Ilion Lika, "Kali i Trojes"?
Tirane, 3 Mars - Dinamovitet e kane gjetur ate, qe duket se i ka “tradhtuar” ne humbjen e fundit me Besen, qe solli dhe eliminimin e tyre nga Kupa e Shqiperise. Ndryshe nga nje dite me pare, te pakten ashtu sic dhe pat deklaruar ne mediat sportive, presidenti blu, Besnik Sulaj, nuk ka perdorur termin “perjashtim”, por “pezullim”. Dhe ky vendim ka rene mbi kapitenin dhe portierin e dinamoviteve, njekohesisht dhe “gardian” i portes se kombetares, Ilion Lika, i cili ka mbetur me shume se i befasuar nga ky ndeshkim. Ne fakt, presidenti Sulaj dhe zevendespresidenti Brace, te shoqeruar dhe nga stafi teknik i Dinamos, trajneri Jupi, drejtori teknik Daja dhe ndihmesit Mergjyshi e Bozhiqi, dje kane pasur nje kontakt te shkurter me futbollistet blu. Aty eshte komunikuar gjithcka qe lidhet me dyshimet e presidences dinamovite per leshime ndaj Beses, por qe jane permbledhur vetem me nje akuze: “Mungese impenjimi...”
Sulaj: Humbja me Besen, me shume se turp
Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, mezi e ka deklaruar pezullimin e portierit Ilion Lika, qe sipas tij, edhe duke qene “gjysma e skuadres”, mbetet pergjegjesi kryesor per ate qe ka ndodhur te merkuren. “Ne diskutuam me futbollistet per ndeshjen e dobet ndaj Beses. Ishte nje turp i vertete, sepse, edhe duke qene ne avantazhin e ndeshjes se pare, 21, kualifikimi per ne gjysmefinale ishte thuajse pune e mbaruar. Masat ndeshkuese per lojtaret nuk i kemi deklaruar sot, sepse jemi duke i marre si staf, por gjithcka e shohim me mungesen e impenjimit te futbollisteve ne fushen e lojes. Pjesa derrmuese e lojtareve mbajne pergjegjesi per kete situate, qe nga portieri e deri te me i fundit”. Duke vijuar me deklaraten e tij, Sulaj do te nenvizonte se vazhdon hetimi, nese ka patur shitje te ndeshjes, apo jo. “Problemi eshte qe, edhe po nuk pati te larguar nga skuadra, gjobat per ta do te jene shume te renda. Nje hetim te perbashket do te bejme me FSHFne. Duhet te dime qe presidenti i Beses, Bizhdili, permes telefonatave u ka premtuar oferta te majme financiare disa futbollisteve tane. Oferta qe, per mua, mund te kene krijuar dhe percarjen ne skuader”. “Ekipi vazhdon pergatitjen per ndeshjen me Apolonine, kurse portieri Lika eshte i pezulluar pa afat”, ka perfunduar presidenti Sulaj.
Kapiteni: Nje “bombe” per mua
Kapiteni i bluve, njekohesisht portieri i skuadres, Ilion Lika, ka qene me shume se i “shokuar” per vendimin qe ka marre presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Nuk ka marre pjese ne mbledhjen qe eshte bere me skuadren, pasi e kishte mesuar qe paradite vendimin, ashtu sic nuk ka dale dhe ne stervitje, kur per mediat sportive e ka pasur me shume se te veshtire te beje komentin per kete mase, sipas tij te papritur. “Eshte vendim i presidences dhe, per momentin, nuk jam shume i kthjellet qe te bejkomentet e duhura. Ishte nje “bombe” per mua, sepse nuk e prisja. Jam rritur te Dinamo, kam dhene maksimumin per kete skuader dhe me vjen keq qe punet shkuan keshtu. Por duhet respektuar si vendim, ndersa duhet t’ia leme kohes qe te vertetoje nese kam pasur pergjegjesi, apo jo”. Duke vijuar me tutje, Lika do te nenvizonte: “Per shitje nuk behet fjale, ndonese si ide nuk eshte parashtruar nga presidenti Sulaj, vetem me eshte thene “mungese impenjimi”. Mund te kene pasur te tjeret telefonata nga presidenti Bizhdili, por une e them me pasteri dhe per kete jam i qete, se mua nuk me ka marre asnje ne celular. E kuptoj presidentin Sulaj, i cili eshte i deshperuar per humbjen, ashtu si edhe ne. Madje, me te rende e kemi ne, qe luajme ne fushe, por futbolli i njeh dhe keto situata, qe, gjithsesi, nuk kalohet me masa ekstreme”. Ne fund, do te pohonte: “Ajo, cka me preokupon me teper, eshte fakti se ndodhem perpara dy ndeshjeve me kuqezinjte, Sllovenine dhe Bullgarine. Shpresoj qe ky pezullim te mos jete shume i gjate...”
Dinamo, “kokoshi nje thele”!
Dinamo eshte katandisur ne “kokoshi nje thele”, sepse ne ndeshjen e se dieles, ndaj Apolonise, do te mungojne plot shtate futbolliste: tre te skualifikuar (Caushaj, Ahmataj dhe Vincetic), po aq te demtuar (Xhafa, Jupi, Maho) dhe nje i pezulluar, portieri Lika. Si titullar ne porte do te jete Hoxha, kurse rezerva e tij pritet qe te merret prej te rinjve. Gjithsesi, edhe ne keto kushte, Dinamo po pergatitet per ndeshjen me Apolonine, ndersa trajneri Jupi nuk e ka komentuar masen ndaj Likes.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres