Page 12 of 72
Posted: Sun, 18 Mar 2007 , 22:24
by Ultras Kuqeblu
Erjon Bogdani , sulmuesi i kombetares shqiptare dhe i skuadres italiane te Chievo Verones po verteton te gjithe atyre qe nuk kishin besuar ne aftesite e tij, se gjendet ne nje forme shume te mire sportive. Skuadra e tij ka varur shpresat per shpetimin nga renia e kategorise mbi te , dhe bomberi shqiptar nuk po e zhgenjen.
Sot ne transferten qe Chievo zhvilloi kunder skuadres se Cagliarit, Er bomberi ka qelluar perseri ne shenje. Skuadra e tij ka fituar me rezultatin 0:2 kete transferte me gola te Brgihit ne minuten e 50’ dhe me nje goditje te Erjon Bogdanit ne minuten e 55’, qe dergoi topin ne qendren e portes duke dyfishuar rezultatin per skuadren e tij.
Ky 3pikesh eshte shume i rendesishem per Chievon pasi i largohet zones se ftohte dhe ngjitet ne vendin e 14 me 27 pike, duke lene pas 6 skuadra, nga te cilat dhe Sienen, ish skuadren e Bogdanit. Bogdani u zevendesua nga trajneri Del Neri ne minuten e 73’, ne momentin kur rezultati ishte 0:2, rezultat ky qe nuk do ndryshonte deri ne fund.
Me kete gol Erjon Bogdani arrin kuoten e 6 gola per kete sezon, nga te cilet 2 kishte shenuar per skuadren e Sienes, dhe 4 te tjeret i ka shenuar ne 9 ndeshje me bluzen e Chievo Verones.Goli i Bogdanit (Video)
www.albania-sport.com/mat.php?idm=3840
Posted: Sun, 18 Mar 2007 , 22:39
by Ultras Kuqeblu
Duket se vitet qe kalojne nuk po lene shenja lodhjeje mbi Alban Bushin. Loku eshte kthyer nga ndeshja ne ndeshje, nje nga herojte e skuadres se tij, me gola me vlera 3pikeshe qe po i japin mbijetesen kesaj skuadre ne superligen greke.
Perseri sot Alban Bushi ka shenuar golin e fitores per skuadre e tij, Apollon Kalamaria e cila fitoi kunder skuadres se shqiptarit tjeter Altin Haxhi. Ka qene minuta e 40’ kur Alban Bushi me nje goditje ne fillim te zones ka kaluar skuadren e tij ne avatazh , duke bere vendasit e Ergotelisit te shqetesohen shume. Ky rezultat do te qendroje deri ne fund te ndeshjes dhe do ti japer skuadres se Alban Bushit nje 3 pikesh shume te cmuar ne luften e saj per mbijetes.
Bushi zhvilloi nje loje te bukur gjate gjithe ndeshjes, dhe 3 minuta pas golit te shenuar u ndeshkua dhe me nje karton te verdhe. Alban Bushi u aktivizua per 90 minuta. Dhe shoku i tij i Kombetares zhvilloi nje ndeshje te mire, pot u zevendesua nga trajneri i tij ne minuten e 71’ per te bere skuadren me sulmuese, ne menyre qe te arrinte te pakten barazimin.
Te dy futbollistet shqiptare jane te thirrur nga trajneri Baric per ndeshjet e 24 dhe 28 Marsit, qe jane te vlefshme per eliminatoret e kampionatit europian.Goli i Bushit (Video)
www.albania-sport.com/mat.php?idm=3838
Posted: Wed, 21 Mar 2007 , 00:06
by Ultras Kuqeblu
Hamdi Salihi: “Ried, vitrina ime në Europë”
EKSKLUZIVE- ”Dy gola në kampionat? Më vjen mirë që filloi kështu aventura ime në Austri”. Kështu është shprehur për Albania-sport.com, Hamdi Salihi i etiketuar nga trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, si “Gerd Myleri i Shqipërisë”.
Salihi është i vetëdijshëm për forcën e tij dhe për vështirësitë e ambientimi te skuadra e re e tij, SV Ried, për fanellën jeshile të së cilës ka shënuar gjashtë gola, katër në miqësore dhe dy ndeshjet që jeni aktivizuar deri tani në kampionat.
“Edhe golat e realizuar, por dhe lojërat e mira që kam zhvilluar, më kanë lehtësuar shumë në komunikimin me pjesën tjetër të ekipit dhe, veçanërisht me fansat e SV Ried, që njihen në të gjithë Bundesligën austriake për natyrën e zjarrtë të tyre. Objektivi i klubit SV Ried është gjithmonë pjesëmarrja në aktivitetet që organizon UEFA"
"Ried, vetem një stacion? Në fakt doja të shkoja në një klub që ka më shumë reklamë dhe vemendje në Europë, duke mënjanuar oferta nga skuadra të tilla si nga Ukraina, Turqia apo vende të tjera. Kuptohet që më duhet të punoj shumë fort për të tërhequr edhe vemëndjen e klubeve të mëdha europiane, ku nuk përjashtohen kurrsesi ato italiane”, përfundon Salihi për albania-sport
Posted: Wed, 21 Mar 2007 , 13:41
by GOLDIAN
i uroj me gjithe zemer salihit me lujt per barcelonen e milanin por tham te presin iher me keto deklarata qe ban se 2 golat qe bani sden me than se asht super lojtar se ka ba dy ndeshjet me austrine per kupe e kampionat teper te dobta
Posted: Wed, 21 Mar 2007 , 21:09
by Ultras Kuqeblu
Salihi: “Te Ried, më vështirë se te Tirana”
INTERVISTE EKSKLUZIVE- ”Dy gola në kampionat? Më vjen mirë që filloi kështu aventura ime në Austri”. Kështu është shprehur për Albania-sport.com, Hamdi Salihi i etiketuar nga trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, si “Gerd Myleri i Shqipërisë”
Salihi është i vetëdijshëm për forcën e tij dhe për vështirësitë e ambientimi te skuadra e re e tij, SV Ried, për fanellën jeshile të së cilës ka shënuar gjashtë gola, katër në miqësore dhe dy ndeshjet që jeni aktivizuar deri tani në kampionat. “Edhe golat e realizuar, por dhe lojërat e mira që kam zhvilluar, më kanë lehtësuar shumë në komunikimin me pjesën tjetër të ekipit dhe, veçanërisht me fansat e SV Ried, që njihen në të gjithë Bundesligën austriake për natyrën e zjarrtë të tyre. Objektivi i klubit SV Ried është gjithmonë pjesëmarrja në aktivitetet që organizon UEFA. Ried, vetem një stacion? Në fakt doja të shkoja në një klub që ka më shumë reklamë dhe vemendje në Europë, duke mënjanuar oferta nga skuadra të tilla si nga Ukraiana, Turqia apo vende të tjera. Kuptohet që më duhet të punoj shumë fort për të tërhequr edhe vemëndjen e klubeve të mëdha europiane, ku nuk përjashtohen kurrsesi ato italiane”, përfundon Salihi për albania-sport.
Salihi, pas mungesës në miqësoren me Maqedoninë (0-1) është rikthyer në Kombëtare për dy ndeshjet kundër Sllovenisë (24 mars 2007) dhe Bullgarisë (28 mars 2007), ndërkohë që nuk ka munguar në ato kundër Bjellorusisë (2-2), Rumanisë (0-2) dhe Holandës (1-2).”Dy gola në kampionat?
-Më vjen mirë që filloi kështu aventura ime në Austri. Për të qenë i sinqertë, kam patur edhe frikë, pasi e konsideroja shumë të vështirë integrimin me skuadrën time të re. Edhe golat e realizuar, por dhe lojërat e mira që kam zhvilluar, më kanë lehtësuar shumë në komunikimin me pjesën tjetër të ekipit dhe, veçanërisht me fansat e SV Ried, që njihen në të gjithë Bundesligën austriake për natyrën e zjarrtë të tyre.
Trajneri i SV Ried, Helmut Kraft, shprehet në mënëyrë të vazhdueshme me konsiderata superlativa për ju dhe me epitete të tilla si “Salihi është një gjahtar i lindur goli”.
- Trajneri Kraft ka një komunikim shumë të mirë me të gjithë lojtarët dhe për këtë veçanti vlerësohet shumë edhe në ambientet e austriake të futbollit. Shpresoj shumë se besimin që Kraft dhe drejtuesit e klubit kanë treguar ndaj meje, t’ua shpërblej dhe të mos i zhgënjej.
SV Ried, nga një ekip që në përfundim të fazës së parë ishte në zonën e ftohtë në një ekip që lufton për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Sa ka ndikuar Salihi në këtë ndryshim thelbësor?
- Objektivi i klubit SV Ried është gjithmonë pjesëmarrja në aktivitetet që organizon UEFA. Edhe sezonin e kaluar SV Ried morri pjesë në Kupën UEFA. Të gjitha ekipet janë shumë afër njeri-tjetrit me pikë. Me një fitore mund të dalim direkt në vendin e dytë, ndërsa me dy humbje mund të rrëzohesh menjëherë në vendin e gjashtë apo në zonën e ftohtë.
Për shqiptarin tjetër që luan te SV Ried, Sulimanin, je shpehur gjithmonë me konsiderata.
- Është njeriu me të cilin unë ri në pjesën më të madhe të kohës. Me Sulimanin kemi afërsisht një moshë. Për çdo gjë jashtë futbollit me ka ndihmuar jashtëzakonsisht shumë. Ndërsa në fushë, Emini është ndër dy-tre lojtarët më të mirë të skuadrës. Unë besoj se e pret një e ardhme e madhe. Ai është pjesë e Kombëtares austriake U-21 dhe shpreson se shumë shpejt do të jetë pjesë e asaj “A”.
Hamdi në shtypin austriak është botuar një deklarim i juaji se SV Ried është vetëm stacioni i parë i aventurës tënde në Europë. Diçka më shumë?
- Po është e vërtetë. Ky është edhe objektivi im të cilën e kam pasur në kokë qysh kur luaja për Vllazninë dhe Tiranën në Shqipëri. Në fakt doja të shkoja në një klub që ka më shumë reklamë dhe vemendje në Europë, duke mënjanuar oferta nga skuadra të tilla si nga Ukriana, Turqia apo vende të tjera. Kuptohet që më duhet të punoj shumë fort për të tërhequr edhe vemëndjen e klubeve të mëdha europiane, ku nuk përjashtohen kurrsesi ato italiane.
Salihi, keni shënuar gjashtë gola, katër në miqësore dhe dy ndeshjet që jeni aktivizuar deri tani në kampionat. Në Shqipëri keni qenë shumë prodhimtar. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar (29) dhe i larguar me 13 gola nga Tirana, në më pak se gjysmën e sezonit.
- Është normale që në fillimet e mia në Austri të mos shfaq plotësisht potencialin tim të plotë. Unë e them me bindje, dhe jo për vetëm për veten time, se është shumë e vështirë të shënosh vazhdimisht në kampionatet e huaja, ku dhe skuadrat janë thuajse të një niveli dhe kampionati është i vështirë. Te Tirana, skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar, krijohen shumë raste për gol. Te Ried ke vetëm një ose dy raste për gol dhe ato duhen shfrytëzuar maksimalisht.
Sërbi Damjanoviç po shfaqet si partneri juaj në sulm, kur në fazën përgatitore të SV Ried është shfaqur më shumë si zëvëndesuesi juaj?
- Damjanoviç është lojtari me të cilin kam luajtur gjatë të gjitha ndeshjeve të fazës së dytë. Kemi bërë ndeshje të mira bashke dhe jemi kuptuar shumë, ku kemi marrë dhe nota pozitive për lojën. Ai është një sulmues, ashtu sikundër dhe unë, që vlerësohet nga stafi teknik. Një tjetër sulmues është dhe koreani Seo, 34 vjeç dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare, pasi ka marrë pjesë me kombëtaren Koresë në tri Botërorët e fundit.
Posted: Wed, 21 Mar 2007 , 21:23
by kuqeblu
Salihi: Peshe “Loro Boricin”!
20 Mars - Kur flitet per seriozitet profesionisti, qe ka si objektiv kryesor perkushtimin ndaj te gjitha impenjimeve te skuadres, mendja te shkon menjehere tek sulmuesi shkodran i Riedit te Austrise, Hamdi Salihi. Ftesa e bere nga trajneri Baric, per te qene pjese e kombetares shqiptare e ka gezuar pa mase goleadorin, pare faktin se ai do te “shkele” serish ne “Loro Borici” te Shkodres, ne ate qytet dhe stadium, qe e lindi dhe e rriti. Salihi e di fort mire se atje, “stuhia” e entuziazmit mbeshtetes do te jete teper “elektrizuese”. Pikerisht per kete, duke dashur qe te beje nje start sa me te mire, ne debutimin me fanellen kuqezi, Salihi duket totalisht i perqendruar, qe te plotesoje tre deshira. E para, te aktivizohet. E dyta te shenoje gol dhe e treta qe Shqiperia te fitoje ndaj Sllovenise...
? I therritur ne kombetare. Si po e perjetoni?
? Jam shume i kenaqur, e them me bindje. e fund te fundit fanella e perfaqesueses eshte “maja”, pasi eshte plotesimi i nje deshire per cilindo futbollist. Por, me teper se sa kjo, mua me duket nje nder dhe nje pergjegjesi, qe duhet t’ia shperblej atyre qe me kane therritur.
? Tani qe “militoni” ne nje kampionat te huaj edhe shkalla e prefesionalizmit tuaj po rritet...
? Mund te them se jane shume faktore qe avantazhojne aktivizimin ne nje kampionat te huaj dhe Austria, nje prej bashkeorganizatoreve te “Euro 2008” ka tradita te medha. Te Riedi, fale punes se madhe te bere qe kur kam ardhur, mendoj se e kam kaluar fazen e ambientimit. Jam me fat qe po luaj atje, pasi per vete kushtet mjaft te mira ne shume drejtime, po ngjis “shkallet” e afirmimit dita?dites. Pikerisht per kete arsye e konsideroj me shume vlere kete “stazh” ne nje kampionat te huaj.
? Kjo mendon se ishte edhe arsyeja se perse ju jeni grumbulluar per keto dy ndeshhe?
? Nuk ka qene faktori baze, por fakti qe tani luaj ne kampionatin austriak sigurisht qe me ka ndihmuar jashte mase, qe te jem pjese e kombetares, duke filluar nga keto dy ndeshje. Megjithate, nuk mund te mohoj kurresesi eksperiencen qe me kane dhene dy skuadrat e kampionatit shqiptar, si Vllaznia dhe Tirana, sepse me kane vlejtur shume ketu.
? Luhet ne Shkoder, ne vendlindjen tuaj...
? Respekti per ftesen per mua do te kishte edhe me shume vlere, nese do te me jepej shansi qe te jem ne fushe. Atje do te bej maksimumin per te treguar aftesite e mia, duke u munduar, pse jo, edhe te shenoj. Sigurisht, deshira ime kryesore, ashtu si ajo e cdo shqiptari eshte qe te fitoje kombetarja, edhe pse kam deshire te realizoje tre objektiva personal ne kete perballje.
? Cilat jane ato?
? E para eshte qe te fitoje kombetarja. E dyta qe une te luaj dhe e treta, qe te arrij te shenoj nje gol ne Shkoder.
? E imagjinoni “Loro Boricin”, pasi ju te keni arritur keto tre objektiva?
? Do te jete pamja me fantastike qe do te mund te shoh ndonjehere gjate gjithe karrieres sime. Ai stadium do te levize nga themelet, nese ne do te fitojme.
Marre nga gazeta
Sport Ekspres
Posted: Wed, 21 Mar 2007 , 23:16
by Man in Redblue
ku merrni nai lajm prej gazetave na i bani edhe kai komentar tshkurt mo burra, se ka lezet ma shum
Posted: Thu, 22 Mar 2007 , 14:04
by kuqeblu
Salihi: Goli në Shkodër vlen sa jeta ime
Talenti shkodran Hamdi Salihi, lojtar i Riedit në Austri, optimist para ndeshjes me Slloveninë
22-03-2007 "Në stadiumin "Loro Boriçi" edhe topi qesh." Me këto fjalë ka nisur intervista e sulmuesit shkodran, Hamdi Salihi, dhënë gazetës sonë. Më poshte ai plot xhentilesë dhe kënaqësi, edhe pse e prisnin miq e familjarë të tij, të ardhur nga Shkodra, pranoi t'u përgjigjej pyetjeve tona.
- Thuhet që babai juaj mbetet gjithnjë i pakënaquri i përhershëm nga ju. Sa është e vërtetë?
- Për hir të së vërtetës më duhet ta pranoj këtë fakt. Që fëmijë ai gjithnjë e ka harxhuar kohën familjare vetëm për të më ndjekur mua. Sa herë që luaja, edhe me të rinjtë, gjithmonë do të gjente një gabim timin për të më kritikuar. Babai im kurrë nuk kënaqej me atë që jepja në fushë, por vazhdimisht më thoshte: "Hë, mo, se s'bane as treçerekun e detyrës." Edhe atëherë kur të gjithë më thonin të lumtë për lojën dhe golat, ai gjente diçka për të më kritikuar. Edhe sot, që dëshira e tij për të shkuar në ekipin kombëtar u plotësua, ai mbetet po ashtu kritiku im më i rreptë. Kur shënoj një gol, thotë pse nuk shënova dy apo pse humba atë rast. Ky qëndrim i tij asnjëherë nuk më ka dëmtuar, përkundrazi, shoh tek ai besimin e madh që ka, se unë duhet e mund të bëj gjëra më të mira. Pa mbështetjen dhe kritikat e tij vështirë se do të isha ky që jam sot.
- Ndërsa njërin vëlla thuhet se e "keni blerë"...
- Epo babai mbetet baba, ndërsa vëllai më përgëzon për lojën dhe natyrshëm që kënaqet kur unë shënoj. Nuk e kam "blerë", por ai beson dhe vlerëson atë çfarë jap në fushën e lojës, pa dëshiruar të mbetet tek gabimet e mia.
- Nëse nuk do të jeni në formacionin e së shtunës, çfarë do të ndieni?
- Asgjë. Rëndësi ka që jam pjesë e ekipit. Për mua, të qenit pjesë e kombëtares mbetet vlerësimi më i madh. Të gjithë kanë kohë e mundësi të tregojnë vlerat e tyre dhe t'i shërbejnë kombit. Nesë do të doja apo jo të isha në fushë, kjo është tjetër gjë. E kush shqiptar, aq më shumë shkodran, nuk dëshiron të jetë në fushë me fanellën kuqezi. Pastaj mos harroni se në Shkodër edhe topi i futbollit qesh. Është një popull i lindur e i rritur me futbollin dhe magjinë e tij.
- Sa do të vlente për Salihin një gol i shënuar në Shkodër ndaj Sllovenisë?
- Të them të drejtën, çdo gol i shënuar për ngjyrat kuqezi, kudo që shënohet, ka brenda tij një gëzim mjaft të madh. Mjafton të përmend faktin se, kur Shqipëria shënon, nuk çohen në këmbë vetëm tifozët në stadium, por të gjithë shqiptarët, kudo që janë, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e deri në Amerikë. Sa për veten time, nuk e teproj po të them atë që ndiej: "Një gol në Shkodër ndaj Sllovenisë do të vlente sa vetë jeta ime. Jo se krahasohet me jetën realisht, por po e përemend sërish: ai gol gëzon miliona shqiptarë dhe mua më jep ndër gëzimet më të mëdha të jetës.
- Luani apo jo, cilin rezultat mendoni në takimin me Slloveninë?
- Nëse bëhej fjalë për fitore, pak rëndësi ka nëse luaj unë apo jo. Fitorja e ekipit tonë kombëtare mbetet më e madhe dhe më me vlera se merita ime apo e kujtdo qoftë. Të paktën, nisur nga forma që po tregojnë shokët e mi, kam besim te fitorja. Duhet një fitore edhe për të vijuar traditën e mirë që ka Shkodra për ekipin kombëtar në takimet zyrtare. Ishalla përsërisim me lojë e gola Rusinë, sepse jo pak herë rastësitë takohen për mirë.
- Së fundi, dy fjalë për moralin në ekip?
- Të gjithë besojnë se publiku shqiptar kërkon një rezultat pozitiv. Jemi mjaft të karikuar edhe për faktin se në ekip ka disa futbollistë të rinj, që kërkojnë të konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë në klubet e tyre. Nga ana tjetër, edhe ata që kanë vite në kombëtare, duan të lënë gjurmët e tyre në fitoret e ekipit tonë kombëtar. Mendoj se dëshirat dhe ambiciet janë mjaft mirë të gërshetuara në grupin e futbolistëve të kombëtares.
Marre nga gazeta
Sporti Shqiptar
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 08:53
by kuqeblu
E pabesueshme! Nqs ndodh me t'vertet, do t'ishte perligja perfundimtare e lojtarit ma te mir te komtares ton per momentin.
--------------------------------------------------------------------------------------
Lorik Cana, mes Arsenalit dhe Milanit!
EKSKLUZIVE “GAZETA SPORTI”/Lorik Cana, prej kohësh është kthyer në objektivin e disa prej klubeve më të mëdha europiane. Por këtë verë ka shumë mundësi që mesfushori të hedhë hapin e madh dhe të veshë fanellën e një prej gjigandëve europianë. Vlerat e tij të jashtëzakonshme si futbollist, dhe gjendja mjaft e mirë, ka bërë që ai të bëhet protagonist kryesor i mediave franceze dhe “gjahu” i menaxherëve më të dëgjuar europianë. Nga burime të sigurta pranë futbollistit bëhet e ditur, se skuadra e Arsenalit i ka bërë një ofertë konkrete dhe kërkon ta ketë në “Emirates Stadium” për sezonin e ardhshëm 24-vjeçarin. “Ka qenë vetë trajneri i shquar francez, Arsen Venger, që është i interesuar personalisht për talentin shqiptar që po shkëlqen në rradhët e Olimpikut. Ka disa kohë që Arsenali ka filluar bisedimet me menaxherin e mesfushorit Cana, që është i ati i tij dhe kërkon ta ketë në rradhët e veta duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Në fakt, trajnerit të ‘Topçinjve’ i pëlqen shumë loja dhe rendimenti i Canës në kampionatin francez, si dhe fiziku i tij i admirueshëm”, bëjnë të ditura këto burime. Më tej është mësuar, se i gjithë sekreti i një kalimi të mundshëm i 24 vjeçarit kuqezi në rradhët e Arsenalit, mbetet ana financiare. Vetë Cana ka kërkuar një pagë mujore prej 200 mijë eurosh dhe në rast se drejtuesit anglezë e pranojnë një gjë të tillë, atëherë kalimi i tij mund të jetë i sigurtë dhe tashmë mbetet çështje kohe: “Loriku, nëpërmjet menaxherit të tij, ka kërkuar që të arrijë një shifër mujore prej 200 mijë eurosh, ndërkohë që tek Olimpiku ai paguhet 150 mijë euro në muaj. Nëse arrihet akordi me drejtuesit londinezë, atëherë gjithçka mund të përfundojë me sukses dhe Cana mund të konsiderohet pa frikë, mesfushor i Arsenalit. Gjithsesi, sipas bisedës konfidenciale me të, mund të themi se ende një gjë e tillë është në bisedime e sipër dhe asgjë nuk mund të merret si e përfunduar”.
Cana, bisedime edhe me Milanin
Por jo vetëm Arsenali. Edhe Milani është në gjurmët e Lorik Canës. Nuk është aspak një spekullim, por një transferim i mundshëm. Dy ditë më parë, mesfushori shqiptar ka bërë të ditur për mediat se ka oferta të ndryshme nga disa klube të njohura, pa dhënë emra konkretë. Një gjë e tillë është zbuluar vetëm nga burime mjaft të afta me futbollistin që nuk ka nguruar të bëjë të ditur skuadrat që e kërkojnë me shumë dëshirë. “Loriku kërkohet edhe nga Milani dhe kjo është e vërtetë, por, si edhe në rastin e Arsenalit, ai është vetëm në fazën e bisedimeve dhe nuk ka asgjë të sigurtë. Me lojën e tij dhe fizikun që e karakterizon mbetet gjithnjë në shënjestër të skuadrave më të mëdha europiane. Gjithsesi, edhe nëse nuk arrin një marrëveshje me to, përsëri skuadra e Olimpikut të Marsejës është e gatshme t’i ofrojë një rinovim kontrate me shuma edhe më të mëdha financiare se aktualisht. Shuma që ai merr është 150 mijë euro, ndërsa Olimpik është gati t’i ofrojë 170 mijë euro në muaj. Kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen”.
Dëshira e Lorikut, të zëvendësojë Gatuzon
Për Lorikun nuk mjafton vetëm të jetë një tifoz i “çmendur” i Milanit, pasi ai ka një dëshirë të madhe të veshë fanellën e “djallit” kuqezi dhe të japë kontributin e tij të çmuar për skuadrën e zemrës. Ai shpesh herë e bën të ditur qëllimin që mbart në vetvete: “Dua të zë vendin e Gatuzos”. Nuk është një dëshirë e çmendur e tij, por një dëshirë e cila mund të realizohet në të ardhmen, madje shumë shpejt. Ditën e ndeshjes miqësore me Olimpik Tiranën, menjëherë, pasi ka lënë fushën e lojës për t’u zëvendësuar me një tjetër futbollist, Cana është ngacmuar përsëri nga miqtë e tij, të cilët i kanë kujtuar atij mesfushorin e Milanit, Gatuzo, që luan në të njëjtin pozicion me të në fushën e lojës. “Kur do ta largojmë Gatuzon?”, e pyesin ata. “Do ta zëvendësojmë sa më shpejt”, është përgjigjja e futbollistit të kombëtares, Lorik Cana” që ia kthen me humor, por edhe me një dëshirë të madhe për ta realizuar një gjë të tillë.
Marre nga
Albania-Sport
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 19:19
by GOLDIAN
edhe ky a ba boze itash ka 3 vjet qe thote milani reali e leshi
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 19:55
by vllaznia1919
Hahahahahah.Ma ke marre prej gojet naqe.Megjithse asht lojtar klas.
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 20:25
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Hahahahahah.Ma ke marre prej gojet naqe.Megjithse asht lojtar klas.
naqe lojtar klasit asht
dhe ishalla vazhdon keshtu se asht ma i miri i komtares por kur i ban reklam vedit shume se di si me duket
e mbani mend rastin e devi mukes qe demek e kerkote milani
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 21:18
by kuqeblu
GOLDIAN wrote:e mbani mend rastin e devi mukes qe demek e kerkote milani
Rastin e Mukes e maj men, pat ba shum buj at koh, edhe gazetat jan shit e kan ba lek me thas
Po ky asht rast tjeter naqe, edhe per menimin tem, Cana asht shum i aft per me lujt n'klube t'mllaja si Milani, po sidomos Arsenali. Ka tamam fizikun edhe grinten per Kampionat Anglez. Manej mas harra qi Vengeri njashu i gjen, lojtar t'panim, edhe i ban yje manej, se e njef lojtarin e ri, e din a ka vlera a ja. PLus qi i msan me lujt edhe n'pozicione tjera, t'peraferta me pozicjonin origjinal t'lojtarit, qi me ba prov nqs lojtari let ma mir n'pozicjonet e reja. Dhe shum her kto eksperimente i kan dal me sukses...
Posted: Fri, 23 Mar 2007 , 22:58
by kuqeblu
Hahahaha, Laze tha qi Barcelona po shkote n'Elbasan, tesh po na vjen Juvja n'Loro Boriçi V1919, hypi tragetit shpejt, shka me pa Juven n'Shkoder
-------------------------------------------------------------------------------------
Juventusi zbarkon ne "Loro Borici", do te shohe Kapllanin
Shkoder, 23 mars - Qe mund te kishte oferta nga ndonje skuader e madhe e Bundesliges 1, ose deri ne Premier Ligen angleze nga Totenham Hotspurs, kjo i kishte shkuar ne mendje, por qe tani te vihej ne fokusin e skuadrave te medha italiane si Juventus, kjo nuk do t'i shkonte kurre ne mendje.
Nuk flitet per Perparim Hetemajn, te cilin Juventus e ka vezhguar disa kohe me pare, por per sulmuesin shqiptar te Karlsruhes, Edmond Kapllanin, i cili ne "Loro Borici" te Shkodres do te kete dy fansa teper speciale. Fjala eshte per nje menaxher te Juventusit dhe menaxherin shqiptar Nusret Jashari, qe e shoqeron ate.
Kosovari Jashari eshte edhe menaxheri i boshnjakut, Salihamixhic, qe perpara disa muajsh ka ber te mundur nenshkrimin e nje kontrate, ndermjet boshnjakut te Bajernit dhe "Zonjes se Vjeter" te Serise A, edhe pse kete sezon ndodhet ne B. "E di qe do te jete dikush duke me pare, por nuk e di se nga cila skuader", ka thene Kapllani, i cili ka pohuar se nuk e di qe Juve do te zbarkoje ne "Loro Borici", per ta pare ate.
Edhe Porto interesohet per goleadorin
Por Juventusi nuk eshte e vetmja skuader qe interesohet per Kapllanin. Kjoi, pasi edhe nje skuader tjeter ka hedhur grepat dhe do te jete prezente permes stafit te saj. Fjala eshte per skuadren portugeze te Portos. Klubi me i famshem portugez ne Europe ka derguar investiguesit e tij ne Shkoder, per te vezhguar Kapllanin. Gjithsesi, e rendesishme eshte qe ai te luaje dhe te jape maksimumin. Kjo ndoshta mund t'i prishe mendjen te dy skuadrave, te cilat me pas mund te fillojne nje "lufte" ndermjet tyre.
Marre nga
futbolli.com
-------------------------------------------------------------------------------------
Rrustemi, tani shqiptar “puro”
Tirane, 23 mars - Blerim Rrustemi qe sot, ne daten 23 mars 2007 mund te quhet nenshtetas shqiptar.
Nje lajm i tille ka dale sot nga zyrat e FSHF-se. Keshtu, mbrojtesi kosovar, i skuadres gjermane te Borusia Moenchengladbah eshte pajiur me pasaporte shqiptare qe te enjten ne mbremje nga Presidenca, e cila ka dekretuar nenshtetisen e re. Rrustemi, edhe pse 26 vjec eshte me nje karriere te pasur futbollistike, teksa ka luajtur per skuadar te liges kanadeze, Paraguainane dhe braziliane. Madje, nga ajo qe mesohet, ai mund te jete neser ne fushe, perballe Sllovenise.
Marre nga
futbolli.com
Posted: Sat, 24 Mar 2007 , 00:35
by kuqeblu
Qe edhe konfirmimi i lajmit per Kapllanin qi kam postu ma siper. Thuhet se paskan ardh n'federat menaxhert e Juves, Portos dhe Mallorcas me kerku akreditim n'Loro Boriçi, per me pa Kapllanin ty lujt. Pra duhet ta ket diçka t'vertet ky muhabet
-----------------------------------------------------------------------------------------
Juventus në gjurmët e Edmond Kapllanit
Sulmuesi vëzhgohet edhe nga portugezët e Portos dhe spanjollët e Majorkas
Edmond Kapllani çmend Evropën. Forma e shkëlqyer e sulmuesit shqiptar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve me emër në kontinentin e vjetër. Skuadra kryesore, që është vënë në gjurmët e 24-vjeçarit të Kombëtares shqiptare, është Juventusi në kampionatin italian. Por, interes të veçantë për Kapllanin kanë shprehur edhe portugezët e Portos, dhe skuadra që militon në Primera Divizionin spanjoll, Majorka. Menaxherët e të tre këtyre klubeve kanë qenë dje në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, të shoqëruar nga menaxheri me origjinë nga Gostivari, Nusret Jashari, ku kanë tërhequr akreditime për ndeshjen që do luhet të shtunën në "Loro Boriçi".
Sezoni 2006/07 është padyshim periudha më e lumtur për Edmond Kapllanin. 15 gola me fanellën e Karlsruherit (14 në Bundesligën II gjermane dhe 1 në Kupë) kanë bërë që Bariç të përmbushë fjalën e tij dhe t‘i hapë një vend si titullar në Kombëtare. Por, kualiteti i treguar nga sulmuesi ka bërë që edhe shumë klube të njohura të kërkojnë shërbimet e tij. Dje, në zyrat e FSHF-së, janë paraqitur menaxherët e Juventusit, Portos dhe Majorkas, kanë arritur të sigurojnë një vend në tribunën e impiantit të Shkodrës. Synimi i tyre është vetëm një: të shohin Kapllanin në aksion dhe më pas të vendosin nëse ai është i vlefshëm për tre klubet.
Përfaqësuesit e tre klubeve shoqëroheshin nga menaxheri boshnjak, me origjinë nga Gostivari, Nusret Jashari, i cili është edhe personi që ka realizuar transferimin e mesfushorit Salihamixhiç nga Bajerni i Mynihut tek Juventusi. Falë marrëdhënieve të mira që ka me drejtuesit e skuadrave, mbi të gjitha me ata bardhezinj, Jashari ka arritur që të vendosë nën vëzhgim Kapllanin, i cili është në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Bundesligës II. Megjithatë, vetë sulmuesi 24-vjeçar është dukur i qetë përpara takimit me Slloveninë, ku përkrahë do ketë Erjon Bogdanin. "Shpresoj që kjo ndeshje të jetë ajo e duhura për të shënuar edhe golin e parë në Kombëtare", ka deklaruar durrsaku. "Nisur nga puna që po bëjmë në këto ditë përgatitjesh jam shumë optimist se do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë me Slloveninë. Shpresoj që e gjithë skuadra të bëjë një ndeshje të bukur, ashtu siç e shpresoj këtë edhe për vete. Jam mjaft i karikuar për këtë takim dhe e di se çfarë do të thotë të jesh titullar në Kombëtare. Është kënaqësi, por mbi të gjitha është përgjegjësi e madhe. Për këtë do të mundohem që të bëj maksimumin për të justifikuar besimin e trajnerëve. Në fund të fundit, kjo është edhe detyra ime, të shënoj dhe këtë shpresoj ta bëj sa më mirë". Për këtë sfidë, Shqipëria është e dënuar të marrë 3 pikët, pasi kjo do të shërbente për përmirësimin e pozitave në klasifikim, por edhe për të pasur një moral të lartë, përpara transfertës me Bullgarinë, më 28 mars.
Marre nga
Gazeta Shqip
Posted: Sat, 24 Mar 2007 , 08:41
by Shkodrani81
Posted: Sat, 24 Mar 2007 , 09:32
by kuqeblu
Po besa, xixellonja, se yje s'munesh me ju than
Lexone per ikta dy tjert:
-----------------------------------------------------------------------------------------
Edhe Dallku e Curri drejt Serisë A
Jo vetëm Edmond Kapllani do të jetë nesër në Shkodër në vëmendjen e menaxherëve të klubeve të mëdha. Nën “lupë” do të jetë edhe mbrojtësi kosovar, Armend Dallku, i cili aktivizohet në Ukrainë, me Vorskla Poltava.
Lajmin për Albania-sport.com, e jep një burim i besueshëm pranë ndërmjetësit të dy menaxherëve italianë, i cili është një shqiptar (ish-lojtar i Dinamos dhe kampion me këtë ekip në sezonin 1989-1990) por që jeton jashtë shtetit, madje në një vend shumë intrigues: Slloveni, kundërshtarin e nesërm të Shqipërisë.
Jashtë vëmendjes nuk do të jetë as Debatik Curri, por mesfushori nuk do të luajë nesër në Shkodër. Scouterit do të udhëtojnë drejt Sofjes, për të ndjekur autorin e golit shqiptar kundër Holandës në Amsterdam, një gol potent. Edhe Dallku shkëlqeu kundër formacionit të Van Basten, madje goditi dhe traversën, për të “goditur” dhe menaxherët.
Marre nga
Albania-Sport.com
Posted: Sat, 24 Mar 2007 , 16:54
by vllaznia1919
Upupupupupu,Dallku ne Serie A!
Qa jane mare kta gazetar.
Posted: Sat, 31 Mar 2007 , 19:03
by Man in Redblue
Speciale / Valon Behrami – Momentet që unë kaloi me përfaqësuesen Zvicerane, janë si shëtitje shkollore.
• Legjionari i Lazio-s kritikon trajnerin zvicran Kuhn për punë jo serioze
Bashkëpunëtori special I Albaniasoccer.com, Erzen Ramadani na shkruan nga bernë, Zvicër
Nuk ka qetësi për përfaqësuesen e Zvicrës. Pas lojrave të dobëta në SHBA kundër Jamaica U-23 (fitore 2:0) dhe Columbia (humbje 3:1) tregohet i pakënaqët lojtari kosovar Valon Behrami (21) në mediat zvicrane.
”Momentet me kombëtaren zvicrane më duken si shëtitje shkollore apo si ata të familjes. E njohëm njëri-tjetrin, krejt duket të shoqërueshëm. Në Itali një gjë e tillë nuk është normale”, u shpreh Behrami për gazetën "Weltwoche”. E vazhdon me fjalët: “por të nervozohet dikush nga lojtarët, menjëherë xhelozojnë lojtarët e tjerë. Duhet të jesh nën kontrollë, sepse mund të shohin gazetarët, se çka po ndodh. Pa dyshim, më vjen të qaj”.
Behrami kritikon në intervistën edhe punën mediale të lojtarve të përfaqësues nën trajnerin Kuhn: “është tepër qesharake. Duhet të jemi çdo herë prezent. Ai nuk dallon, a është një gazetë e madhe apo një radio stacion i vogël. Sicili lojtar duhet të ulët në një tavolinë për vete me numrin dhe emrin e lojtarit. 23 lojtar, 23 tavolina. Në disa tavolina grumbullohen krejt gazetarët, ku në disa tavolina lojtarën nuk din çka të bëjn vet.”
Vazdhon lojtari shqiptar me kritikën: “Kuhn nuk më ka treguar, pse nuk kam luajtur.”
Këta argumentacione duhet ti shpjegoj Behrami tash para trajnerit Kuhn, dhe delegacionit
zviceran. Kryemanaxheri i kombëtares zvicerane, Ernst Lämmli, u shpreh për gazetën “Blick”, se do të bisedoje një herë me Kuhn dhe me Behramin. “Pastaj do të vendosim, por me këta fjalë të Behramit, duhet të mendoj, se nuk është i lumtur në kombëtare”,
përfundoi Lämmli.
Kuhn për “Blick” u shpreh: “Nëse është shpreh Valoni kështu, se në rrethinën e kombëtares diçka nuk është në rregull, ai din se ku duhet të shkoje. Të më kontaktoje mua ose z. Lämmli, por jo të shprehet nëpër media.”
Se çka e pret Behramin, vetëm mund të spekulohet. Një mundësi është ti ndodh edhe tij e njejta si që i ndodhi kapitenit të kombëtares zvicrane, Johann Vogel. Kuhn pas një lidhje telefonike i tregoj atij, se në të ardhmen nuk i duhet për “kuqebardhët”.
Behrami po shkruan me veprimet e tij një kapitël të zi tjetër për kombëtaren zvicrane, e cila për EURO2008 është “host”, edhe nuk ka mundësi tjera, të pregatitet për atë turne, përveq lojrave miqësore.
Posted: Sat, 31 Mar 2007 , 19:06
by Man in Redblue
E hangri behrami me komtaren zviceriane, mas ksaj deklaratet sma merr mendja se grumullohet ma me komtaren,
un nuk ia uroj tkeqen, po nga njená an me vjen mir per ikyt gja, qi tmarrin shemull gjth talentat e tjer shqiptare e ne vecanti ata ne zvicer, ku ska skuader te rijsh ku slot nai shqiptar.