Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Tirana i rikthehet fitores dhe ruan distancën
Vllaznia dhe kampionët të vetmet skuadra që marrin pike jashtë fushe
U luajtën takimet e Javës së 21-të, ku spikasin fitoret e Partizanit, Vllaznisë, Teutës edhe Besës. Shkumbini humbet një ndeshje të tensionuar ndonëse shënuat të parët. Tirana vazhdon kryesmin bindshëm, pasi mundi bregdetarët vlonjatë, ndërkohë që ndjekësja e tyre më e afërt Teuta mundi Kastriotin, ku goli Mançakut ishte ndryshimi. Vllaznia shpartallon Fierakët në “Loni Papuçiu” ku të tre sulmuesit e saj shënuan. Elbsani fiton pikën e fatit në Gjirokastër pas gabimit të Norës nga pika e bardhë.
Rezultatet, Java 21-të:
Partizani - Dinamo 2-1 (TAFAJ ‘21, ABILALIAJ’39 / MILE ‘24)
Tirana - Flamurtari 2-0 (K.DURO ‘7, SINANI ‘76)
Teuta - Kastrioti 2-1 (KAPAJ ‘35, MANCAKU ‘64/OSUJI ‘60)
Luftetari - Elbasani 0-0 (Nora gabon penalltine pjesen e pare )
Besa - Shkumbini 2-1 (XHIHANI ‘36, ELOKAN ‘84/RIZVANOLLI ‘2)
Apolonia - Vllaznia 1-4 (GERXHO ‘33/GUDJABI ‘20, K.DALIPI ‘52; ‘84, SUKAJ ‘80)
Marre nga www.albaniasoccer.com

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Sulaj: Ka edhe më, Lika ky është vetëm fillimi
Presidenca dinamovite nuk e pranon mosimpenjimin e lojtarëve dhe është shprehur se do t'i godasë
Dinamo dje ka qenë burimi kryesor, nga i cili të gjithë prisnin të merrnin lajme të reja. Interesi ka qenë i madh, pasi pritej që nga "gijotina" e presidentit blu të priteshin "kokat" e para. Besnik Sulaj dje ka nisur katarsisin në radhët e Dinamos dhe "kurbani" i parë ka qenë personi më "VIP" i skuadrës, Ilion Lika. Dinamo dje ka zhvilluar një analizë me dy pjesë, ku në 20 minutat e para gjithçka ka kaluar nga skaneri i presidentit, i cili ka marrë vendimet e para, por që nuk do të jenë të vetme. Pas ikjes së kokës së klubit, për rreth një orë ka vazhduar pjesa e dytë e analizës nën drejtimin e stafit trajnues, të cilët kanë shqyrtuar gabimet e anës teknike, pasi ato organizative i kishte analizuar vetë presidenti, Besnik Sulaj. Përpara largimit nga klubi, presidenti dinamovit u shpreh edhe për mediat e pranishme dhe sqaroi diçka nga "kazani blu", i cili ka nisur të valojë.
- Zoti Sulaj, meqenëse mbledhja që zhvilluat me ekipin ishte me dyer të mbyllura, a mund të na tregoni se për çfarë diskutuat?
- Bëmë një mbledhje me ekipin dhe diskutuam rreth ndeshjes së fundit me Besën, e cila ishte një turp për ekipin nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet. Ky takim mendohej ndryshe, pasi kishim fituar jashtë 2-1 dhe pritej një kualifikim i sigurt.
- Cilat ishin masat që morët?
- Masat jemi duke i marrë, pasi nuk i vendosëm sot, por ajo që bie në sy është mosimpenjimi i ekipit. Unë nuk e kuptoj që një lojtar që ka kontratë të vijë vetëm sa për t'u paraqitur në fushë dhe në fund të marrë ato që janë përcaktuar më parë. Këtu përfshij pjesën dërrmuese, duke filluar kryesisht nga portieri, i cili është edhe i kombëtares. Nga ai prisnim më shumë, pasi është gjysma e ekipit.
- Pra, ju paralajmëroni largimin e Likës nga Dinamo?
- Do ta shikojmë, pasi jemi duke diskutuar, por masat do të jenë drastike.
- Përveç Likës a ka emra të tjerë?
- Do të fillohet nga portieri dhe pritet që të shtrihet edhe më, pasi jemi akoma duke hetuar. Edhe nëse nuk largohet njeri, përsëri gjoba të mëdha do të ketë.
- Zoti Sulaj, thatë që po hetoni apo investigoni për shitjen e ndeshjes me Besën?
- Së pari, po hetojmë për mosimpenjim të skuadrës dhe ndoshta edhe për shitje. Sot është e vështirë të hetosh për shitje, pasi futbolli është kolektiv dhe nuk mund të arrish dot në një përfundim pa hetuar, pasi konkret mund të jemi në ato raste kur shikohet se e bëri vetë. Pra, duhet pak kohë, por ajo që bie në sy është mosimpenjimi i skuadrës. Gjithashtu më shqetëson edhe mënyra sesi ka vepruar presidenti i Kavajës përpara ndeshjes së kupës, pasi u ka telefenuar të gjithë futbollistëve duke u ofruar shuma të majme. Besoj që lojtarët nuk e kanë bërë, por njëfarë ndikimi ka pasur, pasi mund të ketë futur njëfarë përçarjeje apo hutimi të ekipit. Prandaj ne do të hetojmë në të gjitha instancat e duhura.
- Të dielën ndaj Apolonisë a do të luajnë të dyshuarit që keni në mendje?
- Nuk bëhet fjalë për të dyshuar, pasi ekipi do të vazhdojë të luajë, por portieri Ilion Lika do të jetë i pezulluar.
Marre nga gazeta Sporti Shqiptar

Ilion Lika, "Kali i Trojes"?
Tirane, 3 Mars - Dinamovitet e kane gjetur ate, qe duket se i ka “tradhtuar” ne humbjen e fundit me Besen, qe solli dhe eliminimin e tyre nga Kupa e Shqiperise. Ndryshe nga nje dite me pare, te pakten ashtu sic dhe pat deklaruar ne mediat sportive, presidenti blu, Besnik Sulaj, nuk ka perdorur termin “perjashtim”, por “pezullim”. Dhe ky vendim ka rene mbi kapitenin dhe portierin e dinamoviteve, njekohesisht dhe “gardian” i portes se kombetares, Ilion Lika, i cili ka mbetur me shume se i befasuar nga ky ndeshkim. Ne fakt, presidenti Sulaj dhe zevendespresidenti Brace, te shoqeruar dhe nga stafi teknik i Dinamos, trajneri Jupi, drejtori teknik Daja dhe ndihmesit Mergjyshi e Bozhiqi, dje kane pasur nje kontakt te shkurter me futbollistet blu. Aty eshte komunikuar gjithcka qe lidhet me dyshimet e presidences dinamovite per leshime ndaj Beses, por qe jane permbledhur vetem me nje akuze: “Mungese impenjimi...”
Sulaj: Humbja me Besen, me shume se turp
Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, mezi e ka deklaruar pezullimin e portierit Ilion Lika, qe sipas tij, edhe duke qene “gjysma e skuadres”, mbetet pergjegjesi kryesor per ate qe ka ndodhur te merkuren. “Ne diskutuam me futbollistet per ndeshjen e dobet ndaj Beses. Ishte nje turp i vertete, sepse, edhe duke qene ne avantazhin e ndeshjes se pare, 21, kualifikimi per ne gjysmefinale ishte thuajse pune e mbaruar. Masat ndeshkuese per lojtaret nuk i kemi deklaruar sot, sepse jemi duke i marre si staf, por gjithcka e shohim me mungesen e impenjimit te futbollisteve ne fushen e lojes. Pjesa derrmuese e lojtareve mbajne pergjegjesi per kete situate, qe nga portieri e deri te me i fundit”. Duke vijuar me deklaraten e tij, Sulaj do te nenvizonte se vazhdon hetimi, nese ka patur shitje te ndeshjes, apo jo. “Problemi eshte qe, edhe po nuk pati te larguar nga skuadra, gjobat per ta do te jene shume te renda. Nje hetim te perbashket do te bejme me FSHFne. Duhet te dime qe presidenti i Beses, Bizhdili, permes telefonatave u ka premtuar oferta te majme financiare disa futbollisteve tane. Oferta qe, per mua, mund te kene krijuar dhe percarjen ne skuader”. “Ekipi vazhdon pergatitjen per ndeshjen me Apolonine, kurse portieri Lika eshte i pezulluar pa afat”, ka perfunduar presidenti Sulaj.
Kapiteni: Nje “bombe” per mua
Kapiteni i bluve, njekohesisht portieri i skuadres, Ilion Lika, ka qene me shume se i “shokuar” per vendimin qe ka marre presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Nuk ka marre pjese ne mbledhjen qe eshte bere me skuadren, pasi e kishte mesuar qe paradite vendimin, ashtu sic nuk ka dale dhe ne stervitje, kur per mediat sportive e ka pasur me shume se te veshtire te beje komentin per kete mase, sipas tij te papritur. “Eshte vendim i presidences dhe, per momentin, nuk jam shume i kthjellet qe te bejkomentet e duhura. Ishte nje “bombe” per mua, sepse nuk e prisja. Jam rritur te Dinamo, kam dhene maksimumin per kete skuader dhe me vjen keq qe punet shkuan keshtu. Por duhet respektuar si vendim, ndersa duhet t’ia leme kohes qe te vertetoje nese kam pasur pergjegjesi, apo jo”. Duke vijuar me tutje, Lika do te nenvizonte: “Per shitje nuk behet fjale, ndonese si ide nuk eshte parashtruar nga presidenti Sulaj, vetem me eshte thene “mungese impenjimi”. Mund te kene pasur te tjeret telefonata nga presidenti Bizhdili, por une e them me pasteri dhe per kete jam i qete, se mua nuk me ka marre asnje ne celular. E kuptoj presidentin Sulaj, i cili eshte i deshperuar per humbjen, ashtu si edhe ne. Madje, me te rende e kemi ne, qe luajme ne fushe, por futbolli i njeh dhe keto situata, qe, gjithsesi, nuk kalohet me masa ekstreme”. Ne fund, do te pohonte: “Ajo, cka me preokupon me teper, eshte fakti se ndodhem perpara dy ndeshjeve me kuqezinjte, Sllovenine dhe Bullgarine. Shpresoj qe ky pezullim te mos jete shume i gjate...”
Dinamo, “kokoshi nje thele”!
Dinamo eshte katandisur ne “kokoshi nje thele”, sepse ne ndeshjen e se dieles, ndaj Apolonise, do te mungojne plot shtate futbolliste: tre te skualifikuar (Caushaj, Ahmataj dhe Vincetic), po aq te demtuar (Xhafa, Jupi, Maho) dhe nje i pezulluar, portieri Lika. Si titullar ne porte do te jete Hoxha, kurse rezerva e tij pritet qe te merret prej te rinjve. Gjithsesi, edhe ne keto kushte, Dinamo po pergatitet per ndeshjen me Apolonine, ndersa trajneri Jupi nuk e ka komentuar masen ndaj Likes.
Marre nga gazeta Sport Ekspres

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 580
- Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
- Location: usa
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Me sa di un, per me u ba trajnjer, edhe ne Shqipni, ka kurs pran F.$h.F.-s. Se sa rrespektohet manej nuk di gja unsportist_shkodran wrote:Mar shook kta trajnerat qe dalin k'shu shpejt e shpejt,a marojn najfar kurs trajnerash apo ska ransi,njisoj si me ken tuj drejtu lopt.
Pernjat futbolli jon ka ec perpara.
Suksese Edi Martinit ne detyren e re, po ma mir ta kishte majt rrolin e trajnjerit te Komtares se Futsalit (Kalçetos), se kishte me ba ma hajr.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Po n'futsal kena ken ty u kualifiku per n'Europjan maj naqe. Kena dal barazim me Qipron edhe me pik edhe me gola, veqse ata e kishin 1 ma shum te shenum dhe 1 ma shum te pesum, pranej u futen. Ne Shqiptart n'kalçeto t'thajm , pranej po them, se kena ma shum shance me u fut aty sesa n'Europjan tamam.vllaznia1919 wrote:Snep kush lek shum per futsalin maj naqe.
Bariqi kishte than qi eliminatoret e 2010-s kena shance me dal ne ven te dyt, po ajet, naj ven t'katert ne kapshim jena mir. Kurse Futsali ka t'ardhme n'Shqipni. Veq merr parasysh qi jena ma mir se Anglia, shpiksit e futbollit
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
FSHF: Martini nuk ka licensë për trajner
Sporti Shqiptar
Pas vendosjes në krye të Luftëtarit si trajner, ish-futbollisti Edi Martini nuk mund ta drejtojë dot nga stoli ekipin gjirokastrit. Këtë e pohon zëdhënësi për shtyp Lysjen Nurishmi. Sipas tij, Martini nuk ka licensë si trajner dhe nuk mund të drejtojë dot një ekip të kategorisë superiore nga stoli. Ndërkohë, Luftëtari ka zgjedhur si zëvendëstrajner kapitenin Neritan Novi. Sipas rregullave të FSHF-së, ky i fundit nuk mund ta drejtojë nga pankina ekipin, pasi aktivizohet si futbollist. Për këtë, Novi duhet të bëjë një kërkesë në federatë dhe mund ta drejtojë normalisht ekipin. Rasti i fundit, është pak a shumë i ngjashëm me trajnerin aktual të Dinamos, Redi Jupi, i cili e drejton nga stoli ekipin, pasi përfiton nga statusi i futbollistit.

Last edited by vllaznia1919 on Fri, 13 Apr 2007 , 13:41, edited 1 time in total.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia