Page 108 of 160
Re: Merkato
Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:53
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Nuk e vuna re a e keni permen edhe Nallbanin qe ka me ike ne Turqi.Super ekip kena.Kuku per ne.
a nuk ka asnji shprese per me ndej me ne a?
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 14:22
by Skodrinon
Vllaznia, eksod dhe polemika
Edhe tre lojtarë të tjerë largohen drejt Turqisë. Sinani dhe Grima polemizojnë me presidentin Fushaj
Edhe pse që pas ndeshjes me Rapidin Vllaznia është lënë pushim, afati i së cilës është deri ditën e enjte, një pushim i tillë është vetëm për futbollistët, pasi për drejtuesit e skuadrës dhe së bashku me ta edhe të bordit drejtues të klubit Vllaznia, kjo periudhë jo vetrëm që është punë intensive, por e thënë më drejtpërdrejtë janë ditët më aktive të tyre në drejtim të merkatos së verës. Këtë e bën të ditur drejtori i klubit Vllaznia, Kujtim Shaba, i cili edhe vetë është pjesë e këtyre strukturave drejtuese, duke dhënë kontributin e tij në rritjen dhe zhvillimin e futbollit shkodran. Gjatë bisedës me të mësojmë për shumë gjëra të brendshme të funksionimit të klubit kuqeblu, si edhe për largimet e mundshme nga gjiri i Vllaznisë, por edhe për afrimet e titullarëve të tjerë me po aq peshë, që do të zëvendësojnë të larguarit. Mësojmë për preokopimin maksimal që është duke treguar presidenti Valter Fushaj, i cili sipas Shabës e ka shpallur këtë javë si vendosëse, për të plotësuar skuadrën me elementë sa më cilësorë. Sipas tij, deri në përfundim tëditëve të korrikut, në skuadër pritet të vijnë tre-katër futbollistë cilësorë, të cilët do të plotësojnë kërkesat e tekniut Lika për harmonizimin e formacionit të parë. Flitet për një klub serioz, me plane afatgjata dhe në këtë këndvështrim futet edhe puna shumë e mirë dhe vemendja e madhe që po i tregohet elementit të ri të perspektivës, shenjat e para të të cilëve u dukën që në ndeshjet e Ligës Europiane, pasi edhe tekniku Lika u besoi formacionin e parë. Duke folur për largimet e mundshme, Shaba, pikësëpari ndalet tek titullari Elvin Beqiri, për të cilin deklaron se është i vetmi futbollist deri tani që ka hedhur një hap përpara drejt largimit të tij nga Vllaznia. Sipas drejtorit, kontrata e Beqirit ka qënë e përpiluar në atë mënyrë, që pas një oferte serioze nga jashtë vendit, ai mund ta ndërpriste atë meVllazninë. Kështu, pasi oferta e skuadrës franceze Bulonjë u vlerësua si shumë pozitive, presidenti Fushaj i ka dhënë miratimin qendërmbrojësit, që të avanacojë në këtë drejtim. Beqiri ndodhet prej dy ditësh në Francë, së bashku memenaxherin e tij rus, në pritje të bisedës përfundimtare me presidentin e Bulonjës, nga ku pritet të vendoset edhe fati i tij i mëtejshëm. Shaba pranon se në drejtim të Beqirit ka pasur edhe oferta të tjera mjaft serioze, sidomos nga Gjermania, por sipas tij, ishte preference e vetë Beqirit të zgjidhte pistën franceze. Por bëhet e ditur, mundësi për t’u larguar nga Vllaznia kanë edhe futbollistë të tillë si kosovari Nallbani, mesfushori sulmues Ndriçim Shtubina dhe së fundmi edhe i riu i talentuar Bekim Balaj, i cili ishte titullar në majë të sulmit shkodran në dy ndeshjet e fundit përballë Rapidit, fillimisht në Vienë dhe më pas në “Loro Boriçi”. Treshja e fundit është tërësisht në vemendje të specialistëve dhe menaxherëve turq, të cilët kanë hedhur hapat e parë në kërkim të tyre dhe pritet nga dita në ditë të bëhen më aktivë. Ndonëse për Nallbanin dhe Shtubinën është folur shumë më përpara, duket se më përpara tyre pritet të lëvizë i riu Balaj. Drejtori i kuqebluve Kujtim Shaba bën të ditur, se futbollisti i dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia ka shumë mundësi që nesër, ditën e martë të largohet nga shkuadra, duke udhëtuar drejt Turqisë, ku është planifikuar të zhvillojë një cikël stervitor pranë një klubi të kategorisë së dytë të futbollit turk, në tentativë për të marrë një OK nga drejtuesit e atjeshëm, në mënyrë që të bëhet më pas zyrtare firmosja dhe qëndrimi i tij në Turqi.
sport ekspres
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 14:25
by Skodrinon
me shite balen 18 vjeç pa ba as dy ndeshje n'kampionat asht gabimi ma i madh.
kan me e shite per dy lek n'vend qi me prite me u pjeke e me i tregu vlerat e veta, mandej me e shite shum ma teper
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 15:49
by Ujku
Vllaznia ne shitje totale, kshtu asht kur klubi drejtohet e menaxhohet
prej matrapazave e kumarxhive ishalla s'pa na shesin edhe emnin e Vllaznis se s'na ka met
gja tjeter, kshtu asht kur Vllaznin e kan ne dor Kujtim SHaba qe kuj i kujtohet ka ken
gjithmon vetem lojtar stolit, vec se ka ken kumarxhi, ekur flasim per Valterin president
eee zot i madh n'dor te kuj ka ra Vllaznia.
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 16:29
by Skodrinon
Enkel Alikaj, blerja e re e kuqebluve
Mesfushori tiranas, Enkel Alikaj, është blerja e re e kuqebluve. Lajmi bëhet i ditur për “Panorama Sport” nga
burime zyrtare në klub. Mësohet se ish-lojtari i Dinamos, Partizanit, Besës dhe së fundmi Teutës, ka qenë dje në Shkodër dhe ka rënë dakord për të firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë. Stafi teknik, me në krye trajnerin Hasan Lika, ishin të interesuar për afrimin e mesfushorit, që shihet si i nevojshëm për ekipin shkodran. Në të
kaluarën, 28-vjeçari është dalluar më shumë te Dinamo.
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 17:15
by Admin
Une se njaf kete Alikaj, kush din ma shume info te na i sjellin....
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 18:47
by GOLDIAN
Admin wrote:Une se njaf kete Alikaj, kush din ma shume info te na i sjellin....
po ca me te pru info ma vlla
po une jam betu se sdo vras mendjen ma po qe sme rrihet pa ju e futem ne forum
po alikaj kudo ku shkoj here i vram e here ne stol
po ca perforcimesh me i than ketyne
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 22:20
by Ujku
Skodrinon wrote:Enkel Alikaj, blerja e re e kuqebluve
Mesfushori tiranas, Enkel Alikaj, është blerja e re e kuqebluve. Lajmi bëhet i ditur për “Panorama Sport” nga
burime zyrtare në klub. Mësohet se ish-lojtari i Dinamos, Partizanit, Besës dhe së fundmi Teutës, ka qenë dje në Shkodër dhe ka rënë dakord për të firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë. Stafi teknik, me në krye trajnerin Hasan Lika, ishin të interesuar për afrimin e mesfushorit, që shihet si i nevojshëm për ekipin shkodran. Në të
kaluarën, 28-vjeçari është dalluar më shumë te Dinamo.
Enkel Alikaj e pava ne fillim per shpejt e mudukt se ishte Enkel Alibejaj
thash paska ble Valja ministrin e drejtsis
Re: Merkato
Posted: Mon, 27 Jul 2009 , 23:03
by Admin
Hahahahhaha Ujku
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:19
by fpjalmi
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 03:21
by fpjalmi
[quote="Ujku
Enkel Alikaj e pava ne fillim per shpejt e mudukt se ishte Enkel Alibejaj
thash paska ble Valja ministrin e drejtsis
[/quote]
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 08:30
by Ledi1920
cuditerisht as une
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 12:49
by Skodrinon
Vllaznia në pritje të lojtarëve nga merkatoja
Ekipi shkodran pret blerjet e reja për të pasur një grup pretendent edhe këtë sezon
Ditët kalojnë dhe ankthi në Shkodë rritet. Afrimi i ditës së fillimit të stërvitjeve po afron dhe skuadra duket e paplotësuar. Nga ana tjetër, drejtues të klubit në media të ndryshme janë shprehur se janë duke studiuar të gjitha mundësitë dhe variantet e mundshme për gjetjen e lojtarëve cilësorë.
Ideja është se lojtarët që do vijnë, të jenë më të zotë se këta që janë aktualisht në skuadër. Ende nuk ka asgjë të qartë sesa lojtarë i nevojiten skuadrës. Dikush thotë dy, të tjerë tre, por ka edhe nga ata që thonë se Vllaznia ka nevojë për 4?5 lojtarë. Këtë më mirë se kushdo do ta tregojë rruga në vazhdim, duke parë edhe se çfarë do të bëhet me lojtarë të tillë, si Beqiri, Nallbani e Shtubina. Nëse ata largohen, sigurisht që do të duhen shumë lojtarë për të marrë në merkato.
Emri i parë që përflitet se do vishet kuqeblu është ai i mesfushorit Enkel Alikaj. Lojtari që ka luajtur me Dinamon, Besën dhe Teutën, prej ditësh është vënë në shënjestër të drejtuesve kuqeblu. Ditët e fundit janë intensifikuar kontaktet me të dhe burime të ndryshme thonë se ai mund të ketë firmosur, por nga ana e klubit kjo gjë nuk pohohet. Duke qenë kështu, çdo gjë do marrë fund ditën e enjte, kur ekipi do të nisë stërvitjen. Nëse Alikaj do të jetë prezent në këtë seancë, do të thotë se ka mbyllur punë me presidentin Fushaj. Nga ana tjetër, po të enjten në stërvitje pritet të jenë edhe disa prurje të reja të klubit. Bëhet fjalë për disa futbollistë që do të vijnë në provë për disa ditë.
Nuk thuhet me saktësi se sa do të jetë numri i lojtarëve që do të provohen, por e sigurtë është që trajneri Lika do të ketë mundësi të zgjedhë lojtarët që i duhen në morinë e atyre që do të vijnë për t’u testuar. I pari që pritet të vijë është një sulmues afrikan. Nuk jepen shumë detaje në lidhje me emrin e tij, por thuhet të jetë shtatlartë dhe sëfundi të ketë luajtur në kampionatin belg të futbollit. Pas tij mund të mbërrijnë edhe të tjerë dhe kësisoj në Shkodër janë në pritje të këtyre emrave dhe përforcimeve.
Vllaznia ka nevojë për disa lojtarë cilësorë, në mënyrë që të jetë sa më shumë kompetitive në sezonin e ri, në të cilin do hyjë me pretendime maksimale. Deri më tani ka vetëm premtime, por sigurisht që lëvizjet janë duke u bërë për një merkato cilësore. Ardhjet e lojtarëve në çdo repart janë domosdoshmëri, sepse trajnerit Lika i duhet sa më tepër lojtarë në dispozicion për të menduar edhe për dëmtimet dhe dënimet e futbollistëve. Sezoni i ri nuk mund të nisë me 12?13 futbollistë titullarë. Duhen edhe disa më tepër dhe pikërisht këto është duke kërkuar Vllaznia gjatë këtyre ditëve.
sporti shqiptar
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 12:50
by Skodrinon
Alikaj: Po, kam firmosur për ekipin shkodran
“Kam firmosur tashmë për Vllazninë dhe ditën e enjte i bashkohem ekipit shkodran.” Kështu shprehet mesfushori Enkel Alikaj, i cili pas largimit nga Teuta e Durrësit, ka vendosur të luajë me Vllazninë. Alikaj shprehet se është mjaft i kënaqur nga oferta shkodrane, e cila i përgjigjet plotësisht interesave të veta. “Dihet që Vllaznia është një nga ekipet më të mira të vendit dhe ka shumë ambicie për sezonin e ardhshëm, ku kërkon padyshim trofe.
Unë kisha disa oferta brenda vendit, por drejtuesit e Vllaznisë ishin më këmbëngulës dhe oferta që më bënë iu përgjigj plotësisht interesave të mia. Kam firmosur të dielën në darkë me Vllazninë pas kontakteve me presidentin Fushaj për një sezon dhe tashmë ditën e enjte do t’i bashkohem ekipit të Vllaznisë, pasi deri atë ditë ekipi është pushim.
Ndihem mjaft i kënaqur që do të mbroj ngjyrat e kësaj skuadre, që ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet ndër ekipet më të mira të vendit,” - ka deklaruar Alikaj, i cili është ndarë me konsensus nga Teuta, madje këtë ai e përmend edhe vetë: “Nuk më ka mbetur peng diçka për largimin, pasi unë jam ndarë me konsensus të plotë dhe miqësisht me presidentin Hasanbelliu.
Jam larguar pas asnjë lloj problemi, kam biseduar me presidentin, jemi takuar dhe më pas jam larguar nga ekipi i Teutës, ku kam kaluar një sezon të mirë dhe jam ndjerë i vlerësuar, por tashmë do të luaj me Vllazninë. I uroj suksese ekipi durrsak dhe mendoj se Teuta do të jetë një ekip dinjitoz edhe sezonin e ardhshëm.”
sporti shqiptar
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 20:54
by vllaznia1919
E keqja e presidences shkodran asht qe edhe nuk han pyke.Por don me ba si i thote menja se i jane propozu edhe lojtar persmarit por skan pranu.
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 21:04
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:E keqja e presidences shkodran asht qe edhe nuk han pyke.Por don me ba si i thote menja se i jane propozu edhe lojtar persmarit por skan pranu.
me 23 fillon kampionati deri atehere kam besim
kam besim
kam besim
kam besim
per ca??????????????????????????????????????
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 21:15
by vllaznia1919
As ata vet se din ske si me e dite ti.
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 21:26
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:As ata vet se din ske si me e dite ti.
nuk besoj se mund te krijohet nje ekip pretendent per titull ne kete pak kohe qe na ka mbet
ne vend qe me e shfrytezu si pozitive faktin qe kena fillu stervitjen ma heret se tjerat
skuadra shkrihet komplet
nese nuk gabohem nga vllaznia e vjetshme e fillim sezonit
mungojne si lojtar te formacionit
grima si portier formacion baze
si mrojtesa beqiri lici formacion baze plantic
ne mesfushe shtupina nallbani boadu formacion baze kaci dhembi dhe hoti qe u largu ne dimer
ne sulm sinani sukaj formacion baze si dhe bala
pra jane 13 lojtare qe vllaznia i pat vjet ne fillim te sezonit dhe si ka ma
me falni nese kam harru ndonji
SI MENDONI TU NRRU 13 LOJTARE CDO VIT KU PJESA ME E MADHE LOJTAR FORMACIONIT SI KENA SHPRESA ME KRIJU NJE EKIP ME RRAJE TE FORTA PER EUROPE
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 21:37
by Ujku
Mendimi i jem asht se mas qe e banen Vllaznin masaker
tuj shit ose tuj ja u imponu lojtarve me ik, don me vendos ne skuader
sandarte te mrapshta,pra lojtart mu kthy si skllav mos te ken te drejt te japin as edhe nji mendim
pra don me gjet lojtar te metun pa ekipe sa me formu i grup me shpenzime
te vogla manej gjat kampionatit me vazhdu maskaraden (madein Fushaj) shitje me pakic e
me shumic neshjesh, me ca kuptoj ishalla gabohem synimi i tyne asht ne sezionin e ri me met
ne superlig,
p sh a din kush me m'kallxu se sa lojtar si numer kan met te na vec si numer
se per 3 jav nis kampionati?
Re: Merkato
Posted: Tue, 28 Jul 2009 , 23:59
by Edmond-Cela
nese iken edhe shtubina nallbani. 95% skuadra e vjetme nuk asht ba simjet, pash zoten po ku i thuhet futboll ketije ma. dhe ato lojtare shkodrane qe kemi si rrun ma betha kujt per vllaznia te gjith po e medorin e prin e saje per interresa te tyre nuk ka ma ndershmeri luft dinjitet, ka maru gjithcka vetem duhet me ju lut zotit ishalla nje dite do e merr skuadren ton de dore ato qe ja duan te mire vllaznias dhe jo ta perdorin ate vetem per interresa te veta.
os zot ka met tu shiku ket video por asgja ne drite
http://www.youtube.com/watch?v=0OGurlrz ... re=related