Page 12 of 19

Re: Basketboll

Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 15:08
by Skodrinon
Hapet merkatoja, Vllaznia s’ka shpresa

Më 15 gusht është hapur merkatoja e basketbollit. Ajo do qëndrojë e hapur për një muaj dhe gjatë kësaj periudhe,
të gjithë ekipet kanë mundësi të marrin lojtarët e duhur. Tek Vllaznia ndërkohë nuk duket se do ketë ndonjë
lëvizje. Të paktën sa i takon afrimeve sepse klubi nuk ka buxhet për ta bërë një gjë të tillë. Njëkohësisht vazhdojnë të mungojnë edhe sponsorët. Trajnerët Petrit Osmani dhe Bledar Gjeçaj janë të detyruar të punojnë me elementin e ri sepse kjo është e vetmja mundësi për të “bërë merkato”. Me ekipin e të rriturve janë afruar sërish disa nga elementët më të spikatur të ardhur nga ekipi i të rinjve që drejtohet nga trajneri Roland Koka. Kampionati i sezonit 2009-10 do jetë sërish i përbërë nga 6 skuadra dhe pikërisht nga Tirana, Studenti, Vllaznia, Valbona, Skënderbeu dhe Teuta. Ai do startojë më 18 shtator dhe do jetë i përbërë nga dy faza, plus fazën e fundit të play-offit. Vllaznia me përbërjen që pritet të ketë në sezonin e ri sigurisht që nuk mund të pretendojë më tepër sesa daljen në fazën
e play-off-it

vllaznimi sportiv

Re: Basketboll

Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 15:15
by vllaznia1919
:( :( :( :(

Re: Basketboll

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 17:50
by Skodrinon
“Derbi” shkodran i basketbollit, Vllaznia kampione për U-16

“Vllaznia ”-“Shkodra Basket” 85:66
Vllaznia: Elson Laçja, Ermal Shkrepi, Eduard Grihaj, Griseld Musa, Elsaid Sala, Eol Sokoli, Samed Sokoli, Suel Ivziku, Eldi Shpuza, Egli Faslia. Trajner Nikolin Marashi

Image

Shkodra Basket: Sued Spada, Maliq Bushati, Gledis Bashi, Mark Lisi, Belaid Zusi, Asvald Gjyrezi, Amner Bekteshi, Luan Matlija, Anes Et’hemi, Aban Jakupaj, Elvis Breza. Trajner Ermal Milla.

Image
Gjyqtar Tomos Asnjoku(Elbasan), Marek Belba(Durrës)
E dielë, 1 nëntor 2009, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për
kategorinë e moshës U-16 ka evidentuar
si dy ekipet më të mira të vendit, ato të
Shkodrës, “Vllaznia”, dhe “Shkodra Basket”.
Këto dy ekipe janë ballafaquar në finalen e
Plej-Ofit, të cilët janë zhvilluar në pallatin e
sportit të qytetit të Shkodrës. Pas një ndeshje
emocionuese, basketbollistët e Vllaznisë me
trajner Nikolin Marashi janë shpallur kampion
kombëtar për vitin 2009. Për t’u theksuar
ka qënë entuziasmi në të dyja kampet e
tifozërive, i cili i ka shoqëruar skuadrat deri në
mbyllje të takimit. Takimi është dominuar nga
ekipi i Vllaznisë, i cili i ka fituar tre prej katër
periodave të kësaj ndeshjeje duke humbur
vetëm njërën prej tyre, atë të katërten. Tre
periodat e fituara nga Vllaznia dhanë këto
rezultate 25 me 21 e para, në të dytën 24
me 16, dhe në të tretën 21 me 13. Perioda
e katërt është fituar nga Shkodra Basket 22
me 19. Ndërkohë, rezultati i përgjithshëm
i gjithë ndeshjes ka qënë 85 me 66 për
ekipin e Vllaznisë që është shpallur kampion
kombëtar. Finalja e këtyre dy skuadrave erdhi
pas takimeve eleminatore në fazën e Plej-Ofit,
të cilat u zhvilluan dje në pallatin e sportit të
qytetit të Shkodrës, ku Vllaznia eleminoi
Elbasanin dhe Shkodra Basket Apoloninë.
Në përfundim të aktivitetit, është zhvilluar
edhe ceremonia e dorëzimit të kupës dhe
të diplomave për ekipin fitues të Vllaznisë
të drejtuar nga Nikolin Marashi, kupë e cila
është dorëzuar nga Sekretari i Federatës
Shqiptare të Basketbollit Korab Llazani.
Krahas ekipit kampion të Vllaznisë, Federata i
ka dorëzuar një kupë edhe ekipit të vendit të
dytë, atij të Shkodra Basket me trajner Ermal
Milla, ndërkohë që është dorëzuar edhe kupa
e ekipit kampion të basketbollit për të reja,
ekipit të Vllaznisë që drejtohet nga trajnerja
Afërdita Rakaj. Dalja në finale e dy skuadrave
të basketbollit për të rinj si dhe fitorja e
basketbollisteve të reja tregon për një punë
mjaft të mirë që po bëhet vitet e fundit
në klubin shumë sportesh Vllaznia në këtë
sport, ku talentet e shumtë që bëjnë pjesë
në këto ekipe janë një garanci e madhe për të
ardhmen e basketbollit në qytetin e Shkodrës.
Në prononcimin e tij menjerë pas përfundimit
të finales, trajneri i ekipit të Vllaznisë kampion
të Shqipërisë në basketboll për të rinj U-16
Nikolin Marashi është shprehur shumë i
emocionuar për “Vllaznimin Sportiv”. Sipas
tij, kjo finale tregon më së miri se në Shkodër
sporti i baskrtbollit ka një masivitet të madhë,
dhe këto elemete që ekzistojnë në dy ekipet
respektive janë një garanci e madhe për të
ardhmen e basketbolli shkodran. Emocionet
e tija ishin të pranishme edhe për faktin, se
në përbërje të ekipit të Shkodra Basket, sipas
tij luajtën edhe dy basketbollistë cilësorë,
të cilët janë stervitur në ekipin e tij, por që
tashmë luajnë për ngjyrat e kësaj skuadre. Për
trajnerin e Vllaznisë Nikolin Marashi ky është
suksesi i parë me brezin e baskrtbollistëve
U-16, ndërkohë që vite më parë është
shpallur kampion edhe me ekipin e të rinjëve
U-19. Ndërkohë, emocione në mbyllje të
kësaj finaleje që përballi një derbi shkodran
në basketboll për të rinj është shfaqur edhe
trajneri i ekipit të Shkodra Basket Ermal
Milla, i cili edhe pse skuadra e drejtuar prej
tij e humbi finalen, ai tha se në përgjithësi
ka fituar basketbolli shkodran, pasi nga ky
grup lojtarësh të rinj, trajneri i ekipit të parë
Bledar Gjeçaj do të ketë rastin që të marrë
shumë shpejt në ekipin e parë disa elementë
shumë cilësor dhe me shumë përspektivë për
të ardhmen e basketbollit shkodran dhe atij
shqiptar

vllaznimi sportiv

Re: Basketboll

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 21:14
by REINIS
Sot TIRONA kishte rraf 115-54 Valbonen.

Re: Basketboll

Posted: Sat, 07 Nov 2009 , 23:30
by Skodrinon
REINIS wrote:Sot TIRONA kishte rraf 115-54 Valbonen.
Femna a meshkuj?

Re: Basketboll

Posted: Sun, 08 Nov 2009 , 22:51
by REINIS
Skodrinon wrote:
REINIS wrote:Sot TIRONA kishte rraf 115-54 Valbonen.
Femna a meshkuj?
Meshkuj.

Re: Basketboll

Posted: Fri, 13 Nov 2009 , 21:50
by futbollistja
Skodrinon wrote:“Derbi” shkodran i basketbollit, Vllaznia kampione për U-16

“Vllaznia ”-“Shkodra Basket” 85:66
Vllaznia: Elson Laçja, Ermal Shkrepi, Eduard Grihaj, Griseld Musa, Elsaid Sala, Eol Sokoli, Samed Sokoli, Suel Ivziku, Eldi Shpuza, Egli Faslia. Trajner Nikolin Marashi

Image
EEE GRISELD E ELDI E MORRT KUPEN EEEE........ BRAVOOOO
Shkodra Basket: Sued Spada, Maliq Bushati, Gledis Bashi, Mark Lisi, Belaid Zusi, Asvald Gjyrezi, Amner Bekteshi, Luan Matlija, Anes Et’hemi, Aban Jakupaj, Elvis Breza. Trajner Ermal Milla.

Image
Gjyqtar Tomos Asnjoku(Elbasan), Marek Belba(Durrës)
E dielë, 1 nëntor 2009, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për
kategorinë e moshës U-16 ka evidentuar
si dy ekipet më të mira të vendit, ato të
Shkodrës, “Vllaznia”, dhe “Shkodra Basket”.
Këto dy ekipe janë ballafaquar në finalen e
Plej-Ofit, të cilët janë zhvilluar në pallatin e
sportit të qytetit të Shkodrës. Pas një ndeshje
emocionuese, basketbollistët e Vllaznisë me
trajner Nikolin Marashi janë shpallur kampion
kombëtar për vitin 2009. Për t’u theksuar
ka qënë entuziasmi në të dyja kampet e
tifozërive, i cili i ka shoqëruar skuadrat deri në
mbyllje të takimit. Takimi është dominuar nga
ekipi i Vllaznisë, i cili i ka fituar tre prej katër
periodave të kësaj ndeshjeje duke humbur
vetëm njërën prej tyre, atë të katërten. Tre
periodat e fituara nga Vllaznia dhanë këto
rezultate 25 me 21 e para, në të dytën 24
me 16, dhe në të tretën 21 me 13. Perioda
e katërt është fituar nga Shkodra Basket 22
me 19. Ndërkohë, rezultati i përgjithshëm
i gjithë ndeshjes ka qënë 85 me 66 për
ekipin e Vllaznisë që është shpallur kampion
kombëtar. Finalja e këtyre dy skuadrave erdhi
pas takimeve eleminatore në fazën e Plej-Ofit,
të cilat u zhvilluan dje në pallatin e sportit të
qytetit të Shkodrës, ku Vllaznia eleminoi
Elbasanin dhe Shkodra Basket Apoloninë.
Në përfundim të aktivitetit, është zhvilluar
edhe ceremonia e dorëzimit të kupës dhe
të diplomave për ekipin fitues të Vllaznisë
të drejtuar nga Nikolin Marashi, kupë e cila
është dorëzuar nga Sekretari i Federatës
Shqiptare të Basketbollit Korab Llazani.
Krahas ekipit kampion të Vllaznisë, Federata i
ka dorëzuar një kupë edhe ekipit të vendit të
dytë, atij të Shkodra Basket me trajner Ermal
Milla, ndërkohë që është dorëzuar edhe kupa
e ekipit kampion të basketbollit për të reja,
ekipit të Vllaznisë që drejtohet nga trajnerja
Afërdita Rakaj. Dalja në finale e dy skuadrave
të basketbollit për të rinj si dhe fitorja e
basketbollisteve të reja tregon për një punë
mjaft të mirë që po bëhet vitet e fundit
në klubin shumë sportesh Vllaznia në këtë
sport, ku talentet e shumtë që bëjnë pjesë
në këto ekipe janë një garanci e madhe për të
ardhmen e basketbollit në qytetin e Shkodrës.
Në prononcimin e tij menjerë pas përfundimit
të finales, trajneri i ekipit të Vllaznisë kampion
të Shqipërisë në basketboll për të rinj U-16
Nikolin Marashi është shprehur shumë i
emocionuar për “Vllaznimin Sportiv”. Sipas
tij, kjo finale tregon më së miri se në Shkodër
sporti i baskrtbollit ka një masivitet të madhë,
dhe këto elemete që ekzistojnë në dy ekipet
respektive janë një garanci e madhe për të
ardhmen e basketbolli shkodran. Emocionet
e tija ishin të pranishme edhe për faktin, se
në përbërje të ekipit të Shkodra Basket, sipas
tij luajtën edhe dy basketbollistë cilësorë,
të cilët janë stervitur në ekipin e tij, por që
tashmë luajnë për ngjyrat e kësaj skuadre. Për
trajnerin e Vllaznisë Nikolin Marashi ky është
suksesi i parë me brezin e baskrtbollistëve
U-16, ndërkohë që vite më parë është
shpallur kampion edhe me ekipin e të rinjëve
U-19. Ndërkohë, emocione në mbyllje të
kësaj finaleje që përballi një derbi shkodran
në basketboll për të rinj është shfaqur edhe
trajneri i ekipit të Shkodra Basket Ermal
Milla, i cili edhe pse skuadra e drejtuar prej
tij e humbi finalen, ai tha se në përgjithësi
ka fituar basketbolli shkodran, pasi nga ky
grup lojtarësh të rinj, trajneri i ekipit të parë
Bledar Gjeçaj do të ketë rastin që të marrë
shumë shpejt në ekipin e parë disa elementë
shumë cilësor dhe me shumë përspektivë për
të ardhmen e basketbollit shkodran dhe atij
shqiptar

vllaznimi sportiv

Re: Basketboll

Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 16:44
by Skodrinon
Rekord Gines në Shkodër ?!

“Shkodra Basket” për reja mund 83 me 0 Studentin
:shock: :shock: :shock:

Ka ndodhur në Shkodër të dielen e kaluar, dhe stafi i Ginesit në Londër po e shqyrton ta përfshijë në listën e rekordeve “Gines”, pasi është rasti i parë që regjistrohet një rezultat i tillë …

Shkodra vazhdon të jetë në epiqëndër të sportit kombëtar dhe ndërkombëtar. Dhe, me sa duket, rasti në fjalë, ai i rezultatit që ka fiksuar ekipi I basketbollit të femrave për të reja në takimin e javës së dytë të Kampionatit
Kombëtar do të evidentojë qytetin e lashtë dhe të traditës së sporteve në listën e rekordeve “Gines”. 83 me 0 ka
qënë rezultati që basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri i tyre, mjeshtri i madh i basketbollit shqiptar Renato Radoja kanë shënuar ndaj ekipit kundërshtar të Studentit. Ekipi i “Shkodra Basket”, në gjirin e të cilit bajnë pjesë vajza të talentuara dhe me shumë perspektivë edhe vitin e kaluar ka qënë në vemendje të specialistëve, jo vetëm për fitoret e njëpasnjëshme të ndeshjes si dhe shpalljen me meritë kampione kombëtar i Shqipërisë, por në
të njëjtën kohë ka tërhequr vemendjen edhe numiri i madhë i pikëve, ku mesatarja për ndeshje ka qënë 102 të shënuara dhe 42 të pësuara. Me të njëjtin ritëm e ka nisur kampionatin e ri edhe në këtë sezon sportive, dhe,
këtë e tregon fakti se që në javën e parë të kampioanatit kombëtar të basketbollit për të reja, në ballafaqimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës ato shkatërruan me një rezultat të paimagjinueshëm ekipin kundërshtar të Studentit që drejtohet nga trajnerja Mimoza Kristo. Në drejtimin e gjyqtarëve Adrian Dulçe nga Durrësi dhe Saimir Tafili nga Shkodra, në formacionin e “Shkodra Basket” i drejtruar
nga Renato Radoja dhe kolegja e tij Xhuljeta Shestani u aktivizuan në pesëshen e parë këto basketbolliste: Ingrit Dashja, Enxhi Xhanaj, Paradisa Memçaj, Ornela Ndoci, Fatjona Borova në rolin e organizatores. Ndërkohë, gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Orjeta Basha, Suada Hajdari, Lidra Lekiqi, Klejda Haxhaja dhe Debora Bakalli.
Në periodën e parë shifrat ishin 28 me 0, në të dytën, 16 me 0, në të tretën 26 me 0 dhe në të katërtën 14 me 0
duke fiksuar rezultatin e përgjithshëm 83 me 0 për ekipin shkodran “Shkodra Basket”. “Ne kishim një epërsi të padiskutueshme gjatë ndeshjes dhe mundësitë tona ishin që të shënonim edhe më shumë pikë, ndoshta edhe
dyfishin e tyre, por e ulëm ritmim dhe aktivizuam pesëshen e dytë në pjesën më të madhe të ndeshjes”, thotë trajneri Radoja. Dhe, kjo do të thotë që nëse ekipi shkodran do të vijonte të luante me impenjimin e tyre, shifrat do të kishin qënë padiskutim mbi 100 pikë, dhe atëherë komentet dhe analizat e stafit të organizmit të Rekordeve Gines me qëndër në Londër do të kishin qënë me të vertetë të një karakteri tjetër. Por, gjithsesi, edhe me këtë rezultat 83 me 0, për të cilët vetë trajneri Radoja 70 vjeçar që ka kaluar një jetë të tërë me basketbollin shqiptar dhe më gjërë, por edhe shumë speecialistë dhe veteranë të tjerë të basketbollit theksojnë se këto shifra nuk janë ndeshur asnjëherë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, në aktivitetet ndërkombëtare. Prandaj, një staf i specializuar që operon pranë klubit sportiv “Shkodra Basket”, pasi ka kontaktuar me organizmin përkatës në Angli, ka përgatitur
dokumentacionin përgatës që ta dorëzojë pranë komisionit përkatës, nga ku pritet të miratohet edhe e drejta e Rekordit Gines për skuadrën shqiptare të basketbollit nga Shkodra, çka nëse realizohet një gjë e tillë, do të jetë patjetër edhe një rast jo i vogël publiciteti në përgjithësi edhe për Shqipërinë dhe sportin e saj.

vllaznimi sportiv

Re: Basketboll

Posted: Fri, 20 Nov 2009 , 16:58
by Ledi1920
Do kene lujt meshkujt e Vllaznise me vajzat e Studentit se ska mundesi...(ene une me qene kisha me e bo i kosh...)

Re: Xhudo

Posted: Tue, 01 Dec 2009 , 17:06
by Skodrinon
“Shkodra Basket ”, fitore me tre shifra ndaj Tiranës

Basketbollistet e ekipit të Shkodra Basket kanë realizuar sërishmi një fitore të thellë
në ndeshjet e kampionatit kombëtar, madje këtë radhë duke e ngritur pikeverazhin
në tre shifra. Duke pasur përballë ekipin “Tirana Jonë”, takim ky i vlefshëm për javën e
tretë të këmpionatit, skuadra e drejtuar nga mjeshtri i shquar i basketbollit shkodran
Renato Radoja ka dominuar në të gjitha drejtimet, në një ndehsje që fundi i saj ka
fiksuar shifrat 111 me 36 për Shkodra Basket. Pas fitores bombastike me rezultatin
83 me 0 ndaj Studentit një javë më parë, shifra këto që kanë nxitur organizimin e
një komisioni të posaçshëm në Shkodër për të kërkuar në institucionin përkatës në
Angli miratimin në listën e Rekordeve Gines, fitorja tjetër e thellë me këtë rezultat
nga ana e këtij ekipi tregon më së miri se Shkodran Basket, si kampione në fuqi, nuk
ka ndërment ta lëshojë trofeun e kampionatit.

vllaznimi sportiv

Re: Basketboll

Posted: Thu, 03 Dec 2009 , 21:12
by GOLDIAN
a kan sponsor keta ma skodrinon

Re: Basketboll

Posted: Thu, 03 Dec 2009 , 23:56
by REINIS
Urime per fitoren. Ishalla po hecni ktu!

Re: Basketboll

Posted: Fri, 04 Dec 2009 , 09:13
by GOLDIAN
flm reinis
a marrin pjese skuadrat shqiptare ne kupat e europes?

Re: Basketboll

Posted: Fri, 04 Dec 2009 , 09:50
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:flm reinis
a marrin pjese skuadrat shqiptare ne kupat e europes?
nuk e di,me duket se jo,nuk jam i sigurte.
per kombetraen e di qe merr pjese po per ekipet ne rang klubesh nuk jam shume i sigurte.

Re: Basketboll

Posted: Fri, 04 Dec 2009 , 12:11
by GOLDIAN
po pse fitusja e trofeut nuk del ne champions lige
boobobb spaskan faj biznesmenet qe nuk sponsorizojne se mos dalja ne europe do thote
NO MONEY

Re: Basketboll

Posted: Sun, 20 Dec 2009 , 01:12
by REINIS
TIRONA fitoi kupen e Republikes kunder Valbones Tropojes!
Une pashe vetem dy pjeset e para dhe ato u myllen diku ke 65-20 per TIRONEN!

Re: Basketboll

Posted: Sun, 20 Dec 2009 , 01:52
by GOLDIAN
REINIS wrote:TIRONA fitoi kupen e Republikes kunder Valbones Tropojes!
Une pashe vetem dy pjeset e para dhe ato u myllen diku ke 65-20 per TIRONEN!
urime reinis

Re: Basketboll

Posted: Sun, 20 Dec 2009 , 09:21
by fpjalmi
REINIS wrote:TIRONA fitoi kupen e Republikes kunder Valbones Tropojes!
Une pashe vetem dy pjeset e para dhe ato u myllen diku ke 65-20 per TIRONEN!

si asht puna

me dal tropoja e valbones ne finale :shock: :shock:

hallall tiranes dhe urime renis

ne fakt un se kam ndjek shum basketbollin keta kohet e fundit

si asht vllaznia ne basketboll

Re: Basketboll

Posted: Sun, 20 Dec 2009 , 12:57
by GOLDIAN
reinis ke keni sponsor ju?

Re: Basketboll

Posted: Mon, 10 May 2010 , 20:23
by GOLDIAN
ku je ma skodrinon si sna bjen lajmet

URIME VARZAVE SHKODRANE TE SHKODRA BASKET
PER TE REJA KANE FITU FINALEN ME TIRANEN 107-50

keta mut biznesmenash tlosin theben e tju falin nej lek