Deda” është i mirinformuar
për çdo lojtar të kuqebluve.
Shumicën e tyre ai i
ka pasur edhe në sezonin e
kaluar, kur ngriti Kupën e
Shqipërisë, pas fitores 2-0 në
finale me Tiranën. Vetë koha
e shkurtër që ai është larguar
nga Vllaznia i krijon një komoditet
për ta udhëhequr
ekipin drejt titullit kampion.
Mbi të gjitha, trajneri malazez
e njeh mirë mentalitetin e Vllaznisë
dhe natyrisht në tërësi
kampionatin shqiptar. Kjo
u duk qartë që në seancën e
parë, teksa edhe vetë lojtarët
nuk duket se do ta kenë të
vështirë për t’u ambientuar
me mënyrën e stërvitjes së tij.
Ashtu si drejtuesit e klubit,
edhe lojtarët e njohin mirë
“Dedën” për vullnetin dhe
korrektësinë që e karakterizon.
Dje ishte vetëm dita e
parë e punës së tij, ndërkohë
që mësohet se malazezi ka
pasur edhe një takim kokë
më kokë me drejtuesit e klubit.
Kjo është bërë për të diskutuar
më gjatë rreth ekipit
dhe problemeve. Nga sot e
deri të shtunën, ngelet që
malazezi të konturojë formacionin
anti-Bylis, ndërkohë
që grupin e ka të gjithë të
gatshëm. Duke ditur që
“Deda” e njeh mirë këtë
grup lojtarësh, pse jo mund
të pritet një ndryshim në
rreshtimin ndaj Bylisit. Kujtojmë
që ndeshjen e fundit
me ballshiotët në transfertë,
shkodranët kanë fituar
pastër, 2-0. Admir Uruçi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 03:00
by fpjalmi
Ndryshimi
Deda, “full-time”
qëndrimi në Shkodër
Trajneri malazez i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç,
do të qëndrojë gjatë gjithë kohës në Shkodër.
Siç dihet, qyteti ku ai jeton është Podgorica, që nga Shkodra
nuk është më shumë se 50 kilometra. Mësohet se vetë
“Deda” ka pranuar të qëndrojë gjithnjë në Shkodër, pasi
kërkon që të jetë sa më afër ekipit në këtë moment. Burime
pranë klubit shkodran kanë bërë të ditur për “Panorama
Sport” se, trajneri i ri do të vendoset në një nga hotelet
e njohura të qytetit. Ky vendim është marrë me
mirëkuptimin e palëve, pasi kjo ishte edhe një kërkesë e
drejtuesve kuqeblu, që malazezi të mos jetë “part-time”,
pra me kohë të pjesshme, në Shkodër. Faza e tretë është
vendimtare dhe klubi shkodran kërkon që gjithçka të
jetë e përpiktë në këtë drejtim. A.M.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 03:01
by fpjalmi
Çështja e
renditjes
Vllaznia, në
pritje të FIFA-s
dhe UEFA-s
Drejtuesit e klubit kuqeblu janë
në pritje të një përgjigjeje përfundimtare
nga ana e organizmave
më të lartë të futbollit
evropian dhe atij botëror, UEFA
dhe FIFA, në lidhje me çështjen
e renditjes përfundimtare pas
fazës së dytë. FSHF-ja ka caktuar
Tiranën në vendin e parë,
por shkodranët e kanë kundërshtuar
këtë vendim. Gjatë ditës
së djeshme është menduar se
mund të vinte një përgjigje në
adresë të klubit, por një gjë e
tillë nuk ka mbërritur. Megjithatë,
përsëri drejtuesit e Vllaznisë
janë munduar të kontaktojnë
me këto organizma, në
mënyrë që të kenë një përgjigje
të shpejtë prej tyre. Presidenti
Valter Fushaj dhe juristi pranë
klubit janë të bindur se, përgjigja
që do të vijë nga FIFA dhe
UEFA, do të jetë në favorin e
Vllaznisë. Sidoqoftë, kjo ngelet
për t’u verifikuar në ditët në
vijim. Përcaktimi i renditjes është
kundërshtuar nga shkodranët,
e sidomos interpretimi që i është
bërë nenit 26 të rregullores
së FSHF-së.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 03:03
by fpjalmi
Bici: Nëse pranojnë ankesën e Vllaznisë, gjithçka ndodh
“FIFA dhe UEFA mund të
ndryshojnë kalendarin”
Vllaznia e kontestoi
kalendarin e fazës
së tretë, pasi sipas
drejtuesve shkodranë, duhej
të ishin kuqeblutë, kryesuesit
e kampionatit, çka do t’u
lejonte atyre që ndeshjen e
fundit të sezonit ta zhvillonin
në fushën e tyre kundër
vendit të dytë. Krerët e Vllaznisë
janë ankuar në UEFA
dhe FIFA për këtë çështje dhe
nëse organizatat ndërkombëtare
do t’u japin të drejtë,
atëherë kalendari do të ndryshohet
sërish. Këtë e konfirmon
edhe sekretari i
përgjithshëm i Federatës Shqiptare
të Futbollit, Arben
Bici. “Ata kanë të drejtë të
ankohen në organizmat
ndërkombëtarë të futbollit.
Nëse FIFA dhe UEFA mendojnë
se ata kanë të drejtë,
atëherë ne do t’u bindemi
direktivave të tyre, pasi ato
janë institucione madhore.
Megjithatë, konfirmoj me
bindje se rregullorja jonë ësh-
JETMIR HALILAJ
të shumë e qartë dhe se ne
kemi vepruar në mënyrë të
drejtë”, ka thënë numri 2 i
FSHF-së. Ai ka sqaruar edhe
njëherë se rregullorja nuk lë
vend për keqkuptime, por
nuk dëshiron të polemizojë
me shkodranët për pretendimet
që ata kanë. “Rregullorja
është shumë e qartë dhe ne
e kemi argumentuar
zgjedhjen që kemi bërë. Ata
pretendojnë se goli i shënuar
në fushë kundërshtare ka
vlerë të dyfishtë, por kjo nuk
merret për bazë kur kemi të
bëjmë me një garë me sistem
grumbullim pikësh. Goli në
fushë kundërshtare ka vlerë
të dyfishtë në garat me sistem
eliminimi. Megjithatë, drejtuesit
e klubit shkodran kanë
të drejtë të apelojnë në organizmat
ndërkombëtare dhe
ne jemi të hapur ndaj çfarëdo
vendimi që do të marrin këto
organizma”, ka sqaruar Bici.
Megjithatë, ka pak gjasa që
FIFA dhe UEFA të dalë
kundër federatës në këtë rast,
pasi precedentët kanë
treguar se institucionet
ndërkombëtare të futbollit
kanë dalë gjithnjë në krah të
FSHF-së. Përsa u përket pretendimeve
të Vllaznisë se
rregullorja ka vakuume dhe
se duhet të bazohet te rregullorja
kroate, prej nga është
marrë edhe formula e kampionatit,
Bici ka thënë: “Rregulloren
ua kemi dhënë
klubeve që në fillim të vitit
dhe ata e kanë miratuar. Është
zgjedhur sistemi italian,
pasi kemi gjykuar të gjithë së
bashku se është rregullorja
më e kompletuar dhe më e
përshtatshme”.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 03:15
by fpjalmi
Haxhiosmanoviç-kuqebluve: Ju sjell unë në formë!
Autori: Gjergj Kola
Data: 05/03/2009
Version Print
Trajneri i ri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, ka treguar seriozitet që në fillim
Në Shkodër kanë qenë pro dhe kundër ardhjes së këtij trajneri. Ata që kanë qenë kundër, jo se kanë pasur gjë me të personalisht, por janë nisur nga ideja se një trajner që shkon e vjen pesë herë te një skuadër, nuk ka shumë personalitet.
Ndërsa ata që e kanë përkrahur sërish emërimin e Dervish Haxhiosmanoviç në krye të Vllaznisë, janë nisur nga sukseset e tij të mëparshme me këtë skuadër, dhe mbi të gjitha dashurinë me të cilën trajneri malazez ka punuar çdo herë në Shkodër. Mbase për këtë të fundit, ka krijuar edhe shumë dashamirës së tij.
“Deda” njihet si trajner që punon shumë, sidomos në aspektin fizik të përgatitjes së lojtarëve, është shumë impulsiv në stol, aq sa ndonjëherë nuk orientohet siç duhet edhe me drejtimin e skuadrës në fushë, sa u takon zëvendësimeve apo skemës taktike, por e përgjithshmja, siç e thamë, është pozitive. Ai e do me shpirt Vllazninë dhe prandaj në çdo kohë kur i bëhet një ftesë, ai thotë menjëherë po. Kështu ka vepruar edhe këtë radhë.
Ka mbërritur në Shkodër ditën e martë dhe menjëherë ka kërkuar një takim me skuadrën. Ka dashur të bisedojë me të gjithë futbollistët për atë çfarë ai do t’u kërkojë tani e tutje. Ndërkohë, dje pasdite në orën 15:00, “Deda” ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për këtë sezon me kuqeblutë. Ka dashur ta shohë skuadrën në fushën e stërvitjes, ndonëse ajo ka qenë e baltosur, por malazezit nuk i ka bërë shumë përshtypje ky fakt.
Deri sa të vinte ai, duhet pranuar fakti se ekipi i Vllaznisë prej kohësh stërvitej në ambiente të mbyllura, ngaqë edhe kushtet atmosferike kanë qenë jo të mira. Por “Deda”, që në seancën e parë ka dashur t’i shohë futbollistët e tij në baltë. Për rrjedhojë, e ka zhvilluar këtë seancë në fushën e Shtojit.
Kushdo që e njeh nga afër malazezin, e ka të qartë se ai do të sjellë ndryshime në formacion që në ndeshjen e parë. Për të nuk ka rëndësi emri, por forma e lojtarit. Nga ana tjetër edhe loja kolektive dhe jo ajo individuale. Të gjitha këto, Haxhiosmanoviç ua ka bërë të qartë futbollistëve në kontaktet e para që ka pasur me to.
Ndaj Bylisit të shtunën pritet të shohim një Vllazni ndryshe nga ajo e ndeshjeve të fundit të saj. Edhe formacioni mund të ketë ndryshime, teksa me shumë mundësi, Albert Kaçi do ta nisë nga minuta e parë, sepse konsiderohet si benjiamini i trajnerit të ri të kuqebluve.
Kaçi ndërkohë me trajnerin Canaj nuk i ka pasur raportet shumë të mira dhe prandaj ky mund të jetë një nga ndryshimet e para në stolin shkodran. Të tjera mund të vërehen në ditët në vijim, por mbi të gjithë rëndësi ka që Haxhiosmanoviç t’i kthejë ritmin Vllaznisë. Ai e ka thënë hapur se ka kohë të mjaftueshme në dispozicion, pasi janë edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit, prandaj tani pritet të shihet se si do të shkojnë gjërat.
Klubi i vë “Dedës” në dispozicion DVD-të
Një nga kërkesat e trajnerit Haxhiosmanoviç, që në ditën e parë të marrjes së detyrës te Vllaznia, ka qenë ajo e njohjes më nga afër me ekipin aktual, me lojtarët e rinj që kanë ardhur, por edhe me disa nga ndeshjet që kuqeblutë kanë zhvilluar këtë sezon. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit i kanë vënë atij në dispozicion disa DVD me ndeshjet e Vllaznisë së këtij sezoni.
Duke filluar nga ajo e ndeshjes së fazës së parë me Bylisin, kundërshtarin e shkodranëve këtë javë, për të vazhduar me atë të ndeshjes me Apoloninë, me të cilën do të luajë javën e ardhshme, ndërkohë që i është dhënë edhe kaseta e ndeshjes me Dinamon për kupë, duke qenë se javën tjetër do ndeshet edhe me këtë kundërshtar. Haxhiosmanoviç do t’i shohë ato në dhomën e tij në një nga hotelet e Shkodrës, aty ku është akomoduar nga drejtuesit e Vllaznisë
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 10:50
by Shkodrani81
Prape po vjen ky Dervishi.
Me taman se na e kane shpif itash. Shka e hajde i njejti tranjer tan kohen.
Itash ia bajne puqin , itash e bijne prape.
Oh, ne s'bana kurre ma ekip me keshtu qelbsinash.
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 10:52
by fpjalmi
Janë gjobat, sfida e parë e ‘Dedës’
Presidenti i shkodranëve s’ka ndërmend t’i falë masat. Në skuadër ka pakënaqësi
Trajneri përballet në start me një moral përtokë të ekipit kuqeblu
Ndryshe nga rik
thim e t e m ë
parshme, këtë
herë trajneri i Vllaznisë, Dervish
Haxhiosmanoviç, nuk
ka gjetur klimën e duhur në
ekip. Një ditë para ndeshjes
me Bylisin, situata nuk është
e mirë, ndërkohë që në
rikthimin e tij të pestë në
Shkodër, trajneri malazez e
ka marrë ekipin me objektiva
të tjera. Por gjobat e vëna
së fundmi nga drejtuesit e
klubit kanë krijuar një
gjendje jo të mirë te futbollistët.
Si për koicidencë, kjo
masë e vënë nga presidenti
Valter Fushaj, ka ardhur në
ditën e prezantimit të
“Dedës”, teksa Vllaznia
vinte pas humbjes 4-0 me
Teutën. Ndoshta nuk duhet
të ishin lënë në një ditë të
tillë këto dy “sihariqe”, por
gjithsesi, ajo që vlen për t’u
theksuar, është se situata
në këtë moment nuk është e
mirë për trajnerin e ri. Pakënaqësia
e kuqebluve është
shprehur hapur, teksa
presidenca shkodrane këtë
herë ka ndërhyrë te
lojtarët, ndryshe nga dështimet
e kaluara, ku është
treguar tolerante. Kur u
veprua kështu, u dhanë
fryte pozitive, pasi Vllaznia
iu rikthye fitoreve.
Nuk duhet harruar humbja
me Besën, që u kalua me
shumë finesë nga ana e
drejtuesve, që më pas vijoji
me 8 rezultate pozitive
ADMIR URUÇI
radhazi. Mesa duket, këtë
herë kreu i shkodranëve ka
qenë shumë i bindur për të
ndërhyrë në ekip, por që indirekt
i ka krijuar jo pak
probleme trajnerit Haxhiomanoviç.
Morali
Duke qartë që para
ndeshjes me Bylisin, që do
të luhet nesër në “Loro
Boriçi”, morali i ekipit është
i ulët. Do t’i duhet pikërisht,
kreut të pankinës, që të
stabilizojë gjërat, në të gjitha
aspektet, në mënyrë që të
përgatitë një ekip që të arrijë
fitoren. “Rritja e skuadrës
nga ana psikologjike”. Është
ky objektivi i malazezit, që
është parë shumë i angazhuar
në seancat stërvitore.
Pas zhgënjimit me
Teutën, “Deda” po punon
jo vetëm për të përgatitur sa
më mirë skuadrën, por i duhet
që t’i bëjë kuqeblutë me
mendje të plotë te kjo sfidë e
rëndësishme, duke harruar
gjobat. Është fakt që nga
këto të fundit janë krijuar pakënaqësi
në ekip, ndërkohë
që e çuditshme ishte se atyre
u shpëtuan tre lojtarë të joshkodranë:
Bashiç, Boadu dhe
Nallbani. Megjithatë, përveç
këtyre problemeve dhe situatës
jo në favor të tij, malazezi
është i bindur se do të bëhet
më e mira të shtunën. “I njoh
mirë këto situata dhe do të
vë gjithçka në dispozicion,
në mënyrë që Vllaznia të
ecë”, ka thënë trajneri i
emëruar të martën. Ambiciet
e tij personale janë që t’i
rikthehet trofeut me Vllazninë,
teksa jo më kot presidenti
Fushaj e zgjodhi në këtë
post. Edhe tifozët shkodranë
janë shumë optimistë
që dora e “Dedës” do të ndihet
në ekip dhe në fund të
gjithë do të dalin të kënaqur
nga kuqeblutë.