Page 11 of 21

Posted: Fri, 30 May 2008 , 13:23
by Admin
Altin wrote:Shpresat kan shum lojtar te mir sic jan Hyka,Bakaj,Lika,Sukaj dhe ne mund te pretendojm per ne Europian dhe Boteror.Grekt si kemi problem ti rrafim se nuk jan nai kush e di se cfar .Vetem Italin se kemi rraf.
Grek kane dal nenkampion europet me U-19 maj naqe kshu qe mas ta rrejme vedin se nuk jane ekip kushedi se qa!!!
Pervec ksaj lojtaret e U-21 lujne ne kampionate shume ma cilesore se sa kampionati jone, kshu qe Shpresat tona duhet qe me u mobilizu shume, per e arrit 3 pikt.

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 17:46
by Miri
U-21, Shqipëri-Greqi në Elbasan


Ndeshja Shqipëri-Greqi (për Shpresat) do të luhet në Elbasan, më 20 gusht, dhe jo në Vlorë siç ishte parashikuar më parë. Rregullorja e UEFA-s nuk lejon që një ndeshje të zhvillohet më shumë se 100 km nga aeroporti ku zbret skuadra mike.

Shqipëria U-21 humbi 2-1 ndeshjen e parë me Greqinë në Athinë, teksa Xhevair Sukaj ishte dhe autori i golit të vetëm për skuadrën e Artan Bushatit.

Posted: Fri, 27 Jun 2008 , 19:08
by Admin
Hajt ishalla pa na nderojne kunder Greqise.

Posted: Sat, 28 Jun 2008 , 16:23
by vllaznia1919
Ah qa kishte ken me fitu!

Posted: Wed, 06 Aug 2008 , 23:49
by vvvllaznia
U-21, Bushati zbardh anti-Greqinë

Brian Filipi dhe Elhan Galica janë dy fytyrat e reja të ekipit kombëtar Shpresa, të grumbulluar nga trajneri Artan Bushati për sfidën e prapambetur me Greqinë U-21, e vlefshme për Kampionatin Europian U-21, njëherësh edhe ndeshja e tetë e Shqipërisë, përpara se t’i japë fund eliminatoreve me takimet kundër Kroacisë (6 shtator, në transfertë) dhe Azerbajxhanit (10 shtator, në shtëpi).

Ndeshja Shqipëri-Greqi do të zhvillohet ne datë 20 gusht ora 16:00 në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” Elbasan. Kjo ndeshje ishte parashikuar të zhvillohej në muajin mars por për shkak të pezullimit nga FIFA dhe UEFA të Federatës Shqiptare të Futbollit si pasojë mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në listë mbizotërojnë lojtarët e Flamurtarit (3), ndërsa janë 8 futbollistë, të cilët luajën në kampionatet e huaja. Në vijën ee parë janë katër futbollistë që luajnë jashtë: Xhevair Sukaj (Hacettepe), Enco Malindi (Spartak Varna), Elhan Galica (Croatia) dhe Brian Filipi (Ravena). Skuadra do të fillojë grumbullimin në datë 10 gusht në hotel “Leonardo” në Durrës.

Në ndeshjen e parë kundër Greqisë, më 21 nëntor 2007, Shqipëria U-21 edhe pse u mposht me vështirësi në “Apostolodhos Nikolaidhis” me rezultatin e ngushtë 2-1 me Shpresat e Greqisë la një përshtypje shumë të mirë, në ndeshjen e shtatë të saj për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Sulmuesi Xhevair Sukaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 38-të, duke vendosur ekuilibrat në fushë pas golit të realizuar me penallti nga na e Hristodopulos (28’). Për shkodranin ky ishte goli i tij i katërt në kualifikuese, pas 3 golave kundër Ishujve Faroe katër ditë më parë. Greqia U-21 ndodhet në vendin e tretë me me 13 pikë, tre më shumë se Shqipëria (10). Shqipëria luajti në Greqi me këtë formacion: Koliqi, Arapi, Guga, Arifaj, Abilaliaj (58’ Kani), Malindi (85’ Zeqiri), Sefa, Sukaj (91’ Vila), Lika, Progri, Fagu. Trajner; A.Bushati

Në testin e fundit të zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” (6 shkurt 2008), kombëtarja shqiptare U-21 humbi me Maqedonine U-21 me rezultatin 0-1.

Futbollistët e thirrur

Emri Klubi

Enea Koliqi Iraklis

Sajmir Ujkani Palermo

Olsi Bishani Vllaznia

Erbim Fagu Elbasani

Bledion Guga Flamurtari

Renato Arapi Silkeborg

Arben Likmetaj Teuta

Bazion Tragaj Besa

Renato Malotaj Shkumbini

Jetmir Sefa Tirana

Gilman Lika Hacettepe

Erando Karabeci Partizani

Jozef Thana Elbasani

Ilirjan Çaushaj Flamurtari

Hair Zeqiri Flamurtari

Emiliano Vila Teuta

Xhevahir Sukaj Hacettepe

Enco Malindi Spartak Varna

Elhan Galica Croatia

Brian Filipi Ravenna

Trajner: Artan Bushati
--------------

naqe a din gja pse nuk asht Cani i Ascolit???

Posted: Thu, 07 Aug 2008 , 00:10
by Edmond-Cela
me duket se ai nuk ka qef me lujt me shqiperin. por V1919 mund te dije ma shum per te,

Posted: Thu, 07 Aug 2008 , 01:35
by vllaznia1919
:roll: :roll: :roll: :roll:

Posted: Thu, 07 Aug 2008 , 08:08
by jeti
Çani ‘jo’ Shqipërisë Bushati: U zhgënjeva
Futbollisti shpreson të luajë me përfaqësuesen italiane

AHH KY MISTREC SA PORDH PASKA N,Q,S NUK E NDIN VEDIN SHQIPTARE MOS TE VIJ HYQ ME LUJT ME KOMBTAREN TONE POR TE RRI ATY KU ASHT S E KENA BOLL LOJTAR TE RI ME PREPEKTIVE.
SI VDESIN SHQIPTARET MU BA PAK ITALIAN

Posted: Thu, 07 Aug 2008 , 13:40
by vllaznia1919
Vdesin me u ba gjithqka se prej italijet kan ardhe te tan perveq tij.Por edhe ky tesh po nrron mene shpejt.Se me sulmusa si Rossi,Acquafresca,Fornaroli etj etj ska ku me lujt.

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 09:00
by jeti
UNDER 21 SHQIPERI VS GREQI
U-21, një fitore
për vendin e tretë
Kombëtarja U-21 do të presë sot Greqinë në stadiumin “Ruzhdi
Bizhuta” të Elbasanit, takim i prapambetur për shkak të pezullimit
të Shqipërisë nga FIFA. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në
grupin e parë të eliminatoreve të kampionatit evropian. Greqia
ka 13 pikë pas shtatë ndeshjeve, ndërsa kuqezinjtë kanë tri
pikë më pak, me po aq ndeshje sa helenët. Fitorja sot mund të
jetë vendimtare për vendin e tretë në grup, duke pasur parasysh
përballjet direkt, pasi në takimin e parë grekët kanë fituar 2-
1, ku për kuqezinjtë shënoi Sukaj. Pas takimit të sotëm, Shqipëria
luan në Kroaci, ndërsa Greqia në Itali. Të dyja e mbyllin
grupin me ndeshje të lehta në shtëpi, Shqipëria kundër Azerbajxhanit,
ndërsa Greqia kundër Ishujve Faroe.

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 09:02
by jeti
A DINI GJA KUSH MUND TA JAPIN NDESHJEN?

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 16:22
by Admin
Sapo e lidha, mundeni me e pa tek TVFKVllaznia

Ishalla me nji fitore

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 16:26
by Admin
Shqipnia hangri gol prej greqise..... :( 1-0 per greqine.

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 17:01
by Admin
Maroi pjesa e pare me rezultatin 1-0 per Greqine.
Shpresat tona sjane tu lujt keq, por nuk jane tu dite me e fut mren .... topin :evil:

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 17:25
by Admin
Ggggooooooooooooooooooooollllllllllllll Sukaj.

Shqipni - Greqi 1-1.

Forcaaaaa Shqiperiaaaaaaaaaa

Posted: Wed, 20 Aug 2008 , 17:59
by Admin
Maraj ndeshja me rezultatin 1-1, goli asht shenu nga Sukaj.

Posted: Thu, 21 Aug 2008 , 18:39
by Edmond-Cela

Posted: Thu, 21 Aug 2008 , 23:28
by Admin
Skuadra jone ka lujt bajagi mire edhe e kishte meritu 3-pikshin.
Kta djem duket se kane te ardhme tu fillu tek shkodrant tone Sukaj e Lika e tu vazhdu me te riun Filipi qe lun tek Ravena ne Itali serie C1, me Arapin, Malindin e ndonje tjeter.

Posted: Sun, 07 Sep 2008 , 11:41
by GOLDIAN
kroacia na kishte rahatu 4-0

Posted: Sun, 07 Sep 2008 , 15:05
by Admin
Kurse Ndeshja tjeter e grupit tone Itali - Greqi asht nda 1-1.

Ktu mundeni me pa golat:

http://www.youtube.com/watch?v=1hTkaXSYdEE

Papapapap cfare golash kane hanger ..... :evil: