Page 109 of 160
Re: Merkato
Posted: Wed, 29 Jul 2009 , 13:00
by Skodrinon
Nevian Cani rikthehet në shtëpi
Pas një terapie pesë mujore në Gjermani, shkodrani 23 vjeçar, i cilësuar si sulmuesi më i shpejtë në Shqipëri ndjehet i gatshëm të kthehet në fushën e lojës
I dalë nga ekipet zinxirë të klubit Vllaznia dhe i konsideruar si një nga futbollistët e talentuar të perspektivës, shkodrani Nevian Cani dha shenja mjaft pozitive, qoftë me Vllazninë në fillim, si dhe më pas me fanelën e Flamurtarit, me të cilin luajti një sezon. Ndërkohë, emri i tij ka spikatur edhe në ekipet përfaqësuese të U-19, si dhe më pas në atë Shpresa. Por, një dëmtim i rëndë në gjurin e djathtë e detyroi të largohet për pak kohë nga fushat e futbollit. Pasi ka provuar disa ndërhyrje në Shkodër dhe Tiranë, më pas në Mal të Zi dhe një tjetër në Rumani, më së fundmi Cani gjeti Gjermaninë si vendin e duhur për të bërë rikuperimin e tij. Plot pesë muaj ka qëndruar shkodrani në Gjermani, duke qënë totalisht nën mbikqyerjen e specialistëve të atjeshëm. Dhe rezultatet duket se kanë qenë inkurajuese. Pasi ka bërë edhe testimet e fundit pranë specialistëve përkatës, të cilët i kanë dhënë garanci për parametrat fizikë, ka lënë Gjermaninë duke udhëtuar drejt Shqipërisë. Dhe Shkodra, jo vetëm se është qyteti i lindjes ku ka edhe familjen e tij, por më së shumti ku është edhe Vllaznia, ka qënë destinacioni i parë dhe kryesor për të. Neviani është parë dje të qëndronte në shoqërinë e disa futbollistëve kuqeblu të Vllaznisë, çka të krijonte idenë se ai në ditët në vazhdim do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane. Nuk e mohon fare një gjë të tillë, kur gjatë një bashkëbisedimi me të, e pranon se një gjë e tillë mund të ndodhë. “E rëndësishme është që unë tashmë jam rikuperuar plotësisht, duke lënë pas të gjithë problemet që unë kam pasur gjatë periudhës së kaluar”, thotë për gazetën Nevian Cani. Madje, një gjë të tillë e rithekson më tepër se një herë vetë Cani, kur pohon vuajtjet morale që ka ndjerë, gjatë kësaj kohe që ka qënë larg fushës së futbollit. “Me të vertetë jam ndjerë shumë keq kur ndiqja përmes internetit, apo edhe televizorit kampionatin shqiptar dhe unë, një 23 vjecar, në vend që të isha në kulmin e kontributit tim në fushë, isha i detyruar të qëndrojma në palestër, duke i shërbyer rikuperimit tim”, vazhdon komentin e tij Cani. I pyetur se ku do të jetë destrinacioni I tij për sezonin e ri futbollistik, Cani si pistën e parë të mundshme përmend Vllazninë, jo vetëm si ekipin e zemrës dhe të preferuar të tij, por edhe për faktin se ka pasur një bisedë paraprake me presidentin e Vllaznisë Valter Fushaj, me të cilin ka lënë gjithçka të hapur rreth mundësisë, që të rivishet serish kuqeblu. Sipas Canit, pritet që një takim i lënë për ditën e premte në mes tij dhe zotit Fushaj të vendosë përfundimisht për të ardhmen, nëse do të bëhet pjesë e Vllaznisë, apo në rast të kundërt, të rishikojë disa oferta të tjera që nuk i kanë munguar prej dy-tre skuadrave të kampionatit shqiptar. Fakti që Vllaznia është në kërkim të një sulmuesi dhe që Cani mund ta kryente mjaft mirë një mision të tillë, aq më tepër kur ka edhe një përvojë pozitive, pasi ka luajtur me mjaft sukses përkrah kapitenit Sinani, një alternativë e tillë shihet si mjaft e realizueshme. Duke dashur të thotë diçka më shumë për veten, 23 vjeçari Cani, i cilësuar nga specialistët e futbollit si sulmuesi më i shpejtë në Shqipëri nxiton të thotë: “Të jeni të sigurt, që tani e prapa do të shikoni në fushë një Nevian krejt tjetër në të gjitha drejtimet, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe të aspekteve të tjera të lojës në fushë”. Gjithsesi, për të ardhmen e tij priten zhvillimet e ditëve të fundit, konkretisht dita e enjte, kur Vllaznia e re do të dalë në fushën e stërvitjes pas një periudhe një javore pushimi, ku edhe do të shihet qartë se cili do të jetë kontigjenti, që do të ketë përpara tij tekniku Hasan Lika.
sport ekspres
Re: Merkato
Posted: Wed, 29 Jul 2009 , 13:17
by Skodrinon
Sot vijnë dy sulmuesë serb në Shkodër
Të dy sulmuesit do të testohen dhe vetëm njëri mund të firmosë për kuqeblutë
Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të fuqizuar skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri po fillojnë të bëhen realitet. Pasi është zyrtarizuar kontrata me Enkel Alikajn, të tjera lëvizje pritet të realizohen në ditët në vazhdim. Kështu, për të fuqizuar sulmin do të vijnë dy sulmues nga Serbia. Ata do jenë në provë për disa ditë dhe në fund të provës, njëri prej tyre, ai që do bindë më tepër, do të firmosë për kuqeblutë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran.
Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për futbollistë me CV të pasur, por drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë ndër mend t’u besojnë atyre. Ata duan t’i shohin vetë, në mënyrë që të mos gabojnë dhe në fund ai që do vendosë do jetë trajneri Lika. Ky i fundit është përgjegjësi për të marrë vendimet e duhura në merkato dhe ajo çfarë duhet pranuar është se “timonieri” i kësaj skuadre nuk bindet kollaj për aftësitë e lojtarëve që vijnë nga merkato. Më shumë u beson lojtarëve të rinj se atyre që mund të blihen me shuma të mëdha dhe nuk arrijnë të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Me ardhjen e dy serbëve në provë, radhët e Vllaznisë shtohen kësisoj. Në ditët në vazhdim mund të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të vijnë për t’u provuar.
Vetë presidenti Fushaj ka deklaruar se do të sjellë aq shumë lojtarë në stërvitje, sa trajneri Lika do të mërzitet me ta. Kuptohet, kjo është thënë në formën e një batute, sepse Lika nuk do mërzitet kurrë nëse do t’i vijnë lojtarë cilësorë. Sa u takon dy serbëve që do të vijnë sot, nga të dhënat e para që mbërrijnë për ta, merret vesh se janë të rinj në moshë, më i madhi nga ata është 27 vjeç. Pikësynimi kryesor i presidentit Fushaj dhe stafit të tij është gjetja e një sulmuesi të denjë për ta vënë në krah të kapitenit Sinani. Aktualisht vetëm ky i fundit është sulmuesi i mirëfilltë dhe i sprovuar që Vllaznia ka në dispozicion.
Të tjerët janë të rinj dhe pa përvojën e duhur. Duke qenë kështu, kërkohet medoemos për një sulmues prej kohësh. U shpresua te braziliani De Oliveira, por ai nuk rezultoi i tillë dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës, ashtu si dhe braziliani tjetër, mesfushori Salis. Me njërin nga serbët mendohet të mbyllen përforcimet në sulm, ndërkohë që është duke u menduar edhe alternativa tjetër: ajo e dështimit të tyre dhe për këtë arsye është edhe një tjetër variant i gatshëm me një sulmues afrikan. Përveç sulmit, po tentohet ndërhyja edhe në mesfushë.
Me Alikajn gjërat rregullohen disi, ndërkohë që mund të ketë edhe ndonjë alternativë tjetër në ditët në vazhdim. Nga ana tjetër presidenti Fushaj është duke pritur nëse Beqiri e mbyll punën në Francë apo jo. Por megjithatë, thuhet se ai ka kontaktuar me një futbollist tjetër, po jashtë vendit, për të bërë kështu të mundur zëvendësimin e tij nëse largohet. Por edhe nëse mbetet te Vllaznia, i ardhuri i ri sërish do të ketë vend në skuadër. Në këtë mënyrë, duke nisur nga sot, pritet të ketë shumë risi te Vllaznia.
s.shqiptar
Re: Merkato
Posted: Wed, 29 Jul 2009 , 15:26
by loroborici
Nuk di cdo bahet me Sinanin. Me duket se asht tuj menue me ik. Ka me ken nje humbje bashe rande
Re: Merkato
Posted: Wed, 29 Jul 2009 , 23:05
by Admin
Ishalla si ka lujt mendja Vllaznise me largu edhe Sinanin!!!!
Po emra a nuk kane kta serbt apa na e kane lane supiz.....
Re: Merkato
Posted: Wed, 29 Jul 2009 , 23:38
by REINIS
Nji llaf osht qi Sinoni te vij ke ne. Drejtusit ton e kon me mjaft qejf.
Re: Merkato
Posted: Wed, 29 Jul 2009 , 23:45
by Admin
Ishalla si ka lujt mendja drejtusve tone e Sinanit qe me u largu prej Vllaznise!!!
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 10:33
by Ledi1920
Admin wrote:Ishalla si ka lujt mendja drejtusve tone e Sinanit qe me u largu prej Vllaznise!!!
Nuk e besoj se largohet nga Vllaznia Sinani
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 14:53
by loroborici
REINIS wrote:Nji llaf osht qi Sinoni te vij ke ne. Drejtusit ton e kon me mjaft qejf.
Kshu asht katanis Tirana, qi vec me lojtart te huj ban ekip. Tash ka 19 vjet qi nuk ka qit nji sulmus te rangut te nalt. Vidh tash lojtar ktu, vish ma vone atje. Bash ja ka kalue 1000 here Dinams dhe Partizanit.
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 17:35
by Skodrinon
Katër lojtarë të rinj sot në Shkodër
Në seancën e sotme, që do të jetë e para e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, te Vllaznia do të jenë të pranishëm edhe katër emra të rinj. Vetëm njëri prej tyre dhe pikërisht Enkel Alikaj ka firmosur tashmë me kuqeblutë dhe është pjesë e tyre. Tre të tjerët do të jenë në provë për disa ditë. Dy prej tyre, siç është bërë e ditur, do të jenë dy sulmues nga Serbia, ndërkohë që i treti është një shqiptar që prej vitesh ka jetuar dhe luajtur në Itali me ekipet e Ligave Amatore. Ky i fundit luan si mesfushor dhe do të jetë edhe ai në provë për disa ditë. Numri i të ardhurve në ditët në vazhdim pritet të jetë edhe më i madh, sepse drejtuesit e klubit duan ta përforcojnë ndjeshëm skuadrën, në mënyrë që ajo ta nisë sezonin e ri si pretendente.
sporti shqiptar
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 17:37
by Skodrinon
Lika do Pishën në vend të Beqirit
Vllaznia/ Trajneri i kuqebluve konfirmon bisedimet me qendërmbrojtësin e Dinamos
I përgjigjet batutës së Fushajt. “M’i sill një herë lojtarët, pastaj të shikojmë seleksionimet”
Largimi i qendërm brojtësit Elvin Beqi ri duket se ka hapur një “gropë” te Vllaznia. Gjithsesi, drejtuesit e klubit dhe trajneri Hasan Lika kanë piketuar lojtarët që mund të jenë zëvendësuesit idealë të futbollistit shkodran. Kështu, në një bisedë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës kuqeblu konfirmoi se po bisedohet për afrimin e qendërmbrojtësit Arian Pisha, i cili është aktualisht pjesë e Dinamos. Nga ana tjetër, Lika përmendi edhe emrin e shqiptaro- maqedonasit, Zekerija Ramadani, i cili më parë ka luajtur me Besën, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit azerbajxhanas, Karabak. “Për të afruar lojtarë, në mënyrë që të forcojmë ekipin aty ku na nevojitet, po punojmë në shumë pista, si jashtë edhe brenda vendit. Për momentin, di të them se gjithçka mund të quhet e përfunduar me Enkel Alikajn. Ndërsa përsa u përket lojtarëve mbrojtës, konfirmoj që kemi biseduar me Pishën dhe Ramadanin. Me këta të fundit është kontaktuar dhe bisedimet vazhdojnë ende nga drejtuesit më të lartë të klubit, - thekson trajneri Lika, i cili sot rinis punën për sezonin e ri. Megjithatë, përsa i përket merkatos, ka edhe shumë lojtarë të tjerë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, që ne synojmë t’i afrojmë. Jemi në pritje dhe nesër (sot) do të fillojmë punën, vetëm me lojtarët që kemi në dispozicion”, shtoi ai.
Synimet
Duke folur për synimet që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri, Lika shkurtimisht u shpreh: “Për mendimin tim, është herët për të thënë se çfarë do të synojë Vllaznia që unë drejtoj për këtë sezon futbollistik. Megjithatë, objektivat e këtij ekipi në çdo sezon dihen.” Lika vazhdon të jetë në pritje dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me presidentin Valter Fushaj, në mënyrë që ekipi i sezonit të ri të jetë më kompetitiv. “Drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur lojtarët e duhur për të qenë ekip pretendues. Tani jemi në pritje të përforcimeve që drejtuesit e klubit kanë premtuar. Natyrshëm, do të ketë blerje në të gjitha repartet, pavarësisht se një gjë të tillë me mirë mund ta them në vijim, kur do të nisim punën. Tashmë di vetëm të them se drejtuesit e klubit po punojnë pa pushuar për të afruar lojtarët e duhur pranë skuadrës”, bëri të ditur kryepankina e Vllaznisë.
Kundërpërgjigja
Pak ditë më parë, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, premtoi për ardhjen e shumë lojtarëve cilësorë. Madje, numri një i klubit kuqeblu, ndër të tjera ka thënë: “Trajnerit Hasan Lika do t’i sjellë aq shumë lojtarë, sa nuk ka për të qenë i zoti për t’i seleksionuar.” I pyetur në lidhje me këtë batutë të Fushajt, tiranasi që drejton Vllazninë u përgjigj thjeshtë. “Të vijnë një herë dhe pastaj të shikojmë nëse do të kemi një vështirësi të tillë.” Ndërkohë, deri më tani lojtarë që do të debutojnë me Vllazninë në këtë kampionat mund të quhen Zeljko Mrvaljeviç, Rrahman Hallaçi, Fetim Kasapi dhe Enkel Alikaj.
panorama
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 19:11
by Edmond-Cela
Admin wrote:Ishalla si ka lujt mendja drejtusve tone e Sinanit qe me u largu prej Vllaznise!!!
se di por mua me ka ike besimi tek sinani.
bile me kujtohet une e djali i halles po shikoshim nje ndeshje te vllaznias dhe sinani ne fillimin e karrieres fill mas ndeshjes kena than so do bahet lojtar i madh dhe do shkoj ne skuadrat te medhaja europiane por kjo nuk ndoldhi. u ba shum i madh per kampjunatin shqipetar por jo me tej tashi ka maru me kan si ai luaj kete sezon dhe sezonin tjetur vuaj kepucet ne gozhd.
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 23:07
by Admin
Mondi, Sinani nuk asht ma 25 vjec por mundet me dhan prep per Vllaznine.
Re: Merkato
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 23:56
by loroborici
Admin wrote:Mondi, Sinani nuk asht ma 25 vjec por mundet me dhan prep per Vllaznine.
Me ik Sinani, pasha buken na luftojme per venin 7-12
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 00:00
by REINIS
loroborici wrote:REINIS wrote:Nji llaf osht qi Sinoni te vij ke ne. Drejtusit ton e kon me mjaft qejf.
Kshu asht katanis Tirana, qi vec me lojtart te huj ban ekip. Tash ka 19 vjet qi nuk ka qit nji sulmus te rangut te nalt. Vidh tash lojtar ktu, vish ma vone atje. Bash ja ka kalue 1000 here Dinams dhe Partizanit.
Te afrohet nji lojtar vete, nuk do me thone se ai lojtar vidhet.
N fakt Vllaznia nuk ka fare lojtar te huj kshu qi ke te drejte te folesh ti.
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 00:16
by Skodrinon
REINIS wrote:loroborici wrote:REINIS wrote:Nji llaf osht qi Sinoni te vij ke ne. Drejtusit ton e kon me mjaft qejf.
Kshu asht katanis Tirana, qi vec me lojtart te huj ban ekip. Tash ka 19 vjet qi nuk ka qit nji sulmus te rangut te nalt. Vidh tash lojtar ktu, vish ma vone atje. Bash ja ka kalue 1000 here Dinams dhe Partizanit.
Te afrohet nji lojtar vete, nuk do me thone se ai lojtar vidhet.
N fakt Vllaznia nuk ka fare lojtar te huj kshu qi ke te drejte te folesh ti.
kur asht ofru sinani vete? ne interviste e tha qarte se ku don me lujt
sa per krahasimin e tiranes me dinamon e partizanit nuk besoj se mund te bahet. dinamo e partizani i kan marre me dhune lojtart, sot tirana i merr se ka lek ma shum.
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 14:55
by loroborici
REINIS wrote:
Te afrohet nji lojtar vete, nuk do me thone se ai lojtar vidhet.
N fakt Vllaznia nuk ka fare lojtar te huj kshu qi ke te drejte te folesh ti.
Tirana asht ba ma keq se Dinamo e Partizani para 90-s. 1000 here ma keq. Tash ne tan boten lojtart levizin tuj i pague klubit shuma te nalta. Kurse ke na Tirana ja merr lojtart tana te tjerve pa pague as i fije leku, tuj perjashtue vec Muzakn qi aaht blerja e vetme ne tan historine e 19 vjetve dal prij komunizmit. Bash asht e veretete qi edhe na kena te huj, por se pakut na talentet ma te mdhaja i qesim vedi, kurse ju jeni ekip qi skeni qit i sulmus tamam ne tana kta vite. Ekip bash parazit.
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 15:03
by loroborici
Skodrinon wrote:
sa per krahasimin e tiranes me dinamon e partizanit nuk besoj se mund te bahet. dinamo e partizani i kan marre me dhune lojtart, sot tirana i merr se ka lek ma shum.
Ka lek ma shume ?! Pa ktu asht hilja, bash nytsia. Se ja tuj marr lekt e popullit prij bashkiet, kunra tan rregllave, manej del klubi me lekt e bashkis tuj ble cme dash. Tuj dit qi bashkia e Tiranc ka lek ma shume se tana bashkit e tjera bashke, si munet me than qi i blen me lek. A me lek e donatorve aaa??? Mos tan ni kush mar
Ti ble pa deshi Halili lojtart me lekt e ved prij xhepit, e jo me lekt e Ed Rams, lekt e bashkis, e manej bash hec e fole me mue, se po na flet per drejtsi besa
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 17:02
by Skodrinon
loroborici wrote:Skodrinon wrote:
sa per krahasimin e tiranes me dinamon e partizanit nuk besoj se mund te bahet. dinamo e partizani i kan marre me dhune lojtart, sot tirana i merr se ka lek ma shum.
Ka lek ma shume ?! Pa ktu asht hilja, bash nytsia. Se ja tuj marr lekt e popullit prij bashkiet, kunra tan rregllave, manej del klubi me lekt e bashkis tuj ble cme dash. Tuj dit qi bashkia e Tiranc ka lek ma shume se tana bashkit e tjera bashke, si munet me than qi i blen me lek. A me lek e donatorve aaa??? Mos tan ni kush mar
Ti ble pa deshi Halili lojtart me lekt e ved prij xhepit, e jo me lekt e Ed Rams, lekt e bashkis, e manej bash hec e fole me mue, se po na flet per drejtsi besa
bashkia e tiranes asht ma e pasun se bashkia e shkodres. asht ndryshe me partizanin e dinamon qi bashin ligjin me ministrite. per kyt mendoj qi nuk mund te krahasohen.
jena tu fole gjithmone per trasferimet e lojtarve e. se per gjana te tjera edhe mund ti krahasojme
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 17:04
by Skodrinon
Bashiç, largimi i radhës nga kuqeblutë?
Nisja e përgatitjeve për sezonin e ri ka sjellë edhe një problem tjetër te Vllaznia. Njëri prej lojtarëve stabël të sezonit të kaluar, pikërisht kroati Marko Bashiç mund të konsiderohet i larguari i radhës nga skuadra shkodrane. Kjo ende nuk është zyrtarizuar, por kroati dje nuk ka qenë në stërvitje me ekipin. Në të vërtetë ka ditë që përflitet për këtë gjë, por mbarimi i aventurës europiane të kuqebluve e ka nxjerrë në sipërfaqe këtë problem.
Bashiç në fundin e sezonit nuk ka treguar një formë të mirë sportive dhe për rrjedhojë edhe në katër ndeshjet europiane nuk ka qenë në formacion. Duke qenë kështu, drejtuesit e klubit kanë menduar ta largojnë atë. Edhe vetë lojtari ishte shprehur i pakënaqur me qëndrimin në stol. Duke qenë kështu, duket se mes dy palëve ka ardhur koha për divorc. Për Bashiç thuhet se është i interesuar ekipi i Flamurtarit.
sporti shqiptar
Re: Merkato
Posted: Fri, 31 Jul 2009 , 17:06
by Skodrinon
Pritet një mbrojtës nga Mali i Zi
Në serinë e të ardhurve në merkaton kuqeblu pritet të shtohet edhe një tjetër mbrojtës nga Mali i Zi. Nuk jepen shumë detaje në lidhje me emrin e tij, por merret vesh se bëhet fjalë se një lojtar 23-vjeçar që luan në një nga skuadrat më të njohura të shtetit fqinj. Ai luan në qendër të repartit të mbrojtjes, por në rast nevoje edhe në krahun e djathtë të tij.
Në fakt ky lojtar duhej të kishte mbërritur dje në Shkodër për të nisur stërvitjen me ekipin, por nuk ka ndodhur kështu për një arsye. Vetë presidenti Fushaj nuk ka qenë dje në Shqipëri dhe si rrjedhojë është shtyrë për sot ardhja e mbrojtësit nga Mali i Zi, sepse ai pritet të firmosë menjëherë me Vllazninë. Të paktën kështu është thënë dje, ndërkohë që duhet pritur dita e sotme për të parë nëse do të konkretizohet firmosja e kësaj kontrate apo jo. Mbrojtësi që pritet të vijë mendohet të luajë në vend të Beqirit, gjithnjë duke e marrë të mirëqenë largimin e tij drejt Francës.
sporti shqiptar