Page 107 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 21:29
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:A ju pata thane qe tesh po dalin drejtusat e tesh po thone qe Ampofo nuk ban.Hahahahahahah!
naqe ma shpejt lajmi kalon tek ti

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:00
by fpjalmi
Shkodranët duan një tjetër rokadë
Shpresohet te fitorja me Lushnjën dhe ndalesa e Tiranës për t’u kthyer në krye
Vllaznia/Në kampin kuqeblu janë të karikuar për të marrë maksimumin këtë javë


Kuqeblutë e Vl
laznisë tani kanë
lënë pas gjithë
problematikën që i ka sjellë
zbritja e një vendi më poshtë
në renditje. Tekniku Agim
Canaj dhe stafi i tij po vazhdojnë
punën për të bërë më të
mirën në takimin e fundjavës
ndaj Lushnjës. Tani shkodranët,
pavarësisht se nuk e
kanë mendjen vetëm te takimi
i tyre, pasi dashje pa
dashje interesohen edhe për
takimin e Tiranës, përsëri në
kampin shkodran se po
punohet për të bërë në më të
mirën e mundshme në
detyrën e tyre, pavarësisht
kushteve atmosferike.
Morali
Shkodranët janë tërësisht
të karikuar para një takimi të
tillë. Prej tyre tani nuk pritet
asnjë rezultat tjetër, vetëm
shpresohet për të arritur
përsëri në vendin e parë. Takimi
me Lushnjën për shkodranët
nuk duket i vështirë,
të paktën nisur nga të gjithë
komponentët e një takimi.
Vetë objektivat e këtyre dy
ekipeve në tabelën e klasifikimit,
gjendja në të cilën
ndodhen ekipet momentalisht,
historiku i përballjeve
mes tyre dhe gjithçka tjetër
flet vetëm në favor të kuqebluve.
Por, ky nuk është një
faktor shumë i rëndësishëm,
aq sa për të dalë në konkluzion
që ndeshja do flasë në favor
të shkodranëve ende pa
nisur. Dëshira e shkodranëve
është për të arritur përsëri në
vendin e parë, e për këtë ata
duhet të kalojnë vetëm me një
fitore ekipin e Lushnjës në
mënyrë që të shpresojnë te
ndonjë dhuratë që mund t’i
bëjë kuqebluve skuadra verdheblu.
Pavarësisht se gjithçka
duket e lehtë për këtë
takim, përsëri shkodranët
nuk e parashikojnë si të tillë
atë. Drejtuesit e klubit e po
ashtu edhe ata të stafit teknik,
kërkojnë që lojtarët e tyre të
mos e nënvlerësojnë një ekip
si Lushnja.
Precedentët
Shkodranët kanë një histori
jo shumë pozitive edhe këtë
kampionat me ekipet e tilla si
Lushnja. Shkodranët në
“Loro Boriçi”, kanë treguar se
kanë vuajtur shumë për të gjetur
fitoret, qoftë edhe me ekipe
të tilla në renditje. Nuk duhet
shkuar larg, por vetëm te
takimet që ky ekip ka zhvilluar
përballë Teutës dhe Parti-
zanit në “Loro Boriçi”, ku ka
arritur të gjejë dy fitore vetëm
në minutat e fundit. Prandaj
drejtuesit teknikë të ekipit dhe
vetë lojtarët janë karikuar
para këtij takimi për të mos
lënë shumë shteg për nënvlerësim.
Puna e tyre gjatë
kësaj jave ka qenë intensive
dhe fatmirësisht tekniku
Canaj për këtë fundjavë ka në
përbërje të ekipit të gjithë
lojtarët e tij. Ky karikim është
vetëm për një qëllim, arritjen
e fitores në ndeshjen e
nesërme përballë lushnjarëve.
Skuadra e ka nisur
seriozisht javën e përgatitjeve
dhe po mundohet
që të bëjë më të mirën në stërvitje,
megjithëse duket se
prishja e kohës do të ndikojë
sërish në përgatitjet e saj në
ditët në vijim.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:01
by fpjalmi
Lushnja/Mbrojtësi Enik Dhima flet për sfidën
“Vllaznia është e fortë, por
ne nuk e kemi aspak frikë”


Vllaznia është kundërshtari
i radhës për ekipin e
Lushnjes në ndeshjen që do
të luhet nesër në stadiumin
“Loro Boriçi”. Kjo konsiderohet
një ndeshje vështirë,
pasi dihet forca e ekipit
kundërshtar, që në këtë
takim nuk ka asnjë alternativë
tjetër veç fitores. Nga
ana tjetër, është një Lushnje,
që kërkon të rrëmbejë
edhe në këtë javë diçka,
madje edhe një pikë do të
ishte shumë mirë për të, por
e vështirë, pasi Vllaznia
kërkon me çdo kusht të
marrë fitoren. Verdhejeshilët
kanë vazhduar
punën e tyre të qetë, ku shihet
qartë se ekipi po kalon
një formë shumë të mirë në
të gjitha aspektet dhe optimizmi
i ndeshjeve të funditu jep më shumë forcë e më
shumë besim se, edhe në
ndeshjet në vazhdim do të
vazhdojnë të bëjnë ‘mrekulli’.
“Kemi vazhduar punën
tonë duke riparuar sa më
shumë gabime, që u panë
në takimin përballë ekipit
të Teutës. Nesër do të luajmë
një ndeshje shumë të
vështirë, pasi përballë do të
kemi një ndër ekipet më të
mira të vendit, Vllazninë, e
cila synon që në këtë sezon
të fitojë kampionatin. E
kemi të qartë se çfarë
ndeshjeje na pret, por e
kemi vlerësuar në maksimum
atë dhe nuk u trembemi
emrave, që ata kanë.
Madje, mund të them që do
të jemi shumë të mobilizuar
e në fushë nuk do të ketë asnjë
lloj diference me nesh
dhe tyre”, u shpreh në
prononcimin e tij për
gazetën “Panorama Sport”,
mbrojtësi i Lushnjes, Enik
Dhima. Mbrojtja do të jetë
reparti që do të ketë punën
më të madhe në këtë takim,
sepse njihet forca e sulmuesve
shkodranë, siç janë
Sinani apo edhe Sukaj si
edhe nuhatja e tyre për gol.
Gjyla gjatë gjithë kohës që
ka pasur në dispozicion,
është përpjekur që të
punojë shumë në aspektin
psikologjik me lojtarët, të
cilët nuk duhet të jenë të
qetë dhe të shprehen lirshëm
në fushën e lojës,
duke mos iu trembur emrit
të kundërshtarit, për të
marrë një rezultat pozitiv.
“Ne e dimë që do të kemi
një ekip shumë të fortë përpara,
por në këtë takim
nuk shkojmë si inferiorë,
pasi atëherë kjo do të ishte
një goditje e rëndë për ne
që përpara fillimit të takimit.
Kuptohet që nuk kemi
më ç’të humbin dhe do të
luajmë siç kemi luajtur
edhe në ndeshjet e mëparshme,
ku kemi marrë
pikë. Pse të mos bëjmë këtë
edhe në transfertë ndaj Vllaznisë.
Objektivi ynë mbetet
vazhdimësia e rezultateve
pozitive e them që edhe
me një pikë ne do të ishim
shumë të kënaqur, duke
parë se me çfarë ekipi po e
marrin”, e mbyll prononcimin
e tij mbrojtësi Enik
Dhima

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:02
by fpjalmi
Formacioni i kuqebluve
është ende në dyshim
Pavarësisht se mungojnë vetëm 24 ora para
ndeshjes me Lushnjen, formacioni i ekipit të Vllaznisë
është ende pezull. Tekniku Canaj për fatin e
tij të mirë ka në përbërje të ekipit të gjithë lojtarët. Atij
i duhet të përzgjedhë një 11-she që do ta nxjerrë faqebardhë
nga ndeshja
me lushnjarët. Pavarësisht
se asgjë
nuk dihet përsa i
përket formacionit,
sepse koha me
dëborë e penguar
Canajn të shikojë në
terren të hapur 11-
shen që mund të
hedhë në fushë në
takimin e fundjavës.
Vetë gjendja e mirë që
gëzojnë të gjithë
lojtarët bën që edhe
formacioni anti-
Lushnje të jetë në një
dilemë. Në këtë
takim pritet të rikthehet
si titullarë edhe
q e n d ë r m b r o j t ë s i
kroat Marko Bashiç.
Ndërsa pjesa tjetër nuk vuan asnjë dëmtim, apo
dënim. Kjo situatë e bën më enigmatike përzgjedhjen
e formacionit nga Canaj. Por pritet të ketë shumë pak
ndryshime nga formacioni që u përball me verdheblutë
e Elbasanit.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:03
by fpjalmi
Dëshira e shkodranëve është për të arritur përsëri në vendin
e parë, e për këtë ata duhet të kalojnë vetëm me një fitore
ekipin e Lushnjës në mënyrë që të shpresojnë te ndonjë “dhuratë”
që mund t’i bëjë kuqebluve skuadra verdheblu

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:02
by fpjalmi
Shtyhet Vllaznia-Lushnja, shak reshjet e dëborës


Autori: moderator
Data: 20/02/2009
Version Print
Reshjet e mëdha të dëborës kanë ndikuar edhe në mbarëvajtjen e javës së 21-të të superligës. Kështu, Fedreata Shqiptare e Futbollit, pasi e ka shqyrtuar me imtësi situatën, ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e “Loro Boricit”. Gjatë dy ditëve të fundit reshjet e dëborës në Shkodër kanë qenë të shumta, aq sa shtresa e saj në fushë e stadiumit ka arritur deri në 30 cm. Temperaturat e ulëta në vazhdim kanë ndikuar në ngrirjen e pjesshme te debores, cka do të thotë se nuk mund të zhvillohet një ndeshje normale. Takimi Vllaznia – Lushnja do të jetë sfida e vetme e shtyrë e javës

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 12:50
by Miri
Aman lajme me Valterin mas na veni ne forum se na e prisht forumin :(

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 15:26
by vllaznia1919
Hahahahahahahahaha!
Qa me ba ma Gold,jane teper te lexushem kta derejtusat tone. :lol:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 16:50
by GOLDIAN
Miri wrote:Aman lajme me Valterin mas na veni ne forum se na e prisht forumin :(
o mir sa te shkoka fanella

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:11
by Miri
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Aman lajme me Valterin mas na veni ne forum se na e prisht forumin :(
o mir sa te shkoka fanella
Ta baj edhe ty 1 mar gold :D

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:21
by GOLDIAN
o mir si shpirt te kam
une e du me valon

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:50
by Miri
GOLDIAN wrote:o mir si shpirt te kam
une e du me valon
Njat me bore a?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 18:01
by vllaznia1919
Me ftyren e valos ne gjoks.Hahahahahaha!

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 18:51
by GOLDIAN
taman si thet v1919
dhe te shkrujtun bleva boren per me lujt nje dit mas tirans
kja asht mu dhi ma

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 01:20
by fpjalmi
Superliga, Vllaznia rimerr kreun
22/02/2009 17:10

Vllaznia ka rimarre kryesimin e Superliges pas fitores se sotme 2-0 me Lushnjen, nderkohe qe Tirana barazoi dje me Elbasanin ne “Selman Stermasi”.

Ka qene Sukaj heroi i shkodraneve qe ka shenuar dy here per vendasit ne minuten e 27-te dhe te 58-te te takimit. Ne kete menyre Vllaznia rimerr vendin e pare, vetem nje jave pasi bardheblute arriten t’ia rrembenin.

Dinamo ka triumfuar ne Vlore kunder Flamurtarit 2-0 duke vijuar me sukses rrugen drejt kreut te tabeles. Golat per kryeqytetasit jane shenuar nga Allmuca ne minuten e 49-te dhe Poci ne te 55-ten.

Shkumbini ka fituar ne transferte me Apolonine e Fierit pas golit te Nores ne minuten e 52-te te lojes.

Ne takimin e fundit te javes se 21-te te Superliges Bylisi ka fituar ndaj Teutes se Durresit 2-0. Golat per vendasit jane shenuar nga Muca ne minuten e 85-te dhe Besha ne te 90-ten.

Pas ketyre ndeshjeve, ne krye te tabeles eshte Vllaznia me 41 pike, e ndjekur nga Tirana me 40 pike, Dinamo 35, Shkumbini 33, Besa 29, Teuta 26, Flamurtari 25, Elbasani 25, Apolonia 24, Partizani 22, Bylisi 21 dhe Lushnja me 18 pike.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 01:53
by fpjalmi
Vllaznia – Lushnja 2-0. Sukaj risjell kreun


Vllaznia pas javës së 21-të kryeson me 41 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë (40) dhe gjashtë me shumë se Dinamo e vendit të tretë (35), ku me këtë të fundit do të përballet të mërkurën e ardhshme në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.





Vllaznia rimori pas vetëm 1 jave kreun e Kategorisë Superiore pas fitores 2-0 me Lushnjën në “Loro Boriçi”, falë dy golave të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Xhevair Sukaj, i cili realizoi nga një gol në çdo pjesë: 27’ dhe 58’.

Talenti shkodran, autor edhe i një triplete në fitoren 4-1 kundër Besës, u ngjit në kuotën e 5 golave, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i kuqebluve pas Vioresin Sinanit (9) dhe Paulin Dhembit (6).

Vllaznia pas javës së 21-të kryeson me 41 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë (40) dhe gjashtë me shumë se Dinamo e vendit të tretë (35), ku me këtë të fundit do të përballet të mërkurën e ardhshme në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia, që ka nga e saj është dhe skuadra që ka numrin më të madh të fitoreve: 12 në 21 javë të zhvilluara, regjistroi fitoren e 54-t historike në 88 ndeshje me Lushnjën.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 01:54
by fpjalmi
Vllaznia parakalon Tiranen, rrokada e radhes e kreut te Superliges


Autori: moderator
Data: 22/02/2009
Version Print
Sot jane luajtur kater ndeshjet e prapambetura te javes se 21-te dhe sic pritej kemi rrokade ne kreun e renditjes. Vllaznia ka bere thjesht detyren me Lushnjen e vendit te fundit, ku edhe nje here ka spikatur lojari i kombetares Xhevahir Sukaj, i cili ka realizuar nje dopiete. Ne takimet e tjera bie ne sy fitorja e Dinamos ne transferte me Flamurtarin, qe e con ne kuoten e 35 pikeve, pra vetem gjashte pike me pak se vendi i pare, Vllaznia. Skuadra e Shkelqim Muces ka dominuar ne fushen e Vlores, duke arritur dy here te shenoje ne porten e portierit Mocka. Rezultati surprize i kesaj jave mund te themi se ka qene ai i “Loni Papuciut”, ku Apolonia vendese eshte mundur 1-0 nga Shkumbini, qe vazhdon ngjitjen ne tabele. Peqinasit jane ne kuoten e 33 pikeve, vetem dy pike me pak se Dinamo e vendit te trete, qe pretendon titullin bashke me Tiranen dhe Vllaznine. Nje fitore me mjaft vlera ka marre ne fushen e tij Bylisi, duke e lene Teuten ne pozita mjaft te veshtira. Lushnja, me humbjen e pesuar ne “Loro Borici” mbetet e vetme ne fundin e tabeles, me tri pike me pak se mallakastriotet. Me poshte jane te shenuara te gjitha rezultatet e javes se 21-te.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:48
by fpjalmi
Nuk ka surpriza,
Vllaznia në krye
Miqtë naivë para portës, por jo Sukaj, që i ndëshkon dy herë
Shkodranët mundin 2-0 Lushnjën dhe kalojnë Tiranën



Shkodranët kanë arritur
të marrin një fitore
bindëse dhe pa shumë
probleme përballë Lushnjes së
vendit të fundit. Falë dy golave
të Sukajt, Vllaznia është rikthyer
në krye të renditjes. Kjo mund
të quhet me plotë gojën java e
Vllaznisë. Kuqeblutë nuk e arritën
vendin e parë vetëm falë
fitores së pastër 2-0 të arritur
përballë Lushnjës, por edhe
sepse Elbasani, ndali të shtunën
Tiranën që ishte e para.
Megjithatë, kjo mund të mos
kishte shumë vlerë nëse kuqeblutë
nuk do ta kishin bërë
detyrën në fushën e tyre. Takimi
nisi më mirë për miqtë, të
cilët me anë të K. Arbërit patën
rastin më ideal për ta filluar atë
0-1. Sulmuesi iu shkëput
mbrojtjes dhe i vetëm me
Grimën e ka lëshuar topin
shumë para, duke mos arritur
ta gjuajë. Ky ka qenë rasti më i
mirë për miqtë, të cilët më pas
janë tërhequr mbrapa. Sulmet
e vendësve pas kësaj ishin më
të vrullshme dhe gjithçka ka filluar
të anojë nga shkodranët.
Ishte Sinani e më pas Sukaj e
Boadu, që kanë ngacmuar
portën e të riut Bejtja. Agjërimin
e minutave të para e ka prishur
goli i shënuar nga Sukaj. Një
veprim i bukur i Smajlit, i cili
ftoi Boadun në aksion, ky i fundit
rrotullohet mirë me topin
dhe më pas i pason Sukajt, që
nuk gabon dhe shënon. Ky gol
i qetësoi kuqeblutë, të cilët
kërkuan përsëri, por pa forcën
e duhur drejt portës mike. Pjesa
e parë u mbyll me dy gjuajtje
të bukura të Nallbanit. Vetëm 7
minuta pasi kishte filluar pjesa
e dytë, ka qenë Shtupina, ai
që ka ndërmarrë një inkursion
nga e majta dhe është futur
bukur brenda zonës ku me saktësi
ka pasur te Sukaj, i cili ka
shënuar pa problem golin e sigurisë
për Vllaznisë. Dy minuta
më pas ka qenë sërish Shtupina,
që ka ftuar Sinanin, i cili mbi
vijën e 16 metrave, ka gjuajtur
me shumë finesë, por topi nuk i
është bindur për të përfunduar
në rrjetë. Më pas, edhe Boadu
shpërdoroi një rast të pastër për
shënim. I vetëm përballë portierit
Bejtja ka kërkuar të godasë,
por gardiani ka treguar intuitë
dhe ia ka rrëmbyer topin nga
këmbët. Ka qenë sërish Sinani
pak minuta më vonë, që i vetëm
përballë Bejtjen nuk ka mundur
të shënojë, pasi portieri me
një grushtim të bukur ka devijuar
topin. Në pjesën e dytë
miqtë zbritën rrezikshëm vetëm
një herë, me anë të Bubeqit, i cili
i vetëm me Grimën ka gjuajtur
dhe portieri veteran i ka mohuar
golin lushnjarëve. Kjo fitore
i ka kthyer pas një jave shkodranëve
vendin e parë.
Natyrshëm ky sukses ka sjellë
në Shkodër edhe shumë gëzim
te tifozeria vendëse, e cila ka
sfiduar motin e ftohtë për të
ndjekur ekipin e zemrës.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:49
by fpjalmi
41
pikë me 31 gola të
shënuar dhe 16 të
pësuar në 22 ndeshje.
Ky është bilanci i
Vllaznisë kryesuese.
Shkodranët janë
padyshim ndër
pretendentët kryesorë
për të fituar titullin.
3
mijë dollarë shpërblim
mësohet të japë klubi
i Vllaznisë për lojtarët
pas kësaj fitoreje.
Është bërë një rit
tashmë që për çdo
tri pikë të fituara,
kuqeblutë
marrin pre

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 23 Feb 2009 , 23:50
by fpjalmi
Tifozët shkodranë kanë sfiduar këtë herë edhe të ftohtin, që
mbizotëronte dje në Shkodër për të ndjekur ekipin e tyre. Nisur
edhe nga rezultati i arritur të shtunën mes Tiranës dhe Elbasanit,
ata kanë qenë të shumtë në numër për të festuar me
ekipin e tyre rikthimin në vendin e parë. I ftohti nuk i ka penguar
aspak të mbështesnin ekipin e tyre. A.Uruçi
Tifozët
Pavarësisht se askush s’e priste që fusha e “Loro Boriçit” të
ishte në gjendje optimale, pas dëborës që kishte zaptuar çdo
cep në Shkodër, tapeti i stadiumit dhe pista për rreth ishte e
pastër. Kjo falë punës së palodhur të punonjësve të klubit dhe
mbështetjes totale të presidentit Fushaj, i cili gjatë gjithë këtyre
ditëve ka qenë në krye të detyrës. A.Uruçi