Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Sun, 02 Aug 2009 , 20:27

Admin wrote:Rajovic duket i mire edhe se asht i ri.
Kete vit asht federu me Buducnostin per me lujt ne Europa League, por nuk asht thirr ne 18 as ne ndeshjen e pare e as ne te dyten.

Ishalla del i hajrit...
po ca mutin me dal i hajrit ma vlla
se u kenaqme tu i ba qejfin vedit kot
a pa thu vet as ne 18-she ska ken
a duhen komente ma
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Sun, 02 Aug 2009 , 21:17

vllaznia1919 wrote:http://www.transfermarkt.de/de/spieler/ ... rofil.html
Blemja e re e Vllaznise.

:D :D :D :D

Flm v1919 per Infot, ky keka lojtar hata krejt, patjeter qe vitin tjeter me te nuk do ta diskutojme hymjen ne grupin e fazave te Champions Liges

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Sun, 02 Aug 2009 , 22:37

Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Mon, 03 Aug 2009 , 01:08

21 Matej Mlakar 1979

Matej Mlakar atë duke luajtur futboll filloi në Idrija e tij amtare. Disa vjet më parë, ajo lëvizi në ajdovsko bregdet, ku ai ishte i llojit të sezonit një nga lojtarët kryesorë. K Hitu Gorica erdhi në janar 2009.

Kontrata e obligon atë në Novogori?ani sezoni 2 dhe gjysmë.
Game site: Federale aktor
Nacionaliteti: Slloveni
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:07

hajt ishalla po na rregullohet ekipi.

a dihet gjka kur mbaRON MERKATOJA?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 03 Aug 2009 , 14:15

Mirë Popoviçi, nuk lënë mbresa Tomiç dhe Demaj

Në stërvitjen e ekipit shkodran të ditëve të fundit kanë qenë edhe disa futbollistë, të cilët kanë ardhur për provë. Nga të dhënat e para që dalin nga kampi shkodran, merret vesh se përshtypjet për sulmuesin serb Popoviç duken të mira. Elementet bazë të një futbollisti cilësor janë të dukshëm tek ai. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin malazez, Tomiç. Ashtu si dhe shqiptari i ardhur nga Italia, Demaj, ai nuk ka lënë asnjë gjurmë në prezantimin e para te Vllaznia. Pak më ndryshe qëndron problemi i portierit Tomaniç, të cilin specialistët përkatës janë duke e studiuar me shumë kujdes. Dhe për këtë arsye, përgjigjja përfundimtare për të pritet të dalë pas disa ditësh.

s.shqiptar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Mon, 03 Aug 2009 , 20:07

KU E KAM MAN IN REDBLUNE SE NA E BANEN VLLAZNINE SERBI MAL I ZI KROACI
PER KE DONA ME TIFOZLLEK KUKU PER NE
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:20

Shtubina kërkon një ekip evropian
Mesfushori: Nuk e di me saktësi se ku do të shkoj. Përveç dëmtimit, kjo më bezdis
Vllaznia/ Talenti pret me ankth kalimin në një kampionat të huaj. Turqia, një mundësi

Sezoni 2008-2009 ish
te i gjithi i tij. Jo vetëm
sepse shkëlqeu gjatë
gjithë kampionatit, por vazhdoi
ta bënte këtë edhe në
ndeshjet e Ligës së Evropës.
Mesfushori i talentuar shkodran,
Ndriçim Shtubina, tashmë
jeton me ëndrrën e kalimit
te një skuadër e huaj. Flitet
shumë për të, por deri më tani
nuk ka ndonjë gjë konkrete.
Turqia shikohet si pista më e
mundshme për të vazhduar
karrierën, por edhe për këtë
duhet pritur. 22-vjeçari ndihet
i bezdisur nga fakti që ende
nuk është zgjidhur çështja e
tij. Megjithatë, Shtubinës i duhet
të durojë, edhe pse ka qenë
i pari në listën e lojtarëve që
kishte planifikuar klubi shkodran,
për t’i shitur. Kjo do të
rrisë të ardhurat e klubit dhe
natyrisht do të ndihmojë
lojtarët. “Nuk kam ende asnjë
dijeni se te cila skuadër do të
kaloj. Natyrisht që është folur
për një opsion që më çonte në
Turqi. Ajo që di të them, është
se menaxheri im dhe i klubit
po punon në këtë drejtim. Në
këtë moment nuk mund të
them me saktësi se cili do të
jetë klubi turk, ku unë do të
bëj pjesë. Dëshira është që të
vazhdoj karrierën time jashtë
vendit. Sidoqoftë, mund të
them se edhe te Vllaznia ndihem
mirë dhe nëse nuk arrihet
kjo, do ta vazhdoj të jap
kontributin tim me skuadrën
e zemrës”, ka thënë fillimisht
Shtubina për “Panorama
Sport”.
Refuzimi
Në një kohë që dëshiron të
luajë me një ekip të huaj, duhet
thënë se talenti shkodran
ka qenë gjithashtu në fokusin
të ekipeve elitare të Superiores.
Madje, nga drejtues të
klubit të Flamurtarit kanë
qarkulluar zëra për një afrim
të mundshëm të Shtubinës
tek ekipi kuqezi. Gjithsesi, një
gjë e tillë është hedhur poshtë
nga vetë i riu, i cili dëshirën
e tij e ka të lidhur me klubin
shkodran. “Unë kam një
kontratë me klubin e Vllaznisë
dhe çdo lëvizje e imja
është e lidhur edhe me përfitimet
e klubit. Të jem i sinqertë,
nuk kam pasur asnjë
kontakt me asnjë prej drejtuesve
të klubeve të Superiores.
Nëse unë do të lëvizë,
gjithnjë do të jetë jashtë Shqipërisë”,
sqaron mesfushori,
i cili realizoi një gol të bukurnë ndeshjen e kthimit kundër
irlandezëve të Sligo Roversit.
Dëmtimi
Ka qenë shumë i pafat në
këtë fillim përgatitjesh për sezonin
e ri. Lojtarit jo çdo gjë i
ka shkuar siç duhet, pasi është
dëmtuar, madje në një moment
gëzimi. Shtubina është
dëmtuar pikërisht në çastet e
gëzimit të golit kundër Sligos,
kur dhe është përplasur me
tabelat e reklamave, por gjithashtu
ka marrë një goditje në
fund të takimit nga kapiteni i
Sligos. Ky dëmtim i ka kushtuar
jo pak, teksa ende nuk
është riaftësuar. “Tani jam disi
më mirë, pavarësisht se përsëri
ndiej shumë shqetësime në
këmbë. Po punoj shumë, në
mënyrë që gjithçka të kalojë
shpejt. Nuk ndihem mirëkështu dhe më shqetëson fakti
që jam jashtë punës së
përditshme me shokët e ekipit.
Megjithatë, besoj se kjo
gjendje do të jetë edhe për pak
ditë”, thotë ai.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:25

ishalla nuk po na IKE

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:38

Vllaznia, krizë në merkato? Tani ka mbipopullim!




4 Gusht Pas përfundimit të angazhimit në Ligën Europiane, për momentin u krijua një përshtypje se Vllaznia nuk do të kishte lojtarë për të plotësuar 18-tëshen. Kjo pasi, informacionet për largime në masë të kuqebluve nga skuadra e tyre vinte thuajse çdo ditë. Në “top listë” ishte Beqiri, që në fakt “divorci” me të u konfirmuar zyrtarisht edhe nga drejtuesit e klubit Vllaznia, dhe pas tij, krejt të gatshëm për të lënë qytetin verior të Shkodrës ishin edhe kosovari Nallbani dhe zbulimi më i fundit i kuqebluve, Ndriçim Shtubina. Krejt i gatshëm, madje me “biletë të prerë” në xhep ishte edhe i riu Bekim Balaj, i cili ishte projektuar për kampionatin turk. Ndërkohë, problemet e prodhuara nga kartonët e kuq të portjerit Grima dhe sulmuesit Sinani, në ballafaqimet europiane që për momentin krijuan një gjendje të “ngrirë” mes tyre me dhe drejtuesve të klubit, gati sa i hapën rrugë një largimi edhe të tyre nga Vllaznia. E të gjitha së bashku, çuan në atë konkluzion pesimist për një pjesë të madhe të opinionit sportive shkodran në lidhje me të ardhmen e Vllaznisë. Por, gjërat morën një drejtim krejt tjetër, aq sa në punë ditësh, nga një problem shqetësues për plotësimin e skuiadrës me titullarë, në dispozicion të teknikut Lika u vu një numër i madh futbollistësh, mbipopullimi i të cilëve ndoshta ka filluar t’i japë një “dhimbje koke” stafit se si do t’i vendosë në fushë këto lojtarë. Dhe, një gjë e tillë erdhi ngaqë presidenti bëri realitet sjelljen në Shkodër të një numri të madh titullarësh, nga brenda dhe sidomos nga jashtë vendit, duke filluar nga tiranasi Enkel Alikaj, serbët Millosh Tomanic dhe Dushan Popuvic, malazezët Blazho Rajoviç e Zhelko Tomiç, si dhe shkodrani që ka luajtuar në futbollin amator Italian, Andi Demaj. Përpos këtyre u prenotua edhe dyshja Ramadani-Pisha, apo edhe ndonjë tjetër nga kampionati shqiptar dhe jashtë tij. E ndërkohë që ardhjet bëheshin prezent ditë pas dite në kampin kuqeblu, nga ana tjetër, lëvizjet e përfolura nga skuadra shkodrane nuk u bënë asnjëra prej tyre realitet. Më i deklaruari dhe i garantuari për largim, mbrojtësi i qendrës Elvin Beqiri, pas një “aventure” disa ditore rikthehet sërishmi në “fole”, dyshja Nallbani-Shtubina nuk ndiehet fare për atë që ishte përfolur, Bala po kështu, ndërkohë që dyshja Grima-Sinani, pasi i kanë rregulluar “kokë më kokë” problemet me presidentin Fushaj, janë present në stervitje sikur të mos kish ndodhur asgjë mes tyre, madje edhe duke bërë “shoë” përpara gazetarëve që kanë trajtuar temën e tyre. E gjitha kjo, do të thotë që Vllaznia është “top” në lidhje me kontigjentin e futbollistëve që i nevojitet për të përballuar sezonin e ri futbollistik, madje duke shkuar deri në atë “luks” sa të largojë edhe kroatin Marco Bashic, një ndër më të mirët e sezonit të kaluar futbollisitk në radhët e kuqebluve, dhe përpos këtij, t’i “mbyllë derën” edhe Zekeria Ramadanit, i planifikuar edhe ky për të qënë pjesë e Vllaznisë për këtë sezon futbollistik. Kështu që, me ardhjen e shumë futbollistëve cilësorë, dhe në të njëjtën kohë me mos largimin e asnjërit prej të lakuarve, ajo që fitonm në këtë mes është Vllaznia. Dhe, kjo është parë qartë në tre ditët stervitore të periudhës së rifillimit pas pushimit një javor që u bë në mbyllje të angazhimit të Ligës Europianë. Ndonëse, “beteja” në fushën e lojës akoma nuk ka filluar, edhe pse deri tani ka pasur më tepër në program ushtrime të përgjithshme, syrit të specialistëve të futbollit shkodran nuk i ka shpëtuar situate e rivalitetit të madhë që është krijuar në skuadër. Dhe, kjo sipas tyre, edhe pse për momentin për teknikun Hasan Lika do të ketë jo pak “dhimbje koke” për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në fushën e lojës, një situatë e tillë nga specialistët konsiderohet tërësisht në dobi të skuadrës. Sipas tyre, rivaliteti që do të shprehin futbollistët në fushën stervitore për të fituar një vend në formacionin shkodran do të jetë plotësisht në interes të futbollit shkodran për të pasur një Vllazni potente për periudhën në vazhdim. Ajo që të bën të besosh për një gjë të tillë është fakti se kjo merkato verore e kuqebluve është ndoshta më e mira e viteve të fundit. Kjo, pasi falë një përkujdesje në përzgjedhjen e elementit, si maturisë së veprimeve me menaxherët ka bërë që në Shkodër të mbërrijnë elementë që me sa duket nuk do të kthehen mbrapsht ashtu siç ka ndodhur jo pak herë në sezonet e mëparshme. Madje, pjesë e kësaj ishte edhe shembulli më i freskët, kur një gjë e tillë ndodhi edhe me dy brazilianët, që edhe pse qëndruan rreth një muaj në Shkodër u përcollën andej nga kishin ardhur si të panevojshëm për skuadrën. Kësisoj, duke parë emrat dhe nivelin e atyre që kanë ardhur, si dhe të atyre që janë aktualisht pjesë e Vllaznisë, specialistët parashikojnë një garë dhe rivalitet të fortë që nga porta, pasi, gjithnjë nga sa thuhet nga specialistët, si dhe nga burime brenda kampit kuqeblu, serbi Millosh Tomaniç është pretendent serioz për veteranin Grima. Po kështu, rivaliteti më pas vijon në repartin e mbrojtjes, ku sidomos me rikthimin e Beqirit, lufta bëhet edhe më e ashpër, kur në garë përpos të tjerëve është edhe mazezi Blazho Rajoviç, vlerat e të cilit duken qartë kur për të nuk ka pasur fare nevojë për provë, sespe firma zyrtare në kontratë me klubin Vllaznia është bërë përpara se të përfshihej në stërvitjen e teknikut Lika. E për të vijuar më pas, rivaliteti është i pranishëm edhe në repartin e mesfushës dhe sulmit, ku për këto vende, krahas titullarëve të mëparshëm tek Vllaznia, si dhe të rinjëve që janë padiskutim në kërkim serioz të një vendi në formacion, kanë ardhur edhe forca të reja nga Mali i Zi dhe Serbia, por edhe nga futbolli italian me shkodranin e përfaqësues Shpresa, Andi Demaj. Të gjitha këto të bëjnë të besosh se dittë në vazhdim do të jenë një luftë e vertetë në mes konkurentëve për të marrë “OK” e Likës në këmbim të një vendi në formacion.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:48

lajmi ma i bukur qe kam ndigju deri tash.

hajt ishalla nuk na ik kuh kete vit .

fushaj duhet ti beje kontrata 1 vjecare secilit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:49

:psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg:



DONA KAMPIONATIN

Clirim
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Mon, 08 Dec 2008 , 15:35
Location: Rimini,itali

Re: Merkato

Post by Clirim » Tue, 04 Aug 2009 , 12:28

andi demja nuk esht lojtar futbollit professional
po esht thjesht nje amator te kategoriat e funit italiane
ku mud te luajnte te gjith
dhe te vllaznia esht hera 2-te qe provohet pa sukses

Rajovic eshte lojtar i mir
me ne fund nje lojtar cilesor i huaj
alikaj esht ne me te mirt ne shqiperi per organizator
kto 2 serbet duken te mire
se kemi nevoj per nje portier
dhe nje sulmues
sepse portiera nuk kena
sulmusa kena vetem viorin edhe bala asht i ri

ishalla nu ik shtubina e nallbani
se na fiken kret

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 04 Aug 2009 , 14:14

Dinamo, gati “rokada” Pisha-Beqiri!

Duket se drejtuesit dinamovitë mund ta lënë të lirë Arian Pishën për t’iu bashkuar Vllaznisë

Populli thotë se aty ku ka zë nuk është pa gjë. Ndaj dhe historia e përfolur gjatë ditëve të fundit në mediat e shkruara dhe pamore për një ofertë të stafit shkodran ndaj kapitenit të Dinamos, Arian Pisha, duken të vërteta. Futbollisti në fjalë nuk ka firmosur ende me skuadrën e Dinamos, çka do të thotë se “kartat” janë të hapura në tavolinë dhe lojtari edhe mund të lëvizë në momentet e fundit nga kampi dinamovit.

Për ta forcuar këtë ide mendojnë edhe burime të sigurta pranë presidencës blu, të cilat pohojnë se kapiteni i Dinamos mund të lihet i lirë për t’iu bashkuar skuadrës së Vllaznisë. Vatja e skuadrës kuqeblu drejt Mavrovës është një tjetër fakt më nxitës, që konfirmon firmën e Pishës te skuadra e Vllaznisë.

Ndërkohë, presidenca dinamovite, pasi ka lënë të lirë mesfushorin Artion Poçi, një nga lojtarët më të mirë të Dinamos në këtë vitet e fundit, duket se nuk heziton të bëjë një tjetër lëvizje që mbase më vonë mund të këtë një shije “të hidhur” për ta. Gjithsesi, afrimi i shumë lojtarëve të tjerë në qendër të mbrojtjes, por edhe konfirmimi edhe pse nën zë i drejtuesve blu, janë “shkëndija” të një largimi të mundshëm të Pishës drejt skuadrës së Vllaznisë.

Në qendër të mbrojtjes Dinamo ka disa lojtarë cilësorë, por kurrsesi me eksperiencën e Pishës, si Malota, Malakarne, E.Xhafa dhe të tjerë. Por tratativa duket se nuk do të mbyllet këtu. “Asi nën mëngë” i dinamovitëve është mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri, i cili pasi nuk ka rënë dakord me skuadrën franceze Boulunge, tashmë mund të bëjë një “rokadë” me Pishën te Dinamo, por në valle për të duket se janë dhe 24 herë kampionët e Tiranës.

Gjërat do të zbardhen vetëm gjatë ditëve në vazhdim, por sipas gjasave, duke parë insistimin e presidentin Valter Fushaj, për ta pasur në shërbimet e skuadrës së tij Arian Pishën, por edhe burimet konfidenciale të drejtuesve blu, që pohojnë se mund të lihet i lirë, me shumë mundësi Pisha në miqësoren që mund të luhet në Mavrovë ndaj Vllaznisë, mund ta ndërrojë fanellën blu me atë kuqeblu të shkodranëve.

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 04 Aug 2009 , 14:18

nuk e kuptoj
pisha asht lojtar i lire kurse beqiri asht nen kontrate me vllaznine. nqs nji ekip don beqirin duhet me i pagu vllaznise shumen qi i kerkon, kurse nqs nji ekip don pishen e merr pa pyte dinamon. pra nqs pisha e vllaznia kan ra dakort nuk asht nevoja me i dhane as lek as lojtar dinamos se pishes i ka maru kontrata me te. pse u dashka me i dhane beqirin pra?

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Tue, 04 Aug 2009 , 14:53

Skodrinon wrote:nuk e kuptoj
pisha asht lojtar i lire kurse beqiri asht nen kontrate me vllaznine. nqs nji ekip don beqirin duhet me i pagu vllaznise shumen qi i kerkon, kurse nqs nji ekip don pishen e merr pa pyte dinamon. pra nqs pisha e vllaznia kan ra dakort nuk asht nevoja me i dhane as lek as lojtar dinamos se pishes i ka maru kontrata me te. pse u dashka me i dhane beqirin pra?
e ma naq hala si ke kuptu lojnat e tyre a
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 04 Aug 2009 , 17:06

Edmond-Cela wrote:
Skodrinon wrote:nuk e kuptoj
pisha asht lojtar i lire kurse beqiri asht nen kontrate me vllaznine. nqs nji ekip don beqirin duhet me i pagu vllaznise shumen qi i kerkon, kurse nqs nji ekip don pishen e merr pa pyte dinamon. pra nqs pisha e vllaznia kan ra dakort nuk asht nevoja me i dhane as lek as lojtar dinamos se pishes i ka maru kontrata me te. pse u dashka me i dhane beqirin pra?
e ma naq hala si ke kuptu lojnat e tyre a
nuk ka logjike. duhet me kene t'marre na me pranu

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 04 Aug 2009 , 17:08

Vllaznia gjen “partnerin” e Sinanit
Sulmuesi serb, Dushan Popoviç, ka bindur trajnerin Hasan Lika. Gati kontrata për të
Formë të mirë ka shfaqur gjatë stërvitjeve të fundit edhe mbrojtësi Bllazho Rajoviç


Vllaznia gjen “part nerin” e Vioresin Sinanit në sulm. Të paktën nga burime të sigurta pranë klubit kuqeblu, mësohet se shanset më të mëdha për të vazhduar nga lojtarët që janë në provë, i ka sulmuesi serb, Dushan Popoviç. Ai ka treguar një formë të mirë, duke bindur kështu edhe stafin teknik, me në krye Hasan Likën. Popoviç ka qenë pjesë e Nadricas në Bosnje, Admira Vakerit në Austri, Napredakut në Ukrainë dhe së fundmi, ka mbërritur në Shkodër nga Rubek i Rumanisë. Malazezi shikohet si një alternativë e mirë përkrah kapitenit të kuqebluve në vijën e parë, por gjithsesi ende nuk është ndarë asnjë gjë me “thikë”. Pranë ekipit pritet të mbërrijë edhe një lojtar afrikan, i cili ndoshta është konkurrenti më i fortë i Popoviçit, për një vend në krah të Sinanit.

Prurjet

Brenda pak ditësh në Shkodër kanë mbërritur një numër i konsiderueshëm të huajsh, nga Mali i Zi dhe Serbia, por që vetëm njëri prej tyre e ka 100% të sigurt se do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri. Ai është pikërisht malazezi 23-vjeçar, Bllazho Rajoviç. Qendërmbrojtësi i ka bindur shkodranët që në momentet e para, kur ata e kanë parë të luajë me Buduçnostin e Podgoricës. Po ashtu edhe afrimi i një mesfushori të talentuar, si Enkel Alikaj është konsideruar si shumë me vlera për nevojat e kuqebluve.

Dilemat

Ekipi shkodran në këtë periudhë është mes shumë pikëpyetjesh, teksa ka disa lojtarë që pritet të vijnë, e po aq që do të largohen. Pranë kuqebluve ka disa emra që nuk dihet nëse do të vazhdojnë apo jo rrugën me kuqeblutë. Tri dyshimet më të mëdha dhe shumë të rëndësishme për të vazhduar me këtë ekip, të paktën edhe një sezon, janë mbrojtësi Elvin Beqiri dhe dy mesfushorët Ilir Nallbani e Ndriçim Shtubina. Të tre lojtarët janë në kontratë me ekipin kuqeblu, por të kërkuar për të lëvizur në drejtim të ekipeve turke. Ndërsa një tjetër pikëpyetje nga ana drejtuesve të klubit është nëse do të bëjnë të mundur mbajtjen e portierit Millosh Tomaniç. Deri tani asnjë prej nuk mund të thotë ndonjë gjë saktësisht, nëse Tomaniç do të vazhdojë provën e tij me ekipin kuqeblu.

Sllavët

Bllazho Rajoviç nuk është i vetmi i huaj që ka mbërritur në këtë periudhë të shkurtër pranë Vllaznisë. Përveç tij, kuqebluve u janë bashkuar dy lojtarë serbë, si portieri Millosh Tomaniç dhe sulmuesi Dushan Popoviç. Së bashku me ta ka ardhur edhe një shkodran, i cili ndodhet në Itali, Andi Demja, që ka luajtur me ekipin e Rikone Mirano. Një tjetër sulmues nga Mali i zi, si Zheljko Tomiç, ka filluar stërvitjen me shkodranët, por nuk mund të thuhet se do të jetë pjesë e Vllaznisë.

Nuk bindën

Deri më tani asnjë prej drejtuesve të klubit shkodran nuk ka deklaruar zyrtarisht se cili lojtar do të qëndrojë dhe cili do të ikë. Megjithatë, nga ajo që shikohet dhe mësohet pranë klubit kuqeblu, malazezi Zheljko Tomiç dhe shkodrani që vjen nga Italia, Andi Demja, nuk kanë bindur me paraqitjen e tyre për t’u përfshirë në listën e lojtarëve, të cilët mund t’i bëjnë punë Vllaznisë në sezonin e ri. Madje, me shumë gjasa të dy lojtarët nuk do të udhëtojnë të mërkurën drejt Mavrovës, me pjesën tjetër të ekipit, që do të kryejë minifazën përgatitore për 12 ditë.

panorama

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Tue, 04 Aug 2009 , 19:43

Skodrinon wrote:nuk e kuptoj
pisha asht lojtar i lire kurse beqiri asht nen kontrate me vllaznine. nqs nji ekip don beqirin duhet me i pagu vllaznise shumen qi i kerkon, kurse nqs nji ekip don pishen e merr pa pyte dinamon. pra nqs pisha e vllaznia kan ra dakort nuk asht nevoja me i dhane as lek as lojtar dinamos se pishes i ka maru kontrata me te. pse u dashka me i dhane beqirin pra?
e mar vllai jem edhe une skam kuptu shume gjana po ne viene meswova shume
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Aug 2009 , 20:48

GOLDIAN wrote:KU E KAM MAN IN REDBLUNE SE NA E BANEN VLLAZNINE SERBI MAL I ZI KROACI
PER KE DONA ME TIFOZLLEK KUKU PER NE

Tkam thane se per kyt vit, per mu ka vec: PARA LACI

Post Reply