Page 105 of 230

Posted: Fri, 13 Feb 2009 , 22:06
by jeti
vllaznia1919 wrote:Edhe komunalja ka pase pune shum me zhblloku qenefet rreth stadjumit. :lol: :lol: :lol: :lol:

Ne stadium toni ka banjo gjithku kudo qe te shkosh si ne kat te par si ne kat te 2-te, cdo cep i tij eshte wc natyral... :lol:

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:26
by fpjalmi
krenaria ime shkruan

Pjalmi, prej ciles gazete e ke marre ket artikull? Kush asht ky gazetar qi e ka shkru?

Nuk e kuptoj hiç ket pjese. A e thote Canaj se disa lojtare i kane kerku mos me i fut me Besen, apo e thote gazetari? Se ne fillim thote: "vijon Canaj", masanej thote "i kane kerkuar"

Nqs e ka thane Canaj ket gja me duket shume e rande.
Gabon Canaj qi i thote ne gazeta gjanat qi ndodhin ne dhomat e zhveshjes, e turp per ata lojtare qi nuk jane te zot me duru presionin e nji ndeshjes me Besen.
____________________________________________________

te panorama sport naqe

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:28
by fpjalmi
asht te ky linku naqe .te sport ekspresss

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=10888

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:39
by fpjalmi
Sfida
Në 126 përballje,
bilanci flet kuqeblu
Elbasani dhe Vllaznia janë ndeshur 125 herë midis tyre.
Shkodranët kanë triumfuar në 61 ndeshje dhe e fundit
fitore i përket fazës së parë të këtij sezoni në Shkodër, më
datë 1 nëntor me rezultatin 2-0. Ekipi verdheblu ka arritur
të fitojë vetëm në 28 takime, ku e fundit është fiksuar me 26
shkurt 2006 me rezultatin 1-0. Ndërsa janë arritur 36 barazime,
i fundit 0-0 me 30 prill të 2008. Edhe golavarazhi
flet pozitivisht për kuqeblutë, të cilët kanë shënuar 198
gola dhe kanë pësuar 117 të tillë. Pavarësisht epërsisë së
Vllaznisë në bilanc, gjithçka do të varet nga ajo që do të
tregojnë skuadrat në fushën e blertë. A.Uruçi

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:42
by fpjalmi
Portieri Osmani:

Vllazni s’të lë të shënosh!



Elbasani është duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës
kundër Vllaznisë kryesuese. Verdheblutë e kanë vlerësuar maksimalisht
këtë ekip, pasi shikohet si vetmja mundësi për të lënë
pas periudhën e keqe dhe për të arritur sa më shumë në objektivin
e tyre, që është Kupa e Shqipërisë. Përballja e kësaj jave
ndaj shkodranëve do të jetë një test i vërtetë, por njëkohësisht,
edhe treguesi i forcës, që kanë verdheblutë për të reaguar pas
një rezultati zhgënjyes siç ishte ai i javës së fundit të kampionatit
në Lushnje. Ekipi i Elbasanit,
falë merkatos që
kreu gjatë muajit janar, arriti
të blejë mjaft lojtarë cilësorë,
të cilët ende nuk e
kanë shfaqur më të mirën
e tyre me fanellën verdheblu.
Portieri i Elbasanit, Alfred
Osmani, në një prononcim
për “Panorama
Sport” është shprehur
shumë optimist se ndaj Vllaznisë,
do të dinë të tregojnë
më të mirën në fushën
e lojës, duke kërkuar me
çdo kusht marrjen e pikëve
të plota. Sipas Osmanit, kjo
sfidë do të jetë vendimtare
përsa i përket ecurisë së
ekipit në vazhdim të kampionatit.
“Shpresoj që të
marrim pikët e plota ndaj
shkodranëve, pasi ato na
duhen për të realizuar
synimet që ne kemi. Edhe
pse Vllaznia është një
skuadër e fortë, nuk do të
thotë që ne të ndihemi inferiorë
ndaj saj. Elbasani
në përbërje ka emra cilësorë,
të cilët do të dinë t’i
përballojnë ashtu siç duhet
djemtë e Canajt”, u shpreh
“gardiani” i portës elbasanase,
Osamani, i cili në 19
javë kampionat ka bërë një
paraqitje shumë të mirë,
çka ka bërë që porta të jetë
një garanci e pa diskutueshme. Gjendja aktuale e verdhebluve
tashmë duket mjaft premtuese. Lojtarët midis njëri-tjetrit kanë
krijuar një harmoni për t’u pasur zili nga ekipet e tjera.
Tifozeria - Në takimin e kësaj jave kundër Vllaznisë, pritet që
në shkallët e stadiumit “Ruzhdi Bizhutës” të jenë të pranishëm
një numër i madh spektatorësh, që do t’i vijnë në ndihmë ekipit të
tyre të zemrës falë mbështetjes. Kjo do të jetë një arsye më
shumë që Elbasani të kërkojë marrjen e pikëve të plota brenda
në shtëpi. Për të ndjekur takimin Elbasani – Vllaznia pritet që
numri i tifozëve në shkallët e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” t’i kalojë
8 mijë. Ky numër mund vijë duke u rritur në rast se ditën e diel nuk
do të ketë reshje shiu, apo temperatura të ulëta.

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 02:43
by fpjalmi
Çështje bollëku, Dhëmbi në stol
Gati rikthimi si titullar i Osjes, Nallbanit e Kaçit. Shkëlqyen ndaj Besës dhe bindën teknikun
Vllaznia/ Trajneri Canaj ende nuk e ka të qartë formacionin, rezervë edhe Plantiç



Edhe pse kanë mbetur
pak ditë nga
takimi i së dielës me
Elbasanin, tekniku Agim
Canaj ende nuk e ka skicuar
formacionin, që do të hedhë
në fushën e lojës. Mbingopja
me lojtarë cilësorë dhe gjendja
optimale e tyre, i ka krijuar
shumë probleme kreut të
pankinës kuqeblu, pasi i duhet
të zgjedhë midis të mirëve.
Nga burime pranë klubit,
mësojmë se formacioni shkodran
në takimin me verdheblutë
pritet të pësojë ndryshime.
Kroati Plantiç, mesfushori
korçar Paulin Dhëmbi,
apo edhe mesfushori i ri
Shtupina, mund të jenë jashtë
formacionit të parë për këtë
sfidë. Tekniku vlonjat i kuqebluve
gjatë kësaj jave nuk ka
pasur komoditetin për t’i provuar
lojtarët e tij në terren të
hapur për shkak të reshjeve
të dendura të shiut. Në përballjen
me elbasanasit Canaj
kërkon nga lojtarët e tij që të
japin maksimumin në fushën
e lojës si dhe të jenë të
përqendruar më shumë në
mesin e fushës. Megjithatë,
duke parë forcën e kundërshtarit,
rëndësi do t’i kushtohet
edhe mbrojtjes.
Konkurrenca - Te grupi i
lojtarëve kuqeblu ka filluar të
ndihet konkurrenca, pasi
askush nuk e ka të sigurt vendin
e titullarit. Tekniku
Canaj, ndryshe nga takimet
e tjera, kësaj here do t’i hedhë
sytë nga elita e vjetër e
lojtarëve, duke lënë në stol të
sapardhurit. Kështu Osja,
Nallbani e Kaçi, në takimin e
fundit me Besën e kanë bindur
kreun e pankinës, që t’i
hedhë në fushën e lojës që në
minutën e parë. Në portë Grima
ka vendin e tij statik, ndërsa
mbrojtja në këtë takim
pritet të jetë me katër lojtarë.
Kështu në të djathtë të saj
pritet të jetë Osja, ndërsa në
qendër Beqiri e Bashiç dhe në
të majtë pritet të jetë i pazëvendësueshmi
Lici. Në mesfushë,
aty ku konkurrenca
vazhdon të jetë më e madhe,
ka gjasa që tekniku vlonjat t’i
bëjë mirë llogaritë. Me shumë
mundësi një vend në formacion
e kësaj herë do ta diskutojë
edhe mesfushori Paulin
Dhëmbi. Forma jo e mirë që
ka shfaqur lojtari në takimet
e fundit, mund të jetë shkak
që kreu i pankiës t’i besojë më
shumë dyshes së qendrës Belisha
e Nallbani. Ndërsa në
dy krahët mendohet të jenë
Boadu dhe i rikthyeri nga
dënimi, Dritan Smajli. I vetmi
repart që nuk ka shumë vend
për konkurrencë është sulmi,
Sinani e Sukaj do të jenë dyshja
e këtij reparti. Skema që
tekniku Canaj pritet të përdorë
në fushën e “Ruzhdi Bizhutës”,
pritet të jetë 4-4-2.

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 13:31
by Skodrinon
Un Dhembin e Shtubinen nuk i kisha lane jashte.
Nejse, Canaj i shef perdite ne stervitje dhe e din ma mire

Posted: Sat, 14 Feb 2009 , 19:30
by vllaznia1919
Pa maj naqe po trunin e Canajt kush e shef?????
:lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 15 Feb 2009 , 23:36
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Pa maj naqe po trunin e Canajt kush e shef?????
:lol: :lol: :lol: :lol:
as aj vet spo din ca atu ba me formacionin tu e ndrru cdo jave

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 00:07
by fpjalmi
un ma mire tham se duhet te luajme me ata lojtare qe kena kene para fazes se dimrit.

siq shihet lojtaret e ri nuk arrijn ala me kombinu.

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 08:59
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:un ma mire tham se duhet te luajme me ata lojtare qe kena kene para fazes se dimrit.

siq shihet lojtaret e ri nuk arrijn ala me kombinu.
po skan si me kombinu kur cdo ndeshje ndrron formacion canaj

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 21:43
by fpjalmi
asht shum e vertete goldi.

ne pushimin e dimrit te gjitha skuadrat kan ba nga 4 a 5 ndeshje miqesore kurse ne vetem 1

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 21:45
by fpjalmi
Elbasani zbret nga “froni” Vllazninë


Autori: Ervin Sina
Data: 16/02/2009
Version Print
Verdheblutë nuk kanë fituar, por u kanë mohuar shkodranëve të mbeten të parët në renditje

Elbasani Vllaznia 0 0

Elbasani: Osmani, A.Beqiri, Dede, Vrapi, Ahmataj, Hallaçi, Fagu, Meglenski (Hyshmeri 46?), Qorri, Pema, Stojku (Abazaj 66?). Trajner: F.Sejdini.
Vllaznia: Grima, Smajli , Lici (Dhëmbi 77?), Osja, Belisha, E.Beqiri, Nallbani, Shtubina (Kaçi 77?), Boadu (Doçi 78?), Sinani, Sukaj. Trajner: A.Canaj.
Gjyqtarë: A.Taullau, G.Qirici (Tiranë), A.Guçe (Lushnjë)

“Radiografia”
3? Qorri ekzekuton bukur një goditje dënimi, por topi përfundon jashtë.
17? Boadu pason mjaft mirë për Sukajn, i cili futet brenda zonës, por në çastin e fundit gjuajtja e tij ndalet nga Nevil Dede.
20? Sinani përgjigjet me një goditje dënimi të dërguar mbi traversë.
25? Boadu edhe një herë tjetër shmanget shumë mirë në të djathtë, pasim i tij i gjatë në të majtë të sulmit brenda zonës, ku ndodhet Lici, i cili godet me kokë dhe topi merr një trajektore të çuditshme, por përfundon në traversë.
30? Pas një goditjeje dënimi të Vrapit, vjen një krosim i Qorrit nga e majta sulmit dhe Pema zhytet me kokë, duke humbur një rast të pastër, që përfundon jashtë.
61? Kombinim i shpejtë mes Sinanit dhe Sukajt, ky i fundit lëshon të djathtën e tij, por pret në dy kohë Osmani.
63? Tjetër sulm i Vllaznisë, kësaj radhe me Boadun nga e djathta. Pasim i artë për Osjen, i cili pranë vijës fatale nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë, teksa Osmani shpëton portën e tij.
67? Rast i pastër për Elbasanin, por Abazaj nuk arrin të shmangë pengesën E.Beqiri, i cili largon topin në çastin final.
68? Goditje e fortë e Ahmatajt nga distanca, por jashtë.
71? Përgjigjet kosovari Nallbani me një gjuajtje nga distanca, por mbi traversë.
74? Kundërsulm i shpejtë i ekipit mik me Sinanin në të majtë, por jashtë.
81? Goditje e befasishme e Osjes nga 30 metra, Osmani shpëton falë një grushtimi të bukur në trekëndëshin e djathtë të portës.
84? Gabim i rëndë i Ardit Beqirit, përfiton Sukaj, që është i vetëm në të majtë, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.
86? Mundësi shumë e mirë për Pemën, që e merr topin shumë mirë, futet në zonë, por godet shumë keq.
87? Rasti më i mirë i ndeshjes për Elbasanin, i cili duhet të kishte shënuar me Abazajn. Sulmuesi merr një top nga mesfusha, futet djathtas në zonë, gjuan fort, por Grima është në lartësinë e duhur.

—————————————————————————————

Komenti
Nuk ka fitues në një nga takimet më të rëndësishme të javës në futbollin shqiptar mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Ndeshja mes skuadrave në fjalë e zhvilluar në “Ruzhdi Bizhuta” ka qenë një takim vërtet shumë burrëror në aspektin e luftës sportive dhe shumë emocionues deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Artan Taullau. Në fund, barazimi pa gola nuk ka lënë të kënaqur asnjë ekip, sepse Elbasani nuk ka mundur t’i largohej zonës së ftohtë, ndërsa Vllaznia pas shumë javësh rrëzohet nga kreu i klasifikimit dhe e bën këtë gjë në një stadium ku më parë ka marrë shumë kënaqësi. Por kësaj radhe “Ruzhdi Bizhuta”, ashtu siç ishte premtuar edhe para ndeshjes, ka luajtur për vete dhe për të larë hesapet e së kaluarës, ku gjithnjë Vllaznia ishte pengesa më e madhe drejt zonave të larta të klasifikimit. Mërzitje dhe shumë zhgënjim te shkodranët, një inat i shprehur më shumë te presidenti Fushaj, paksa i inatosur edhe me grintën e madhe të treguar nga Elbasani. Natyrisht, jo shumë i kuptueshëm një qëndrim i tillë, kur dihet që Elbasani, para se t’i bëjë “ndere” Tiranës, apo ndonjë skuadre tjetër, po mendon të nxjerrë veten nga situata shumë e sikletshme ku është futur. Sa i takon lojës, ka qenë një takim, siç thamë, shumë taktik, me dy trajnerë të kujdesur në maksimum për të mos i dhuruar asgjë kundërshtarit. Elbasani, i privuar shumë nga mungesat e Bejzades, Xhafës dhe Karçevit, tentoi më shumë të luante me një luftë të fortë në topin e parë, duke sulmuar më shumë nga krahët. Megjithatë, premiera e Faruk Sejdinit konfirmoi se “Xhaxhi” ka shumë punë për të bërë për ta nxjerrë këtë ekip nga situata e vështirë ku ndodhet. Me një organikë të tillë kaq të pasur, është keq të besosh se verdheblutë kanë gjuajtur vetëm dy herë në kuadrat dhe tri herë jashtë tij. Pa diskutim nota më e ulët i shkon sulmit dhe deri diku mesfushës. Nga ana tjetër, Vllaznia e fut shumë me vonesë në lojë, gati pas minutës së 30-të të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë miqtë duhet ta kishin fituar takimin falë disa kundërsulmeve, që gjenin të zbuluar Elbasanin. Për t’u evidentuar mbrojtja e hekurt e miqve dhe problemet evidente në sulm, ku Sukaj dhe Sinani më shumë menduan për veten, sesa për skuadrën. Notë jo pozitive edhe për gjykimin, sidomos te mosmarrëveshjet mes kryesorit Taullau dhe anësorit Qirici. Duke mbetur te kronika e ndeshjes, deri në minutën e 25-të ishte Elbasani që pati dy momente shumë të mira me Deden dhe Qorrin, ndërsa shkodranët fillojnë të kuptojnë se nuk mund të rrinë duarkryq dhe shkojnë shumë pranë golit me Licin, që godet traversën. Elbasani përgjigjet me një rast të pastër të Pemës, por pa rezultat, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me shifrat e bardha. Pjesa e dytë sheh një Vllazni më agresive, e cila qarkullon shumë topin në mesfushë, ndërsa futja e Hyshmerit e bën më të rrezikshëm ekipin vendës nga krahu u djathtë. Sidoqoftë, janë miqtë më të rrezikshëm, pasi Osja dhe Sukaj kanë rastet më të mira për të shënuar, ndërsa loja e Vllaznisë rrite shumë pas tri zëvendësimeve në mesfushë, ku futen Dhëmbi, Kaçi dhe Doçi, pavarësisht se Lici debaton fort me Canajn për zëvendësimin. Mbyllet 0-0 dhe zhgënjimi ndihet qartë në sytë e të gjithëve. Elbasani ia bën më të vështirë rrugën vetes, ndërsa Vllaznia do të kërkojë të rifitojë vendin e parë në klasifikim.

Deklarojnë:
Faruk Sejdini, trajner i Elbasanit: “Fitorja, natyrisht, do të na jepte më shumë prioritet, por duhet të kënaqemi edhe me një pikë. Kishim përballë ekipin kryesues, një skuadër vërtet shumë e fortë, kështu që mund të them që morëm atë që meritonim. Bëmë shumë përpjekje, por nuk e çamë dot mbrojtjen e Vllaznisë. Ka vend për përmirësime dhe mendoj se këtë gjë do ta bëjmë në takimet e radhës. Diferencat mes ekipeve janë të vogla, prandaj ka shumë kohë për të punuar dhe përmirësuar gjërat. Do ta kalojmë këtë ngërç.”
Agim Canaj, trajner i Vllaznisë: “Ishte ndeshja më e mirë e pjesës së dytë të kampionatit. Patëm mundësi të merrnim tri pikë, por nuk ia dolëm dhe ndoshta edhe për meritë të Elbasanit, që me thënë të drejtën nuk është një ekip për këtë vend në klasifikim. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndërsa në të dytën ne ishim më afër fitores, sidomos në 25 minutat e fundit, ku dominuam. Rruga është e gjatë, por sot treguam që jemi një ekip serioz në pretendimet tona.”

Të veçanta:
Numër shumë i madh tifozësh në “Ruzhdi Bizhuta”, gati 7 mijë. Në tribunën “VIP” ndodheshin Qazim Sejdini, Gentian Çërraga, Valter Fushaj dhe Bujar Kasmi, zv/president i FSHF së.
Ka dalë shumë i mërzitur presidenti Fushaj nga stadiumi i Elbasanit, duke pohuar se verdheblutë kanë luajtur për Tiranën.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 21:50
by fpjalmi
a e shihni ma vellezer qa thojn.

edhe elbasani ka lujt per tiranen .

qysh se u fut presidenti i elbasanit ne burg bashkia e elbasanit asht me tiranen .

derisa elbasani qe ishte ekipi i fundit qe shkonte ma mire me vllaznine po punon per tiranen ,atehere un mendoj se tirana asht kampionia e kampionatit qysh tash

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 22:00
by fpjalmi
Fushaj Sejdinit: Ju po luani për Tiranën



Në tribunën vip të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” pas vërshëllimës përfundimtare
të gjyqtarit kr yesor, Artan Taullaraj, ka pasur edhe një dialog
aspak të këndshëm midis presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj dhe Kryebashkiakut
të Elbasanit, Qazim Sejdini. Presidenti i shkodranëve i është
drejtuar Sejdinit duke i thënë: “Ju po luani për Tiranën”. Përgjigja ka qenë
një buzëqeshje ironike, e cila ka lënë të nënkuptohet se Elbasani nuk është
pjesë e aferave dhe kompromiseve, por ka synimet e veta në këtë kampionat,
që është ngjitja në klasifikim dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Presidenti
i Vllaznisë, pasi ka thënë këto fjalë është larguar shumë i inatosur
nga tribuna vip së bashku me disa të tjerë që e shoqëronin. Ndërsa,
Sejdini i mërzitur nga barazimi që arriti Elbasani ka biseduar më pas me disa
drejtues të tjerë që ndodheshin përkrah tij në tribunën vip. Në të vërtetë
për asnjë moment gjatë këtij takimi nuk mund të flitej për ndonjë lëshim apo
ndonjë kompromis, sepse Elbasani këtë takim e kishte vlerësuar në maksimum
dhe e vetmja gjë që i vlente të merrte nga kjo përballje kanë qenë tri
pikët, të cilat ekipi i Faruk Sejdinit i kërkoi me insistim gjatë 90-të minutave,
pavarësisht se nuk i arriti dot t’i merrte. Ndërkohë, që pas ndeshjes pjesa
kryesore e lojtarëve titullarë të Elbasanit kanë dalë nga dhomat e zhveshjes
shumë të mërzitur, pasi nuk kanë mundur dot të fitojnë përballë një
kundërshtari shumë të fortë siç ishte Vllaznia. A. Kozaria

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 22:01
by fpjalmi
Shkodranët frenohen,
humbasin vendin e parë
Në “Ruzhdi Bizhuta” s’ka fitues. Sejdini merr pikën e parë
Elbasani-Vllaznia 0-0/Barazimi s’kënaq asnjë nga ekipet


Është mbyllur në bara
zim pa gola përball
ja mes Elbasanit dhe
Vllaznisë kryesuese. Një ndeshje
kjo, që ka dhuruar mjaft emocione,
pavarësisht se asnjëra
nga të dyja skuadrat nuk ka
arritur të shënojë në portat respektive.
Shkodranëve u ka
kushtuar shumë ky barazim,
pasi kanë humbur vendin e
parë në renditje, ku tashmë gjendet
Tirana. Një 90–minutësh që
është shoqëruar një fair-play i
vërtetë, pasi nuk është nxjerrë
asnjë karton i verdhë. Ndeshja
ka nisur me vrull për vendësit e
Elbasanit, të cilët që në fillim të
lojës janë shfaqur të rrezikshëm
nga krahët me topat e krosuar
nga ana e Ilir Qorrit, por askush
nga lojtarët e Elbasanit nuk do
t’i shfrytëzojë ato si duhet. Nga
ana tjetër, miqtë nga Shkodra të
ngjeshur në mbrojtje nuk lënë asnjë
hapësirë, çka mund të sillte
golin e avantazhit për vendësit.
Në minutën e 26-të, shkodranët
për pak sa nuk kalojnë në avantazh,
por është shtylla, ajo që
shpëton Elbasanin, pasi topi i
goditur nga Suad Lici përfundon
në traversë e më pas largohet
nga mbrojta e Elbasanit. Përsa
i përket pjesës së parë, vlen
për t’u përmendur edhe rasti i
minutës së 31-të, ku Qorri fut një
top mjaft bukur në zonë, por as
Stojku e as Pema nuk arrijnë të
gjejnë koordinatat për të goditur
topin me kokë. Kaq përsa i
përket pjesës së parë, e cila mbyllet
në barazim 0-0 me një lojë të
një niveli mbi mesatar. Në
pjesën e dytë të këtij takimi, trajneri
i Elbasanit ndërhyn në formacion
duke larguar nga fusha
Toni Menglevskin për ta zëvendësuar
atë me Renato Hyshmerin,
i cili pas futjes në lojë do
të sjellë freski në repartin e mesit
të fushës. Gjithsesi, goli do të
mungojë pasi sulmuesit e ekipit
të Elbasanit nuk gjejnë dot
hapësirat në mbrojtjen e Vllaznisë,
e cila duhet thënë se
ka qenë në lartësinë e duhur.
Në minutat 58-të dhe 62-të shkodranët
do të rrezikojnë
portën e vendësve, por në të
dyja rastet qoftë Sukaj, qoftë
Boadu do të ndalen nga portieri
i Elbasanit dhe mbrojtja.
Nga ana tjetër, Elbasani
kundërpërgjigjet me anë të
kapitenit Ahmataj, i cili me një
goditjeje të fortë nga jashtë zone
u ka krijuar të pranishmëve
idenë e shënimit të golit, por kur
topi ka përfunduar jashtë, të
gjithë kanë mbetur të habitur,
pasi gjuajtja ka qenë shumë e
fuqishme dhe ballore. Ndërkohë,
kur duheshin edhe dhjetë
minuta nga përfundimi i takimit,
ka kohë edhe për dy raste
ideale për të dyja ekipet. Të
parët janë miqtë nga Shkodra,
që me anë të Safet Osjes rrezikojnë,
por Osmani shpëton në
momentin e fundit dhe largon
topin në goditje këndi. Ndërsa
më pas, Oriand Abazaj i vetëm
me Armir Grimën, do të ketë
mundësinë e artë për të ngritur
peshë afro 8 mijë tifozët e pranishëm
në stadium, por nuk arrin
dot, pasi Grima përgjigjet në
mënyrë të shkëlqyer. Në fund
gjyqtari i katërt, Krindens Meta,
do të akordojë dy minuta shtesë,
të cilat nuk do të sjellin
asgjë të re. Ndeshja përfundon
0-0 dhe Vllaznia zbret në vendin
e dytë të renditjes.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 22:04
by fpjalmi
1. TIRANA 39 pike
2. VLLAZNIA 38 pike
3. DINAMO 32 pike
4. SHKUMBINI 30 pike
5. BESA 29 pike
6. TEUTA 26 pike
7. FLAMURTARI 25 pike
8. APOLONIA 24 pike
9. ELBASANI 24 pike
10. PARTIZANI 19 pike
11. LUSHNJA 18 pike
12. BYLIS 18 pike

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 22:04
by GOLDIAN
o fushaj po pse elbasani po lun per tiranen kur elbasani rrezikon renien nga kategoria
sa injoranta me ken ishtu
besa i ka shit ndeshjen keta tjeret losin per ta se marr vesht
sdi car mendimit keni ju po une se kuptoj fushajn qe e gjen fajin diku tjeter tu akuzu kundershtaret kot
MOS HARRO PAGESAT E LOJTARVE SE ATA KANE MA SHUME RENDESI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 22:06
by fpjalmi
ELBASANI VLLAZNIA 0 0
FORMACIONET
ELBASANI: Osmani, Beqiri, Dede, Vrapi, Ahmataj, Hallaçi, Fagu,
Menglevski (46’ Hyshmeri), Qorri, Pema, Stojku (68’ Abazaj).
Trajner: Faruk Sejdini
VLLAZNIA: Grima, Smalaj, Lici (77’ Dhëmbi), Sukaj, Osja, Shtubina
(77’ Kaçi), Belisha, Sinani, Boadu (78’ Doçi), Beqiri, Nallbani.
Trajner: Agim Canaj
MINUTAT
GJYQTARET
B.Pashaj, S.Avdo, E.Doda (Tiranë)
3’ Harkim i rrezikshëm i Qorrit, por topi përfundon jashtë kuadratit.
17’ Sukaj i ka të gjitha mundësitë për të rrezikuar, por gabon në
momentin final.
19’ Goditje dënimi për Vllazninë. Ekzekuton Sinani, por mbi traun e
portës së mbrojtur nga Osmani.
26’ Lici me kokë gjuan bukur, por traversa shpëton Elbasanin e më
pas mbrojtja largon rrezikun.
31 Qorri kroson bukur nga e majta, por për çudi, askush nga
lojtarët e ekipit të Elbasanit nuk arrin të godasë më kokë, ndonëse
ishin krejtësisht të pambuluar.
58’ Sukaj godet mjaft bukur, por mbrojtja e Elbasanit largon
rrezikun.
62’ Sukaj del i vetëm me Osmanin dhe gjuan, por portieri pret në
dy kohë.
65’ Boadu fut bukur një top në zonë, por portieri i Elbasanit pret
në dy kohë.
69’ Ahmataj gjuan mjaft bukur nga rreth 30 metra, por jashtë
kuadratit të mbrojtur nga Armir Grima.
72’ Lici gjuan fuqishëm nga jashtë zone, por jashtë.
80’ Osja lëshon një predhë nga rreth 25 metra, por portieri i
Elbasanit largon me vështirësi në goditje këndi.
86’ Abazaj i vetëm me Grimën gjuan, por portieri veteran i Vllaznisë
bën mrekullinë, duke pritur në mënyrë të shkëlqyer.

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Posted: Mon, 16 Feb 2009 , 22:08
by fpjalmi
TRAJNER I VLLAZNISË
Canaj: Asgjë s’ka mbaruar,
do të synojmë kreun
“Për Vllazninë ky takim ka qenë më i mirë në tri javët e fundit.
Ishte një ndeshje e vështirë për ne, sepse kishim përballë një
Elbasan që nuk e meriton të renditet në këtë pozicion. Ne sot
(dje) i kishim të gjitha mundësitë për të marrë tri pikët. Në
pjesën e dytë mund të kishim kaluar në avantazh nëse sulmuesit
nuk do të ishin treguar individualë. Në 25-të minutat e
fundit kishim shumë mundësi për të shënuar dhe nëse do të
ishim treguar të kujdesshëm, edhe mund të kishim kaluar në
avantazh. Megjithatë, ne jemi një pikë larg Tiranës tashmë,
por kampionati ka ende javë për t’u luajtur dhe Vllaznia do të
synojë që të arrijë sërish në vendin e parë, e pse jo të krijojë
diferencë edhe me Tiranën, që sot është ngjitur në krye”.