Page 110 of 125

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 05 Apr 2010 , 00:07
by Edmond-Cela
Kampionati kombëtar apo "Teatri Kombëtar"?!
Nga Dritan GjyreziMe ardhjen e pranverës, krahas gëzimit të pushimit të reshjeve, të cilat pothuajse i dëmtuan të gjitha terrenet sportive, tashmë një gëzim tjetër është evident, ai i shfaqjeve "teatrale", me karakter humoristik, që u janë bashkangjitur aktorëve të kampionatit tonë kombëtar. Ndoshta regjisorëve tanë mund t'u duhet të eksplorojnë "talente" edhe në ndeshjet e fazës së tretë të superligës, pasi aty mund të gjesh "material të cilësisë së parë", për të cilin edhe aktorët e "Teatrit Kombëtar" mund të ngelen të mahnitur. E fillova kështu këtë shkrim, pasi në shikim të parë duket sikur kemi të bëjmë me shfaqje satiriko-publike, pasi edhe sportdashësit në stadiumet tona nuk e kalojnë numrin e shikuesve në sallën e Teatrit Kombëtar. Analiza e javëve të fundit nuk ka nevojë për shumë koment. Të gjithë flasin, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë situatë, ku ka përfunduar kampionati shqiptar i superligës. Ekipet kryesuese kanë mbi 4 javë që nuk fitojnë ndeshje. Ndoshta kjo ndikoi edhe në rezultatet negative, që ekipet kryesuese të kampionatit morën në gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë. Sepse karikimi apo mobilizimi i një skuadre futbolli nuk bëhet me "telekomandë", por me vijueshmëri në stërvitje dhe ndeshje zyrtare. Ndaj, kur ndërpritet kjo logjikë profesionalizmi në futboll, dështimet janë të sigurta. Duket sikur në Korçë është "ringjallur" heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, pasi po shohim një Skënderbe "me shpatë në dorë", i cili nuk njeh më kundërshtarë. Po vallë, ku po shkojmë kështu? Cili do të jetë fundi, pasi, me sa duket, limiti i këtij "teatri" do të përfshijë në rrezik potencial edhe ato skuadra zemërgjera, që me vetëdije të plotë kanë lëshuar deri më tani? Pas javës së 25-të të superligës, që nga Tirana e vendit të katërt, që e shikon veten jashtë Kupave të Europës, e deri tek Flamurtari i vendit të 11-të, rrezikojnë së tepërmi. Me sa duket, kësaj here futbolli europian do të ulet në Laç, ndaj më vjen ndër mend një shkrim i një gazetari sportiv francez, para shumë vitesh, teksa tregonte me hollësira se si futbolli europian ishte ulur në Patos dhe përshkruante qytetin e vogëlth atje.Në këto momente kritike për futbollin tonë, një dilemë ka ngërthyer mendjen e gjithsecilit prej nesh: A do ketë një prokuror apo gjykatës nga drejtësia shqiptare, që do të ndërmarrë një hetim zyrtar ndaj këtij fenomeni, pasi federata jonë e futbollit ka treguar dhe po tregon se mbetet e pafuqishme kundrejt këtyre pazareve ta hapura. Me mosveprimin e saj, edhe vetë FSHF-ja po ia zbeh ngjyrën garës së kampionatit, pa kuptuar se të gjithë bashkë po shkatërrojmë vlerat e këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Vetë fakti se kompanitë e basteve prej më shumë se 3 javësh nuk kuotojnë asnjë ndeshje të superligës shqiptare, e tregon më së miri këtë gjë. Ndoshta faza e tretë e kampionatit tonë mund të "kuotohet" vetëm në tabelat e reklamave të Teatrit Kombëtar. Fatkeqësisht, dëmi nuk është vetëm aktual, por edhe më i gjerë në kohë, pasi këto shfaqje dëmtojnë brezat e rinj, që po edukohen me këtë edukatë sportive ndeshjesh.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 05 Apr 2010 , 23:53
by fpjalmi
Superiorja luhet te Djelen ne oren 14:00



Java e XXVII e kampionatit eshte percaktuar te zhvillohet ne fundjave ne oren 14:00 .Te gjitha ndeshjet e kategorise superiore do te zhvillohen ne te njejtin orar per te mos lejuar skuadrat qe te bejne tolerime dhe llogaritje,duke pasur parasysh garen e ashper ne fundin e tabeles.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 07 Apr 2010 , 18:10
by fpjalmi
Dhunë ndaj trajnerit të Besës


Ushtrohet dhunë ndaj trajnerit të Besës, Shpëtim Duro gjatë takimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes kavajasve dhe Shkumbinit.
Sipas burimeve, Duro është dhunuar nga kryetari i Bashkisë së Peqinit në tribunën kryesore.

Pas incidentit, trajneri i Besës ka rënë pa ndjenja për dhjetë minuta.

Ndërkohë është thyer edhe kamera e “Supersport” që po transmetonte takimin

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 07 Apr 2010 , 18:12
by fpjalmi
qa bajn keshtu kta peqinasit mor zot

i her dash sula e nji here krietari i bashkise peqinase

ne cfare vendit ndodhin keta gjana mor zot?

veq ne shqipni

e nuk i denon kush :shock: :shock: :shock: :shock:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 07 Apr 2010 , 18:24
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Dhunë ndaj trajnerit të Besës


Ushtrohet dhunë ndaj trajnerit të Besës, Shpëtim Duro gjatë takimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes kavajasve dhe Shkumbinit.
Sipas burimeve, Duro është dhunuar nga kryetari i Bashkisë së Peqinit në tribunën kryesore.

Pas incidentit, trajneri i Besës ka rënë pa ndjenja për dhjetë minuta.

Ndërkohë është thyer edhe kamera e “Supersport” që po transmetonte takimin
Agresorët janë pjesë e stafit të klubit peqinas, madje flitet personalisht për kryebashkiakun e këtij qyteti, Ilir Rrushi

tamam si e ka emnin keka. nomen omen

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 07 Apr 2010 , 20:35
by Edmond-Cela
pa koment


Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 08 Apr 2010 , 16:41
by fpjalmi
Shkumbini rrezikon gjobë dhe dënimin e fushës
me video

http://top-channel.tv/video.php?id=14191

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 08 Apr 2010 , 20:42
by GOLDIAN
keta duhet mi cu komlet ne ligen amatore

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 12 Apr 2010 , 08:49
by Ledi1920
GOLDIAN wrote:keta duhet mi cu komlet ne ligen amatore
pash tek alsati dje rubriken sportive...
ai presidenti peqinit shume langaraq u tregu...

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 12 Apr 2010 , 15:19
by Skodrinon
po nji tjeter i peqinit te tvsh. donator a ça ishte. tha nuk u ba nami se hangri nji grusht duro.....

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 12 Apr 2010 , 16:07
by fpjalmi
Skodrinon wrote:po nji tjeter i peqinit te tvsh. donator a ça ishte. tha nuk u ba nami se hangri nji grusht duro.....

ndoshta ka dasht me than qe duhet me ken i gezum qe nuk e kena myt :D

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 14 Apr 2010 , 15:06
by fpjalmi
Tre ndeshje pa tifozë për Shkumbinin


Tre ndeshje pa tifozë dhe 200 mijë lekë gjobë. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj skuadrës së Shkumbinit për atë që ndodhi rreth një javë më parë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mes Shkumbinit dhe Besës.
I vetmi ndëshkim i marrë nga Komisioni i Disiplinës lidhet me hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe fishekzjarreve me pasojë dëmtimin e një lojtari kundërshtar.

Ndërkohë që po në këtë ndeshje është goditur edhe trajneri i Besës, Shpëtim Duro, jo vetëm nga kryetari i bashkisë, por edhe nga zëvendëstrajneri i Shkumbinit Klodian Dervishi.

Për këtë të fundit Komisioni i Disiplinës ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga aktivitetet sportive.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 15 Apr 2010 , 16:23
by fpjalmi
Dimraj “shkarkon” presidentin Halili

Shefi i klubit të Tiranës: Është e papranueshme që të komandojë sponsori, të zgjedhë lojtarët e të bëjë strategjinë e klubit

http://albania-sport.com/mat.php?idm=14413

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 15 Apr 2010 , 16:32
by fpjalmi
Xhani shpërndan një shkresë shkarkimi për Paro Lacin

Ndodhitë në kampin e kuq nuk kanë të sosur, pasi pa u shuar zjarri i një beteje, në horizont nis një tjetër. Dje, me anë të një e-maili të shpërndarë nga Albert Xhani, mësohet se Partizani ka pësuar një riorganizim të ri, i cili është regjistruar edhe në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit). Në këtë e-mail është një vendim i dalë dje nga QKR, ku në fund ka emrin dhe firmën e punonjëses së këtij institucioni, Laureta Kroji. Këtu del se QKR, më 13 prill 2010, është kryer aplikimi i ndryshimeve në shoqërinë aksionare “Partizani”. Nga kjo del se, duke filluar nga data 13 prill 2010, Albert Xhani emërohet administrator i përgjithshëm i “Partizani” sh.a. dhe nga ky post largohet Paro Laçi. Njëkohësisht mësohet se 10% I aksioneve të Lulëzim Sallakut i kalojnë Albert Xhanit, i cili pas këtij transaksioni shkon në shifrën e 60% të aksioneve të shoqërisë, ku 40% tjetër zotërohet nga Paro Laçi. Njëkohësisht ndryshime pëson edhe këshilli mbikqyrës i shoqërisë. Largohen anëtarët Kujtim Qershori dhe Armand Taho dhe emërohen anëtarët e rinj, Alfred Beqiraj dhe Fatmir Xhani, me një afat kohor nga 12/04/2010 deri në 12/04/2013. Njëkohësisht ndryshohen edhe afatet kohore për anëtarin tjetër të këshillit, Aleksandër Xhani, që barasvlerësohen me afatet e anëtarëve të tjerë 12/04/2013. Ndërsa Silvana Gjikdhima emërohet eksperte kontabël e autorizuar. Me këtë vendim del se nga dje Albert Xhani është përfaqësues ligjor i Partizanit. Para disa kohësh ishte Paro Laçi, i cili me statusin e përfaqësuesit ligjor shkarkoi Albert Xhanin si president të Partizanit dhe emëroi Bejkush Birçen president nderi. Pas këtij vendimi aksioneri me përqindjen më të madhe, Albert Xhani, për “Sportin shqiptar” është shprehur: “Paro Laçi mbetet aksionar i Partizanit dhe e falënderoj për punën që ka bërë në ngjitjen e skuadrës. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi një bashkëpunim të frytshëm në të mirë të Partizanit”.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 15 Apr 2010 , 16:37
by fpjalmi
administratoreve iu kerkoj falje per ket shkrim ketu por duke pa qe partizani po del ne superiore vendosa ta shkruaj ketu





presidenti gjani perseri ma i forte se presidenti aktual ku presidenti i trete i ka dhan 10 perqind nga prona e tij dhe presidenti xhani ka marr 60 perqind te skuadres dhe e ka perjashtu presidentin laqi qe pak ma pare u ba presidenti numer 1 te parttizani



o zot cfare mafiozit xhani :lol: :lol: :lol:

mori presidentin laqi se kishte lek sa me dal ne superiore dhe tash i futi gishtin :lol: :lol: :lol:

tamam bir k....t

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 21 Apr 2010 , 17:06
by fpjalmi
Dinamo, kampionia e re e Shqipërisë

Blutë siguruan matematikisht titullin kampion katër javë përpara përfundimit të sezonit. Shkëlqim Muça, trajneri i 11-të që fiton një kampionatin me Dinamon

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 21 Apr 2010 , 17:08
by fpjalmi
brravo flamurtari

ishte ma keq se na ne renditje dhe duke luftu me ndeshmeri per vete dhe per tifozat na parakalon dhe pse jo po shef edhe 1 vend ne kupat e europes

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Wed, 21 Apr 2010 , 23:11
by GOLDIAN
LE TI HIQET TITULLI DINAMOS
KU ASHT KESHILLI EKZEKUTIV A CA LESHIN QUHEN KETO
LEDITI ME SA DI UNE DO JESH I INFORMUM A MUND TE BAHET GJA KUNDRA DINAMOS

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Mon, 26 Apr 2010 , 08:24
by Ledi1920
Asgjo nuk ka me u bo. peshku qelbet nga koka. Ene ato te qelbmit skane dit me bo drejtesi ose nuk ju intereson kjo, se me pislliqe mushin xhepat.

Cdo jave flitet neper kronika,u la u shit edhe asgjo, asnji permiresim,tu pa teater.

Sic tha Redi Jupi mire qe lejn tha po kto e lejn haptazi fare... :mrgreen: :mrgreen: Pse kaq haptaz Goldi.Pse???? Sepse skan fryke njeri dhe se rru njeri per ket gjo.
Po su bone shembull disa ekipe ose ta pzeullojn superligen nja ca vjet kshu do jena ne.Ajo formula nuk eshte zgjidhja e problemeve.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Sat, 01 May 2010 , 21:41
by fpjalmi
Besa shkarkon Shpëtim Duron

Presidenti Bizhdili akuzon ish-trajnerin e tij për pazare me Starovën e Tiranës. Duro trajneri i 15-të që shkarkohet këtë sezon. Superliga në 31 javë ka parë 24 lëvizje trajnerësh. Vetëm tre trajnerë drejtojnë që nga fillimi i kampionatit: Muça, Nica dhe ndreu

http://albania-sport.com/mat.php?idm=14538