Page 107 of 160

Re: Merkato

Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 15:06
by Skodrinon
Vllaznia, merkatoja tani një domosdoshmëri

Pas paraqitjes në Vjenë është kuptuar nevoja e ndërhyrjes për afrimin e lojtarëve të tjerë

Paraqitja e fundit në Vjenë ka rihapur temën e merkatos sërish te Vllaznia. Skuadra ka nevojë për forcime dhe këtë fakt nuk e mohon askush. Një gjë e tillë duket e domosdoshme jo për ndeshjen e kthimit ndaj Rapidit, por për sezonin e ardhshëm futbollistik. Drejtuesit kuqeblu duket se kanë filluar të mendojnë për këtë gjë. Ende nuk ka një prononcim zyrtar në lidhje me këtë çështje, por thuhet se presidenti Fushaj ka ndër mend të hyjë seriozisht në merkato.

Domosdoshmërinë për këtë proces e ka pranuar pas ndeshjes të së enjtes në “Gerard Hanappi” edhe vetë trajneri Hasan Lika, i cili është shprehur: “Natyrshëm që kualifikimi për në turin e tretë të Ligës Europiane thuajse është i pamundur për ne dhe prandaj duhet të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm të futbollit shqiptar. Skuadra ka nevojë për forcime dhe gjatë gjatë kësaj periudhe nuk është se e kemi lënë pas dore një gjë të tillë, por e përsëris, që është domosdoshmëri.”Në ndeshjen e fundit, e cila u humb thellësisht 5 0 ndaj Rapidit, në fushë ishin dy 18-vjeçarë, Bala e Nika.

Ata vërtetë janë me perspektivë, por kampionatin nuk mund ta përballosh dot me ata, pasi i kanë shpatullat e njoma për ta bërë këtë gjë. Rrjedhimisht, duhen lojtarë me përvojë dhe këtë e kanë të qartë drejtuesit shkodranë. Bëhet e ditur se me t’u kthyer nga Austria, drejtuesit e Vllaznisë kanë filluar të merren me këtë çështje. Nevojat kryesore që ka skuadra tashmë janë përcaktuar. Duhet medoemos një sulmues tjetër, një mesfushor i djathtë dhe një I majtë. Për pozicionin e mesfushorit të majtë, për momentin aty luan Shtubina, që mund të largohet nga skuadra dhe prandaj duhet gjetur një zëvendësues.

Sa për sulmin, janë disa alternativa, teksa në provë është braziliani De Oliveira, që ka pak ditë në Shkodër, por ende nuk është parë mirë. Përveç tij, mund të vijnë edhe dy futbollistë të tjerë në provë dhe nga tre sulmues, do të përzgjidhet njëri, i cili të do bëhet pjesë e skuadrës në prag të nisjes së kampionatit të ri shqiptar. Në ditët në vijim kësisoj pritet të ketë një ndërhyrje serioze të Vllaznisë në merkato.

Ajo do të ketë pretendime maksimale për sezonin e ardhshëm dhe për të ndodhur kështu, natyrisht që duhen lojtarë. Përvoja europiane e vërtetoi më së miri këtë gjë dhe nëse është kaluar turi i parë, ky është vërtetë një sukses i madh për të. Lëvizjet e shumta të lojtarëve në skuadrat tona nga një sezon në tjetrin si pasojë e kontratave njëvjeçare të tyre reflektohet pikërisht në përbërjet krejt ndryshe të ekipeve tona vetëm pak kohë pas mbylljes së një sezoni.

Që do të thotë se Vllaznia e ndeshjes së fundit me Rapidin, ka ngjasuar shumë pak me atë që mbylli sezonin e shkuar në javën e fundit ndaj Tiranës, ku u shpall nënkampione e vendit. Për të qenë sërish pretendentë, për të pasur sërish një ekip kompakt që mund të luajë denjësisht deri në javën, duhen një organikë me më shumë lojtarë, madje duhen lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencat, sepse Vllaznisë asnjëherë nuk i kanë munguar talentët e saj. Në ditët në vijim do të mësohet më gjerë në lëvizjet në merkaton kuqeblu, tashmë një domosdoshmëri.

sporti shqiptar

Re: Merkato

Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:19
by fpjalmi
vllaznia1919 wrote:Malota se ka ner mend me ardhe me Vllaznine.Flenje menjen.
me vllaznine nuk do vijn ma futbollista prej kampionatit shqiptare sepse fushaj kontratat qe i ban jan shum te poshtra dhe asht hap kja gja ne te gjithe kampionatin shqiptare .

mos te harrojm qe shum lojtare te vllaznise kan akoma lek me marr nga klubi jone dhe nuk jan pagu plotesisht .

Re: Merkato

Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:28
by fpjalmi
Qëndrimi i brazilianëve
mbetet në dyshim


uk mjaftuan tri mungesat e rëndësishme në skuadër në
takimin e parë si dhe humbja e thellë në Austri, por tashmë
krerëve më të lartë të klubit u duhet të vrasin mendjen
edhe për aktivizimin, apo jo të dyshes braziliane për
sfidën e kthimit. Drejtuesit e klubit shkodran ende nuk e
kanë saktësuar nëse dyshja e brazilianëve të sapoardhur
në gjirin e kuqebluve, Karlos Salis dhe Luiz Gustavo De
Oliveria, do të jenë
apo jo pjesë e ekipit të
tyre. Brazilianët ndodhen
në qytetin e Shkodrës
dhe vazhdojnë të
përgatiten rregullisht
me ekipin në çdo seancë
stërvitore, ndërsa
menaxheri i tyre
turk, që pritet të vijë
nga Turqia ende nuk
ka mbërritur për të
saktësuar ecurinë e
mëtejme të këtyre
lojtarëve me ekipin
kuqeblu. Ndërkohë,
asnjë nga drejtuesit e
klubit shkodran duke
përfshirë edhe vetë
teknikun Hasan Lika, nuk ka dhënë ndonjë mendim të
prerë, përsa i përket formës që gëzojnë aktualisht këta
lojtarë. Ndoshta një vendim i tillë mund t’i jetë dhënë
presidentit Fushaj, i cili do të shqyrtojë dhe kërkesën
financiare që do të kenë të dy lojtarët. Kësisoj, asgjë
nuk dihet nëse dy brazilianët mund të jenë të gatshëm
për ekipin në takimin e kthimit me ekipin e
Rapidit në Shkodër. A. Uruçi

Re: Merkato

Posted: Sun, 19 Jul 2009 , 22:30
by fpjalmi
po shihet se sa te mire jan keta braziliaqnet .

plehnat e brazilit vijn ne shkoder.

turp

Re: Merkato

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 00:54
by loroborici
Bash mire e ka pjalmi. Tana plerat e Brazilit i jemi tuj mledh na.
Per me diskutue per merkaton, na duhet se parit me ba perforcime per mrotjen qi asht nji repart me shume halla pasha buken.

Re: Merkato

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 06:02
by fpjalmi
loroborici wrote:Bash mire e ka pjalmi. Tana plerat e Brazilit i jemi tuj mledh na.
Per me diskutue per merkaton, na duhet se parit me ba perforcime per mrotjen qi asht nji repart me shume halla pasha buken.
cdo repart ka nevoje per perforecime dhe ke shum te drejte qe mbrojta asht ne hall ma te madh ,pasi nga mbrojtja deshtume edhe vjet .

me ata pike qe kena lan nga gabimet e mbrojtjes do ishim shum nalt.

me dhemb koka kur i mendoj.

Re: Merkato

Posted: Wed, 22 Jul 2009 , 14:47
by Skodrinon
Lika, u thotë jo brazilianëve
Trajneri i Vllaznisë nuk i do, klubi e kënaq duke programuar futbollistë nga Ballkani

Dy futbollistët brazilianë të ardhur pak ditë më parë për llogari të Vllaznisë së Shkodrës, nuk do të jenë më pjesë e klubit shkodran. Në fakt, edhe pse po bëhet java e tretë për njërin dhe e dyta për tjetrin, që janë duke u stervitur në gjirin e Vllaznisë së Shkodrës, zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk ka qënë pjesë e klubit shkodran. Në kontaktet e para që menaxherët e tyre kanë pasur me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, për ta është folur me superlative. Madje nga sa është thënë, në dispozicion të tyre ka qënë gati edhe firma e menjëhershme e kontratës, në mënyrë që t’u jepej shansi të aktivizoheshin në përbërje të Vllaznisë, për ndeshjet ndërkombëtare të Ligës Europiane. Por një hap i tillë nuk ka qënë i mundur të bëhet, për arsye se tekniku Hasan Lika nuk dallonte asgjë interesante tek asnjëri prej dyshes braziliane. Dhe në të tilla kushte, ashtu siç pati vepruar edhe paraardhësi i tij Agim Canaj, i cili po për të njëjtat motive nuk pati dhënë OK për disa futbollistë të huaj, pasi kualiteti i tyre nuk ishte i pranueshëm dhe ka deklaruar votën e tij kundër. Faktikisht, dyshja braziliane ka vijuar të jetë edhe dje në përbërje të seancave stervitore të skuadrës kuqeblu, por qëndrimi i tyre në Shkodër është çështje orësh. Qëndrimi profesional i teknikut Lika është vlerësuar dhe respektuar plotësisht nga bordi drejtues iI klubit Vllaznia dhe personalisht nga ana e presidentit kuqeblu Valter Fushaj, i cili mësohet të ketë thënë se vendimi i trajnerit Lika do të jetë “ligj” për çdo veprim që ka të bëjë me funskionimin e skuadrës. Ndaj edhe pse ka qënë optimist në fillim, për t’i veshur kuqeblu brazilianët, ai ka rekomanduar strukturat e kryesisë së klubit të zbatojnë verdiktin e trajnerit Lika. Kësisoj, Carlos Salis mesfushor dhe Olivera, lojtarët që pretendohej të luante në të dy rolet, qoftë si mesfushor, por më tepër si sulmues, do të duhet të bëjnë gati bagazhet për t’u kthyer andej nga erdhën, pasi “aventura” e tyre u mbyll këtu pa i dhënë asnjë shans, që të dilnin në fushën e lojës si pjesëtarë të formacionit të Vllaznisë, pasi niveli i tyre cilësor nuk ka bindur aspak stafin teknik. Por, ndërkohë që përgatitet largimi i brazilianëve, që zyrtarisht mund të lënë Shkodrën pas ndeshjes së dytë me Rapidin, gjë e cila do të bëhet edhe me prezencën e menaxherëve të tyre, të cilët edhe janë pritur prej ditësh, ende nuk është bërë e mundur mbërritja e tyre në qytetin verior, drejtuesit e klubit Vllaznia po mendojnë për të sjellë lojtarë të tjerë në Shkodër. Pjesëtarë të bordit drejtues të klubit thanë për gazetën se nga ana e tyre është bërë gati një listë tjetër futbollistësh, të cilët pritet të thirren për t’u bërë pjesë e Vllaznisë. Në një farë mënyre, drejtuesit e Vllaznisë e konsiderojnë këtë periudhë si merkaton numër 2 për kuqeblutë. Ndonëse nuk janë bërë ende publikë për opinionin, mësohet se drejtuesit e klubit janë në bisedime me dy futbollistë të huaj, të cilët pritet të vijnë tek Vllaznia për llogari të repartit të sulmit. Duke parë dështimin me brazilianët, këtë radhë dyshja e futbollistëve sulmues është zgjedhur nga rajoni i Ballkanit, pasi në një farë mënyre, përvoja me këto tip futbollistësh ka dalë pozitive në vitet e mëparshme. Gjithnjë nga informacionet që arrijmë të marrim në klubin kuqeblu, mbërritja e këtyre futbollistëve në Shkodër mendohet të jetë në ditët e riorganizimit të Vllaznisë. Me këtë nënkuptohet që një periudhë e tillë do të jetë aty rreth një jave pas përfundimit të ndeshjes së dytë të turit të dytë të Ligës Europiane, e cila do të luhet nesër në orën 20:15, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sport Expres

Re: Merkato

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 01:53
by fpjalmi
Beqiri: Shumë oferta,
por ende s’kam vendosur


Ndonëse u fol për një kalim të mundshëm në
Bundesligë, mbrojtësi shkodran, Elvin Beqiri, nuk
e ka ende të qartë ecurinë e tij të mëtejshme. Mbrojtësi
ka qenë edhe në fokusin e ekipeve qipriote. Madje,
mësohet se ato janë më afër transferimit të shqiptarit
në radhët e tyre. Por pas takimit të Vjenës, për
mbrojtësin kuqeblu që
ka mbajtur shiritin e
kapitenit në takimin e
fundit, nuk kanë munguar
ofertat edhe
nga ekipet austriake.
Megjithatë, për lojtarin
që është pjesë e
pandarë edhe e formacionit
kuqezi nuk
ka asnjë gjë konkrete.
“Momentalisht nuk
ka asnjë gjë konkrete.
Pavarësisht ofertave
dhe fjalëve, asgjë nuk
është e saktësuar. Unë
do të shikoj interesat
financiare dhe ofertën
më bindëse, kjo si
për mua dhe për
ekipin, pasi jam një
lojtar në kontratë me
klubin. Por nuk mund përjashtohet mundësia që
unë të vazhdoj të jem pjesë e skuadrës edhe për
pjesën e mbetur të kontratës. Pra gjithçka është
ende e pa saktësuar”, u shpreh mbrojtësi i Vllaznisë
dhe i ekipit kombëtar, i pyetur enkas për
lëvizjen e tij, apo jo nga kuqeblutë. A.U.

Re: Merkato

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 19:18
by GOLDIAN
mesa kam marr vesht jane ne loje mancester citi aston villa ne angli
panathinaikos ne greqi
si dhe herta e berlinit ne gjermani
HALLALL

Re: Merkato

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 22:35
by Admin
GOLDIAN wrote:mesa kam marr vesht jane ne loje mancester citi aston villa ne angli
panathinaikos ne greqi
si dhe herta e berlinit ne gjermani
HALLALL
Hhahahhaha naqe.
A kta gazetat tona vetem per marrina jane :) :wink:

Re: Merkato

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 22:40
by GOLDIAN
mire se po futet vllaznia ne merkato po ke po marrin????
stojkun apo vllane e klev dalipit

Re: Merkato

Posted: Thu, 23 Jul 2009 , 23:01
by Admin
Tash pa gjejn ndoj malazez a ndoj kroat se jane te modes!!!
Edhe tash pa e prezantojne si ndoj lojtar klas si puna e Kausal, Plantic & Co

Re: Merkato

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 08:41
by Ujku
tesh dalin e lypin lojtar te kategoris te dyt ne mal te zi
se ata te pares jan te xanun nen kontrata tesh.

Re: Merkato

Posted: Fri, 24 Jul 2009 , 17:35
by fpjalmi
Shkodranët, të detyruar
të bëjnë merkato
Edhe pse kishte përpara një sfidë të rëndësishme, siç ishte ajo
e turit të dytë të Ligës së Evropës përballë Rapidit të Vjenës,
tekniku i Vllaznisë, Hasan Lika, kishte kohë të mendonte për
përforcimet për të cilat kjo skuadër ka shumë nevojë për sezonin
e ri në kampionat. Ende pa u
përfunduar mirë aventura evropiane
me austriakët, drejtuesit
e klubit kuqeblu me në krye
presidentin Fushaj, nuk kanë
pritur gjatë për të vënë edhe
piketat e para për edicionin e ri
sportiv 2009-2010. Kështu nga
klubi shkodran mësohet se
kanë filluar lëvizjet e shpejta,
për të afruar në skuadër elementë
të tjerë, të kushtëzuar
edhe nga dëmtimet e shumta që
kanë shoqëruar ekipin, apo
edhe nga loja jo shumë bindëse që kanë treguar të rinjtë gjatë
kësaj kohe në fushën e blertë. Ndërkohë si pistat të mundshme
të merkatos verore të Vllaznisë shihet jo vetëm kampionati
shqiptar, por edhe ai i huaj, veçanërisht ai maqedonas

Re: Merkato

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 17:16
by Skodrinon
Ish-kapiteni i Vllaznisë transferohet te klubi francez
Elvin Beqiri, gati të firmosë për Bulonjën
Drejt divorcit edhe titullarët Vioresin Sinani dhe Armir Grima


Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga eliminimi i turpshëm i Vllaznisë prej Rapidit të Vjenës, nga turi i dytë i Ligës së Evropës, me rezultatin final të dy takimeve 8-0, te ekipi shkodran kanë filluar lëvizjet e para. Ndonëse nga të gjithë pritej që këto lëvizje të ishin në sens pozitiv për Vllazninë, në atë të afrimeve, çuditërisht në këtë kamp prej ditës së djeshme ka ndodhur e kundërta. I pari që i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë për te francezët e Bulonjës është ish-kapiteni i saj Elvin Beqiri. Një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë gjatë sezonit të kaluar, njëherësh edhe potencial e titullar i padiskutuar i Kombëtares shqiptare, Beqiri nuk ka pritur shumë, por pak orë pas mbarimit të takimit të kthimit në “Loro Boriçi” me austriakët e Rapidit ka marrë avionin drejt Francës. Futbollisti ka qenë prej kohësh në vëzhgimin e mjaft klubeve qipriote, turke e gjermane, por së fundmi mësohet se ka pasur kontakte edhe nga francezët e Bulonjës. Pikërisht këta të fundit kanë këmbëngulin për ta bërë të vetin Elvin Beqirin. Lojtari 28-vjeçar pritet të prezantohet te francezët e Bulonjës javës tjetër.

Të tjetër

Përveç Elvin Beqirit, nga ekipi kuqeblu pritet të ketë fluks largimesh, gjë që do të ndikojë negativisht në sezonin e ardhshëm për këtë skuadër. Kandidati i mundshëm për t’u larguar nga shkodranët pas përfundimit të aventurës evropiane do të jetë edhe mesfushori kosovar, Ilir Nallbani, i cili me fanellën e Vllaznisë ka qenë një nga lojtarët më stabël. Nga klubi mësohet se mesfushori është në bisedime me një skuadër turke. Ndërkohë si lojtari, por edhe vetë drejtuesit e klubit shkodran nuk preferojnë ta zbardhin emrin e klubit. E sikur të mos mjaftonin këta futbollistë, një tjetër kandidat i është shtuar listës së gjatë të ‘divorcit’ me Vllazninë. Bëhet fjalë për dy titullarët dhe liderët e Vllaznisë, sulmuesin Vioresin Sinani dhe portierin Armir Grima. Pavarësisht se të dy lojtarët kanë rinovuar kontratat përkatëse me këtë ekip, situata nuk duket aspak pozitive në bashkëpunimin me drejtuesit e klubit. Shkak mund të jenë bërë kartonët e marrë nga të dy këta lojtarë gjatë takimeve të Ligës së Evropës. Nga burime pranë klubit u përfol se të dy lojtarët do të penalizoheshin në aspektin financiar, por një gjë e tillë ende nuk ka marrë një formë të prerë.

panorama

Re: Merkato

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 17:18
by Skodrinon
Edhe Shtubina, me mendjen për të ikur

Pas Beqirit dhe Nallbanit, në listën e largimeve është dhe mesfushori i ri, 22-vjeçari Ndriçim Shtubina.
Një nga lojtarët që ka fituar zemrat e mjaft tifozëve shkodranë në pjesën e dytë të sezonit të shkuar, është një ndër prioritetet e drejtuesve të Vllaznisë për të bërë marketingun e duhur. Për Shtubinën ka interesim të madh nga drejtues të klubeve turke, por edhe nga shtete të tjera. Megjithatë dëmtimi dhe qëndrimi për tri javë jashtë fushave të stërvitjes mund të ndikojë negativisht në transferimin e tij jashtë kampionatit shqiptar. Në turin e dytë të Ligës së Evropës, mesfushori Shtubina ka qenë një nga mungesat kryesore të teknikut Lika

panorama

Re: Merkato

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:10
by fpjalmi
MERKATO
Mungesa e blerjeve sjell
panik në radhët e tifozerisë
Kanë filluar të ndihen ethet e para në tifozerinë
kuqeblu në prag të fillimit të edicionit të ri sportiv.
E megjithatë, firot në radhët e Vllaznisë vetëm pak
orë nga eliminimi në aventurën evropiane janë marrë
me qetësi nga presidenca shkodrane. Ndonëse të
gjithë në qytetin e Shkodrës prisnin kandidatë të
rinj në radhët e ekipit të tyre të zemrës, apo të paktën
të ruhej ky grup për sezonin e ri për një paraqitje
sa më dinjitoze, jo vetëm që nuk po ndodh kështu,
por ata kanë bërë gati valixhet. Nga ana tjetër,
drejtuesit po rrinë në vendnumëro, kur në fakt duhet
të bënin të kundërtën.

Re: Merkato

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 19:13
by fpjalmi
mund te them qe jena nje ekip shum plotesisht i shkaterrum kete sezon .

duhet ti lutna zotit qe mos te perfundojm nje kategori ma poshte .

rroft valter fushaj

Re: Merkato

Posted: Sat, 25 Jul 2009 , 21:39
by GOLDIAN
veshtire kena me e pas boll kete sezon

Re: Merkato

Posted: Sun, 26 Jul 2009 , 15:43
by vllaznia1919
Nuk e vuna re a e keni permen edhe Nallbanin qe ka me ike ne Turqi.Super ekip kena.Kuku per ne.