Page 106 of 230

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Tue, 17 Feb 2009 , 23:59
by vllaznia1919
Un kisha thane qe Besa lujti per Tiranen.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 03:54
by fpjalmi
Fushaj-Tiranës: Kujdes, mos u gëzo para kohe!


Autori: Gjergj Kola
Data: 17/02/2009
Version Print
Presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, vazhdon të besojë në fitimin e titullit kampion

Ka dalë shumë i mërzitur nga stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” pasditen e së dielës, sepse kishte menduar dhe dëshiruar një fitore të skuadrës së tij në Elbasan. Barazimi i arritur nga kuqeblutë në këtë takim dhe fitorja e Tiranës në Kavajë, kanë bërë që Vllaznia ta lëshojë kreun për momentin. Presidenti i saj, Valter Fushaj, megjithatë dje nuk është dukur dhe aq i mërzitur sa dy ditë më parë në Elbasan. Ai e ka analizuar me qetësi ndeshjen me verdheblutë dhe duke folur në lidhje me të, thotë: “Përgjithësisht është zhvilluar një ndeshje e mirë nga ana jonë. Në krahasim me ndeshjet e tjera që kemi zhvilluar së fundi, këtë radhë kemi luajtur më mirë. E vetmja dobësi ishte se nuk arritëm të shënojmë. Krijuam shumë raste shënimi, goditëm edhe traversën, por nuk patëm fat. Rëndësi ka që luajtëm mirë, pastaj pikët besoj se do të vijnë në ndeshjet në vazhdim.” Por Vllaznia ka lëshuar sërish vendin e parë dhe në pamje të parë kjo duket e pabesueshme, kur në dhjetor ishte plot 7 pikë para Tiranës dhe sot është një pikë larg saj. Për presidentin Fushaj, një rokadë e tillë nuk është se thotë shumë gjëra. Ai beson se gjërat mund të përmbysen në javët në vijim. “Jemi në të njëjtat pozita siç kemi qenë më parë, pavarësisht se tashmë Tirana na ka kaluar në renditje. Ne mund ta kalojmë sërish dhe e thashë edhe më lart, e rëndësishme është të vazhdojmë të luajmë mirë, se pastaj edhe renditja do vijë vetvetiu, duke u përmirësuar dhe do ta arrijmë sërish vendin e parë që dëshirojmë,” ka thënë numri një i klubit shkodran. Fjalët e tij dalin të qeta dhe sigurisht që brenda tyre e kupton lehtë se nuk është shumë i zemëruar me humbjen e vendit të parë. E quan normale, por megjithatë beson te kthesa, pse jo që këtë javë. Vllaznia do të luajë në Shkodër ndaj Lushnjës, ndërsa Tirana pret Elbasanin. Përveçse te këmbët e veta, tashmë shkodranëve do t’u duhet të shohin edhe nga bardheblutë. “Ne duhet të bëjnë detyrën tonë, të mundim Lushnjën dhe nga ana tjetër besojmë se Tirana do ta ketë të vështirë ndaj Elbasanit. Ky i fundit ndaj nesh luajti shumë i motivuar, sepse kishte nevojë për pikë dhe prandaj shpresojmë se do luajë ashtu edhe në kryeqytet. Në fakt ne shpresuam edhe në Kavajë, por nuk ndodhi kjo,” thotë më tej Fushaj. Kampionati tashmë ka filluar të flasë me gjuhën e pikëve dhe parashikimeve. Diferenca mes dy skuadrave të para është vetëm një pikë dhe si e tillë mund të rikuperohet çdo javë. Megjithatë, Vllaznia duket se shpreson shumë që bëjë më të mirën në ndeshjet e veta, pastaj për të tjerat do të presë se çfarë do ngjajë, sepse asgjë nuk është në dorën e saj.

Presidenti: Canaj nuk është i lëkundur

Ka dashur të reagojë ndaj disa komenteve të bëra ditët e fundit në lidhje edhe me pozicionin e trajnerit Canaj. Në media të ndryshme është komentuar edhe pas ndeshjes me Besën, por edhe pas kësaj me Elbasanin. Ndoshta pa qenë nevoja fare të thuhet se lëkundet trajneri, apo është duke u lëkundur pozicioni i tij. Pikërisht në lidhje me këto komente të bëra, Fushaj ka thënë dje për “Sportin shqiptar”: “Të them të drejtën, jam paksa i shqetësuar nga disa komente dhe shkrime të bëra ditët e fundit në gazeta dhe televizione. E kam fjalën për disa intervista në emrin tim, kur unë realisht ka 10 ditë që nuk kam qenë në Shqipëri dhe për rrjedhojë nuk kam kontaktuar me njeri as me telefon. Flitet për shifra premiosh për fitoren në Elbasan, kur unë nuk kam deklaruar asgjë. Po ashtu, thuhet se është lëkundur trajneri Canaj. Unë nuk e di të jetë diskutuar a lëkundur ndonjëherë Canaj, por më duket se këtë punë më mirë e dinë mediat. Kështu nuk është mirë. Sa herë që kam pasur diçka për të thënë, e kam thënë, por nuk duhet kurrsesi të shkruhen dhe të thuhen gjëra që nuk i kam thënë.” Gjërat janë më se të qarta: trajneri aktual i Vllaznisë ka mbështetjen e plotë të presidentit Fushaj dhe për rrjedhojë ai duhet të vazhdojë i qetë punën, i pandikuar fare nga fjalë të tilla që qarkullojnë.

Vllaznia 90 vjeç, festa shtyhet në mars
Pikërisht dje, më 16 shkurt, klubi “Vllaznia” ka mbushur plot 90 vjet nga dita e krijimit të tij. Klubi i parë i krijuar në Shqipëri, që më 1916, kësisoj ka pasur festë dje, por në të vërtetë ka qenë një ditëlindje e pafestuar. Themi kështu, pasi Bashkia Shkodër, së bashku me klubin e futbollit dhe atë shumësportësh, kanë menduar ta shtyjnë festën për në mars. Më saktë për më datë 21, sepse duan që të bëjnë një organizim të bukur dhe prandaj kanë kërkuar pak kohë në dispozicion. Për këtë qëllim, është ngritur një grup pune që po merret me këtë organizim, madje mendohet që veprimtaritë kushtuar 90-vjetorit të krijimit të shoqërisë “Vllaznia” të mos mbeten vetëm me një ditë, por një javë të tërë për t’u konkretizuar me mbrëmjen e madhe, ku do ndahen edhe shumë çmime për veteranët e sportit shkodran. Dita e djeshme është kujtuar vetëm nga disa tifozë, ku mbi të gjitha spikat Gjovalin Pavaci për mënyrën origjinale të festimit të këtyre datave historike, ndërsa televizionet lokale i kanë kushtuar vëmendje në emisionet e tyre. Pa harruar pastaj edhe faktin se pjesëtarë të klubit të futbollit “Vllaznia”, përmes sms ve, kanë uruar njerëzit e sportit për këtë përvjetor të 90 të të formimit të kësaj shoqërie.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:25
by fpjalmi
Emanuel Ampofo nuk bind Vllazninë


Vllaznia ka në vijën e parë 3-herë golashënuesin e Shqipërisë, Vioresin Sinanin (9 gola këtë sezon) dhe sulmuesin e Kombëtares A, Xhevaik Sulaj (3 gola këtë sezon, tripletë kundër Besës).





Edhe pse Emanuel Ampofo mbërriti te Vllaznia me rekomandimin e Xhejms Boadu (3 gola këtë sezon me kuqeblutë), duket se ganezi i ri do t’i japë fund aventurës së tij te klubi më i vjetër në Shqipëri.

Sulmuesi 22-vjeçar Ampofo, i cili prej dy javësh ka qenë nën “lupën” e trajnerit Agim Canaj, nuk ka bindur shumë me cilësitë e tij për të qenë pjesë e 9-herë kampionëve të Shqipërisë.

Vllaznia ka në vijën e parë 3-herë golashënuesin e Shqipërisë, Vioresin Sinanin (9 gola këtë sezon) dhe sulmuesin e Kombëtares A, Xhevair Sulaj (3 gola këtë sezon, tripletë kundër Besës).

Sipas drejtuesve të Vllaznisë, Ampofo nuk është në gjendje të rivalizojë Sinanin e Sukajn, dhe pritet që në fund të kësaj jave të fluturojë drejt Ganës.


E Marte, 17 Shkurt 2009

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:26
by fpjalmi
Vllaznia, nga akuzat te besimi për titull


Vetë presidenti i Vllaznisë (9 herë kampione, 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë), Valter Fushaj, edhe pse skuadra e tij ka humbur plot 8 pikë në raport me Tiranën në pesë javët e fundit (në javën e 16-të Vllaznia kryesonte me 34 pikë, kundrejt 27 të Tiranës), nuk e ka humbur besimin te ringjitja e shkodranëve.





Vetëm katër pikë në katër ndeshjet e fundit (1 fitore, 1 barazim, 2 humbje), vendi i dytë (38 pikë, 20 javë) pas 11 javësh kryesim, duke qenë një pikë larg Tiranës (39), kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i fazës së dytë.

Vllaznia e trajnerit Agim Canaj (një ndër tre të mbijetuarit në Superligë së bashku edhe me Sulejman Starovën te Teuta e Gugash Maganin te Shkumbini) po përjeton një moment zhgënjimi, pavarsisht se ish-tekniku i Dinamos, e cilësoi ndeshjen kundër Elbasanit (0-0) si një nga ndeshjet më të mira në pjesën e dytë të sezonit (1 F, 1B, 1H).

“Nuk ia dolëm të merrnim tri pikët edhe për meritë të Elbasanit, - citohet Canaj nga “Panorama Sport”. “Në pjesën e dytë ishim më pranë fitores, por në fazën përmbyllëse ekipi nuk funksionoi ashtu siç duhet”.

Gjithsesi, në Shkodër as që e mendojnë shkarkimin e Agim Canajt, edhe pse në katër javët e fundit ka humbur me Dinamon e Shkumbinin, duke besuar se vlonjati është njeriu i duhur për të sjellë titullin kampion që do të përkonte edhe me 90-vjetorin e klubit më të vjetër në Shqipëri.

Vetë presidenti i Vllaznisë (9 herë kampione, 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë), Valter Fushaj, edhe pse skuadra e tij ka humbur plot 8 pikë në raport me Tiranën në pesë javët e fundit (në javën e 16-të Vllaznia kryesonte me 34 pikë, kundrejt 27 të Tiranës), nuk e ka humbur besimin te ringjitja e shkodranëve.

“Jemi në të njëjtat pozita siç kemi qenë më parë, pavarësisht se Tirana na e ka kaluar në renditje - citohet Fushaj nga “Sporti Shqiptar”. “Ne mund ta kalojmë atë sërish, e rëndsishme është të vazhdojmë të luajmë mirë”. Vllaznia pret në javën e 21-të Lushnjën në Shkodër, ndërsa Tirana e vendit të parë, Elbasanin në kryeqytet.

Gjatë ndeshjes së Vllaznisë kundër Elbasanit, Fushaj, i ndodhur në tribunën “V.I.P” së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbsanit, Qazim Sejdini, i lëshoi një batutë Sejdinit, se Elbasani po favorizonte Tiranën, fakt që Fushaj e pranoi edhe gjatë një interviste të dhënë për gazetën “Sport Ekspres”.

Në lojë janë dhe 39 pikë dhe Vllaznia është e bindur se ka shanse të mëdha për të fituar titullin e 10-të, që i mungon qysh nga sezoni 2000-2001 (17 fitore, 5 barazime, 4 humbje, 56 pikë), kur e fitoi kampionatin duke pasur në bankinë malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç, i vetmi trajner i huaj që ka mundur të fitojë kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë në vendin tonë.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:29
by fpjalmi
“Luajtëm ndeshjen më të mirë”
Agim Canaj: Në Elbasan bëmë një lojë të mirë, por patëm probleme me finalizimin
Vllaznia/Trajneri kuqeblu vlerëson paraqitjen e ekipit, edhe pse humbi vendin e parë

Barazimi i Vllaznisë
në “Ruzhdi Bizhu
ta” me Elbasanin në
qytetin verior të Shkodrës
është përjetuar si një humbje.
Një barazim ky, që i ka zbritur
kuqeblutë pas disa javëve
prej fronit, ku gjendeshin prej
11 javësh, duke i pozicionuar
në vendin e dytë të renditjes.
Pavarësisht, vendeve
që dyja skuadrat zënë në
tabelën e klasifikimit, përballjet
mes këtyre dy klubeve
gjithmonë kanë dhënë lojëra
të bukura. E njëjta gjë ka
ndodhur edhe të dielën. Vllaznia
shkonte në Elbasan
për të mbrojtur vendin e
parë dhe për ekipit të drejtuar
nga trajneri Agim Canaj
nuk i interesonte asnjë rezultat
tjetër veç fitores. Prandaj,
barazimi në Elbasan
dhe fitorja në krahun tjetër e
Tiranës në Kavajë, i ka zbritur
kuqeblutë një vend më
poshtë në renditje.
Niveli i lojës
Megjithatë, ajo që duhet
vlerësuar me nota pozitive
këtë herë në kampin shkodran
ishte loja e zhvilluar
nga ky ekip. Ndryshe nga
dy takimet e para të këtij
vitit, ai me Elbasanin ka
qenë më i miri i këtyre tri
javëve të fundit. “Ishte
ndeshja më e mirë e pjesës
së dytë të kampionatit. Jam
i kënaqur me paraqitjen e
ekipit tim në këtë takim. Ne
kishim mundësi që t’i merrnim
tri pikët, por nuk ia
dolën edhe për meritë të
ekipit të Elbasanit, që nuk e
meriton këtë vend që ka në
tabelën e klasifikimit”,
shprehet tekniku Canaj.
Gjatë gjithë takimit kuqeblutë
kanë qenë më kërkues
në drejtim të portës vendëse,
por reparti ofensiv nuk ka
qenë në nivelin që kërkohej.
Dyshja sulmuese nuk ka
qenë në lartësinë e duhur
për të shfrytëzuar siç duhet
rastet e krijuara, por është
treguar më shumë seç duhet
individualiste, duke mos
dhënë maksimumin në aspektin
e bashkëpunimit të
ndërsjellë. Mesa duket, mungesa
e një bashkëpunimi të
tillë i ka mohuar të drejtën
këtij ekipi që të merrte tri
pikët që do ta mbanin në krye
të tabelës së klasifikimit.
“Pjesa e parë e takimit ishte
më e ekuilibruar, ndërsa në
të dytën ne ishim më pranë
fitores. Sidomos në 25 minutat
e fundit, ku edhe dominuam
lojën. Në fazën përmbyllëse
ekipi nuk funksionoi
ashtu siç duhet. Kur nuk
shënon faji është edhe i kolektivit,
por edhe i individualiteteve”,
theksoi Canaj.
Barazimi
Gjithsesi, Vllaznia ka marrë
një barazim, që po përjetohet si
humbje nga vetë fakti që ekipi
shkodran zbriti nga vendi i
parë në të dytin. Megjithatë, në
kushte të tjera, një rezultat i tillë
me një kundërshtar si Elbasani
nuk do të quhej negativ për shkodranët.
Mirëpo, vetë momenti
kur u arrit ky barazim e bëri
këtë atë tërësisht të pavlefshëm.
Por kjo nuk duhet t’i dekurajojë
kuqeblutë përsa i përket vazhdimësisë,
pasi në lojë janë ende
39 pikë dhe ka ende kohë për të
“ngritur lart flamurin e
bardhë”. “Ne sot treguam se
jemi tepër seriozë në pretendimet
tona në këtë sezon. Pavarësisht
se ekipi i Tiranës arriti
të fitojë në takimin me Besën
dhe të marrë vendin e parë
nga barazimi ynë, përsëri për
mendimin tim, asgjë nuk ka
përfunduar dhe mendoj se përpara
kemi ende një rrugë të
gjatë. Unë jam optimist se grupi
ka forca për të rigjetur vendin
e parë”, thotë në fund të
fjalës së tij trajneri i ekipit kuqeblu,
Agim Canaj.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:30
by fpjalmi
Drejtuesit nuk e mendojnë shkarkimin e trajnerit
Humbja e vendit të parë nuk
rrezikon pozitat e Canajt


Barazimi me Elbasanin dhe fitorja
e Tiranës në Kavajë ka sjellë
rokadën në vendin e parë të renditjes
mes këtyre dy ekipeve. Shkodranët
kanë qenë në vendin e
parë për shumë javë, madje në
javën e 16–të të këtij sezoni
kanë mundur të jenë të shkëputur
nga Tirana në krye me 7 pikë
diferencë. Mirëpo gjërat nuk kanë
shkuar mirë për skuadrën shkodrane,
që nga fundviti i kaluar,
teksa humbja me Dinamon dhe
ajo me Shkumbinin më 31 janar
të këtij viti e vunë në pikëpyetje
reale vendin e parë. Sidoqoftë,
fitorja me Besën u duk se ktheu
qetësinë pranë kuqebluve, ndërsa
në ndeshjen e fundit, pavarësisht
lojës në rritje, Vllznia nuk
arrin të shkojë më shumë se
barazimi dhe njëherësh pas
katër fitoreve radhazi të ekipit
kryeqytetas vjen dhe ndryshimi
i vendeve në renditje. Në asnjë
moment në të gjithë këtë situatë
drejtuesit e klubit shkodran nuk
kanë diskutuar qoftë edhe mes
tyre për zëvendësimin e teknikut
Canaj, pavarësisht asaj që
mund të jetë përfolur. Presidenca
shkodrane në këtë drejtim ka
qenë shumë e qartë dhe tepër e
heshtur, duke mos lënë asnjëherë
shkak për një interpretim
të tillë. Pavarësisht rezultateve
të fundit, ku kryesisht pesha bie
mbi dy humbjet me Dinamon e
Shkumbinin, tekniku Canaj ashtu
si edhe grupi që ai drejton ka
bërë më të mirën e tij. Ka qenë
pa diskutim merita e tij, që ka
arritur ta mbajë Vllazninë në
elitë, pavarësisht se në pjesën
e parë të sezonit nuk ka pasur
në asnjë takim kontingjentin e
duhur. Prandaj mendimet që
mund të ekzistojnë jashtë Shkodrës
se pas rezultateve të tilla,
ai që mund të sakrifikohet mund
të jetë Canaj, nuk janë aspak të
vërteta. Kjo është mëse e drejtë,
pasi tani nuk është momenti për
të gjetur “kokën e turkut”, por
për të ndryshuar në krahun e
duhur situatën. Tani shkodranët
nuk mendohen kapen pas të shkuarës,
por do të kërkojnë të arrijnë
sërish vendin e parë dhe
kjo do të mund të arrihet vetëm
përmes qetësisë. Një gjë të tillë
presidenti shkodran Valter Fushaj
e ka treguar më së miri që di
ta administrojnë.
A. Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:31
by fpjalmi
Vllaznia
Një stërvitje
të përgjysmuar


Ekipi i Vllaznisë dje ka zhvilluar një stërvitje të
përgjysmuar. Lojtarët, të cilët kanë qenë pjesë e formacionit
kuqeblu në takimin e transfertës me Elbasanin,
nuk e kanë zhvilluar seancën stërvitore të ditës së
djeshme. Stërvitja është zhvilluar në fushën e Shtojit
dhe është drejtuar nga zëvendësit e Canajt, Cungu e
Ndoja. Ndërsa lojtarët që nuk kanë luajtur ndaj Elbasanit,
ose që janë aktivizuar pak minuta, kanë kryer një
seancë të plotë stërvitore. Ekipi shkodran sot do të ketë
një ditë të rregullt përgatitjesh dhe sipas programeve të
përjavshme, ditën e martë pritet të zhvillohen dy seanca
stërvitore. A. Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:31
by fpjalmi
Atmosfera
Të mërzitur nga
humbja e kreut




Disa nga lojtarët e ekipit shkodran janë shprehur të
mërzitur nga mos arritja e një fitoreje në takimin e së dielës
me Elbasanin. Por mesa thuhet jashtë prononcimeve
të tyre për mediat, humbja e dy pikëve nuk i ka mërzitur
edhe qa shumë sa largimi nga vendi i parë. Kuqeblutë
janë shprehur të kënaqur me lojën e paraqitur nga ekipi
në tërësi në këtë takim dhe fundi i 90-minutëshit mund të
kishte qenë më fatlum nëse konkretizimi do të ishte arritur
qoftë edhe një herë të vetme. Megjithatë, ata kanë ende
besim se me më shumë punë e fat si dhe duke përfituar
nga ndonjë hap i gabuar i ekipit të Tiranës, ta rimarrin
përsëri kreun e renditjes.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 19 Feb 2009 , 05:16
by fpjalmi
Gjyla do pikë me Vllazninë e Tiranën


Pesë pikë në tri ndeshjet e para në vitin 2009, madje pa humbur asnjë takim, kanë rikthyer optimizmin në kampin e Lushnjës. Në fazën e parë, Lushnja humbi 1-4 në “Roza Haxhiu” me Vllazninë dhe 1-0 me Tiranën në “Selman Stërmasi”.





Pesë pikë në tri ndeshjet e para në vitin 2009, madje pa humbur asnjë takim, kanë rikthyer optimizmin në kampin e Lushnjës (18 pikë, 4 fitore, 6 barazime e 10 humbje) se skuadra mund t’ia dalë të mbijetojë midis 12 më të mirave e Kategorisë Superiore.

Trajneri Ilir Gjyla, i katërti sezonal për Lushnëjn (pas Artan Banos, Saimir Malkos e Vasil Bicit), pohon se skuadrës së tij i duhet akoma punë, pasi mungesa e pikëve e kushtëzon këtë.

Barazimi 1-1 me Teutën në javën e 20-të, ku dhe mesfushori 26-vjeçar Fatjon Topi shënoi golin e tij të parë me fanellën verdhjeshile (7 ndeshje, 1 gol këtë sezon), duket tashmë i kaluar, pasi Lushnjën e presin dy sfida shumë të vështira me dy skuadrat më të mira të Shqipërisë, së pari me Vllazninë (vendi i dytë) dhe Tiranën (vendi i parë).

“Ne shikojmë punët tona, - u shpreh trajner Gjyla për ‘Sport Ekspres’. - Do të kërkojmë të marrim pikë për veten tonë. Do të kërkojmë nga futbollistët që të japin maksimumin në këto ndeshje”.

Në fazën e parë, Lushnja humbi 1-4 në “Roza Haxhiu” me Vllazninë dhe 1-0 me Tiranën në “Selman Stërmasi”.


E Merkure, 18 Shkurt 2009

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 19 Feb 2009 , 05:19
by fpjalmi
Vllaznia, tri arsye për “rënien”
18 Shkurt Tetë pikë të humbura në vetëm katër ndeshje kanë sjellë humbjen e kreut në favor të Tiranës

Disa lojtarë kyç janë jashtë forme, skuadër e mbipopulluar dhe presion i madh për të fituar titullin pas 8 vitesh



Tetë pikë të shkuara dëm në vetëm katër ndeshje. Dhe kreu i renditjes i lëshuar në mënyrën më të lehtë të mundshme. Vllaznia e fundvitit 2008 dhe e fillimit të 2009?ës nuk është më ajo skuadra që dukej se do ta vriste kampionatin, me shtatë pikë diferencë ndaj vendit të dytë në renditje, Tiranës, pas javës së 16?të. Humbje me Dinamon dhe Shkumbinin dhe barazimi në Elbasan kanë mjaftuar për të përzier kartat në një kampionat ku, siç duket, gjithçka mund të ngjasë. Në Shkodër përflitet, ndonëse ende askush nuk e thotë me zë se merkato, të paktën në terma afatshkurtra, mund të mos i ketë bërë mirë Vllaznisë.

Merkato? Vllaznia ka ofruar një lojtar të shkëlqyer në merkaton e janarit si sulmuesin e ekipit tonë përfaqësues, Xhevahir Sukaj. Po ashtu është firmosur me një mbrojtës cilësor si kroatin Plantiç, por forma e skuadrës megjithatë, nuk është përmirësuar me mbërritjen e këtyre dy lojtarëve. Në pjesën e parë të sezonit, ndonëse në gjëndje emergjence, Vllaznia ishte një grup i bashkuar dhe mjaft i ekuilibruar taktikisht. Sinani luante i vetëm në sulm, shpesh i ndihmuar nga pas nga Dhëmbi, i cili sigurisht që nuk hiqte dorë as nga detyrat e tij në fazën mbrojtëse të manovrës shkodrane. Aktualisht Vllaznia ka një sulm super me Sukajn dhe Sinanin, por është pak më vulnerabël prapa, duke qenë se edhe disa prej lojtarëve kyç nuk janë rikthyer në formën e tyre më të mirë nga faza përgatitore. Nga ana tjetër merkato ka sjellë edhe një mbipopullim të paparashikuar, sidomos në mesfushë, aty ku lojtarët cilësorë nuk mungojnë. Aktualisht për katër vende në këtë repart konkurrojnë emra si Osja, Belisha, Doçi, Shtupina, Dhëmbi, Nallbani, Kaci dhe Boadu. Plot tetë lojtarë, prej të cilëve askush nuk e quan të pranueshëm stolin. Deri më sot askush nuk është ankuar publikisht, por pakënaqësitë e para sipas burimeve pranë ekipit janë shfaqur. Gjë që do të thotë se për trajnerin Canaj, do të jetë një sfidë e vërtetë për të mbajtur në ekuilibër “dhomat e zhveshjes” së skuadrës.

Jashtë forme? Jo vetëm kaq, disa prej lojtarëve kyç të Vllaznisë së pjesës së parë të sezonit, nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në ndeshjet e para të këtij viti kalendarik. Në Elbasan, për këtë arsye Paulin Dhëmbi, një forcë vendimtare deri në fund të dhjetorit, u la jashtë formacionit të parë. Por nuk mbetet me kaq: edhe ganezi Boadu, ka ardhur larg formës së tij më të mirë nga “pushimet”. Ai e nisi si titullar në ndeshjen e fundit në Elbasan, por më pas u zevëndësua. Nëse forma e tij vazhdon të jetë e dobët, Boadu rrezikon të kthehet në një çështje, pasi klubi e konsideron një investim të madh, duke qenë se është njëri prej dy ose tre lojtarëve më t?_guar në klub. Sidoqoftë, dy futbollistët në fjalë, por edhe ndonjë tjetër që nuk e ka rekuperuar formën e fundvitit 2008, pritet të jenë në fushë kundër Lushnjes. E konsideruar si një ndeshje e lehtë, synohet që lojtarëve t’u jepet një shans për t’u rikthyer në kondicion.

Presioni? Vllaznia mund të ketë disa lojtarë kyç të formacionit, që kanë fituar dy tituj me kuqeblutë si dhe tituj të tjerë me skuadra të tjera të kampionatit, por ende shkodranët e ndjejnë presionin. Sinani, Grima, Osja, Lici etj kanë qenë pjesë e kuqebluve edhe në dy titujt e mëparshëm, por kjo nuk ka qenë vendimtare për të mbajtur nga “nervat” ekipin në momentet më të vështira deri tani. Rënia drastike e formës në ndeshjet e fundit, i atribuohet përveç arsyeve të mësipërme, edhe presionit të fortë në ambjentet kuqeblu për të fituar titullin pas shtatë vitesh. Vllaznia është padyshim ambjenti më “I nxehtë” në kuptimin e tifos në Shqipëri. Përveç mbështetjes së ekipit në ndeshje, fakti që kuqeblutë nuk kanë fituar një titull prej plot tetë vitesh, ndikon edhe negativisht. Ndryshe e vështirë të shpjegohet, humbja e tetë pikëve ndaj Tiranës në vetëm katër ndeshje.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 19 Feb 2009 , 05:20
by fpjalmi
Sukaj mbron sulmin: Nuk jemi ne “problemi”




18 Shkurt Tripleta e shënuar ndaj Besës së Kavajës linte të shpresohej se talenti shkodran do ta bënte një gjë të tillë edhe në transfertën e Elbasanit. Por nuk ka ndodhur një gjë e tillë, as nga ana e tij dhe as nga kapiteni Sinani, dyshja e repartit të sulmit kuqeblu. Rastet në fakt nuk kanë munguar për asnjërin prej tyre, por topi nuk e kaloi asnjëherë vijën fatale. Kësisoj, këtë radhë repati i sulmit është vënë në shënjestër të specialistëve, por dhe të drejtusve të klubit, të cilët për mungesën e tre pikëve në Elbasan, fajësojnë ndër të tjera edhe forcën e pakët konkluduese të këtij reparti. Por në bisedë me vetë Sukajn, ai nuk është i këtij mendimi, duke këmbëgulur se ata e bënë punën e tyre, por forca e ekipit kundërshtar dhe në shumë raste dhe mungesa e fatit nuk ia mundësoi atyre shënimin e golit në portën kundërshtare. “Kam dëgjuar të flitet këto ditë të pasndeshjes, për një lojë të dobët të repartit të sulmit, por do të thoja se këto komente nuk janë të bazuara, pasi nuk mendojmë se ishin ne të repartit të sulmit përgjegjësitë për barazimin”, thotë Sukaj, i cili në këtë rast ngarkon me përgjegjësi edhe dy repartet e tjerë, atë të mesfushës dhe mbrojtjes që nuk arritën të bashkëpunojnë si duhet. Sipas tij, njëri prej rasteve të shumtë që Vllaznia pati mundësi ta shfrytëzonte për gol ishte edhe një depërtim i bukur i Boadusë në fundoren e djathtë, por në momentin final, kur ganezi nuk e dërgoi topin tek ai që ishte fare i zbuluar, por e futi në thellësi përpara zonës së portjerit vendas, duke mos i dhënë mundësinë për ta shfrytëzuar. Gjithsesi, Sukaj është i mendimit se Vllaznia zhvilloi përgjithësisht një lojë të mirë, duke nisur nga porta dhe të gjithë repartet e tjerë, duke mos përjashtuar edhe repartin e sulmit ku ai bën pjesë. Por në të njëjtën kohë, Sukaj kërkon të bëjë prezent edhe faktin se përballë kishin një skuadër të fortë si Elbasani dhe konkretisht atij, Sukajt, së bashku me Sinanin, i është dashur të përballen me një mbrojtje shumë cilësore, ku emrat e Dedes dhe të Vrapit nuk kanë nevojë për koment, pasi njihen nga të gjithë për vlerat që kanë. Në këtë kontekst, sipas Sukajt, marrja e një pike në Elbasan edhe pse Vllaznia nuk ka qënë aspak e kënaqur, pasi kërkonte patjetër fitoren, duhet konsideruar si pozitive. Ndërkohë, në lidhje me mjedisin ku u luajt ndeshja, ashtu si edhe në pragndeshje, Sukaj flet me konsideratë për publikun elbasanas. “Kjo shihej qartë, thekson Sukaj, ku sa herë ne bënim ndonjë veprim të mirë në fushë edhe pse ishte kundër ekipit të tyre, ata na vlerësonin”.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 19 Feb 2009 , 05:24
by fpjalmi
Kuqeblutë, të plotë në stërvitje
Skuadra e Vllaznisë ka qenë e plotë gjatë seancës së
djeshme stërvitore, në orët e paradites. De fakto, ajo ka
qenë e dyta seancë për kuqeblutë, edhe pse për grupin
e plotë ka qenë e para. Në këtë seancë, kreu i pankinës
shkodrane, Agim Canaj, i ka pasur të gatshëm të gjithë
futbollistët e tij. Vllazninë i është bashkuar dje në stërvitje
edhe kroati i mbrojtjes, Marko Bashiç, i cili nuk
ka qenë pjesë e kuqebluve për takimin e së dielës, që u
luajt me verdheblutë e Elbasanit, pasi kishte pësuar
një dëmtim muskular.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Thu, 19 Feb 2009 , 05:28
by fpjalmi
Sukaj: Ne po luajmë pa aleanca
“I kemi që të gjithë kundër, por do të luftojmë pastër deri në fund për titullin”
Vllaznia/Sulmuesi lëshon shigjeta ndaj rivalëve dhe beson te rokada në kryesim



Një nga protago
nistët aktualë të
Vllaznisë, i bashkuar
me kuqeblutë vetëm në
merkaton e janarit, sulmuesi
i ri Xhevahir Sukaj, është i
bindur se skuadra është
ende në rrugën e duhur për
të fituar trofe. Barazimi me
Elbasanin, sipas tij, nuk ishte
rezultati më i drejtë i këtij
takimi. Shkodranët kanë zhvilluar
një nga lojërat e tyre
më të mira në këto javë të para
të këtij viti, pavarësisht se ajo
çka morën qe veçse një barazim.
Humbja e vendit të parë
ka ndikuar jo pak në moralin
dhe renditjen e kuqebluve,
megjithatë në radhët e tyre
nuk ka humbur shpresa për
një rikthim të shpejtë në majë.
“Ishte një rezultat që nuk e
prisnim, kjo nisur nga loja e
zhvilluar. Mund të them se
ishte paraqitja më e mirë jo
vetëm në këto tri javë, por
madje gjatë gjithë sezonit. Por
ja që dhe fati nuk na ndihu,
për të marrë një trepikësh që
do të bënte të mundur ruajtjen
e paprekshme të vendit
të parë. Plus pastaj, kurrsesi
nuk duhet harruar që përballë
kishim një kundërshtar
si Elbasani. Një hap fals me
ne, për të do të thoshte
shumë”, - është shprehur
Sukaj.
Vazhdimësia
Kuqeblutë janë të mendimit
se kanë lënë një dypikësh
në këtë transfertë, e cila
në fund edhe mund të ketë
ndikimin e vet në garën për
titull. Megjithatë, sipas sulmuesit
21-vjeçar të skuadrës
shkodrane, Sukajt, për të diskutuar
për titullin ka ende
kohë. Niveli në rritje i lojës
është një shpresë më shumë
për të bërë të mundur arritjen
e objektivit final. “Nuk
mund të them se do ta kemi
të lehtë për të arritur titullin
kampion e sidomos tani, pas
këtij ndryshimi vendesh. Por
unë jam i bindur se lufta
jonë do të jetë e vazhdueshme
për të rigjetur vendin e parë.
Ende asgjë nuk ka përfunduar,
siç shprehet
shumëkush. Vllaznia, pavarësisht
se e vetme, pra pa
aleanca si kundërshtarët e
saj, do arrijë t’ia dalë në fund
të sezonit. Ne luajmë të
vetëm përballë të gjithëve,
ashtu siç edhe luhet futbolli
i pastër e pa aleanca. Nuk
kisha asnjë dyshim tek rezultati
që do të merrte Tirana
në Kavajë, mirëpo gjithçka
varej tek ai rezultat që ne do
merrnim me verdheblutë.
Gjithsesi, ne do vazhdojmë
të luajmë me ndershmëri, por
edhe të motivuar, kundër të
gjithëve”, - thekson sulmuesi
Sukaj.
Harmonia
Afrimet e reja te Vllaznia
kanë bërë që konkurrenca të
rritet ndjeshëm në këtë skuadër,
e për rrjedhojë të shoqërohet
edhe me pakënaqësi, përsa i
përket një vendi në formacion.
Me gjithë futbollistët e ardhur,
njëri nga të cilët është edhe vetë
Sukaj, harmonia në kampin kuqeblu
vazhdon të jetë e njëjta.
“As që bëhet fjalë për qejfmbetje,
apo gjëra të tilla si kjo, në lidhje
me një vend në formacion.
Tekniku Canaj para çdo takimit
përzgjedh lojtarët që janë më
në formë gjatë gjithë javës. Harmonia
që mbizotëron në
skuadrën tonë do të jetë çelësi
ynë i suksesit për këtë sezon.
Falë kësaj harmonie dhe atij
takimi që kemi zhvilluar në Elbasan,
i cili do të na shërbejë si
etalon, unë mendoj e besoj se
kemi për ta arritur sërish vendin
e parë”, - përfundon fjalën
e tij, sulmuesi 21-vjeçar i ekipit
tonë përfaqësues, Sukaj.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 04:13
by fpjalmi
Synimi
Me Lushnjën vetëm fitore,
ndryshe një katastrofë
Vllaznia ka filluar të mendojë seriozisht për takimin
e fundjavës me Lushnjën. Në pamje të parë një takim i
lehtë për kuqeblutë, por jo për Beqirin, i cili kërkon nga të
tijtë më shumë kujdes. Në të tilla takime shkodranët, sidomos
në “Loro Boriçi”, kanë pasur jo pak probleme.
“Me Lushnjën nuk mendohet asnjë rezultat tjetër, përveç
fitores. Një rezultat tjetër do t’i jepte fund që tani objektivit
tonë. Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet ta vlerësojmë
këtë ekip. Kemi hasur jo pak probleme ndaj ekipeve
të tilla, sidomos në fushën e tonë e kjo shpresoj të mos
ngjasë me Lushnjën”, thotë për gazetën “Panorama
Sport”, mbrojtësi i ekipit shkodran. A.Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 04:14
by fpjalmi
Bollëku
Asnjë mungesë, Canaj
ka vështirësi zgjedhjeje
Kundër Elbasanit, ekipi kuqeblu vuajti shumë mungesën
e një prej lojtarëve më stabël të tij, atë të mbrojtësit kroat Marko
Bashiç. Megjithatë, para ndeshjes së kësaj jave duket se
problemet muskulare të lojtarit kanë përfunduar. Ai i është
rikthyer normalisht seancave stërvitore dhe i është bashkuar
grupit me një gjendje optimale. Po kështu, edhe mesfushori
Edmond Doçi e ka kaluar dëmtimin në kokë. Gjatë
gjysmës së parë të sezonit, ai ka qenë një pikë e fortë në krahun
e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës. Forma e lojtarëve të Vllaznisë
është optimale. Para takimit me lushnjarët, kuqeblutë
nuk kanë asnjë mungesë, gjë që i jep mundësinë teknikut
Canaj të përzgjedhë mes më të mirëve. A.Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 04:15
by fpjalmi
Vështirësitë
Borë dhe shi në Shkodër,
ekipi stërvitet në kalçeto
Moti nuk është aleati i Vllaznisë në këtë fillim viti. Jo
pak herë, madje edhe gjatë javës së shkuar, kuqeblutë janë
detyruar të ndërpresin përgatitjet në fushën e stërvitjes në
Shtoj, për shkak të reshjeve. Shkodranët edhe dje i janë
kthyer sërish fushave të kalçetos për të zhvilluar stërvitjet.
Tekniku Canaj dje ka provuar përsëri një fushë të tillë
për të stërvitur ekipin e tij. Megjithatë, me të përfunduar
kjo seancë stërvitore, e sikur të mos mjaftonte shiu i vazhdueshëm,
qytetin verior të Shkodrës e ka mbuluar edhe
një stuhi bore e paparë këto vitet e fundit. Me siguri, kjo do
ta detyrojë teknikun vlonjat që edhe sot t’i planifikojë përgatitjet
në fushat e kalçetove. A.Uruçi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 04:16
by fpjalmi
FUSHAJ E SUKAJ
Presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj,
është i shqetësuar për
ndonjë aleancë të
mundshme mes Elbasanit
dhe Tiranës.
Madje, pas barazimit
të skuadrës së tij javën
që shkoi me verdheblutë,
nuk nguroi të
thoshte me zë të lartë
se ekipi i Elbasanit
kishte luajtur fort për
t’i bërë nder Tiranës.
Ndërkaq, edhe sulmuesi
shkodran, Xhevahir
Sukaj, ka
hedhur dyshime,
duke i cilësuar bardheblutë
si më të favorizuarit,
madje ka lënë
të kuptohet se kjo
skuadër po përgatitet
që ta fitojë titullin,
duke krijuar aleanca
me ekipet e tjera.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 04:17
by fpjalmi
Vllaznia/Mbrojtësi shpreson te korrektësia e Elbasanit
Beqiri kundër rrymës,
beson te ndershmëria
‘Ka edhe kompromise, por mund të luajnë pastër me Tiranën’




Situata në kreun e ren
ditjes tani është bërë
mjaft interesante.
Ndryshimi i kreut e detyron
Vllazninë të bëjë jo vetëm llogaritë
e saj, por edhe të kryesueses,
Tiranës. Madje që këtë
javë ekipi shkodran ka filluar
të mendojë jo vetëm për Lushnjën,
por edhe atë që mund të
ngjasë në përballjen mes Tiranës
dhe Elbasanit. Pavarësisht
vendeve në tabelën e
klasifikimit, ndeshje të tilla
priten të kenë edhe rezultate
surprizë, të cilat nuk kanë
munguar as në të kaluarën.
Në këtë mes hyn edhe shorti i
kupës, ku Tirana dhe Elbasani
do të ndeshen me
njëra-tjetrën. Shkodranët nuk
janë fort optimistë se në
kryeqytet do të luhet futboll i
pastër. Megjithatë, ka edhe
nga ata që besojnë ende te
ndershmëria e verdhebluve.
Mbrojtësi i kombëtares, Elvin
Beqiri, është një nga ata që
beson se Elbasani do të bëjë
lojë korrekte. “Në një përballje
të tillë pritet të ndodhë
gjithçka, kjo nisur nga takimet
e kupës, që këto dy ekipe kanë
me njëri-tjetrin. Verdheblutë
nuk kanë më ambicie në kampionat,
por nuk janë as në
pozita të mira. E vetmja e
shpresë e kësaj skuadre për të
kapur zonën evropiane mbetet
kupa, prandaj dhe ekziston
frika e kompromisit.
Megjithatë, unë shpresoj që
elbasanasit të luajnë me ndershmëri
në këtë takim. Nëse
luhet pastër, atëherë padyshim
që do të fitojë skuadra
ADMIR URUÇI
që do të japë më tepër në fushën
e lojës”, shprehet Beqiri.
Rokada
Pavarësisht se kuqeblutë
kanë humbur pas disa javësh
vendin e parë në tabelën e
klasifikimit, shpresat e
skuadrës shkodrane nuk
kanë përfunduar këtu, pasi
lojtarët besojnë te rikthimi i
shpejtë në krye të klasifikimit.
Ky kampionat ka treguar se
vendi i parë ka qenë gjithnjë
në dilemë. Megjithatë, te Vllaznia
janë të ndërgjegjshëm
se jo gjithçka varet prej tyre.
“Asgjë nuk ka mbaruar. Është
vetëm një pikë dhe gjithçka
mund të ngjasë. Ishte Tirana
7 pikë larg në fillim dhe më
pas po aq pikë largësi ishim
dhe ne. Tani është ngjitur
përsëri Tirana dhe ka një pikë
më shumë. Është një duel që
do të vazhdojë deri në javën
e fundit. Rokadën me bardheblutë
për vendin e parë e
parashikoj shumë të shpejtë,
pavarësisht se do të jetë e
vështirë. Tani po flitet për ne
dhe Tiranën, por nuk duhet
të harrojmë edhe Dinamon,
pasi edhe ata janë një
kundërshtar për t’u marrë
seriozisht në konsideratë”, ka
nënvizuar Beqiri.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 04:19
by fpjalmi
Në Shkodër ka një fenomen _Shtupina’
19 Shkurt Mesfushori lë në stol “Big”?ët e Vllaznisë. Specialistët: Është një nga më vendimtarët te kuqeblutë



“Nëse është futur ndokush me hak dhe pa asnjë mbështetje në formacion, ai është vetëm Shtupina”. Ky është mendimi që përgjithësisht mbizotëron në mjedisin shkodran. Sapo i ka mbushur 21 vjetët, dhe duket se me këtë prezantim që po bën në sezonin e sivjetëm, emri i tij paralajmëron se do të mbërrijë në nivele të larta. Ndriçim Shtupina i përket asaj zone periferike që e duan shumë futbollin siç është ajo e Shtojit, pak kilometër larg qytetit të Shkodrës. Pasioni për sportin dhe në veçanti për futbollin bënë që familjarët e tij të ndërtonin edhe një fushë futbolli, e cila sot shfrytëzohet nga klubi i futbollit Vllaznia si fushë stervitore. Dy vite më parë, drejtuesit e përfshinë në listën e ekipit të parë, ku edhe pati disa aktivizime të suksesshme. Dyndja e madhe e titullarëve e detyroi të largohej për në Korçë si i huazuar nga Vllaznia ku edhe atje la përshtypjet më të mira duke qënë sulmuesi kryesor i Skenderbeut. Madje në përballjet me Vllazninë, Shtupina brenda në “Loro Boriçi” dhuroi jo pak spektakël duke i shënuar edhe gol skuadrës së qytetit të tij, formë kjo që i dha viston e drejtuesve që ai të kthehet menjëherë në Shkodër. Edhe pse shihej e paktë mundësia për të qenë titular, Shtupina i ka bindur të gjithë sivjet, e kryesisht teknikun Canaj që ta lëshojë në fushën e lojës. Në fillim pak minuta, e tani një titular i padiskutueshëm. Lojtari madje është kthyer në futbollist me vlerën e tri pikëve, si ai kundër Partizanit në minutat e fundit të ndeshjes. Edhe në këtë fillimviti, lojtari është titular duke lënë në stol emra të tillë si Dhëmbi e Belishas.

Për Shtupinën? Vetë lojtari thotë se nuk dëshiron të flasë për veten, deri në një fazë tjetër të karrierës së tij. sidoqoftë për të flasin me superlativa disa prej specialistëve më të mirë të futbollit shkodran. “Talenti më i ri i futbollit shkodran”, kështu e quan ish?futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare Hysen Zmijani, i cili nënvizon një sërtë cilësish pozitive rreth këtij futbollisti. “Unë e kam thënë edhe herë të tjera pas ndeshjeve të Vllaznisë, dhe po e ritheksoj sërishmi; Shtupina është një nga lojtarët më produktivë të Vllznisë në këtë sezon futbollistik, dhe më vjen mirë që edhe tekniku Canaj e ka nuhatur një gjë të tillë duke i dhënë vendin që i takon në skuadër.”, thotë Zmijani duke theksuar se ky është lojtari “tip” që i duhet Vllaznisë në lojën më krahë, aty ku skuadra ka më shumë nevojë se të gjitha repartet e tjerë. Dhe, sipas tij, sa herë që Shtupina luan në atë pozicion, sidomos në fundoren e majtë, Vllaznia krijon rrezikun më të madh përpara portës së kundërshtarit. Një gjë të tillë e thekson edhe specialisti i njobur Taip Piraniqi, i cili duke qënë se ka një aktivizim të shumtë me ekipet amatore, ka pasur rastin ta ndjekë prej së af-rmi Shtupinën në fushën e stervitjes. Ndërkohë, drejtori i klubit dhe i Akademisë Vllaznia Kujtim Shaba, përpos votëbesimit të padiskutuyeshëm që jep për vlerat e Shtupinës, thotë se në ekipit e Akademisë po përgatitet edhe një Shtupinë tjetër, i cili me të dhënat që disponon duket se do të ketë një të ardhme edhe më të mirë se i vëllai i tij i madh.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 20:57
by vllaznia1919
A ju pata thane qe tesh po dalin drejtusat e tesh po thone qe Ampofo nuk ban.Hahahahahahah!