Page 12 of 160

Posted: Mon, 19 Jun 2006 , 02:24
by Admin
Teli nuk ka firmos hala per tiranen dhe kete e ka deklaru edhe para disa diteve , ne nje interviste qe i ka ba gazetari Gjergj Kola.Por nuk perjashtohet mundsia qe Teli te firmos me Tiranen ne ditet e ardhshme :(
Qe edhe lajmi i plote:

Një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë pikërisht mbrojtësi Admir Teli ka mohuar lajmin e publikuar në një nga mediat sportive sipas së cilës ai ka firmosur për ekipin e Tiranës. sipas vetë atij, kjo nuk është aspak e vërtetë, megjithatë lojtari nuk e ka mohuar faktin se është në bisedime me drejtuesit bardheblu ashtu siç ka biseduar më parë edhe me drejtuesit e Partizanit dhe Dinamos. “Në të vërtetë u habita nga ajo që lexova në gazetë pasi unë nuk kam firmosur ende me asnjë ekip. Ajo që dua të saktësoj unë është se vërtet kam biseduar me drejtuesit e Tiranës por ende nuk kemi mbyllur asgjë sa i takon firmosjes së kontratës. Përderisa ende nuk kemi rënë dakord ta bëjmë këtë gjë atëherë nuk ka pse të konsiderohet e kryer një punë e tillë. Unë kam biseduar edhe me drejtuesit e Partizanit ashtu siç kam marrë ofertë edhe nga Dinamo. Po të ishte kështu atëherë do thoshim që kam firmosur me të tre këta ekipe”-ka saktësuar numri 4 i kuqebluve.
Por duke parë “eksodin” që ka filluar për futbollistët e Vllaznisë, me cilin ekip do ta shohim të veshur Admir Telin sezonin tjetër? vetë protagonisti i kësaj çështje nuk e mohon faktin që dëshiron të vishet bardheblu. “duke qenë se tek Vllaznia gjërat nuk po duken në rregull, po kërkojmë ekipe të tjera. Unë personalisht mes tre ekipeve të kryeqytetit që më kërkojnë, parapëlqej Tiranën sepse është një skuadër më e kompletuar aq më tepër që aty do gjej edhe dy shkodranë të tjerë. Megjithatë këto ditë do të shkoj edhe njëherë tjetër në Tiranë për të biseduar me drejtuesit bardheblu e më pas do merret vesh çdo gjë nëse do firmos apo jo për këtë skuadër”-ka thënë në fund Teli.
Gjergj KOLA

Posted: Mon, 19 Jun 2006 , 12:55
by vllaznia1919
Po por ne rast se nuk zgjidhet problemi te Vllaznia kan me ike te tane jo vetem Teli.

Posted: Mon, 19 Jun 2006 , 12:57
by vllaznia1919
Futbollistet, pozicioni i papercaktuar

Nderkohe, ne nje tension te vertete vazhdojne te gjenden edhe vete futbollistet shkodrane, sidomos ajo pjese e titullareve, e cila cdo dite eshte nen kercenimin e nje largimi te mundshem. Tashme, ofertat ndaj tyre jane bere publike. Skuadrat e "katit te siperm" te tabeles se klasifikimit, por edhe te tjera qe jane ne formim e siper, me kerkesa per ngritjen e ekipeve potente, jane ne pritje te zyrtarizimit te firmave me titullaret kuqeblu. Megjithate, edhe pse nje pjese e mire e tyre kane hedhur hapa konkrete ne kete drejtim, perseri e presin nje sinjal nga skuadra e tyre e zemres. Sipas informacioneve qe kemi, nese situata tek Vllaznia normalizohet, atehere edhe per ta do te ishte shume me mire per te qendruar ne Shkoder dhe per te luajtur per ngjyrat kuqeblu. Por, edhe kjo pritje e ka nje kufi. Nese do te vonohet, atehere emrat e tyre nuk eshte cudi qe t'i shohim perbri ekipeve te tjera te kampionatit shqiptar, apo, per ndonje emer te vecante, ndoshta edhe jashte Shqiperie. Pas kapitenit Sinani, i dyti qe eshte krejt gati per t'u larguar nga Vllaznia eshte edhe shtatlarti i mbrojtjes shkodrane, Admir Teli, i cili, per sa jemi informuar direkt prej tij, duhet thene se deri tani ka zhvilluar dy takime me drejtuesit e Tiranes. Takimi i fundit eshte realizuar me donatoret tiranas ne pasditen e se shtunes, ne prani edhe te shokut te tij te femijerise, Hamdi Salihi, qe duket se po kerkon te beje rolin e "ndermjetesit" edhe per Admir Telin, sikurse veproi dhe per Sinanin. Gjithnje ne lidhje me largimin e Telit, aq sa mund te konkretizohet ne nje takim te trete, qe mund te realizohet sot ne Tirane me donatoret bardheblu, edhe mund te shtyhet ndoshta edhe per ndonje dite tjeter, e cila, gjithsesi mund te jete ne favor te kuqebluve. Organizimi dhe dalja nga kriza e Vllaznise mund te jete e shpejte ne kohe, per t'i dhene mundesi, jo vetem Telit, por edhe titullareve te tjere kuqeblu per te mos nderruar fanellen.

GASPER MARKU

Posted: Tue, 20 Jun 2006 , 13:09
by vllaznia1919
Me duket se tesh po na duhet me lujt me lojtar te ri edhe me nej pleh qe vjen prej jashte me hanger nji cope buk ne Shqipni.

Posted: Tue, 20 Jun 2006 , 13:11
by vllaznia1919
Ishalla asht e vertet qe Haxhi pret jo ma shum se deri te merkurren keshtu qe te fillojne merkata e lojtarve nga cilado presidence qe te jete.

Posted: Fri, 23 Jun 2006 , 13:32
by vllaznia1919
Me merkaton e Flamurtarit më i angazhuari është drejtori teknik i ekipit, Përparim Lushaj, i cili gjithsesi nuk ka dashur t'i bëjë publikë emrat e lojtarëve që janë në planet e Flamurtarit. Por Lushaj ka konfirmuar se lojtari kongolez Riçard Bokatola ka nënshkruar përfundimisht për Flamurtarin dhe shumë shpejt do të nisë seancat stërvitore në Vlorë. Bokatola për momentin është duke u stërvitur me Partizanin, por nga sa bëhet e ditur ai do të aktivizohet vetëm për Kupën Intertoto. Pas largimit të disa futbollistëve të huaj, të cilët u provuan për pak kohë tek ekipi vlonjat, ku asnjëri nuk arriti t'i bindte drejtuesit vlonjatë, Lushaj thekson se gjithsesi merkatoja e huaj nuk do të lihet pas dore, ku shumë shpejt në ditët e ardhshme në Vlorë do të mbërrijnë të tjerë lojtarë.

Posted: Thu, 29 Jun 2006 , 13:17
by vllaznia1919
Kuqeblute, “grepat” Dabulles

Sipas informacioneve me te fundit, titullari bardheblu eshte ne planet e shkodraneve per sezonin e ardhshem, nderkohe qe ate mendohet ta shoqeroje edhe ndonje tjeter lojtar i formacionit tiranas.


Premtimi qe dha presidenti i ri shkodran, Valter Fushaj, per te formuar nje skuader pretendente, duket se ka filluar te marre udhe. Deri tani jane bere disa hapa, kur Fushaj ka arritur te marre kontakt me pjesen me te madhe te lojtareve, qe pretendohet se do te jene pjese e Vllaznise per sezonin e ardhshem futbollistik. Por, ajo qe ben pershtypje eshte fakti se presidenti shkodran ka nise te dale jashte “kornizes shkodrane”. Dhe, hapi i pare, mesa eshte mare nje informacion jozyrtar, eshte hedhur te skuadra bardheblu, ku pervec shkodraneve ditet e fundit puna ka avancuar edhe ne drejtim te Rezart Dabulles, futbollist i konsideruar si i vlefshem per formacionin kuqeblu. Gjithnje sipas informacioneve jozyrtare qe kemi arritur te marrim, futbollisti ne fjale ka shprehur simpatine e tij per Vllaznine, madje, duke theksuar se nje bashkim te tijin me Vllaznine e ka patur ne projekt jo shume larg, kur atij i jane bere ofertat perkatese. Mundesia e veshjes kuqeblu te Rezart Dabulles shtohet edhe me shume, kur mesohet se ai, ndryshe nga ndonje tjeter, e ka me te lehte shkeputjen nga Tirana, kjo ngaqe ai thuhet se nuk ka firmosur akoma me bardheblute per sezonin e ri futbollistik. Dalja ne skene e emrit te Dabulles, i cili njihet mjaft mire per vlerat e tij si futbollist, ka krijuar nje klime shume te ngrohte ne kampin kuqeblu. Kesisoj, edhe titullaret e tjere, kur mesojne se prane Vllaznise po afrohen lojtare me peshe, jane me te kenaqur ne zgjedhjen qe ata kane vendosur te bejne, per te qene ne sherbim te Vllaznise per sezonin e ardhshem. Ndonese vete presidenti Fushaj akoma nuk ka marre “guximin” per t’u shprehur publikisht per kete levizje te tij, nga burime te aferta te tij mesohet se punet jane duke i ecur mjaft mire.

Mbrojtesi, “magnet” edhe per te tjeret

Burimet theksojne qe, nese lushnjari bardheblu do te arrije ta beje kete hap perpara per t’u veshur kuqeblu, atehere, atij pritet t’i bashkohet edhe ndonje emer tjeter i po kesaj kategorie, cka do t’ia shtonte edhe me teper vlerat skuadres shkodrane. Pas kesaj faze sensibilizuese dhe informuese, qe Fushaj ka bere dhe vazhdon te beje me lojtaret kandidate per te luajtur me Vllaznine, shume shpejt do te kalohet nga teoria ne praktike. Dhe, gjithnje per aq sa thuhet e duke i marre te mireqena, “teoria” me “praktiken” ne kete rast nuk kane shume ndryshime, as ne “permbajtje” dhe as ne “forme”, sepse ofertat (teoria) e bera ne adrese te futbollisteve kane qene joshese dhe ne monentin me te pershtatshem firmat (praktika) jane gati te hidhen nga ana e futbollisteve. Gjithnje ne kete kendveshtrim, bazuar edhe opinionin e gjere sportiv, por me se shumti nga ato qe dalin nga goja e specialisteve te futbollit, qe ne Shkoder nuk jane te pakte, veprimet duhen bere sa me shpejt, ne menyre qe skuadra te filloje te marre portretin e saj. Sa me shpejt te behet nje gje e tille, ketu kemi parasysh aktin zyrtar te nenshkrimit te kontratave individuale, aq me te lehte do ta kene edhe drejtuesit e klubit per te vijuar hedhjen e hapave te tjere ne sherbim te skuadres. Sidoqofte, edhe pse akoma nuk eshte shenuar asgje konkrete, ose, sikurse thuhet, zyrtare, kur gjasat jane te gjitha per t’u bere nje gje e tille, nje gje eshte e vertete dhe e pamohueshme: presidenti Fushaj duket se e ka marre shume seriozisht ndertimin e Vllaznise. E rendesishme eshte se ne veprimet e tij duket entuziazmi per te bere realitet ato, cfare ai ka premtuar perpara opinionit sportdashes shkodran. Dhe, ne krahun tjeter, edhe vete masa sportdashese po i mirepret levizjet e presidentit te ri, duke shprehur besimin se te tilla do te jene ato edhe ne periudhen ne vazhdim, deri ne konturimin e skuadres dhe nisjen e pergatitjeve te saj.

Posted: Thu, 29 Jun 2006 , 20:27
by futbollist
Kjo kishte kene shume gja e mire nese Dabulla do vite me Vllaznine po sa me na ardhe me u sjell si puna e Patushit tane pordhe a thu se kush asht ma mire mos te vijne hic.Kshu qe po erdhi duhet me ardhe is lojtar i disiplinum e me ndihmu skuadren edhe ne raste te veshtira e jo me ike fille.

Posted: Fri, 30 Jun 2006 , 13:16
by vllaznia1919
Ba me kene persmarit presidenca nuk i lejon lojtart me ba pordha si Patushi apo Ndreka.

Posted: Sat, 01 Jul 2006 , 12:47
by vllaznia1919
Zmijani, fare prane pankines
Ka nderruar krejt papritur kursi per trajnerin e ri te Vllaznise. Nderkohe qe presidenti Fushaj kishte deklaruar se zgjidhja e tij ishte gjermani i Magdeburgut, papritur ne skene ka dale emri i shkodranit te mirenjohur, Hysen Zmijani. Bindjen e tij per trajnerin gjerman Fushaj e pati shprehur edhe ne momentin e dhenies se doreheqjes nga posti i ish zevendespresidentit, kur pati thene hapur qe “nese do te me plotesohej kerkesa e ime per te drejtuar presidencen e Vllaznise, kam gati stafin gjerman te pankines se bashku me disa futbolliste qe ai do t’i sjelle me vete”. Madje, me kete platforme presidenti Fushaj ka ecur deri dje, kur ka bere takimin e pare me kandidatin tjeter per t’u ulur ne pankinen e Vllaznise, Hysen Zmijani, nje prej futbollisteve simbol te Shkodres, i cili ka lene gjurme jo vetem ne kombetaren shqiptare, por edhe ne France, Gjermani e Arabine Saudite.

Posted: Sat, 01 Jul 2006 , 12:48
by vllaznia1919
Biseda qe i ka dhene udhe zgjidhjes
Dje, ne nje nga lokalet qe bejne pjese ne bizneset e presidentit Fushaj, eshte kryer takimi mes tij dhe Zmijanit. Burimet thone se Fushaj i ka ofruar Zmijanit postin e trajnerit te Vllaznise. Biseda nuk ka zgjatur me shume se 35 minuta dhe me pas te dy jane pare te ndahen miqesisht dhe me nje shterngim duarsh, ndersa kane lene takimin e dyte per sot, ose te henen paradite, per te mbyllur gjithcka lidhur me ate qe kane biseduar. Megjithate, burimet theksojne se asgje nuk eshte e perfunduar, ndersa marreveshje mund te jete arritur deri ne kufinjte e 80 perqindeshit.

Posted: Sun, 02 Jul 2006 , 23:08
by futbollist
Ca duket po e zgjedhin Hysen si trajner,se per ate gjermanin sma merr mendja.Ishalla kena fat e din me e drejtu skuadren mire se kjo asht nji prove te cilen as ne smundena me i dhane pergjigje pa e pa si ece skuadra ne kampionat.

Posted: Mon, 03 Jul 2006 , 11:50
by Admin
Po normale qe ka me ardh me drejtu ekipin Zmijani, sepse Dirk Heyne ka zgjat kontraten me ekipin e Magdenburgut, kshu qe ai sma merr mendja me ardh me Vllaznine aq ma shume qe sapo ka kalu ne kategori te trete gjermane, qe eshte hera e pare per te si tranjer qe lun ne kete kategori !!!

Hysen Zmijani nuk do te ishte keq, edhe se nuk ka shume eksperience si tranjer.

Posted: Mon, 03 Jul 2006 , 17:10
by GOLDIAN
Me gjithe respektin per hysen zmijanin si nje nder futbollistat ma te mire shkodran e shqiptare nder vite mendoj se ne momentet qe ndodhet vllaznia nuk eshte mir te bejme eksperimente me trajner pa pervoje.nese klinsmani po ka fat qe po drejton gjermanine do ju kujtoja se dhe rumanine e drejtoj hagi dhe deshtoi.bullgarine e drejtoj stoickov e deshtoi
serbine e drejtoi savicevic dhe deshtoi prandaj jo gjithmone nje futbolliste i mire mund te jete i tille dhe trajner.une do thoja se nje trajner si vasil bici, ramadan shehu,agim canaj,ose dhe astrit hafizi(te gjithe jane te papune tani)do ishin me te zote ta ndihmonin vllaznine.ky eshte thjesht mendimi im.

Posted: Tue, 04 Jul 2006 , 10:54
by Admin
Kotrri, mundësia për të luajtur me Vllazninë

Nëse trajneri gjerman Ullrich Schulze konfirmohet si trajneri i ardhshëm i Vllaznisë, me shumë të ngjarë me këtë ekip do luajë edhe futbollisti Uliks Kotrri. Ky i fundit ka disa vite që luan në ekipe të huaja duke fituar një përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, teksa përmendim karrierën e tij në Austri, Bundesligën 2, Azerbajxhan madje së fundi edhe në Zelandën e Re. nëse Schulze fiton besimin e presidentit Fushaj, duket e sigurtë se Kotrri do qëndrojë tek Vllaznia. Kjo edhe për të ndihmuar trajnerin në përkthim por edhe për të luajtur në fushë. Ai është 31 vjeç dhe përvoja e tij si mesfushor i krahut të majtë, teksa pat mbërritur deri në kombëtaren e Shqipërisë, mund të vihet në shërbim të kuqebluve. Megjithatë çdo gjë varet nga përgjigja që do t’i jepet trajnerit 58 vjeçar.
Gjergj KOLA

Posted: Tue, 04 Jul 2006 , 13:15
by vllaznia1919
A thoni se na duhet gja nji lojtar 31 vjeç?

Posted: Tue, 04 Jul 2006 , 13:24
by vllaznia1919
Hysen Zmijani, stoli 50 me 50
Per momentin, pika me delikate e “ceshtjes Vllaznia” duket se eshte problemi i caktimit te trajnerit. Nga sa merret vesh nga presidenca, problemet e tjera organizative, qofte te perberjes se skuadres, por edhe te stafit drejtues te klubit, jane vene ne vije, por ajo qe e frenon zyrtarizimin e tyre eshte njohja e atij qe do te ulet ne pankinen e Vllaznise. Sepse, sikurse kuptohet, ai qe te marre persiper kete detyre do te jete edhe personi, i cili do te mbaje pergjegjesine kryesore per mbarevajtjen e skuadres. Kete e thekson edhe presidenti Fushaj, i cili e pranon se disa nga zgjidhjet e Vllaznise se re thuajse jane gati per t’u publikuar, por, ato, sipas tij, nuk mund te zyrtarizohen kurrsesi pa qene ne sinkron edhe me emrin e trajnerit, qe parashikohet te kete edhe hapesirat per te percaktuar ndonje preference qe ai mund te kete.

Perqendrimi, te shkodrani i njohur

Eshte thene disa here se pankina e Vllaznise gjendet ne mes te trajnerit gjerman dhe shkodranit Hysen Zmijani, por zhvillimet e reja flasin per nje avancim te situates ne favor te ketij te fundit. Madje, burimet thone se nga ana e presidences nje gje e tille thuajse e ka marre viston, duke ia “faturuar” Hysen Zmijanit postin e teknikut te Vllaznise. Nderkaq, nese ka ndonje pengese, ajo tashme eshte ne anen e vete Zmijanit, i cili, sikurse thone burimet, ne te gjitha pikat e ofertes se kontrates ka rene dakord, madje eshte mjaft i kenaqur, por e vetmja gje qe e mundon eshte skuadra, nese ajo do te kete mundesi qe te grumbulloje futbollistet cilesore titullare, te premtuar nga ana e presidentit Fushaj. “Eshte nje gje qe me mundon jo pak, eshte shprehur Zmijani, sepse une dua qe, nese e bej kete hap, i cili per momentin nuk do te ishte i vogel per mua, te mos deshtoj ne sipermarrjen time. Ardhjen time ne Shkoder deshiroj ta shoqeroj me nje sukses te sezonit, qofte ne kampionati, kupe, por edhe te pjesemarrjes ne Kupat e Europes, nje nga kerkeat themelore qe kane ne objektivin e tyre te gjitha skuadrat e elites”, ka nenvizuar ish futbollisti i njohur shkodran. Duke folur per kete teme, i mirenjohuri Hysen Zmijani thote se “ne bisedat me presidentin Fushaj eshte marre nje garanci mjaft e madhe per veshjen e disa lojtareve cilesore me fanellen kuqeblu dhe kjo eshte nje gje mjaft e mire. Keshtu qe, me kete ritem qe po ecen presidenca, kam bindjen se edhe ne do te arrijme drejt konkretizimit te pranimit te detyres”. Megjithate, opinioni shkodran ka qene ne pritje te vendimit qe do te merrte dyshja Fushaj Zmijani. Pas takimit te pre, ata paten lene te dielen, ose te henen, per te bere konkludimin e marreveshjes. Dhe, ne fakt, nje gje e tille eshte realizuar ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Takimi ne mes tyre ka patur vetem nje destinacion, ate te percaktimit te asaj qe ata kane projektuar dite me pare. Ne pamje te pare, nisur edhe nga informacionet qe vijne nga ky takim, thuhet se gjerat vazhdojne te jene ne ato pozita si dite me pare. Te pakten keshtu jemi te detyruar te shprehemi edhe ne, kur te dy palet kane qene te rezervuara ne dhenien e informacionit per median. Sidoqofte, kembenguljes sone shume vone i eshte pergjigjur permes telefonit presidenti Fushaj. “Kemi biseduar gjate me Zmijanin dhe mund t’ju them se ai vazhdon te jete ne planet tona per te marre kete post. Une mund t’ju them vetem kaq, qe zyrtarsisht akoma nuk kemi vendosur dhe se pozitat e Zmijanit jane 50 me 50. Sidodoqofte, deri te enjten, them se edhe kjo pune do te marre fund. Madje, ju konfirmoj se e merkura, ose e enjtja, do te jene ditet kur, pervec trajnerit, do te prezantojne edhe emrat e stafit te ri te Vllaznise”, eshte prononcuar per “Sport Ekspres” presidenti i Vllaznise, Fushaj.

Posted: Wed, 05 Jul 2006 , 01:28
by Admin
Radusinovic, përgjigja deri të dielën

Ndonëse oferta e Vllaznisë ka qenë konkrete, futbollisti malazez Igor Radusinovic ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me të. Kjo pasi mbrojtësi që luajti me shumë sukses sezonin e kaluar në rradhët e ekipit shkodran, ka pasur oferta të tjera të cilat është duke I studiuar me qetësi. Për këtë arsye ai këto ditë ndodhet në Ukrainë ku ka shkuar të provohet tek ekipi Metalurg I Zaporozhjes. Por ndërkohë vetë lojtari ka bërë të ditur se kjo provë e tij nuk do zgjasë shumë dhe nëse ukraniasit nuk vendosin se çfarë do bëjnë me të, ai do largohet për t’u kthyer sërish në Podgoricë. Që do të thotë pastaj, një përgjigje positive për Vllazninë e cila e ka bërë ofertën e saj. Kësisoj drejtuesve të Vllaznisë do t’u duhet tëp resin deri të dielën për të mësuar nëse do ta kenë në rradhët e tyre edhe për sezonin e ri mbrojtësin malazez Igor Radusinoviç apo jo. Dëshira për këtë ekziston prandaj dhe oferta I është bërë menjëherë por tashmë në plan të parë për mbrojtësin 22 vje[ar është oferta e ardhur nga Ukraina.

Posted: Wed, 05 Jul 2006 , 13:18
by vllaznia1919
Ishalla po kthehet Radusinoviçi se ka kene nder lojtart evetem qe ka lujt mire vjet.

Posted: Wed, 05 Jul 2006 , 14:34
by GOLDIAN
Nese radusinovic nuk nenshkruan ne ukraine presidenti jone duhet ti rrije gati me oferten per ta kthy te vllaznia se aj futbollist ja vlen mu pas ne ekip.sa per kotrrin se besoj se ka nej vlere te vecante per me lujt me vllaznine.nje informacion do dosha prej jush qe jeni ma afer ekipit nese ka mundesi,jam i interesum me dite nese vllaznia ka menaxher qe do merret me merkaton apo presidenti i ban tana?