Page 12 of 61
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 10 May 2009 , 09:49
by shv13
nqs do t rrinte jupp heynckes edhe per sezonin qe vjen nuk do t m vinte hic keq.Kam qejf qe trajeri me kene gjerman(edhe pse v gaali asht trajner shume i zoti)...pse jo schaaf...mgjthse asht si simbol i werderit e zor se bahet
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 10 May 2009 , 20:00
by fpjalmi
shvk.
mu me duket se tranieri i ri nuk asht gjerman por asht hollandez,dhe ka lujt ne 74 kunder gjermaneve per kupe botet .
jupp heynckes un e di qe ASHT HOLLANDEZ ,SE ITESH ME THA BABA SE HEYNKES ASHT NDER LOJTARET QE PAT LUJT ME KROIFIN E MADH.
ME FAL NESE KAM GABIM ,
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 10 May 2009 , 20:06
by fpjalmi
SHVK ,ME FAL NAQE,ASHT GJERMAN SE E KAM NGATERRU ME NJI TJETER QE KA LUJT NE 74 DHE KAN TE NJEJTIN MBIEMER
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Sun, 10 May 2009 , 20:08
by Man in Redblue
Jupp Heynckes
Voller Name Josef Heynckes
Geburtstag 9. Mai 1945
Geburtsort / Vendlindja
Mönchengladbach, Deutschland
eh mor pjalmi, edhe kyt e bane, shpejt ta po thu Rummenige asht hollandez, e ka lujt me ajaxin kunder bayern-it
PS: editoje shkrimin shpejt, sa nuk ta ka pas shvk, se a gjerman i tmerrshem
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 00:33
by fpjalmi
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:27
by fpjalmi
Fitorja
Verderi “dëmton” Hamburgun
edhe në kampionat
Pasi e eliminoi nga Kupa UEFA, Verderi nuk e ka kursyer
Hamburgun as në kampionat. Djemtë e trajnerit Tomas
Shaf, të cilët nuk kanë tani asnjë objektiv për të arritur në
Bundesligë, kanë fituar në shtëpi përballë ekipit të Martin
Jol, që synon të ruajë hapin e kryesuesve. Ka qenë Hugo
Almeida ai që ka menduar t’i dhurojë tri pikë Verderit, të
cilat më shumë dëmtuan Hamburgun, sesa i hynë në punë
skuadrës nga Bremeni. Sulmuesi mundi të gjejë rrugën e
rrjetës në minutën e 34-t e të 49-të në ndeshjen e katërt
midis këtyre dy ekipeve, brenda një afati kohor prej 19
ditësh. Tashmë, Hamburgu renditet në vendin e gjashtë,
shumë larg objektivit të pak javëve më parë
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:28
by fpjalmi
Mënshengladbah
Tri pikë që rritin
shpresat për mbijetesë
Borusia Mënshengladbahu ia ka dalë të marrë maksimumin
në shtëpi, ku ka pritur skuadrën e Shalkes. Ekipi
që po lufton për të siguruar mbijetesën në Bundesligë ishte
më superior në fushën e lojës, duke përfituar edhe nga
fakti se kishin përballë një kundërshtar të pamotivuar në
këtë sfidë. Vendësit arritën të fitojnë një 11-metërsh në
minutën e 23-të, por talenti Marko Marin nuk u tregua i
saktë. Edhe pse këmbëngulën për të gjetur rrjetën kundërshtare,
për Mënshengladbahun ka qenë mjaft e vështirë.
Por, golin me vlerën e tri pikëve e ka shënuar pikërisht
Roberto Kolauti në momentet e fundit të takimit, duke i
dhuruar kështu ekipit një fitore me rezultatin 1-0.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:28
by fpjalmi
Ngjitja
Fraiburg siguron një
biletë për në Bundesligë
Fraiburgu ka siguruar pjesëmarrjen e vet në Bundesligë
për sezonin e ardhshëm. Skuadra që luan në
Bundesligën 2 arriti të fitojë në ndeshjen e djeshme me
rezultatin 5-2 në transfertë përballë Koblenzit. Me tri
pikët e marra, ata siguruan një diferencë prej dhjetë
pikësh me vendin e dytë, Mainzin, teksa kanë mbetur
edhe tri javë nga përfundimi i kampionatit. Vendi i parë
dhe i dytë kualifikohen automatikisht në Bundesligë,
ndërkohë që vendi i tretë do luajë një ndeshje direkte
me vendin e tretë nga fundi të Bundesligës. Fraiburgu
ka luajtur për herë të fundit në këtë kategori gjatë sezonit
2004-2005, por nuk mundi të rezistojë gjatë
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:31
by fpjalmi
Frenk Riberi flet për situatën aktuale të Bajernit të Mynihut dhe të ardhmen e tij
“Dua titullin kampion, pastaj...”
Ylli francez i bavarezëve mund të largohet në verë, gjithsesi dëshiron të ikë me një trofe
Ylli i Bajernit të Mynihut,
Frenk Riberi,
ka folur për situatën
aktuale të klubit bavarez
në kampionat, shanset për
të fituar titullin, por gjithashtu
edhe për të ardhmen e tij,
pasi është përfolur shumë se
do të largohet nga ekipi gjatë
merkatos së verës. Ai premton
se aktualisht është i
përqendruar vetëm te fitimi i
titullit në Bundesligë, e se
vetëm më pas do mendojë se
çfarë të bëjë më tej.
Bajerni ka barazuar Volfsburgun
me pikë dhe tani
është në krye të renditjes.
E prisja një gjë të tillë,
sepse gjithmonë kam qenë
optimist se do riktheheshim
në krye të renditjes. Gjithsesi
asgjë nuk ka përfunduar,
pasi janë edhe tri ndeshje për
t’u zhvilluar.
A besoni se do ta fitoni titullin
kampion, megjithëse
keni një kalendar më të
vështirë se kundërshtarët
tuaj?
Pa diskutim që kam besim.
Kur bëhet fjalë për të fituar
titullin kampion, të gjitha
ndeshjet janë sa të vështira,
aq edhe të rëndësishme. Ne
duhet t’i fitojmë patjetër sfidat
e mbetura. Kjo është
detyra që na ka mbetur për
këtë sezon. Sa i përket kalendarit
të kundërshtarëve, të
them të drejtën nuk na intereson
shumë, pasi ne thjesht
duhet të mendojmë për
ndeshje tona.
Përveç Hamburgut, edhe
Herta është në pozita shumë
të mira për titull. E shikoni
si kundërshtar të fortë?
Ne shikojmë si kundërshtar
të fortë për titullin kampion
çdo ekip që i ka shanset
matematikisht ta realizojë një
gjë të tillë. Por, e përsëris edhe
një herë, nuk i kushtojmë më
shumë rëndësi paraqitjeve të
rivalëve, sesa tonave.
Emri juaj është një nga
më të përfolurit në merkaton
e kësaj vere. Keni vendosur
gjë për të ardhmen
tuaj?
Kam një objektiv për të arritur
dhe ai është titulli kampion.
Duhet të fitoj më parë
këtë trofe, pastaj do mendoj
për të ardhmen time. Por nuk
do ishte çudi as qëndrimi e
as largimi im në fund të këtij
sezoni.
Reali i Madridit dhe Barcelona
janë interesuar për
ju. Kë do preferonit nëse do
të vinte një ofertë e majme
nga të dyja klubet?
Është mjaft herët për të
bërë një pyetje të tillë, por
mund të them se janë të dy
klube prestigjioze dhe vështirë
të bësh dallim mes tyre.
Te Barcelona e shikoj veten
mjaft mirë në fushën e blertë.
Futbollistët e saj, të cilët janë
vërtetë cilësorë, zhvillojnë
një lojë të atillë që i përshtatet
shumë tipit tim si lojtar.
Nga ana tjetër, Reali i
Madridit pritet të bëjë shumë
ndryshime, por di që Zidane
mund të bëhet drejtor sportiv
nëse Perez fiton zgjedhjet,
dhe me të unë kam marrëdhënie
mjaft të mira. Ndaj
them që është herët për të
folur, pasi nuk kam vendosur
ende se çfarë do bëj.
Mendoni se largimi i
Klinsmanit ishte zgjedhje e
mirë?
Nuk më takon mua ta
gjykoj një vendim të tillë. Por
Klinsmani ishte një trajner që
punonte me shumë dëshirë e
vullnet dhe mundohej të
kishte marrëdhënie sa më të
mira me lojtarët.
Po Hejnkes?
Ai është një trajner me eksperiencë
dhe që kërkon disiplinë
në fushën e lojës. Po
mundohet të ruajë ekuilibrin
brenda ekipit, pasi e di që nuk
ka kohë në dispozicion për
të zbatuar të gjitha idetë e tij.
Përsa i përket sezonit te
ardhshëm, është përfolur
emri i Van Galit si favoriti
për të marrë drejtimin.
Çfarë mund të thoni?
Një klub si Bajerni i Mynihut
do të dëshironte ta drejtonte
çdo trajner. Normale që
emrat që përfliten janë ndër
më prestigjiozët. Por nuk kam
aspak dijeni se çfarë do të
bëhet sezonin e ardhshëm,
ndaj nuk mund të komentoj
në këtë aspekt.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:32
by fpjalmi
TË PREMTEN
Leverkusen - Bielefeld 2-2
TË SHTUNËN
Shtutgart – Volfsburg 4-1
Kotbus – Bajern Mynih 1-3
Dortmund – Karlsruhe 4-0
Hanover – Frankfurt 1-1
Herta Berlin – Bohum 2-0
Hofenhaim – Këln 2-0
DJE
M'gladbah - Shalke 1-0
Kolauti 90’
V. Bremen - Hamburg 2-0
Almeida 34’, 49’
neser
NESËR
Bajern Mynih - Leverkusen 20:00
Karlsruhe - Hanover 20:00
Këln - Herta 20:00
Volfsburg - Dortmund 20:00
TË MËRKURËN (13 MAJ)
Frankfurt - Verder Bremen 20:00
Shalke - Shtutgart 20:00
Hamburg - Bohum 20:00
Kotbus - M'gladbah 20:00
Bielefeld - Hofenhaim 20:00
1. Volfsburg 31 18 6 7 67-40 60
2. Bajern Mynih 31 18 6 7 64-39 60
3. Herta 31 18 5 8 46-36 59
4. Shtutgart 31 17 7 7 58-40 58
5. Dortmund 31 14 13 4 53-33 55
6. Hamburg 31 17 4 10 43-43 55
7. Shalke 31 14 7 10 44-30 49
8. Hofenhaim 31 13 9 9 56-45 48
9. Leverkusen 31 13 7 11 54-40 46
10. Verder Bremen 31 11 9 11 57-42 42
11. Hanover 31 9 9 13 44-60 36
12. Këln 31 10 5 16 32-47 35
13. Frankfurt 31 8 9 14 37-50 33
14. Bohum 31 6 10 15 35-51 28
15. M'gladbah 31 7 6 18 37-56 27
16. Bielefeld 31 4 15 12 27-46 27
17. Kotbus 31 7 6 18 27-54 27
18. Karlsruhe 31 6 5 20 21-50 23
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:33
by fpjalmi
klose
“Triumfi është
shumë i rëndësishëm”
Sulmuesi gjerman i Bajernit të Mynihut,
Miroslav Klose, e ka cilësuar si shumë
të rëndësishëm triumfin në kampionat
gjatë këtij sezoni, për të mos vënë nën
presion futbollistët përsa i përket
sezonit të ardhshëm. “I kemi shanset
për të fituar titullin dhe nuk duhet të
dështojmë. Është me të vërtetë një trofe
i rëndësishëm përsa i përket
vazhdimësisë së klubit. Për sezonin e
ardhshëm është përfolur se do të ketë
shumë ndryshime dhe nëse bëhet një gjë
e tillë, lojtarët e rinj nuk duhet të
ndihen në presion për të fituar patjetër
trofe. Kësisoj, është detyra jonë që të
triumfojmë medoemos sivjet”, tha Klose.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 12 May 2009 , 08:56
by GOLDIAN
shv13 edhe une mendoj se heynckes do kishte ba mire me ndej dhe sezonin qe vjen
biles tham nese dalim kampion ka me ndej se hönes leshi se ka ner mend me pagu 2.5 euro per van gaalin
ishalla po basjne blemje kete sezon se skena gja per terezi
sa per schaf po flitet me kalu te volfsburgu
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 12 May 2009 , 22:12
by fpjalmi
goldi.
rumenikia ka dhan nje interviste sot ku ka than qe van gal asht shum afer bajernit.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 12 May 2009 , 22:12
by fpjalmi
Bayern Munchen, Van Gaal me afer se kurre
12/05/2009 16:45
Duket se gjithcka eshte caktuar, Louis van Gaal do jete trajneri i ardhshem i Bayern Munchen.
Kete e ka bere te ditur presidenti i gjigandeve te Bavarise, Karl-Heinz Rummenigge ne nje interviste dhene per te perditshmen gjermane “Tz”. Rummenigge nuk ka zbardhur asgje nga bisedimet, por shprehu bindjen se tekniku aktual i Az Alkmar shume shpejt do drejtoje Bayern Munchen.
“Nuk ka asnje arsye per te qene pesimiste dhe nuk ka asnje plan B. Mund te them vetem se mberritja e tij eshte shume afer”, thekson numri nje u shoqerise bavareze. Rummenigge ka konfirmuar gjithashtu edhe interesimin per sulmuesin e Shtutgartit, Mario Gomez dhe fantazistin e Werder Bremen, Diego, i cili eshte me afer bardhezinjve te Juventusit.
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Tue, 12 May 2009 , 22:26
by shv13
dy fitore 3-0 te bajernit e wolfsburgut kunder leverkusenit e dortmundit.Poldi,toni,riberi per bajernin,per wolfsburgun triplete e dzekos.Me pike te barabarta po golaverazh +30 kunder +28 per wolfsburgun.
javet e mbetuna
33. hoffenheim- fcb
hannover- wolfsburg
34. fcb-stuttgart
wolfsburg-werder
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 13 May 2009 , 00:10
by fpjalmi
flitet qe vitin tjeter bajernit mund ti ikun 4 lojtaret ma cilesore te skuadres.
ishalla nuk asht e vertete
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 13 May 2009 , 17:52
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:goldi.
rumenikia ka dhan nje interviste sot ku ka than qe van gal asht shum afer bajernit.
ata kane tash dy jave qe boll afer po e bijne po hala nuk asht zyrtare asi gja
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Wed, 13 May 2009 , 21:29
by shv13
ZYRTARE per 2 vjet van gaali trajner i bajernit....
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Thu, 14 May 2009 , 15:30
by GOLDIAN
shv13 wrote:ZYRTARE per 2 vjet van gaali trajner i bajernit....
ishalla me kam te mbare
po i frike kam
mos te na e mushin bajernin me hollandez kot
se diku lexova den me marr dy me vedi prej alkmaarit
Re: Kampionati Gjerman
Posted: Thu, 14 May 2009 , 19:00
by Man in Redblue
Urime ju tifozave te Bayern-it!!! Ju mbeti holandezi ne dere, e paci me jet
. Hoffenheim po merr Klinsmann, gjynah qi nuk doli Hoffenheim ne Champions lig kyt vit, se e kishte fitu; nejse ma mire, se fitojn ma kallaj titullin vitin tjeter